|
| Humor | |
|
+91Ann@ Nexhmedin Ramadani Arianiti Xhevati tosybell xhavo_ xhema BashKom feride voglushja arberia Atdhetari ...... rrimtaf NIPIIXHAXHIT haxhiu agim__barja Ramizi an-di laloni Driniiiii isuf ramadani klodian Eklips Muja e Halili paioni blertamirtoel zana Driola Eva0506 Fjona Ago Muji Melyssa blerim Ali Baba Tepelena Delia katunari Aldren1 ELIE beti Mister istogalia njonidrenica stabili spirito anila Shqipja MUHAMETII nue Martina ylber1992 rolling Parapsikologu Poeti zeriatdheut shqip0nja interesant Mergimtari rroni echo luan mreti idol a_pihet_duhani_ketu eri M ficam gjakushi Lanetja arbesa feneri Orfe@ Guximi dhori Kosovarja beri Leka i Madh fati BekoMerovar GocPejone arritja Urata **Embelsira** Euridika Sofra baki STUPCAT Lina tom sojer Beton Anna shaban cakolli anjesa 95 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:50 pm | |
| Hallvën e hëngri Dauti
Një natë të madhe, pasdarke, Dauti
shkon n`kojshi me ndejtë. E shoqja e
Seferit ia ofron tavën me hallvë, e
Dauti e hëngri krejt. Në mëngjes,
kur Seferi kërkon pak hallvë nga e
shoqja, ajo i përgjigjet:
-Vallahi, pati mbrëmë mjaft, por ka
qenë Dauti dhe e hëngri krejt. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:50 pm | |
| Qel ti babë
Para shumë vitesh, Dauti së bashku me të
vëllain dhe babain nxirrnin cunga në një mal
të cilin donin ta shndërronin në arë. Dauti
fliste diçka, kurse babai i tij, i cili vërtet
nuk kishte flokë, po i thotë:
-Daut, qel ( cunga) mos fol!
-Qel ti, babë-ia ktheu Dauti. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:50 pm | |
| Autobusi në ler
Derisa Dauti punonte në ndërmarrjen
bujqësore “Produkti” e udhëtonte me
autobus, një ditë e kishte harruar biletën
mujore në shtëpi. Në teposhtëze të Polacit
dalin kontrollorët dhe e zënë pa biletë.
Kur ata e pyesin përse nuk e ka nxjerrë
biletën, ai ua kthen:
-Më falni se e kam harruar mujoren në
shtëpi, po nuk bëhet nami, le ta lëshojë
shoferi autobusin në ler, asgjë nuk harxhon,
përse të paguaj biletë tjetër. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:51 pm | |
| Ndryshimi në pension
Pasi ishte ndarë nga bashkësia familjare,
Dauti del një ditë në Skënderaj. E takon
postieri dhe ia jep një letër të të vëllait.
Ai e hap, e lexon dhe e kupton se letra
ishte nga gjyqi dhe fjala ishte për dy muaj
burg për vëllain që e kishin zënë pylltarët
në mal.
Kur shkon në shtëpi i thotë të vëllait:
-Këtu është një vendim për një ndryshim
në pension dhe duhet ta ndajmë së
bashku. Kur ai kundërshton, ky ia jep duke
i thënë:
-Ia pafsh hajrin, i ke dy muaj burg! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:51 pm | |
| Qeshni lopë qeshni
Kur unë hyra në punë në shkollën e Qirezit,
një natë i ftova shokët në darkë. Disa që e
njihnin Dautin si hokatar, i thanë t`iu tregojë
se si ka vllaqitë vet me vllaqë të therrës, pasi
që nuk i kanë shkuar mirë lopët.
Ai iu rrëfeu, se si i ka lidhur lopët e u ka vënë
tallë të hanë, të cilave duke vllaqitur iu ka thënë:
-Qeshni lopë qeshni.
Mysafirët nisën të qeshin me të madhe, e ai
e përsëriste prapë atë “Qeshni lopë qeshni” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:52 pm | |
| Dauti i ka derdhë kazanat
Hashim Xani e martonte një djalë. Kishte
bukur shumë dasmorë.
Njëri nga nipat më të vjetër i tha Hashimit
se nuk kishte mjaft mish.
Hashimi i tha:
-Ka pasur mjaft mish, po Dauti i ka derdhë kazanat. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:52 pm | |
| Ju dhefsha n`të
Hashimi ishte duke ndërtuar një WC në
fund të oborrit të Dautit. Derisa ishin
duke punuar erdhi Beka prej Kllodernice
dhe në vend se t`iu thotë puna e mbarë, iu tha:
-O ju dhefsha n`të. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:52 pm | |
| Tungatjeta-jo, jo
Duke shkuar për në Skënderaj, Dauti
takohet me Avdullah Veliun, i cili vinte nga
drejtimi i kundërt me bashkëshorten.
Ai i thotë Dautit tungatjeta, kurse ky ia kthen:
-Jo, jo!
Kur e pyet më vonë Dautin përse i kishte
thënë ashtu, ky i përgjigjet: | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:55 pm | |
| Kur ra Muri i Berlinit dhe u hapën portat e demokracisë, shumë shkrimtarë tanë klithën në kupë të qiellit:
Ishim të anatemuar, ishim disidentë!
Vox clamantis in diserto!
Dhe përnjëherësh u turrën në politikë:
Kur mund ta bëjmë artin e së pamundshmes, si nuk mund ta bëjmë artin e së mundshmes!
Filluan të këndojnë e të vajtojnë, të gjëmojnë e të protestojnë.
Kur sharruan thellë në politikë, ajo vezulloi si thikë.
Sokrati doli nga kupa e helmit:
Unë piva kupën e helmit për të vërtetën. Më akuzuan se prishja rininë dhe nuk besoja perënditë mitike!
Dokrra, dokrra!
Çfarë disidentësh ju, që deri dje kullotnit livadhet e perandorisë!
Kush këndonte ode për kullën e fildishtë? Kush hipte në trenin e kaltër? Kush udhëtonte autostradës së bashkim-pushtimit?
Kush ishte censor e redaktor?
Kush denonconte e botonte?
Kush stolisej me kurora dafinash?
Edhe Platoni u përkund nga gjumi antik:
Ah, ideja e Republikës! Fjalë antike Res publica.
Ju shkrimtarët dukeni paksa fantastikë. Sakaq ngrini kulla prej letre, mbëltoni pyje të dendura metaforash e simbolesh.
Ku është Akademia juaj?
Ah, akademikët si papagajt!
Ata dënuan Republikën.
Ku i keni pedagogët që diferenconin me formula algjebrike e kimike?
Ku janë intelektualët?
Bah, asnjë në Panteon!
Pirro Molosi hapi krahët si shqiponja:
Kush e lidhi shqiponjën me shall?
Rinia shpalli qe dhjetë vjet Republikën, e shkroi me gjak nëpër mure e sheshe, nëpër koka të njerëzve.
Ç’bënin atëherë prokurorët, gjykatësit e policët tuaj?!
Oh, sa republikanë të rinj dergjeshin burgjeve!
Uh, asnjë politikan në burg!
Republika kërkon sakrifica.
Së pari Liria, pastaj demokracia!
Gjergji i Madh zhveshi pallën:
Ç’po llomotisin historianët e politikanët tuaj?
Ku i keni institucionet fiktive: parlamentin e qeverinë?
Ku ushtrinë e policinë?
Si, ore, Parlamenti juaj dorëzoi autonominë?!
Juristët e vetëqeverisjes thoshin s’humbim asgjë.
Eh, politikanët u shkrinë në autonominë e kadifenjtë!
Shporruni këtej!
Republika është kështjellë me themele e shtylla të forta.
Nuk bëhet me letra, por me vepra!
Shkrimtarët u shastisën.
Hapën fjalorët e enciklopeditë: gr. polis qytet-shtet.
Ik, ik, politika qenka polici!
Au, këtu u dashka sakrificë!
Aristoteli i këshilloi të bëjnë së pari katarzën e mimezës.
Shkrimtarët ikën një nga një duke mallkuar:
Uha, së pari u dashka çlirimi i brendshëm, se i jashtmi ardhka vetvetiu!
*
Në krizën pluraliste në Arbëri lulëzoi arti si në Voskopjë.
Jusuf Buxhovi hapi Librin e të mallkuarve.
Ibrahim Rugova bëri Refuzimin estetik.
Rexhep Ismajli shestoi Shenjë e ide.
Aurel Plasari paralajmëroi: Vija e Teodosit rishfaqet.
Sabri Hamiti vuri Futën.
Mark Krasniqi ngriti Kullën e bubrrecit.
Milazim Krasniqi zbuloi Monedhën e Gentit.
Adem Gashi pikturoi Pëllumbin e paqes.
Rifat Kukaj përqafoi Pëshurranin e gjyshit.
Daut Demaku shpiku Magjinë e urtisë.
Zejnullah Rrahmani krijoi Mjeshtrin e vetmisë.
Mehmet Kraja vajtoi Vitet e humbura.
Luan Starova u përmallua për Kohën e dhive.
Agim Vinca rënkoi Kohë e keqe për lirikën.
Fatos Arapi klithi Gloria victis!
Musa Ramadani doli Anti procesion.
Arif Demoll u ngrit Ante portas.
Adem Istrefi shau Argatët e dreqit.
Rushit Ramabaja mallkoi Fajnitë e apostujve.
Kasëm Trebeshina i ra Mëkamit.
Ali Aliu lodroi si Don Kishoti te shqiptarët.
Bashkim Shehu shtroi Gostinë.
Anton Pashku ofshani Oh, oh, oh!
Uran Butka pohoi Vdekjen e bardhë!
Abdullah Konushevci shpiku Pikat AD.
Visar Zhiti pyeti: Si shkohet në Kosovë?
Agim Gjakova tha: Guxo e vdis!
Teki Dervishi bëri Herezinë e Dervish Mallutës.
Ali Podrimja u hodh Harakiri.
Din Mehmeti bërtiti: Mos vdis kur vdiset!
Dritëro Agolli u shtang: Çudira dhe marrëzi!
Azem Shkreli dëshmoi Zoti nuk është shqiptar!
Xajë Nura u trishtua e ra në Dergjë.
Adem Demaçi u rebelua dhe shpalli Vet-mohimin.
Emin Kabashi doli në shkallë e thirrri: A erdhi nusja?
Ismalil Kadare u përgjigj matanë: Ra ky mort e u pamë!
*
Kështu shkrimtarët shkruan Republikën letrare. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:55 pm | |
| DOSJA D
Në gjykimin e disidentit Adem Demaçi më 1959 kishin dëshmuar vetë
shokët e penës, për shkrimtarin e talentuar 23-vjeçar që kishte botuar atëherë romanin Gjarpijt e gjakut.
Penat e arta ishin tmerruar nga kushtrimi i Demaçit:
Shqiptarët po torturohen në aksionin barbar të armëve, po shpërngulen për në Turqi dhe janë të diskriminuar në jetën politike, ekonomike, arsimore e kulturore. Kosova i takon historikisht Shqipërisë dhe bashkimi duhet bërë me plebishit ose me luftë çlirimtare. Sot nevojitet uniteti i intelektualëve, ndërsa shkrimtarët duhet të jenë në bërthamën e organizimit politik.
Ata kishin dëshmuar si Pons Pilati para Krishtin në kalvar të Golgotës, duke dënuar me pesë vjet burg të rëndë dashnorin e fjalës së lirë.
Prometeu ua kishte dhuruar zjarrin, por ata kishin adhuruar terrin, duke hyrë në partinë e të verbërve.
Demaçi kishte vazhduar Ditarin e shpirtit, duke ngritur flamurin shqiptar më 1964 e 1976. Kështu ai po shkruante kryeveprën e lirisë, si feniks i ndërdijes e vetëdijes shqiptare.
Me veprën Dosja D ky vath shkrimtarësh kishte hyrë në modernizmin jugosllav.
Fahredin Gunga kishte zgjuar Mallkimet e fjetura.
Adem Gajtani kishte kënduar Këngën e mjellmës.
Anton Pashku kishte klithur Vox clamantis in diserto!
Din Mehmeti ishte përbetuar Fatin tim nuk e nënshkruaj.
Ali Aliu kishte lodruar si Don Kishot te shqiptarët.
Rafael Sopi kishte zënë qafën në një sop të rrugës.
Zekeria Cana ishte bërë xurxull i historisë.
Sylejmanin e kishte marrë Drini.
Eh, çfarë fati i mallkuar!
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:56 pm | |
| MUZA
Për poetët thonë se janë pak të përhënur. Veç gratë e tyre ua dinë tekat.
Poeti Din Mehmeti e ka zakon të zgjohet dy-tri herë natën kur e kap frymëzimi.
Ç’dreqi po bën, s’më le të fle!- i thotë e shoqja.
Muza, muza!- murmurit Dini.
Kush është ajo muzë? Dashnore a studente jotja?- kllapurit gruaja nëpër gjumë.
Jo, jo, hëna, hëna! A me hënë je ti, qyqja unë! Na mbyte me këto letra.
Njëherë Dini kishte pasë marrë një honorar të majmë për veprën e zgjedhur. Si vjen në shtëpi, ia qet zarfin përpara gruas.
Qe letrat!
Ç’është kjo? Muza, muza!
Kur e hap zarfin, plot marka!
Uh, të paça Din! Do ta veshim shtëpinë, do t’i martojmë fëmijët.
Kur ra kriza, edhe Dini ra në gjumë.
Kur gërhinte, zonja e prekte: Çou, çou Din, hëna është e re!
Jo, moj fisnike, është sosur hëna. Tash librin duhet ta botoj me para të mia! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:56 pm | |
| KUKU
Shkrimtari i fëmijëve Rifat Kukaj, si aktivist partiak, kishte shkuar në një mbledhje të jashtëzakonshme të Rilindjes për të bërë spastrimin politik nga Apeli i 215 intelektualëve:
O shokë, bini pishman këtij pamfleti se nuk i bihet Murit të Berlinit me krye. Autonomia tash ka rënë në shtratin e vet. Qengji i butë i thith dy nëna!
Komunistët e Rilindjes ishin rebeluar keq dhe përnjëherësh LKJ-në e majtë e kishin rrotulluar në krahun e djathtë LDK.
Rifat Kukaj kishte mbetur me gishta në gojë dhe me përralla të gjyshes. Në ato çaste kritike seç i kishte kumbuar kënga e fëmijërisë
Kuku nanë, çka i bana vetit! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:57 pm | |
| PASHALLËKU I GODOS
Gjatë periudhës së tranzicionit, shkrimtari Sabri Godo kishte hyrë
me rrëmbim me partinë e tij në Muzeun Kombëtar.
Godoja kërkonte me ngulm kthimin e pronave private, madje edhe të çifligjeve.
Sigurisht që kishte një motivim shumë të fortë: ose ishte bir bejlurçine, ose dëshironte të formonte farë pashallëku të Jugut.
Në Muzeun Kombëtar i kishin thënë troç:
Kthej një herë pronat e pushtuara të Ali pashë Tepelenës, e pastaj të të bëjmë pasha! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:57 pm | |
| SAGA E STAROVËS Pas odisesë së gjatë Paris-Tunis, si dhjak i Kiros, Luan Starova është kthyer me dafina në Itakën e vet, ku po shkruan ciklin romanor Saga ballkanike. Për të mos mbetur si dhia ndër dhen, romanin Koha e dhive së pari e kishte botuar maqedonisht, e pastaj e kishte përkthyer edhe frëngjisht, si ambasador i Kiros në Paris. Më pas me dhitë e veta Luani kishte hyrë triumfalisht edhe në Akademinë e Maqedonisë. Luani tash kërkon Itakën, si Odiseu pas djegies së Trojës. Krimi më i madh komunist ishte përndjekja e dhive, që ndalonte me ligj edhe përçitjen e tyre. Ah, çfarë mëkati kundër ligjeve të Zotit! Luani kujton tash si në përrallë fatin e dhive. Njmend alegori me vend, një përshpirtje për dhitë e kecat e Dionizit, simbole tragjike të miteve antike. Babai i tij kishte braktisur dhitë e kuqe duke kërkuar dhitë e larme. Dhitë e kuqe demonstronin nëpër Shkup me buzë të prera e këmbë të thyera, si cjapi te kasapi. Kjo është një dhiatë e Odiseut për bëmat e mbretërve të kuq. Askush nuk i njeh më mirë krimet se ata që i kanë bërë vetë. Luani ishte vetë dhiar e përçor i larëm, që kishte bërë shumë dhiare. Ishte cjapor me mjekër dhe dhjakonar i Kiros, që i kishte zënë dhjamë bishti, duke bërë shumë kakërdhia. Ëhë, dhitë e kuqe të Starovës! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:57 pm | |
| EIFELI
Shkrimtari Ismail Kadare i pati mallkuar nga Parisi protestat kundër arrestimeve të disa komandantëve të UÇK-së:
Në mjediset me sisteme demokratike, siç është Kosova, janë të zakonshme, normale arrestimet nga ana e shtetit…Unë do të dëshiroja që të arrestuarit të dalin të pastër dhe të pafajshëm…
Athua si do të reagonin shqiptarët sikur ta arrestonin Kadarenë, e pastaj të dilte në gjyq i pastër, i pafajshëm?!Madje edhe më keq: sikur dikush ta përdhunonte një vajzë të re për ta provuar se a është e virgjër! Ku na mbetën pastaj disidenca e dinjiteti?!
Bah, bah, nga Kulla e Eifelit nuk shihet mirë as Parisi! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 7:58 pm | |
| ADHURIMI
Shkrimtari Bashkim Shehu është dashuruar shumë me nobelistin serb Andriç. E ka zbuluar pakëz si vonë, pasi i është përkthyer romani i tij Gostia në Beograd.
E adhuron veçmas stilin e Andriçit. Më shumë i pëlqen cinizmi i tij se racizmi ndaj shqiptarëve.
Bashkimi është internacionalist.
Tash jeton dhe krijon në Barcelonë, duke kërkuar gjurmët e t’et në Luftën antifashiste të Spanjës.
S’është çudi që nesër të vijë e të jetojë edhe në Beograd.
Aty do ta gostisin për mrekulli!
Falë të qoftë Beogradi, Bashkim! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:03 pm | |
| DERVISHI
Dikur Dervish Malluta qe mllefosur shumë në labët e rebeluar kundër tarikatit të tij.
Një ditë nuk kishte mundur ta përmbante veten dhe kishte shpërthyer:
Kuku lele majko: Dokle, Milo, Majko, Fino ta sundojnë Veriun!
Kishte rrokur pushkën e gjatë, por një lepur ia kishte prerë rrugën në kufi. Pastaj një muaj ditë e kishin zënë ethet e vdekjes. Kur kishte hipur në fronin e Talias, së pari një aktori të ri ia kishte dhënë një dackë. Ishte bërë shumë zhurmë në teatër, por ai ishte arsyetur se kjo ishte vetëm një sprovë për aktrim.
Një ditë kishte dalë para teatrit duke thirrur: Ku është populli?!
Përpara teatrit luhej drama historike, ndërsa brenda tij drama fantastike.
Për të gjitha këto vepra artistike Dervish Malluta qe praruar me medaljen e artë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:04 pm | |
| ZJARRI
Shkrimtari Basri Qapriqi ishte tmerruar shumë nga zjarri i marsit ’04:
Popujt e Ballkanit nuk janë krijues idesh, janë krijues të dobët. Ata janë imitatorë të shkëlqyeshëm. Kanë pasion të çuditshëm me i përngja tjetrit…
Çuditërisht, para zjarrit kishin heshtur të gjithë: akademikët, shkrimtarët, gazetarët, hoxhollarët dhe në fund edhe gratë.
Ani shkrimtarët: ata të cilët kanë bërë me dhjetëra tekste heroike për këngë dhe dinë ç’është dhembja…Ata vetëm duhej të mbronin veten, shpirtin e vet nga e keqja, nga e liga.
Ani gratë: ato kanë dokumentim dhe kanë dëshmi të shumta për dhunimet masive gjatë luftës….
Ani Mandela ynë, që s’e luajti as hapin! Sigurisht të gjithë ata ishin tmerruar nga zjarri, sepse ishin djegur një herë. Tash i frynin edhe kosit. Nuk e dinin se zjarri heq zjarrin. Marsi është perëndi e luftës!
Hëm! Fajtor Prometeu që vodhi zjarrin dhe ua dhuroi njerëzve.
Poeti Basri e di mirë se përgjasimi është parim i metaforës.
Basriu është mediteran dhe ka ide fantastike. Gjithmonë lundron me valët me hënë. Tash i ka hipur Pagazit të PEN-it shqiptar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:05 pm | |
| HAJNIA LETRARE
Opinioni shkencor ishte tronditur për një plagjiaturë të Sabri Hamitit në veprën Tematologjia, botim i veçantë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Temë e veprës Tematologjia të Hamitit ishte hajnia letrare.
Akademiku ishte zënë me kërpesh përdore duke vjedhur si në bahçe të babës nga dy fjalorë enciklopedikë letrarë: Dictonnaire des Genres et notions litteraires i Parisit dhe Recnik knjizevnih termina i Beogradit.
Akademiku diku kishte bërë plagjiaturë të mirëfilltë, diku kompilime, ndërsa diku i kishte ngatërruar nocionet e termat letrarë.
Ai tregoi se është përkthyes i mirë i serbishtes, por çalaman i frëngjishtes.
Uha, kjo s’është vjedhja e parë! Sabriu i ri ka vjedhur më parë titullin e romanit Njqind vjet vetmi të Markezit.
Kjo është metodologji postmoderne e bioletrës.
Mos ia shihni aq për të madhe në pleqëri! Njeriu parlamentar nuk ka pasur kohë t’i asimilojë mirë termat e nocionet letrare.
Ka kujtuar se kurrë nuk do t’i arrijë kush ato burime dhe se brezat e rinj do t’i hulumtojnë me metoda krahasimtare.
Sot të gjithë po vjedhin e plaçkisin në tregun e lirë, pse të mos vjedhë edhe Akademia me nam e nishan!
Shumë njerëz me alamet grada shkencore nuk kanë guxuar t’i botojnë kurrë punimet e tyre të kompiluara.
Megjithatë, Sabri Hamiti i ka bërë një shërbim të mirë Akademisë, duke përmbushur një boshllëk të kritereve shkencore e artistike. Ajo tashmë ka tejkaluar modernen dhe duhet të integrohet në rrjedhat postmoderne shkencore.
Falja Zot këto gafa se nuk janë mëkate!
Thonë se Dinastia e Hamitëve sot sundon kryeqytetin. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:05 pm | |
| MBRETI
Shkrimtari Daut Demaku thotë se i përket mesit të artë, sepse aty qëndron mbreti, që mban drejtpeshimin e popullit.
Ai zakonisht përshëndet Rroftë Mbreti!- duke treguar bërrylin e djathtë.
Edhe Çaraveshi ia pret: Rroftë!- por nga admirimi i madh dora i rrëshqet në shokë e tëposhtë.
Pastaj ata qeshin dhe luajnë lojën: Fluturoi, fluturoi zogu! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:07 pm | |
| GJENEALOGJIA
Sot ka rënë teoria antropologjike e Darvinit për evolucionin e majmunit në njeri. Ai thoshte se majmuni, duke kërcyer nëpër degë pas bananeve, qenkësh rrëzuar në kokërr të shpinës dhe iu paskësh drejtuar kurrizi. Më vonë paskësh zbuluar nga fërkimi zjarrin, por iu kishte djegur leshi. Nga ky tmerr i madh, ai paskësh klithur në kupë të qiellit.
Orangutangut i paskësh rënë bishti nëpër kaçuba, australopiteku paskësh gjuajtur bizonë, pitekantropi qenkësh ngritur në të dyja këmbët, neandertali paskësh folur, ndërsa homo sapiensi paskësh vënë gishtin në kokë.
Çfarë dokrra të Darvinit! Qe një milion vjet asnjë majmun s’është bërë njeri. As në epokën e akullnajave, as në epokën e gurit, as në atë të metaleve! Madje asnjë mace s’është bërë tigër, asnjë dhelpër luan, asnjë qen ujk. Të gjitha mbetën ashtu siç i kishte falur Zoti.
Njëmend majmunët antropoidë, si gorilla e shimpanzja, iu përngjajnë shumë njerëzve, por ata dikur ishin skllevër të ndjekur, që kishin gjetur strehim nëpër pyjet tropikale.
Teoria më e re antropolgjike e quan homo sapiensin qenie hyjnore, një mikrokozmos, ku janë shkrirë të gjitha elementet e botës organike e inorganike.
Kur Adami e Eva kishin zbritur si meteoritë në Tokë, paskëshin bërë mëkatin e parë, duke gicur mollën e artë. Nga ky tmerr kishin ikur bizonët, hijenat, mamuthët, rinoceronët ...
Më kot ata kishin kënduar rituale magjike. Kaini kishte vrarë një ditë Abelin me fajin e Judës. Luciferi i kishte prirë valles së demonëve. Barbarët kishin plaçkitur, vrarë e djegur Kullën e Babilonit.
Për ta ruajtur këtë qenie hyjnore nga të zezat e veta, më pas ishin krijuar feja, politika, policia e ushtria. Madje shumë principata, shtete, mbretëri e perandori. Kishin ndodhur shumë kryqëzata e luftëra botërore.
Çudi e Zotit: për një grigje dhensh mjaftojnë vetëm çobani dhe një qen stani!
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:08 pm | |
| SHQIPONJA
Ah ky shpend i shenjtë, simbol i diellit pagan, krenarisë dhe lirisë!
Është mbretëreshë e qiellit dhe nuk ha miza.
Në fillim kishte dy gjarpërinj anash si roja. Ishte vetëm me një kokë në stemat e Pirro Molosit, Dhimitrit të Arbrit dhe të Dukagjinëve.
Shqiponja u bë me dy krerë në stemën e Kastriotëve, kur u bashkuan fiset
arbërore.
Konstandini i Madh e bëri këtë shpend emblemë të Bizantit.
Qëkur ra Vija e Teodosit, shqiponja dykrenore, si dy koka gjarpërinjsh, njëra shikon nga lindja, ndërsa tjetra nga perëndimi. Atëherë shqiptarët u gjendën anames: kokat iu shkuan anash, por trupi iu mbeti njësh.
Thonë se shqiponja bën vetëm dy vezë, që nuk e durojnë njëra-tjetrën. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:08 pm | |
| QENIA MISTERIOZE
Një të marte të mbrapshtë shtrëngata kishte hedhur në Rrafshin e Kosovës
një qenie misterioze.
Fshatarët kishin mbetur pa mend nga qenia proteike: herë dukej si kec, herë si qengj, herë si lepur e kalë. Kishte qafën si gjarpër e kokën si tigër. Bishtin lëvizte përpjetë, duke lëpirë me gjuhën e gjatë. Vezullonte si ylber me drita e ngjyra.
Kur ia kishte behur policia, qenia kishte ikur nga bjeshka si sorrë e zezë. As radarët nuk kishin mundur ta kapnin.
Kjo është shkelje e integritetit territorial! - kishte murmuritur dikush me zemërim.
Është qenie e mbinatyrshme, kuçedër a dinozaur!- kishte shtuar tjetri i shastisur.
Shenjë e keqe e kiametit. Është mot i brishtë, e marta e zezë, sepse është prishur njerëzia!- kishte klithur magjistarja plakë.
Mirazh, mirazh!- kishin thënë shkencëtarët e hoxhallarët.
Kameleon, kameleon, sepse u përngjante shumë politikanëve!- kishin shpërthyer fëmijët.
Qenia misterioze më vonë kishte sjellë breshër.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:09 pm | |
| GARA
Gomari kishte përururuar solemnisht karnavalin zgjedhor ’04 nëpër sheshet e kryeqytetit. Gomari ishte stolisur me një kollare deri te thundrat dhe mbante në shpinë një pllakat Votoni për mua!
Kalorësit e kryqytetit ishin shastisur, por e kishin këshilluar me miradi:
Ne e dimë se ti je i fortë dhe çon barrë të rënda. Ne njëmend mund ta japim edhe votën, por vetëm me një kusht: të mos ngulësh këmbë aq shumë në lloç dhe të mos u dalësh kuajve gjithherë përpara.
Gomari kishte pallur nga gëzimi.
Ky nuk ishte gomari i Babatasit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Fri Oct 24, 2008 8:09 pm | |
| LOPËT E ÇMENDURA Gazetat tona shpesh alarmojnë rrezikun nga lopët e çmendura! Deri tash shumë gjedhe të importuara janë ngrënë në Kosovë, por, për çudi, askush nuk është çmendur nga virusi BSE. Pasojat mund të duken më vonë. Njëmend edhe lopët dinë të çarten, të ndërkryhen, sepse edhe ato kanë tru, por se kanë mend, këtë askush s’e kishte besuar. Veterinerët thonë se Kosova nuk ka nevojë për import të lopëve të çmendura, pasi ka mjaft lopë rrush me mend. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Humor | |
| |
| | | | Humor | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |