|
| Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:10 pm | |
| Donjetë Ahmetaj, Prizren
Hapi i jetës
Naim Frashërit
...Ngaqë ju simbolizonit
diellin veror
që ne na groh,
me rreze të zjarrta
të të shpikurit Mendor.
Gjelbërimin pranveror,
që ne na praron
me ngjyra të arta
të vlerësimit KOHOR. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:10 pm | |
| MALI I ZI
Anton Gojçaj
Lindi në vitin 1966 në Tuz- Mal i Zi. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe ka magjistruar. Shkruan me sukses poezi, prozë dhe kritikë letrare, me të cilat është i pranishëm shpesh në shtypin dhe periodikun shqip dhe periodikun letrar shqiptar.
Vepra
“Poezi” ILLYRICUM , “Qengj i harkuar natën në mal” tregime, “Tema e heroit nacional në letërsi” studim, “Fakticiteti në letërsi” (proza letrare e Anton Harapit”, “Passio” roman
Erotikë e ndaluar
Ne jemi pjesë e lojës,
pikat e shiut
nuk janë kuptimi i mbramë
pse pikin nga qielli,
nuk mund të ikim nga njëri - tjetri,
kjo duhet të na mjaftojë.
Dashuria nuk ka mjaftuar,
unë dëshmoj deri në instancën më të lartë,
sepse nuk do të ketë vazhdimësi
pikëllimi ynë në sy të thëllënxës.
në livadh ka lule që dehin
dhe vrasin më aromën fiktive
Faji im është këmisha ime
me të cilën e barta me inatin e të tradhëtuarit,
jo nuk më tradhëtuan të tjerët,
aq sa e rrejta unë veten.
Librat do pjellin libra të rinj,
urrejtja do përzihet me verën e fatalizmit,
pse ndodhi ajo që në asnjë çast nuk e besuam,
faji është i fëmijëve tanë
dhe seksi imagjinar
mund të çojë në shtatzani të dëshiruar…
Të kam dashur tepër, më fal,
kah ta dija i mjeri kodin gjenetik
të kanunit kozmik.
Koha e zemrës
Penelopa e deshi Odiseun
aq shumë,
prandaj e priti 20 vjet,
një hap s’e bëri pas tij pra…
As unë nuk u zhyta në lumën e Heraklitit
as ti nuk dole në breg
Një zog pa korp
në rremb të pemës së Edenit
cicëron në heshtje absolute,
jashtë - jashtë përgjithmonë kurrë më.
Lamtumirë nuk mund të them
Kam dashur të të dua,
kam dashur të më duash,
desha të të quaj grua,
desha trim të më quash.
O dritaren hape,
me sy qiellin mate,
një yll i ri shih
si shkëlqen sonte mbi tokë .
Ai është udhëtari
në rikërkim itake,
anipse s’i dole Penelopë.
Sa shumë vajzat i ka bota
e vdekja si vjen,
megjithëse më gjuajte
si zogun ndër shqota,
lamtumirë kurrë s’të them.
Lirikë heroike
Më shau një zanë,
ti s’shkruan si burrë ,
se lotët vetiu nuk janë pjellore,
se ne kemi nevojë për një furrë,
jo furrë buke po pushkësh mizore.
E thashë “hajt po bëhem gurë”
e thashë për mua dhëmbje,
s’ka ndjenjat e buta turshi.
I futa hidhur,
gjëmova shqipe mbi ta.
Kush? Unë?
ëfarë unë s’di ç’të është lodhja,
një mendim, por më lyen me turp
shtat’ vjet nënën s’e kam parë,
timen plakë për mua tue lut’.
Nga vëllimi “Poezi” ILLYRICUM | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:11 pm | |
| Autorë nga Bota
Terensinka Pereira, Presidente e I.W.A (SHBA)
Gati ose pothuajse “Mirupafshim”
Në zërin e dobët
pa energjinë e duhur,
pa thënë gjithashtu as të vërtetën apo të gënjeshtrën,
por një “Mirupashim“ të vështirë
me grykën e tensionuar
duke mërmëritur një “ Nuk e di“
dhe duke u larguar nga një rrugëz,
pa parë pas.
« Mirupafshim » është gjithmonë një mbyjtje e emocioneve
më të mëdha tona të ngushta (të afërta)
është duke ndaluar (stopuar)
në të mesmen errugës,
pa ditur ku duhet ikur
(të ikim, të shkojmë) shkuar.
18 gusht 2006
Poemë paqe
Ëndrrat për paqen çdo ditë
(Ëndrrat për çdo ditë paqe)
Drejtuar Ada Aharonit që jeton të përditshme në Haifa luftën e
çdo dite të saj.
Sa herë ne duhet të vdesim
dhe sa herë na duhet të kthehemi pas
te shpellat, nga të cilat
ne nuk duhet të ishim larguar kurrë.
Ne fshehim nderin tonë në burimet e panjohura të urrejtjes
dhe ne kurrë nuk do të përfundojmë së ilustruari figura (statuja)
O mënyrën e të jetuarit në paqe,
jo të qenurit një frikacak,
jo të qenurit lakmues me gjak dhe pasuri.
Ne na duhet të rikthehemi pas te përjetësia
Në errësirë, në gjurmët e saj,
nga e cila yjet e bardhë shkojnë para
dhe ngjiten në qiej,
para se kryetarët e gjinisë (fisit)
tributë kishin shpikur hakmarrjen,
para se do të kishte mësuar
rreth begatisë së qiellit.
Ne vemi në të zezë dhe në të bardhë
për tëq ndarë varfërinë e shkretëtirës
nga jeshilja e Amazonës dhe dhe të rritim qetësinë e varrezave,
të rritim me tingujt e sirenave hedhsave të raketave.
Mjaftueshëm po lot një Zot,
përsëri nëj zot tjetër.
Dhe jemi në një tokë të fuqishme,
Ne kemi për të gjetur një mënyrë të drejtë
në lidhje me paqen e shenjtë
me Zotin e gjithsecilit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:12 pm | |
| Rozmari C. Wilkinson (USA)
Përgjigje e Kalifornisë natyrë
Përgjigjem në pemët e larta të Sierës.
Edhe po u them:
"Sa më vjen keq për peshkimin".
Në oqeanin blu kërkoj falje
për shpirtligësinë e njeriut
që vetë dhimbjen krijon,
për ujërat e detit të molepsura,
për pyjet e djegura.
Jap përgjigje tek motra natyrë
për padhëmbëshurinë njerëzore,
përgjigjem dhe kërkoj falje.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:12 pm | |
| Fiorentin Scamarache, USA 1. PASION E dashurova atë me urrejtje të çmendur. 2. Iluzion I varfëri i verbërtë paktën, ai të shikonte ëndrrën etij. 3. Ndarje Kur të lashë ty pasUnë pashë se faktikisht ishe ti ajo, që më kishe braktisur mua. 4. PafytyrësiHundçipi i djallit nuk e shikon gjatësinë e hundës së tij. 5. Indokrinuar Ata derdhën në kokën e fëmijës,se ai nuk ka tru. 6. Pervers Ai betohet, ai nuk është njeri për t’u mbështetur 7. Emocion Zemra më re kaq fortsa dhe të pushojë.
8.Moslejim
Inferioriteti i tij kompleks
e bën atë të pretendojë superioritet.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:13 pm | |
| Adolf Shvjedçikov W.P.S
Vështroj në sytë e tu fshehtësitë
Vështroj në sy fshehtësitë e tua
të ëmbla, jetëdhënëse, kushtruese
dhe ngopem me lëngun e tyre jetëdhënës,
largoj gjithë dhimbjet vdekjeprurëse.
Ndiej aromën e hidhur të plepit
dëgjoj këngën e zogut këngëtar,
së bashku kam çarë udhët e jetës,
ti ende ruan bukurinë e parë.
Misterioze, e fshehtë, e panjohur,
si në afërsi dhe në largësi,
Ti lulja më e egër e Lindjes,
dashuria ime mrekulli.
Ju jeni si dielli i kaltër
Ndriçon në qiell prej diellit e kaltërsohesh,
Ti më je si ajri, që më jep jetësinë,
Ti më je si gurra, që etjen ma shuan,
kur në shkretëtire digjem përvëlim.
Unë mbytem në këtë rrungajë të stuhishme
të ndjenjave të panjohura, pa kufi;
I gatshëm me ty të ndaj gjithçka…
Pas kësaj, të jetojmë përsëri.
Jeta
Jetojmë sikur nuk kemi jetuar,
mendimi i tmerrshëm, i zi na vret,
Qefini i bardhë tek shpati
ka kohë, e dashur, që pret.
Ke parë një yll si shkrihet
më tej humbet një kometë…
Eh, e dheut është e jeta, e dashur,
jetojmë shumë pak në pak vjet…
Pasioni i fshehtë
I ëmbël bëhem, kur kap “syrin”tënd,
buzëqeshjen tënde të trembur,
kur gjithçka mjegullohet, lëkundet,
kur akulli i ftohtë shkrin dëndur.
Kur edhe ti vetë ende nuk e di,
vjen, rritesh, madhohesh, shtatohesh,
kur prekesh, një shpresë e ngjall përsëri,
kur ende s’kupton as kuptohesh.
Sa të ëmbla janë çastet e takimit!
Si luajnë ndjenjat e fshehimit,
Dëshirat e fshehta të rrëmbejnë,
kur ti pret çastin e takimit.
Ende frymëmarrjet e tua nuk njohin
si ndjenjat kaq fort puthëzohen,
sa ëmbël pëllumbat gugasin,
dhe zemrat e ndrydhura çlirohen.
E fshehta
Të fshehtën e shpirtit e ruaj
për të të tregoj nuk mund,
Të mbyllurën, të heshturën,
askush prej shpirtit s’ma tund.
E ruaj atë kaq frikshëm
si murgu që ruan qirinë
dhe kur të jem në pragvdekje,
do të hesht për fshehtësinë.
Ajo e fshehtë kaq bukur,
e ëmbël do të jetë veç për ne
dhe kurrë për njerëzit “helm”,
për atë që me sy dot s’na sheh.
Në të është takimi imtim.
në të janë ëndrrat magji,
në të gëzimet dhe dhimbjet,
i dimë veç unë dhe ti.
Përktheu prej gjuhës ruse :
Murat Memallaj, poet, përkthyes WPS
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:14 pm | |
| Hsu Chi Cheng, Kinë
Ishullli i detit
Në orën që digjte Dielli
e mbajtëm larg,
domethënë ekzistonin
shumëshmëri pemësh
që të sillnin më shumë hije.
Ekzistojnë
liqenëzime shitësore
dhe ura që plotojnë,
të basmuara më blerim
të ndryshëmngjyruar.
Parku "Stalin"
Në gjoksin e lumit "Songhua"
gjendet parku,
duke ndriçuar bimësinë
e vetëdijshme
freski e pambaruar
e një bukurie të tepërt
të një disponimi
të pakujdesshmë të vijueshëm
Kopshti ujor
Nata bie,
çdo gjë është e gazmuar
dhe në sy dhe në mendje.
nuk janë vetëm lulet
që u ravijëzuan me dritë
dhe me nxëhtësinë e burimit
këtu të lartësuara
dhe atje të futura
thellësisht në ujë
duke notatuar
një simfoni të kopshtit ujor.
Joe Civasaqui, Japan
O bir, mos u rrit,
sepse atëherë
do të duhet në luftë
të shkosh..
Mos m'u rrit,bir,
gjersa të hedhin
të gjitha bombat që mbajnë...
Përktheu: Aleksandra Shabani
SELMO VASCON SELLOS , BRAZIL
Pylli
Sot ti më vrave dhunshëm
me sopatë.
Po nesër me lulet e mia
ata do të të bëjnë ty kurorë,
me kërcellin tim
në vazon tënde të përmortshme,
ku mbahet hiri
në dhomëne të vdekurve,
pastaj ti do të shkosh
në drejtim të rrënjëve të mia.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:14 pm | |
| DAVID STONE (BALTIMORE)
Ky univers i verbër
shtrëngon ritet e brendshme,
deri sa pemët
të lulëzojnë në portokalle,
fushat e boshatisura
të bërtitura bosh,
miqtë ndryshojnë rrugë
për të shijuar bregun.
Përktheu nga anglishtja: Mirela Dudi
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:15 pm | |
| Indi Dr. T. Ashok Chakravarthy, D. Litt Poet- Essayist- Writer
Titull reklame
Kështu shkojnë titujt
Reklamave të mëngjesit,
qëllimete ajrore godasin 15 civilë,
duke marrë 20 jetë të pafajshme.
Shpërthimet e bombave shkundin
një treg të rënduar me njerëz...
Gjaku njerëzor rrjedh rrëke
në rrugën e vetshkatërrimit.
Me vdekjen dhe rrënimin gjithkund
si flluckat e ajrit
jetët zhduken fare thjeshtë,
të zëna në humnerat e luftërave
dhe në batakune konflikteve të brendshme.
Dhimbjet e zemrave dhe agonia
rrethon në aktet çnjerëzore dhe barbare.
Nëse je i fuqishëm, dakort,
Nëse je i pasur, dakort,
Nëse je një politikan, dakort.. Po çfarë , rreth të varfërit?
Të privuarit dhe jetimin?
çfarë rreth fatit të urisë?
Dhe çfarë rreth fatit të varfërisë,
riskut të të shkuarës?
Kush është ai që ka një mendim?
Kush është ai që do të vëjë një dorë?
Në luftën e përditshme për mbijetesë,
a nuk mund të sigurojmë një rreze drite shkëmdijë?
Në skutat e errëta të zemrave të tilla
po titujt e reklamave deri në mendimet e mia.
Të bëj diçka , të kërkoj diçka.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:16 pm | |
| CHOI LAI SHEUNG
KINË (Kandidate për çmimin NOBEL)
***
çfarë mund të thotë një shkemb,
kur sprova e erërave dhe valëve,
do që të më vendosë mua
në një jetë të dhimbshme...
Qielli lëviz prej meje
Toka është e lidhur me mua,
Deti është rinuar dhe jetësor
për shkakun tim,
Deti ka në pronësi po aq mrekulli,
sikundër edhe unë do t'i ofroj.
Elaine Somemmers Rich
SHBA March+ haiku
Gjelbërim fletëverdhë
i përngjet degëve të panjave,
shkëlqim i diellit të mëngjesit.
July Hajku
Një ditë e lartësive dhe e thellësive.
I nxehtë korriku.
Mbrëmja afron gjinkallat. Xixëllonjat. Poezitë u përkthyen nga anglishtja nga Dritan Kardhashi
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:16 pm | |
| Cristina Santos – Akeza, Brazil
Vjen vërdallë
Jam
presencë e të bukurës, e artit, e virtytit,
e kapacitetit për të krijuar.
Kam krijuar aleancë me ty, kohë…
Nënkuptoj pjellori në garën e të qenit
dhe gjithmonë në jetë.
Jam e fortë, e qartë në trup, në shpirt dhe në mendje
dhe tërhiqem në qendër të mrekullisë së jetës.
Jam natë dhe jam ditë,
mbledh në armë qetësinë.
Jam shpresa e harmonisë.
E shkuara ime, e tashmja ime e shenjtë!
Eksperienca të ndryshme -farat e shenjta,
të cilat ata i shtyjnë të miat të rriten,
duke u kënaqur me nënë Natyrën deklaroj bukurinë.
E kuptoj se të dashurosh
është sikundër të dashurosh…
Besoj në fuqinë e fjalëve
i shoqëruar nga emocioni, një barrë ndjenjash…
E di që forca e dashurisë
dhe urtësia e mendimit
janë zgjatja e Zotit dhe e ndiej atë pranë
dhe kaq në brendësi.
I lejoj ata të më thërrasin mua një yll,
Sepse kam lindur për të shndritur,
këtu në qiell, në tokë ose gjithkund
duke qenë zjarr, tokë, ujë apo ajër,
shkoj shumë…, shtesë është
ajo çka dëshiron
apo se ç’mund të imagjinohet!
Unë jam gjithashtu një lule e ndieshme
Dritë e hënës poezia…
Joshje e pastër…
Jam në lumturi, Shën Maria,
në pasuri dhe në lumturi!
Jam kënga më e bukur
transparente në të parë,…
Unë e përpij diellin në zemër,
unë jam një njeri ndër njerëz,
emri im është bashkëshorte.
Jam e lirë dhe e pastër,
jam një krijim prefekt:
Nëna e të gjithave, e plot racave,
sovrane në çdo gjë, e cila ekziston,
Erdha tashmë këtu për të ndriçuar . | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:17 pm | |
| Nadia Cella Pop, Rumani, auore e mjaft librave poetikë si dhe e librave me karakter hulumtues historik, fituese e dis açmimeve ndërkombëtare, anëtare e disa Lidhjeve Poetike si dhe kandidate për çmimin NOBEL
Të qarat e diellit
Nën tingujt e ftohtë të Glavichordit 1)
një Golgoth lotësh
godet fytyrën e fëmijës
dhe përreth lulëzojnë pareshtuar
disa lulëkuqe.
Një demon i natës (po thyen)
kryqëzim koralileti
Pasurinë e vetme
të mallkuarit të vogël pa fajde,
i kotë është tani,
madje,
dhe qarja e diellit.
1) një lloj vegle muzikore
Botë
Një botë kënge
në virgjërinë e kaltërsisë,
Një botë magjie,
në lumturinë e virtytit,
Një botë bollëku
në shpërthimin e natyrës,
Një botë poezie
në sekretet e dashurisë,
Një botë frike
në boshllëkun e keqkuptuar,
Një botë kurajë
në xhunglën e tradhtisë,
Një botë malli në kuçedrën flakë,
në botën e harresës,
Një botë ideali
në shpresën dhe përpjekjen e pafundme.
Nëse nuk i di këto botë,
shpirt i mallkuar,
ti duhet të jetosh!
Një thirrje
Kur retë të bien
në ylberet e dëshirës,
do të dëgjojmë
një thirrje
të trishtueshme.
Një thirrje të huaj
dhe jo personale
të çdo kujt
dhe të askujt,
do të jetë acoliti
i një delegimi të gëzimit
dorëheqës dhe të sëmurë,
i cili, tashmë, është i burgosur
mes rrudhave dhe dridhjeve,
në një botë rrënojash.
Një botë mbi të cilën, sidoqoftë,
mbretërojnë fluturat.
Por sidoqoftë
Shpresa si dhimbja
është hija jote,
që më rrëshket
dhe është më prezente
se britma e një zogu viktimë
(pre gjahu).
Pushtuese, si frika,
është fjala jote
e larë vibrimeve,
në tonet e misterit,
por, sidoqoftë,
lidhja e hijes
dhe akordi i fjalës,
si një flakje e shpirtit
nga Parajsa.
Përktheu nga italishtja: Aleksandra Shabani | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:18 pm | |
| 1. BIPLAB MAJUMDAR
INDI
Koha fantazon
Koha fantazon
dhe unë gjithashtu.
Toka dergjet
si një zonjë pa karar
në një agoni të thellë.
Tani nata është po aq e madhe
sa edhe qielli.
Era e Perëndimit turfullon
si sensualitet i dhimbshëm
që lëkund proemën e filozofisë,
madje dhe sot
gjithë dashuritë e kësaj toke vyshken
në indiferencë
nën mallkimin e yjeve të abuzuar
të lodhur në pritje të panumërta
në pjesë të ndryshme të Globit,
humbasin ngjyrat
gradualisht në këtë mënyrë.
Koha vjen,
kur të gjitha zemrat e thyera,
të plagosura,
ëndrrat e përgjakura,
fluturojnë larg
si zogjtë blu.
Me pikat e lotit të vetfikura
në mëshirën e madhe të qiellit.
2. Paulo Concalves Pereira (Brazil)
Trup në dashuri
Unë sjell me vete puthjen tënde,
shijen që ajo la
fytyrës tënde të qeshur.
Trupi simpatik
sjell me vete aromën tënde,
aromën e dashurisëm,
e cila ka një parfum qetësues
në trajëtn e lules.
3. Goro Ihara (Japan)
Pemët e dimrit shtrijnë
krahët e tyre sepse ...
retë pushore në kopshtin tonë.
Portokallja e parë
që mora...
sa shpejt më rreh zemra. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:18 pm | |
| 4. Carla Craus, Austri
Dy trëndafilat
Dy gonxhe trëndafili
me kërcell të gjatë,
gjenden në apartamëntin tim,
në vazon e vjetër, të artë.
Ato nuk i varin kokat e tyre,
përkundrazi ato janë përhapur
dhe ndjekin diellin dhe muzikën
që unë luaj.
Si unë ato dashurojnë
muzikën klasike
dhe këngët francezze.
Tezja ime,
e cila më bën trëndafilat dhuratë
është në fshat.
Nëna ime, e cila u kthye,
pas një kohe të gjatë,
i merr trëndafilat prej meje,
si dhuratë,
të paktën në mendimet e mia.
5. Joan Kikel Danylak, USA
* * *
Natën shoh jashtë dritares
dhe shoh se dhoma ime e bukurisë
është në gjumë.
Babai është në gjumë
gjithashtu.
Kushëririr im Kevin Driscoll
vjen vonë në shtëpi,
pas një udhëtimi të gjatë nga Connecticutt!
Natyrisht do të shkojë të flejë,
pasi është falur për të gjithë ne.
O Ati im në qiell,
të lutem bekoje KEVIN.
Bekuar qoftë,
o Zot, i vetmi i shenjtë.
Dhe të lutem ndihmomë
në kohën e trazirave (problemeve).
A mund të më frymëzosh mua, Jezus,
të shkruaj poezi mozaikisht?!
6. Benard M. Jackson, Egland
KYRIËLLE
Poshtë yjeve të largëta
kam derdhur ëndrrat,
kam hedhur mënjanë
skemat e ambicjes.
Kjo botë është kthyer
para vështrimit tim,
se jeta është vetëm
një fazë kalimtare.
Shoqëri të këndshme,
të krijuar kohë më parë.
bukuri të pakapshme,të cilat
unë e njihja
ka rënë sikundër retë
se jeta është si
një fazë kalimtare,...
çfarë përfitimi do të jetë për Njeriun,
të fitojë botën përtej kësaj hapësire,
asnjë thesar i momentit nuk qëndron...
Jeta është nëj fazë kalimtare.
Atëherë duhet të përpiqemi
për gjëra më të mira,
të kërkojmë ngushëllimin
atje ku zogu këngëtar këndon,
sepse koha e mbipeshon
çdo kënaqësi tokësore.
Dhe jeta është një fazë kalimtare.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:19 pm | |
| 7. Kurt F. Svatek (Austri)
Vështrim i natës
Nuk do të thotë gjë,
nëse unë qëndroj zgjuar natën,
përderisa jam në krahët e tua
dhe fryma jote më mban
nga të menduarit
se ç'ka kaluar ditën më parë,
Me të vërtetë,
ka kaluar shumë kohë,
kur vera vjedhurazi
është zhdukur mbi male,
pothuajse pa u vënë re
dhe korbat kanë hedhur
pretendimet e tyre në fusha
dhe akoma ka diçka në zërin tënd,
që thotë më tepër,
se ç'mund të nënkuptojnë fjalët.
Mënyra se si ti më vështron,
sepse nëse ti mbyll sytë,
unë jam po ashtu e verbër.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:19 pm | |
| 8. Armando Rojo Leon (MAROK)
Bilbili
Bilbili i vogël kënga rritet
në natëne pafund me hënë,
Dhe, ndërsa ai këndon,
në mënyrë të magjikshëm
lind trëndafili i ëndrrave. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:19 pm | |
| 9. Chan Sirisuwat (TAJLANDË)
Mos më përçmo për shkak
të të imtësisë time.
Drita ime mund
të penetrojë në errësirë.
Mos zhvlerëso energjinë time,
Mund të fluturojë
në qiellin e lartë.
Hipopotami është i madh,
por është i kufizuar,
i mbyllur në një cepë të ujit.
Elefanti është i madh,
por është i skllavëruar
prej njerëzve
dhe i privuar nga liria e tij.
Përsa më përket mua,
unë shndrij,
ndërsa përplas krahët,
lëviz lirshëm dhe i lumtur. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:20 pm | |
| 10. Dejan Bogojeviç, Serbi
Mesnatë
Hajk
Bora bie
në vitin e vjetër
dhe të ri,
Lulëzimi i Manjolisë
thirrjet e fëmijës
gjallëruese në oborrin e shkollës.
I nxehti i mbasdites,
Dashuria ime,
fluturon mbi urë.
11. Crissoulla Varveri Varra (Grecce)
Një ëndërr e deformmuar
E pajetë.
Ajo u nda nga kjo jetë e tmerrshme,
mori vetëm një armë,
një lëkundëse (rocher),
një buzëqeshje të hidhur
dhe një fëmijë në krahët e saj.
Atëherë qefini i saj
ishte një ëndërr false...
Atëherë, ëndrra e saj
e deformuar,
akoma gjallë.
Marrë nga libri "Voice of Kolkata" organ i
botura në vitin 2007 nga poeti dhe botuesi Biplab Majumdar
Përktheu në shqip nga anglishtja: Dritan Kardhashi
Shqipëroi: Aleksandra Shabani | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:20 pm | |
| ITALI
Domenico Defelice, poet, botues i revistës letrare “POMEZIA NOTIZIA”
Tani që ndihem keq
për të mos i dhënë më shumë dëshpërim familjes,
kam transformuar studimin.
Grimcat e librit në qelizë spitali.
Nëqoftëse vdes,
jo prej tyre,
për dekor kuptohet,
ju lutem më nxirrni nga porta e shërbimit.
Asnjë rrugë principale...
në rrugën "Fratelli bandiera" dhe rrugën "Sentebrini",
bëni kujdes dhe mos trëmbni fëmijët.
Nëse plakat e marrin me mend,
mos u vini atyre ta mendojnë këtë
dhe kështu do të mundni...
Ndonjë zezak, tani tashmë
me dhimbjen janë ambientuar,
është bërë zakon...
Në rrugën "CINCINATO" jam i obliguar të kaloj, ...
para shkolës.
Për këtë më duhet t'i jap të drejtën e qiellit
në një penetrim të veçantë, një "MATATI",
kaloni në fluturim,
sepse "FALKO"-t kanë vrarë
dhe aty kanë mbetur gjurmat e tyre,
tani në këtë fole jetojnë
që kanë parkuar me automjetet e tyre:
"pompuesit".
Ja këtu mbërritëm,
hidhërimin lereni në një kryq... rërë
dhe jepini paqe, nëse Zotit i pëlqejnë poetët
për katër versione të dashurisë,
do të më fshihen mëkatet.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:21 pm | |
|
Romeo Francesco Guzzeta, Itali
Unë dhe ti
Së bashku brenda
kaq shpirtrash
bredhim mendueshëm
në ngushtica e rrugë,
Së bashku
biskojmë dashurinë tonë
të parat goditëri zemre
duke depertuar brenda
nëpërmjet syve
që nuk të përfillin.
Së bashku
zënë dorë për dorë
ëndërrojmë
për detin e hapur me mjaltë,...
Së bashku kundërveprojmë
mbi shkëmbin e dalë mbi det,
skalitur nga zjarri.
Së bashku
në një rrugë të rikthimit
në pranverat që kaluan
duke ndenjur të ulur
në kanapenë e plakur,
ka ngjurë të meitur
siç jemi ne.
Përktheu:Alekandra Shabani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:21 pm | |
| Flavia Lepre
Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi
Deti im
Në magji statike zërin e detit tim dëgjoj. Dallga që nga larg mbërrin, pozon jehonën e mijëra tingujve të bregut (buzës). Unë e humbas vetveten duke soditur kaltërsinë e qiellit dhe detit. Ky det është babai dhe robi i ujërave të ëmbla. Është gjithashtu nënë edhe për krijesat e ujit, për çerdhet sekrete të smeraldeve, për sirenat e çuditshme, veçanërisht për ato sirena të mrekullueshme që, unë ftoj gjithmonë e për të pauzuar në hapat e mia dhe pastaj për t’i nxitur për të kënduar me mua.
I adhuari dhe i fabulizuari deti im.
Është një univers, tërësi misterioze, që mbart mister dhe i magjishëm edhe pse në të ai mbart shumë mijëra kurthe (gracka) të rrezikshme. Është i biri i ligjshëm i infinitit, përjetësisë dhe unë e adhuroj si të jetë një zot. Vështrimi im zhbiron vellon e hollë, këtë hiç-asgjë, që ndan detin dhe qiellin, për të më përgatitur për të kapur shkëlqimin e verbueshëm papritur të yllit, pastaj për të biseduar me hënat folëse të neteve, të cilat mund të jenë të qeta dhe pa erëra.
Për pak çaste do të hesht, kur do të infiltrohem në arratisjet e “gabianëve” të pulëbardhave (çafkave ) për t’u bërë atyre shoqëri, për t’u strehuar do të shkoj te sirenat e mia të bukura, duke u pozuar e duke u sistemuar në një qëndrim të caktuar të hapave të mi të dashur do të filloj të rrëfej me zërin fabulor (përmbledhje fantastike për fëmijë ) fabulën e Uliksit humbur midis koraleve dhe nënave perla, të shfaqura në sipërfaqe, midis dallgëve të zhurmshme. Dhe duke dëgjuar historitë e mia do të vijnë krijesa të tjera të detit dhe në fund fare do të këndojmë të gjithë së toku dhe bashkë me ne do të bashkohet edhe tingulli i dallgëve, i modeluar ritmikisht dhe gëzimi vezullues i peshqëve dhe pastaj çdo tingull do të pushojë dhe….. (të hysh nga një vend në një tjetër) një qetësi e turpshme (e zorshme), që kuis midis shkumës së bardhë, përpara se të copëzohet në një zhurmë të madhe, të dhunshme, të shkaktuar nga forca dhe nga e qara e detit në furtunën e stuhishme dhe pastaj nga qielli papritur mbërrin stuhia. Përkthyeu nga italishtja: Aleksandra Shabani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:22 pm | |
| Giorgina Busca Gernetti
Mungesë
Shikon? Asnjë hije
në paqartësinë e qartësisë së ditës.
Diell e majë e thepisur mbi det
I zhubravitur, një zgjatim pa shkëputje i paanë
i koloritit natyral -violet,
i pastër, i gjallë, i dridhur nga reagimi,
ajër i palëvizshëm,
degë të palëvizshme të palmës,
të lehtë , të heshtur
në mbasditen e ekspozuar nga dielli…
Dega e gjetheve jeshile hesht,
duke prodhuar një zhurmë të lehtë të gjetheve,
të heshtura këngët e zogjve këngëtarë,
nën nesh qëndron hija.
Shikon? Jemi vetëm.
Mungon dyfishi ynë që na ndjek
në mëngjesin e kulluar
që ndjek muzgun
në të fundit refleks
të dritës së diellit.
Adriana Mondo
Dimri mistik
Bora...
bie e dëndur,
e ngulur
procedon me shpejtësi."
Sandro Alegrini
Sandro Alegrini
Ëndrra e gjyshit
Tymos me çibuk gjyshi,
më shumë se një orë ulur pas dritares.
Ngadalë, ngadalë bora bie
në të rezistueshmen selvi,
në të bardhin fagot1)
me ajrim prej druri përkulet ngadalë.
Ja ku tundet magjepsës,
e tërheq lart përsëri
në krye të qiellit...
Shikon gjyshin dhe psherëtin;
më pas e zë gjumi
dhe bie në ëndërrim për largësinë e tij,
rinimin e adhuruar.
Në gjunjët e lodhura
shtrihet çibuku i fikur.
1. instrument muzikor.
Urrejtje dashuri
Vendet të Jugut tim të thatë
deri në qafë,
ku vdekja arrin befas,
si një turbinë e erës së nxehtë.
Shokë dhe shoqe të Jugut tim,
tek ju vdekja është misterioze.
O shkëmbinj të tmerrshëm prej rëre
të djegur nga rrëketë,
o mashtrime të mbajtura të fshehta,
si një gjarpër jo helmues,
në mes të kaçubeve të thata.
O Jug i ëmbël dhe i dashur,
Jugu im,
kjo e keqja tënde e vdekjes
më mban larg,
helmon dashurinë që të sjell.
"Percorsi di Litteratura per Domenico Defelice" Con prefezioni di Angelo Manitta Il Convivo.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:23 pm | |
| Sandro Angeluci
Nektari i mbrëmjes
Sa më shumë qartësohet ndërgjegjja,
aq më shumë rritet frika për zemrën.
Sytë e meitizuar të kufizuar në ballë,
pothuajse të mbuluar nga të propozuarit
e një dënimi të ri... të lodhur, të skuqur,
përkripen nga një bimë e panjohur.
Por kënga... si shuhet kënga e mbrëmjes
për të më bërë të dashurohem,
për të më ëmbëlsuar me mjaltin e jetës,
kjo pije e adhuruar
për të më mësuar që të bashkojë,
të lidh duart pa hamendjen për të lutur...
Ritmi i Tamburit
Mund t'i fsheh në ndonjë vend të fshehtë,
po mund t'i fsheh,
duke shqiptuar në mënyrë të ndarë vargjet,
duke përdorur poezitë si tambur
të të fundmëve luftëtarë të sfilitur.
Do të bëjë zhurmë,
t'i shtije duart në strofkë,
duke sfiduar kafshimet
nga të cilat ndokush
mund të ndihet i humbur dhe i frikuar.
Do t'i kërkoj në cepat më të errët,
ku drita e diellit nuk mbërrin.
Nëse do të duan të mbahen fort
me duar për të larguar dhimbjen time.
Po ju betohem: "Mos më jepni armë të tjera,
dua vetëm ritmin e tamburit
për të mos t'i harruar
dhe për të mos vdekur".
Përkthyer nga italishtja nga vepra e autorit "IL CERCHIO CHE CIRCONDA L'INFINITO" Book Editore 2005. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:23 pm | |
| Maria Elena Di Stefano
A ekziston?
Dashuria ekziston
si mashtrim i ndritshëm vezullues
që vjeshta mbledh
dhe dimri rreshk e than.
Idealja ekziston
në të vertëtën tënde që të të rikthehet,
ja pa një përgjigje.
Gëzimi ekziston në çastin
me të cilin momenti ikën nga dhimbja.
Jeta ekziston çdo herë
që frymëmarrja që ti merr
të nxjerr nga asgjëja.
Vdekja ekziston në fjalën që shuhet,
më parë se ta kishe jetuar.
Loreta Bonuci
Po vjen pranvera,
natyra po rizgjohet
nga gjumi dimëror i gjatë,
ndonjë zog ka marrë sërish këngën,
kënga e tij festuese nga gëzimi,
zemra ime si në ato ditët e rinisë sime.
Nikoleta Skalera
* * *
Duke shfletuar albumin e së shkuarës
më vjen ndërmend se sa bukur ishte
të jetoje jetën,
duke rifilluar nga liria tënde...
Sot zbuloj
se e kam arritur
feminilitetin e magjisë sime,
Anna Vetura
Gruaja në të zeza
Është një grua antike siciliane
e veshur në të zeza bizhuteri të vetme.
Besimi i nusëron,
jeton në një shtëpi të bardhë,
e varrosur midis tri portokalleve,
kilometra e ndajnë nga Bota.
Ajo e di që mund të besojë
në shtambën e ujit të freskët,
në imazhin e Santa Rozalisë,
në muret zotërues të shtëpisë
nga shërbyesit e saj të besuar,...
Në mbrëmje reciton
para se të shkojë për të fjetur,
i hap krejtësisht dritaret
për të parë fshatin e saj...
Përktheu nga italishtja: Aleksandra Shabani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:24 pm | |
| GREQI
Panajota Zaloni
Poete shumë e njohur. Presidente e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve “XASTERON”, ATHINË, Botuese e revistës letrare “KELENO”
U jam mirënjohës fjalëve
Vrava indinjatën
para drejtësisë.
Pastaj shplava çatitë
e shtëpive nga llumi.
Ngjalla zogjtë të mermerizuar
mbi telat
dhe përmblodha margaritarët
plot lëng të gushtit,...
i shita...
Dhe bleva
lapsa për të shkruar;
të shkruaj kujtime dhe fjalë.
U jam mirënjohëse fjalëve,
më dolën në rrugën time përsëri,
ja ku janë...
I ndjek i përqafoj...
U dal para tyre,
Do të shkoj në pambarim
dhe ti prin si borizan.
Duhet të rroj
Rreth e qark gjëmojnë
copra të diellit të coptuar…
Ulërima… Zëra…
Ndihem e frikësuar nga
Parajsa…
Gjykohem…
Nuk më lejohet
të kundërpërgjigjem.
Burgosem…
Ekzekutohem…,
por nuk vdes…
Vij rreth e rrotull
me thikëzën të mbërthyer
në gjoks…
Ulërij dhe jetoj…
Kam dhimbje… Jetoj…
Duhet të jetoj,
gjersa rrushi të marrë
ngjyrë të artë…
NË NJË BOTË TË BARDHË
Duke “robuar” vargjet e mia
për faqet e mia të bardha,
në fshehtësinë e bardhë të shpirtit tim,
tek ti dhuroj fletoren time të bardhë.
Gdhihemi së toku me dëgjim muzike
në botë me gjurmime shpirti…
Yjet e qiellit dhe guackat e detit
mbërthehen nga rrezet e vargjeve tona,
që lëkunden në një botë të bardhë…
E mbajnë të bardhësuar: Poetët dhe shenjtorët…
PARA SE TË KRYQËZOHESHA
E dija treni, që kisha marrë
do të pikëndalonte në një stacion,
në vendet e Golgothas…
E dija që do të më kryqëzonin,
pse jo dhe mua.
Vallë, mos nuk jam dhe nënë?
Mora rrugën për në Jestimani,
kisha nevojë të falem…
(para se të kryqëzohesha).
Por, gjeta Jestimaninë
të shkatërruar nga tërmetet.
Vallë, ku të vete të falem,
përpara se të më kryqëzojnë?
GJER…
Heshtja si një zog i sëmurë…
U folezuan në shtëpinë time
zogj pa krahë fluturues në vetmi memece.
Të këndoj me pleqërinë
që pastron shpirtin,
pas pak, para se të venitet nga heshtja…,
që ka shijuar deri në vjelje…
DRITË GREKE
Po afrohet pranvera,
kodrinat do të mbushen me lule…
Dhe pastaj do të vijë vera,
do të temjatisin malin:
rigoni, mendra, pelini;
do të hapin gjirin e tyre kodrat, malet
që të lindin poetët, Bretakët, Pallamatë,
të thurin himne për dritën greke;
ta shpërndajnë në majat e bredhave
ta përkëdhelin dhe ta puthin ëngjëjt.
Marrë nga libri "Rendja e kalit bojë blu"
Përkthyer nga : Kristaq F. Shabani
Kosta Gaxhoni
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| |
| | | | Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |