Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humor

Shko poshtë 
+91
Ann@
Nexhmedin Ramadani
Arianiti
Xhevati
tosybell
xhavo_
xhema
BashKom
feride
voglushja
arberia
Atdhetari
......
rrimtaf
NIPIIXHAXHIT
haxhiu
agim__barja
Ramizi
an-di
laloni
Driniiiii
isuf ramadani
klodian
Eklips
Muja e Halili
paioni
blertamirtoel
zana
Driola
Eva0506
Fjona
Ago Muji
Melyssa
blerim
Ali Baba Tepelena
Delia
katunari
Aldren1
ELIE
beti
Mister
istogalia
njonidrenica
stabili
spirito
anila
Shqipja
MUHAMETII
nue
Martina
ylber1992
rolling
Parapsikologu
Poeti
zeriatdheut
shqip0nja
interesant
Mergimtari
rroni
echo
luan mreti
idol
a_pihet_duhani_ketu
eri M
ficam
gjakushi
Lanetja
arbesa
feneri
Orfe@
Guximi
dhori
Kosovarja
beri
Leka i Madh
fati
BekoMerovar
GocPejone
arritja
Urata
**Embelsira**
Euridika
Sofra
baki
STUPCAT
Lina
tom sojer
Beton
Anna
shaban cakolli
anjesa
95 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 17 ... 30, 31, 32 ... 37 ... 43  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:09 pm

SORRAT 

 

Ogur i keq. Tre policë në një stacion të Prishtinës ishin përgjakur në kokë 

nga sorrat e ndërkryera. Ato kishin pendla të zeza futë dhe sqepin e gjatë.  

Çuditërisht, ato ëukatnin mu në kokë dhe nuk trembeshin fare.

Një police madje e kishin rrëzuar përtokë. 

Në këtë ndeshje policia kishte vrarë me pushkë ajrore dy sorra, ndërsa

 e treta kishte ikur. Askush nuk i kishte ngacmuar sorrat, që të 

hakmerreshin me aq tërbim.  

Sorrat e vrara janë dërguar për obduksion. Hetimet vazhdojnë.  

Policët iu kanë nënshtruan trajtimit mjekësor me serum kundër tërbimit.

Eh, mjerë policët tanë! Sulmohen edhe nga sorrat. I kanë parë pa armë

 ose sorrat kanë kujtuar se janë korba. Uniformat blu e kanë fajin.

Sorrat çukasin vetëm të vdekurit.

O, ato ishin sorra të Serbisë! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:10 pm

KËRMILLI
 

E njihni kërmillin? Ai del nga guaska e vet spirale vetëm kur bie shi. Atëherë lëviz, i qet brirthit dhe përjarget. Është butak me mish të bardhë, pa pikë gjaku, shumë i kërkuar në tregun e jashtëm. Kur bën mot i keq, ai mbyllet në guaskë dhe ëndërron shiun e barin.  

Kërmillit në Dardani i thonë pizhimuzh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:11 pm

RRIQRA

 

Rriqra është një këpushë parazite, që ngjitet e s’hiqet nga lëkura. Është si

çamçakez, si rrodhe që ngjitet për leshi.

Rriqra ta thith gjakun hiç pa e ndier dhe shkakton ethet hemorragjik mu si minjtë. 

Tani edhe rriqrat po na sulmojnë në dimrat e butë kur shumëzohen si luzma. As stërpikja nuk i zhduk, sepse kanë instinktin e vetëmbrojtjes duke u futur thellë në dhe, mu si poltronët politikë.

Zoti na shpëtoftë prej rriqrave!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:11 pm

BRESHKA
 

Është një zvarranik me katër këmbë të shkurtra, mbuluar me një samar shahu. Ecën ngadalë, por sigurt, prandaj edhe jeton gjatë në tokë e në ujë. Kur e sulmon dikush, futet kruspull në guaskën e vet. As breshri s’ka ç’i bën. Samari i saj është si veturat e blinduara të polikanëve.

Breshkani ndjek gjithherë breshkën? Kur i kërcen, nxjerr kokën dhe bën hëhëhë! Kujt i përngjan?!

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:11 pm

DHELPRA

 

Është një shtazë grabitqare, që ha sidomos pulat në kotec. Ka lëkurë të hijshme për gëzofa dhe bisht të gjatë si biban.

Sytë e saj të larëm vezullojnë natën. Njihet ndër shtazë për dredhitë e saja. Dhelprës i thonë edhe skile, sepse bën shumë hile.

Për njerëzit tanë rrufjanë e hipokritë rëndom thuhet së janë dinakë si dhelpra, ose dhelpra të vjetra.

Kur njëherë iu kishte kallur bishti dhelprës, kishte hungëritur

 në kupë të qiellit: u kall bota! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:12 pm

VIJA E KUQE

 

Mbretërit e shtazëve ia kishin tërhequr disa herë vërejtjen derrit të egër të mos shkelte vijën e kuqe. Vija e kuqe është zjarr, rrezik jete! 

Mirëpo, derri si derri një natë kishte shkelur pahiri vijën e kuqe dhe kishte shpërthyer një zjarr i madh. Qielli kishte marrë flakë të verdhë, toka të kuqe. Ishte rrezik të digjeshin yjet dhe toka të shembej në det.  

Dhelpra i thoshte: hiqu, or pus, se të prishën!  

Mirëpo, derri ishte kryethi. Nuk hiqej se nuk hiqej: dëshironte të piqej në prush!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:12 pm

DERRI DARDAN 

 

Pas luftës malet tona kanë reshur me derra të egër. S’ka kush t’i hajë më: ujqit janë plakur, pushtuesi ka vdekur.

Fshatarët ankohen se u bëjnë shumë dëme në të lashta.

Ndoshta ky është vetë derri i lashtë dardan, që na ka dhuruar perëndia.

Thonë se derri dardan e kanë mishin e shijshëm, meqë ushqehen vetëm me rrënjë e të lashta. Mirëpo, deri sot ende nuk e ka kërkuar kush, sepse konsiderohet i shenjtë.

Derri dardan dallon me një kreshtë të murrme në kokë, prandaj është shumë kryeneç. Ka edhe një huq derrçe: sulet gjylyt në kundërshtarin dhe nuk di të bëjë fare leqe. 

Komuna më e pasur me këtë resurs duhet ta marrë emblemë të vitalitetit, sepse dosa bën shumë derrkucë.

Politikanët biznesmenë do të pasuroheshin shpejt, duke hapur për eksport ferma të derrkucëve dardanë . 

Kështu, dardha dhe derri do të bëheshin shenja të qarta të identitetit dardan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:13 pm

KARNAVALI 
Edhe sivjet karnavalet tronditën botën me maska të shtazëve. Ishte një orgji me nostalgji për prejardhjen njerëzore. Vetëm në Australi ndodhi një përjashtim. Njerëzit i hoqën edhe rrobat e trupit dhe cipridan cullak protestuan kundër luftës . Në këtë sfidim së pari dolën burrat, pastaj u përzien edhe gratë. Ishte ky karnavali i parë pa maska. A do të ndodhë kjo edhe te ne, që një ditë të protestohet cullak kundër politikanëve?!  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:13 pm

SIDA
Sida nuk është si sfida. Është epidemi e epokës. Korr si murtaja dikur. Mos të hyftë virusi HIV se nuk ka bar. Ai sulmon qelizat e sistemit imun. Thonë se ai hyn nëpër vrima të trupit dhe ka prejardhje nga majmuni. Pra, të gjithë të këqijat nga majmuni. Ta ndërrojmë prejardhjen! 
  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:14 pm

BAKALLI NË HAGË

 

Kalorësi i kuq Bakalli kishte dalë si dëshmitar në Hagë. Ai kishte 

rrëfyer se nuk ishte solidarizuar me ngjarjet historike ’81 në Kosovë, por as nuk kishte pranuar të quheshin kontrarevolucion. 

Bakalli nuk kishte guxuar t’i bënte as cik kryekriminelit të lidhur, nga frika se mund t’ia zbulonte marrëveshjet e fshehta.

Edhe pse kishte rënë nga pushteti i kuq, Bakalli kishte mbetur xhoker i vjetër i serbëve, duke vazhduar lojën pas kulisave. Kishte pranuar dorën e zezë të Milosheviçit në kontaktet sekrete.

Dora e zezë e kishte ledhatuar: Po, ti je yll, zoti Bakalli! Ne jemi krenuar me ju në kohën tuaj! 

Bakalli ishte kreshpëruar, duke iu shtruar një meze fenomenale, me mish derri.

Ai ishte krenuar me pozicionin e tij: Kosova të bëhet e pavarur në kuadër të një konfederate me emër tjetër. 

Në darka e dreka dora e zezë e paskësh kërcënuar me planin e tokës së djegur. Mirëpo, Bakalli e paskësh trembur: Nëse hyni këtu në luftë, po ju them se bashkësia ndërkombëtare do të intervenojë…

Më pas kishte vazhduar bati batalli-çakalli e hamalli-tellalli për ta lënë edhe një herë Kosovën në batak. 

Në prill 1988 ishin formuar edhe grupet famoze G-15, pastaj G-6 dhe në fund G-5... Dora e zezë kishte pesë gishta!

Më 15 maj 1998, kur po digjej Kosova, Bakalli kishte rënë me shpurën pesanëtarëshe në prehër të carit serb.

Kush ishin bishtat e tjerë të Bakallit?  

Baton Leshkuqi ishte drugëz e këtyre kontakteve sekrete. 

Batoni luante shulevek. Eh, Batoni i batutave!

Për të gjitha këto marifete, mahmudia jonë shkëlqeu pas luftës, duke u zgjedhur edhe deputet. 

Oh, çfarë gafe: ky kalorës i kuq e kishte vendin pikërisht në Hagë, si bashkëpunëtor i kryekriminelit serb, sepse u mundua ta fuste edhe një herë Kosovën në batin e batakun sllav!

Bakalli si bokalli, ende bënte bakallëk. Mulliri bluan me çakalle. 

Ajme bakllavaja ballkanike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:14 pm

NGËRDHESHJA
 

Kur kishte shpërthyer lufta në Kosovë, një delegacion yni famoz kishte trokitur më 15 maj në Beli Dvor të Dedinjes.

Nga ai takim vetëm një ngërdheshje histerike kishte mbuluar ekranet e botës. 

Ngërdheshja kishte mbetur mister një kohë të gjatë, duke u komentuar në mënyra të ndryshme.

Dikush thoshte se delegacioni ynë e kishte lutur sovranin serb të kursehej substanca e elitës politike. 

Tjetri shtonte se Milosheviçi ishte kërcënuar: ndaleni terroristët se hyri NATO-ja në Kosovë! 

Shakaxhinjtë pohonin se ishin dehur nga uiski.

Ngërdheshja dëftonte se të dyja palët ishin ndarë të kënaqura: 

Kosova të zgjidhej si çështje e brendshme e Serbisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:15 pm

BIZNESI POLITIK
 

Biznesmeni Pacolli tregoi me gojë të vet në TV se çfarë sakrificash paskësh bërë për ta shpëtuar Kosovën.

Rusët e kishin dërguar në Beligrad si ndërmjetës. Në dy ndenja gju më gju me carin serb kishin rënë në ujdi për një takim të krerëve politikë të Kosovës në hotel-Hajat të Beligradit.

c**** i paskësh premtuar hapjen e disa fakulteteve, madje edhe një republikë për Kosovën /nën Serbi/. Mjerisht, ftesës nga Hajvalia i ishin përgjigjur vetëm dy drugëza, që edhe më parë ishin në kontaktet sekrete. Tash biznesmeni politik habitet sesi Pesëshja e famshme kishte shkuar më pas në Dedinje, por nuk kishte pranuar të dilte në Hajat!

Aksident i madh! As ky Moj-zi nuk kishte mundur ta shpëtonte Kosovën nga ndërhyrja e NATO-s!

Çfarë shërbimesh të tregtarit të diamanteve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:15 pm

MISIONARI 

 

Kolumnisti Shkëlzen Maliqi paralajmëronte me kënaqësi në prag të luftës se kishte ardhur fundi i lojës së opcioneve politike. 

Ai bënte thirrje të hapur për një qasje realiste dhe rishqyrtim real të gjendjes: raportit të vërtetë të forcave e presioneve të huaja, që çështja e Kosovës të kornizohej fillimisht me një autonomi. 

Misionari porosiste se kishte ardhur ora që opinioni ynë të përgatitej për këtë realitet të ri, sepse ekzistonte frika se realizmi i parakohshëm mund të ndikonte në përhapjen e defetizmit dhe të imobilizimit, përkatësisht të rebelimit.

Bah, krismat e prillit në Kosovë kishin prishur formulat politike të këtij misionari kolumnist!

Ky misionar kishte bërë edhe një vlerësim lapidar të luftës në Kosovë:

Kjo ushtri nuk u krijua nga vetë populli dhe instancat reprezentuese, që e konsideronin veten legjitime… por u vetëshpall ushtri e Kosovës nga grupet e vogla konspirative… Në fakt, që nga fillimi grupet guerile, që numëronin disa qindra luftëtarë, kishin një pretendim anticipues, për të cilin nuk kishin autorizime të popullit, që të quhen Ushtri Çlirimtare e Kosovës. 

Çfarë aksidenti fatal! Kishin harruar të merrnin dorë nga institucionet në letër dhe nga misionari i Beligradit. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:16 pm

VLLASI AMBASADOR

 

Pas takimit të parë të Vjenës Vllasi kishte fluturuar për në Vojvodinë, si mysafir special në një akademi solemne.

Ai qau me lot fatin e keq të kalorësve të kuq: udhëheqja kosovare dhe ajo e Vojvodinës kanë qenë të parat që janë goditur nga regjimi i Slobodan Milosheviçit në vitin 1988.  

Pastaj bëri vetërrëfimin pikëllues për sakrificat për ta ruajtur perandorinë sllave: 

Bëra ç’nuk bëra! Bëra spastrimin politik, vura përpara Titon e ndjerë, lidha tre flamujt bashkë, edhe yllin e qita nga Serbia. Bah, ujë kishte hyrë nën rrogoz dhe kishte rrënuan urat e vëllazërim-bashkimit! 

Më vonë do t’i deklarojë me mallëngjim TV serbe Palma plus:

Do të isha ambasadori më i mirë i Republikës së Kosovës në Beograd, sepse e njoh mirë Serbinë dhe popullin serb…

Përnjëmend Kosova nuk mund të gjejë njeri më të denjë për këtë mision diplomatik. Vllasi ka jarani të moçme me serbët. Është rritur me ta si pëllumb i Titës.

Pra, vendin e ka pikërisht atje, andaj rri me një këmbë si këshilltar i kryeministrit .

Ajme miqtë e vjetër serbë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:16 pm

REKUIEM

 

Iku edhe shtërgu i fundit komunist. Qeveria e përcolli me nderime të larta politike e ushtarake. Ithtarët e tij i bënë homazhe, duke kujtuar me nostalgji kohën e artë të Titos. Në ekrane Bakalli në përqafim me Titon dhe në shoqëri me gjeneralin serb Lubiçiç.

Vetëm fjalë miradie për të ndjerin- kanë thënë latinët e lashtë. 

U derdhën shumë lot, ode, dafina e perla.

U quajt njeri karizmatik, marthonomak politik, emblemë, sharm i një gjenerate, artist si Clark Gable... njeri i qejfev, i gotës e duhanit.

Agim Çeku e përshëndeti me lavdi: Bacën Mahmut e kanë cilësuar mprehtësia intelektuale dhe veprimi politik... 

Ulpiana Lama: Ai ishte Prometeu, i cili ruajti sekretet e Olimpit për popullin e vet.  

Pajazit Nushi: Ishte komunist, por jo dogmat... i ishte bashkuar aradhes çlirimtare të idealistëve të mëdhenj të lirisë së Kosovës...

Ekrem Kryeziu: Ka qenë vizionar që ka lëvizur muret e robërisë sonë dhe i ka çarë ato me Kushtetutën e vitit 1974...

Ramiz kelmendi: Njeri i rrallë të cilin Kosova do ta ketë mall për shumë mote.

Veton Surroi: Mahmuti dhe gjenerata e tij mësuan artin e shtetbërjes në Beograd... Ata kishin dëshiruar të shkolloheshin dhe e bënë, kishin dëshiruar autonominë dhe e bënë... 

Ekrem Murtezai e cilësoi më së miri: njëri ndër politikanët dhe bashkëpunëtorët më të dashur e të besueshëm të Titos.

Ah këta Ekremat si karamelat!

Njëmend kishte kush ta vajtonte pariarkun komunist.

Më së shumti derdhën lot Nushi e Surroi.

Mahmuti ka lënë shumë pinjoj e miq që kanë kullotur në livadhin e tij.

Ata e ringjallën si Krishtin për Pashkë.

Ai ishte komunist i kaltër, e jo i kuq.

Mahmuti ishte kalorës i garës politike jugosllave...

Ishte vetë demiurgu i autonomisë së pushtimit, si shkalla më e lartë e lirisë dhe e subjektivitetit politik... një shpikje kushtetuese që i jepte Kosovës shtetin, por jo edhe emrin.

Ai arriti të krijojë një emblemë të re të shqiptarit kosovar, atë të jugosllavizmit, si një shenjë e re identiteti. 

Ah, ky asimilimi filluaka së pari në shpirt, pastaj kaluaka në kokë për të përfunduar në gjuhë!

Tito ishte simbol i jugosllavizmit, ndërsa Mahmuti një sindrom i titizmit.

Uh, ai Tito Krimineli që kishte vrarë mbi 50 mijë shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore dhe kishte flakur mbi 420 mijë të tjerë në Turqi!

Sa republikanë shqiptarë dergjeshin burgjeve në kohën e Bakallit?

Ngjarjet ’81 ia kishin prishur vizionin politik Karamahmutit, vetë teorinë e integrimit jugosllav. Kur nuk kishte mundur ta ruante më nën pushtim Kosovën, kishte rënë si kaskader. 

Tito i pakësh thënë në trenin e kaltër se nuk beson që Mahmuti do ta prishë Jugosllavinë!

Ai kishte hedhur hijen e zezë mbi ngjarjet historike se i paskësh organizuar dikush tjetër e jo vetë shqiptarët.

Më vonë ky kaskader bëhet kallauz i bisedimeve sekrete me Serbinë për Kosovën në një konfederatë të re, duke i prirë shpurës në përqafim me Milosheviçin në Dedinje.

Ndjesë pastë ky kaskader!

Në purgator do t’i lajë të gjitha mëkatet.

TMK-ja e përcolli deri në varr. Tanimë ajo është specializuar për rituale mortore. Ah, të gjithë titistët i varrosi!

Rauf Dhomi ia dha lamtumirën e fundit: 

Tani kemi për t’u ndarë e kurrë më s’kemi për t’u parë!

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:17 pm

KUKUDHIADA

 

Mënjëherë pas Bakalliadës, Kosova kishte përjetuar edhe manifestimin e dytë Fadiliada. 

Shuku Fadil ishte ringjallur pas pesë vjetësh me akademinë Një jetë në shërbim të atdheut.

Në Teatrin Kombëtar ishin tubuar gjithë ish-titistët: politikanë, prokurorë, gjykatës, policë, udbashë... Ata përgjëroheshin se ishte ç’na ishte Lufta jonë Nacionalçlirimtare dhe autonomia titiste!

Shoku Fadil ishte cilësuar strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare , por që, mjerisht, kishte rënë nën fashizmin jugosllav. 

Kur ishte ngjitur në majë të piramidës jugosllave, ia paskësh lypur Titos republikën, por ai e paska ngushëlluar: kjo gjë do të ishte e vështirë, ngase do të shfaqeshin pengesa nga serbët, - kishte theksuar akademik Minir Dushi.

Eh, sikur Tito të rronte 100 vjet, republika tashmë do të shkëlqente!

Mbi të gjitha, në atë tubim shkëlqenin kokat e akademikëve tanë.

Edhe Ramush Haradinaj kishte përshëndetur me një telegram me konsideratat më të larta për udhëheqësin e Luftës Nacionalçlirimtare. 

Betim e Hadi Shehu kishin deklamuar pjesë nga veprat e komandantit. 

Rauf Dhomi kishte kënduar marshin Dalëngadalë po vjen behari, nëpër fusha rritet bari...  

As qyteti i Gjakovës nuk i kishte mbetur borxh Birit të vet të madh. 

Kishte shtruar tryezën Jemi në shtëpinë tonë, me të gjitha të mirat.

Enver Dajçi: Fadil Hoxha është pjesë e historisë shqiptare...

Pajazit Nushi: Kontributi i Hoxhës ka qenë i posaçëm në luftën kundër forcave konservatore e dogmatike... Për gjysmë shekulli i është kundërvënë politikës dogmatike e staliniste të udhëheqjes shqiptare...

Madje shumë bukur, me armën pushtuese jugosllave!

Ah, ky Nushi si kalavesh rrushi!

Fatmir Fehmiu: Filozofia e Hoxhës ka qenë vetëvendosja dhe bashkimi i popullit shqiptar, por që në Kuvendin e Prizrenit kishte nënshkruar kapitullimin dhe bashkimin me Serbinë. 

Në korin e burrave kishin kënduar edhe Ali Boletini, Xhafer Vokshi, Ymer Jaka, Isak Shema, Vehap Shita...

Muzeu i qytetit kishte hapur ekspozitën me shumë fotografi nga lufta dhe paqja e Hoxhës.

Në fund edhe Veton Surroi kishte vënë kurorën e dafinës mbi varrin e zotit Fadil.

Këte Fadiliadë dikush e kishte quajtur, për dreq, kukudhiadë! 

Një jetë kushtuar pushtimit!

Ose çou i vdekur e ha mish të pjekur!

Në një kohë kur kishin vdekur edhe komunizmi, edhe autonomia e pushtimit.

Një plak prishtinas rrëfente se Hoxha kishte kërcënuar më 1945, në një mitig para hotel-Unionit, të gjithë ata që i paskëshin duart e përgjakura. 

Atë natë kishin rënë bataretë e para në Tauk-Bahçe, e cila ishte bërë varrezë masive, që mallkonte vilën e Hoxhës përballë.

Kosovën e kishin riokupuar tri divizione sllave. Komandanti kishte marshuar drejt Sremit, ndërsa Kosova ishte larë në gjak deri në Tivar.  

Përse ishte kursyer atëherë shoku Fadil derisa iu kishin zhdukur gjithë shokët e tij më të mirë? 

Ai shoku Fadil që kishte urdhëruar të riburgosej Demaçi, sepse qenkësh i rrezikshëm të qëndronte në liri!

Shoku Fadil që kishte pështyrë ngjarjet historike ’81, duke e quajtur rininë shqipare pleh i Kosovës dhe duke ia treguar birën e miut për 300 qese, në të cilën birë do të binte edhe vetë më vonë. 

Po, ku jeni more historianë?!

Historia është e bëmave, e jo e themeve.

Quo vadis Kosovë! 

As tri rryma politike nuk po mund ta krijojnë Republikën. 

Faljua Zot mëkatet!-thonë të mallkuarit. 

Amen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:17 pm

ÇMALLJA

 

Menjëherë pas Takimit të parë të Vjenës, drugëza Baton Haxhiu kishte ftuar gazetarët serbë për ta vizituar Kosovën. 

Batoni i priti ata me një ndjenjë keqardhjeje: fatkeqësisht, shumica e kolegëve serbë kanë qenë gojëmbyllur sa u përket zhvillimeve në Kosovë.

Halil Matoshi: Edhe pse isha peng, dua të fal për këtë padrejtësi dhe nuk është e lehtë të ndërrohet kjo vetëdije. 

Astrit Salihu: Mafia shqiptare dhe ajo serbe funksionojnë shkëlqyeshëm, por nuk është mirë që vetëm në këto nivele të kontaktojmë.

Gazetarët serbë ishin mrekulluar me këtë mikpritje në Prishtinë, madje edhe kamerieri iu kishte servuar kafe serbisht. Ata ishin penduar që nuk kishin ardhur më herët. 

Në fund të vizitës ata porositën: Të kaluarën duhet ta lini anash, duke hequr një tullë nga muri ndarës dhe të mendojmë krejt ndryshe…Nuk mund të kërkojmë falje për krimet serbe në Kosovë, sepse ne nuk jemi zëdhënës të vrasësve serbë.  

Gazetarët serbë u pritën edhe nga Thaçi e Haredinaj. 

Hashimi iu uroi atyre çmallje me kolegët në Kosovë, ndërsa Ramushi ua trusi duhan të sertë.  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:17 pm

NDËRMJET

 

Aktori Enver Petrovci ka mbetur keq, ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Para bombardimeve të NATO-s kishte ikur nga Beogradi në Prishtinë, por pas luftës ia kishin zënë banesën atje.

Aktori kishte vajtuar në emisionin Katarza të Radio B-92:

Është e vërtetë se banesa ma ka ndryshuar fatin, nga fëmijët që e kanë ndërruar shkollën, më është dashur ta vazhdoj jetën në një mënyrë tjetër. Për t’u kthyer në Beograd, kjo me siguri nuk varet prej meje. Mënyra më e mirë që të kthehem do të ishte të më ofrohej ndonjë rol në teatër… Eh, rol më të mirë s’ka se të jesh sot mes Prishtinës e Beogradit! 

Më herët Petrovci ka lozur bukur rolin e Car Lazarit.  

Bekim Fehmiu qëndroi si Uliksi: nuk e braktisi fare Beogradin as para, as pas luftës! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:18 pm

ROKU

 

Dy net pati festë Tirana nën ritualin magjik të rokut. 

Goran Bregoviç i Bjelo dugmës së dikurshme e kalli Tiranën me hitin e tij Kalashnikov dhe Orkestrën për martesa e funerale. 

Bregoviç në të bardha, me këpucë lëkurë gjarpri, ia thoshte me brandi në dorë.

Ai i dalldisi nja dy mijë tiranas në Pallatin e Kongreseve, kur preku pulsin e tyre me tingujt magjikë di-di, da-da! 

Publiku u shkri në delir, sepse u shkrinë edhe ëndrrat e tyre për idhullin e rokut.  

Edi Rama e shpalli Qytetar nderi, duke ia dhuruar Çelësin e artë të Tiranës. Akulli u shkri me muzikë e politikë. 

Çfarë mrekullie magjike e ritmit cigan di-di, da-da!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:19 pm

PRIMADONAT

 

Primadonave të demokracisë Edi-Edita, pasi kishin gjezdisur e bezdisur Evropë e Amerikë, iu kujtua të shkelnin edhe Lindjen e Largët. Atje, si vend më të madh, kishin piketuar Kinën, ndërsa si formë më të mirë për të xigluar opinionin kishin zgjedhur artin e endjes. 

 

Në aeroplan kishin ngarkuar tërë almiset: vegjë, drugëza, çikrikë, boshte, shtiza… Kishin marrë edhe një thes me lëmshe leshi.  

Atje ishin pritur nga zonja Lebisi dhe zonjusha Micizi. 

Në sheshin Tienanmen kishin ngrehur avlëmendin, duke demonstruar tërë artin e endjes. Në fund kishte shkëlqyer një shall magjik.

Kinezet ishin magjepsur nga vezullima:

Ç’është ky shall laraman?

Ky është shalli dardan.

Po, në cilin pikë të globit janë dardanët?

Mu midis botës!- kishin shpërthyer ato përnjëherësh

Po, në cilin kontienent?

Në Evropë!- klithën ato me habi.

Atje ne njohim vetëm Albaninë. Kemi pasur miqësi të gjatë proletare.

Eh, eh, mu aty pranë! Ata janë albanë e ne dardanë.

Është qytet a shtet Dardania?

Qytet që po bëhet shtet! 

Mrekulli!- pohuan ato.

Mbasi po ditkeni të endni kaq bukur, ta bëjmë një shulevek: ne mëndafshin e ju drugëzat. Tash mëndafshi është në modë, leshi ka rënë në treg. 

E dini se Rruga e Mëndafshit fillon nga ne? Do ta endim shallin më të gjatë të paqes, nga Muri Kinez deri në Damastion të Dardanisë. Nëpër këtë shall do të lëvizë si drita krimbi ynë i bardhë. Me atë shall do ta lidhim globin për ta mbrojtur nga ndeshja me planetet e tjera.

Ashtu qoftë!- u përqafuan ato të ngazëllyera. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:20 pm

MERITA PRESIDENTE

 

Një ditë dimri, kur s’ishte as fushatë e zgjedhjeve, kryeqyteti kishte gdhirë me një pllakat të çuditshëm, me moton Voto Merita Harxhin-Kocin për Kryetare të Kosovës. Në fund edhe adresa: Partia e Artit Bashkëkohor. 

Megjithëse Merita ende nuk është bërë kryetare e Kosovës, me këtë punim ajo mori pjesë në ekspozitën Non stop Madrid ’03, në mesin e 60 artistëve nga mbarë bota.  

Sigurisht, Merita do të shpërblehet në këtë ekspozitë të komunikimit artistik, sepse punimi i saj ishte mjaft sfidues. 

Vërtet Merita meriton të bëhet kryetare e Kosovës, pasi deri tash burrat nuk bënë gjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:20 pm

SFIDA
Gratë kanë marrë haz në karnavalin zgjedhor : 
Kaqusha si kanjusha, Edita si Margarita, Lemja si kaprica. 
Liderët kanë vënë maskat dhe janë bërë engjëj. 
Leme Liberalja sfidon me buzëqeshje magjike liderët në duel: në daçin veç e veç në daçin së bashku. Lemja e sistemit fiskal.  
Luaja Leme, luaja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:20 pm

AMAZONA 

 

Zonjusha Meli quhet sot edhe Zonjë e hekurt, sepse është një amazonë që i rrëzon të gjitha gratë.

Tri herë radhazi është zgjedhur me aklamacion kryetare e grave të partisë. 

Tani ajo mban tri funksione politike: ministre, deputete, kryetare e grave. Është energjike dhe e pazëvenësueshme, me karizmë të veçantë politike. Nga admirimi i madhe shumë njerëz e quajnë edhe Baci Mel! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:21 pm

MANDELA

 

Mandela ynë ishte lumturuar shumë me privilegjin, që ishte i vetmi burrë në Kuvendin e gruas së shquar shqiptare në Shkup. Ishte ftuar nga vetë zonja e madhe Nermin Vlora- Falaschi.

Ai ua kishte dhënë hakun grave:

Ato edhe biologjikisht janë më të forta se burrat, se edhe intelektualisht qëndrojnë shumë lart dhe i kanë rritur vlerat e kombit të tyre.  

Dhe kishte inkurajuar gratë kundër burrecave:  

Ajo duhet të sulet mbi këta burra që zënë karriget…  

Mandela ynë kishte pranuar realitetin:  

Nëse gratë do të qëndronin më lart se kandidaturat burra, dhe që sigurisht qëndrojnë më lart, unë do t’i kisha të gjitha ministrat gra!

Amen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 EmptyFri Oct 24, 2008 8:21 pm

VERA

 

Përpara burrat dhe djemtë tanë bëheshin donzhuanë nëpër vendet motra socialiste. Tani u rrotullua bota dhe erdhi te ne me të gjitha ngjyrat. 

Edhe vajzave e grave tona u erdhi dita. 

Një herë vjen vera kah dera!

Tani bëmë shumë miq të rinj.

Shtajneri na fshiu Bukurinë dhe iku në Gjenevë. 

Mos na lëntë Zoti pa miq!

As në këtë botë s’mbetet borxh pa u kthyer.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Humor - Faqe 31 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 31 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humor
Mbrapsht në krye 
Faqja 31 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 17 ... 30, 31, 32 ... 37 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Humor popullor...
» montazha foto humor
» HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: