Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 16 ... 32  Next
AutoriMesazh
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptySun Nov 11, 2007 6:50 pm

BALADË QYTETSE
Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptySun Nov 11, 2007 6:50 pm

QËNDRIMI




Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Mitrush Kuteli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptySun Nov 11, 2007 6:51 pm

Gjuha shqype


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Nov 12, 2007 12:39 am

NATA E POETËVE

Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Nov 12, 2007 12:39 am

Petalet
------------
Jeta si rreke'
mbi te cilat ne shperndame
petal pas petali lulen e zemrave bashkuar,
fundi ne enderra u humbte,
lundruan pertej aq sa ne pame
vezhgojme vec fillimin, te heret, gezueshem, shpenguar.

Ne me frike nga shpresa mbushur,
te purpurt nga gezimi,
shperdajme keto gjethe te trandafilit, papushim;
horizontet shpalosur,
i larget qellimi,
kurre s'do e dime. Dhe rrekeja tek rrjedh pa ndalim
i hedh tutje, s'mund ta ndalojme,
secila iken e zhduket krejt
larg, larg ne menyra qe askush s'i di.
vec ne mbesim, vec ne qendrojme
e kur vitet vrapojne e ecin shpejt,
Lulja vertet iku shkoi, por brishtesia i ka mbetur perseri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptySun Nov 18, 2007 1:29 am

'' ME FAL, NENA IME ''

Nena ime nene e dashur,
per ty zemra me ka plasur.
Para kohe une u plaka,
ketij kurbeti i rente flaka!

Nga ti ika u largova,
dhe gabimishte te lendova!
Por ja qe fati me denoi,
pa ty nene une te jetoj!

Ne enderr jam me ty c'do nate,
edhe pse ti ndodhesh larg.
Cfaredolloj dhimbje ma lehteson,
dora jore kur me ledhaton.

Me duket vetja si jetim,
ketu larg teje ne mergim!
Ndjenjat me jane ndryshkur nga vetmia,
e shpirtin ma braktisi lumturia!

Pa ty nene e shtrenjte,
e rende qenka kjo jete!
Mallkuar qofte ky kurbet i zi,
qe padrejtesishte me ndau nga ti!

Prej dites kur dola ne kurbet,
nje faj i rende ne shpirte me vret!
Pesha e tij po me hap plage,
qe perjete do te rrjedhin gjak!

Te lutem me fal, nena ime,
qe te lashe ne hidherime!
Me fal qe po derdh lot per mua,
dhe mos harro nene, se une shume te dua.

Te dua aq sa jeten time,
e per kete nuk kam dyshime.
Ndaj po kthehem nene tek ti,
fluturimthi porsi veri.

Pritem nene se ja po vij,
e lotet ne sy, do te ti fshij.
Do te te marr ne perqafim,
gjersa ta shuaj une kete mallin tim..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Nov 19, 2007 6:16 pm

BALADË QYTETSE

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Nov 19, 2007 11:34 pm

EMRI NE GUR

I njejti gur
ne ure,
ne mure,
ne burg.

I njejti murator
ne kulle,
ne burg,
ne ure.

Dikush
lindet ne kulle,
rritet ne ure,
e vdes ne burg,
dikush tjeter
u lindka ne burg
u rritka ne ure
e vdiska ne mur
mjere kush vetes
s'ia gdhend emrin ne gur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Nov 19, 2007 11:39 pm

KOSOVA

Gdhihem sirene
e ngrysem sfinks!

Keshtu perdite,pernat,
nga e hena tek e djela,
nga janari ne dhjetor,
nga shekulli i shtate
te ky pragshekulli i ri,
midis legjendash te lashta
te njeriut bishe
dhe te bishes njeri!

Serishte gdhihem siren
e ngrysem sfinks,
perdit,pernat,gjer ne çmenduri
ne lufte: te mos behem bishe,
me ankth:te mbetem njeri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyWed Nov 21, 2007 3:37 pm

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyWed Nov 21, 2007 3:38 pm

Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyWed Nov 21, 2007 3:38 pm

Ditet kalojne
nga mendja s'me largohesh
a thua kjo ndodh
kur vertet dashurohesh

Dua te te urrej
per c'ka ti u solle
por prap ju nuk mundem
ti tek une embelsine mbolle

Rruges kur eci
makinat veshtroj
mos ndoshta ne to
ty do te shikoj

Tek lokali yne
disa here kam kaluar
e te hyja brenda
kurre s'kam guxuar

Nuk e di , per mua
ti c'ke menduar
por nuk e di ndonjehere a do ta kuptosh
sa shume padrejtesisht me ke lenduar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyWed Nov 21, 2007 3:53 pm

Kur te jesh merzitur shume


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyWed Nov 21, 2007 3:59 pm

C'Ëndërr

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për Ty unë befas ndjeva mallë.
Jetojmë të dy në një qytet ,
Dhe rallë shihemi sa rralë.

Edhe m'u dukë pak e quditshmë
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënja e vjetër e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë ne botë,
kurse te fjeturit veq".

Në C'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?..
Ca pika shiu ranë mbi qelq,
Dhe unë për Ty sec ndjeva mall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyWed Nov 21, 2007 9:24 pm

Pa ty

Mbreme me kaploi te ftohtit, perseri pa ty, pa askend
ngreva krye vetmis, e pambrojtur dhe krye ne veti,
kur do arrin fundi i ketyre netve te ftohta,
keshtu e paperkrahur
dhe me pas mu kujtua femijeria
gjithcka sa e pafajshme dhe e pastert ishte
po te dija qe kaq e veshtir do te jet ritja
kur nuk do te isha rit

Kaluan

kaluan vitet si shekuj
kaluan ditet, netet
por ti nuk erdhe
kaluan shume te panjohur,
e te njohur
te urtesis, miresis
dashuris, armiqsis
keqesis, miqesis
Kaluan dit te zise,
te merzisis,...
Kaluan net te vajit,
afshit, knaqesis,
dehuris, pagjumsis
kaluan dhembjet
genjeshtrat, mashtrimet
lindjet, vdekjet
Te gjitha keto kaluan por pa ty kaluan...

A e din
A e din se
aty ku cdo dite lindi dielli
per mua u be eresire
A e din se
aty ku filloi ahu per mua ish perendimi
aty ku ish buzqeshja
per mua ish vaji
A e din se
aty ku ish puthja
gjuha nuk ishte
aty ku ish syri
ishte loti
aty ku ishte prekja
ndjenja s'kishte
aty ku ishte trupi
akull mbreteronte
aty ku jeta vazhdonte...hija jote ishte
A e din se
aty ku isha une ti s'ishe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptySat Nov 24, 2007 10:03 am

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Img465b35bae7d45
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Dec 03, 2007 5:12 am

Populus Illyricus



Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë


2.-
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë


Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile


Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr


3.-
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen


4.-
Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Dec 03, 2007 5:13 am

LIRIA

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyMon Dec 03, 2007 5:16 am

Nisia e dashurisë-Atlantida ime



Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s'u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më celi
kaverna në cdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s'më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m'ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t'ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s'u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha


mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
c'u bë nisia
ku është Atlandida.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyThu Dec 13, 2007 5:40 pm

O zemer e mjere

O zemer e djegur
Ta puthje nje here
Pa le te kishe vdekur
T'ja puthje nje here syte
Ta plotesoje deshiren
Le te mbeteshe pa drite
Do ti mbaje mend fytyren
Eh si eshte ndertuar kjo bote
Themelet dot nuk ja gjen
Germon, por mundi te iken kot
Se ne drite asgje nuk kren
Ketu lindi gezimi
Ketu lindi perpjekja
Me tutje hidherimi
E me tutje vdekja
Vitet jane duke kaluar
Dita diten zevendeson
Dhe njeriu i shqetesuar
Ti ktheje prapa kerkon
Me falni qe shkruaj keshtu
Kjo eshte menyra ime
Nuk kisha rruge tjeter
Histori eshte jeta ime
Zemren e qeshur, te gezuar
Kur dikush e ngacmon
Sjo me s'ka per te pushuar
Por vetem helm leshon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyThu Dec 13, 2007 5:42 pm

Plage dashurie

Gjendesh diku larg,
qe as vete s'mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.

Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.

Ndoshta ke gjetur dike
per ty te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.

Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim

Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti

Te gjitha qe i permenda
s'jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyThu Dec 13, 2007 5:46 pm

Plage dashurie

Gjendesh diku larg,
qe as vete s'mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.

Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.

Ndoshta ke gjetur dike
per ty te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.

Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim

Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti

Te gjitha qe i permenda
s'jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyThu Dec 13, 2007 6:04 pm

E bukur kjo poezi,si duket te paska pelqyar aq shume dibranja,pasi epaske postuar dyhere te njejten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyFri Dec 28, 2007 2:39 am

Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! EmptyFri Dec 28, 2007 3:30 pm

Ti fluturon me dallëndyshet

Një ditë qdo gjë do të ndryshojë
Do të vish të luash me veten,
Do të këndosh në duet me heshtjen,
Do të jetosh me kujtimin në ballë,
Do të thërrasësh me zë,qu bë vallë,
Do të kërkosh për veten shpëtim
E sdo të gjesh kund emrin tim.

Jetonim ne të dy në gjethe të trëndafilit
Jetonim duke shijuar erën e tij
Jetonim bashkë me këngën e bilbilit,
Por në fund ,na therrën gjembat e tij.

Shpresuam se deri në vdekje do të jemi bashkë,
Por ajo jetë që ne e ëndërruam nuk ishte e gjatë,
Ajo zgjati vetëm të paktët muaj
E për këtë gjë unë tani po vuaj.

Tani jemi të vdekur për njëri tjetrin,
Fluturojmë në qiell për një jetë tjetër,
Fluturojmë të dy,por shumë larg njëri tjetrit
E të dyve na shoqrojnë valët e detit,

Ti fluturon bashkë me dallëndyshet ,
Fjalët që i dha tani po vyshken,
E mua më thërrasin skifterët ,
Por unë s dua të fluturoj me ta
E ti këndoj ninullat,

Sdo të jemi më bashkë.
Jeta jonë mbaroi,
A do të jetojmë te lulet apo te zjarri,
Sdi për njëri tjetrin
A do të na marrë malli?

Yllka Domi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 32Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 16 ... 32  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: