| Humor | |
|
+91Ann@ Nexhmedin Ramadani Arianiti Xhevati tosybell xhavo_ xhema BashKom feride voglushja arberia Atdhetari ...... rrimtaf NIPIIXHAXHIT haxhiu agim__barja Ramizi an-di laloni Driniiiii isuf ramadani klodian Eklips Muja e Halili paioni blertamirtoel zana Driola Eva0506 Fjona Ago Muji Melyssa blerim Ali Baba Tepelena Delia katunari Aldren1 ELIE beti Mister istogalia njonidrenica stabili spirito anila Shqipja MUHAMETII nue Martina ylber1992 rolling Parapsikologu Poeti zeriatdheut shqip0nja interesant Mergimtari rroni echo luan mreti idol a_pihet_duhani_ketu eri M ficam gjakushi Lanetja arbesa feneri Orfe@ Guximi dhori Kosovarja beri Leka i Madh fati BekoMerovar GocPejone arritja Urata **Embelsira** Euridika Sofra baki STUPCAT Lina tom sojer Beton Anna shaban cakolli anjesa 95 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:17 pm | |
| Shtruar toka vajza
Takohen dy të moshuar. Njëri e pyeti tjetrin:
-Sa djem i ke, a i ke të martuar?
-I kam pesë djem, nuk i kam martuar, as nuk
e kam ndërmend.
Shtruar toka me vajza, le t`i marrin vet.
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:18 pm | |
| Nuk ma ethe lopën vëlla
Njëri që e kishte një racë të mirë, një lopë
ia shiti dhëndrrit.
Pas disa ditësh motra po i thotë të vëllait:
-O vëlla, lopa po na del shumë e mirë, po çfarë
hajri, qe disa herë ka lypë mëzet, po badihava
ti nuk erdhe.
-Aiii, çka fole motër, pse me ardhë unë e me
ta ethë lopën tue pasë ti burrin e djemtë tu. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:18 pm | |
| Merre gruan time, s`më duhet gjë
Derisa po rreziteshim në plazhin e Golemit,
një grua me të cilën u njohëm, e mori gruan
time dhe u nisën të lahen.
-Vali-i them, po qe se më mbytet gruaja,
unë e dua një tjetër në vend të saj.
Nauni, një 65 vjeçar, nga Tirana po i thotë asaj:
-Vali, moj, e dëgjove se ç`tha kosovari,
më mirë merre gruan time, edhe po qe se mbytet
unë nuk kërkoj tjetër, ngase as kjo nuk
po më duhet gjë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:19 pm | |
| Bëhu gati, tash ta bie mëzatin
Njëri e qoi të birin ( pa lopë) të një kojshi
me e pyet se a do t`ia lëshonte mëzatin.
Troket në dyer,del ai kojshia, po e sheh
djalin pa lopë, e po i thotë të hynte brenda.
-Jo, tha djali, erdha me të pyet a ma lëshon
mëzatin.
-Po more qysh jo, veç zhvishi ti pantollonat
deri sa ta bie tarakun. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:20 pm | |
| Kur s`mundesh ti, unë edhe ma hiç
Ishte martuar një djalë, por me nusen flinte
sikur me motrën. Priti sa priti mos po ndryshon
diçka në të mirë, por asgjë. Iu kishte mbushur
mendja se ndonjë plakë i kishte bërë magji.
Më në fund vendosi të shkojë te një
hoxhë i fortë e të shkruaj hajmali. Duke
pritur, aty në një kopsht të hoxhës, njerëzit
bisedonin për hallet e tyre, kurse djali çileguri
gojën, vetëm i dëgjonte.
Kur i erdhi radha këtij djalit, edhe pse u
ngushtua shumë, po i thotë hoxhës:
-Hoxhe efendi, jam në hall të madh. Jam
martuar tash sa ditë, por asgjë hiç, thash
mos mundesh ti të më bësh një hall.
-Jo bre djalë, kur s`mundesh ti kaq i ri,
unë nuk mundem edhe më hiç. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:21 pm | |
| Veç m`u tranu
I vdes një plakut gruaja. Shkojnë me e pa
disa shokë si mocanikë të tij dhe po e pyesin:
-Allahile, a po mërzitesh?
-Allahile, mos me ju rrejtë hiç, veç m`u tranu
e me dalë në mal.
-Qysh bre ti m`u mërzitë, a ende mujshe…
-O, jo bre burra mos ma merrni dallash.
Po mërzitna se plaka më merrte n`gji e me
atë kërhamzën e saj më vente në gjumë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:21 pm | |
| Thirrma një vajzë
Duke kaluar afër konviktit të vajzave,
njëri i thotë portirit:
-Ju lutem, a bën të ma thirrni një vajzë?
-Cilën vajzë, në cilin kat?
-Cilën të duash ti, s`ka rëndësi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:22 pm | |
| Ia kërkoi gruan për nuse
Një grua kogja e re dilte shpesh pa burrin e saj.
Një djalë iu kishte paraqitur dhe kishte
kërkuar që të fejoheshin. Ajo djalit i kishte
thënë se jam e Filan Fistekut. Ditë pas ditësh
djali e gjen shtëpinë e atij dhe shkon i thotë:
-Burrë, po më vije keq të të them, por unë jam
duke kaluar me vajzën tënde, kam ardhë ta
kërkoj për nuse nëse pajtoheni edhe ju.
-More djalë, unë atë nuk e kam vajzë. Ajo është
gruaja ime e të lutem të mos kalosh më me të. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:23 pm | |
| Abeja ia sosi prapanicën policit
Katër pesë shokë, ushtarë të UÇK-së kishin
zënë pozitë të mirë përballë një punkti të policisë
serbe, por nuk kishin armë të tjera pos
kallashëve. Ata gjuanin në drejtim të policisë,
por pasi që plumbat nuk arrinin deri atje, policët
ua shplonin prapanicën dhe talleshin me ta.
Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur
i sheh të mërzitshëm i pyet:
-Çka keni, mos iu kanë mbytur xhemitë në deti?
-Jo, i thanë ata-por këta kallashët tanë nuk po
na bëjnë punë.
-Hajt gjuani ju njëherë-iu tha Abeja.
Ata gjuajtën, kurse polici që u zhvesh, më nuk
u ngrit në këmbë, nga snajperka e Abesë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:24 pm | |
| Ma kishte pirë lopa ujin
Njëri prej Klinës së Poshtme, gjatë luftës,
kishte pasur shumë njerëz në shtëpi, që kishin
ikur nga fshatrat tjera. Një ditë i thotë të
shoqes që t`ia vokë një kusi ujë për t`u pastruar.
Të hyjë në banjo në shtëpi i vinte turp nga gratë
e huaja që ishin mysafirë, po i thotë të shoqes
t`ia dërgojë kusinë në ahur. Ajo ashtu edhe veproi.
Pas pak, ky me sapun e peshqir në dorë, shkoi në
ahur dhe saora doli pa u pastruar. E shoqja e pyeti
pse doli aq shpejt e ai ia ktheu:
- O, ma kish pi lopa ujin. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:24 pm | |
| A po mundesh me ikë o vëlla
Vëllai tepër i merakosur për fatin e familjes
në Kosovë, thërret të vëllain në telefon nga Zvicra.
-A jeni gjallë o vëlla?
-Po, po gjallë jemi edhe pak.
-A po mundeni të ikni nëpër male, o vëlla?
-Po ikim ngapak, po ikim por jo aq larg sa ti
o vëllau i jem trimi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:25 pm | |
| S`e vrau shkaun që pinte birrë
Zukë Dajakut i kishin thënë shokët
se do t`ia jepnin një snajperkë, po qe
se do ta vriste një shka që shihej nga
larg në oborrin e vet.
Zuka e pranoi kushtin, por kur përmes
dylbisë së snajperkës e vërejti se
shkau po e pinte një birrë, iu tha shokëve:
Burra, unë nuk mund ta vras. Qenka duke
pirë birrë. Gjynah. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:25 pm | |
| A po ta hanë lopët kashtën o mik
Një grup të rinjsh nga Polaci, duke
bredhur nga fshati në fshat, u bie
rruga edhe nëpër Braboniq. Afrohen te
një shtëpi, thërrasin dhe kërkojnë leje
që atë natë me shi ta kalonin në plemen e
tij me kashtë.
-Jo, valla nuk mund t`u bëj konak,
se nuk ma hanë lopët pastaj kashtën.
-Ishte përgjigjur i braboniqsi.
Pas dy-tri ditësh, këta të rinj, duke u kthyer
nga Kotorri për në Mitrovicë, e shohin plemen
rrafsh me tokë dhe të zotin që sillej andej
pari e pyetën: -Apo ta hanë lopët kashtën, o lum miku?
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:26 pm | |
| Shokët e Bunkerit, nuk i zë tash as kulla e Ademit
Një grup gazetarësh ishin ofruar tek
bunkeri ku kishte qëndruar Adem Jashari
para e gjatë luftës. Pasi i bënë disa
fotografi po e pyesin një vendës.
-E dini ju zotri, kush ishin shokët e
Adem Jasharit që kanë qëndruar në
këtë bunker?
-More zotni gazetar, siç po e shihni
këtu është bukur ngusht, por siç po
flasin tash njerëzit, ata që kanë
qenë në bunker me komandantin,
tash nuk i zë as kulla e Jasharëve.
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:26 pm | |
| O ti djalë, merr edhe ti najsen !
Lufta kishte mbaruar. Naimi nga Drenasi
që kishte qenë luftëtar i UÇK-së, ishte
kthyer nga mali në shtëpi. Mezi kishte hyrë
brenda nga kuterbimi i një qeni të vrarë kaherë,
po brenda gjeti një grua me disa fëmijë duke
marrë gjësende.
Ajo duke mos e njohur, i thotë Naimit:
-O ti djalë, merr edhe ti najsen se këtu paska gjithçka! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:26 pm | |
| T`parat le të vijnë ato qëjanë kallë
Pas luftës, një ditë në shtëpinë e shëndetit në Skënderaj para ordinancës së mjekut pritnin përplot njerëz. Mjeku, pa të keq, por duke dashur t`iu jep
përparësi pacienteve me shtëpi të djegura,
del e thotë:
-Ju lutem burra, lironie rrugën për gratë që janë kallë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:27 pm | |
| Perde për ahur
Pas luftës, në një shitore të tekstilit, në
Skënderaj, hyn një fshatar nga Llausha
dhe i drejtohet shitësit:
-Ju lutem, a keni perde për dritare të ahurit?
Shitësi: ( duke e shikuar me habi)
-Çka po thua lum jarani, njerëzit nuk po
kanë të blejnë perde për shtëpi e ti thua për ahur.
-O burrë, unë nuk kam shtëpi,
por më duhet perde për dritaren e vogël
të ahurit që e kam adaptuar për banim,
se po të kisha shtëpi s`do të
mërzitesha fare për perde. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:27 pm | |
| Hiqmi këto shkina prej oborrit
Pas mbarimit të luftës, njëri i kishte
“ gjetur” në një fshat të serbëve
disa lopë të mira, aso bardhezi. I merr
e i qon në shtëpi, po ato nganjëherë hynin
edhe në oborret e fqinjve. Një ditë fqiu po
e thërret të zotin e lopëve e po i thotë:
-O kojshi, aman hajde hiqmi këto shkina
prej oborrit se s`po mund t`i shoh me sy! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:28 pm | |
| O babi, po ecën kapela e UÇK-së
Një familje nga Runiku ishte kthyer
pranë shtëpisë së djegur. Derisa të
rriturit përpiqeshin të bëjnë pak vend
për të hyrë brenda një voglush 4 vjeçar
uante nëpër oborr. Kur e kishte vërejtur
një breshkë, ai me zë të lartë e kishte
thirrur babain:
-O babi, eja shih si po ecën një kapelë e UÇK-së. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:28 pm | |
| Shtëpitë kabriolet
Pas mbarimit të luftës, në pjesën
jugore të Mitrovicës, derisa ecnim me
Hamdi Miftarin, një serb nga
Runiku që shkonte nën përcjelljen e
KFOR-it, prej së largu po e pyet Hamdiun:
-Komsho, a din qish i kena shpijat atje në Runikë?
-Aaaa, komsho, mos vet, shumë bet, sikur
tonat, kabriolet-iu përgjigj Hamdiu. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:29 pm | |
| Serbët pam-pam
Gjatë ofenzivës së shtatorit të vitit 1998,
Hilmi Xani, një ushtar i UÇK-së, ishte
plagosur rëndë në malet e Qyqavicës.
Pas luftës shkon në Tiranë për një
kontroll tek mjekët italianë. Duke hyrë
në portën e spitalit, njëfarë aparati nisi
të fishkëllojë. Roja e ndali. Hilmiu
nxjerr nga xhepat gjithçka që kishte,
por aparati prapë fishkëllonte.
Hilmiu atëherë nisi t`iu shpjegonte italianëve:
-Serbët, pam-pam, dhe bënte me dorë nga këmba.
Kur e fotografuan në aparat të rentgenit, i thanë:
-Ti vërtet armë nuk paske, ama pam-pam municion po. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:30 pm | |
| Me ta thye edhe tjetrin krah
Njëri nga Rezalla gjatë luftës e kishte thyer krahun.
Dikur vonë, pas lufte shkon te mjeku në Prishtinë.
Kur hyn brenda, mjeku po e pyet:
-Me kë je axhë?
-Me një djalë kam ardhur-iu përgjigj i rezallsi.
-S`po të pyes për djalin, po a je me Rugovën a
me Thaçin- vazhdoi mjeku.
-Jooo, ne Drenica jemi të gjithë me Thaçin-i tha ai.
-Qenka mirë me ta thye edhe tjetrin krah-ia ktheu
mjeku me nervozë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:30 pm | |
| Plaku dhe kriteret për shtëpi
Një plak nga Rezalla kishte shkuar të
ankohet pse ende nuk ia kishin ndërtuar
shtëpinë e djegur. Një anëtar i komisionit
komunal po i thotë:
-Mixhok, për t`i plotësuar kriteret për
shtëpi, ti duhet të kesh fëmijë nën 5 vjeç,
s`duhet të kesh lopë, s`duhet të kesh
tokë, traktor apo dikë në botën e jashtme.
-Demek- tha plaku me nervozë-sipas jush
unë po u dashka të jem i vdekur dhe t`i
plotësoj kushtet për varr, a ? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:30 pm | |
| Hyri KFOR-i, na u paska luajt nëna
Një plak po e sheh një mocanikun e tij
duke ikur në drejtim të malit.
-Ou, ndalu burrë e mos u tut se kanë
shkuar serbët, ka ardhë KFOR-i, erdhi liria, mos ik !
-Liria ka ardhë për ty se mua m`u paska luajt nëna,tha plaku i cili nuik kishte qenë bash i rehatshëm. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:37 pm | |
| Shkronjat e vogla Redaktori i një gazete, i thotë korrespondentit:
-Ju lutem, ju do të më verboni me ato shkronja
aq të vogla me të cilat po shkruani.
-Z. Redaktor, unë vet jam i vogël, gruan e
kam të vogël, rrogën po ashtu të vogël, e
si mund të bëj përjshtim e t`i shkruaj
shkronjat më të mëdha-i përgjigjet korrespondenti | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Humor | |
| |
|
| |
| Humor | |
|