Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 17 ... 32  Next
AutoriMesazh
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyMon Feb 25, 2008 1:56 am

Shqypnija
(At Gjergj Fishta)

Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyMon Feb 25, 2008 2:01 am

Dykrenarja
(Ilam Berisha )

Shikon majtas
Shikon djathtas
Për popullin shqiptar
S`ka zgjidhje tjetër
Pos bashkim kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyMon Feb 25, 2008 2:40 am

Himni i Presheves
(nga Rrustem Geci)

Ngritemi që të j e t o j m ë
Ngritemi që të ndërtojmë
Ngritemi të bëjmë më shumë
se Shqipëri është Presheva

Si të jetojë me terrin tënd
me duart tuaja të përgjakura
me drejtësinë e të padrejtit
Me atë që vetëm më ndjek

Në këtë t o k ë denbabaden
unë kam varret e stërmoçme
të rënët e të gjitha betejave
këngët e të gjitha kohrave


O ti që flet krejt ndryshe
K o s o v ë është emri im
Kosovë është g j a k u im
Shqipëri është Presheva, hej!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyMon Feb 25, 2008 3:12 am

Pashko Vasë Shkodrani

O moj Shqypni e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni.
Kush të ka qitë me krye në hi,
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë...


Por sot, Shqypni, më thuaj si je?
Por si lisi i rrëzuem përdhe;
Shkon bota sipri me këmbë të shklet
E një fjalë t’ambël kurrkush s’ta flet.


Kujt i ban zemra me lanë me dekë
Këtë farë trimëreshe që sot asht mekë,
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë
Që njeri i huej ta shklasë me kambë.


Nuk, nuk! Kët’ marre askush s’e do
Kët’ faqe të zezë gjithkush e dro.
Para se të hupet kështu Shqipnia
Me pushkë në dorë le t’desi trimnia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 2:32 am

Kujdes gjakun, Kosovë

Gjymtyra e dhimbjes, Mitrovicë
Nëntë plagë balozi të ka bërë
Ti prapë u ngrite si Anteu mbi dhé
Zemra e nënës sa shumë ka qarë
Bozhuret e gjakut me lotë ka larë
Të bijëve të shenjtë, këta Prometenjë
Gërvalla dhe Jasharë damarë gjaku
(Kush i preu një nëmë u rëntë)
U nginj kjo tokë me ëndërrat e tyre
Të kthyera lapidarë
Vij nga nëna i kërrusur nga malli
Të mbledh bozhuret e tua, Kosovë
Me dashuri, mirënjohje e shpresë
Dhe të thërrasë ndër gryka e male
Mbi kalin e merakut Jehonë
Kujdes gjakun, Kosovë!

(Amal)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 2:38 am

Sa të dua Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!


Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer!


..Asdreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 2:51 am

Unë e dua Shqiperinë

S'kam çiflik e s'kam pallate,
S'kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine
Per nje stan ne trebeshine,
Per nje shkarp e per nje gur,
Per nje gardh e per nje mur,
Per kasollen mbi Selishte,
Per dy ara ne Zallishte,
Per nje lope e per nje gomar,
Per nje Balo,nje manar.
Une e dua Shqiperine
Si bari dhe si fshatar.

Une e dua Shqiperine,
Per terfilin mi lendine,
Per nje vaze gjeraqine,
Dhe per ujet qe buron
Nga nje shkem e gurgullon
Neper lista gjetheshume,
Edhe zbret perposh ne lume.
Une e dua Shqiperine
Per nje lule trendeline,
Per nje zok qe fluturon,
Per bilbilin qe kendon
Ne ato ferra ne ato hije
Kenge malli e dashurie,
Kenge shpirti te helmuare.
Une e dua Shqiperine
Si poet i dhemshuruare.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Korca e Vranine,
Ku del bujku qe me nate
Me parmende dhe me shate,
Mbjell e korr me djell,me hene
Dhe s'ka buke per te ngrene,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
Krrusen dite e krrusen nate,
qe te hane buke thate,
Ku hamalli neper skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Kembe zbathur,***** cjerre
Punon vetem per te tjere.


Une e dua Shqiperine
Qe nga Shkupi e Janine,
Ku nje popull derezi
Heq e vuan roberi
Po ka shpirtin luftetar.

Une e dua Shqiperine
Si shqiptar e bir shqiptar.


Lamë Kodra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 2:51 am

MIGJENIT

Vigan i shekujve do te jesh,
O Fanar i vargut te lire!
Nuk mundet jo gojet e cinikve
Qe te hedhin mbi ty erresire!

Dhe pse priftit ju dha liria...
Te flase e te thoje cfare te doje,
Nuk e thote, jo, demokracia,
Qe poetet ti marrin neper goje...!

Nuk e thote jo rregulli i njerezize,
As i Klerit dhe as i vete zotit!
Nuk e thone jo, pse njerzit e liq,
Eshtrat tentojne ti nxjerrin prej vorrit!

Zeri qe kumboje vargjeve te lira,
Ne kohet kur errsires kembana gjemonte...
Drite iu bene njerzimit qe te shohe udhen,
Kur drejt shekullit te ri po triumfonte...1

Ti shembull i guximit i fjales veteimtare,
Shekujsh do te jesh si nje drite ne erresire!
Pushteteve te liga, apo te cdo klase
Do te ua kallish tmerrin me vargun e lire!

Llemadeo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 2:57 am

Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.


Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë


... Naim Frashëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 3:10 am

Gjumi eshte vdekje

Oret e gjata vone percjell
Gjumin mposht ne rrekje,
Mbahu, them, do flesh pafund,
Gjumi eshte vdekje...!

Sa here ndodh te me mashtroje
Tinezisht si t'ish dehje,
I tromaksur ngrihem çart,
gjumi eshte vdekje...!

Kur me merr, me ve poshte,
Me perhumb ne prehje
Neper endrra druaj, mos
Zgjimi eshte vdekje...!


... Timo Flloko
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 3:23 am

Dashrie e Nëdar



Ikin ditët ikin
tash u bënë dy javë,
qe kur s`jemi bashkë,
që kur s`jemi parë....


Unë erdha këtu,
Ti mbete atje,
dy zemra u ndanë,
shpirti copë u bë!


Dhe mbeten kujtimet,
me dhëmbje e mallë,
kur isha pranë teje,
kur m`kishe perballë!


Sa ishim të lumtur,
sikur zogjtë në qiell,
neten ditë e bënim,
e ditën pranverë!


Te qetë bisedonim,
mbshtetur n`krahun tim,
numeronim yjet,
dhe zogjtë n`fluturim!


E qeshnim e qeshnim,
me lotë e gëzim,
me zjarr e flakë zemre,
me mallë n`perqafim....


Sa shpejt iken ditët,
sot prap jemi larg,
me endrra e shpresa,
sërish t`jemi bashkë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyFri Feb 29, 2008 3:25 am

"MACJA DHE QENI!"

kam nje mace dhe nje qen,
me te mire nuk i gjen!
Bashke lozin te dy tok,
e nuk grinden shok me shok!

Kur i ngas e kur s`i ngas
qen dhe mace me vijne pas!
Vjen njeriu qe s`e njeh,
turret qeni edhe leh!-hammm, ham...

Miu koken kur e nxjerr,
turret macja menjehere!-mjauu, mjauuuu...
Jane kafshe me dobi,
ndaj i mbajme ne shtepi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySat Mar 01, 2008 4:27 pm

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE



Arta tha-ta shkruajmë një poezi

Beni tha-edhe unë jam dakord

Cili s`do të pajtohej foli një syzi

Çka po presim t`ia nisim që sot.



Dardani tha-jemi tridhjetë e gjashtë

Dhe aq shkronja ka alfabeti

Ermela një voglushe flokëgjatë

Është mirë tha vjersha të jetë sa deti.



Flora tha unë lulet shumë i dua

Genti tha nga gjumi libri m`ndanë

Gjithkush veten e tregon me punë

Hana foli kr fjalën ia dhanë.



Iliri tha këngën shumë e dua

Jeta tha më pëlqen aktrimi

Kushtrimit shtatgjatë e faqeftua

Loja e basketbollit dhe vizatimi.



Llokume, ëmbëlsira më bën mamaja

Mësuesen do ta thërrasim patjetër

Nadia-tha n`ditëlindje më vjen daja

Një ditë më ka lajmëruar me letër.



Ora kalonte vargjet shtoheshin

Porsi shtëpia e re gurë mbi gurë

Qëndresa tha që të mendoheshin

Radhën t`ia lënë zotriut Flamur.



Rrumbullakohet ngadalë poezia

Sëcili diçka të re propozoi

Shumkush i tha mendimet e tija

Teuta e vogël shokët i dëgjoi.



Tha Mirjeta vjersha u bë si tren

Unë jam në të tetin t`parafundit

Vagoni i fundit pastaj vjen

Xërxa nuk është stacion i fundit.



Xhyla doli para shokëve të vet

Ylberin vizatoi me lloj-lloj ngjyrash

Zell kush ka, në të gjitha lëndët

Zhvillon lehtë çfarëdo detyrash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySat Mar 01, 2008 5:49 pm

Fadil SHYTI

NDARJE TRAGJIKE



(Tragjedia hapi kthetrat, nga vitet 1878-2007)

Lokemadhja Shqipëri,
I mati me sy bijat veta:
Çamërinë dhe Kosovën,
I vështroi cila më shumë qenka rritur,
E pa se Çamëria më shumë kish hedhur shtat,
Kosova po e zbukuronte tokën,
Çamëria dhe Ulqini detin!
Ulqini po e vështronte Lokemadhen
Nga prehri i përgjakur...
Zoti, apo djalli u hidhëruan?!
Kësaj, nuk i dihet!
Stuhitë morën valë...
Rrufetë s´kishin të ndalë!
U bë si tërmet, u tundën fusha e male,
Papritur, ulërimat ,ujqërve u dëgjuan:
Të ardhur nga Karpatet me bekimin e Evropës,
Ata, pamëshirë ia ndanë Lokemadhes Shqipëri,
Fëmijët prej dore,...
Sokëllimat e shqiponjave shkrepave,
Bënin kërdinë!...
Përgjakeshin, përflakeshin me tragjeditë shekullore!
Dhe, shekujt kanë kaluar...
Lufta për ribashkim, kurrë s´ka pushuar!
Dhe shekuj të tjerë do vinë:
Luftën kurrë s´do ta ndalë Lokemadhja,
Ta bëjë të RIBASHKUAR, Shqipërinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 02, 2008 8:37 pm

LIRIA

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani

Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 02, 2008 8:53 pm

MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.


Ervin Hatibi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani

Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 02, 2008 8:55 pm

Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une


Ervin Hatibi

keta poezi me pelqejne nga shkrimi artistik, se nuk ndjej dicka kur i lexoj! Por jane shume te bukura dhe hermetike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyMon Mar 03, 2008 6:02 am

NATA E PURGATORVE

Te lutem nënë
mos ndez qira për ne sonte
te mërguar jemi,por të vdekur jo.
Vdekjen kurrë se deshe
E qirinj gjithmonë të vdekurve u ndeze.
Ti i deshe djepat nënë;
në Europë ninulla shqipe u këndohen nipave tu.
Lutu ne këtë natë
për të vdekurit
e këndo për ata që duan të jetojnë.
Lutu edhe për djemtë tu të shpërndarë,
e na mallko nënë
po nuk erdhëm ne dasmën e parë.
Edhe ne si ti
e urrejmë mërgimin
në gjumë e zgjuar
e ëndërrojmë bashkimin.


Xhenc Bezhi

Salzburg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyTue Mar 04, 2008 6:42 pm

Ardheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!


Bardhyl Londo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyWed Mar 05, 2008 5:22 pm

Gjuha Shqype...(Ndre Mjeda)

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.


Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.


Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.


Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.


E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 09, 2008 4:32 am

Z Ë R I Preshevës

Rrustem G e c i – poezi promemoriale

Ngritemi që të j e t o j m ë
ngritemi që të ndërtojmë
ngritemi të bëjmë më shumë
Kosovë është Presheva, hej!..

Si të jetojë nën terr të huaj
me duart e tij të përgjakura
me drejtësinë e të çmendurit
Me atë që vetëm më vret

Në këtë t o k ë denbabaden
unë kam varret e stërmoçme
të rënët e të gjitha kohrave
këngët e të gjitha betejave

O ti që flet krejt ndryshe
K o s o v ë është emri im
Kosovë është g j a k u im
Shqipëri është Presheva, hej!...

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata

Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 09, 2008 3:59 pm

I Perndjekuri I Dashurise
Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

Dritero Agolli...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata

Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 09, 2008 4:04 pm

Vdekja e Nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete
Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

Dritero Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata

Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptySun Mar 09, 2008 4:07 pm

Dashuria

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.

Ali Podrimja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 EmptyWed Mar 12, 2008 9:08 pm

Porosia e nënës

Për kë në dritë ju qita,
o djem?
Për kë ju rrita,
o bij?
Pse u gëzova unë në jetë?
Nënën po e lini sot,
kur kryet
me mburrje për ju e ngrita.
.........................
Në dheun e huaj shkoni?
Atje ,
ku vesh s'ju marrin ;
ku vllau të vëllanë
me bisht të syrit shikon,
e punën e vet sall kqyr.
Unë be po ju qes
bre djem ;
Në trollin që shkelët si fëmijë,
në eshtrat e të parëve ,
në gjakun e derdhur përliri,
në tamblin e gjinjve të mi ,
mi terni lotet ,që të harroj çdo dhimbje
mos me u nda
prej prehrit tim,
as vëllau me vëlla.
ESAD MEKULI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 32Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 17 ... 32  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: