| Humor | |
|
+91Ann@ Nexhmedin Ramadani Arianiti Xhevati tosybell xhavo_ xhema BashKom feride voglushja arberia Atdhetari ...... rrimtaf NIPIIXHAXHIT haxhiu agim__barja Ramizi an-di laloni Driniiiii isuf ramadani klodian Eklips Muja e Halili paioni blertamirtoel zana Driola Eva0506 Fjona Ago Muji Melyssa blerim Ali Baba Tepelena Delia katunari Aldren1 ELIE beti Mister istogalia njonidrenica stabili spirito anila Shqipja MUHAMETII nue Martina ylber1992 rolling Parapsikologu Poeti zeriatdheut shqip0nja interesant Mergimtari rroni echo luan mreti idol a_pihet_duhani_ketu eri M ficam gjakushi Lanetja arbesa feneri Orfe@ Guximi dhori Kosovarja beri Leka i Madh fati BekoMerovar GocPejone arritja Urata **Embelsira** Euridika Sofra baki STUPCAT Lina tom sojer Beton Anna shaban cakolli anjesa 95 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:04 am | |
| Emigranti
Një fshatar sapo kthehej nga Greqia në vitet e para pas ’90-s dhe kur mbërrin në shtëpi dikush nga fisi e pyet: - Hë mo, si t’u dukën grekët? - Mirë, mirë, por një gjë më bëri përshtypje... Gjysma e tyre e kishin emrin “Malaga”... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:04 am | |
| Djali dhe biçikleta Djali kishte dëshirë të blinte biçikletë dhe i lutet së ëmës. Mamaja i përgjigjet negativisht duke i thënë se nuk kishte lekë. Një natë, djali e pikas të ëmën në shtrat duke u përkëdhelur dhe duke mërmëritur: “Dua një mashkull, dua një mashkull...”. Në çast, nga dollapi del babai i tij që shkon drejt shtratit. Djali shkon me vrap në dhomën e tij, shtrihet në krevat, e duke u përkëdhelur si e ëma me shikim nga dollapi mërmëriste: “Dua një biçikletë, dua një biçikletë!... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:05 am | |
| Pa titull
Burri: - Pasi rruhem, ndihem 10 vjet me i ri... Gruaja: Atëherë ti duhet të rruhesh darkave... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:05 am | |
| 100 Kulaçet
Një djalë, gjithmonë, kur kalonte shitësja e kulaçeve para shtëpisë së tij, e pyeste: - Ke 100 kulaçe? - Jo, – ia kthente shitësja. Dhe djali vazhdonte rrugën për qejfin e tij, pa blerë asnjë kulaç. Një ditë shitësja porosit në furrë 100 kulaçe dhe kalon nga rruga ku shpesh përballej me djalin. Pas pak minutash djali del jashtë dhe shitësja e përshëndet ngrohtësisht. - Ke 100 kulaçe? – e pyet sërish ai. -Po kam, – ia kthen shitësja me një ton ku ndihej qartë triumfi. -Ah, e shkreta ti moj! Ta qaj hallin si do t’i shesësh gjithë ato, – i thotë djali duke u larguar. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:05 am | |
| Shtatzënia
Kthehet vajza në shtëpi dhe e shqetësuar i tregon nënës dhe babës se kishte pasur marrëdhënie me një djalë dhe dyshonte që kishte mbetur shtatzënë. “Unë do të të vras, – i thotë babai. “Si mund ta çnderosh kështu familjen me dashuri e fëmijë të jashtëligjshëm?”. Vajza i thotë se djali po priste jashtë për të biseduar. Del plaku jashtë dhe shikon një djalosh me makinë “Ferrari”, i cili sakaq i thotë: “Nëse vajza jote bën gocë, do të të jap 20 milionë lekë, nëse bën djalë, do të jap 40 milionë, nëse s’bën fare...”. “Nëse s’bën fare ti prapë mund ta rregullosh atë punë...”, – ia kthen plaku. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:06 am | |
| Polici që qesh
Isha me shokët te tre vëllezërit Frashëri duke lexuar një gazetë me barcaleta për policë. Ndërkohë që ishte dhe ajo shprehja që “polici qesh i fundit” dhe na thotë polici nga vendi i shërbimit: “Na lexoni një barcaletë nga ato me policë se janë të bukura”. Filloi ky shoku im duke i thënë një ngjarje nga jeta e vet, jo nga barcaletat e gazetës. Kishte qenë një herë ky shoku me makinë me timonin sistem anglez dhe duke ecur me 200km/orë në autostradë e ndal policia. Atë moment vëllai i tij, ulur në krahun e pasagjerit, hap xhamin dhe i thotë policit: -O shef, na fal se nuk e bëjmë më. Polici i nervozuar i thotë: -Si more nuk e bëni më? Ku shkon ti me gjithë atë shpejtësi dhe pa timon!?... (se nuk e vuri re polici që ishte me sistem anglez timoni). Sa e dëgjuam këtë histori të gjithë ia dhamë së qeshurës, ndërsa polici na tha se nuk e kuptonte ku qe pjesa për të qeshur. Pas pesë minutash, polici papritur nis qesh me të madhe. Nuk po bënte asgjë të veçantë. Siç duket atëherë i shkuan valët e historisë që dëgjoi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:06 am | |
| Te kasapi Shkon një djalë te një kasap dhe i thotë: -Xhaxhi kasapi, a ke çamçakiza me kanellë? -Jo – i thotë ai, - kam vetëm mish... Të nesërmen djali shkon prapë te kasapi. -Xhaxhi kasapi, a ke çamçakiza me kanellë? -Joo ore, të thashë njëherë që shes mish e mos më thuaj më se e shikon atë sharrën aty? Do ta pres gjuhën si të kecit... Ditën tjetër, djali shkon prapë te kasapi dhe i thotë: -Xhaxhi kasapi, ku e ke atë sharrën? -U prish dhe e kam çuar të rregullohet... Epo mirë, a ke çamçakiza me kanellë? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:07 am | |
| Kësulëkuqja (varianti modern)
Kësulëkuqja me shportën me ushqime e dhurata niset për te gjyshja. Siç po ecte në mes të pyllit, nga një shkurre dëgjon zhurmë dhe thotë: - O ujk, unë e di si përfundon kjo përrallë, ndaj hiqu sysh e mos më gjurmo më, se nuk ta kam frikën... Ujku ikën me vrap. Kësulëkuqja vazhdon ecjen në mes të pyllit për të shkuar te gjyshja, kur prapë ndien se dikush ishte pas një peme. -O ujk, kot e ke, - i thotë. - Të thashë se e di si përfundon kjo histori, mos më ndiq, se në fund gjuetari do të të vrasë. Ujku ikën me vrap. Kësulëkuqja vazhdon ecjen dhe kur arrin fare pranë shtëpisë së gjyshes, teksa do të kalonte mbi një urë, sërish ndien dikë që ishte atje përveç saj. - O ujk, - i thotë, - prapë avazin ti? Mos më ndiq kot se... -O kësulëkuqe, - ia kthen ujku i nervozuar, - e di si është puna? A do më lesh rehat të dhjes? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:07 am | |
| Plaku dhe vajza
Një vajzë, sapo hipën në autobus, përballet me ngacmimet e disa adoleshentëve, ndërkohë që njerëzit qëndronin të ngjeshur pas njëri-tjetrit si sardelet në konservë. Një plak, që ishte ulur, i drejtohet vajzës: -Eja, bija ime, ulu në prehrin tim që të jesh rehat! Vajza pranon dhe ulet. Pas pak plaku ndjen një aromë të këndshme që vinte nga parfumi i vajzës dhe i thotë: -Moj çupë, mos je gjë parukiere ti? -Po xhaxha, por më thuaj nga e gjete? -Po ja, të mbajnë flokët erë të mirë prandaj... -Më fal, xhaxha, të të bëj dhe unë një pyetje? – ia kthen vajza. -Po, patjetër, – thotë plaku. -Mos ke punuar gjë mekanik kur ke qenë i ri ti? -Po, - përgjigjet plaku dhe e pyet i habitur: - Si e gjete? - Po ja... ky kriku yt ngrika mirë... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:08 am | |
| Tradhtia Pas një martese 45-vjeçare, një ditë, burri me gruan vendosin që t’i hapen plotësisht njëri-tjetrit për mëkatet që kishin bërë në rini dhe gjatë martesës. -E dashur, më fal, – thotë burri, - por të kam tradhtuar gjithsej tri herë në jetën time. -Ne për të falur jemi këtu duke u rrëfyer sot, - ia kthen gruaja. - Por më thuaj me kë ma paske dredhur? -Të tria herët me gruan e komandantit. Po ti, a ma ke dredhur ndonjëherë shpirt? - e pyet ai. -Edhe ti më fal, ta kam dredhur vetëm dy herë, – përgjigjet gruaja. -Ah, epo mirë. (Të paktën unë ia kam dredhur më shumë, mendon me vete burri). - Veç më thuaj, me kë ke shkuar ti zemër? -Një herë me komandantin dhe një herë me ushtrinë... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:09 am | |
| Dhurata
Jam i pamartuar. Isha i fejuar, mirëpo fejesa dështoi dhe e dini pse? Për Vitin e Ri vendosa t’i dhuroj së fejuarës një palë doreza dimri, e bashkë me dhuratën edhe një letër përshëndetëse. Në dyqan takova një shoqe, e cila bleu tanga. Shitësja gabimisht na ngatërroi dhuratat dhe unë futa biletën përshëndetëse te çanta me tangat. Ja se çfarë shkruaja në letër: “Me këtë dhuratë, e dashur, dua të të bëj me dije se të dua. Herën e fundit kam vërejtur çfarë të mungon, pra tash i ke këtu në këtë pako. Të uroj momente të këndshme me to. Desha t’i blej të leshta, mirëpo do të djersije ndoshta, e këtë e vërejta edhe te disa kolege të punës. Nuk e dita numrin e madhësisë, kështu që më ndihmoi shitësja, e cila i provoi për mua. Desha t’i blej prej lëkure, mirëpo ato nuk mundesh me i zhvesh shpejt, sidomos kur të takohesh me kolegë në punë. E di që do të përlyhen shpejt, sepse njerëzit i kanë duart e papastra. Po mos u bëj merak, se edhe pak e vjen pranvera, s'ke nevojë me i mbajt më. Të puth, i dashuri i yt”. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:09 am | |
| I dehuri dhe polici
Një i dehur, teksa po kthehej në mesnatë për në shtëpi, ndesh rrugës me një polic. Pasi përshëndeten dhe ndezin të dy nga një cigare, i dehuri ngre kokën lart dhe pyet policin: -Si të duket ajo atje, si hënë, apo si diell? Polici, pasi mendohet pak, ngre dhe një herë kokën lart e shikon hënën dhe ia kthen: -Nuk e di, se nuk rri në këtë lagje... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:09 am | |
| Shoferi dhe plaku Një plak nga një fshat i thellë verior do të zbriste në qytet për një dasmë dhe për herë të parë do të udhëtonte me makinë. Vjen taksia e merr dhe nisen. Gjatë rrugës plaku shikonte i mahnitur makinën e më pas shoferin, i cili fuste e nxirrte marshet sipas shpejtësisë që i lejonte rruga. Kur arrijnë te vendi, shoferi zbret i pari nga makina dhe i bën me shenjë plakut që ta ndjekë për t’i treguar shtëpinë e të afërmve të tij. Kur shoferi kthehet mbrapa të shikojë plakun, ky vjen dhe i jep marshin e makinës në dorë. - Bobo...! Ç’ke bërë kështu, more ditëzi? – i thotë shoferi. - Po ja, bre bir, pashë gjithë rrugën që u mundove e djersite ta shkulje këtë levën prej vendi dhe të ndihmova, e shkula vetë.. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:09 am | |
| Nxënësi dhe mësuesi
Një ditë, një nxënës i thotë mësuesit: - Mësues, a mund të dënohet njeriu për një gjë që nuk e ka bërë? - Kurrën e kurrës, – ia kthen mësuesi gjithë pasion. - Kështu, edhe ti nuk do të më dënosh mua që nuk i kam bërë sot detyrat – thotë nxënësi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 14, 2008 10:10 am | |
| Berisha në Amerikë
Shkon Sali Berisha në Amerikë për të takuar Bill Klintonin. Por që të takoje presidentin Klinton, duhej pa tjetër të gjeje më parë nëse papagalli që qëndronte në paradhomën e Shtëpisë së Bardhë ishte femër apo mashkull. Kishin provuar shumë presidentë të tjerë ta gjenin, por pak prej tyre ia kishin dalë mbanë. Vjen sekretari i Klintonit dhe pyet Berishën: - Çfarë seksi ka papagalli? - Asht mashkull, padyshim, – ia kthen Berisha. - Nga e gjete që është mashkull? - Po sepse i fola për politikë dhe më tha “...mos më çaj më trapin...” | |
|
| |
STUPCAT Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 626 Age : 43 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 5:50 am | |
| shkojn 2 morra ne teater edhe mbasi mbaron teatri dalin jasht edhe njani morr i thot tjetrit hej a shkojm kadale tu hec ky tjetri i thot jo po e marrmi ni qen a din pse pula nuk han qokullad se tutwt qe po e ban von kinderaj qka bon ni gru para letres bardh ?? i lexon drejtat e grave shkon ni shqiptar ne londer edhe merrr ni shpi me qira po aja shpija ish kan e vjeter edhe kish pas shum mij mrenda edhe ky shqiptari qohet edhe shkon farmaci per me zbulu problemin po ky anglisht ska dit mir edhe munohet me ja spjegu kshtu tomy dhe jery (a njefni tomin edhe jerin ) do you know tomy and jerry farmacitja i thot yes(po) ky shqiptari ja bon (jeryi osht problem i madh) jerryy is big problem | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 5:57 am | |
| - Mami, nëse unë sillem mirë, do të marrë burrë? - Patjetër, Eva? - përgjigjet e ëma. - Por nëse nuk sillem mirë? - Atëherë do të marrësh shumë burra, - ia ktheu e ëma. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 5:58 am | |
| Një politikan i thotë me telefon një mikut të tij: - Kam përshtypjen se telefoni im përgjohet! Të nesërmen mori një mesazh nga policia: - "Nuk është absolutisht e vërtetë!" | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:00 am | |
| Pse keni ardhur vetëm në teatër? - Më është hidhëruar gruaja... - Pse? - Sepse kam blerë vetëm një biletë! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:02 am | |
| - Doktor, a më tregoni kur duhet të vijë sërish që të vizitohem? - Nëse jeni gjallë, ejani të hënën! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:03 am | |
| Është gjysma e natës. Ftohtë. Gruaja dridhet nga të ftohtit dhe, ashtu duke u dridhur, i pëshpërit bashkëshortit te veshi: - I dashur, po më kujtohet kur kam qenë e vogël, sa herë ndjeja të ftohtë, nëna më përthekonte me përqafim. - Ani, çka deshe të thuash? A mos mendon se në këtë kohë duhet të shkoj ta thërras nënën tënde? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:06 am | |
| Një femër e veshur mirë, me një fund të shkurtër e me pispillosje i drejtohet policit: - E shihni atë tipin? - Po! - Duhet të jetë shumë i paedukuar. Po sillet në mënyrë të keqe ndaj meje. - Shih, shih, - shprehu habinë polici. - E çfarë sjellje ka bërë ndaj teje? - Njëherë ma bëri me sy, e pastaj më ofroi para. - Ëhë, - reagoi polici duke iu drejtuar tipit: - Ore ti, a s'po kupton se kjo zonjë nuk dëshiron para?! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:07 am | |
| - Prej se jam njoftuar me Azeminen më nuk po mund të ha bukë! - i tha Bala Sylës. - Pse? Aq shumë je dashuruar? - e pyeti Syla. - Jo, por më nuk po më dalin paratë për bukë! - ia ktheu ai. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:10 am | |
| I dashur, a më jep para të blej perde? - Ç'po të duhen perdet? - Çfarë pyetje bën? Si nuk më duhen? Nëse unë shëtis lakuriqe nëpër dhomë, do të më shohin fqinjët. - Mos u merakos për këtë. Nëse ata të shohin, vetë do t'i blejnë perdet! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Apr 18, 2008 6:12 am | |
| Takohen dy gangsterë: - Dëgjo, a të pëlqejnë lulet e freskëta? - Po! - Nesër do t'i kesh! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Humor | |
| |
|
| |
| Humor | |
|