| Humor | |
|
+91Ann@ Nexhmedin Ramadani Arianiti Xhevati tosybell xhavo_ xhema BashKom feride voglushja arberia Atdhetari ...... rrimtaf NIPIIXHAXHIT haxhiu agim__barja Ramizi an-di laloni Driniiiii isuf ramadani klodian Eklips Muja e Halili paioni blertamirtoel zana Driola Eva0506 Fjona Ago Muji Melyssa blerim Ali Baba Tepelena Delia katunari Aldren1 ELIE beti Mister istogalia njonidrenica stabili spirito anila Shqipja MUHAMETII nue Martina ylber1992 rolling Parapsikologu Poeti zeriatdheut shqip0nja interesant Mergimtari rroni echo luan mreti idol a_pihet_duhani_ketu eri M ficam gjakushi Lanetja arbesa feneri Orfe@ Guximi dhori Kosovarja beri Leka i Madh fati BekoMerovar GocPejone arritja Urata **Embelsira** Euridika Sofra baki STUPCAT Lina tom sojer Beton Anna shaban cakolli anjesa 95 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:17 pm | |
| Meti
Dy ushtarë kishin dalë nëpër fshat gjatë pushimit dhe duke ecur shikojnë në një kopsht një pemë plot me mana të kuqe flakë. Ngjiten ushtarët sipër dhe nisin të hanë mana derisa vjen plaka e u bërtet. Njëri prej tyre hidhet poshtë dhe ikën me vrap, ndërkohë që plaku nis ta ndjekë nga pas me bastun. Ushtari tjetër, sikur mos kishte ndodhur gjë, vazhdonte të hante mana i qetë. Në atë moment del jashtë plaka. -Zbrit ore nga mani, – i thotë. -Ik oj plakë, më lër rehat se po zbrita do të të bëj zbor, - ia kthen ushtari. -Zbrit ore maskara, - shfryn plaka. Ushtari zbret dhe i nevrikosur e zë plakën dhe e përdhunon. Kur ishte duke ikur plaka pyet: -Si e ke emrin? -Meti. Dhe plaka duke kënduar i thotë: -Met o Met, kisha 40 vjet pa e ndjerë këtë lezet, eja prapë nesër mbrëma, të hash mana ti te nëna... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:17 pm | |
| Ferri pa zjarr
Vdesin dy shokë. Njëri shkon në parajsë, ndërsa tjetri në ferr. Pas disa kohësh ky që ishte në parajsë mendon të shkojë e ta shohë shokun e tij se si po ia kalon në ferr. Kur shkon, hyn në ferr dhe shikon një errësirë të madhe dhe asnjë zjarr, ashtu siç e priste. Pasi takon shokun, e pyet i habitur: -Ore, po çfarë ka ndodhur këtu që nuk shikoj asnjë zjarr?! -Po ku të lë njeri këtu që të ulesh e të mbledhësh shkarpa... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:17 pm | |
| Si kam lindur?
Fëmija i vogël një ditë shkon dhe pyet të atin: -O ba, si kam lindur unë? -Po ja, – i thotë ai, - unë me mamin iu lutëm shumë Zotit që të na jepte një djalë të mirë dhe të nesërmen të gjetëm ty mbi një trëndafil. -O ba, o ba, po ti si ke lindur? -Mua, të keqen baja, më gjeti gjyshja mbi një borzilok. -O ba, po gjyshi si ka lindur? -Gjyshin e gjeti stërgjyshja mbi një karafil. Dhe fëmija që ia kthen i irrituar: -O ba, a bën kush seks në këtë shtëpi?!... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:18 pm | |
| Ëndrra e Policit
Një polic duke fjetur shikon në ëndërr sikur kap dikë në kundërvajtje: Polici: -Hap krahun! Hape krahun, të thashë! Ke 100 mijë lekë gjobë për shkelje të rëndë. Shoferi: -O shef, po nuk kam aq lekë... Polici: -Mos e zgjat, 100 mijë lekë gjobë të dhashë. Shoferi: -Kam vetëm 80 mijë lekë shef. Polici: -100 mijë në dorë të thashë, ose do të të bllokoj makinën dhe do të shtoj gjobën! Në këtë kohë polici zgjohet dhe e kupton që ishte në ëndërr. Pasi kthehet në anën tjetër e merr sërish gjumi dhe kthehet te ëndrra ku e kishe lënë. -Ore ti, m’i bjer shpejt ato 80 mijë lekët dhe mos të shoh më këtej! – i thotë shoferit. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:18 pm | |
| Pa titull
Arabi, afrikani dhe shqiptari po debatonin me të madhe për vendet e tyre se ku ishte më ngrohtë. Hidhet i pari arabi: -Në Arabi mjafton të lëshosh ujin mbi asfalt dhe zien... Afrikani: -Në Afrikë nuk kemi nevojë për furra, buka piqet nga dielli... Shqiptari: -Ne në Shqipëri i japim pulës akullore që të mos na bëjë vezë të ziera... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:19 pm | |
| Gjirokastriti
Në një banjë publike hyn një gjirokastrit. Papritur atij i bie nga xhepi një dyqind lekësh. Bëhet të ulet që ta marrë, por dikush e shikon shtrembër dhe i thotë: -Pse kaq keq qenke që do të ulesh poshtë për të marrë një 200 lekësh? Gjirokastriti mendohet pak dhe nxjerr nga xhepi një mijë lekë të tjera dhe i hedh poshtë. -Për 1200 lekë ia vlen të ulesh, – thotë ai. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:19 pm | |
| Pavijoni numër 3
Në Pavijonin numër 3 budallenjtë ishin shtuar shumë dhe doktorët vendosën t’u bënin vizitë. Në këtë mënyrë ata do mund të lironin pacientët që ishin shëruar, d.m.th. që nuk ishin aq të sëmurë. Mirëpo në këtë pavijon të gjithë psikopatët kishin shumë kohë pa u larë dhe vdisnin për pishinë. Doktorët vendosën t’i testojnë duke i vënë para një pishine pa ujë budallenjtë, për të parë se cili nuk do të hidhej. Sapo ua treguan pishinën, të gjithë pacientët u lëshuan me vrap dhe u hodhën në të. Veç njëri prej tyre mbeti, ndërkohë që doktorët me vrap shkojnë ta marrin për t’i dhënë lajmin e mirë. -Prisni ore ju njëherë... Nuk hyj në bisedime unë pa u larë, se nuk jam budallë... – u thotë i çmenduri dhe hidhet në pishinë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:19 pm | |
| Bashkëshortët
Një grua me gjoks të vogël hyn në dyqan me burrin e saj dhe shikon një palë reçipeta, të cilat i pëlqejnë. -Këto më pëlqejnë dhe do t'i blej, - i thotë të shoqit. -Me atë gjoks që ke ti ato nuk të shërbejnë, – i thotë burri. -Po të jetë ashtu, edhe ty nuk është se të shërbejnë shumë të mbathurat..., – ia kthen gruaja. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:20 pm | |
| Dhoma
-Sa kushton një dhomë dyshe në hotelin tuaj? – pyet klienti. -Varet nga pozicioni që ju zgjidhni, – thotë sportelistja. -Unë zakonisht fle në krahun e djathtë... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:20 pm | |
| Polici dhe telefoni
Një polic shkon në punë me të dyja faqet e djegura. -Po ku e ke djegur faqen kështu, more derëzi? - e pyet shefi. -Po ja, ra telefoni... unë isha duke hekurosur dhe duke menduar se kam në dorë telefonin ngrita hekurin e u dogja. -Mirë, – i thotë shefi, - po faqen tjetër si e dogje? -Epo, kur dogja njërën faqe, vendosa të telefonoj ambulancën... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:20 pm | |
| Kuptimi i dietës -Pra dietë do të thotë që të mos hash aq shumë sa dëshiron? -Jo, e keni gabim. Dietë do të thotë të hash sa të duash prej atyre ushqimeve që nuk të pëlqejnë fare. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:21 pm | |
| Kumbari
Një ditë, djali i vogël shikon të atin duke urinuar dhe e pyet se çfarë po bënte. - Është çezmë, të keqen babi, po vadis barin... – i thotë ai. Pas disa ditësh, djali i thotë të atit: - Babi, babi, e di çfarë kam parë sot? Mamin që pinte ujë te çezma e kumbarit... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:21 pm | |
| Lepuri
Luani vendos që për kafshët e pyllit të hapet një banjë publike për të kryer nevojat në mënyrë të kulturuar. Ditën e parë, punët shkonin mirë. Ditën e dytë, luani shikon lepurin rrëzë një shkurreje duke kryer nevojat. I shkon afër dhe e kritikon për ndotjen e ambientit. - Ke të drejtë mbret, - ia kthen lepuri, - por po hyri ariu në banjo do dy copë si puna ime për të fshirë prapanicën ... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:22 pm | |
| Shtëpia publike
Një tip hyn në një shtëpi publike dhe i drejtohet një bjondine: - Jam shpejt... Çfarë mund të më bësh brenda tri minutave? - Një vezë të zier, – përgjigjet ajo. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:22 pm | |
| Hera e parë
Një i sëmurë që kishte hyrë në sallën e operacionit, shumë i emocionuar e i frikësuar, i drejtohet me gjysmë zëri doktorit: - Kam shumë frikë doktor. Kjo është hera e parë për mua që operohem dhe nuk di si do të më dalë. - Mos u shqetëso fare vëlla – ia kthen doktori – se edhe për mua është hera e parë që operoj dhe nuk di të them si do të më dalë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:26 pm | |
| Kur ka lindur martesa?
Një formë kontrate mes burrit dhe gruas ka ekzistuar që para 4 mijë vjetësh më parë tek Babilonasit. Të gjithë popujt që njihen, kanë rituale sociale që sanksionojnë bashkimin mes një burri dhe një gruaje. Dëshmia më e hershme e këtij lloji është ajo e Kodit të Hammurabit (1792-1750 para Krishtit), në të cilin përcaktohet që martesa është e vlefshme vetëm nëse ekziston një kontratë "blerjeje" (të gruas nga burri) e shkruar. Filozofi antik grek, Aristoteli ishte i mendimit që mosha ideale për martesë ishte: 37-vjeç për burrat dhe 18 për gratë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Qesh vetem qesh Sun Jun 15, 2008 4:28 pm | |
| Shkollimi
Komandanti i Stacionit Policor i urdheroi policet e stacionit qe te rreshtoheshin sipas shkolles qe kishin te kryer. U formuan rreshtat: me 4 vjet shkolle, me shkolle fillore, te mesme, te larte, fakultet,... mirpo nje polic i gjore sillej verdall nga rreshti ne rresth. Dikur Komandanti u zemrua dhe e pyeti:"q'ka eshte puna me ty qe s'un po ze vend askund"? "Paj une nuk kam shkolle fare" u pergjegj i gjori. "Ti dil pas meje" i tha Komandanti. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:29 pm | |
| Pinguinet me syze
Nje polic shef njerin qe po ngiste nje kamion te mbushur me pinguina mbrapa. E ndalon dhe i thote: - Ku shkon me gjithe keta pinguina ti ? Coji ne kopsht zologjik. Te nesermen polici duke drejtuar trafikun shef prap kte tipin me kamionin plot me pinguina dhe secilit i kishte vene syze. E ndalon prap dhe i thote: - Or ti, nuk te thashe ti coje ne kopsht zologjik dje? - I cova mor shef - pergjigjet shoferi. - Sot po i coj ne plazh. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:29 pm | |
| Prejardhja
Miri i thotë Benit: -O Beni, e di ti që ne e kemi prejardhjen nga majmuni? Kështu më tha babi dje... Dhe Beni qe ja kthen: -E ç’më duhet kjo mua? Nuk ngatërrohem me problemet tuaja familjare... | |
|
| |
Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:41 pm | |
| Humor me Sali Berishën dhe të djathtën e tij
***Në partinë tonë politike ne bëjmë atë që premtojmë ***Veç budallenjët mund të mendojnë që ***Ne nuk do të luftojmë kundër korrupsionit ***Sepse për ne është diçka e sigurtë ***Ndershmëria dhe transparenca janë bazat për qëllimet e idealeve tona ***Ne do të tregojmë se është budallallëk i madh të besojmë që ***Mafia do të vazhdojë të bëjë pjesë në qeveri si në të kaluarën ***Ne ju sigurojmë pa as më voglin dyshim se ***Drejtësia sociale do të jetë qëllimi kryesor i mandatit tonë ***Fatkeqësisht nga kjo, ka njerëz të marrë që paramendojnë që ***Mund të vazhdojmë të qeverisim ***Me më të ligtë e politikës së vjetër ***Kur ta marrim votën tuaj , ne do të bëjmë çmos që ***T'i japim fund situatave të privilegjuara dhe bartjen e ndikimit të pozitës ***Më nuk do të lejojmë në asnjë rast që ***Fëmijët tanë të vdesin nga uria ***Ne do të arrijmë qëllimin tonë edhe nëse ***Reservat ekonomike të zbrazen të tërat ***Ne do të ushtrojmë pushtetin deri atëherë kur ***Ju do të kuptoni që nga ajo ditë se ***Ne jemi me Sali Berishën, , me të "djathtën e bashkuar".
Tash lexo nga poshtë lartë për të kuptuar më drejtë Sali Berishën dhe të « djathtën » e tij
/NeneShqiperi.info/ | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:45 pm | |
| Zezaku në tunel
Në një televizion shqiptar po jepej programi, ndërkaq spikerja thotë se pas 5 minutash, publiku do të ndjekë një film të bukur. Kalojnë 5 minutat dhe ekrani nxihet sterrë. Asgjë nuk dallohej për gati 90 minuta, derisa në monitor rishfaqet sërish spikerja, e cila thotë: -Të dashur teleshikues sapo ndoqët filmin “Zezaku në tunel”...
Miza | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:46 pm | |
| Kafshimi
Nje biznesmen vendos te kaloje pasditen kendshem me sekretaren dhe pasi drekojne, shkojne bejne dashuri ne nje motel. Kur po kthehej ne shtepi, burri shikon ne pasqyre se sekretarja i kishte lene nje shenje kafshimi ne qafe. I shqetesuar mbrrin ne shtepi. Shikon qenin qe po luante me nje top llastiku ne oborr dhe i hidhet menjehere siper duke bere zhurme. Ne ate kohe del gruaja. -Zemer, shiko si me kafshoi qeni ne qafe. – i thote ai. Sakaq gruaja ja kthen: -E di shpirt e di, shiko si ma ka kafshuar edhe mua gjoksin.. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:46 pm | |
| Papagalli
Vendosin policet qe per ditelindjen e shefit te tyre te organizonin nje parade madheshtore e gjithashtu t’i blinin edhe nje papagall. Dalin gjithandej neper tregje e dyqane kafshesh, por nuk gjenin qe nuk gjenin papagaj. Ne fund, kur i kishin humbur gati shpresat ne nje bordello gjejne nje papagall dhe pasi i luten pronares qe t’ua shese, ia mbushin mendjen dhe e marrin. Te gezuar policet blejne dhe nje kafaz te bukur dhe i hedhin siper nje mbulese te kuqe qe ta zbulonin surprizen ne momentin kur do t’i jepnin dhuraten shefit. Pasi mbaron parada dhe nis mbremja, te gjithe kureshtaret u mblodhen para kafazit per te pare se çfare fshihej poshte mbuleses. Atehere nje nga policet e heq mbulesen. Papagalli sa i shikon ia ben me te madhe: - Fshihuni kurva se erdhi policia... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:47 pm | |
| Polici dhe hajduti
Nje polic kap nje hajdut e pasi i ve prangat i thote se do ta shoqeroje per ne rajon. Duke ecur rruges kur ishin para nja bari hajduti i thote policit: - Me ler te blej nje pakete cigare... Polici e beson dhe ne fodullek e siper e le te lire hajdutin qe te shkoje te bleje paketen. Kalojne 10 minuta dhe hajduti nuk po dilte me jashte. Atehere polici futet brenda barit, por as aty nuk e shikon. Nderkaq, dikush i thote se hajduti kishte ikur nga dritarja. Te nesermen rastesisht polici e sheh hajdutin ne rruge dhe menjehere e kap dhe i hedh prangat. Duke e çuar per ne rajon, serish ata kalojne prane te njejtit bar. Hajduti ndalet dhe i thote: - O shef, te lutem me ler te blej nje pakete cigare! -Jo ore, - i thote polici, - njehere ma punove e kerkon te ma hedhesh prape. Bjerri leket dhe prit ketu se ta blej une | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Sun Jun 15, 2008 4:48 pm | |
| Bjondja kërkon burrë
Një bjonde kthehet në mëngjes në shtëpi dhe e ëma i thotë: -Është koha që të mendosh edhe ti për të gjetur një burrë, të keqen mamaja. -E di mama, nuk është se nuk më ka shkuar në mendje një gjë e tillë, por nuk di se burrin e kujt të gjej... | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Humor | |
| |
|
| |
| Humor | |
|