| Humor | |
|
+91Ann@ Nexhmedin Ramadani Arianiti Xhevati tosybell xhavo_ xhema BashKom feride voglushja arberia Atdhetari ...... rrimtaf NIPIIXHAXHIT haxhiu agim__barja Ramizi an-di laloni Driniiiii isuf ramadani klodian Eklips Muja e Halili paioni blertamirtoel zana Driola Eva0506 Fjona Ago Muji Melyssa blerim Ali Baba Tepelena Delia katunari Aldren1 ELIE beti Mister istogalia njonidrenica stabili spirito anila Shqipja MUHAMETII nue Martina ylber1992 rolling Parapsikologu Poeti zeriatdheut shqip0nja interesant Mergimtari rroni echo luan mreti idol a_pihet_duhani_ketu eri M ficam gjakushi Lanetja arbesa feneri Orfe@ Guximi dhori Kosovarja beri Leka i Madh fati BekoMerovar GocPejone arritja Urata **Embelsira** Euridika Sofra baki STUPCAT Lina tom sojer Beton Anna shaban cakolli anjesa 95 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:38 pm | |
| Qentë në radio
Gjatë ditëve të para të punës në Radio Mitrovicë,
mora për detyrë nga redaksia ta zhvilloj një
bisedë me një drejtor të një shkolle
të mesme në Skënderaj. Intervistën e mbarova,
ndërkaq pjesën hyrëse e kisha lënë ta kryej në
shtëpi. Duke e montuar atë pjesë, UHER-i im
regjistroi një të lehur të fortë të qenve mu
në mbarim të fjalisë: “Dëgjues të nderuar
në vazhdim do të ndiqni bisedën që zhvilluam
me drejtorin NN”. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:38 pm | |
| Ti këtu e atje
Një të shtunë isha gazetar kujdestar në Radio.
Për të arritur më heret në shtëpi, emisionin
“ Ngjarjet e ditës” ,të orës 16,5o minuta e lash
të incizuar në shirit dhe ia dorëzova teknikut.
Kur arrita në Skënderaj, hymë me disa shokë
në çajtore. Në ora 16,50, unë fillova t`i jap
lajmet në radio, kurse njëri nga tavolina tjetër
më shikonte me habi e duke i fërkuar sytë:
-A po më bëjnë veshët, apo je ti duke i dhënë
lajmet-më tha.
-Jo- i thash, nuk po të bëjnë veshët.
-Atëherë a po më bëjnë sytë, apo je ti edhe
këtu-ma ktheu. E si është e mundur
ti këtu e atje, përnjëherësh? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:38 pm | |
| Vetëm karrigën mos ma zë!
Në kohën kur isha korrespondent i radio
Mitrovicës, në Skënderaj, nuk kisha
zyrë as telefon. Gjendesha si mundesha.
Një ditë shkova në zyrën e Sadri Hajrës,
të cilin e kisha shok shkolle, e që atëherë
ai ishte sekretar i BVI-së për punësim.
Derisa ai shkoi në një zyrë tjetër për
një punë, unë e e dërgova një raport në radio.
Kur u kthye i thash:
-Më fal, ta shfrytëzova pak telefonin.
-More sa për telefon, fol edhe me Amerikë
nëse ke nevojë, por të lutem vetëm karrigën
mos ma zë- ma ktheu. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:39 pm | |
| Po e rrëzojmë një shtëpi
Gjatë dimrit të vitit 1985 pati rënë
një borë e madhe. Atëherë punonim në
një zyrë me Xhavit Çitakun. Ne raportuam
disa herë për dëmet që kishte shkaktuar
bora. Një ditë, s`kishim asnjë ngjarje.
-Ç`po bëjmë sot-i thash Xhavitit.
-Paj, po e rrëzojmë edhe një shtëpi-ma ktheu. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:39 pm | |
| Më mirë kah ky bërllok
Ecnim rrugës nëpër qytet me Hamdi Miftarin.
Papritmas ai më tërhoqi për dore andej
kah një grumbull bërlloku.
-Përse po na shtin nëpër këtë bërllok?-i them.
-Më mirë të hyjmë nëpër këtë bërllok, sesa
të takohemi me atë bërllokun që po vije drejt
nesh!- ma ktheu ai. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:40 pm | |
| Mbledhja e mbyllur
Në komitetin e atëhershëm të mbrojtjes në
Skënderaj, mbahej një mbledhje. Ne gazetarëve
na thanë se nuk bën të marrim pjesë, ngase
kjo mbledhje ishte e mbyllur pasi ishte e një
rëndësie të veçantë.
Pas mbledhjes, Sadriu po i thotë Hamdi Miftarit: - Çfarë gazetarësh jeni ju që ju përzunë nga
mbledhja, në të cilën u bë fjalë për blerjen e
dy maskave mbrojtëse.
Hamdiu ia priti.
-E po çfarë burri je ti, kur të ndërruan nga
Kryesia, me një femër, bile edhe ajo, grua shterpë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:40 pm | |
| Kafja pa sheqer
Shkuam një herë me Hamdi Miftarin
te një drejtor. Ai na priti mirë, por e hetuam
se s`deshi të na ofronte kafe me arsyetimin
se nuk kishte sheqer.
Hamdiu po i thotë:
-Ne i pimë kafetë edhe pa sheqer. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:41 pm | |
| Ekspozita
Me Hamdi Miftarin një herë trokitëm
në derën e shtëpisë së kulturës në Skënderaj.
Portiri e hapi derën vetëm pak sa për t`u
marrë vesh me neve. Hamdiu e pyeti:
-Përse bre vëlla dera mbyllur në pikë
të ditës, mos keni rënë në bela me kend?
-O vëlla, është hapur një ekspozitë e po
vijnë njerëzit, po e bëjnë korridorin pa fshi,
hajt thash t`e mbylli derën më mirë-
ishte përgjigja e portirit | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:42 pm | |
| Ma blej këtë majmun
Një pasdite, dolëm në qytet me kolegen
Sebiha dhe me djalin e saj. Duke i shikuar
vitrinat, djali i vogël u ndal e nguli këmbë:
-Mami, ma blej këtë majmunin në vitrinë !
-Jo, biri i nënës, se më bëheni pastaj dy-ia
ktheu Sebi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:42 pm | |
| Rrugëdalja mbi rrethojë
Me Xhavit Çitakun shkuam te Rexhep Rushiti,
i cili asokohe ishte drejtor i në fabrike. Pasi
që punët në këtë kolektiv nuk shkonin edhe
aq mirë, e punëtorët iknin në shtëpi kur t`iu tekej
po i them:
-Z. Drejtor, ku është rrugëdalja?
-Mbi rrethojën e telave-m`u përgjigj. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:43 pm | |
| A ka ndonjë të re
Para derës së kryetarit të komunës, unë e
Xhavit Çitaku takojmë sekretareshën e
kryetarit.
E pyeta atë:
-A ka ndonjë të re sot këtu?
-Pse a e vjetër po të duket ty kjo a- ndërhyri
Xhaviti. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:43 pm | |
| Pulën e hamë, ryshfetin jo
Pas luftës siguruam një zyrë me Kajtaz Gecajn
e Bekim Kastratin, por telefon nuk kishim.
Një ditë po i themi një tekniku të postës si me shaka: -Sa po kërkoni të na e siguroni një linjë telefonike?
-Ne nuk e hamë ryshfetin- na e ktheu.
-Atëherë, pasi nuk e hani ryshfetin, a bën
të shkojmë ta hamë një pulë bashkë?
-Eh pulën bën, na tha. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:44 pm | |
| Ramtamtamin na e le neve
Në kombibusin e TMK-së, ishim përplot gazetarë
që shkonim për në Runikë, ku do të vazhdonte puna
në aksionin e pyllëzimit të sipërfaqeve të zhveshura.
Një kolege nga Prishtina ia mori këngës:
Ou moj Shqipni, mos thuaj mbaro-i-ova, e pastaj
vazhdoi me ram, tam, tam, ram, tam, tam. Unë i thash asaj:
-Ti vetëm vazhdo të këndosh, ramtamtamin na e le neve! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:44 pm | |
| Ju në burg unë punoj për juve
Unë përkohësisht isha i papunë, ngase u ndërpre
dalja e gazetës në të cilën punoja si korrespondent
nga Skënderaj. Gati çdo ditë dilja në qytet dhe takohesha me kolegët. Një ditë Isa po më thotë:
-Po na akuzojnë lidhur me një shkrim dhe po na
kërcënojnë me burg. A do të vish të na vizitosh
nëse na burgosin?
-Jo- i thash-nuk do të kem kohë, ngase
atëherë do të punoj në vend të juajin. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:45 pm | |
| Dy rreshta një faqe, një faqe dy rreshta
-Kajtazit mjafton t`ia tregosh ngjarjen me dy rreshta,
e ai ta mbush një faqe, po i them Isës.
-Mua-tha- mjafton të ma japësh një faqe, prej saj i bëj
dy rreshta. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:45 pm | |
| A ka këtu xharrah
Kolegut Adem Metës (korrespondent i Kohës Ditore) i kishte shkuar një komision i KEK-ut dhe pasi nuk e kishin gjetur në shtëpi ia lënë porosinë që të paraqitet ne zyret e KEK-ut, ose do t`ia këputnin (rrymën). Me të kuptuar për këtë, Ademi shkon atje, hyn në zyrë dhe iu thotë:
-Unë erdha kush është këtu xharrah që don të ma këput, ja ku jam. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:46 pm | |
| Dauti e zuri lepurin me dorë
Para shumë vitesh, gjatë një dimri, kishte
rënë një borë e madhe. Duke qëndruar
në odë, Dauti iu thotë të pranishmëve se po
dilte ta zinte ndonjë lepur. Pas pak, ai vërtet
u kthye me lepurin e gjallë në dorë, të cilin
e kishte zënë në borë, në kopësht, aty afër
shtëpisë dhe e hëngrën për drekë.. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:47 pm | |
| O Murat pritma qenin
Mursel Gjinofci ka qenë dhëndërr yni
dhe vinte shpesh te ne. Njëherë qëllon
në ramazan e shkojnë me i falë taravitë
në xhami. Atë mbrëmje hoxha kishte
thënë se është gjynah ta trembësh e ta
frikësosh njeriun. Pasi i falin taravitë, Dauti
shpejton dhe arrin i pari në oborr e po i pret
pas një dardhe të madhe. Kur arrijnë, Murseli
ndalet e don të derdhë ujë aty afër
dardhës, kurse Dauti n`atë moment lehë si qen.
-Murseli nga frika bërtet:
-O Murat, mule pritma qenin se më hëngri.
Kur e marrin vesh se ishte Dauti, Murseli po i thotë:
-Daut bre, shpejt e harrove vajzin e hoxhës
se është gjynah ta frikësosh njeriun | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:47 pm | |
| Me bukë e pa bukë
Gjatë viteve të gjashtëdhjeta, Dauti
së bashku me disa nga Kozhica shkon
në Maqedoni për të punuar. Dalin
në vendin ku shiteshin argatët dhe
merren vesh me një pronar vreshte
që të punojnë disa ditë tek ai. Sipas
marrëveshjes, i zoti i vreshtës duhej
t`ua qonte edhe bukën. Para se të
shkojnë në punë njëfarë Aliu, iu thotë
që ditën e parë të hanë shumë bukë,
në mënyrë që ditëve të tjera t`iu sjellë
edhe më tepër.
Në ditën e parë, kur e pa i zoti i
vreshtës se sa bukë hanin ata, iu tha:
-Që nga nesër, do të punoni me bukë të juaj!
Të nesërmen, ata shkojnë në punë vetëm
me nga një bukë nën sqetull | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:47 pm | |
| Odë e mirë me pshurrë
Shkon Dauti te dajët në Shallc, në një
darkë të odës së re. Kishte aty pleq e
hoxhallarë e këndonin edhe mevlud.
Pasi mendohet pak, Dauti i thotë dajës:
-Vallha, more dajë, për hajr të qoftë
oda se të paska rënë e mirë dhe e mbarë,
po çka koka mirë me pshurrë nga dritarja. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:48 pm | |
| Për hajr bajrami
Te daja tjetër, Dauti shkon në fjalë nusje.
Në mëngjes, sipas zakonit, mësiti qohet
e ia bën përhajr dajës, e pastaj me
radhë të gjithë të pranishmit. Kur daja
vije te Dauti, ai i thotë:
-Daja Murat, për hajr të qoftë bajrami !
-Hajr paq nipash, po cili bajram, i madhi a i vogli? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:48 pm | |
| Dauti te dajtë n`dasëm
Në një dasëm te dajtë në Shallc, Dautit
dikush nga dasmorët ia kishte futur në
xhep një gotë të çajit, atje ku e kishin
marrë nusen. Ai nuk e kishte diktuar
derisa kishte daluar të kërcejë, aty
në një kopësht ku ishin dasmorët. Kur e pa
se ka gotë në xhep ai e nxori dhe e përplasi
për trupi të një dardhe të vjetër. Prej aty
dolën qindra anza, të cilat u vërsulën mbi
dasmorët dhe i bënë pikë e pesë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:49 pm | |
| Dajë, të gjithë ishit bërë kuaj
Kur shkon njëherë në Shallc, Dauti
takohet me dajën Rexhë. Pasi kishte
kuptuar se shumica prej dajëve i kishin
hequr qetë e kishin blerë kuaj, i thotë:
-Dajë, po më vjen mirë, të gjithë ishit
bërë kuaj. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:49 pm | |
| Laj dardhat
Në treg të Mitrovicës, Dauti e sheh një
dajë duke shitur dardha. Dauti i mbush
xhepat dhe kur don të largohet, atëherë
daja i thotë:
-Daut, laj dardhat! Dauti niset kah çeshmja,
kurse daja i thotë:
-Jo, jo, me ujë, po me pare. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:49 pm | |
| Dauti i hëngri gjashtë bukë te tezja
Dauti kishte shkuar mysafir te tezja
në Vërnicë të Vushtrrisë. Në mëngjes,
tezja kishte nisur t`i piqte bukët e elbëta.
Ajo e piqte një, Dauti e hante. Kështu,
me ngapak kripë, i hëngri që të gjashtat.
Kur Ukshini, burri i tezes, zgjohet nga
gjumi e kërkon bukë, tezja i thotë të
priste derisa t`i piqte të tjerat, se të
parat i kishte ngrënë Dauti. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Humor | |
| |
|
| |
| Humor | |
|