Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humor

Shko poshtë 
+91
Ann@
Nexhmedin Ramadani
Arianiti
Xhevati
tosybell
xhavo_
xhema
BashKom
feride
voglushja
arberia
Atdhetari
......
rrimtaf
NIPIIXHAXHIT
haxhiu
agim__barja
Ramizi
an-di
laloni
Driniiiii
isuf ramadani
klodian
Eklips
Muja e Halili
paioni
blertamirtoel
zana
Driola
Eva0506
Fjona
Ago Muji
Melyssa
blerim
Ali Baba Tepelena
Delia
katunari
Aldren1
ELIE
beti
Mister
istogalia
njonidrenica
stabili
spirito
anila
Shqipja
MUHAMETII
nue
Martina
ylber1992
rolling
Parapsikologu
Poeti
zeriatdheut
shqip0nja
interesant
Mergimtari
rroni
echo
luan mreti
idol
a_pihet_duhani_ketu
eri M
ficam
gjakushi
Lanetja
arbesa
feneri
Orfe@
Guximi
dhori
Kosovarja
beri
Leka i Madh
fati
BekoMerovar
GocPejone
arritja
Urata
**Embelsira**
Euridika
Sofra
baki
STUPCAT
Lina
tom sojer
Beton
Anna
shaban cakolli
anjesa
95 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 28 ... 43  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:49 pm

Mergimtari shkruajti:
Humor me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

***Në partinë tonë politike ne bëjmë atë që premtojmë
***Veç budallenjët mund të mendojnë që
***Ne nuk do të luftojmë kundër korrupsionit
***Sepse për ne është diçka e sigurtë
***Ndershmëria dhe transparenca janë bazat për qëllimet e idealeve tona
***Ne do të tregojmë se është budallallëk i madh të besojmë që
***Mafia do të vazhdojë të bëjë pjesë në qeveri si në të kaluarën
***Ne ju sigurojmë pa as më voglin dyshim se
***Drejtësia sociale do të jetë qëllimi kryesor i mandatit tonë
***Fatkeqësisht nga kjo, ka njerëz të marrë që paramendojnë që
***Mund të vazhdojmë të qeverisim
***Me më të ligtë e politikës së vjetër
***Kur ta marrim votën tuaj , ne do të bëjmë çmos që
***T'i japim fund situatave të privilegjuara dhe bartjen e ndikimit të pozitës
***Më nuk do të lejojmë në asnjë rast që
***Fëmijët tanë të vdesin nga uria
***Ne do të arrijmë qëllimin tonë edhe nëse
***Reservat ekonomike të zbrazen të tërat
***Ne do të ushtrojmë pushtetin deri atëherë kur
***Ju do të kuptoni që nga ajo ditë se
***Ne jemi me Sali Berishën, , me të "djathtën e bashkuar".

Tash lexo nga poshtë lartë për të kuptuar më drejtë Sali Berishën dhe të « djathtën » e tij

/NeneShqiperi.info/

Emigranti

Një fshatar sapo kthehej nga Greqia në vitet e para pas ’90-s dhe kur mbërrin në shtëpi dikush nga fisi e pyet:
- Hë mo, si t’u dukën grekët?
- Mirë, mirë, por një gjë më bëri përshtypje... Gjysma e tyre e kishin emrin “Malaga”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:49 pm

Djali dhe biçikleta

Djali kishte dëshirë të blinte biçikletë dhe i lutet së ëmës. Mamaja i përgjigjet negativisht duke i thënë se nuk kishte lekë. Një natë, djali e pikas të ëmën në shtrat duke u përkëdhelur dhe duke mërmëritur: “Dua një mashkull, dua një mashkull...”. Në çast, nga dollapi del babai i tij që shkon drejt shtratit. Djali shkon me vrap në dhomën e tij, shtrihet në krevat, e duke u përkëdhelur si e ëma me shikim nga dollapi mërmëriste:
“Dua një biçikletë, dua një biçikletë!...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:49 pm

Pa titull

Burri:
- Pasi rruhem, ndihem 10 vjet me i ri...
Gruaja:
Atëherë ti duhet të rruhesh darkave...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:50 pm

100 Kulaçet

Një djalë, gjithmonë, kur kalonte shitësja e kulaçeve para shtëpisë së tij, e pyeste:
- Ke 100 kulaçe?
- Jo, – ia kthente shitësja.
Dhe djali vazhdonte rrugën për qejfin e tij, pa blerë asnjë kulaç. Një ditë shitësja porosit në furrë 100 kulaçe dhe kalon nga rruga ku shpesh përballej me djalin. Pas pak minutash djali del jashtë dhe shitësja e përshëndet ngrohtësisht.
- Ke 100 kulaçe? – e pyet sërish ai.
-Po kam, – ia kthen shitësja me një ton ku ndihej qartë triumfi.
-Ah, e shkreta ti moj! Ta qaj hallin si do t’i shesësh gjithë ato, – i thotë djali duke u larguar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:50 pm

Shtatzënia

Kthehet vajza në shtëpi dhe e shqetësuar i tregon nënës dhe babës se kishte pasur marrëdhënie me një djalë dhe dyshonte që kishte mbetur shtatzënë. “Unë do të të vras, – i thotë babai. “Si mund ta çnderosh kështu familjen me dashuri e fëmijë të jashtëligjshëm?”.
Vajza i thotë se djali po priste jashtë për të biseduar. Del plaku jashtë dhe shikon një djalosh me makinë “Ferrari”, i cili sakaq i thotë: “Nëse vajza jote bën gocë, do të të jap 20 milionë lekë, nëse bën djalë, do të jap 40 milionë, nëse s’bën fare...”.
“Nëse s’bën fare ti prapë mund ta rregullosh atë punë...”, – ia kthen plaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:51 pm

Polici që qesh

Isha me shokët te tre vëllezërit Frashëri duke lexuar një gazetë me barcaleta për policë. Ndërkohë që ishte dhe ajo shprehja që “polici qesh i fundit” dhe na thotë polici nga vendi i shërbimit: “Na lexoni një barcaletë nga ato me policë se janë të bukura”. Filloi ky shoku im duke i thënë një ngjarje nga jeta e vet, jo nga barcaletat e gazetës. Kishte qenë një herë ky shoku me makinë me timonin sistem anglez dhe duke ecur me 200km/orë në autostradë e ndal policia. Atë moment vëllai i tij, ulur në krahun e pasagjerit, hap xhamin dhe i thotë policit:
-O shef, na fal se nuk e bëjmë më.
Polici i nervozuar i thotë:
-Si more nuk e bëni më? Ku shkon ti me gjithë atë shpejtësi dhe pa timon!?... (se nuk e vuri re polici që ishte me sistem anglez timoni). Sa e dëgjuam këtë histori të gjithë ia dhamë së qeshurës, ndërsa polici na tha se nuk e kuptonte ku qe pjesa për të qeshur. Pas pesë minutash, polici papritur nis qesh me të madhe. Nuk po bënte asgjë të veçantë. Siç duket atëherë i shkuan valët e historisë që dëgjoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:51 pm

Te kasapi

Shkon një djalë te një kasap dhe i thotë:
-Xhaxhi kasapi, a ke çamçakiza me kanellë?
-Jo – i thotë ai, - kam vetëm mish...
Të nesërmen djali shkon prapë te kasapi.
-Xhaxhi kasapi, a ke çamçakiza me kanellë?
-Joo ore, të thashë njëherë që shes mish e mos më thuaj më se e shikon atë sharrën aty? Do ta pres gjuhën si të kecit...
Ditën tjetër, djali shkon prapë te kasapi dhe i thotë:
-Xhaxhi kasapi, ku e ke atë sharrën?
-U prish dhe e kam çuar të rregullohet...
-Epo mirë, a ke çamçakiza me kanellë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:52 pm

Kësulëkuqja (varianti modern)

Kësulëkuqja me shportën me ushqime e dhurata niset për te gjyshja. Siç po ecte në mes të pyllit, nga një shkurre dëgjon zhurmë dhe thotë:
- O ujk, unë e di si përfundon kjo përrallë, ndaj hiqu sysh e mos më gjurmo më, se nuk ta kam frikën...
Ujku ikën me vrap. Kësulëkuqja vazhdon ecjen në mes të pyllit për të shkuar te gjyshja, kur prapë ndien se dikush ishte pas një peme.
-O ujk, kot e ke, - i thotë. - Të thashë se e di si përfundon kjo histori, mos më ndiq, se në fund gjuetari do të të vrasë.
Ujku ikën me vrap. Kësulëkuqja vazhdon ecjen dhe kur arrin fare pranë shtëpisë së gjyshes, teksa do të kalonte mbi një urë, sërish ndien dikë që ishte atje përveç saj.
- O ujk, - i thotë, - prapë avazin ti? Mos më ndiq kot se...
-O kësulëkuqe, - ia kthen ujku i nervozuar, - e di si është puna? A do më lesh rehat të dhjes?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:52 pm

Plaku dhe vajza

Një vajzë, sapo hipën në autobus, përballet me ngacmimet e disa adoleshentëve, ndërkohë që njerëzit qëndronin të ngjeshur pas njëri-tjetrit si sardelet në konservë. Një plak, që ishte ulur, i drejtohet vajzës:
-Eja, bija ime, ulu në prehrin tim që të jesh rehat!
Vajza pranon dhe ulet. Pas pak plaku ndjen një aromë të këndshme që vinte nga parfumi i vajzës dhe i thotë:
-Moj çupë, mos je gjë parukiere ti?
-Po xhaxha, por më thuaj nga e gjete?
-Po ja, të mbajnë flokët erë të mirë prandaj...
-Më fal, xhaxha, të të bëj dhe unë një pyetje? – ia kthen vajza.
-Po, patjetër, – thotë plaku.
-Mos ke punuar gjë mekanik kur ke qenë i ri ti?
-Po, - përgjigjet plaku dhe e pyet i habitur: - Si e gjete?
- Po ja... ky kriku yt ngrika mirë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:52 pm

Tradhtia

Pas një martese 45-vjeçare, një ditë, burri me gruan vendosin që t’i hapen plotësisht njëri-tjetrit për mëkatet që kishin bërë në rini dhe gjatë martesës.
-E dashur, më fal, – thotë burri, - por të kam tradhtuar gjithsej tri herë në jetën time.
-Ne për të falur jemi këtu duke u rrëfyer sot, - ia kthen gruaja. - Por më thuaj me kë ma paske dredhur?
-Të tria herët me gruan e komandantit. Po ti, a ma ke dredhur ndonjëherë shpirt? - e pyet ai.
-Edhe ti më fal, ta kam dredhur vetëm dy herë, – përgjigjet gruaja.
-Ah, epo mirë. (Të paktën unë ia kam dredhur më shumë, mendon me vete burri). - Veç më thuaj, me kë ke shkuar ti zemër?
-Një herë me komandantin dhe një herë me ushtrinë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:53 pm

Dhurata

Jam i pamartuar. Isha i fejuar, mirëpo fejesa dështoi dhe e dini pse? Për Vitin e Ri vendosa t’i dhuroj së fejuarës një palë doreza dimri, e bashkë me dhuratën edhe një letër përshëndetëse.
Në dyqan takova një shoqe, e cila bleu tanga. Shitësja gabimisht na ngatërroi dhuratat dhe unë futa biletën përshëndetëse te çanta me tangat. Ja se çfarë shkruaja në letër: “Me këtë dhuratë, e dashur, dua të të bëj me dije se të dua. Herën e fundit kam vërejtur çfarë të mungon, pra tash i ke këtu në këtë pako. Të uroj momente të këndshme me to. Desha t’i blej të leshta, mirëpo do të djersije ndoshta, e këtë e vërejta edhe te disa kolege të punës. Nuk e dita numrin e madhësisë, kështu që më ndihmoi shitësja, e cila i provoi për mua. Desha t’i blej prej lëkure, mirëpo ato nuk mundesh me i zhvesh shpejt, sidomos kur të takohesh me kolegë në punë. E di që do të përlyhen shpejt, sepse njerëzit i kanë duart e papastra. Po mos u bëj merak, se edhe pak e vjen pranvera, s'ke nevojë me i mbajt më. Të puth, i dashuri i yt”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:53 pm

I dehuri dhe polici

Një i dehur, teksa po kthehej në mesnatë për në shtëpi, ndesh rrugës me një polic. Pasi përshëndeten dhe ndezin të dy nga një cigare, i dehuri ngre kokën lart dhe pyet policin:
-Si të duket ajo atje, si hënë, apo si diell?
Polici, pasi mendohet pak, ngre dhe një herë kokën lart e shikon hënën dhe ia kthen:
-Nuk e di, se nuk rri në këtë lagje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:54 pm

Shoferi dhe plaku

Një plak nga një fshat i thellë verior do të zbriste në qytet për një dasmë dhe për herë të parë do të udhëtonte me makinë. Vjen taksia e merr dhe nisen. Gjatë rrugës plaku shikonte i mahnitur makinën e më pas shoferin, i cili fuste e nxirrte marshet sipas shpejtësisë që i lejonte rruga. Kur arrijnë te vendi, shoferi zbret i pari nga makina dhe i bën me shenjë plakut që ta ndjekë për t’i treguar shtëpinë e të afërmve të tij. Kur shoferi kthehet mbrapa të shikojë plakun, ky vjen dhe i jep marshin e makinës në dorë.
- Bobo...! Ç’ke bërë kështu, more ditëzi? – i thotë shoferi.
- Po ja, bre bir, pashë gjithë rrugën që u mundove e djersite ta shkulje këtë levën prej vendi dhe të ndihmova, e shkula vetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:54 pm

Nxënësi dhe mësuesi

Një ditë, një nxënës i thotë mësuesit:
- Mësues, a mund të dënohet njeriu për një gjë që nuk e ka bërë?
- Kurrën e kurrës, – ia kthen mësuesi gjithë pasion.
- Kështu, edhe ti nuk do të më dënosh mua që nuk i kam bërë sot detyrat – thotë nxënësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:54 pm

Berisha në Amerikë

Shkon Sali Berisha në Amerikë për të takuar Bill Klintonin. Por që të takoje presidentin Klinton, duhej pa tjetër të gjeje më parë nëse papagalli që qëndronte në paradhomën e Shtëpisë së Bardhë ishte femër apo mashkull. Kishin provuar shumë presidentë të tjerë ta gjenin, por pak prej tyre ia kishin dalë mbanë. Vjen sekretari i Klintonit dhe pyet Berishën:
- Çfarë seksi ka papagalli?
- Asht mashkull, padyshim, – ia kthen Berisha.
- Nga e gjete që është mashkull?
- Po sepse i fola për politikë dhe më tha “...mos më çaj më trapin...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Deklaratat më qesharake të njerëzve të famshëm të artit   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:57 pm

Njerëzit më të famshëm janë autorët e deklaratave qesharake më të famshme. Të qenit në qendër të vëmendjes, jo gjithmonë është në favor të tyre. Ata duhet t'u shpëtojnë gërricjeve të gazetarëve, kuriozëve dhe gjithmonë duhet të jenë vigjilentë në atë çfarë thonë dhe bëjnë. Por disa prej tyre, duket se jo gjithmonë e kanë në maksimum nivelin e vigjilencës. Fjali të gjata me fjalët që s'kanë lidhje me njëra-tjetrën, shpeshherë kanë shtangur dëgjuesit dhe, në pjesën më të madhe të rasteve kanë krijuar humor në ambientet ku janë thënë. "Duhani të vret dhe, nëse ti je i vrarë, ke humbur një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde". Një deklaratë e tillë e aktores së famshme Brooke Shields, gjatë një interviste për t'u bërë zëdhënëse e një fushate antiduhan, jo vetëm që s'e ka bërë fituese, por e ka nxjerrë edhe qesharake para publikut. Një shpjegim i thellë i Sylvester Stallones, që thotë se artisti vetëm kur vdes është i lumtur dhe, se do të dëshironte që pas vdekjes të mishërohej në një penel, gjithashtu ka krijuar një situatë komike, sado që ai foli seriozisht. Por për t'u shënuar janë edhe batutat e trajnerëve të ndryshëm. "Çuna, rreshtohuni alfabetikisht sipas gjatësisë suaj", është thënia më qesharake e trajnerit të kombëtares së futbollit në Florida, Bill Peterson. Ose ajo e trajnerit të boksit, Lou Duva, që ndërsa fliste për angazhimin e një boksieri të ri tha: Ai është një djalë që çohet në orën gjashtë të mëngjesit, pavarësisht se sa është ora". Por ngatërresa të tilla gjatë të folurit gjithsesi komentohen më me dashamirësi sesa gabimet gjeografike, të tipit Britney Spears. "Asnjëherë s'kam dashur të shkoj në Japoni. Thjesht sepse nuk më pëlqen të ha peshk. Dhe e di, se ky ushqim është shumë popullor në Afrikë", ka thënë këngëtarja e famshme duke folur për vendin aziatik. Por ky s'është gabimi i parë, as i fundit për të. Në median amerikane qarkulloi për shumë kohë deklarata e Spears, kur tha se, "Unë udhëtoj shumë jashtë Amerikës, madje kam shkuar edhe në Kanada". Po me gjeografinë ngatërrohet edhe basketbollisti i famshëm, Shaquille O'Neal, ndërsa pyetet nga gazetarët nëse e kishte vizituar Panteonin në Acropolis-in në Athinë. "T'ju them të drejtën nuk i kujtoj emrat e klubeve që vizitova", përgjigjet ai.

Brooke Shields, aktore
“Duhani të vret dhe, nëse ti je i vrarë, ke humbur një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde”. Kështu ka thënë aktorja e famshme, Brooke Shields, gjatë një interviste për t’u bërë zëdhënëse e një fushate federale antiduhan. Ndërkohë një tjetër deklaratë e bujshme e saj, ndërsa pyetej se, pse ishte mirë që në kolegj të kishte një fjetore të përbashkët me çuna e goca, ajo tha: Është mirë sepse të jep ndjenjën e sigurisë, që nëse dikush hyn për të vjedhur, ti e di se mund të thërrasësh një djalë dhe ai do të sjellë një trapan apo diçka tjetër.

Christina Aguilera, këngëtare
“Pra, ku do zhvillohet Festivali i Filmit të Kanës këtë vit?” Kjo është pyetja e këngëtares me famë botërore, Christina Aguilera, që ka shtangur të gjithë gazetarët dhe sigurisht që ka shkaktuar buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Kylie Bax, supermodele
“Kur jam bionde, mund të them se bota është ngjyrë vjollcë dhe të gjithë do të më besojnë sepse asnjë s’ka qenë duke më dëgjuar”, ka thënë supermodelja dhe aktorja e njohur Kylie Bax, gjatë një interviste në një revistë.

Greg Norman, lojtar golfi
“Unë ju detyrohem shumë prindërve të mi, veçanërisht babait dhe nënës sime”. Kjo është deklarata më qesharake që ka thënë Greg Norman, lojtar i famshëm i golfit, gjatë një interviste për media.

Paris Hilton
“Unë jam kaq e zgjuar tani. Gjithkush e ka mendjen të më thotë “Hiqe bluzën”. Më vjen keq, por jo. Ata gjithmonë duan t’i kenë paratë kështu si unë. Nuk jam budallaqe”. Kjo deklaratë e Paris Hilton, trashëgimtares së familjes së pasur, e dhënë në dhjetor të vitit 2003, xhiroi të gjithë mediat duke u shënuar si një nga prononcimet më qesharake të vajzës së famshme.

Mariah Carey, këngëtare
“Gjithmonë kur shikoj televizor dhe shikoj fëmijët e varfër që vdesin për bukë nëpër botë, unë s’mund t’i mbaj lotët. Dua të them, do vdisja që të bëhesha e dobët si ata, por jo me ato miza, me vdekjen e gjëra të tilla”. Kjo është fjalia më qesharake e thënë në media nga Mariah Carey, këngëtarja e famshme e pop-it.

Yogi Berra, bejsbollist
“Parashikimet janë të vështira, sidomos ato për të ardhmen”, ka thënë Yogi Berra, lojtari i njohur i bejsbollit. Kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura, duke u bërë thënia më qesharake e ditës edhe në median e shkruar.

Dizzy Dean, bejsbollist
“Doktorët futën në rreze X kokën time dhe nuk gjetën asgjë brenda”. Kjo ishte përgjigjja e bejsbollistit të famshëm, Dizzy Dean, gjatë një interviste. Gazetari e pyeti nëse kishte pësuar dëmtime pasi ishte qëlluar në kokë me top në vitin 1934.

Linda Evangelista, supermodele
“Unë nuk mbaj dietë. Thjesht nuk ha aq shumë sa do të doja të haja”. Kjo deklaratë e thënë nga supermodelja Linda Evangelista, erdhi pas pyetjes së gazetarëve nëse mbante dietë për të ruajtur elegancën. Përgjigjja ishte mjaft e sinqertë në pjesën e dytë të saj.

Sylvester Stallone, aktor
“I vetmi artist i lumtur, është artisti i vdekur. Sepse vetëm atëherë nuk mund të ndryshosh. Pasi të vdes, do të doja të mishërohesha në një penel”. E kush e mendonte se ishte kaq natyrë filozofike, aktori Sylvester Stallone? Po ja, kjo fjali e fut Stallonen në kategorinë e deklaratave qesharake.

Britney Spears, këngëtare
“Asnjëherë s’kam dashur të shkoj në Japoni. Thjesht sepse nuk më pëlqen të ha peshk. Dhe e di, se ky ushqim është shumë popullor në Afrikë”. Japonia e Afrikës së Britney Spears qarkulloi gjatë si një nga deklaratat më qesharake të këngëtares, që jo rrallë këput gafa të tilla.

Jessica Simpson, këngëtare
“Unë s’jam anoreksike. Unë jam nga Teksasi. A ka ndonjë njeri nga Teksasi që të jetë anoreksik? Unë s’kam dëgjuar të ketë. Dhe kjo më përfshin edhe mua”. Ky është shpjegimi nervoz i këngëtares Jessica Simpson, në lidhje me elegancën e saj, të cilën shpesh e lidhnin me anoreksinë.

Lou Duva, trajner boksi
“Ai është një djalë që çohet në orën gjashtë të mëngjesit, pavarësisht se sa është ora”. Prononcimi qesharak i trajnerit veteran të boksit, Lou Duva, është kthyer në barsoletë në ambientet e këtij sporti. Për të treguar angazhimin e madh të një boksieri të ri, Lou Duva lëshoi edhe deklaratën e mësipërme.

Michael Barrymore, prezantues
“Pra Carol, ti je një shtëpiake dhe një nënë. A keni fëmijë?” Kjo është pyetja e prezantuesit të njohur britanik të emisioneve, Michael Barrymore. Këtë pyetje ai ia bëri të ftuarës së tij gjatë emisionit. Barrymore është edhe një komedian dhe aktor i njohur.

Ted Turner, filantropist
“Nëse do ktheja detyrimet e mia, nuk do të zotëroja asgjë. Bashkëshortja ime është një detyrim, fëmijët e mi janë detyrime, por unë s’i kam kthyer ata”. Kjo është cilësuar si një fjali qesharake e filantropistit dhe pronarit të një pjese të masmedias amerikane, Ted Turner. Ai e dha këtë prononcim ndërsa shiste pronat që i shkaktonin humbje. Turner ka pasur probleme të mëdha me alkoolin dhe kumarin.

Bill Peterson
“Çuna, rreshtohuni alfabetikisht sipas gjatësisë suaj”. Kjo është thënia më qesharake e trajnerit të kombëtares së futbollit në Florida, Bill Peterson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Budallait i hapet rrugë - Për inat të gruas time   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 4:58 pm

Nga Luan Laze
Të përdhunosh gruan tënde

Pas shtatë vjet martese dhe lindjes së dy fëmijëve, gruaja akuzon burrin e saj për përdhunim.Emancipimi në diktaturë kërkonte që gruaja të spiunonte burrin e vet, ndërsa në demokraci, ta akuzojë për përdhunim.
Edhe në Durrës, një plakë 73 vjeçare akuzoi plakun e vet për përdhunim pas lindjes së 8 fëmijëve, 17 nipërve dhe 2 stërnipërve. Të përdhunosh gjyshen e virgjër të 17 nipërve të tu, duhet të jesh vërtet një përdhunues i rrezikshëm. Thonë se, prokurorët nuk i kërkonin llogari plakut për kënaqësinë e dhunëshme që i dhuroi plakës tij, por donin të dinin se çfarë kishte ngrënë gjatë jetës, që ai miku, ishte në gjendje të ngrinte krye ndaj ish mikeshës të plakës.
Ndërkaq, gruaja e re e ka denoncuar burrin e vet për përdhunim, sepse ai nuk solli dy muaj rrogën në shtëpi. Ajo, këtë e quajti përdhunim, jo të ekonomisë por të nderit.
Sot duhet të jesh i kujdesshëm me gratë, sepse mund të ndodhë që nuk kryen një herë marrëdhënie seksuale, dhe ajo të akuzon për përdhunim. Burrit i ndodh të jetë i lodhur nga puna, nga pija, nga dashuria, apo nga mbledhja e partisë, dhe akuzohet për përdhunim nga gruaja e shtëpisë.
Për çudi, dashnoret asnjëherë nuk të akuzojnë për përdhunim. Bile ato, kanë dëshirë t’u përdhunosh përdhunimin.
Çdo konflikt midis çiftit, quhet përdhunim. Edhe në Shkodër, një mashkull ipotent akuzoi të shoqen për përdhunim. Nderin nuk e mbrojnë vetëm femrat, por edhe ish meshkujt.
- Përdhunimi i gruas nga burri i vet, ka lindur në Amerikë dhe do të përfundojë në vendet e Lindjes, - ka parashikuar udhëheqësi kubanez Fidel Kastro, ose siç i thonë fshatarët e Rrushbullit, Fadil Kastraveci.
Budallait i hapet rrugë

450 milion njerëz në botë, vuajnë nga çrregullimet mendore.

Është lumturi kur budallenjtë e mençur konstatojnë sa shumë budallenj të sëmurë janë! Bile, edhe cilësinë e tyre! Shifrën prej 450 milionësh, e kanë nxjerrë 450 milion të tjerë që u gënjen mendja se janë normalë. Megjithatë, një botë pa psikopatë do të ishte anormale, ka thënë dikush.
Mjeksia njeh disa loje sëmundjesh mendore, si: psikopati depresive, reaktive, agresive. Tek psikopatia agresive, futen ata të politikës. Mjekët thonë se, njerëzit me psikopati agresive, janë vënë në krye të qeverisjes falë budallallëkut të psikopatëve depresivë. Sepse në të gjitha gjuhët e botës njihet shprehja: Budallait më të rrezikshëm hapi rrugë! E keni vënë re si largohen njerëzit kur kalon ndonjë politikan? Vetëm se kanë parasysh këtë thënie ndërkombëtare. Sëmundje mendore është etja për pushtet, para dhe lavdi të pamerituara.
Mjekët thonë se, të sëmurët mendorë në spitale, kanë frikë vetëm nga njëri-tjetri. Prandaj në dhomat e tyre, janë vendosur fotot e disa politikanëve shqiptarë.
Në spitalet psikiatrike, ka të sëmurë që vetëquhen President, kryeministër, dhe deputet. Pra, atje ka një qeveri në hije. Mjekët thonë se, pacientët e sëmurët që e ndjejnë veten politikanë, dhe politikanët e sëmurë që e mohojnë atë, kanë të njëjtën diagnozë.
Partitë shqiptare nuk kanë asnjë mjek psikiatër në radhët e tyre. Sepse kanë frikë, pasi mjeku nuk replikon me pacientin, vetëm i fut ilaçin dhe elektroshokun. Ndërsa tani, në demokraci, kjo vegël ftilluese quhet elektrozotni.
Lenini ka lënë këtë recetë për budallenjtë e mençur: ju meritoni për qeveritarë, vetëm të çmendurit!
Për inat të gruas time, shkoj e fle me gruan tënde

Në një televizion privat, drejtuesi i një emisioni për 90 minuta, shtroi këtë pyetje për teleshikuesit: A i qëndron kohës shprehja, “për inat të s’ime vjehrre, shkoj e fle me mullixhiun?” Dhe telefonuesit përgjigjeshin sipas lidhjeve që kanë patur me vjehrrat apo mullixhinjtë.
Këtë urtësi e përdorin edhe në disa vende të tjera europiane. Si çdo mençuri edhe këtë, të huajt e kanë marrë këtej, nga anët tona, dhe e kanë përpunuar sipas moralit të tyre. Ja si e kanë pesë vende të tjera europiane.
Gjermanët: Për inatin tim, vjehrra shkon e fle me mullixhiun.
Italianët: Për inat të mullixhiut, vjehrra fle me mua.
Francezët: Për inat të vjehrrës time, unë nuk fle me mullixhiun.
Austriakët: Për inat të mullixhiut dhe vjehrrës, shkoj e fle me burrin tim.
Hollandezët: Për inat të vjehrrit, shkoj e fle me vjehrrën dhe mullixhiun.
Grekët: Për inatin tim, flej edhe me ty, edhe me mullixhiun.
Anglezët: Oh, çfarë kënaqësie kur fle me vjehrrën dhe mullixhiun!
Siç shihet, në të gjitha gjuhët dhe në të gjjitha rastet, mullixhiu dhe vjehrra dalin gjithnjë të fituar. E, meqë debati për ndalimin ose jo të kësaj urtësie vazhdon, për lexuesit po sjell opinionin e gruas time.
Ajo mendon se, meqë tani nuk ka më mullixhinj dhe kapitalizmi shqiptar nuk i duron dot këto vjetërsira, urtësia të modifikohet dhe përdoret kështu: “Për inat të gruas time, shkoj e fle me gruan tënde”. Sigurisht, në këtë rast ajo e ka fjalën për burrat e tjerë, e jo për mua…
Gjithsesi ky debat vazhdon, sepse siç u pa dhe nga telefonuesit e atij emisioni, kjo urtësi po e turpëron Shqipërinë në sy të botës. Bile thonë që, kjo ishte edhe porosia e Barosos për t’u antarësuar në BE.
Drejtuesi emisionit kaq kishte për detyrë, të hidhte një gur në lumë dhe të tjerët ta nxjerrin andej. Nuk është pak për fatet e këtij kombi, aq më tepër që për urtësitë e një populli, diskutojnë gjithnjë vetëm të marrët e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Gomari - Qytet brenda spitalit - Aty ku lemeria ka emrin qej   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 5:00 pm

Gomari nuk ha mish gomari

Mishi i gomarit më në fund mbëriti edhe në disa lokale luksoze.
Kjo është arsyeja që tani njerëzit nuk i drejtohen më njëri-tjetrit me titullin e lartë: gomar. Paskan nisur ta kuptojnë se sozia e tyre, ka dy vlera më shumë se vetë ata, punën dhe mishin. Gomerët me dy këmbë, e dinë se mishin e tyre as hienat nuk e hanë dot. E shumta, janë mish për top vetëm i politikës.
Në shumë vende të botës, mishi i gomarit është i preferuar në restorante. Në një film italian, vajza i thoshte të dashurit të saj në telefon: “Kërriçi im i vogël! Sonte të pres në “Prima d’Amore”, se do të jap dy biftekë gomari”!
Drejt Italisë, nga vendi i shqiponjave dhe gomerëve, është eksportuar vazhdimisht ky lloj ushqimi. Peqini dhe Kavaja janë kryeqendrat e prodhimit dhe eksportit. Për frymë popullsie ne zemë vendin e parë në prodhimin e gomerëve. Hajvanologët shqiptarë kanë hyrë në tratativa me hajvanologët italianë për të furnizuar me këtë mall disa nga restorantet më luksoze në Itali. Edhe vajza e filmit, mbase me gomar shqiptar e ka qerasur të dashurin e saj, përderisa në një sekuencë seksi ai vazhdimisht pëlliste…
Thonë se, gomari nuk e ha mishin e gomarit. Ndërsa tek ne, ngrënia e tij ende nuk dihet se çfarë efekti jep. Pronarët e këtyre lokaleve, duke dashur që t’i fusin në gjak klientëve një nga cilësitë e gomarit, punën, bëjnë efekt të kundërt. I ndihmojnë të mbeten vetëm nga trutë të tillë, sepse dëshira për punë, u largohet më shumë.
Sidoqoftë, hajvanologët kanë shpresë se mishi i gomerëve në restorante dhe shtëpi, ka të ardhme të ndritur, përderisa gomarëngrënësit janë vetë të tillë.
Qytet brenda spitalit

Territori i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, është kthyer në një parking të vërtetë.
Madje aty kullosin lopë, dele, gomerë dhe derra. Disa miq të mi kanë vite që e parkojnë makinën, ditën dhe natën, në territorin e këtij spitali. Nënë Tereza, thonë ata të drejtorisë të kësaj Qendre, ka qenë Shenjtore dhe zemra e saj ishte e gjerë për njerëzit, bile me gjithë makina, kuaj, gomerë, lopë, dhi e dhen.
Kjo është arsyeja pse drejtoria e këtij spitali mban të hapura portat për çdo automjet që lëviz në kryeqytet, që nga ato me naftë, benzinë, gazoil, e deri tek ato me bar e plehra, sepse kërkon të ruajë emrin e saj të mirë. Raporti me të sëmurët është tre me një. Pra, një i shtruar dhe tri makina të parkuara.
Drejtoria po merr masa që të ngrejë brenda territorit, pika servisi, lavazho, dhe të punësojë policë trafiku. Edhe për ata që ruajnë çiftet nga Kodrat e Liqenit, ka punë sa të duash gjatë mbrëmbjes në territorin e këtij spitali. Sapo bie nata atje kërcet seksi. Pacientët brenda pavioneve bërtasin nga dhimbja, ndërsa jashtë, populli bërtet nga qejfi. Është pikërisht momenti kur nis bërtet edhe hoxha, si bekim për orgjitë. Aty ka kambistë, shitës ambulantë, sekserë, llustraxhi, berberë, dhe njerëz që me kominoshet e punës pushojnë në shtrat të sëmurit, ndërkohë që ky i fundit, me bizhama si zebra, bëhet tapë në klub me shefin e pavionit…
Rrugët e brendshme të këtij spitali, do të marrin së shpejti emrat e gjithë drejtorëve dhe Ministrave të Shëndetësisë që kanë meritë në këtë katandisje. Emri i një shenjtoreje prandaj i është vënë, që djajtë me bluza të bardha të fitojnë sa më shumë. Me këtë emër thërritet edhe aeroporti shqiptar, vendi ku fluturon dhe zbarkon krimi i çdo lloj marke. Sa herë njerëzit duan të mbulojnë pisllëqet e tyre, fshihen pas emrave të njerëzve humanë.
Meqë bota ka spitale brenda qytetit, edhe ne bëjmë qytet brenda një spitali. Bile, qytet me dhimbje dhe qejfe.
Aty ku lemeria ka emrin qejf

Udhëtarët që kalojnë mbi Tiranë me linja ajrore, e njohin kryeqytetin nga një gropë e madhe, simbol i kryeqytetit tonë. Anglia ka Big Benin, Franca kullën Eifel, Amerika Statujën e Lirisë, ndërsa ne, Gropën e Hajdin Sejdisë. Gropa legjendare i ka qëndruar kohërave. Pas pak vitesh ajo do shpallet Monument Kul*****.

Çfarë nuk thuhet për të! Një pjesë thonë se është pronë e atij burrit kosovaro-zvicerian, që e thërrasin Hajdut Sejdia, të tjerë se e kanë marrë pronarët dhe nuk bien dakort për çmimin e shitjes, e të tjerë se, gjysma e saj është e dervishllerëve. Kjo gropë, ka dhe një simotër të vogël pranë stacionit të autobuzave që nisen për Kombinat. Të dyja janë kthyer në WC publike, shtëpi publike, hotele publike, plehra publike dhe, sigurisht marrëzi publike.

Banorët rreth e qark këtyre gropave, të tregojnë kaseta të filmuara në mes të ditës, duke bërë seks, gjashtë ish burra me një ish grua, dhe pesë ish gra me një ish burrë. Lemeria aty ka emrin qejf, porno, lezbizëm, homo dhe striptizëm. Aty përmjerin-aty bëjnë seks. Orgji e vërtetë! Kudo, këto marrëdhënie kryhen në ambiente luksoze dhe romantike, që nga kati i parë e deri në të tetëdhjetin. Ndërsa në mes të kryeqytetit shqiptar, këta intektualë të pavarur dhe paparti, shfryjnë epshet shtazarake në një gropë pranë fekaleve të tyre. Të rrethuar me mur nga Bashkia, banorët e saj duken sikur u thonë njerëzve të veshur me sqimë, pushtet, imunitet dhe pasuri: kjo bordello natyrale, në fund të fundit shërben për të bërë po atë qejf që bëni edhe ju mes luksit. Me djersën tonë ju jeni atje, nga ligësia juaj ne jemi këtu.
Edi Rama duke qenë i gjatë, pranë murit rrethues i shikon këto skena çdo ditë nga dy këndvështrime, si artist dhe Kryetar Bashkie. Në të parin i duket si vepër e arrirë e nudizmit natyralist, ndërsa në të dytin, se nuk ka mbajtur të vetmin premtim që u ka bërë zgjedhëzve të tij, të fuste në të 70 përqind të klasës politike! Gropa e Hajdut Sejdisë me thesaret brenda vetes, është tamam si jeta që zhvillohet mbi gropë.
Arkeologët e ardhshëm, do të mbrojnë doktoratat me prezervativët e zbuluar. Brekë, sytjena, dhe kuleta të boshatisura, do të jenë reliket e kohës së sotme. Hajvanë të etur në atë gropë, që nuk dinë as se ku e kanë futur penisin, në vaginë apo në prapanicë, lënë për arkeologët thesaret e qytetërimit të tanishëm. Por ata, asnjëherë nuk do ta kuptojnë se të tillë thesare krijojnë vetëm ata që ne i thërrasim me gjuhën mjeksore penis, ose atë popullore…
Narkopleqtë

Në një fshat të rrethit të Korçës, para disa muajsh, policia zbuloi1400 rrënjë bimë narkotike.

Por fshati është i banuar vetëm nga pleq mbi 70 vjeç dhe, policia e ka patur të vështirë t’i arrestojë. Një fshat që të kujton filmin “Një hektar qiell”, ku interpreton M. Mastrojani. Por këtu kemi 4 hektar kanabis sativa.

Përfytyroni një fshat të tërë që mbjell, kultivon dhe, tregton kanabis sativa. S’ka më bukur! Djemtë janë refugjatë në Greqi e Itali, ndërsa baballarët punojnë për ta.

Pleqtë e mbjellin dhe i bëjnë shërbime bimës, pa e ditur destinacionin e saj. Ndërsa djemtë që i paguajnë për këtë punë u thonë se, ajo përdoret si lëndë e parë për të hequr rrudhat, rinuar, e zgjatur jetën. Dhe pleqtë e gjorë që, çdo mëngjes shohin më parë me bisht të syrit varrezat e fshatit pastaj rrezet e diellit, i kanë besuar. Për këtë marrin edhe shpërblimin.
Ky zbulim i policisë shqiptare i ka shokuar pleqtë, të cilët çdo mbrëmbje pranë burimit mbi një kodër, kishin nisur t’u këndonin të gëzuar plakave mes atij prodhimi të bollshëm:
Ç’u bëre moj qerrateshë,
E mbushur me nur nga ky vreshtë,

Djemtë i thonë kanabis sativa,

Vdeksha, një gotë po s’e piva!

Për të rifituar rininë mjafton të përsërisësh çmenduritë, thotë poeti homoseksual Oskar Uajlld.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Nuk është higjenike të martohesh me atë që do…   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 5:04 pm

Babait i vodhën në autobus dhëmbët në xhep, dhe përsëri beson në të ardhmen e vendit. Ndoshta, sepse tani me kica në gojë, e ka përpara të ardhmen.
***
Mos prisni një trafik të rregullt makinash, kur atë e përbëjnë ata që nuk dinë të ecin si këmbësorë.
***
Gjëja më e padobishme sot është të shkruash letërsi, dhe gjëja më e dobishme është të mos lexosh fare.
***
Kur ti ëndërron, projekton, vendos dhe je gati për t’ia futur tjetrit, por papritur shikon se këtë proçes miqësor ai e ka bërë më parë tek ti, … kjo është politikë.
***
Kulmi i ndershmërisë: Kunati im deputet mi solli me të vërtetë 100 eurot që më dërgoi ime motër nga Italia.
***
E.R. qenka i vetmi politikan që nuk ka të dashur. Sepse është inpotent. Paska edhe sëmundje që të bëjnë të ndershëm!
***
Është e vërtetë se ka shumë vajza të mira midis djemve gey, dhe shumë djem të mirë midis vajzave lezbike.
***
Dikush nuk mbyll gojën e prapanicës, e dikush tjetër nuk mbyll prapanicën e gojës. Kjo është arsyeja që shpesh në një ambient e ndjeni veten të lumtur.
***
Nëqoftëse doni të ruani sistemin e gënjeshtrës së madhe, mund të thoni herë pas here edhe ndonjë të vërtetë të vockël. Por, fare të vockël.
***
Homoseksuali i këndonte shumë bukur dashurisë për vajzën që e braktisi. Por, në mendje ai kishte djalin.
***
Ka njerëz që përdorin për të pastruar, gojën dhe prapanicën, letër higjenike. Me sa duket e kanë kuptuar se të dyja i kanë njëlloj.
***
Nëse nuk keni frigorifer, apo ta mbushni atë, ndizni televizorin dhe ngopuni me edicionet e lajmeve.
***
Nuk ndryshon karakteri i xhelatit dhe viktimës. Vini re si e trajton kjo e fundit llojin e vet, sapo zë pozicionin e të parit.
***
Sa vite na duhen për t’u bindur ndaj budallallëkut tonë, aq kilogram vite kemi qenë të trashë.
***
Shija e sotme injoron shijen e kaluar. E kaluara ka qenë dikur e sotme, ndërsa kjo, duke mos qenë as e sotme, nuk do të jetë kurrë e kaluar.
Kryeministri rrit 10 përqind pensionet, dhe porosit ministrin e shëndetësisë të ulë në 50 përqind numrin e të gjallëve që e përfitojnë atë.
***
I biri i ish shërbëtorit proteston në krah të birit të ish pronarit, për rikthimin e pronës. Njëherësh, edhe për statusin e vet si në kohën e babait.
***
Sa të aftë jemi për tu qeverisur, shikoni politikanët; sa të nënshtruar dhe të duruar jemi, shikoni popullin.
***
Nuk është e vërtetë se femrat nuk janë inteligjente, por ajo vlerë u rrjedh çdo muaj bashkë me menstruacionet.
***
Vetëm në shoqërinë e lartë mund të gjeni veset më të ulta.
***
Nga penisi deri tek arkivoli, quhet jetë. Sa shumë ngjajnë të trija në formë dhe përmbajtje!
***
Katër vajzat e martuara vendosën: Babait të paralizuar 97 vjeçar, do t’i blinin gjithë jetën, letër higjenike dhe furçe dhëmbësh.
***
Maskilisti u martua me katër gra dhe tradhëtoi me 18 copë dashnore. Ndërsa feministi u martua vetëm një herë. Cili i do femrat?
***
E kuptoj shumë mirë injorancën time të thellë, të gjerë dhe të gjatë. Prandaj, them se jam i mençur.
***
Një nga kriminelët e kërkuar të luftës në ish Jugosllavi, nuk pranon të dorëzohet në Hagë, jo nga frika e dënimit, por sepse natën e dytë të arrestimit duhet të flejë me Karla del Ponte.
***
Ministri im, në zyrë mban fotografinë e gruas, ndërsa udhëtim-pushimet i bën me të dashurën sekretare.
***
Fatmirësisht tingujt muzikorë nuk kanë nevojë për përkthime, sepse “zanatçinjtë” do të na i sillnin mrekullitë e krijuara nga gjenitë, krejtësisht të deformuara.
***
Nuk është higjenike të martohesh me atë që do, por me atë që të do.
***
Ajo kishte në shtëpi një sirtar plot me të mbathura dhe tanga, por asnjëherë nuk i dilte koha t’i vishte.

***
Shyqyr që Zoti nuk merret me tregti, sepse rrezet e diellit dhe të hënës do t’i blinim me euro. Por dalëngadalë, besimtarët e tij edhe këtë do ta bëjnë realitet.
***
Burgu për hajdutët e vegjël është mësim edhe për ata jashtë. Jo të gjithë kanë të drejtë të vjedhin.
***
Njerëzimi shpiku të vërtetën për të zbuluar më lehtë armiqtë e vet.
***
Nga kronika e bardhë. Daja që kishte tentuar të mbyste nipin e tij në mes të ditës, bërtiste në sallën e gjyqit: E ku ta dija unë se ai ishte nipi im?
***
Gruaja që merret me politikë, më ngjan si burri që merret me qëndisje.
***
Poshtërsia nuk bëhet nga budallallëku, por nga ligësia, ndërsa budallallëku nuk vjen nga ligësia, por nga injoranca.
***
Kur të tjërët flasin dhe unë nuk i kuptoj, nervozohem. Kur unë flas dhe të tjerët nuk më kuptojnë, përsëri nervozohem. Kjo do të thotë se unë kam gjithmonë të drejtë në nervozitetin tim.
***
Nëqoftëse doni të dini konsideratën e eprorit tuaj, ju sugjeroj të vëzhgoni sjelljet e shoferit të tij ndaj jush.
***
E kam ditur gjithnjë se im shoq më donte shumë, sepse sa herë ndihesha keq nga ana shëndetësore, më pyeste me ngrohtësi: E dashur, çfarë trashëgimie do më lësh mua?
***
Duhet kohë, energji dhe kulturë e madhe për të gënjyer, ndërsa për të zhgënjyer, vetëm pak çaste.
***
Një nga arsyet e zhvillimit tonë të gjithanshëm është edhe fakti se, nëse dikush dështon në drejtimin e një fushe të caktuar, pjesën tjetër të jetës bëhet ekspert dhe analist i asaj që dështoi.
***
Kanë një ndryshim rrënjësor programatik e djathta dhe e majta. Të djathtët vjedhin me dorën e majtë, ndërsa të majtët, me dorën e djathtë. Kjo është vërtetuar nga ortopedët dhe psikologët.
***
Për disa, padrejtësia është drejtësia më e mirë.
***
Kur një gazetar i një radioje private më pyeti, se cilat ishin tri dëshirat e mia si qytetar i këtij vendi, iu përgjigja: Dëshira e parë është që të kem një dëshirë, e dyta, të më plotësohet e para, dhe treta, të më plotësohet e dyta. Jetoj në Shqipëri ndaj iu përgjigja kështu, sepse së pari dhe së fundi, më duhet të kem vërtet një dëshirë.
***
Kam arritur në përfundimin se, të gjitha gëzimet në jetë i kam patur nga injoranca, ndërsa të gjitha shqetësimet, nga mençuria. Jam i shqetësuar se kjo e dyta nuk dëshiron më të më lërë asnjë çast nga e para.
***
Ne e kuptuam menjëherë që ai ishte i martuar vetëm nga fakti se, sa herë dilte nga shtëpia rrobat i kishte të pahekurosura.
***
Urrejtjet më të mëdha do t’i gjeni gjithnjë brenda llojit dhe të njëjtit zanat.
***
Moda më e përhapur sot në veshje, është zhveshja. Jam shumë i kënaqur pasi jam dhe ndjekës i saj tek… të tjerat.
***
Kush ka parë lotët e krokodilit, i kupton më mirë ato të femrës.
***
Për të qenë të sigurtë se martesa e tyre do të ketë jetë të gjatë, në fillim çifti i ri caktoi ditën e ndarjes, pastaj atë të dasmës.
***
Diku me ligj e diku pa ligj, njeriu i gjorë do të vidhet nga të liqtë.
***
Uniformat shtetërore dhe veladonët e çdo lloj ngjyre janë krijuar që vjedhja të mos quhet vjedhje.
***
Budallallëku i njerëzve është si vera. Sa më i vjetër, aq më interesant dhe i çmuar bëhet.
***
Bashkëkombasit e mi e konsiderojnë shtetin si një televizor që mund të komandohet nga mijëra pulte njëkohësisht.
***
Kur shikoni njerëz që dekorohen në politikë, kujtoni se meritat u takojnë të tjerëve.
***
Liri e fjalës do të thotë, sa më shumë njerëz të kërkojnë të vërtetën, aq më pak do ta gjejnë atë.
***
Nëqoftëse besoni gënjeshtrat e politikës, nuk keni të drejtë pastaj të kërkoni mbajtjen e premtimeve.
***
Në këtë tokë, ajo që vlen realisht nuk është vlerësuar, dhe ajo që vlerësohet, kurrë nuk do të vlejë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Kush e shpiku të qeshurën?   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 5:06 pm

Në një radio private drejtuesi i emisionit u bënte dëgjuesve këto pyetje:
-Me çfarë mjete ndërlidhje komunikonte Skënderbeu me ushtarët e tij, me telefon, me celular apo me faks?
-Mali i Dajtit para okupacionit fashist, çfarë lartësie ka patur?
-Energjia elektrike që na vjem në shtëpi, kalon vetëm me një, me dy apo me tre tela?
-Haxhi Qamilin, ku e kapën kundërshtarët e tij në autobuz, në tramvaj apo në stadium?
-Kush është shpikur në fillim çakmaku apo shkrepsja?
-Pse gruaja nuk e ka vëlla burrin e saj?
-Uji i kripur i detit është i tillë nga lotët e njerëzve, kafshëve apo shpendëve?
-Shpikësi i numrave, siç dihet ka qenë nga anët tona, ilire. E dini arsyen pse ai nuk dinte të numëronte?
-Kush ka më shumë nevojë për njëri-tjetrin, ligji për ligjvënësit apo e kundërta?
-Pse psikologët janë të mendimit se, dashuria lind tek dy njerëz që urrehen me njëri-tjetrin?
-Çarli Çaplin e përzuri guzhinierin e tij, një emigrant nga Përmeti, se e vodhi, nuk gatuante mirë, e shau debil, apo nuk i pëlqente filmat?
-Cilin ka patur ministër të financave Jezu Krishti?
-Sa e ka patur numrin e këmbës Robinson Kruzo?
-Pse qingji lind nga dhia dhe jo nga kanguri?
-Sa ishte gjallë dhe në pushtet Napoleon Bonaparti, a i lejoi mediat televizive të pavarura?
-Kush dhe me çfarë fjalësh e mbylli E-maelin e parë të dashurës së tij në çastet e fundit të jetës: Mikelanxhelo, Leonardo da Vinçi, Rafaeli apo Selam Musai?
-Dhe së fundi, çfarë kombësie kishte ai që shpiku të qeshurën?
Tani që ju po lexoni këto rradhë, unë jam ende duke qeshur me pyetjet e mësipërme. Nga të gjitha, më tërhoqi më shumë kjo e fundit: Kush e shpiku të qeshurën? Vërtet kush e shpiku? Mendoj se e kam gjetur përgjigjen. Atë na e fali Zoti, dhe na e vë në përdorim mençuria ose budallallëku. Në rastin tim, e shkaktoi kjo e dyta.

Qengji i urtë pi në dy tendera
Rruga e historisë, çahet me tender në dorë.
Armikut dhe erës, ktheji tenderin.
Burri matet me tender, jo me zemër.
Sa të rrosh, tendera do të fitosh.
Dhi e zgjebosur, tenderi përpjetë.
Tenderi fitohet, nuk dhurohet.
Tenderi i rëndë në vend të vet.
Ai stan, atë tender ka.
Besa e shqiptarit, si tenderi i arit.
Më mirë dhjetë tendera sot, se sa një mot.
Atdheu është vendi ku fitoj tendera.
Qengji i urtë, pi në dy tendera.
Çdo popull ka tenderin që meriton.
Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë tenderi.
Trimi i mirë me tendera shumë.
Sipas kokës, tenderin.
Duaje atdhenë, si politikani tenderat.
Qentë le të lehin, tenderat shkojnë përpara.
Tenderat nga populli dalin dhe në popull shkojnë.
I zoti e nxjerr tenderin nga balta.
Shkon për lesh e vjen me tender.
Dita duket sa lind tenderi.
Mali me malin nuk takohen, tenderi me tenderin po.
Sheh tenderi, tenderin e fitohet.
Tenderi e ka bishtin mbrapa.
Miku i mirë njihet në ditë me tender.
Dy të rrahura nuk të bëjnë mirë, dy tendera po.
Më mirë një mik më pak, se sa një tender më pak.
I yti mishin ta ha, por tenderin ta ruan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Kulmi i poshtërsisë të thuash të vërtetën   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 5:08 pm

Autoportret)

Jeta private… Me pronar shtetin.
Shenja zoodiakale… Peshore me gurë fallco.
Arsimi … Fillore natën, kurse pasuniversitare, dhe master.
Aktiviteti… Shkrues i absurdit me laps dhe pa gomë.
Hobi… Gënjeshtra.
E meta kryesore… I martuar një herë dhe vetëm me një grua.
Momenti më i bukur… Dita e votimeve.
Ëndrra juaj… Të dëgjoj një gënjeshtër nga politikanët.
Meraku në dashuri…. Për motrën e tretë të Nelson Mandelës.
Personi që ju vuri emrin… Ende nuk ia di emrin.
Padija më e madhe… Kush e shpiku të qeshurën.
Filmi më i bukur… Ai që më lemerit natën në gjumë.
Defekti… Nuk kam rrahur asnjëherë ndonjë politikan.
Këngëtarë të preferuar… Ezmerët e dasmave.
Heronjtë tuaj… Ata që vënë miliona pa firmosur në bordero.
Burri më i zgjuar… Ai që bën budallain.
Ushqimi i preferuar… Prodhimet me kimikate.
Femra ideale… Ajo që më shau nga nëna.
Nostalgjia… Për drurin që më jepnin njëherësh babai dhe motrat.
Urrejtja më e madhe… Për ata që më bënë kokën dhe u kam bërë kokën. .
Veshja… Xhinse të firmuara tek “Gabi” të përdorura nga
emigrantë kongolezë.
Ngjyra e preferuar… Ajo që vjen pas çdo zgjedhjeje.
Personi më i rëndësishëm… Kryetari i OJQ-së ku bëj pjesë.
Virtuti më i çmuar… Celulari.
Artistët e preferuar… Brekografët dhe sytjenografët.
Idhulli juaj… Furrxhiu i lagjes.
Kulmi i poshtërsisë…Të thuash të vërtetën.
Të tjerët për ju… Gjoja i mençur që e mban veten për budalla.
Besimi…Ateisto-mysliman-kristiano-ortodokso-demokrato- socialist.
Gazetarë të preferuar… Atyre që nuk u lexoj dot shkrimet.
Qyteti i preferuar… Krraba.
Meraku… Që nuk jam bërë anëtar partie.
Synimi… Të prishem dhe me mikun e fundit.
Ç`është dashuria… Seks dhe dru.
Hajdutët… Njerëz që kanë fatin e keq të kapen.
Besimi tek e ardhmja… Si besimi tek e shkuara.
Çasti më i bukur… Kur bie në shtrat pas edicionit të lajmeve.
Vlera e një burri… Kur i thotë gruas në shumës: Ju dua!
Kafshët që pëlqeni… Ato që nuk i hanë njerëzit.
Muzika që pëlqeni… Ajo që më vyshk lulet e shtëpisë.
Ç`është paraja… Politikë + biznes – ndershmëri.
Pendimi juaj… Se shpesh kam qenë edhe i mirë.
Lavdia më e madhe… Që nuk kam bërë turpe.
Turpi më i madh… Që nuk kam arritur asnjë lavdi.
Objekti më i shenjtë… Bingot, ku i lë paratë pa t`i kërkuar njeri.
Ëndrra sportive… Të vrapoj nudo me Xhenifer Lopez.
Mendimi për femrat… Mazhorancë me opozitë homoseksualët.
Çfarë pune të pëlqen… E atyre që nuk punojnë fare.
Miqtë më të mirë… Ata që nuk i kujtoj asnjëherë.
Ç`është ndershmëria… Një luks i veshur me zhele.
Motoja juaj… Nuk kam bërë keq që të jetoj me
moto.
Çudia më e madhe… Se si e gjithë bota qesh shqip.


Edituar për herë të fundit nga biligoa në Sun Jun 15, 2008 5:11 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Shtatzënë nga kurrizi   Humor - Faqe 14 EmptySun Jun 15, 2008 5:09 pm

Me rastin e martesës së këngëtarit Elton Jones, me partneri(e)n e vet, i dërgova një telegram të gjatë urimi me këtë përmbajtje:
I (e) dashur Stër Elton Jones!
U bë kohë që nuk kemi komunikuar sëbashku, por kjo nuk do të thotë se të kam harruar. Unë të kam ndjekur në ekran dhe ti më ke lexuar në gazetën “Drita”. Porosinë që më kërkove, ta kam nisur me një refugjat. Brenda pakos ke të gjitha kasetat e këngëtarëve të dasmave, që ti më the në telefon se i pëlqen shumë. Pasi t’i dëgjosh, po të duash ndonjë autograf nga kolegët e tu shqiptarë, unë ta plotësoj dëshirën, sepse këta janë jo vetëm të mirë si artistë, por edhe të thjeshtë. Kur të jesh në shtrat me gruan ose burrin tënd, të sugjeroj që të bësh dashuri duke patur në sfond këto kaseta. Do të lumturohesh vërtet! Por mund t’i përdorni edhe gjatë momentit të lindjes.
I dashur stër Toni!
Tani po ta formuloj urimin siç e do tradita dhe emri Juaj i lartë.
Me rastin e martesës Tuaj me partneri(e)n Përc, Ju uroj jetë të lumtur, të trashëgoheni dhe me një djalë!
Në emrin tim, familjes, Njësisë Bashkiake nr.8, Tregut të shumicës, burgut 313, Avokatit të Popullit, Partisë Agrare Ambientaliste, si dhe gjyshit tim 96 vjeçar, të uroj lumturi bashkëshortore.
I (e) dashur Stër Elton Jones!
Nuk është vendi që në këtë urim të të pyes se cili nga ju do të jetë babai. Sigurisht, ju e dini vetë, sepse edhe këtë sekret do të na e bëni surprizë kur ne të shikojmë njërin prej jush shtatzënë nga kurrizi. Sido që të jetë dhe ngado që ta lindni fëmijën, ne ndjejmë vetëm një detyrim. Duhet të gëzohemi për këtë martesë, sepse me thënë të drejtën, këtej nga anët tona, nuk po u vinte aspak mirë që ty po të ikte mosha, dhe ende nuk e kishe gjetur fatin e jetës. Nuk kishte rëndësi në se do gjeje djalë apo vajzë, mjaft që të ishe i martuar. Këtë e arrite, dhe ne na lumturove. Pas dasmës tuaj, priten edhe martesa të tjera që do të lumturojnë mbarë njerëzimin. Sepse Ju, nuk frymëzuat vetëm me zërin tuaj, por edhe me atë… që e dini vetë.
Gjithsesi, ju të trashëgoheni fare, dhe kur të jeni në periudhën e lehonisë, në pranverë, bëni një udhëtim këtej nga anët tona, sepse keni shumë fansa që ju pëlqejnë jo vetëm zërin, por edhe atë tjetrën që ju çoi drejt kësaj martese.
Të përqafoj dhe të fala zonjës ose zotit Përc.
Të fala prindërve, Mbretëreshës Tuaj, dhe kush të pyesë për mua.
P.S.
Diçka për veten. Aktualisht jam i papunë. Shkruaj vetëm satira për qejfin tim, bile pa honorare. Këtë nuk po ta them që të mërzitesh. Mos e çaj ****** për hallin tim, se boll do ta shqyesh për qejfin tënd.
Përqafime nga Luani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: SI DASHURIA HALIL XANIT   Humor - Faqe 14 EmptyMon Jun 16, 2008 8:00 am

1. Vitet i kam kthyer në Euro


Ato ditë që hyri në përdorim euro,

një njeri i thinjur i vardisej një femre

rreth të njëzetave.

Ajo u bë nervoze dhe i tha atij:

- Si s`po të vjen turp prej 50 vjetëve

- që i paske e po më nguc?

- Jo! Ia ktheu ai- unë që nga fundi i shkurtit

- vitet i kam kthyer në euro.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptyMon Jun 16, 2008 8:00 am

2. A ma ndreqe atë punën që të kam porositur


Seferi nga Klina e Poshtme shkonte me të

shoqen në shtëpinë e shëndetit. Ajo mbahej

fort për krahu të tij dhe mezi ecte. Aty diku

në rrugë Seferi e takon një shok të tij dhe e pyet:

-A ma ndreqe atë punën që të kam porositur?

-Çfarë pune o njeri- i thotë e shoqja.

-I kam thënë të ma gjej një grua, se ti më ke

lodhur, gjithë e sëmurë.

-Jo po kthehemi në shtëpi-i tha ajo se më kaloi krejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 EmptyMon Jun 16, 2008 8:00 am

3. Shtruar toka vajza


Takohen dy të moshuar. Njëri e pyeti tjetrin:

-Sa djem i ke, a i ke të martuar?

-I kam pesë djem, nuk i kam martuar, as nuk

e kam ndërmend.

Shtruar toka me vajza, le t`i marrin vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Humor - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humor
Mbrapsht në krye 
Faqja 14 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 28 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Humor popullor...
» montazha foto humor
» HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: