Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:41 pm

Sevëme Fetiqi-Preteni
Xhenc Bezhi,Hasan Qyqalla Liman Zogaj,Ilirjanë Lladroci dhe Shaban Cakolli

Sevëme Fetiqi-Preteni:
U Lind me 1961 në Vushtrri. Shkollen fillore dhe te mesmen i kreu ne vendlindje,ndersa studjoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. Në Vitn 1985 botoi përmbledhjen me poezi"Kurorë e kaltër",ndersa n vitin 1998 permbledhjen" Dëshmia e kthimit tim" poezi. Jeton në Gjermani. Tani anëtare e Lidhjes se shkrimtarve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani.

Disa poezi nga librat e saj:

NATË E PLAGOSUR I

Në shtegun e pritjes
me agim në duar të gjata
në lojëra stinësh
me pëllumba të bardhë
nga syri imi lëshoje
në qiellin tëndë të paskaj .

Hiri ynë pluhurosi shekujt
kur ra nata e plagosur
mbi fytyrat e përlotura
nata e pagjumësisë erdhi
heshturazi gjurmëve të mia
nga ikën pëllumbat e agut.

1985,nga “Kurorë e kaltër”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:42 pm

”.



NATË E PLAGOSUR II

Serish u kthyen pëllumbat
e mi të agimeve të përhimta
zbriten me shpresë
mbi pullazet e shtëpive
te kodra e diellit

e dini se dita po vjen
kur sqepat i ngjyrosnin
në lumin e përgjakur
të kësaj nate të plagosur

pagjumësia me rolin
e dëshmitares së pagabueshme
së bashku me pëllumbat
i shkundnin krahët e lodhur
në pluhurin e shekujve
puthnin plagët e muzgut të skuqur all
dhuronin bardhësinë e puplave
përfundimit të lidhjes së plagëve
të kësaj nate të përlotur

unë pritja me drojë
në pragun e ekzistencës sime

rrini këtu o pëllumba të agut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:42 pm

JETA ËSHTË DHURATË

Me leckë të mëndafshtë ma fshije
ma fshije të djeshmen
të sotmen mos ma shëno
në protokollin e së nesërmes

unë isha dikur
jam sot
por sdo të jem
si isha dikur
dhe jam sot

Jeta është dhuratë
moj mike
gjashtë ditë të shkurta
pikëllim
një ditë e gjatë
gëzim.

vazhdojnë......... në perpunim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:42 pm

XHENC BEZHI-Lindur me 15.11.1961 në Gjakovë.
Shkollen e mesme në “Hysni Zajmi” Gjakovë dhe pastaj diplomon Gjuhë dhe letersi në shkollen e lartë pedagogjike “Bajram Curri”në Gjakovë.Ka punuar në arsim, dhe organizonte aktivitete të ndryshme kulturore pranë SH.L.P dhe amaterizmit në qytetin e Gjakovës nëpërmes trupes së Teatrit amator “Emin Duraku”.
Me shkrime merret prej shkolles së mesme ,ka botue nëpër shtypin periodik të asaj kohe dhe në revisten lokale letrare “Shtigje”të klubit letrarë “Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë.Prej vitit 1992 pa deshiren e tij migron në Austri ku jeton edhe sot.





KRUSHKU I MERGUAR



SHKRUM SHPIRTI

Athue kullat mbulue i ka bari?
athue motrat diegjen nga malli?
athue nënat presin të ngrata?
athue dita ndryshon nga nata?

Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi
jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi
ditet e gjata netët pa gjum
shpirti nga malli po bëhët shkrumb

Si tufë e trembur në vende tjera
pa diell,pa lule na vjen pranvera
ku stinë e vite shkojnë pa vënë re
un femiu i yt perjetë,o Mëmdhe

Kur te vie dita jep kushtrim
Jam i gatshem per rreshtim
mos ju njohtë as guri i varrit
kush s`vjen te vdes për dhe të t`parit.

Salzburg 10.05.1994.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:43 pm

TRENI SHTEGTAR

Natën,ditën
në çdo stinë
treni bartë shtegëtar,
të ndjekur,te rrahur
fajtor se jan shqiptar.
Në përendim
gjeten “parajsen” që ua premtuan
rrefugjat, të huaj i pagzuan.
me vete moren,
vetem shpresën e kthimit
atje lanë çdo gjë
në mshiren e shkatrrimit.

Salzburg 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:43 pm

FYELL I RINISË

Jan këto pak vargje
të dalura
nga rruga
nga ara
nga shkolla
nga lëvrimi i diturisë
nga errësira e shtrydhur në dritë
nga disa vrima
në rrypin e babës së pa epur
të dalura
kokrrat e thara të djersës
nën plisin prej reve të vrugta rrufegoditur
të dalura nga të pa dalurat.

Gjakovë Prill 1982.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:44 pm

KOSOVË

Thellë pas mesnate
unë gjumtreturi yt
përkundi me mall kujtesen
për një jetë të tretur
për një djep rreze ylberi
për një derë të hapur
në kopshtin me lule
për një varr të qet`e
në parkun e lirisë
unë, një pikë;
nga gjaku i yt i tretur
unë plaga jote

Salzburg
15 08 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:44 pm

NATA E PURGATORVE

Te lutem nënë
mos ndez qira për ne sonte
te mërguar jemi,por të vdekur jo.
Vdekjen kurrë se deshe
E qirinj gjithmonë të vdekurve u ndeze.
Ti i deshe djepat nënë;
në Europë ninulla shqipe u këndohen nipave tu.
Lutu ne këtë natë
për të vdekurit
e këndo për ata që duan të jetojnë.
Lutu edhe për djemtë tu të shpërndarë,
e na mallko nënë
po nuk erdhëm ne dasmën e parë.
Edhe ne si ti
e urrejmë mërgimin
në gjumë e zgjuar
e ëndërrojmë bashkimin.

Salzburg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:44 pm

Salzburg



PREMIERË

Në teatrin e Europës
tragjedia në skenë, Kosova
Ballkani në rrezik.

Regjisori
sjell hellin
pjek mish të njomë
të kënaq ambiciet
e Zonjës plakë.

Aktorët
interpretojnë vdekjen
në token e ndezur flakë

Statistët
i ranë honorarit

Spektatorët
i fryjnë zjarrit
sipas skenarit të plakur.


Salzburg
11 .11 .1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:45 pm

MALLË

Sy të iu shikoj nuk kam
shoh vetëm sytë e juaj;
të pa tharë
o motër madhe, o mëmë
jetoni në mua ,pa mua
unë në dysh i ndarë
i vetmuar me shumë shokë
kalorësit e shekullit te ri
pa kalë.

Salzburg
07 08 1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:45 pm

Në Salzburg

Kur rrugët me prenë në besë
e ujit, e rrebeshi
zi fut më bëri
hekurat e rrugës
ma vranë shtatin
deri në tkurrjen e jetës
qe me përplasi
në zemër të Alpeve
për all një kalaje
ku gjeta
“mrizin e zanave”
dhe Shpatën e Gjergjit
me majë jo kah osmanlinjtë
por kah Karpatet
rrinte vrik.

Salzburg 03. 08 .1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:46 pm

MASAKRES SË TIVARIT

Tivar a u ngope gjak
Tivar a të patëm hak
Shpella ,deti a u ngopën
koka ,trupa e gjymtyrë
Rrugët në gjak a tu lanë
nga katërmijë e njëqind shqiptarë
në besë rob të nxënë ?


Gjakovë
Shtatorë 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:46 pm

NË PRITJE

Çdo agim të prita
në pjesën time
të qiellit e të tokës
i armatosur me durim
trupova Golgotën
gjanë e gjatë
në stacione të prita
çdo ditë çdo natë
e ti njalë e plagosur
binarëve të luftëpaqes
rrëshqet me mund
ti gëzosh ata
që të presin në fund

Salzburg 10.09 1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:47 pm

Shënime për Autorin

Hasan Qyqallau lind më 8 Janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Disa vjet punoi në KEK, ndërsa që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Me shkrime mirret që nga viti 1976, kur iu botua vjersha e parë në revistën "Shëndeti" e për të vazhduar së shkruari në të gjitha revistat e atëhershme. Bashkëpunoi edhe mjetet e informimit vizuel (me Radio-Prishtinën, TVP), e tjera.


1. TA BËJMË SHQIPËRINË

Atje ku bebëz e Tokës buron gjak
Atje ku Besë e Flamur në lashtësi
Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...!

Atje ku janë ndërtuar kullat dardane
Bajraqet ngritur,lart në atë troll
Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane
Atje ajo Tokë quhet Kosovë...!

Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot
Ku kali i Trojës merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap.

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori
Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri!

Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot
Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot
Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri!

Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri
Unik të marshojm përpara lak-muesit
Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:47 pm

2. MOS
Mos ma thaj sonte lotin e njomë
Ka mall Kosove
Mos ma ndal këngën e re
Ka etje Kosove
Mos më sulmo ëndërrat e natës
Kanë ngjyrë Kosove
Mos ma lëndo samarin e shpirtit
Me të e bart Kosovën
Mos më vrit me maskë në lak
Shkel gjakun,vret Kosovën!

3. JO PIKË LOTI-PO PIKA GJAKU
Edhe në mesnatë Rajna rrjedh fare qetë
E vështroj shumë vonë me gotën e thyer
I shtrir trup akull,kokën valë të nxehtë
Ç'të bëj me lotin nga "burimi" i përlyer.

Ngrihem e hedh gotën plot pezm e vaj
Rruga e kujtimeve sikur s'ka mbarim
Ankth e frikë vërshuan,ndeshën valë-valë
T'hudhem pas gotës.Ndal!-dëgjova një oshtimë.

O ju valët e Rajnës tani jeni të përlotur
Mos u dëshproni për gotëthyerjen dhe një pikë gjak
Nëna ndryshe s'beson se është loti i birit të tretur
Babi i thinjur do ta njoh ngjyrën,është i tij ai gjak.

Kur merrni ujë për Lule në lumin e Bardhit
Aty do gjeni gotën e thyer me lot e një pikë gjak
Loti është për juve,për mua më të dashurit
E gjaku për Lirin,Kosovës ia kam borgj e hak!

4. VDEKJA KRENARE
(Familjes Jashari)
U përkula para Teje,t'më dëftosh ti o Trim
U gjunjëzova para Syve,t'thellë sa deti i Arbërit
U përshëndetëm pa zë,për Nder të fisit tim
U ndamë në heshtje.Unë në udhën e mërgimtarit!

Shqiponjë në këngë Kosove
Gjrgj në histori të trungut të ri
Baladë shekulli hyre prore
Kandil kombi i brezit të ri.

Fryej një çast puhi marsi,flladit çerpikun e atdhetarit
Ndal rënkimin lum Prekazi,flakadan përtej malit
Zjarr,o trim nga trimërit.Kosova djep i shqiptarit
Ndal i the dhunës barbare mbi Dheun e bijtë e Arbërit!

Kur të këndohen këngë Lirie
Sjell voglushët për çdo mars
Të takoj n'tel poezie
Dritë,legjendë shkruaj me laps!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:48 pm

5. MËMËS SIME
Kush më qetëson fare kokëdhembjen
Kush mund t'më shuaj këtë zjarr n'kraharor
Kush kthen në takt zemrën e zhuritur
Dora e mëmës,fjalë me përkdheljen.

Shqyer e shqepur,ndër vite t'marra
N'dritë vajguri thurje bluzë a çorapë
Në shkollë na përcillje me puthje të zjarrta
N'prehërin e ngrohtë,ktheja turr e vrap.

Është e shtrenjta,Shenjtëri e jetës
Nënë e shpirtit-damar i zemrës
Lule kopshti-rritë e këngës
Mëmë e dashur mall i brengës.

Kur t'kërkoj më je shum larg
Kur ligjëroj zërin s'më dëgjon
Unë sot digjem "Kandil Frashëri"
"Vaji i burrit është kënga"-thonë.

Mora shpatën e preva lumin
me një këngë nga Drenoci plak
"Lulëzoj fush' e mali" për durimin
...unë do vij më prit n'sokak!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:48 pm

6. SHPRESA VDES E FUNDIT
Seç më the këtë urti,filozoz a njeri urtak
I kripur nga klasikët,i brumosur me art.
Bisedojm për histori,gjenezë e letërsi
Kulla oxhaku,oda-tradit fisi,bujari.
Këmban për këngë burrash,zile për fëmij
Për shkollën shqipe,kulturë,Flamur e besnikëri.
Këndove këngë Kosove përmallshëm në lartësi
"Shpresa vdes e fundit",paragraf pa melodi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:48 pm

pa melodi.

7. GJURMË BEQARIE
I harrove vargjet e shkruara,në çdo muzg me kokë n'dritare
Duke m'pritur ti këndoje,Princ a çun...dashuri beçarie...

Kur ngushticës shtruar n'kalldërm,një duf zemre rrodhi ngrohtë
Ngule sytë n'hijen e ikur,plasë vaji,shpërthyen valë lotë.

Nuk shkruaj kot me krenari,një algjebër dashuri rinore
S'ta gërvish plagën së ndari,zgjebe ndjenjash gjithëstinore!

Tret premtimet si puhizë,ngelën gjurmët n'kalldërm të vjetër
Zhdukën ëndërrat alergjike,Jeta mori kahjen tjetër...!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:49 pm

8. SYTË E EVGJENISË
Sytë e tu,moj Evgjeni i takova vetëm n'letër
E buzëqeshur me mimikë,arshiki e kohës vjetër.

U bëre këngë e pakënduar,zure vend në vargun tim
Shpirtbardhë e padjallëzuar,plagë m'u bëre në mërgim.

Lotin tënd do ta përkdhel,ngrite kokën kthe mënjanë
Ja një rreze sa po lind,është për ty Evgjeni matanë.

E molisur e venitur,sikur tretesh ditë nga pak
Kujto "Lulen e Kujtimit",dashuris mos i bëj lak!

E psherëtima kur t'kaplon,nxirr ofsham të thellë sa deti
Merre lapsin kujto vetë...!Është ai çuni nga Kurbeti.

Kur të ndjehesh e trazuar,ik në kopsht kërko qetësi,
Engjëllushë a Doruntinë,...urt lexo këtë poezi...!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:49 pm

9. BARDHIT
Zog bilbili i këngës së re
Fluturimthi në qiell këndon
Shpirt shtegtari i uritur
Fushë,ograjë kot gjurmon.

Lë shikimet të marrin udhë
Ajër mëngjesi plot ngrohtësi
Si huaj befas "prekem"
Shifër "X" në timen çati.

I molisur ulem pranë kalasë
Bri lumit t'kaltër,valë... n'Bardh
S'është gënjeshtër,as trillim
Heu shejtan,pse ke ardhë!?

Bardhi im a më bekove
Unë të këndova në çdo stinë
Le përbuzjen,më premto:
Jeta në ty është me florinjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:50 pm

10. BETOHU...
Betohu në shpatën e Kastriotit
në plisin e Dadë Shotës
në flamurin e Plakut të Vlorës
në alfabetin e Manastirit
në mirësin e Nënë Terezës...

Betohu në fjalën e studentit
në urtinë e Anton Çettës
në Kanunin e Lekës
në trimërin e Pajazitit
në pushkën e Jasharajve...!

Betohu në tradit
në një Zot betuhu shqip
betuhu në gjakun e njomë,në pleqësi
"...kurrë ndër vëllezër t'mos ketë Hasmëri..."
Flakë gjaku me Besa-Besë
Vetëm shqip dua të vdes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:50 pm

Liman Zogaj-Ka Lindur më 1960 në Katundin LLadroc,Kosovë.Me Krijimtari Letrare Artistike zë fillin deri sa ishte Nxënës i Shkollës së Mesme në Ferizaj. Më vonë krahas Poezisë ka bërë sprova në vatra
te Teatrit Amator me Regji dhe Aktrim.Krijimtarin e parë Letrare e ka botuar nëGazetat:"Rilindja","Zëri i Rinisë","Bota e Re" e më vonë edhe në shtypin Shqiptar që botohen në Diaspor.Krijuesi Liman Zogaj, nga viti 1993 (S') Jeton dhe vepron në Gjermani.Poezit e tij jane te botuara në Përmbledhjen me poezi " Metafora e Arratisur"2003 .Ndërsa
Librin e Par me Poezi"Kosovë nuk ta Mora Dielli" të botuar më 2006


TOKA IME



U ktheva duke qaluar
Me dy kukza llamarine
Kur desha ta puthi token
Mu pergjak balli
Kur desha ta puthi shkembin
Alga të kuqe mu varën në buzë.

Toka ime
Në kopsht e shartuar një qershi
Mban gjethe te gjelberta
Frute te kuqe.


Erdha
O Tokë e Vatan
U betova se kthehem,
Besa-Besë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:51 pm

NURI I KALLUR


Si harkë me ngjyra në qiell
Ylberi
Në ngjyrat e yberit
Edhe loti im gurr.

Biografia mu dogjë në zjarre
Portreti im spirr-spirr
I gjatë deri te yjet
I rëndë deri në palcën e tokës.

Me syt e mi kam parë
me sopat duke prerë filiza
një bujkë me kmesë
një fshatar me kosë
një femijë duke e bër dheun si Diell
një vashë me dy kërhanë
një nuse me gjysëm venllo
një plakë pa ksulë te bardhe
o kam par
e qka skam parë.

Edhe në piramidën e Keopsit
Do ta var portretin tim të thyer
Le të prehen aty ererat
E le të përgjaket nuri i kallur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:51 pm

DERI KUR


Qe njëmijë vjet
me pranga gjer në ashtë
si qen me zingjirë reth qafe
i ngrir duke rrëmihur akuj për varr.

Deri kur
Arat e bukës shkallmuar me artileri
Nga Varret
dalin gjarpinj te kuq
nga lulet
bolla me topa te zinjë
as terri nuk u sosë
AH
-Deri kur
personazhë i djegur ,
Ehu, qe njëmijëvjet në pritje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI EmptyFri Oct 24, 2008 6:51 pm

LOJA


I shkrumova gishtrinjët
e kërkova shpetimin
në gojë-
m`u dogjë
edhe gjuha edhe buzët.

Si fëmijë
i kapercenim zjarret,
nga shputat e shkrumuara
vyshkëshin lulet , thahej blerimi.

Sot
luani fëmijë
ag e terr
vetëm me zjarr-Jo
se ishte lojë e kallur.

Betohem në bukë e sofrë
ua them shqipë, pa hile;
mos luani me zjarr
as mos i thuani lojë
se u bie lëkura
mbi turm drushë
e mishi e kockat
u bien kurban në zjarre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: