Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humor

Shko poshtë 
+91
Ann@
Nexhmedin Ramadani
Arianiti
Xhevati
tosybell
xhavo_
xhema
BashKom
feride
voglushja
arberia
Atdhetari
......
rrimtaf
NIPIIXHAXHIT
haxhiu
agim__barja
Ramizi
an-di
laloni
Driniiiii
isuf ramadani
klodian
Eklips
Muja e Halili
paioni
blertamirtoel
zana
Driola
Eva0506
Fjona
Ago Muji
Melyssa
blerim
Ali Baba Tepelena
Delia
katunari
Aldren1
ELIE
beti
Mister
istogalia
njonidrenica
stabili
spirito
anila
Shqipja
MUHAMETII
nue
Martina
ylber1992
rolling
Parapsikologu
Poeti
zeriatdheut
shqip0nja
interesant
Mergimtari
rroni
echo
luan mreti
idol
a_pihet_duhani_ketu
eri M
ficam
gjakushi
Lanetja
arbesa
feneri
Orfe@
Guximi
dhori
Kosovarja
beri
Leka i Madh
fati
BekoMerovar
GocPejone
arritja
Urata
**Embelsira**
Euridika
Sofra
baki
STUPCAT
Lina
tom sojer
Beton
Anna
shaban cakolli
anjesa
95 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 25 ... 43  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:31 pm

Në zyrën e drejtorit të një ndërmarrje hyn një vajzë e bukur.
- Kam ardhur të kërkoj punë… - iu drejtua drejtorit ajo.
- Çfarë shkolle keni të kryer?
- Unë jam politikane…
- Nejse, këtë për pasdite… E për paradite?

539.

- Sa më përket mua, unë fare nuk u besoj mjekëve. Kështu, siç më sheh, tri herë kanë hequr dorë prej meje…
- Kujtonin se ka mbaruar puna jote?
- Jo. Por asnjëherë nuk u kam paguar!

540.

- Je shenjtar i mrekullueshëm. Si ia del të qëllosh poërherë në mes?
- Lehtë. Paj, së pari gjuaj, pastaj e vizatoj rrethin.

541.

Kapiteni i jep urdhër marinarit të sapoardhur:
- Këtu hidhe spirancën!
- Pse ta hedh? Jam i bindur se mund të përdoret edhe shumë kohë…

542.

Një njeri bie nga dritarja. Një kalimtar i afrohet:
- Çfarë po ndodh? – e pyet të plagosurin.
- Nuk e di, - përgjigjet fatkeqi duke gjëmuar, - edhe unë sapo arrita.

543.

- I dashur, - i thërret bashkëshortja e re
bashkëshortin duke i thënë se ishte me barrë… - Tash, brenda kësaj kohe
sa jam në këtë gjendje, më duhet të këndoj dhe të luaj me instrumente
muzikore në mënyrë që fëmija të bëhet muzikal…
- Po mirë, si do të ishte të luaje ca edhe futboll?

544.

- Sa kushton një kafe?
- Nëse uleni, dy marka. Nëse qëndroni në këmbë një euro…
- E sa do të kushtojë nëse e pi kafen në një këmbë?

545.

- Derisa lahesha, - i ankohej drejtorit të hotelit një artiste filmi, - dikush më shikonte nga dritarja.
- Zonjë, ju bind se askush nuk ka qenë nga personeli i hotelit, sepse ata të personelit shikojnë përmes zgavrës së çelësit.

546.

Plaku preu dru në pyll dhe u nis për në shtëpi.
Rruga ishte e gjatë dhe plaku u lodh së tepërmi, prandaj plaku i lëshoi
drutë në tokë dhe tha:
- Eh, më mirë të më merrte mortja…
Mortja i dëgjoi fjalët e plakut.
- Ja ku jam, - i tha. – Çfarë dëshiron?
- Asgjë, asgjë… - ia ktheu plaku. – Më ndihmo t’i ngarkoj drutë!

547.

Gjyshja i tregonte të nipit se ç‘domethënie ka fjala
vjedhës. Në fund, për të parë se a e kishte kuptuar nipi këshillën, ajo
e pyet:
- Merre me mend se e kam future dorën në xhepin e ndonjë njeri… Çka jam unë?
- Gruaja e tij! – i përgjigjet nipi.

548.

Njeriu i pakënaqur me fotografitë, i thotë fotografit:
- Këto fotografi nuk vlejnë asgjë. Më keni bërë dhjetë vjet më të moçëm.
- Aq më mirë. Dhjetë vjet nuk do të keni nevojë të fotografoheni.

549.

- Domethënë i fejuari yt e ka caktuar që të shtyhet dasma edhe për një javë?
- Ah, lëre mami, edhe ashtu kjo do të jetë dëshira e tij e fundit.

550.

- Më falni ndonjë send. Unë jam autori i librit: “Njëqind mënyrë për të fituar të holla”!
- Kur i ditke njëqind mënyra për të fituar të holla, pse lypë?
- Kjo është një nga mënyrat…

551.

- Si e kalove dje mbrëma në premierë?
- Shumë keq. Tri herë më zgjoi publiku nga gjumi.



552.

Fill pasi njoftohen dhe mashkulli i propozon femrës Martesë, vazhdojnë përpjekjet për njohje të gjithanshme. Femra pyet:
- A pi raki?
- Jo!
- A pi duhan?
- Jo!
- A shan?
- Rrallë!
- A këndon?
- Jo.
- A e ha kashtën?
- Ta merr mendja, jo!
- Atëherë, lumë miku, s’je as për grua, as për kafshë…

553.

- Përse qan vogëlush?
- Im vëlla nuk ndenji urtë…
- Po për këtë nuk ke nevojë të qash!
- Por, ne jemi binjakë, e babai nuk na dallon.

554.

- A e keni lexuar tabelën ku shkruan se këtu është e ndaluar të laheni? – bërtet roja.
- Por unë nuk po lahem, po mbytem!
- Eh, ajo është tjetër punë.

555.

Në klinikën e syve mjeku i thotë pacientit menjëherë pas operimit:
- Patëm sukses të ruajmë njërin sy.
- O, shumë ju falem nderit!
- Ua japim kur të dilni prej klinikës!


556.

I martuari arrin befas në shtëpi. E gjen gruan në shtrat. E puth ëmbëlsisht dhe, derisa zhvishet, befasisht i drejtohet gruas:
- Çka është kjo cigare "Havana" e ndezur këtu në taketuke?
-
Oh, - përgjigjet shkujdesur gruaja, - që ta dish ti i dashur, mbeta e
habitur nga një emision në televizion që fliste mbi dëmet e tymit të
cigares...Fill pas atij emisioni vendosa që, për të mbrojtur shëndetit
tim, të filloj të pi vetëm cigare "Havana" e jo të tjera.
- Ke të
drejtë, e dashur! - tha burri pa kërkuar argumente të tjera. Pastaj ai
heq xhaketën dhe hap kanatin e dollapit. Në të sheh një burrë të
strukur, duke i mbajtur këpucët në dorë...
- Po ti, çfarë bën këtu? - pyeti burri i padjallëzuar.
-
Paj, ç'të them... - iu përgjigj ai, - meqë i besove historisë së
cigares, ma merr mendja se do të më besosh kur të them se jam duke
pritur autobusin.

557.

Një polic po shëtiste në park. Atij iu afrua një burrë që po mbante një pinguin. Burri i tha policit.
- Këtë pinguin e gjeta sot në mëngjes. Çfarë të bëj me të?
- Çoje në kopshtin zoologjik, - tha polici.
Të nesërmen e pa burrin përsëri. Ai ende po e mbante pinguinin me vete. Polici i tha:
- Përse nuk e çuat pinguinin në kopshtin zoologjik?
- E çova, - iu përgjigj ai. - E çova dje në kopshtin zoologjik, kurse sot po e çoj në kinema.

558..

- Është e çuditshme, kur pi ndonjë kafe në mbrëmje, nuk fle dot gjithë natën.
- Kurse për mua është e kundërta: unë kur fle, nuk pi dot kafe.

559.

- Kur jam në shtëpi, s'kam fare oreks dhe mezi ha. Por, kur jam jashtë saj, më ndodh e kundërta: më hahet shumë.
- Epo, rrini si në shtëpinë tuaj! - ia ktheu i zoti i shtëpisë.

560

- Oh, i dashur! - i tha një zonjë burrit të saj pasi
ky u kthye nga zyra. - Të jesh i lumtur se sot, fëmija jonë, për herë
të parë shqiptoi fjalën "baba"!
- Po kjo është një mrekulli! Ku ndodhi ky eveniment moj grua?!
- Në kopshtin zoologjik! Para kafazit të një gorille!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:32 pm

Një femër e re shkoi te fallxhori:
- Pesë vjet më parë, - i thotë ajo, - erdha dhe u konsultova tek ti. Atëherë më the se do të kem pesë fëmijë.
- Çfarë ndodhi? - pyeti fallxhori.
- Ajo që the u vërtetua: kam pesë fëmijë!
- Po shumë mirë atëherë.
- Tani dua të di se kur do të kam burrë?!

562.

Një grua i telefonoi policisë:
- Më ka ndodhur
një gjë e tmerrshme! Burri im është zhdukur që prej tre ditësh, tamam
në kohën kur po uleshim pranë tavolinës së kuzhinës, vërejtëm se
s'kishim asgjë për drekë. Më atë rast ai më tha: "Po shkoj tek dyqani
të blej një pako makarona" dhe nuk është kthyer ende. Ju lutem, çfarë
duhet të bëj?
- Sikur të isha në vendin tuaj, - i tha polici, - do të hapja një kuti të bizeleve?.

563.

Shefi i thotë bashkëpunëtorit:
- Dëgjo, shko deri në barnatore dhe më sjell ca aspirina. Kam dhembje të madhe koke.
-
Mirë, zoti shef, por po ju tregoj se një ditë, kur edhe unë kisha
dhembje koke si ti, gjeta një ilaç shumë më të efektshëm. Bëra dashuri
me gruan time dhe u shërova menjëherë.
- Aha, - i tha drejtori. - Po ku mund ta gjej unë gruan tuaj tani?

564.

Rrusta mobilizohet në këmbësori dhe disi ia arrin
t’i zërë rob tre mercenarë të huaj: rusin, grekun dhe bjellorusin. I
vendos komandanti në ata në rresht dhe e pyet Rrustën:
- Cilin prej këtyre e kishe vrarë më me dëshirë?
- Kinezin, shoku komandant!
- Po si kinezin, kur këtu nuk ka kinez?
- Ja, ashtu, unë kinezin. Po cilin keni dëshirë ju komandant?
- Unë të tretë, së pari rusin, mandej grekun dhe në fund bjellorusin.
- Ani de, shumë mirë, mua prapë më mbetet kinezi…


565.

Derisa ishin duke biseduar, shoku i thotë shokut:
- Tani më duhet të shkoj!
- Po si, vërtet do të më lësh vetëm, do ikësh?
- Po, po. Dje isha në kinema me shoqen time. Sonte do të shkoj vetëm të shikoj filmin.

566.

Një piktor i ri përpiqet të përqendrohet në punën e
tij. Por ai s'ia arrin dot qëllimit. Modeloja lakuriq i shkaktonte një
panik në trupin e tij. Djersët i rridhnin çurg. Pas një momenti hedh ai
furçën, kopsat dhe e puth atë modele tërë pasion. Ajo e shtyn atë:
- S'ia lejoj vetes këtë? Mund të jetë që ju puthni modelet e tjera, por mua jo!
- Por unë asnjëherë s'kam tentuar të puth një modele.
- Vërtet? Sa modele ke pasur gjer tani? - e pyeti ajo.
- Katër: një kovë, dy mollë dhe një vazo... - përgjigjet piktori.

567.

- Mami, nëse unë sillem mirë, do të marrë burrë?
- Patjetër, Eva? - përgjigjet e ëma.
- Por nëse nuk sillem mirë?
- Atëherë do të marrësh shumë burra, - ia ktheu e ëma.

568.

I dëshpëruar shkon një burrë tek psikologu:
- Unë
isha në një udhëtim pune. Meqë mbarova punë shpejt i dërgova një
telegram me të cilin i tregoja gruas se do të kthehem shpejt në darkë.
Kur hyra në shtëpi...Ç'po shikoj? Një burrë tjetër në krahët e gruas
sime. Pse ndodh kjo zoti psikolog?
- Ndoshta kjo s'e ka marrë telegramin tuaj? - ishte përgjigja e tij.

569.

Gjyshi shkon me nipin për të bërë një shëtitje në pyll. Kur arrijnë atje gjyshi ofroi një grusht me bar afër te hunda e i tha:
- Këtu mund të shijoj forcën e natyrës.
Nipi ia ktheu:
- Eh, mirë shumë. Tani baba do të ma ble biçikletën!
- Ç'po flet kështu? Nga të erdhi kjo ide?
- Sepse babai ka thënë. Kur plaku të hajë bar, do të blesh edhe biçikletë!

570.

Një djalë me makinë me një shoqen e tij të studimeve, e pyet një fshatar plak:
- Më fal, ku të çon kjo rrugicë që kalon përmes pyllit?
- Drejt martesës, balo! - iu përgjigj fshatari.

571.

Një italian dhe një amerikan po shëtisnin. Në tokë shohin një kockë bualli a lope...Amerikani e pyet italianin:
- Çfarë bëni me këtë kockë ju italianët?
- Asgjë, e flakim ose ia hedhim qenit.
-
Ne, përkundrazi, - tha amerikani, - e trajtojmë kimikisht. Nga kjo
përfitojmë një xhelatinë të mirë që ua japim pastaj italianëve...
Disa metra më tutje shikojnë një gomë të vjetër. Italiani i drejtohet amerikanit:
-Po ju amerikanët, çfarë bëni me të?
- Asgjë, e flakim tej, - i përgjigjet ai.
- Ne, përkundrazi, e përpunojmë kimikisht dhe nga kjo nxjerrim një lloj sakëz të mirë dhe e shesim në Amerikë.

572.

- A e dini se pse letra higjienike që përdor polici është dy herë më e gjatë se ajo që përdorin të tjerët?
- Sepse pjesa e parë përmban udhëzimet e përdorimit.

573.

Një italian i thotë një miku:
- E adhuroj Francën. Ky vend më ka sjellë ditët më të bukura të jetës sime!
- Si ka mundësi, vallë? - habitet tjetri. - Kur ti nuk ke qenë kurrë në Francë?
- Është e vërtetë, por gruaja ime shkon një muaj në vit!

574.

Një politikan i thotë me telefon një mikut të tij:
- Kam përshtypjen se telefoni im përgjohet!
Të nesërmen mori një mesazh nga policia:
- "Nuk është absolutisht e vërtetë!"

575.

Një tip i thotë një miku:
- Duhet të jetë diçka me bezdi t'i kesh dritaret nga stacioni!
-
Natën po, për shkak të zhurmës, - i tha tjetri, - por ditën nuk mund të
imagjinosh sa argëtuese është kur shikon gjithë ata njerëz që humbasin
trenin.

576.

Zonja sapo mori vesh se burri i saj ka një dashnore i tha:
- E po mirë, i dashur, nëse ti mendon se mund të jem violina e dytë, gabohesh!
- Atëherë ai indiferent përgjigjet:
- Ti duhej, përkundrazi të ishe e lumtur që bëje pjesë akoma në orkestër!

577.

- Nëse nuk të vjen keq, - i tha drejtori sekretares
së re të sapoardhur, - duhet të vë në dijeni për disa gjëra. Kompjuteri
është në dispozicionin tënd, për të bërë gjithçka që nuk di të bëjë një
grua. E ti, nga ana jote, ke për detyrë të bësh atë që nuk di të bëjë
një kompjuter!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:32 pm

Gruaja e një profesori të matematikës shkoi në bankë për të tërhequr letrën e parë të kreditit.
- Si të mundem, vallë. - i tha ajo, - të mbaj mend numrin e kodit sekret?
- Çfarë numri ke? - e pyet i shoqi.
- 6481.
- Po, kjo është shumë e lehtë: thuaj 4 në kub dhe 9 në katror.

579.

Në një pritje:
- Unë, - tha një i ftuar, - do të kisha shumë dëshirë të kisha një vajzë!
- Mos të vijë hiç keq, - ia ktheu tjetri. - Unë kam gjashtë vajza dhe a di se ç'do të thotë kjo për një baba?
- Gjashtë gojë për të ushqyer.
- Jo gjashtë, por dymbëdhjetë! Ke harruar dhëndrit? - i tha ai.


580.

- Pse boshnjaku mban afër shtratit shkrepën dhe gurin?
- Me guri e gjuan llambën, që të ndalë dritën, kurse shkrepën e ndez që të shikojë se a e ka qëlluar llambën.

581.

- Shkruaj: prej sot e tutje do të bojkotojmë mallin
e Sllovenisë? - i thotë një drejtor serb punëtorit, kurse punëtori nuk
shënon gjë.
- Hë, çka po pret? - i bërtet drejtori.
- Sepse lapsin që e mbaj në dorë është i prodhimit slloven.

582.

E sheh Hasa Mujën se si rrëmihë një gropë. I afrohet:
- Çka po të duhet ajo gropë? - e pyet.
- Ma kanë kërkuar një fotografi për leje të njoftimit dhe fotografia, siç më thanë, duhet të jetë deri në brez.
Të nesërmen Hasa prapë e sheh Mujën duke çelur një gropë tjetër.
- E tash, çka po bën?
- M'i kanë kërkuar dy fotografi, - përgjigjet Muja.

583.

- Doktor, po vuaj nga amnezia.
- Prej kur?
- Çka, prej kur?

584.

Muja shkoi te mjeku dhe u ankua për dhembje barku.
- Merre këtë lloj çaji dhe pije tri herë në ditë, - e këshilloi mjeku.
Pas një jave Muja prapë shkon te mjeku:
- Doktor, kam vepruar sipas porosisë sate, por syri më është nxirë. A sheh si më është bërë?
- Po e shoh, por ti kur e pi çajin, largoje lugën nga gota.

585.

Gjyshja hyn në dhomën e gjumit dhe e sheh mesën të shtrirë e cullakuar në shtrat.
- Auuu, moj, je çmendur! Pse rri ashtu e zhveshur?
- Nuk jam e zhveshur, gjyshe. Kam veshur këmishë nate moderne.
Gjyshja kthehet në dhomën e saj dhe, edhe ajo, shtrihet e cullakuar në shtrat. Hyn mbesa në dhomë:ë
- Gjyshe, gjyshe ç'u bë me ty ashtu?
- Edhe unë kam veshur këmishë nate moderne...
- Mirë shumë, gjyshe, por hekurose...!


586.

- Nënë, - i drejtohet i biri, - pse unë jam zeshkan, e ti je aq e bardhë?
- Eh...sikur të dije se çfarë aheng ka qenë atë mbrëmje...mirë që s'po leh!

587.

Njëherë një politikanit (të Serbisë) i rastisi të ulet afër një punëtori në autobus.
- Çka je ti, shok? - iu drejtua politikani.
- Punëtor.
- Mirë, si punëtor që je, a do të punoje, fjala vjen, për francezët po qe se do të paguanin ata mirë?
- Po, sigurisht do të punoja një javë a dy, dhe hajt mbrapa, do kthehesha.
- E për anglezë?
- Edhe për ata do të punoja dy-tri javë dhe do të kthehesha.
- E për amerikanë?
- Jo, për ta nuk do të punoja.
- E për Serbinë?
-
Për Serbinë? për Partinë? Për shokët tanë? Paj, besa do të punoja natë
e ditë, pa ndërprerje, edhe sikur të mos më paguanin fare...
- Politikani i disponuar i thotë:
- Të lumtë! E ku punon?
- Në varret qendrore, unë jam varrtar!

588.

Jevgu ishte në shërbim ushtarak. Për çdo të diele
edhe ai, bashkë me të tjerët, dilte në qytet, ndërkaq kur pinin
zakonisht paguanin të tjerët, por jo edhe jevgu sepse nuk kishte para.
Jevgu ishte i mërzitur që nuk kishte para, prandaj vajti në kishë të
lutej...
- O zot, - iu drejtua ai ikonave, - m'i fal dy mijë dinarë që të qeras shokët, sepse për çdo të diele po turpërohem...
Fill
pasi iu lut zotit në kish, jevgu doli, por tek po zbriste shkallët i
ndeshën sytë në oficerin i cili, si rreptë, i drejtohet jevgut:
- Turp për ty, me rrobe ushtarësh dhe komunist po hyn në kishë.
-
Më falë, i nderuar, këtë nuk do ta bëja kurrë, por hyra të lus zotin
për nja dy mijë dinarë që t'i qeras shokët... Përndryshe kurrë nuk do
të hyja në kishë.
- Ja, merri njëmijë dinarë dhe shko e qerasi.
Jevgu i gëzuar pa masë, pasi i mori paratë iku duke thënë:
-
Zot i madhërishëm, të falem nderit shumë për paratë që m'i dërgove, por
të lutem, tjera herë mos m'i dërgo përmes komunistit, sepse, e sheh,
komunistët i marrin pesëdhjetë për qind.


589.

Pas demonstratave të 1968-ës policët e lidhin një demonstrues shqiptar. E pyesin:
- Për kë je, për Amerikën apo për Rusinë?
- Për Rusinë... - përgjigjet.
Policët e rrahin, pastaj e fusin në burg.
Në demonstratat e vitit 1981 policët prapë e lidhin të njëjtin demonstrues:
- Për kë je, për Amerikën apo për Rusinë? - prapë e pyesin.
- Për Amerikën...- përgjigjet me gjysmë zëri.
- Prapë e rrahin dhe e fusin në burg.
Kur del prej burgut ai shkon në një ëmbëltore.
- Ma jep një bakllava, të lutem! - I drejtohet ëmbëltorxhisë.
- A deshe bakllava greke a turke?
- Ma jep një bozë, se nuk më duhet bakllava e askujt.

590.

E pyesin një serb:
- A mundet Slobodan Milosheviqi të zëvendësojë Titon?
- A mund të mendoj pak?
- Mundesh.
Del ai në rrugë dhe pas nja gjysmë ore kthehet me katër-pesë vetë të zhvilluar.
- Hë, - i thonë, - a mendove, a mundet?
- Mundet!
- E kush janë këta që kanë ardhur me ty?
- I kam angazhuar që ta heqin pllakën e mermerit mbi varrin e Titos...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:32 pm

591.

Për shkak të atmosferës së padurueshme luftarake Muja dhe Fata vendosin të bëjnë vetëvrasje.
- Dëgjo, Fatë, - i thotë Muja, - unë do të shtrihem para tanksës së parë që do të arrijë.
- Ti bën si të duash, unë po pres këmbësorinë! - i përgjigjet Fata.

592.

Kthehet babai në shtëpi dhe në dortë të vajzës vëren
vibratorin. Me lotë në sy e pyet vajzën se çfarë është duke bërë,
ndërsa ajo përgjigjet:
- Le të ballafaqohemi me faktet: I kam 47
vjet, jam e shëmtuar, e trashë dhe e pakuptimtë- Diçka më të mirë se
kjo nuk mund të kem.
Të nesërmen vajza kthehet nga puna dhe vëren baban se si e shikon televizorin, në njërën dorë ka birrë, në tjetrën vibratorin.
- Çka po bën ashtu, baba? – pyeti vajza.
- Asgjë, po pi birrë me dhëndrin!

593.

- Pse keni ardhur vetëm në teatër?
- Më është hidhëruar gruaja...
- Pse?
- Sepse kam blerë vetëm një biletë!


594.

Rrëfimi nga Sarajeva:
- A dëgjove or jaran, është vrarë Muja…
- Mos, bre, e si u vra?
- E kanë qëlluar me snajper në gisht…
- E si, pra, është vrarë me të qëlluar në gisht?
- Paj, ashtu, e kanë qëlluar sa ka qenë duke e kruar hundën…

595.

Derisa të dënuarin me vdekje e lidhin për karrige elektrike, xhelati e pyet:
- A dëshironi të thoni diçka?
- Jo, tash për tash!

596.

Vogëlushi zgjohet trembshëm natën dhe i drejtohet nënës:
- Kush është afër teje nënë?
- Askush, babai yt!

597.

Një rrugaç vrapon pas shtatë vetëve, të cilët nuk guxojnë të ndalen...
Një grua kalon andej:
- Nuk ju vjen marre të ikni shtatë vetë prej njërit!
- Patjetër duhet të ikim. Nuk e dimë se kënd prej neve të shtatëve po e ndjek...!

598.

Është gjysma e natës. Ftohtë. Gruaja dridhet nga të ftohtit dhe, ashtu duke u dridhur, i pëshpërit bashkëshortit te veshi:
- I dashur, po më kujtohet kur kam qenë e vogël, sa herë ndjeja të ftohtë, nëna më përthekonte me përqafim.
- Ani, çka deshe të thuash? A mos mendon se në këtë kohë duhet të shkoj ta thërras nënën tënde?

599.

Profesori i filozofisë shpjegon:
- Njerëzit e mençur gjithherë dyshojnë, kurse të marrët e pranojnë çdo mendim...
- A jeni të sigurt me këtë mendim tuajin? - pyet një student.
- Qind për qind! - përgjigjet profesori.

600

Bisedojnë dy gra:
- Prej nga atë njollë të zezë në fytyrë?
- Prej burrit!
- Kam menduar se të ka vajtur në rrugë!
- Edhe unë ashtu kam menduar!

601.

Dauti e takon Rrustën i cili e ka famën e njeriut të pasur. I thotë:
- Rrustë, ma paguaj një drekë e unë të tregoj se cila vlerë është më e madhe se pesëdhjetë milionëshi.
Rrusta veproi sipas propozimit të Dautit. E ftoi në një drekë të majme dhe, kur e përfunduan drekën, Rrusta e pyeti Dautin:
- A më tregon tash?
- Po, gjashtëdhjetë milionëshi.

602.

Një femër e veshur mirë, me një fund të shkurtër e me pispillosje i drejtohet policit:
- E shihni atë tipin?
- Po!
- Duhet të jetë shumë i paedukuar. Po sillet në mënyrë të keqe ndaj meje.
- Shih, shih, - shprehu habinë polici. - E çfarë sjellje ka bërë ndaj teje?
- Njëherë ma bëri me sy, e pastaj më ofroi para.
- Ëhë, - reagoi polici duke iu drejtuar tipit:
- Ore ti, a s'po kupton se kjo zonjë nuk dëshiron para?!

603.

- Dëshiroj një dhomë me pamje nga deti. Sa kushton? - pyet mysafiri në recepcion të hotelit.
- Një milion marka!
- A jeni çmendur? Çfarë çmimi është ai?
-
Jo,jo, nuk jam çmendur. Por, për ta siguruar pamjen nga deti duhet ta
shembim një ndërtesë e cila është në anën e kundërt të hotelit, nga e
cila nuk shihet deti.

604.

Dy fermerë e kishin një mushkë shumë të mirë. Por,
problemi me të qëndronte në atë se sa herë që e futshin në grazhd,
veshët e saj preknin pjesën e sipërme të hyrjes. Pastaj mushka sikur
çmendej dhe jepte sa mundej shkelma. Një ditë fermerët vendosin ta
presin hyrjen e lart që kjo të mos ndodhte. Derisa punonin fqinji i
ndali dhe i pyeti se çfarë po bënin. Ata ia treguan problemin. Fqinji u
propozoi që ta marrin një lopatë, sepse më lehtë e kanë të gropojnë pak
dheun te hyrja… Fermerët e falënderuan dhe kur u largua ai, njëri i
thotë tjetrit: “Çfarë budallai, Mushka nuk i ka këmbët e gjata, por
veshët!

605.

- Doktor, a më tregoni kur duhet të vijë sërish që të vizitohem?
- Nëse jeni gjallë, ejani të hënën!

606.

Bisedojnë dy femra:
- Kur ndonjë mashkull tenton të më puth, unë mbrohem me gjithë fuqinë që e kam, - thotë e para.
-
Sipas kësaj që thua, takimet tuaja me mashkullin duhet të jenë shumë të
mërzitshme. Siç mund të marr me mend në ato raste nuk ndodh asgjë! - ia
kthen e dyta.
- Gabohesh, mikeshë e dashur, sepse unë zgjedh vetëm meshkujt e fortë!

607.

I ankohet gruaja burrit:
- Merre me mend, stomatologu ma nxori dhëmbin e shëndoshë!
- E sheh, e di se posa hap ti gojën ndodh diçka e keqe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:33 pm

Shoferi, me makinën e tij, rrëzoi një kalimtar dhe ia lëndoi këmbën.
- Do të padis në gjyq dhe do të kërkoj dëmshpërblim prej një milion dollarësh, - i thotë i lënduari.
- Por unë, or jaran, nuk jam milioner...
- As unë nuk jam qindëkëmbësh!

609.

Skocezi hyn në shitoren e automobilave. Shitësi i shpjegon për vlerën e automobilit të cilin myshteriu donte ta blejë.
- Kjo makinë që e shikoni është shumë luksoze dhe shpenzon pak, shumë pak.
- Sa shpenzon?
- Paj, ç'të them? Një lugë karburantë në njëqind kilometra...
- Mos bre!...hm...e sa kushton një lugë?

610.

Polici i trafikut ndal shoferin që, me veturën e tij, kalon nëpër shenjën e kuqe.
- Të lutem, ma jep lejen e qarkullimit!
- Aman, pse po bën shaka me mua? E di ti fort mirë se ma ke marrë lejen para dy javësh dhe prapë ma kërkon!!

611.

- Prej se jam njoftuar me Azeminen më nuk po mund të ha bukë! - i tha Bala Sylës.
- Pse? Aq shumë je dashuruar? - e pyeti Syla.
- Jo, por më nuk po më dalin paratë për bukë! - ia ktheu ai.

612.

Rrusta i drejtohet policit i cili e ndalon në rrugë:
-
Ju ngulni këmbë se e kisha shpejtësinë prej 120 km. në orë. Do të më
bëni shërbim të madh sikur, për këtë pohim tuajin, të më lëshoni një
vërtetim.
- E pse?
- Kaherë e kam ndërmend ta shes këtë vjetërsinë...

613.

Gjykatësi pyet:
- Ju lutem, thoni arsyen pse dëshironi të shkurorëzoheni? - e pyet bashkëshortin.
- Zotëri gjykatës, merrni me mend, si mund të jetoj në një dhomë me këtë grua e cila mban lepuj afër shtratit.
- Çka po të pengon të hapësh dritaren dhe...
- Po, por nga dritarja mund të dalin pëllumbat e mi.



614.

Takohen dy miq në kafene:
- Ore ti, - i thotë i pari, - pse nuk po më pyet si jam?
- E, si je? - e pyet i dyti.
- Më mirë mos pyet!

615.

Pasi që i bën vizitë klinikës së psikiatrisë vizitori e pyet drejtorin:
- Po më intereson të di pse i mbani të ndarë meshkujt prej femrave?
- E, po... - përgjigjet drejtori, - këta nuk janë edhe aq të marrë!

616.

Dy ujq hasin një lepur të dehur. Ujqit fillojnë të
grinden se kujt duhet t'i takojë lepuri. Grindja e tyre është aq e
madhe sa që, që të dy, mbesin të coftë. Në mëngjes lepurit i kalon e
dehura dhe kur i sheh dy ujqit e shtrirë, thotë:
- Tmerr! Gjithherë kur dehem asgjë të gjallë nuk lë skaj meje!

617

Kapitenit të një vaporit, derisa bënte lundrim mbi valët e oqeanit, iu afrua një udhëtare:
-
Më falni që po ju bezdis, ju lutem, kam dëgjuar se në këto anë, deti ka
thellësi edhe deri në katër kilometra? Në këtë rrugë të gjatë mbi valë
deti njeriut gjithçka mund t'i kujtohet...mandej, të them të drejtën,
nuk di as not...!
- Zonjë, fare nuk më bezdisni. Përkundrazi, ndjej
kënaqësi kur dikush nga udhëtarët e këtij vapori, më drejtohet. Sa i
përket thellësisë, është e qartë se dikush ju ka gënjyer, ngase
thellësia në këtë pjesë nuk është më e madhe se pesëqind metra... - i
thotë kapiteni.
- Uh, sa më qetësuat! - ia kthen ajo.

618.

Vajza: - I dashur, thuaje një fjalë të ngrohtë?
Djali: - Buka taze!

619.

Shkon gazetari në një lokalitet të vogël dhe iu drejtohet vendasve:
- Kam ardhur të bëj një intervistë me një njëqindepesëdhjetëvjeçar. Më kanë thënë se jeton në këtë katund.
- Është e vërtetë, - ia kthen njëri nga vendasit, - por, kohëve të fundit prindërit nuk po e lëshojnë në rrugë!

620.

- E shikon këtë pemë? - i tha një zonjë mysafires
kur gjendeshin në kopsht prapa shtëpisë. - E mbollëm me rastin e një
grindjeje që kishim me burrin tim, para njëzet vitesh, duke u betuar se
nuk do të grindemi më. Që atëherë e deri sot e kemi mbajtur fjalën, e
sheh sa është bërë pema?
- Po më pëlqen shumë, por sikur të vepronim një kështu unë dhe burri im, deri sot kopshti ynë do të bëhej pyll!

621.

I ankohet Dauti Sylës:
- Sylë, ruaje qenin, të lutem. Dje ishte në oborrin tim dhe m'i ka marrë këpucët...Nuk di kah i ka tretur...
- Çudi, - i thotë Syla, - kur erdhi në shtëpi ishte i zbathur.

622.

Një grua i thotë të shoqit derisa ky po gogësinte:
- Meqë e ke gojën e hapur, të lutem thirre djalin që të vijë në shtëpi.

623.

- I pandehur, a pranoni se këtij ankuesi i keni thënë se është gomar, derr, lopë...? A keni çfarë t'i shtoni tjetër?
- Nuk kam. Më duket se mjaft kam qenë i qartë!

624.

Dy koprracë takohen në rrugë:
- Dëgjo, të lutem, e takova Çylin dhe e luta të mi jepte hua njëqind marka. Nuk m'i dha, derri!
- Mos u hidhëro, por edhe unë jam derr! - ia ktheu i dyti.

625.

- Dëgjova se bashkëshortit tënd ia kanë prerë njërën këmbë...
- Tmerr, besa ishte fatkeqësi e madhe. Merre me mend, një ditë më parë ia pata ble një palë këpucë të reja!

626.

Shoferi vërejti një grumbull gurësh në rrugë kurse mbi atë grumbull një fener...
- Pse e keni vënë atë fener aty, - pyeti ai.
- Të shërbej si shenj që shoferët të mos ndeshen në gurë...
- E pse i keni vënë gurët?
- Që ta venim fenerin mbi to!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:33 pm

Dy nëpunës bisedojnë për një kolegun e tyre që sapo kishte vdekur:
- Isha dhe e vizitova para dy ditësh... - tha njëri.
- Dhe, si ishte? A vuajti shumë? - e pyeti tjetri.
- Si jo! Tërë kohën, deri në vdekje, gruaja i ndenji te koka!

628.

Burrë e grua shëtitnin në qytet dhe ndaluan para një
vitrine të një butiku. Gruaja qëndronte pranë vitrinës dhe sikur nuk e
kishte ndërmend të largohej. Në vitrinë ishin të radhitura ca kapela,
njëra e kishte çmimin 100 marka, tjetra 200 marka...
- I dashur, - i tha gruaja, - cila po të pëlqen më shumë?
- Ajo që e ke në kokë, e dashur! - iu përgjigj ai.

629.

Një njëqindvjeçar kremtonte ditëlindjen. Në atë festë familjare ishte edhe mjeku i shtëpisë të cilit i drejtohet njëqindvjeçari:
- Aq shumë jam mësuar me ty. Nuk di kush do të përkujdesej për mua pas vdekjes suaj, doktor!

630.

Bisedë koprracësh:
- A ishe te dentisti?
- Po, isha. M'i nxori dy dhëmbë!
- Unë e di se kishe dhimbje vetëm në një dhëmb!
- Po, por dentisti nuk kishte të më kthejë kusurin.

631.

Në një ballo një zonjë tërë kohën ndërron partnerët. Nuk lodhet fare.
- Çudi, zonjë! Më duket se as tre muaj nuk janë bërë nga vdekja e burrit tuaj, kurse ju vallëzoni!
- Më falni, por unë vajtoj me zemër e jo me këmbë!

632.

- A di ti se ndaj gruas sime unë jam i pamëshirshëm! - I lavdërohet shoku shokut.
- Mos, bre!
- Po, për nder! Më besoni, ajo është e detyruar të hajë çdo ushqim që unë ia përgatis...

633.

- Sot në loto kam fituar dhjetë mijë dollarë!
- Mrekulli! A ka dëgjuar gruaja jote?
- Asaj i ra të fiktë. Ka një orë që nuk po i del kllapia...
- Sa mirë: dy gëzime në një ditë!

634.

- I dashur, a më jep para të blej perde?
- Ç'po të duhen perdet?
- Çfarë pyetje bën? Si nuk më duhen? Nëse unë shëtis lakuriqe nëpër dhomë, do të më shohin fqinjët.
- Mos u merakos për këtë. Nëse ata të shohin, vetë do t'i blejnë perdet!


635.

Sekretari i partisë komuniste iu drejtua një anëtari:
- Ore ti, pse nuk erdhe në mbledhjen e fundit të cilën e organizuam dje?
- Au, bre, sikur ta dija se ishte e fundit, besa do ta kisha marrë edhe gruan, fëmijët, vjehrrën, gjyshen...

636.

- Më falni, a jeni ju alkoolist? - e pyeti njëri kalimtarin.
- Jo. Pse më pyesni?
- Mrekulli, ma ruani këtë shishe derisa t'i ndreq lidhëset e këpucëve.

637.

Një burrë futet në shitore:
- Çfarë vere më propozoni për dhjetëvjetor të martesës?
- Varet a dëshironi ta festoni apo ta harroni!

638.

Bisedojnë dy shoqe:
- Sa herë burri sillet keq me mua, unë e frikësoj atë duke i thënë se do të kthehem tek mamaja.
- Kurse unë, përkundrazi, i them se do ta sjell mamanë të jetojmë së bashku!

639.

- Tashmë përfundoi çdo gjë, u zgjodha në postin e dëshiruar, - i lavdërohet politikani gruas së vet.
- Vërtetë e ke, nuk po rrenë?
- Jo, tashmë nuk ka nevojë!


640.

Plaku te doktori:
- Kam dhembje në këtë këmbën e djathtë, zotëri doktor!
- Kështu ndodh në pleqëri...Në këtë moshë gjithçka mund të pritet.
- Mos më bezdis, doktor. Unë e kam edhe këmbën e majtë e cila është e të njëjtes moshë, por nuk po më dhemb...!

641.

- Ju lutem zonjë, ku e keni burrin? - pyet mysafiri që troket në derë.
- Në stallën e derrave, atje e gjeni. Mund ta njihni meqë e ka një kapelë në kokë! - i përgjigjet ajo.

642.

Një nëntëdhjetëvjeçar shkon te doktori:
- Kam hall, doktor, në çdo mëngjes e kryej nevojën e madhe në orën gjashtë...
- Çfarë të keqe ka këtu? Çdo njëri duhet të ketë shprehi të tillë. Nuk di pse po të pengon?
- Si të mos më pengojë? Unë zakonisht zgjohem në orën shtatë të mëngjesit.

643.

Vjehrra teston dhëndrin e ri:
- Dëgjo ti,
djalosh, vajza ime është shumë e zonja: këndon, luan në piano, vizaton,
flet frëngjisht, anglisht, pastaj merret me botanikë, histori,
fizikë...Po ju çfarë dini të bëni?
- Unë? Paj... unë di disa gjëra që ju, zonjë e nderuar, nuk i përmendët kur përshkruat aftësitë e vajzës suaj.

644.

- Ku je nisur në këtë mbrëmje? Ktheu në shtëpi! - I thotë nëna djalit të vet.
- Në shtëpi publike!
- Të kesh turp! Hyn brenda! Çfarë shtëpie publike?
- Mirë de, atëherë le të shkojë babai vetë le ta marrë çadrën që e ka harruar atje!

645.

I dehuri ndalon një kalimtar:
- Desha të ju pyes se ku ndodhet shtëpia ime...
- Ku ta di unë shtëpinë tënde?
- Ehë, e kuptueshme, besa! Edhe ti qenke i dehur!

646.

Bashkëshortët e moshuar rrinë para televizorit. Befas ai pyet:
- A mos the diçka?
- Jo, i dashur...dje pyeta diçka.

647.

Flasin dy të burgosur derisa shëtisin në oborrin e burgut:
- Uh, çka do të ishte mirë të kishim vjedhur ndonjë bankë gjatë kësaj kohe sa gjendemi në burg!
- E pse, pikërisht gjatë kësaj kohe?
- Do të kishim alibi të fortë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:34 pm

648.

Gruaja, në një moment hareje, i thotë të shoqit:
- Ti je ylli im!
- Besa, moj grua, edhe unë dua të jem ylli yt...
- E pse?
- Sepse, me sa kam lexuar, ylli më i afërt gjendet 20 miliard kilometra larg.

649.

Djali kthehet në shtëpi i disponuar:
- Nënë, - i thotë, - jemi kënaqur në ujin e pishinës. Jemi larë...
- A kishte vajza, apo vetëm ju djemtë ishit?
- Nuk e di. Të gjithë ishim lakuriq...!

650.

Polici i afrohet fëmijës që është i vetmuar në trotuar dhe qanë:
- Pse qan, vogëlosh?
- Po qaj se kam humbur...Isha me nënën, por tani nuk di ku vajti ajo!
- Pse s'u kape tek fundi i mamasë?
- Ishte shumë i shkurtër, nuk e arrija dot.

651.

Romja është para komisionit në provim pranues për në shkollën e natës:
- Çka domethënë kur në derën e bardhë është e vizatuar këpuca e femrave? - pyet njëri prej komisionit.
- Domethënë se prapa asaj dere është nevojtorja e femrave.
- E kur është dera e bardhë dhe në të këpuca e mashkullit?
- Dihet, është nevojtore e meshkujve.
- Mirë, por kur është dera e kuqe dhe në të nuk ka kurrfarë shenji?
- Aty pshurrin këta të komunës, komunistët...
- Shkëlqyeshëm, u pranove!
Del romja prej klasës. Te dera e presin kandidatët tjerë të cilët interesohen:
- Çka pyeten?
- Pyetje të lehta. Dy pyetje ishin në aspektin profesional, kurse një nga marksizmi.

652.

Troket njëri në derë. Del shërbëtorja:
- Urdhëroni, kënd dëshironi?
- A është zotëria aty?
- Jo. Ka dalë...
- Me siguri ka dalë të dëfrehet, a po?
- Jo, s'ma merr mendja: doli me gruan!

653.

Profesori i matematikës takon një mik të studimeve dhe. sipas zakonit të vjetër, e pyet:
- E, si është e nderuara, bashkëshortja jote?

atë moment, ende pa u përgjigjur miku, profesorit i kujtohet se ajo
kishte vdekur para dhjetë vjet dhe, për ta përmirësuar këtë gabim,
shpejt e shpejt vazhdon:
- A, bre, ende është në të njëjtin varr, a?

654.

Flasin dy shoqe:
- Të tregoj diçka, - i thotë e para, - dje i bëra një skandal burrit.
- Çfarë? - ndërhyn tjetra.
-
Merre me mend. E zura në flagrancë tek po e puthte kamerieren e
familjes sonë. E detyrova të paguante shtrenjtë: më bleu një kostum të
ri.
- Ndërsa kamerieren, me siguri, siç mund ta marrë me mend, e pushove nga puna?
- Jo, ende. Dua të siguroj edhe një bundë...!

655.

Vonë në natë një i armatosur i del përpara kalimtarit dhe, duke ia futur tytën e revoles, në fyt, i thotë:
- Ose paratë, ose t'i derdh trutë në asfalt...
- Shkrepe he burrë, se, besa, siç kam mësuar nga përvoja, në këtë qytet mund të jetohet pa tru, por pa para jo!

656.

Djali i afrohet nënës:
- Nënë, a mund ta bëj një pyetje?
- Urdhëro, pse jo!
- A më shumë më do mua, apo pasqyrën?
- Kjo kuptohet, biri im. Më shumë të dua ty!
- Shumë mirë!...Pak më parë e theva pasqyrën...!


657.

Një Goni ishte tejet i lazdruar. Mësuesja përherë
fjalosej me të, nganjëherë edhe e priste me shpulla. Goni me gjithë
këtë nuk përmirësohej, madje ishte edhe shumë banal. Një ditë mësuesja
I tha: - Goni, po e tepron, ti je i vogël, gjithherë duhesh t’i dëgjosh
të vjetrit.
-Kush bre i vogël? Unë mundem dhjetë herë pa ndërprerje me bë atë punë…
-Hup prej shkolle, more i prishur, - i thotë mësuesja.
Goni largohet nga shkolla, kurse mësuesja bëhet kureshtare. Përpiqet të gjejë mënyrë për t’u bindur dhe, një ditë e takon Gonin.
-Eja ti këtu, - e thirr. – Ti jo vetëm që je i vogël, por edhe gënjeshtar…
-Pse
mësuese po më bën gënjeshtar? Nëse nuk beson, eja nesër mbrëma në atë
podrumin e ndërtesës sime dhe mos e ndez dritën fare, dhe bindu…
Mësuesja shkon. Futet Brenda. Pret. Hapet dera. Mandej fillon muhabeti… pa ndërprerje disa herë, kurse mësuesja reagon:
-Goni, më fal, por nuk mundem më!
Mandej dëgjohet zëri i mashkullit:
-A mos po e kërkon atë djaloshin që po rri te dera dhe po i merr paret…


658.

Një gjahtar flet para shokëve me krenari:
- E t'iu vërsula një ujkut dhe, me një të goditur, ia preva bishtin...
- E pse bishtin, e jo kokën? - pyet njëri nga të pranishmit.
- Sepse kokën ia kishte prerë dikush tjetër para se të arrija unë.

659.

Nëna kishte kuptuar se bija saj e ledhatuar ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
- Marroqe, bre, po ku e pate kokën? - i thotë me nervozizëm.
- Nën timon, nënë!

660.

Hyn polici në kafene dhe i drejtohet një tipit:
- Si quhesh?
- Zhan Klod Van Dam.
- Ecni, që të katërtit dilni jashtë!

661.

- Oj ti, pse ke hipë në dardhë?
- Kisha frikë se do të më zësh dhe do të më...
- Jo, jo. Nuk jam unë njeri i tillë. Zbrit lirisht!
- E, po, pasi nuk je njeri i tillë, pse të zbres?

662.

Në një ndërmarrje lajmërohet në konkurs një i diplomuar në fakultet dhe, pasi pranohet, shkon te drejtori i cili i thotë:
- Sa për fillim merrni këtë leckë dhe fshini dyshemenë e zyrës...
- Or zotëri drejtor, por unë e kam të kryer fakultetin!
- Mirë shumë. E, pra, ma jepni leckën që t'ju tregoj se si duhet të fshini.

663.

- Ju, bijës sime, ia keni marrë virgjërinë, - i drejtohet prindi i vajzës djaloshit. - Çfarë duhet të thoni tash?
- Betohem se ndaj bijës suaj kurrë më nuk do të bëj ashtu...

664.

Burri kthehet nga rruga dhe kur hyn në dhomën e
gjumit e sheh gruan të zhveshur e të shtrirë në shtrat. Përnjëherë
vrapon drejt derës dhe thërret:
- Po kallet shtëpia, po kallet shtëpia...!
- Nga dollapi dëgjohet një zë:
- Shpëtoni orenditë, shpëtoni orenditë...!

665.

Një i moshuar e i lodhur, i drejtohet një të riut në autobus:
- Djalosh, a mund të ngrihesh nga vendi?
- Pse jo, por...kam frikë se ma zini ju!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:34 pm

Doktor, meqë më pyesni, pse pi aq shumë? Po ju përgjigjem: shkaku është te telashet e shumta që i kam...
- Nga gjithë kjo pije juaj, kam shpresë se edhe telashet tashmë janë mbytur në atë pije.
- Ju mirë e keni, doktor, por ato telashet e mia dinë edhe të notojnë!

667.

Një fëmijë humb në tollovinë e njerëzve në qytet. Duke mos ditur të gjejë rrugën, i afrohet një gruaje:
- Ju lutem, a mos e keni pa një nënë pa mua?

668.

Një amerikan që ka fabrikë të gozhdëve ka dëgjuar se
shqiptarët mund t’i ngulin gozhdët me kokë në mur. Ai vjen në Kosovë,
në mënyrë që këtë talent të shqiptarëve të shfrytëzonte për reklamë. E
takon amerikani Rrustën në tren dhe e pyet:
- A është e vërtetë se njerëzit këtu ngulin gozhdët me kokë në mur?
- Po, more, ja tash unë do ta nguli një!
Ia
jep amerikani Rrustës një gozhdë të vogël për provë, dhe Rrusta i
mëshon dy herë bam e bam dhe gozhda ngulet në murin e kupesë. Amerikani
mbetet pa fjalë. E merr një gozhdë mesatare dhe ia ofron prapë
Rrustës. Dhe prapë i njëjti veprim: bam-bam dhe këtu shaka s’ka:
gozhda ngulet menjëherë.
Dikur amerikani ia jep Rrustës gozhdën më të madhe që e ka dhe I thotë:
- Nëse e ngul edhe këtë gozhdë në mur të dërgoj në Amerikë dhe atje do t’i kesh të gjitha.
E
merr Rrusta gozhdën. Bam – asgjë. Prapë bam – por asgjë. Bam – hiç,
gozhda nuk ngulet. Rrusta e hap derën e kupesë e zgjat kokën në kupenë
fqinje dhe bërtet:
O Dyl, o bajat, largoje kokën se nuk jam tu bë shaka!

669.

Punëtori sillet rreth makinës e cila ia ka shkurtuar veshin.
- Çka po kërkon? - e pyet kolegu.
- Veshin, ma shkurtoi makina!
- Ç'po të duhet më!
- Po, po e di se nuk më duhet më...por e kisha një cigare në të!

670.

Një jevg shkon për turizëm në Afrikë. Gjatë shëtisë nëpër një qytet i thotë njërit:
- Allahile, ju këtu që të gjithë jeni aq të zi?
- Po, siç po na sheh!
- E, djalli ju marrtë, kur ju jeni kësisoj aq të zi, e romët çfarë i keni?

671.

Në Fakultetin Juridik, në provimin e së drejtës penale, zhvillohet ky dialog:
- Ju lutem, a mund të më thoni çka është mashtrimi?
- Profesor, mashtrimi është atëherë kur do të më rrëzoni...
- Shpjegoni më konkretisht.
-
Ja kështu: sipas kodit penal, mashtrim kryen ai person i cili, duke
shfrytëzuar padinë e personit tjetër, i shkakton dëm këtij të fundit.

672.

- Gjithnjë më mundon diçka që nuk mund t’ia gjejë shpjegimin.
- Thuaje de, çka të mundon?
- Nëse unë kam prejardhjen prej majmunit, atëherë me siguri azreti Ademi ka qenë impotent.

673.

Nëna flet për vajzën dhe djalin të cilët ishin martuar një vit më parë:
-
Vajzës disi i eci më mirë: i shoqi i bën çdo gjë. Kurse djalit nuk i
eci. I ka qëlluar një shtrigë e cila çdo gjë kërkon t'i bëjë ai!

674.
- O djalë imi, - i thotë nëna, - mëso më tepër!
- Nuk po mundem, nënë! - ia kthen ai.
- Pse, or bir!
- Jam gërditur. E kam gjetur një qime në libër!

675.

Posa gruaja futet në kuzhinë me një otllogi, burri që e ka në qejf rakinë, i thotë:
- Zoti të marroftë, edhe e di që në shtëpi nuk ka një pikë raki, edhe blenë orendi...

676.

- Alo!
- Urdhëroni!
- A ma jepni babanë?
- Jo!
- Pse?
- Se nuk është këtu!

677.

Gjyshi shkon me nipin për të bërë një shëtitje në pyll. Kur arrijnë atje gjyshi afroi një grusht me barë afër te hunda e tha:
- Këtu mund të shijoj forcën e natyrës.
Nipi i tij kur e shikoi (dhe e dëgjoi) gjyshin, i thotë:
- Sa mirë, tash do të blejmë një makinë të re.
- Si të erdhi ky mendim?
- Sepse babai ka thënë. Kur plaku do të hajë bar do të blejmë ne një makinë të re.

678.

Artani erdhi me vonesë në shkollë dhe, duke ndjerë veten fajtor, thotë:
- Më falë mësuese, kam fjetur shumë sot...
- Si? Edhe në shtëpi fle? - ia kthen mësuesja.

679.

Edhe Genti arrin në shkollë me vonës.
- Genti, ç'të ndodhi, pse u vonove?
- Isha në ëndërr, mësuese, dhe në ëndërr më humbën pantollat.
- E pastaj?
- Pastaj mu desh të rrija në ëndërr derisa i gjeta...

680.

- Të lumtë Teuta, sot ke qenë e vëmendshme. Po të përcjell, tërë kohën je e përqendruar dhe me siguri ke vënë re se...
- ...që ju keni një vrimë në çorapë, mësuese! - i thotë ajo pa djallëzi.



681.

- Genc, a më thua se çfarë bënë romakët pasi që vdiq Jul Cezari?
- E varrosen, mësuese!

682.

- Si quheni?
- Tomor.
- Vërtetë!? Është edhe një mal me këtë emër.
- Po, por nuk jam unë.

683.

- Beni, vendosi mbiemrat "i keq" dhe "i mirë" në shkallën sipërore.
- "Shumë i keq" dhe "shumë i mirë".
- Shumë mirë, Beni. Tani mbiemrin "i sëmurë".
- "I vdekur", mësuese.

684.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:35 pm

Goni, më trego në hartë ku ndodhet Australia.
Me pak vështirësi Beni e gjen dhe e tregon me shkopin e gjeografisë.
- Mirë, dhe kush e zbuloi?
- Unë, mësuese!

685.

- Si mund t'i ndajmë pesë patate për gjashtë persona? - pyet mësuesja.
- I bëjmë pire!

686.

- Çfarë mund të shohim sipër nesh, kur koha është e bukur?
- Diellin, qiellin, re të bardha...
- Por kur është koha e keqe?
- Çadrën!

687.

- Është e çuditshme, kur pi ndonjë kafe në mbrëmje, nuk fle dot gjithë natën.
- Kurse për mua është e kundërta: unë kur fle, nuk pi dot kafe.

688.

- Kur jam në shtëpi, s'kam fare oreks, mezi ha. Por kur jam jashtë saj më ndodh e kundërta. Më hahet shumë.
- Epo, rrini si në shtëpinë tuaj, - tha i zoti i shtëpisë.


689.

Një ditë një luan takoi një struc. Luani i tha:
- Kush është mbret i xhunglës?
- Juve, imzot! - tha struci.
Luani ikën i kënaqur. Pastaj luani takon një zebër. E pyet:
- Kush është mbret i xhunglës?
- Juve, imzot!
Luani ikën i kënaqur. Pastaj luani takoi një elefant dhe i thotë:
- Kush është mbret i xhunglës?
Elefanti e ngrit luanin përpjetë e përplas pas një peme dhe largohet. Luani pastaj çohet dhe i thotë, me ngadalë, elefantit:
- Pranoje. Ti nuk e di përgjigjen, apo jo?

690.

Një ditë një polic po shëtiste nëpër park. Ai pa një burrë i cili po mbante një pinguin. Burri i tha policit:
- Këtë pinguin e gjeta sot në mëngjes. Çfarë të bëj me të?
- Çoje në kopshtin zoologjik, - tha polici.
Të nesërmen polici e pa burrin përsëri. Ai ende po mbante pinguinin me vete. Polici tha:
- Përse nuk e çuat pinguinin në kopshtin zoologjik?
- E çova, - tha burri. - E çova dje në kopshtin zoologjik. Sot po e çoj në kinema!

691.

Dy gjarpërinj të vegjël bisedojnë:
- A jemi helmuese?
- Nuk e di. Pse?
- E kam kafshuar buzën time...


692.

Dy dibranë takohen në rrugë:
- Të lutem, a mund të m'i huazosh dhjetë marka?
- Jo!
- Atëherë, pesë marka, pra...
- As pesë!
- Në rregull. Bile më trego sa është ora?

693.

- A kishe dëshirua të flesh me Brizhid Bardon?
- Jo!
- Pse?
- Sepse askush nuk do të më besonte...

694.

Mysafiri hyn në restorant dhe kërkon qofte për drekë. Kur kamerieri sjell pjatën, mysafiri reagon:
- Këtyre qofteve iu vjen era raki.
Kamerieri largohet dy-tri hapa dhe e pyet:
- Tashti a po iu vjen era raki?

695.

- Vetëm pas martesës mëson se çfarë është lumturia...
- Po, por atëherë është vonë!

696.

Dy të moshuar bëjnë pushim në një lulishte. Derisa
shëtisin, gjithnjë janë në heshtje. Në një moment, njëri pritej tyre
për ta thyer heshtjen, thotë:
- Dëgjo, shpesh dëgjoj radion. Në
radio më ka rënë të dëgjoj tek përmendet fjala ekspresionizëm. Di gjë
çfarë domethënie ka kjo fjalë?
- Të them të drejtën, edhe unë e kam
dëgjuar. Ma merr mendja se me këtë fjalë përcaktohet ndonjë tren
ekspres i mbushur me sionistë.

697.

- Për besë, nëse provon të më puthësh, do të piskas!
- Mos, të lutem, a sheh gjithë këtë masë njerëzish?
- Prandaj gjeje ndonjë vend më të qetë.

698.

Shëtitë kësulëkuqja në mal dhe, në shëtitje e sipër, e sheh ujkun. I afrohet:
- Ujk, o ujk, pse i ke sytë aq të mëdhenj?
- Më lërë rahat, a s'po sheh se po e bëj nevojën e madhe?

699.

I ankohet Rrusta një mikut të vet pasi që ishte kthyer nga klinika ku kishte bërë analizat:
- Kam ardhur në përfundim se unë jam njeri limonadë, sepse kam ujë në gjunjë, sheqer në gjak dhe thartirë në lukth…

700.
Në orën e historisë profesori i drejtohet Dautit të padisiplinuar:
-
Vërtet, Daut, po bën zhurmë; po ma prish orën e historisë. Nganjëherë,
duke të shikuar se si nuk rri urtë, më vije të pyes, athua pse
prindërit e tu të çojnë fare në shkollë?
- Për shkak se dëshirojnë qetësi në shtëpi!

701.

Një zonjë franceze, i drejtohet boshnjakut i cili ia kishte rregulluar makinën:
- A doni të ju paguaj, apo të heq brekët?
- Më mirë paguaj, sepse nuk di se a do të më bien tamam brekët tuaja.


702.

Bisedojnë dy gënjeshtarë:
- Nuk di çfarë kohe bën te ju, por te ne është tmerri i zotit. Kur bën nxehtësi e madhe, edhe fluturave iu digjen krahët...
- Ndërsa tek ne pulave u japin akullore me qëllim që të mos pjellin vezë të ziera.

703.

Në bankë të zezë të gjykatores është një hajn.
Avokati arrin të bind gjyqin për pafajësinë e tij. Kur dalin nga salla
avokati i drejtohet:
- A jeni i kënaqur nga mbrojtja ime?
- Si të them, po...por, a di çka...sikur ta dija se s'isha fajtor, nuk do të kisha zënë avokat.

704.

- Me sa zero shkruhet një milion?
- Me gjashtë.
- E gjysmë milioni?
- Paj, e kuptueshme, me tri...

705.

Bisedojnë dy shoqe:
- Me muaj lodhi mendjen se ku i kalon çastet e mbrëmjes burri im...
- Dhe, a ke kuptuar gjë?
- Po. Një mbrëmje kur u ktheva në shtëpi, rrinte dhe shikonte televizorin.

706.

Njeriu i dehur arrin në stacionin e trenit. I afrohet sportelit, ndërkaq banakierja e pyet:
- Çfarë dëshironi?
- Paj...më tregoni çka keni?

707.

- Cila është sëmundja më e mirë, - pyet pacienti mjekun.
- Sëmundja më e mirë është skleroza...
- Pse?
- Sepse, nuk dhemb dhe, me sëmundje të tillë, për çdo ditë dëgjon vetëm lajme të reja.

707.

- Sa kushton kjo stoli?
- Dhjetë mijë marka!
- Në dreq të mallkuar! E kjo tjetra?
- Dy herë në dreq të mallkuar!

708.

Pronari i lokalit të syzave optike e këshillon të birin:
-
Kur të pyesë myshteriu se sa duhet paguar për syza, i thuaj dhjetë
marka...Nëse ai nuk do të dridhet, shto: ku çmim vlen vetëm për
skeletin, zotëri, ndërsa për xhamat dhjetë marka. E nëse ai nuk do të
shajë, vazhdo: Ky çmim është për secilin xham, zotëri!

709.

- Jam shqetësuar së tepërmi, i tha një burrë shokut të vet. - Në një kohë të keqe me shi gruaja ime ka dalë në rrugë.
- Mos u mërzit se ajo me siguri do të ketë hyrë në ndonjë dyqan...
- Pikërisht për këtë jam shqetësuar!

710.

Një i dehur takohet në rrugë me një grua të shëmtuar dhe, pa farë keqardhjeje, i thotë:
- Zonjë, gjatë kësaj jetës sime, gjithçka kam parë, por aq të shëmtuar kurrë s'kam parë!
- Edhe unë kurrë s'kam parë njeri më të dehur...
- Mund të jetë e vërtetë, por mua nesër më del e dehura...

711.
Një kalimtar e pyet Dautin që është duke nxjerrë patate:
- Or ti, si është bereqeti i sivjetshëm, a janë rritë patatet?
- Paj, të mëdhenjtë po, e të vegjlit, jo vallha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:35 pm

Një shofer që ishte fajtor gjendet para gjykatësit.
Gjykatësi vazhdimisht i bën pyetje të akuzuarit. Një ndër pyetjet është
edhe kjo:
- Na trego se në çfarë largësie ke qenë nga vetura të cilës i ke mëshuar?
- Largësia ka qenë tre metra e gjashtëdhjetë e dy centimetra...
- Si mund të jeni aq i saktë? - vazhdon të pyes gjykatësi.
- E kam marrë me mend se do të më bëni këso pyetje pa lidhje, prandaj që më parë i kam menduar mirë përgjigjet.

713.

Njeriu në uniformë ndal taksin. Pasi futet brenda e urdhëron të vozisë shpejt drejt aeroportit:
- Ngutu, të lutem se, pas dhjetë minutave duhet të fluturojë aeroplani.
- Aq shpejt nuk mund të arrijë...Më vjen keq, por aeroplani do të fluturojë pa ju!
- Besa nëse fluturon do të ishte mrekulli...Unë jam piloti i atij aeroplani!

714.

Nëna i bërtet të birit i cili vazhdimisht grindet me shokët në rrugë:
- Dëgjo, kur të gjuajnë ata me gurë, ti mos ua kthe. Më trego mua!
- Ih, çka fole, - ia kthen i biri, - të njoh unë ty. Ti nuk mundesh t'ia qëllosh asnjërit...

715.

Në rrojtore:
- Mjeshtër, të keni kujdes me përdorimin e briskut, sepse unë kam pirë, një çik jam i dehur!
- Mos ke dert, edhe unë jam i dehur.

716.

Një fshatar kishte dalë për ta shitur qenin. Një blerës i afrohet dhe e pyet:
- Në çfarë dege gjenealogjike bën pjesë ky? A ka farë pedigreje?
- Mund t'ia mëshoni me çfarëdo dege, zotëri!

717.

Një njeri i mërzitshëm nuk e lë të qetë një të re,
duke iu vardisur...Në një rast, duke e parë se ajo nuk e kishte
ndërmend të pranonte ofertën e tij, i thotë:
- Mirë, mirë, por ta dini se unë jam profesor i matematikës...
- Shumë mirë, - i thotë vajza. - Atëherë, të jetë e kuptueshme: rreth meje mos bëni kurrfarë llogarie!


718.

- Ju atje, në Prishtinë, si po kaloni me punë? - pyeti një fshatar bashkëvendës e tij që jetonte në qytet.
- Ne ata po i rrejmë se po punojmë, kurse ata neve kinse po na paguajnë...

719.

Ajo: - Ti ma kujton oqeanin...
Ai: - Mos deshe të thuash se jam i papërmbajtur dhe romantik?
Ajo: - Jo. Desha të them se, posa më afrohesh, më vjen për të vjellë!

720.

- Kur të morëm në punë na pate premtuar se do të punoje për dy vetë...
- Është e vërtetë, dhe ashtu po punoj: për vete dhe për gruan!



721.
- Pse e ke lidhur gishtin?
- Në shtëpi babai ma dha një porosi, që të mos e harroj porosinë...
- Çfarë porosie?
- Të paguaj telefonin.
- Ani, a e pagove?
- Jo, babai ka harruar të m'i japi paratë!

722.

- Nuk di se si t'ia filloj letrës... - i thotë burri
gruas në rastin kur e kishte vendosur t'i shkruante njërit të cilin nuk
e kishte parë kaherë.
- Filloja kështu, - deshi ta mësojë gruaja: - I dashur zotëri...
- Aiii, - ndërhyri burri. - Çfarë zotërie ai? Lëre, lëre... Ai është idioti më i madh!
- E, pra, - vazhdoi gruaja. Nisja kështu: - I nderuari kolegë...

723.

Takohen dy të njohur në kafene:
- Ore ti, nuk ka kuptim kjo që bën. Tërë ditën pi në këtë kafene, kurse mua kurrsesi nuk ma kthen borxhin...
- Sikur ta ktheja borxhin, mandej ti tërë ditën do të pije. Më lërë rehat, të lutem!

724.

Drejtori i thotë nëpunësit:
- Ti e di fort mirë sa harrestar jam!
- Po, zotëri drejtor.
- Atëherë, të lutëm, në fund të muajit më përkujto që ta jap fletë lëshimin nga puna.

725.

Gjykohet një hajn.
- I pandehur, këtu duhet të flitet vetëm e vërteta. Na trego si e theve kasafortën e bankës?
- Jo. Nuk e them dot. Në sallë ndodhen konkurruesit e mi!

726.

Në vitrinën e një dyqani për larjen e petkave është
e shkruar: për njëzetekatër orë mund t'i merrni petkat e pastruara. Një
zonjë, pasi dorëzon një pako me rrobe, pyet shërbyesin:
- Kur bëhen gati?
- Pas tri dite?
- E si ashtu? Unë lexova në vitrinë se shërbimin e kryeni për njëzetekatër orë.
- Është e vërtetë, por ne punojmë nga tetë orë në ditë, - shpjegon shërbyesi.



727.

Drejtori i thotë një punëtori:
- Edhe përpara të
kam thënë se kur je në orarin e punës nuk bën të pihet alkooli. Dje,
kur ishe esëll, ishe edhe i lumtur. A ishte kështu?
- Vërtet, drejtor, dje ti ishe i lumtur, kurse sot e kam radhën unë të bëhem i lumtur!

728.

Një gjel i plakur i thotë me nostalgji pulës e cila gjithashtu është e plakur:
- Mos u merakos, e dashur. Nëse nuk mund të pjellësh vezë tuaja, mund ta huazojmë ndonjë!

729.

Burrë e grua udhëtojnë me automobil, ndërkaq shpejtësia arrin edhe deri 140 kilometra në orë.
- Au, çfarë shpejtësie! - thotë gruaja. – Çfarë mund të ndodh sikur të fluturojë ndonjëra nga rrotat e automobilit?
- Mos u mërzit ti, e dashur, e kam rrotën rezervë!

730.
Piktori modernist e abstrakt i ankohet kolegut:
- Jam në hall. Kam bërë portretin e një zonje, kurse ajo kërkon që t'ia bëj sytë e kaltër...
- Pse nuk po ia bën? Punë e zorshme është kjo?
- Jo, veç se kurrsesi nuk po mundem t'ia qëlloj se ku ia kam vizatuar sytë!


731.

Kthehet gruaja nga rruga dhe menjëherë nis të pastrojë dhomat. Gjatë pastrimit, nën shtrat, gjen do brekë femrash.
- Ohoo, çka gjeta! - bërtet ajo. - Brekë femrash!
- Ani çka? Ai sheh se janë të zbrazura?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:36 pm

32.

Fill pasi i komunikohet dënimi me të holla, i padituri ankohet:
-
Kjo që po ndodh, zotëri gjykatës, nuk më duket e drejtë. Kjo është hera
e dytë që më dënoni. Herën e kaluar, për të njëjtin gabim, vetëm pse i
kam thënë fqinjit derr, më keni dënuar 1000 marka, kurse sot, për të
njëjtin faj më gjobitni 2000 marka. Për nder kjo s'është e drejtë!
- Ashtu është siç po thua, ama nuk di a e di ti, apo jo, por çmimi i mishi të derrit në treg është dyfishuar

733.

Polici i trafikut ndal automobilin që kalon nëpër shenjen e kuqe. Kur afrohet e sheh shefin e vet pranë timonit:
-
Zotëri shef, ju lutem, mos kapërceni kur është shenji i kuq sepse,
merreni me mend çfarë do të mund të ndodhte, nëse ndonjë i marrë
kalonte kur është shenji i gjelbër!


734.

Në një shoqëri zhvillohet kjo bisedë:
- Diku kam lexuar se gratë jetojnë më shumë, - thotë njëra.
- Sidomos të vejat! - ia kthen tjetra.

735.

Gjatë drekës burri i drejtohet gruas së re:
- Kjo sallatë më duket e çuditshme. Allahile a e ke larë?
- Si jo? Bile me sapun! - ia kthen ajo.

736.

Në një shitore pikturash blerësi i drejtohet shitësit:
- Po e njoh, kjo pikturë qenka e Pikasos. A më garantoni se vërtetë piktura është origjinale?
- Po. Bile garantimi vlen tre vjet!

737.

Në ordinancë:
- A përdorni pije alkoolike?
- Vetëm në raste solemne.
- Cilat janë ato raste?
- Kur kam të pi!

738.

Në natën e parë të bashkëshortësisë pason grindja:
- ...dhe po më thua se disa veta kanë kërkuar të fejohen me ty?
- Sigurisht!
- Fat do të ishte sikur të ishe martuar me budallain e parë.
- Ai budalla ishe ti!

739.

Shoku i ankohet shokut:
- Unë nuk kam ndonjë
biografi kushedi çfarë. Të tregoj se në jetë kam rënë vetëm njëherë në
dashuri, madje edhe atëherë përfundoi si është më keq.
- Çfarë ndodhi? U martua me ndonjë tjetër?
- Jo, jo me ndonjë tjetër, por me mua!

740.

Burrë e grua gjenden në plazh, ndërkaq gruaja e qorton të shoqin meqë ai shikonte femrat e bukura që kalonin përskaj.
- Rrustë, ti je burrë në moshë, madje edhe fëmijët të janë rritur, ç'po shikon?
- Aman grua, nëse unë jam me dietë, kjo nuk do të thotë se nuk kam të drejtë të lexoj menynë...

741.

Shkojnë dy të njohur së bashku në deti. Njëri prej tyre duket i pa disponuar, kurse tjetri i drejtohet:
- Nuk po të kuptoj. Këtu në deti qenka jashtëzakonisht mirë, kurse ti më dukesh i pa disponuar...
- Lehtë e ke ti, - ia kthen tjetri. - Ti je këtu me mua...kurse unë me ty!

742.

- Dëgjo mikeshë, - i drejtohet një zonjë shoqes së
vet, - e kam në qejf higjienën e trupit. Tri herë në ditë ndërroj
ndërresat e brendshme.
- Edhe unë një kështu kam vepruar derisa i kam mbushur dy vjet, e pastaj gjërat ndryshuan, nuk ndyhem më!

743.

Një i ri, i sapoardhur të studiojë, humbet në qendrën e studentëve. Kërkon ndihmë nga një kolegë, kurse kolegu pyet:
- A e di numrin e dhomës?
- Jo.
- A e di në cilin repart e ke dhomën?
- As atë nuk e di. E kam harruar.
- Bile a e di emrin e ndonjërit me të cilët je në dhomë?
- Po, ia di njërit. I thonë cimar!

744.

Mësuesja e pyet Cenin:
- Çfarë është kjo, kur thuhet: unë puth, ti puth, ai puth...
- Seks kolektiv, mësuese!

745.

Thirr nëpunësi centralin:
- Alo, ju lutem, më lidhni me gruan time...
- Çfarë numri ka?
- Shih, shih...çfarë numri! Unë nuk jam sulltan, nuk i kam gratë me numra!

746.

- Çka bën dibrani kur e ngushton jaka e këmishës?
- I heq krenikët!

747.

- I dashur, sot jemi të qetë, sepse burri im ka shkuar në gjueti. E ti, çka i the gruas sate?
- I thashë se po shkoj në gjueti!

748.

- Ore ti i krisur, a më tregon si arrite të ulesh pranë timonit i dehur? - e pyet polici rrugor shoferin.
- Më ndihmuan shokët! - i përgjigjet ai.

749.

- Më në fund jam punësuar. Me mija vetë i kam nën përkujdesje...
- Çfarë pune qenka ajo? A mos je bërë farë drejtori i ndonjë fabrike të madhe?
- Jo, jam kosar i varreve.

750.

Arrin ish pacienti te doktori:
- Doktor, a ju kujtohet? Para dy vitesh më keni shëruar nga reuma.
- Po, më kujtohet.
- Atëherë më keni pas thënë që të ruhem nga lagështira.
- E tash, çka kërkoni?
- A mundem të lahem!

751.
Babai e mori djalin pesëvjeçar në fushën e atletikës:
- Babi, pse vrapojnë kaq shpejtë këta?
- Kush arrin i pari do të marrë diplomë...
- Po të tjerët, pse vrapojnë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:36 pm

752.
Rrusta në veturën e tij e ka edhe Razen. Me
një dorë mban timonin, kurse me tjetrën e tërheq në përqafim Razen. Në
rrugë e ndal polici:
- Ore ti, duhesh ta kapësh me dy duar...
- Unë e di këtë, por si të vozis, pastaj? - iu përgjigj Rrusta me shpejtësi.

753.
Pas katër rundave, boksieri ishte i dërmuar. E pyeti trajnerin e vet:
- A është larg gardëroba?
- Për këtë mos u shqetëso fare. Nga ringu nuk do të kthehesh me këmbët tuaja.

754.

Në një orë filozofie dëgjohet edhe ky shpjegim i
profesorit i cili, tërë çështjen e civilizimit, deshi ta thotë duke
bërë shëtitje nëpër mendimet e personaliteteve të ndryshme në epoka:
- I pari, nga të parët, Moisiu tha, duke ngritur dorën drejt qiellit: - Çdo gjë vije nga lart!
Pas tij Sollomoni, duke vënë gishtin në kokë, tha: - Çdo gjë fillon dhe mbaron në kokë.
Pastaj Jezui, duke vënë dorën në gjoks: - Nuk pajtohem me të parët, sepse çdo gjë duhet kundruar me zemër, shpirt...
Marksi në vazhdim, duke mbajtur barkun tha: - Krejt varet prej barkut...
E kundërshtoi Frojdi: - Çdo gjësë i gjendet shpjegimi duke çmuar mes këmbëve...
Ajnshtajni
ua ktheu shpinën, duke bërë me dorë shenjin refuzues: - Mos ia nxirrni
fundin, sepse krejt kjo që thoni është relative!

755.

Në bregdeti dëgjohen të thirrurat e një gruaje e cila duket se po fundosej në ujë:
- Ndihmë, ndihmë!
Një i moshuar, nga të parët, merr turr andej...
- Jo, jo! - bërtet gruaja, - nuk dua të më shpëtoni ju, por ai biond!

756

Pas përfundimit të shfaqjes në teatër, njerëzit
marrin palltot në gardërobë dhe ecin... Njëri mbetet pa pallto. I
afrohet tjetrit që është duke dalë nga dera:
- Më falni, ju lutem, mos jeni Genci?
- Jo, pse?
- Paj...vetëm pyeta, meqë unë jam Genci, kurse ajo palltë që mbani ju është imja.

757.

Dy gangsterë bisedojnë në një lokal nate. Njëri prej
tyre shikon drejt njërit që gjendet në një shoqëri të madhe, ndërkaq e
pyet kolegun:
- Mario, a po e sheh atë tipin atje me rrobe blu?
- Cilin? Të gjithë paskan rrobe blu!
- Atë që mban kravatë me lule...
- Por të gjithë paskan kravata me lule.
- Ore, shiko më mirë: fjalën e kam për atë që ka një shenjë në fytyrë...
- Po shikoj, por vërtet, i sheh edhe vetë: të gjithë paskan shenja në fytyrë.
- Shiko mirë, atë që i ka do mustakë të vegjël e të hollë.
- E çuditshme, por të gjithë paskan mustakë të vegjël e të hollë.
Gangsteri i nevrikosur nxjerr revolen dhe, në rafal, i rrëzon të gjithë, përveç njërit:
- Tash a po e sheh?
- Po, e çka?
- Asgjë. Nuk di pse, por disi nuk po mundem t'ia duroj tureçkën...

758.

Takohen dy gangsterë:
- Dëgjo, a të pëlqejnë lulet e freskëta?
- Po!
- Nesër do t'i kesh!

759.

- Kam vendosur të blej një veturë...
- Pse? Ti kurrë nuk ke qenë qejfli për veturë.
- Tash po, sepse kam gjetur një vend për parking.

760.

Një shofer, nga moskujdesi, me pjesën anësore të
automobilit të tij e prek një çik kalimtarin... Kur e sheh se s'është
bërë ndonjë dëm, dhe se kalimtarin s'e kishte gjetur gjë, vazhdon.
Mirëpo, kalimtari i inatosur, vrapon pas tij dhe e arrin te semaforët:
-
Nuk ke turp, - i ngërmohet kalimtari. - Sikur të kishit një fije
ndërgjegjeje, do të ndaleshit menjëherë dhe, para së gjithash do të më
kërkonit falje. Pastaj do të më kishit pyetur se a ndjejë farë dhembje
në trup, dhe do të më shikonit. Po të ishit i ndershëm, do të më kishit
ftuar në shtëpinë tuaj për të më qetësuar me ndonjë pije...Dhe nuk do
të më kishit lëshuar nga shtëpia pa ndonjë para, për kompensim të
shqetësimit tim...
- Allahile çka po flet? - i thotë shoferi: - Ku
po jetoni? A keni dëgjuar ndonjëherë që, për shkak të një imtësie të
tillë, ndonjë shofer të ketë bërë një xhentëlmenllëk?
- Po. Hiç më herët: dje! Kësisoj një shofer është sjellë ndaj gruas sime!

761.

Polici i trafikut e ndal shoferin i cili e ka shkelur plakën në rrugë, dhe i thotë:
- Ku i kishe mendtë, ore i krisur! Pse nuk i ke rënë burisë?
- Nuk desha ta frikësoj!

762.

- Në shoqëri çdo kush duhet të kontribuojë diçka, prandaj më trego, të lutem, çka ke bërë ti për emancipimin e femrës?
- Kam vendosur të mbetem beqar!

763.

Kur e ndali polici shoferin i cili e kishte tejkaluar shpejtësinë, shoferi u arsyetua:
-
Dëgjoni, frerëtt fare nuk më punojnë, prandaj ngutesha të arrija sa më
shpejt në shtëpi në mënyrë që të mos më ndodhte ndonjë e keqe!

764.

- Me çka mund të matet dënimi më i rëndë për fajin e bigamisë?
- Me dy vjehrrat!

765.
Një aeroplan sportiv gjendet mbi qytetin e Napulit. Në atë aeroplan është vetëm një udhëtar dhe piloti i cili i thotë:
- A ke dëgjuar ti atë thënien: shihe Napulin dhe vdis?
- Po!
- E, pra, shikoje mirë. Po të njoftoj se u këput flutura e aeroplanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:36 pm

766.

- Kujtimet e mia të para nga fëmijëria datojnë që
kur isha në djep. Më kujtohet, binte borë...Sa pata nisur të pyes
nënën se çfarë ishte ajo bardhësi, mu kujtua se ende nuk dija të flisja!

767.

- Do të dëshiroja që të martohesha me një që është e bukur, e pasur, e mirë dhe e mençur!
- E pra, sipas kësaj që thua, duhesh të martohesh katër herë!

768.

Në një shoqëri, derisa kalonin çastet e muhabetit,
njëri pyeti se kush, nga ata, me pak fjalë do të përkufizonte martesën.
Një i shtyrë në moshë tha:
- E them nga përvoja: në fillim flet
burri, kurse gruaja dëgjon. Pastaj flet gruaja, e burri dëgjon. Në fund
flasin të dy, dëgjon lagjja.

769.

Një bashkëshort i shqetësuar, meqë gruaja e tij nuk lente butik pa vizituar dhe pa blerë diçka, i thotë gruas:
- Ju gratë gjithherë i shfrytëzoni kafshët.
- I dashur, nuk po të kuptoj.
-
Ja, pra, po të shpjegoj: dhelpra u jep lëkurën për ta vënë mbi jakën e
palltos, krokodili lëkurën për çantat tuaja, gjarpri gjithashtu lëkurën
për këpucët. Së fundi gjithmonë gjendet një gomar që i paguan të gjitha!

770.

Mesiti interesohet që t'ia gjejë një nuse një të moshuarit, të cilit i thotë:
- E kam gjetur një kandidate shumë atraktive: e bukur, e vejë dhe e virgjër...
- E virgjër?! Po bën shaka? Thatë e vejë dhe...
- Ashtu, ashtu, siç të thashë, sepse aq gjatë jeton e vejë sa, besoj, çdo gjë ajo ka harruar dhe duhet të fillojë nga e para...

771.

Një beqar i vetmuar vendosi të festonte natën e Vitit të Ri ne një restorant. E thirri kamerieren, i tha:
- Më sillni, ju lutem,një raki, një kotëletë me garniturë dhe një fjalë të ëmbël.
Pas pak kohe ajo solli rakinë dhe kotëletën dhe ktheu shpinën të largohej.
- Prit pak, të lutem, - i tha. - E fjalën e ëmbël?
Ajo i pëshpërit:
- Mos e hani kotëletën. Është e pardjeshme!

772.

Pas një grindjeje burri i mëshon shpullë gruas. Ajo bërtet:
- Ndihmë, ndihmë...!
- Mos ke dert, e dashur, këtu jam! - e qetëson burri.

773.

Doktori e shikon të sëmurën e cila rri e shtrirë duke kukatur.
- Prej kur kukatë kështu? - e pyet doktori burrin.
- Prejse jemi martuar!

774.

Grindje bashkëshortësh:
- Kisha dëshiruar të jam e vdekur!
- Edhe unë kisha dëshiruar të jam i vdekur!
- E, pra, unë jo!

775.

- I pandehur, pse ia ke mëshuar gruas me karrige?
- Sepse nuk kam mundur të ngreh pianon!

776.

- Po shoh sipas fallit, në letra, se burri juaj shumë shpejtë do të vdesë!
- Këtë e di, por tregomë ti a do të ketë hetime!?

777.

Shkon gruaja në polici që të pranojë vrasjen:
- E vrava burrin tim, por në mbrojtje...
- Si ndodhi?
- Ja, kështu: unë nxora revolen dhe ia drejtova, kurse ai më tha, "nëse ti nuk mundesh të ma qëllosh, unë po!"


778.

Burri është shumë i sëmurë. Gruaja afër shtratit të
tij qanë. Doktori gjithnjë është i pranishëm, ia matë pulsin...Në një
moment doktori i drejtohet gruas:
- Ju shëndosh, burri vdiq!
Në atë rast burri mbledh fuqinë e fundit dhe thotë:
- Jo, jo...ende jam gjallë!
- Hesht ti, - ndërhyn gruaja, - mos iu përziej doktorit!

779.

- Do të martohesha me një vajzë e cila di të bëjë
gjellën, të qepë, të mbajë shtëpinë të pastër; që nuk pi duhan, nuk pi
alkool, nuk shikon meshkujt tjerë...
- E, pra, jaran, gjeje një shati të mirë dhe shko e gjeje një të tillë në varre!

780.

- Ju dua shumë! - thotë ai.
- Je çmendur? A di ti se unë e kam burrin, kam edhe fëmijën...
- Nuk ka dert. A e di atë fjalën: ku ka për dy, ka edhe për të tretin?

781.

Cingëron telefoni. Ngrihet burri dhe e merr receptorin dhe dëgjon me vëmendje, pastaj i nervozuar i thotë:
- Shiko ti, gjeje numrin që e kërkon. Këtu nuk është shërbimi për informim mbi gjendjen e rrugëve!...
Burri pasi e lëshon receptorin, i thotë gruas:
- Gjithfarë budallenj ka në këtë botë. Njëfarë shuli pyeti a është rruga e lirë!

782.

- Oj e mjerë, - i drejtohet burri gruas me ton të lartë, - nuk jam i marrë. Çdo gjë di!
- Këtë do ta vërtetojmë menjëherë, - i thotë gruaja me gjakëftoftësi. - Sa është, për shembull, lartësia e Lubotenit?

783.

- Kërkoj shkurorëzim! - i thotë klienti avokatit.
- Në bazë të cilës arsye?
- Për shkak se gruaja më ka quajtur të marrë!
-
Ëhë, por kjo arsyeje nuk është aq e fortë për një shkurorëzim...Varet
prej rrethanave pse ka qenë e shtrënguar të quaj të marrë...Prandaj më
trego më gjerësisht çfarë ka ndodhur mes jush?
- Ja, pra, po të
tregoj më gjerësisht. U ktheva në shtëpi dhe, kur hyra në dhomën e
gjumit, e pashë gruan time mes dy meshkujve të zhvilluar...Ti mund ta
marrësh me mend se në çfarë pozite i pashë!...I piskata gruas, i
thashë: "Çka po bën, moj!" kurse ajo ma ktheu: "Ore i marrë, a nuk po
sheh!?"

784.

- Nëse dëshironi, në momentin e lindjes, mund të
asistojë edhe baba i fëmijët tuaj! - i thotë akusherja gruas shtatzënë
e cila priste lindjen.
- Më mirë, jo! - ia kthen ajo. - Mund të ndodh që, rastësisht, të ndeshet në burri im!

785.

Pacienti është i shtrirë në klinikën ortopedike, me kokë e duar të lidhur, ndërkaq njërën këmbë e ka në gips.
- Si ndodhi kështu? - interesohet shoku i tij që kishte vajtur ta vizitonte.
-
Mos pyet. Ishte tmerri i zotit! Me atë zonjën, që banon në katin e
tretë të pallatit ku banoj edhe unë, isha duke bërë qejf...Arriti burri
i saj dhe...ruana zot, prej tij! Ai ishte i çmendur. Nuk lejonte
kurrfarë arsyetimesh. Desh më mbyti idioti...
- Auu, - ndërhyn shoku, - paska mundur të bëhet edhe më keq.
- Ç'po flet, ore! A mirë po të dukem?
- Paj, dëgjo, sikur të kthehej ai burrë më herët do të më kishte takuar mua!

786.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:37 pm

Në gjyq mbrojtësi i të akuzuarit për rrahje i thotë akuzuesit:
-
Thoni se, ky i akuzuar, ju ka sulmuar me shishe të thyer dhe me të ju
ka sjellë lëndime të rënda. Po mirë, ju nuk kishit asgjë në dorë?
- Gruan e tij!

787.

Në zyre hyn kolegu, ndërkaq në fytyrë ka dy shenja të mavijosura nga të cilat mund të kuptohet se ka pasur ndonjë telashe.
- Çka të ka ndodhur? - pyet kolegu.
- Asgjë! - përgjigjet.
- E shenjat në fytyrë?
- Njërën ma ka bërë gruaja kur kuptoi se kam dashnore.
- E tjetrën?
- Tjetrën dashnorja kur kuptoi se jam i martuar!

788.

Dy miq takohen pas nja pesëmbëdhjetë vjetësh.
- Çka ka të re? - pyet i pari.
- Eh...ç'të them, më në fund mund të tregoj se gruaja po më tradhton.
- Qy-qy,...unë po të pyes: çka ka të re!?

789

Pikërisht në gjysmë të natës, në një banesë të
Parisit, bie zilja e telefonit. Gruaja ngrihet nga shtrati, ku ishte në
përqafim të dashnorit, foli me telefon dhe prapë u kthye në shtrat.
- Kush ishte? - pyeti ai.
- Burri im. Më tha se, ja tash, kishte përfunduar mbledhja...
- Auu, unë ika, pra!
-
Jo, jo, rri lirisht. Im shoq, siç më tha, meqë nuk ka mundur ta zë
metronë e fundit, të ka telefonuar ty dhe se ti i ke thënë që të fle në
banesën tënde!

790.

Sistemimi i detyrave të punës dhe përshkrimi i punëve
Djelmoshat dhe vajzat – Punëtorë të përkohshëm
Të fejuarit – Punëtorë të herëpashershëm
Të martuarit – Punëtorë të dhunshëm
Beqarët – Punëtorë te krahu
Miqtë e shtëpisë – Punëtorë ndihmës
Vejanët dhe vejushat – Punëtorë profesionalë
Laneshat – Punëtorë progresivë
Homoseksualët – Punëtorë të prapavijës

791.

Përreth të dehurit që ra nga kati i dytë, u mblodhën shumë njerëz:
- Çfarë ka ndodhur? - pyeti polici që sapo erdhi.
- Nuk di... - tha i dehuri që po shkundej, - edhe unë sapo erdha këtu.

792.

Grupi i turistëve po vizitonte Muzeun e Luvrit në
Paris. Në mesin e tyre ishte edhe një çift bashkëshortësh. Pas vizitës
së galerive, ciceroni iu drejtua:
- Keni ndonjë pyetje?
- Po, - dha gruaja, derisa mbante bashkëshortin për krahu, - më intereson të di me se e lyeni parketin që shkëlqen kaq shumë!

793.

Në fund të shfaqjes në teatër bisedojnë dy spektatorë:
- Pse duket aq e zemëruar aktorja?
- Sepse sonte i sollën vetëm nëntë shporta me lule...
- Pak po i duken?
- Jo, por ajo ka paguar dhjetë!

794.

- Kam dy vjet që nuk flas me vjehrrën.
- Pse?
- Sepse s'dua t'ia ndërpres fjalën.

795.

- Sa është ora? - pyet vogëlushja shoqen derisa luanin në rrugicë.
- Sigurisht ende nuk është dy!
- Ku po e di?
- Më ka thënë nëna të kthehem në ora dy, kurse unë ende nuk jam kthyer.

796.

I thotë nëna vogëlushes:
- Au, çka paske bërë!
- Nënë, rashë në baltë!
- E si ashtu, me atë fund të ri?
- Ç'të bëja, e gjora unë, nuk arrita të zhveshëm!

797.

Një grua me moshë mesatare i drejtohet djaloshit që pinte duhan:
- Ore çun, a e di nëna jote që ti pi duhanin...?
- E a e di burri yt që ti flet me njerëz të panjohur në rrugë? - ia kthen ai.

798.

- A është e vërtetë se të martuarit jetojnë më gjatë se beqarët?
- Jo, atyre ju duket jeta më e gjatë...

799.

Në kohën osmane njëri e kishte shpallur veten se ishte profet. E sollën te padishahu i cili e pyeti?
- Kush je ti?
- Jam profet...
- Po a mund të bëni mrekulli?
- Posi!
- Për shembull...
- Unë mund t'i lexoj mendimet e të tjerëve.
- Meqë qenka puna kështu, më trego çfarë mendoj unë?
- Ju mendoni se unë po gënjej!

800.

- Po më dhemb syri dhe nuk di ç'të bëj!
- Para sa kohe mua më dhembte dhëmballa dhe e shkula!


801.

- Pse, bir, nuk del të luaje me shokë në kopsht?
- Sepse e kam vetëm një shokë dhe atë e urrej!

802.

Bisedojnë djali me vajzën derisa shëtisin në park:
- E kam vendosur të mos i dorëzohem asnjë mashkulli, derisa të martohem... - thotë vajza.
- E pra, - ia kthen djali, - kur të martohesh më lajmëro!

803.

- E di një vajzë e cila as pi, as shëtitë, as shanë, as rrenë dhe nuk është e preokupuar me seks.
- Mrekulli! Ku është ajo?
- Në shtëpi, nesër i mbush pesë vjet!


804.

- I dashur, të lutem më shtrëngo fort, fort, si Robert Redfordi në filmin e mbrëmshëm. A e shihje? - i thotë vajza dashnorit.
- He, marroqe e zotit, a di ti se sa paguhet Robert Redfordi për një shtrëngim të tillë?!

805.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:37 pm

Shefi i vërsulet punëtorit të ri:
- Ti, çka kujton? A mos vallë unë jam idiot?
- Nuk e di...Unë kam pak kohë që punoj këtu.

806.

I marri hyn në barnatoren bujqësore:
- Më jepni ndonjë helm kundër morrave të bimëve...
- Për sa doni?
- Paj, nuk di...besa nuk i kam numëruar!

807.

- Sa është data sot?
- nuk e di, shiko gazetën që e paske në xhep.
- Nuk vlen, është e djeshme!

808.

- Ai për të cilin flitnim dje, nuk është edhe aq budalla...
- Pse?
- Ishte dobësuar shumë!

809.

Ngjitet Rrusta në një dardhë për t’I marrë ca druta. Pas pak aty vjen vajza e pronarit të dardhave:
- Ore ti pse po vjedh dardha?
- Rri mori, mos mbështill shumë, se po zbrita ta bëjë atë punë…
Pas pak Rrusta, pasi I futë dardhat në xhep, zbret dhe kalon përskaj vajzës dhe vazhdon rrugën, kurse vajza ia kthen:
- Ti jo vetëm që qenke hajn, por edhe rrenacak!


810.

Në shitoren e pjesëve të automobilave blerësi pyet:
- A kenë fshesa për veturat e tipit "Opel"?
- Po.
- Sa kushtojnë?
- Pesëdhjetë marka.
- Pesëdhjetë marka? Shtrenjtë, bre! Isha në një shitore tjetër, atje më thanë tridhjetë e pesë euro...
- Ani, pse nuk po i merr atje?
- Por, ata nuk kishin më!
- Ëhë, edhe ne kur nuk do të kemi do ta themi çmimin tridhjetë e pesë euro...
- Mrekulli. Pra, do të vijë kur nuk do të keni më!

811.

Një i marrë i mëshon vetes me çekan në kokë. Afrohet kalimtari dhe i thotë:
- Çka po bën ashtu?
- Asgjë. Ti nuk e di çfarë kënaqësie ndien njeriu kur nuk i mëshon më vetes!

812

- Çfarë telashesh paske pasur? Pse i ke pështjellur te dy veshët? - i tha fqinja fqinjës.
-
Aiii, mos pyet, - i përgjigjet ajo. - Isha duke hekurosur këmishën e
burrit dhe, në atë moment, cingëroi telefoni. Unë shpejt e shpejt, e
habitur, e afrova hekurin te veshi në vend të receptorit.
- Medet... e veshit tjetër çka i bëre?
- Njësoj, provova të thërras ndihmën e shpejtë!

813.

Ndeshen dy kalimtarë në trotuar:
- Pse nuk po shikon kah po shkon? - thotë i pari i pezmatuar.
- E ti, - ia kthen tjetri, - pse nuk po shkon kah po shikon!?

814.

Shkon zanatliu të ankohet në zyrën e tatimeve në komunë, për shkak të lartësisë tatimore.
- Si quheni ju? - pyet nëpunësi.
- Bekim Fehmiu!
- Shih, shih...ju paskeni emër të popullarizuar!
- Sigurisht, unë punoj në atë dyqanin tim të këpucëtarit tash e tridhjetë vjet më parë!

815.

Në trotuar është tollovi. Njëri nga kalimtarët e pyet tjetrin:
- Ç'po ndodh?
- Nuk di, - ia kthen tjetri. - Ai që ka ditur është larguar para dhjetë minutave...

816.

Një bashkëshort nga provinca shkon në qytet të madh
dhe. me vete, e merr edhe bashkëshorten. Kur hynë në metro, i thotë
bashkëshortes:
- E sheh këtë tren? Edhe pak e do të niset dhe do të kalojë nën lumë...
- Mos, bre! - ia kthen bashkëshortja, - Ç'po pret, pse nuk po e mbyll dritaren?

817.

- Të shkojmë në qytet dhe të argëtohemi! - I propozon burri gruas.
- Pajtohem, - ia kthen ajo, - por nëse kthehesh në shtëpi para meje, lëre dritën e ndezur në paradhomë!

818.

Në zyre hyri një qytetare:
- Desha të takoj presidentin e firmës, - i tha ajo sekretares.
- Presidenti është i zënë dhe më ka urdhëruar të mos lëshoj njeri...
- Po ne kemi qenë shokë shkolle!
- E keni gabim, zonjë. Presidenti jonë nuk ka kryer asnjë shkollë!

819.

Pacientja që, në një masë të madhe, kishte humbur të dëgjuarit, pasi kontrollohet te mjeku, e pyet:
- Sa kushton kjo vizitë?
- Pesëdhjetë marka.
- Shtatëdhjetë? - pyet ajo.
- Jo zonjë, - bërtet doktori, - tetëdhjetë!


820.

Kirurgu e thërret pacientin e marrë të cilin e kishte operuar më parë:
- Më falni, por prapë më duhet të bëj edhe një intervenim kirurgjik, meqë në stomakun tuaj i kam harruar dorëzat e plastikës...
- Auu,... - ia kthen ai, - besa, nëse intervenimi duhet bërë vetëm për ato dorëza, më mirë ua kisha paguar dhe më lëreni rahat.

821.

- Sa kushton kjo pushkë e vjetër? - pyet turisti në shitoren e vjetërsirave në Romë.
- Tre milionë lireta.
- Qenka shumë shtrenjtë!
- Çfarë mendove ti? Kjo i takon kohës së Jul Cezarit...
- Mos, bre! Por atëherë nuk ka pasur pushkë!
- Prandaj kushton shtrenjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:38 pm

Në kafenenë përskaj stadiumit një tifoz iu thotë të tjerëve për ndeshjen e cila, pas pak, do të fillonte:
- Mund t'iu them se unë, dhjetë minuta pa filluar ndeshja, e di rezultatin...
- Thuaje! - i thonë të tjerët.
- Më parë duhet të paguani çdo njëri nga dhjetë marka.
Kur i paguan të gjithë dhe kur ky i numëron paratë dhe i fut në xhep, përgjigjet:
- Dhjetë minuta pa filluar ndeshja rezultati është zero-zero!

823.

Pas një grindjeje gruaja braktis shtëpinë, por kthehet sërish duke i kërkuar burrit të falur, kurse ai i përgjigjet:
- Që ike të fala, por që u ktheve përsëri, këtë nuk ta fal kurrë!


824.

- I pandehur, ti i ke thyer gruas në kokë një vazo. Pse e bëre këtë?
- Zoti gjykatës, nuk pata për qëllim të thyeja vazon!

825.

- Tani, grua, pasi u martuam, unë mund të vë në dukje disa të meta... - i tha gruas i sapomartuari.
-
Mos e lodh veten, i dashur, - ia ktheu gruaja, - të metat e mija unë i
njoh vetë. Këto janë ato të meta për shkak të cilave unë nuk munda të
marrë një burrë më të mirë se ti!

826.

- A di i fejuari yt sa vjet i ke?
- Po...pjesërisht!

827.

Babai karrierist i thotë të birit:
- Në moshën tënde unë do të turpërohesha të gënjeja.
- Kur ke filluar të mos turpërohesh? - e pyet i biri.

828.

- Dëgjo, mbrëmë kam kaluar përskaj shtëpisë sate!
- Të falem nderit!

829.

- Doktor, jemi duke e mbaruar një shtëpi vikendi në
katund dhe, na ndodhi një e keqe. Nuk di ç'të bëjmë, djali ynë i vogël
ka hëngër rërë dhe ciment...
- Vetëm mos i jepni të pijë ujë!



830.

Një çun ishte i sëmurë. Doktori, që ishte i vetëm në
atë lagje, e shikoi dhe, pos terapisë, ia ofroi edhe çmimin e shtrenjtë
të shërbimit, ndërkaq nëna e çunit i thotë doktorit:
- Po më duket se qenkeni i shtrenjtë!
- Eh, zonjë, kështu është puna jonë...
- Ama, çuni nuk ishte edhe aq i sëmurë...Lia e ujit nuk është farë sëmundje e rëndë.
- Zonjë e nderuar, po harroni se tri herë kam qenë i detyruar të vizitojë birin tuaj...
- E di, por ju duhet ta kishit parasysh se, biri im, ka infektuar tërë shokët dhe shoqet e klasës!


831.

- Doktor, kam dëshirë të mos fshehësh asgjë. Më
tregoni drejt, ju lutem, edhe sa kohë më ka mbetur të jetoj? - pyet
pacienti i shtrirë në shtratin e spitalit.
- Është vështirë të thuhet, por sikur të isha unë në vendin tuaj - nuk do të lexoja romane në vazhdime...

832.

- Prej kur punon në atë ndërmarrje?
- Prej atëherë kur më janë kërcënuar se do të më përjashtojnë.

833.

Nëpunësi i cili me orë të tëra flinte pranë tavolinës në atë zyrën e tij, u zgjua trembshëm dhe e shikoi orën:
- Auuu, - tha, - sot orarin e punës e paskësha zgjatur një orë më tepër!

834.

- Shih, të lutem, a nuk është mrekulli të jesh gjallë?
- Si jo! Besa edhe unë mirë po ndihem meqë jam gjallë!

835.

- Gruan e ke në spital, çka ka lindur, djalë o vajzë?
- Sigurisht, e çka ka mundur të lind tjetër?

836.

Një snob i tha shokut të vet:
- Sapo u ktheva nga Vatikani. Më priti vetë Papa i cili foli me mua gjatë, pothuajse një orë.
- E di, - iu përgjigj tjetri. - Ai më telefonoi për këtë!

837.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:38 pm

Humor - Faqe 7 U1_IbrahimKadriu

999 arsye për të qeshur!

Një snob i tha shokut të vet:
- Sapo u ktheva nga Vatikani. Më priti vetë Papa i cili foli me mua gjatë, pothuajse një orë.
- E di, - iu përgjigj tjetri. - Ai më telefonoi për këtë!

837.

Dy të mençur po diskutonin se kush mund të quhet budalla.
- Budalla, - tha i pari, - është ai njeri i cili shpreh mendimet e veta në atë mënyrë që të tjerët nuk e kuptojnë. A me kuptove?
- Jo! - i përgjigjet i dyti.


838.

- Babë, - i drejtohet çuni prindit që me profesion është xhamaprerës, - kam vendosur të të ndihmoj në punë.
- Të lumtë, bir! E si?
- Për fillim ma blejë një top futbolli...

839.

- Çfarë do të punoje sikur t'i fitoje në lotari një milion marka?
- Asgjë!

840.

Një milioner bisedon me një zonjë e cila e ka të bijën për martesë.
-
Asgjë nuk kam kundër martesës me bijën tuaj, ama dëshira ime është që,
njëherë, ta shoh krejtësisht të zhveshur, krejtësisht cullak... - i
përgjigjet milioneri zonjës kur ajo i propozon.
- S'po të vjen turp! Si mund të kërkosh një gjë të tillë?
- Ama, ja kështu dëshiroj...

të mos humbet rasti, zonja pranon dhe e thërret të bijën. Ajo zhveshët.
Qëndron para milionerit i cili e shikon në të gjitha anët, pastaj i
drejtohet zonjës:
- Më fal, por nuk mundem!
- E pse?
- Sepse hundën e paska të shtrembër!

841.

Menjëherë pas dasmës , nusja i tha dhëndrit:
- Dëgjo, i dashur! Do të më falësh nëse do të tregoj se dhëmbët i kam të vënë?
- Lavdi Zotit! - iu përgjigj ai dhe hoqi parukën.

842.

Një grua i paraqitet shefit:
- A ka mundësi të dalë që t'i shkurtoj flokët?
- Si?! T'i presësh flokët në orarin zyrtar?
- Po mua në orarin zyrtar më janë rritur ato!

843.

Në kohë dimri vjen një fshatar në shtëpinë e një qytetari:
- Ah, sa ngrohtë qenka! Si në stallën e lopëve!

844.

- Sa është metri i këtij stofi?
- Një e puthur për çdo metër, zonjushë!
- Atëherë më jepni tre metra. Paguan gjyshja ime!

845.

- Ku ta gjej një mjek që nuk bën aq shumë pyetje?
- Mund të thërrisni një veterinar!

846.

- Sikur t'i preja veshët a do të shurdhohesha?
- Jo, nuk do të shihje!
- E, si ashtu?
- Do të binte kapela mbi hundë...

847.

- Ku e ke vëllain?
- Brenda në shtëpi.
- Çka po bën?
- Ende është duke kënduar në duet, edhe pse unë kaherë jam larguar...

848.

Nëna i thotë të birit gjatë drekës:
- Ti ke nevojë të jesh më i shëndetshëm, të kesh ngjyrë në fytyrë, prandaj kam përgatitur spinaq. Ha, sa të mundesh ha spinaq!
- Nuk më duhet ngjyra e gjelbër në fytyrë, nënë!

849.

E ndal milici shoferin:
- Patentën, shoq!
- Nuk kam.
- Letërnjoftimin, pra!
- Nuk kam!
- A ke diçka me vete, ore shoq?
- Kam pasqyrën…
- Ma jep, pra, pasqyrën.
E merr milici pasqyrën. E shikon dhe pas pak I thotë shoferit:-
- E, mo’, zoti të vraftë, sa s’u korita me ty… Pse s’tregove që edhe ti je milic?

850.

Një mjek tek po diskutonte me një duhanpirës të regjur, i tha:
- Shkurt, pirja e duhanit nga njëra anë mund të bëjë mirë, por nga ana tjetër...
- Shyqyr, - ndërhyn pacienti duke mos e lënë doktorin të kryej mendimin. - Unë kurrë s'kam pirë nga ana tjetër!

851.

- Dëgjo, a m'i huazon njëqind mijë marka, me kusht
që të m'i japësh vetëm pesëdhjetë mijë, dhe do të më mbetesh borxh
pesëdhjetë mijë...Kësisoj edhe unë do t'i kisha borxh po aq dhe, do të
merreshim vesh, t'ia falnim njëri-tjetrit borxhin...

852.

- Agron, je bërë shumë i çuditshëm. Derisa ishim të
pamartuar gjithnjë me sillje dhurata, kurse tash... - ankohet
bashkëshortja e re.
- Hesht, të lutem! Ke parë ti ndonjë peshkatar t'i hedhë grepin një peshku që e ka zënë? - ia kthen burri.

853.

- Dajë, sa flokë ke në kokë?
- Janë aq shumë sa nuk numërohen.
- Çudi, pra! Gjyshi im e di sa ke...
- Ashtu? Si është e mundur?
- E dëgjova kur tha se ke aq shumë borxhe sa flokë mban në kokë!

854.

- Desha të siguroj veturën për rast hajnie.
- Ne sigurojmë veturat jo vetëm për rast hajnie, por edhe për djegie, prishje..
- Kush është aq i marrë të vjedhë veturë të djegur!

855.

Profesori i matematikës e pyet nxënësin:
- Pse këtë faqe të fletores e ke plotësisht të bardhë, pa asnjë numër?
- Sepse në të kam bërë llogaritjen përmendsh!

856.

Mësuesi përpiqet t'ia nxjerr ndonjë përgjigje nxënësit që rri para tabelës, por kurrsesi nuk arrin. Nxënësi vetëm hesht.
- Sa bëjnë pesë e pesë? - e pyet mësuesi. - Kujtoj se kjo pyetje është shumë e lehtë...
Nxënësi nuk përgjigjet. Prapë hesht...
- Ja një pyetje më të lehtë: sa bëjnë katër e katër?
Prapë s'ka përgjigje.
- Çudi, ore ti, asnjë përgjigje nuk e di? Po mirë, më trego kush e zbuloi Amerikën?
Nxënësi qëndron me kokë të ulur dhe nuk bën zë.
- Kristofor Kolombo! - ngrit zërin mësuesi.
Nxënësi ecën drejt bankës së tij dhe ulët.
- Kush të tha të shkosh në vend, hë, pse u ule?
- Po ju, zotëri mësues, e ftuat tjetrin!

857.

- Duhet të lahesh nganjëherë, sepse në klasë ti je më i ndyri! - i thotë mësuesi nxënësit.
- Unë, zotëri mësues, lahem për çdo mbrëmje!
- Mirë shumë, por ndërroje ujin!

858.

- Babë, njëri në shkollë më tha se të përngjaj ty!
- Mirë, e ti çka i the?
- Asgjë. Ai është shumë më i fortë se unë!

859.

- Afrim, kjo vijëz, që e ke shkruar, ma merr mendja se është i, por nuk po shoh se ia ke vënë pikën mbi. Ku e ka pikën?
- Ka mbetur në laps!

860.

Shtatëvjeçari i thotë mësuesit:
- Dëgjoni, unë
nuk e kam ndërmend të ju frikësoj, ama babai im ka thënë, po qe se nuk
ia çoj regjistrin e notave, dikush do të rrahet!

861.

Teknologu shkon në barnatore dhe i drejtohet farmacistes:
- A keni thartinë acetilosalicilike?
- A mos deshët aspirinë?
- Po, por kurrsesi nuk më kujtohej si i thonë...

862.

- Mjeku ma dha udhëzimin ku m'i shkroi do barëra kundër harresës.
- A po të ndihmojnë?
- Aspak! Vërtetë i kam paguar, kam harruar t'i marrë në barnatore...

863.

- A e kontrolloni ndonjëherë peshën?
- Si jo, doktor. Krejtësisht lakuriqe, me vetëm syzat në kokë, pesha ime ishte 64 kilogramë e 257 gramë.
- Mjaft precizë, e pse me syza?
- Sepse nuk do ta dija sa kilogram i kam.

864.

Shkon njëri në spital dhe pyet a mos e kishte sjellë
ndokush ndonjë të vdekur, ngase gruaja e tij që para tri dite nuk ishte
kthyer në shtëpi.
- E pse dyshon se mund të ketë vdekur?
- Sepse më pat thënë se shkonte të bënte vetëvrasje në lumë!
- Po i shikoj kufomat, - i thotë kujdestari, - a ka ndonjë shenjë për njohje?
- Po, belbëzon!

865.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:39 pm

Pse, me diskutimin tënd, ngul këmbë kundër modernizimit të shkollave fillore, ndërkaq nxit renovimin e burgjeve?
- Të them të drejtën, - përgjigjet politikani i vjetër, - në këtë moshën time nuk kam kurrfarë shansi të shkoj në shkollë!

867.

- Babi, çfarë është një burrë beqar?
- Burri beqar është njeri për t'u pasur zili, por mos ia thuaj mëmës këtë!

868.

- Më thanë se ti me vëllain jeni binjakë.
- Ashtu është, por qenka një bela e madhe...
- Pse?
- Kur babai vë re se dikush prej nesh ka bërë ndonjë prapsi, na rrah të dyve!

869.

- E shkreta ti, moj Zyle! Dëgjova se të ka vdekur burri...
- Po, ashtu është...
- I shkreti! E kish zakon të thoshte se do të jetonte njëqind vjet.
- Thoshte ashtu sa herë donte të mi shkatërronte nervat!

870.

Dhëndëri u kthye nga udhëtimi i gjatë i muajit të mjaltit për të takuar shokët.
- Hë, a u dëfreve?
- Ah, po...
- Mbaroi qypi i mjaltit?
- Mjalti po, por qypi ka mbetur!

871.

I thotë vjehrra dhëndrit:
- Bëhu i sinqertë: ti do të dëshiroje të më shihje njëqind metra nën dhe...
- Jo, mos e tepro. Jam i kënaqur edhe me një metër!

872.

- A ke shumë tekst në atë pjesën tënde? - pyet artisti kolegun.
- Oh, jo, - përgjigjet ai. - Unë luaj rolin e burrit...

873.

Në teatër dy shikuese gjatë gjithë shfaqjes flasin
me zë të ulët. Një shikues që është i ulur para tyre, kthen kokën dhe
iu thotë:
- Ju lutem, asgjë s'po mundem të dëgjoj!
- Jo more! A mos deshe të kuptosh se ç'po flasim ne?

874.

Dy të burgosur i vendosin në të njëjtën çeli. Njoftohen:
- Kolegë, sa vjet t'i kanë caktuar?
- Dhjetë!
- Mua katërmbëdhjetë, prandaj ti vendosu në këtë shtratin afër derës meqë do të lirohesh para meje!

875.

Bisedojnë dy shoqe:
- Çka ke bërë me flokët, të lutem. Po më duken si parukë!
- Parukë është!
- Shih-shih, kurrë s'kisha besuar!

876.

Në stacionin e trenit arrin një rrospi dhe i drejtohet një shoqes:
- Unë jam e re në këtë profesion. Nuk di a duhet unë të paguaj apo ata!?

877.

- Mysafiri i drejtohet kamerieres:
- Gjithnjë bie shi në qytetin tuja?
- Do t'u përgjigjesha me gjithë qejf, por nuk shërbej në tavolinën tuaj!

878.

Arrin njëri në byronë për ndihma për të papunësuarit.
- Profesioni juaj? - pyet nëpunësi.
- Gjahtar i bishave...
- Çka po flet? Në Prishtinë nuk ka bisha...
- Prandaj jam i papunë dhe kam ardhur të kërkoj ndihmë.

879.

Një qift i ri hyn në restorant:
- I kemi vetëm dy marka, çka po na propozon? - pyet bashkëshorti i ri kamerierin.
- Burekxhiu përtej rrugës.

880.

Cingëron telefoni nga një qytet i Perëndimit:
- Alo, nënë, këtu biri yt, Maksuti...Po të lajmërohem nga Gjermania. Kam një lajm për ty...
- Thuaje bir, çfarë lajmi?
- Jam martuar!
- Mos bre, e si ashtu pa lajmëruar kë?
- Ashtu u bë, dhe disi e ndjej vetën keq, sepse nuk është shqiptare.
- Auuu, biri im, çka ke bërë ashtu. Pse, or biri im, je ngutur? A nuk munde të gjesh ndonjë shqiptare të bukur?
- Nejse nënë, por... desha të tregoj se gruaja ime është dhjetë vjet më e vjetër se unë dhe është me barrë!
- Ku-ku, ku-ku çka po më flet! Au, qyqja unë!...Por, nejse, patjetër më duhet të të shpreh urime...
- Po, bre nënë, por ajo i ka pesë fëmijë të tjerë...
- Uh, çka më tregove, bir!
- E kemi vetëm edhe një problem të vogël: nuk kemi ku banojmë dhe...
- Fol, fol...
- Nuk kemi as punë.
- Mos u merakos, biri im, ta lëshoj unë banesën.
- Por nënë...!
- Mos e zgjat më tepër, kur ta lëshoj receptorin do të jam e vdekur!

881.

Një zë femre përmes telefonit:
- A është burri im në zyre?
- Jo. Kush po e kërkon? - ia kthen sekretarja.

882.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:39 pm

Sekretarja i raporton shefit:
- Sot në mëngjes ishte një i zhvilluar, dukej shumë i nevrikosur dhe, me kërcënim, pyeti se a je në zyre?
- Çka i the ti?
- Me keqardhje i thashë: jo, nuk është këtu!

883.

- Tani do të këndojë kori i përzier...
- Çfarë kori i përzier është ky? Unë po shoh vetëm burra.
- Epo disa dinë të këndojnë, disa nuk dinë!

884.

Një qytetar hyn në godinën e komunës. I del përpara portieri:
- Kë kërkoni?
- Kryetarin?
- Nuk është aty!
- Si nuk është aty? Unë sapo e pashë në dritare të zyrës së tij!
- E, po ai ju ka parë më përpara!

885.

- Kujt i thonë pesimist?
- Atij që nuk pranon ta mjelë lopën nga frika se qumështi mund të jetë tharrtësu

886.

- Ti nuk më dashuron si dikur...
- Nuk është e vërtetë, e dashur!
- Si nuk është e vërtetë? A mban në mend kur ishim të fejuar, gjithmonë vije pas meje me vrap.
- Më fal, e dashur, po a ka qëlluar të shohësh ndonjë njeri të vrapojë pas autobusit në të cilin gjendet brenda?


887.

- Me këtë zemër që e keni mund të jetoni shtatëdhjetë vjet!
- Doktor, unë i kam shtatëdhjetë vjet...
- E sheh, se si ia kam qëlluar!

888.

Në metro një grua plakë e cila është krejtësisht e
shurdhuar, gjendet e ulur në afërsi të një ushtari i cili përtyp
çamçakëzin...
- E, ore bir, - i thotë ajo, - hiç s'po të dëgjoj se çka po flet!

889.

E takon pensinisti kolegun e përgatitur për peshkim.
- Po shkon në peshkim, a?
- Po, po shkoj...
- Më ke gëzuar!
- Që po shkoj në peshkim?
- Jo, por që nuk është e vërtetë se je shurdhuar!

890.

Gjykatësi hetues pyet të dyshimtin:
- A mund të na thoni ku e keni kaluar natën mes datës tre dhe katër prill?
- Si jo! Kam qenë pikërisht këtu duke dhënë përgjigje se ku kam qenë natën midis datës shtatë dhe tetë mars...

891.

Në sallën e gjyqit grinden avokati i të pandehurit me avokatin e akuzuesit:
- O ti, - i thotë avokati i parë të dytit, - po flet si budalla.
Kolegu i tij pezmatohet dhe ia kthen:
- Nuk di kush është budalla më i madh!
Ndërhyn gjykatësi:
- Më ngadalë, më ngadalë. Ju po harroni se edhe unë jam këtu!

892.

"Mirë shumë, - i tha Ali Podrimja kolegut, pas një
bisede të gjatë rreth letërsisë, - "mjaft folëm për mua. Radha është të
flasim edhe për ty. Çka mendon ti, bie fjala, për librin tim më të ri?"

893.

Një poet pa talent sapo përfundoi një poezi, ia lexoi shokut të vet.
- Si t'u duk? - e pyeti pas pak.
- Faqe e zezë! Nuk e 'vlen fare!
Poeti nuk la fjalë të liga pa i thënë. Shoku, pa e prishur gjakun, iu përgjigj:
- Megjithatë, proza jote qëndron më lart se vargjet që i lexove...

894.

- Shofer, sa para kërkon për të dërguar gruan së bashku me mua deri tek stacioni i trenit?
- Njëzet marke...
- Po sikur të vija vetëm unë?
- Po aq, njëzet marka.
Burri kthehet me fytyrë nga e shoqja dhe i thotë:
- E shikon, e dashur, çfarë çmimi ke?

895.

- Babë, sot kam kursyer paratë që i kisha blerë biletën e autobusit.
- E si i kurseve?
- Në vend se të futesha brenda në autobus, kam vrapuar pas tij deri në shkollë...
- Ëhë, sikur të kishe vrapuar pas taksistit do të kurseje edhe më shumë!

896.

Cingëron telefoni në banesën e Tafë Kusurit. Tafa merr receptorin:
- Urdhëroni!
- A është Dreni aty? - dëgjohet zëri i një femre.
- Jo!
- E kush je ti që po flet?
- Unë jam Tafa, babai i Drenit...
- Unë e di se ti kaherë ke vdekur!
- Moj ti, pse pra po thërret te varret?

897.

- Kam dëgjuar se shtëpinë e keni plot fëmijë. Sa janë?
- Shtatë!
- Çfarë moshe kanë?
- Njëri njëmbëdhjetëvjeçar, të tjerët, që të gjithë, janë më të vegjël... Më i vogli është pesëvjeçar.
- Domethënë para pesë vjet e keni ndërprerë?
- Para pesë vjetësh kemi blerë televizorin...

898.

Rrugës e takon Syla Rrustën, I cili para vetes po e shtynte një fuqi.
Syla: - O Rrustë, çfarç djallin je kah bën, ku po e shtynë këtë fuqi?
Rrusta:
- Po shkoj te mjeku për t’I bërë analizat. Më ka pas thënë që t’ia çoj
urinën pas gjashtë muajve. Unë jam I disiplinuar!


899.

Hyn blerësi në një dyqan.
- Mirë dita! Desha të blejë një dhuratë për një zonjë...
- Vetëm urdhëroni... Dhuratën do ta blini për gruan tuaj, apo dëshironi diçka më të shtrenjtë?

900.

- Urdhëroni merre këtë losion që ndihmon rritjen e flokëve.
- Paj, a mund të besoj se vërtetë i rritë?
- Shikojeni atë kolegen time, - i tha shitësi. - Ia shihni ata mustakë të vegjël?
- Po!
- I dolën atë ditë kur, me dhëmbë, hoqi kapakun e shishes ku kishte këtë lloj losioni.

901..

- Kamerier, mua më duket se para tre ditëve kishit peshk më të freskët...
- Ju siguroj se ky është po ai peshk!


902.

Bisedë bashkëshortësh:
- I dashur, më duhen ca lekë...
- Si, përsëri kërkon para?
- Po mua asgjë nuk më ka mbetur!
- Mua më duket se ti ke nevojë më shumë për mend se sa për para...
E di, i dashur, por unë s'të kërkoj ty atë që s'e ke!

903.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:39 pm

Një burrë i moshuar po e shtynte fëmijën që qante në karrocë.
- Kij durim, Banush, kij durim se edhe pak rrugë të ka mbetur... - thoshte herëpashere burri.
Një grua iu afrua fëmijës:
- Ua, sa i mirë qenka ky djalë! Po pse qanë more xhani i hallës?
Duke iu drejtuar burrit, ajo e pyeti:
- Banush e quajnë?
- Jo. Banush më quajnë mua!

904.

- Po shoh se jeni merakosur për shkak të nervozizmit
të gruas suaj. Nuk keni nevojë të brengoseni, - i tha doktori burrit. -
Me këtë nervozizëm ajo mund të jetojë edhe njëqind vjet...
- Po rezistenca ime sa vjet mund të shkojë, doktor?

905.

Hajni sulmon koprracin:
- Të hollat, ose jetën! - ia vë revolen në fyt.
- Jetën, se paratë më duhen! - ia kthen koprraci.


906.

Burri deshi të jetë i rreptë me gruan, kur ajo veshi pallton dhe bëhej gati të dilte jashtë derës:
- Ku po shkon kështu? - e pyeti ai.
- Ku të më dojë qejfi!
- Por kur do të kthehesh?
- Kur të më teket!
- Mirë, po mos të vish asnjë minutë më vonë!

907.

Skocezi bisedon me të birin që është në shkollë:
- Babë, - i thotë i biri, - më duhet të blejë atllasin!
- Mirë, mirë, por të presim njëherë sa të qetësohet bota...

908.

- Zotëri, - i drejtohet një merakli i alkoolit një kalimtarit, - ka dhjetë ditë që nuk kam shijuar rakinë...
- Mos u mërzitni për këtë, - ia kthen kalimtari, - ende e ka të njëjtën shije.


909.

Skocezi i tregon një mikut:
- Ne, në shtëpinë
tonë, për çdo të enjte në sofër kemi edhe supë peshku, sepse për çdo të
enjte gruaja ime pastron akuariumin..."

910.

Një djalosh i turpshëm provon t'i vardiset një bukurosheje:
- Si jeni?
- Mirë!
- Si e keni nënën?
- Shumë mirë, ju falem nderit!
- A babai juaj?
- Edhe ai është mirë.
- E vëllezërit e motrat tuaja?
- Të gjithë janë mirë.
Pasi
i shpenzoi të gjitha idetë konvencionale, djaloshi ulë kokën duke
menduar çfarë të bisedojë më tutje, kurse bukuroshja i thotë:
- Ta dini se unë kam edhe gjyshin e gjyshen...

911.

- A po vjen në garsonierën time kam disa disqe të mira. Dëgjojmë muzikë...
- A më premton se do të dëgjojmë vetëm muzikë.
- Po të premtoj.
- E nëse muzika e disqeve nuk më pëlqen?
- Mund të vishesh e të shkosh në shtëpi...

912.

Një tregtarit shëtitës i prishet makina në afërsi të
një shtëpie malore që ishte e dedikuar për vikend. Troket në derë, del
një zonjë.
- Më është prishur makina. Kam mbetur në rrugë, ndërkaq, si po shihni, u bë natë...Nuk po di nga t'ia mbajë?
- Hyni brenda, - i thotë zonja e bukur e cila ishte e vetme në atë shtëpizë.
Vonë
në natë tregtarin nuk po e zë gjumi. Gjithnjë mendjen e ka te ajo
zonjë, madje nganjëherë edhe i vete mendja të ngrihej nga shtrati dhe
të shkonte te dera e saj që të kërkonte të futej në shtratin e saj...
Dikur, derisa ishte në këto mendime, dëgjohet trokitja në derë.
- Urdhëroni! - thotë tregtari shpejt e shpejt.
Hapet dera. Hyn brenda zonja me këmishë fjetjeje:
- A dëshironi të keni shoqëri, zotëri?
- O, si jo, ju lutem! - ia kthen ai.
- E, pra, shumë mirë...edhe një shoferit iu ka prishur makina dhe po kërkon t'i sigurojmë një vend për fjetje...


913.

Në pyetjen se në cilën njësi dëshiron të kryej shërbimin ushtarak, rekruti e pëlqen marinën.
- A di të notosh? - e pyesin ata të komisionit.
- Pse? - habitet ai. - A nuk ka anije të mjaftueshme!

914.

Komandanti e pyet ushtarin:
- Çfarë ke punuar si civil?
- Ekspert gjuhësor.
- Mirë shumë, këtu do t'i ndihmosh postierit për t'i ngjitur pullat postare në zarfe.

915.

Para komisionit të mjekëve ushtarakë një rekrut i shtrohet testimit, për t'u lëshuar në shtëpi si i paaftë.
- Çka po ankohesh? - e pyesin.
- Nuk po shoh.
- Ëhë, shiko andej nga muri. Çka po sheh në atë tabelë?
- Në cilën tabelë? Nuk po shoh farë tabele?
- Shkëlqyeshëm! Vërtetë këtu nuk ka farë tabele. Kjo domethënë se ti po sheh mirë...

916.

Pasi u vizitua te mjeku, skocezi i dha dy centë. Mjeku i fyer, e pyeti:
- Këto për infermieren?
- Për të dy!

917.

Një i pasur i trembej shumë vdekjes. Një i varfër, kur mori vesh për këtë, i propozoi:
- Ejani jetoni tek unë. Tek ne, deri më sot, nuk ka vdekur asnjë i pasur.


918.

- Çka është diplomacia?
- Është art për të ngritur vetullën e jo zërin...

919.

- Ju keni biletën për trenin e thjeshtë, kurse ky tren është i shpejtë, ekspres... - i thotë konduktori udhëtarit.
- Nuk prish punë, le ta ndalë shpejtësinë. Mua nuk po më ngutet! - Përgjigjet ai.

920.

Treni kalon nëpër tunel, Një nga udhëtarët e komenton:
- E pabesueshme...çfarë gjatësie të madhe paska ky tunel...
- Ndoshta për shkak se jemi në fund të trenit... - ndërhyn tjetri.

921.

- Or ti, në këtë vend e ke kaluar tërë jetën?
- Jo, ende!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:40 pm

922.

Troket mysafiri në derë. Hapet dera, del i zoti i shtëpisë:
- Urdhëroni! - i thotë.
- E paskeni qenin...A han?
- Ec brenda, ec...Po e provoj. Sot e kam blerë...

923.

Bisedojnë dy miq:
- Kam halle, gruaja ime vazhdimisht m'i prish nervat duke më folur për burrin e saj të parë.
- Po ti mund të lirohesh fare lehtë nga ku dert.
- Në çfarë mënyre?
- Fillo t'i flasësh për gruan tënde të ardhshme!

924.

Gruaja e pyet të shoqin që po nisej për të kaluar pushimet verore:
- Po unazën, pse nuk e vure?
- Në këtë pikë vape!

925.

Në stacionin e trenit:
- Zoti shef, çfarë është kjo punë kështu? Treni po vonohet afro tri orë!
- Mos u shqetëso. Bileta është e vlefshme për dymbëdhjetë orë!


926.

Psikiatri e viziton pacientin, Bisedon me të me
qëllim që të kuptojë shkallën e rehabilitimit të tij në klinikë.
Psikiatri ia tregon një katror të vogël, të vizatuar në letër dhe e
pyet:
- Shikoni mirë, çka po shihni në këtë letër?
- Po shoh njëfarë dhome me shtrat, ndërkaq në shtrat njëfarë femre cullak...
- Ëhë, - ndërhyn psikiatri, pastaj në një flete tjetër bën një katror më të madh: - E në këtë fletë, çka po sheh?
- Po shoh një sallon të mbushur me femra cullak...
- Mirë, mirë, - thotë psikiatri. - Rasti yt gjithnjë është më i qartë.
Psikiatri vizaton edhe një katror shumë më të madh.
- Shikoje edhe këtë dhe më trego çka po sheh? - i thotë pacientit.
- Kjo është një shtëpi e madhe, një kështjellë e tërë në të cilën janë vendosur mbi pesëdhjetë femra lakuriqe...
- Besa, - përfundon psikiatri, - rasti juaj është krejtësisht i kuptueshëm: je i ngarkuar me peshën e ndjenjës së seksit...
-
Unë i ngarkuar me peshën e ndjenjës së seksit? - proteston pacienti. -
Ti qenke i çmendur! Rastin tënd duhet shëruar në klinikën e të
çmendurve... Gjithë kohën më tregon fotografi pornografike dhe, në
fund, me thua se jam i ngarkuar me ndjenjën e seksit e më shpallë si të
marrë seksual...

927.

Fill pas inaugurimit të Rdio Gostivarit, në emisionin e parë, spikeri iu drejtua dëgjuesve:
- Këtu, Radio Gostivari, a po dëgjoni o tetovarë!

928.

Tre shqiptarë bisedonin në një lokal. Pas ca kohësh
njëri prej tyre, meqë kishte një punë të ngutshme, tha se duhet të
shkonte patjetër. Pasi del prej lokalit, kthehet prapë:
- Dëgjoni, - iu thotë dy shokëve, - qejfi im është që edhe ju të shkoni. Mos rrini më në këtë lokal...
- Pse? - e pyeten me habi.
- Sepse, kur njëri largohet, dy të tjerët patjetër do flasin zi e më zi për të larguarin!

929.

Një i ri, pasi që disa muaj kishte kaluar me një vajzë, shkon te shtëpia babait të saj dhe i drejtohet:
- Erdha t'ju them se vajza e juaj është dakord të bëhet gruaja ime...
- Ashtu qenka puna? - ia ktheu babai i vajzës. - Besa vetë e keni fajin! S'qe nevoja të vini çdo mbrëmje mysafir tek ne...

930.

Bisedë fqinjësh:
- Kam vënë re se kur gruaja jote sa herë fillon të këndojë, ti gjithmonë del në ballkon. Pse e bën këtë?
- Të mos mendojnë të tjerët se po e rrah!

931.

- Të lutem, e dashur, më thuaj sinqerisht a jam unë i pari në jetën tënde?
- Sigurisht...Sa të çuditshëm jeni ju burrat: të gjithë bëni të njëjtën pyetje...

932.

Në një koncert të muzikës serioze, pianisti luante
një pjesë. Ai, me atë rast, e kishte shpinën e kthyer nga publiku.
Njëri nga të pranishmit në sallë, pyet atë që e kishte pranë:
- Moxarti?
- Nuk e di. Ta shohim kur të kthehet me fytyrë nga ne.

933.

Në një katund të përzier, vdes një serb, ndërkaq
varrimi i tij bëhej në ditë të vështirë me ftohtësi e borë të madhe.
Meqë varret e serbëve ishin më larg dhe nuk mund të kalonin borën, e
varrosen skaj varreve të myslimanëve. Dy javë më vonë, në ditën e
tregut, të njëjtin serb e shohin në pazar...
- Me sa di unë, ky që po ecën, ka vdekur kohë më parë... - thotë njëri.
- Nuk mund të ndodh kjo! - reagon tjetri.
- Ta pyesim?
- Ndale e pyete...
- Or ti, - i drejtohet ai që dyshonte, - na trego a je Velimiri që pate vdekur?
-
Po, unë jam...Por jam në hall. Aty ku më kanë varrosur të gjithë ishin
lakuriq, vetëm unë jam i veshur kështu që, për çdo herë, vetëm mua më
çojnë të blejë cigare!

934.

- O, tungjatjeta or zotëri, - iu drejtua një i ri i disponuar një njeriut të moshuar që ecte mërzitshëm rrugës.
- Çka deshe, ore ti?
- Para shtatë muajve kam filluar të kaloj me vajzën tuaj...
- Ashtu?
-
Po, besa...prandaj t'u drejtova...Shikoni, ndonëse është një
formalitet, por unë kërkoj dorën e saj...Nuk di a mund të merremi vesh
së bashku, apo duhet të dërgoj ndonjë shkues.
- Po kush të tha se ky është një formalitet? - pyeti me nervozizëm babai i vajzës.
- Gjinekologu!

935.

Në një gjykatë kryetari e pyet dëshmitarin:
- A e dini çka ju pret për dëshmi të rreme?
- Po. Automobili që më ka premtuar i pandehuri!

936.

Shkon njëri të rrëfehet te prifti:
- I nderuar, kam halle të mëdha dhe nuk po di ç'të bëj!
- Fol!
- Gruaja po më tradhton...
- Lëshoje.
- A mund të lëshohet nëna e katër fëmijëve? Kam dhembje për fëmijët të mbesin pa nënë.
- Po mirë, harroje atë për se ke ardhur dhe jetoni bashkë.
- Nuk po mundem të harroj pasi që fqinjin e ka gjithnjë para syve dhe po dyshoj në fqinjin.
- Lëshoje, he burrë e mos vuaj aq shumë.
- Si ta lëshoj kur është shtatzënë?
- Mbaje, pra.
- Mirë po më këshilloni, por kur të lind fëmija nuk di kujt do t'i përngjajë.
- A di çka?
- Urdhëroni, i nderuar!
- Të propozoj të bëhesh mysliman.
- E pse?
- Shko shurdhoje edhe hoxhën!



937.

Diskutuesi i drejtohet kryesuesit të mbledhjes:
- Më falni, ju lutem, që po diskutoj aq gjatë, por nuk e kam orën me veti dhe nuk po mund të dalloj kohën.
- As që ju duhet ora, - ia kthen kryesuesi, - shikoni kalendarin që e keni në mur.

938.

Burri i thotë së shoqes:
- Djali po më pyet se çfarë do të thotë fjala nuse...Si t'ia shpjegoj?
-
I thuaj se nuse quhet ajo grua, të cilës i premtojnë të gjitha ato
gjëra që nuk do t'i marrë kurrë gjatë jetës bashkëshortore.


939.

Një diskutues i mërzitshëm nuk e kishte ndërmend të
përfundonte diskutimin. Diskutimi i tij ishte aq i zëshëm sa që e nxiti
kryesuesin të intervenojë:
- Jeni shumë afër mikrofonit... - i tha kryesuesi.
Diskutuesi u largua një çik dhe prapë, me të njëjtin vullnet, vazhdoi.
Pas dhjetë minutave kryesuesi e ndërpreu sërish:
- Ende jeni shumë afër mikrofonit.
Pas kësaj ndërprerjeje diskutuesi i nervozuar i thotë kryesuesit si në pëshpëritje:
- Po mirë, në çfarë largësie duhet të jem?
- A keni veturë? - e pyeti kryesuesi.

940.

- U bëra babë, u bëra babë!... Urdhëroni nga një
cigare, kush të dojë, urdhëroni nga një cigare... - bërtet njëri në
korridorin e spitalit.
- A mashkull a femër... - pyeti një tjetër derisa e ndizte cigaren.
- Nuk di...Për mua të gjitha cigaret përngjajnë në njëra tjetrën.

941.

- A e rrihni ndonjëherë fëmijën tuaj?
- Jo, vetëm në vetëmbrojtje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:40 pm

942.

- Çka të tha babai kur e pa veturën e prishur? - e pyeti vajza të fejuarin.
- A t'i them të gjitha ato sharje, apo jo!
- Mos, të lutem!
- E, pra, asgjë nuk tha.

943.

Në dhomë, përkatësisht i ulur në fotele e duke
lexuar gazetën, ishte i zoti i shtëpisë. Brenda në atë dhomë hyn e bija
e tij me një djalosh. Babai e lë anësh gazetën, ngrit kokën, i shikon
ata dy, dhe iu thotë:
- Nëse keni ardhur të më thoni se dëshironi të fejoheni, mirë, por nëse kërkoni t'ua jap makinën, nuk pajtohem!

944.

- Kamerier, pse kjo supë është aq e ftoftë?
- A mos deshët që unë të djeg gishtin?

945.

Ecin rrugës francezi, italiani dhe Rrusta dhe bisedojnë për seksin… kur ja e shohin një dhi të lidhur për gardhi.
Francezi: - Eh, sikur të ishte Brizhid Bardo…!
Italiani: - Ej sikur të ishte Sabrina…
Rrusta: - Ah, sikur të ishte terr!

946.

Burrë e grua ishin përgatitur të shkonin në pushim
vjetor. Arrijnë në aeroport. Para se të nisej aeroplani, burri i thotë
gruas:
- Më mirë ta kishim marrë edhe televizorin me vete...
- Pse? Çka po na duhet televizori në pushim?
- Paj, biletat e aeroplanit i paskësha harruar mbi televizor!

947.

- Si nuk turpëroheni të kërkoni të ardhura më të mëdha se kolegët tu me përvojë të gjatë?
- Sepse për mua puna është më e zorshme, pikërisht pse nuk kam përvojë, prandaj duhet të paguhem më shumë!

948.

Agjenti tregtar skocez mbetet në borë, derisa
gjendet në terren në pjesën më veriore. Mezi arrin të gjejë një telefon
dhe lajmëron në firmën e tij.
- Më janë ndërprerë të gjitha rrugët nga bora e madhe, nuk po di çfarë të bëj? - ankohet ai.
- Vazhdo pushimin vjetor! - i thotë drejtori i firmës. - Po ta firmos vendimin për pushim.

949.

Psikiatri i thotë klientit:
- Kam dy lajme për
ty: një lajm të hidhur dhe një të gëzueshëm. Lajmi i parë ka të bëjë me
faktin se, sipas të gjitha rrethanave, ti qenke homoseksual, ndërkaq
lajmi i dytë ka të bëjë me faktin se unë jam dashuruar në ty!

950.

- Çka të thotë gruaja kur kthehesh me kaq vonesë në shtëpi?
- Po unë s'kam grua. Jam beqar.
- Ashtu?! Po atëherë pse kthehesh me vonesë në shtëpi?

951.

Gjatë një pritjeje, njëri nga të pranishmit i drejtohet atij që e kishte pranë:
- Cila është ajo grua që s'po pushon së foluri?
- Është gruaja ime!
- Oh, më falni për gabim!
- S'ka gjë! Gabimin më të madh e kam bërë unë!

952.

Një klient, për t'u tallur me berberin, i tha:
- A keni provuar të qethni ndonjë majmun?
- Jo, zotëri, deri me sot nuk më ka rënë rasti. Por, po të dëshironi, uluni që të provoj!


953.

Babai i vajzës bisedon me dhëndrin e ardhshëm:
- Vajza ime tha se dëshiron të martohet me ju. A e keni caktuar kohën se kur do të martoheni?
- Këtë çështje ia kam lënë asaj...
- Martesën si do ta bëni: civile apo kishtare?
- Këtë e vendos e ëma.
- Po me se do të jetoni?
- Kjo do të varet nga ju...

954.

- Zoti gjykatës kam ardhur me kërkesë që të prish kurorën me bashkëshorten time, meqë nuk po kuptohemi.
- Ani, pse nuk po e merrni një përkthyes?

955.

- Më thuaj drejtë, e dashur, a do të dëshiroje të ishe burrë? - i thotë burri gruas.
- Jo, kurrë! Po ti? - pyet ajo.


956.

- Ku jam? - pyeti automobilisti i lënduar pas aksidentit.
- Numër 8! - përgjigjet mjeku.
- Në dhomë spitali apo në qeli të burgut?

957.

I dehuri i afrohet policit:
- A bën ta bëj një pyetje?
- Urdhëroni!
- A bën t'i thuhet policit shtazë?
- Jo, kurrsesi. Një ofendim i tillë është i dënueshëm me ligj.
- A është, pra, e dënueshme nëse një shtaze i them: zotëri polic?!
- Jo.
- Ju falem nderit, zotëri polic!

958.

Babi, a m'i jep njëzet marka? - i thotë i biri.
- Jo.
- E nëse të tregoj se çfarë i tha sot postieri nënës?
- Ja, merri paratë. Tani më trego!
- Ai i tha: "Mirë mëngjesi, zonjë! Urdhëroni postën!

959.

- Kam dëgjuar se vjehrrën e ke në spital. Sa kohë ka që është atje?
- Nëse do të kem fat, pas pesë muajsh do të bëhet gjysmë viti.



960.

- A pati efekt dieta që i preferova gruas suaj? - pyet mjeku.
- Shkëlqyeshëm! Ka vdekur para një muaji...

961.

Djali i një hajni hyn në provim të maturës. Kur kthehet e pyet babai:
- Si kalove?
- Mirë shumë! Merre me mend, babë, tre vetë tërë kohën më kanë bërë pyetje e unë një fjalë s'e kam nxjerrë nga goja.

962.

Prindi i flet djalit që shpesh bën prapsi dhe nuk dëgjon:
- Ti je i marrë. E ke kokën si ky dru! - i thotë me nervozizëm dhe i mëshon dërrasës së tavolinës tak-tak...
Djali ndërhyn:
- Babë, dikush po troket në derë...
- Ulu ti, unë do ta hap, - ia kthen ai dhe del nga dhoma.

963.

Në sallën e operacionit:
- Motër, shpejt m'i sill të gjitha instrumentet! - thotë kirurgu.
- Auu, a jeni ju në vete? - ndërhyn pacientja. - Unë këto po vdes, e ju doni të bëni muzikë!

964.

Bie zilja e derës, ndërkaq Rrusta shpejt e shpejt gjendet te dera dhe e hap atë. Para derës qëndron polici:
- A e ke babanë aty?
- Jo!
E nënën?
- Edhe ajo është fshehur!

965.

Në sallën e gjyqit:
- I akuzuar, para tre vjetëve
jeni dënuar për vjedhje të veturës. Edhe tani para gjyqit jeni për të
njëjtin delikt. Çfarë mund të thoni për këtë?
- Zoti gjykatës, ma merr mendja se edhe ju, fort mirë e dini se, një veturë nuk mund të qëndrojë gjithmonë...

966.

- A pi duhan kali i juaj?
- Jo, pse?
- Atëherë, po të digjet stalla!

967.

- Më thoni, është ai qen juaji që leh tërë natën?
- Sigurisht, a mos mendove se unë po leh?

968.

Babai i tregon përralla të birit që ta zërë gjumi më shpejtë...Pas një ore në dhomë hyn nëna dhe, si me pëshpëritje, pyet:
- A fjet?
- Më në fund e zuri gjumi! - i thotë i biri.

969.
Në teatër arrin një pëshpëritës i ri. Ai, në atë fillim, ka tremë dhe për këtë artistët përpiqen ta qetësojnë:
- Fare mos ke frikë. Dëgjo, nëse harron ndonjë fjalë, vetëm na jep shenjë, ne menjëherë të pëshpëritim.

970.

- Po shkova në pijetore me shokë, gruaja ime tre ditë nuk më flet...
- Po ti, kur shkon në pijetore?
- Çdo tre ditë!

971.

- Drama e juaj është e mrekullueshme, - i thotë
kritiku një autorit të ri. - Aty është një skenë që as Eskili nuk ka
mundur të marrë me mend.
- Vërtetë! Cila?
- Ajo e përplasjes së trenave, në aktin e fundit.

972.

Në tren një i ri e pyet bashkudhëtarin e moshuar që gjendet në të njëjtën kupe:
- Ju lutem sa është ora?
Bashkudhëtari përgjigjet me nervozë:
- Pse më pyesni mua? Ja ku e keni konduktorin...
-
Shih, pashë Zotin, - ia kthen i riu, - nëse pyeta për orën, nuk patët
nevojë të nervozoheni. Pse nuk më përgjigjeni me mirësjellje?
-
Dëgjo ti djalosh... - ia kthen bashkudhëtari, - sikur të përgjigjesha
me mirësjellje, atëherë ti do të vazhdoje bisedën: do të bëje pyetje se
prej nga udhëtoj, se prej cilit vend jam, se a mos, ndoshta, do të
zbritnim në të njëjtin stacion...Nëse do të zbritnim në të njëjtin
stacion, ti prapë do të interesoheshe se në cilën lagje banoj dhe,
mandej, prapë s'do të më largoheshe, por do të pritje tëë ftoja në
darkë...Në këtë mënyrë do të njoftoheshe me bijën time dhe, me siguri,
do të dashuroheshe dhe do të kërkoje nga unë dorën e saj...E, pra,
dëgjo mirë: kurrë nuk do të pranoja që bija ime të martohej me
ndonjërin që nuk ka as orë në dorë!

973.
Si dhuratë dasme një italian, me banim në Nju Jork, i jep të birit 300 dollarë. Pas dy javësh e pyet:
- Çka ke blerë me ato paratë që t'i pata dhënë?
- Një orë dore. - Përgjigjet i biri.
- Sa i marrë që je! Ka qenë dashur të blesh një revole...
- Revole...pse?
-
Si, pse?... Merre me mend sikur të shkoje një natë në shtëpi dhe të
takoje gruan tënde me ndonjë tjetër në shtrat. Çfarë do të bëje me atë
rast? Do t'i tregoje sa është ora, a?

974.

- U martove?
- Po.
- E ndjen veten mirë?
- Shumë mirë!
- Po vjehrra?
- Një zemër e artë, një grua-engjëll...
- Çfarë fati!
- Nuk ta merr mendja!
- Pse?
- Sepse s'arrita ta njoh. E shkreta, vdiq para se të njihesha me të bijën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 5:41 pm

975.
Një djalë nuk po merrte guximin t'i bënte propozimin një vajze për martesë. Së fundi ai vendosi ta bënte këtë me telefon:
- Ju jeni Selimja?
- Po, unë jam...
- A jeni dakord të martoheni me mua?
- Sigurisht...Po ju kush jeni!?

976.

- Kush është optimist?
- Ai që martohet me sekretaren e vet dhe mendon se ende mundet t'i diktojë.

977.

- Çka ka bërë Skënderbeu kur ka arritur te froni?
- Është ulur.

978.

Sa njerëz të mëdhenj kanë lindur në Prishtinë?
- Asnjë. Të gjithë kanë lindur të vegjël.

979.

- Çka bëhet ai që martohet me princeshën?
- Burrë i martuar.

980.

- Çka është triko?
- Pjesë e gardërobës të cilën fëmijë e veshë kur nëna e tij ndjenë të ftoftë.

981.

- Si mund ta nxitini të marrin për ta djegur veshin?
- Kur hekuros t'i bëhet thirrja me telefon.

982.

- Kur nuk bën të grindeni me gruan?
- Kur ua e bën palë parashutën.

983.

- Si mund të zgjidhni problemin e parkingut?
- Blini veturë të parkuar.

984.

- Pse i marri e hedh orën përtej dritares?
- Dëshiron të shohë se si fluturon koha.


985.

- Çka është iluzion optik?
- Kur ndokush duket inteligjent duke iu falënderuar syzave.


986.

- Kush është dinak?
- Ai që është i marrë dhe bëhet se është i marrë.

987.

Çka është ndarja shoqërore e punës?
- Kur njëri e prenë qepën në pjesë-pjesë, kurse tjetrit i pikin lotët.

988.

Kur mund të vlerësohet se dikush është plakur?
- Kur qirinjtë për ditëlindjen e tij kushtojnë më shumë se torta.


989.

- Kur ndokush më tregon ndonjë mahi qeshem me të madhe.
- Edhe kur nuk të pëlqen?
- Po, sigurisht...
- Nuk je i sinqertë.
- E, po, sikur të mos qeshja ai do të ma tregonte edhe njëherë...


990.

- Shiko, shiko, kë po e shoh pas katër vjet! Si je? Më trego ç'u bë me atë Razen që kaloje atëherë?
- U martua.
- Mos, bre! Dhe keni mbetur miq?
- Patjetër...
- Si kështu?
- Ajo është gruaja ime!

991.

Mjeku i tha të sëmurit:
- Është koha që të ndryshoni mënyrën e jetesës. Që në fillim duhet të hiqni dorë nga duhani...
- E di, e di, zoti doktor, ju keni biseduar me gruan time!

992.

- Si shpjegohet kjo ecje e juaj në karrierë? - pyeti gazetari një funksionar.
- Sepse në çdo rrethanë unë kam qenë dakord me mendimin e atyre prej të cilëve varesha.

993.

- Sa do të desha të di se çfarë farefis kam!
- Kjo është shumë lehtë: ndërto një vilë në bregdet!

994.

Në rrojtore vjen një burrë së bashku me një fëmijë.
- Do të qetheni, apo do të rruheni?
- Po, edhe njërën edhe tjetrën.
Kur berberi kreu punën e vet, klienti u ngrit dhe tha:
- Tani ma qethni këtë fëmijë deri sa të blej cigare...
Pasi kaloi mjaft kohë, berberi i tha fëmijës:
- Po ku u zhduk babai yt?
-
Po ai s'është babai im. Atë s'e njoh fare. Kur po luaja me shokët në
rrugë, ai m'u afrua dhe më tha se do të më qethte pa para...

995.

- Nënë, bëra një faj: i rrëzova shkallët e murit.
- Mos u merakos, babai do t'i rregullojë, vetëm tregoi atij.
- Ai e di, nënën,sepse ka mbetur i varur në vijën e kulmit...

996.

Fqinji sa mundet troket në derën fqinjit tjetër. Nga brenda dëgjohet zëri e zonjës së shtëpisë:
- Nuk mundem të hap derën sepse jam në banjë, po lahem...
- Burrin ua ka shkelë makina!
- Mirë, - thotë ajo nga banja, - futeni brenda përmes plasës nën derë!

997.

- Kur e keni ndërmend ta fejoni bijën tuaj?
- Gjithmonë!

998.

Në mes të natës një i sëmurë i pavijonit të burrave i telefonon infermieres kujdestare:
- Unë kam një pagjumësi të tmerrshme! A nuk mund të shikoni se mos vallë vuan po kështu si unë ndonjëra në pavijonin e grave?

999.

Bisedojnë dy politikanë:
- Ta zëmë se partia ku ti bën pjesë të përjashton dhe, si i thonë fjalës, të hedh në det, ti çdo të bëje?
- Do të notoja për të arritur bregun e një partie tjetër...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptySun Apr 13, 2008 6:33 pm

Jo valla ta kish pas Razen grue qeku jarani qe e paska shkru qet liber hamamin tem kish kesh po nejse
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 EmptyMon Apr 14, 2008 10:04 am

Bjondja kërkon burrë

Një bjonde kthehet në mëngjes në shtëpi dhe e ëma i thotë:
-Është koha që të mendosh edhe ti për të gjetur një burrë, të keqen mamaja.
-E di mama, nuk është se nuk më ka shkuar në mendje një gjë e tillë, por nuk di se burrin e kujt të gjej...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Humor - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humor
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 25 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Humor popullor...
» montazha foto humor
» HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: