Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humor

Shko poshtë 
+91
Ann@
Nexhmedin Ramadani
Arianiti
Xhevati
tosybell
xhavo_
xhema
BashKom
feride
voglushja
arberia
Atdhetari
......
rrimtaf
NIPIIXHAXHIT
haxhiu
agim__barja
Ramizi
an-di
laloni
Driniiiii
isuf ramadani
klodian
Eklips
Muja e Halili
paioni
blertamirtoel
zana
Driola
Eva0506
Fjona
Ago Muji
Melyssa
blerim
Ali Baba Tepelena
Delia
katunari
Aldren1
ELIE
beti
Mister
istogalia
njonidrenica
stabili
spirito
anila
Shqipja
MUHAMETII
nue
Martina
ylber1992
rolling
Parapsikologu
Poeti
zeriatdheut
shqip0nja
interesant
Mergimtari
rroni
echo
luan mreti
idol
a_pihet_duhani_ketu
eri M
ficam
gjakushi
Lanetja
arbesa
feneri
Orfe@
Guximi
dhori
Kosovarja
beri
Leka i Madh
fati
BekoMerovar
GocPejone
arritja
Urata
**Embelsira**
Euridika
Sofra
baki
STUPCAT
Lina
tom sojer
Beton
Anna
shaban cakolli
anjesa
95 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 35 ... 43  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyThu Oct 23, 2008 10:11 pm

16. Dikush po lypë hu në këtë shtëpi

 

Njëri që e kishte shtëpinë afër me atë ku 

ishte vendosur njëfarë komisioni i emergjencës,

 një ditë duke kaluar pranë murit të oborrit të

 vet, i vërejti dhjetra kuti të shprazëta të

 gullashit. Shkoi në shtëpi dhe iu drejtua së ëmës:

-Nënë, dikush po lypë hu në këtë shtëpi. Si bën

 që tinëz të hahen gullashat e neve po don me 

na bi në bark pasuli i emergjencës.

-Jo, djali i nënës, nuk janë ata gullashat tanë, 

po ata po i gjuajnë mbi mur në oborr tonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyThu Oct 23, 2008 10:12 pm

17. Do të vdesim të gjithë

 

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi

 caqet serbe, njerëzit e patën shumë vështirë 

nga sulmet e parreshtura të forcave serbe. 

Një plak që i kishte humbur shpresat se do të

 shpëtonin gjallë, iu thotë disa ushtarëve të UÇK-së:

-Edhe nëse shpëtojmë nga granatat, të gjithë

 do të vdesim nga uria.

-Jo, axhë, liria është afër, dy javë mbahemi

 me qumësht.

-E pastaj- ç`bëjmë?- tha plaku.

-Pastaj edhe dy javë e shtyjmë me mish, i presim lopët.

-Jo, jo, të gjithë do të vdesim- këmbëngul plaku.

 -Ishalla akshami nuk na pret-ia kthu njëri.

Atëherë plaku u kthjellua pak e tha:

-Mos bre djalë, mos fol ashtu, a e din që e kemi 

zotin, ai na ruan e na shpëton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyThu Oct 23, 2008 10:12 pm

18. Rojet e lara n`gjak të lopës

 

Dy ushtarë të UÇK-së një mbrëmje kishin dalur

në roje. Shokët e tyre në “shtab” për nevojat e 

ushtarëve kishin prerë një lopë aty në oborr. 

Kur filluan gjuajtjet nga punkti i policisë serbe,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyThu Oct 23, 2008 10:12 pm

19. Çka po sheh?

Një ushtar i UÇK-së që kishte dylbi përpiqej

 t`i përcillte fluturimet e avionëve të NATO-s. 

Një shok i tha:

-A po sheh diçka?

-Po-iu përgjigj ai-piloti e ndezi një dunhill,

 kurse unë e ti po pimë dushk mali të mbështjellë

 me letër të thasëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyThu Oct 23, 2008 10:13 pm

20. Abeja ia sosi prapanicën policit

 

Katër pesë shokë, ushtarë të UÇK-së kishin 

zënë pozitë të mirë përballë një punkti të policisë 

serbe, por nuk kishin armë të tjera pos 

kallashëve. Ata gjuanin në drejtim të policisë, 

por pasi që plumbat nuk arrinin deri atje, policët

 ua shplonin prapanicën dhe talleshin me ta.

Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur

 i sheh të mërzitshëm i pyet:

-Çka keni, mos iu kanë mbytur xhemitë në deti?

-Jo, i thanë ata-por këta kallashët tanë nuk po 

na bëjnë punë.

-Hajt gjuani ju njëherë-iu tha Abeja.

Ata gjuajtën, kurse polici që u zhvesh, më nuk 

u ngrit në këmbë, nga snajperka e Abesë.------Nga Halil Hani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:08 pm

ELITA
 

Është fjalë frënge për njerëzit e zgjedhur, pjesën më të mirë të një shoqërie. Figurativisht e quajnë ajkë, ballë, lule.  

Është si ajkë kosi, qumështi ose lyrë leshi, 

Është balli i vendit, i oxhakut që ka sytë në ballë, gjithherë ballëhapur, ballëlartë.

Sot kemi elitën politike si lulenuse, elitën intelektuale si lulesyri, elitën artistike si luleari, elitën e mjekëve si lule balsami, elitën futbollistike si luleshqiponjë.

Mirëpo, lulesa jonë ka edhe lule mosmëprek se i bien pahu e petlat. 

Elita është vetë koka jonë, që mendon për ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:08 pm

KLANI

 

Klani është fjalë angleze për tarafin, tarikatin e njerëzve . 

Ata janë miq e shokë të një vegshi, që mendojnë, flasin e veprojnë njësoj. 

Kreut të klanit i thonë klikë, ndërsa grupit të tij kastë. 

Figurativisht klani është grigjë, kope, zhgan, zogori...

Ruajuni se ju fshijnë!

Klani nuk është si hani ku mund të hysh e të dalësh.

Klani është si Hamami i Hyrës. Kushedi për hir të cilës hyri është ndërtuar!

Aty gëlojnë gjithë magjitë e botës.

Sot lulëzojnë klanet politike, akademike, kulturore, artistike...

Aty rrëfehen akademikët. Lahen e shpërlahen nga mëkatet para se të shkojnë në atë botë. 

Klani është si purgatori i Dantes, ku merret rruga për në ferr a parajsë.  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:09 pm

SHPURA
Është përcjellë, suitë, sejmen i dikujt që s’mund të qëndrojë vetëm në karrige. Ka koka të rruara dhe sytë katër. Shpura shpurdh pas të zotit, me shpulla, shputa e shpirt dhe bëhet shpuzë për të. Dikur shpurë quheshin eunukët e shtratit të mbretit. Sot më shumë i përgjigjet fjalës bythec, sepse ven gjithnjë pas saj.  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:09 pm

POLTRONI

 

Është fjalë frënge për qyqarin, frikacin, puthadorin. Një sinonim i servilit, që latinisht do të thotë skllav. Figurativisht është butak, zvarranik, që iu përulet e iu bën lajka të pushtetshëmve për t’u hyrë në qejf.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:09 pm

ZOTI TENDER

 

Tenderi sot është bërë mbretëreshë e fjalëve. 

Mirëdita Zoti Tender!- e përshëndesin njerëzit.

Është fjalë angleze për vagonin pas lokomotivës, anijen përcjellëse, rimorkion. Kuptimi i saj figurativ është bisht, bythec, kukull e diçkaje.

Sot ka marrë kuptim gati tjetërfare, shenjon ankandin, licitacionin e shitjes së pasurisë shoqërore. Mirëpo, sikur ka mbetur kuptimi figurativ i bishtit. Përveç çmimit të pronës, medoemos duhet të paguash edhe tenderin, pra bishtin e tij, për anëtarët e komisionit të shitjes. Kështu ndodh kur shitet pasuria kombëtare, e jo ajo private. 

Mos u çuditni shumë: edhe dardha ka bisht! Pse, si të bëhen kapitalistë pushtetarët e uritur?!

Thonë se bishti i berrit është mishi më i shijshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:10 pm

LUFTA E KARRIGEVE

 

Në sallën e renovuar të Kuvendit të Kosovës ishte zhvilluar një ndeshje e rreptë e karrigeve. Ca karrige partiake kishin kërkuar radhën e majtë, ca të djathtën, ndërsa të tjerat kishin zënë qendrën. Të gjitha karriget partiake synonin kryeradhën.

Daci evropian ishte hidhëruar keqas: Ky është mentalitet ballkanik!Kjo është salla më luksoze në Ballkan!

Shyqyr Zotit që karriget politike nuk mund të lëviznin, sepse do të përplaseshin mbi njëra-tjetrën dhe mbi vetë Dacin! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:10 pm

PËRTYPJA

 

Shumë politikanë përtypen nëpër mbledhje sikur dhentë pas kullotjes.

Mbase përçapin çamçakëz.

Ndoshta kanë mbllaçitur ndonjë tender. 

Ndoshta për shijen e drekës së shijshme. 

Ndoshta për të zbutur zemërimin ndaj rivalëve politikë. 

Kushedi, ata i skrëmitin dhëmbët.

Më mirë të thyhen dhëmbët sesa liderët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:11 pm

PUSHTIMI
 

Ca liderth iu kanë dhënë garës në shumë fronte: 

pushtimi i piramidës politike, pushtimi i tregut, pushtimi i gradave shkencore dhe, më në fund, edhe pushtimi i femrave, për t’u treguar se vërtet janë burra të dheut.

Ruaji zot të mos lënë kokën kund!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:11 pm

STANDARDET
 

Shtajneri na i mat të shtatë standardet:

Hipni këtu e këqyreni Evropën!

Çfarë standardesh se! Si shtatë rrathët e ferrit. 

Shtajneri na mat shtatin për të na prerë fatin.

Gjermanët i kemi miq të vjetër:

Sa herë humbën ata, humbëm edhe ne!  

Kësaj radhe do të fitojmë patjetër.  

Shtajnerin e kemi edhe dhëndër.  

Na fshiu Bukurinë dhe iku.
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:12 pm

ZOGU I ZI

 

Mbikalimi Zogu i Zi në Tiranë është bërë mollë sherri ndërmjet demokratëve e socialistëve. Është ngritur për të larguar rrëmujën, ndërsa tash është bërë zallamahi nga ndalesa e punimeve. 

Demokratët nuk duan t’u këndojë zogu i zi mbi krye. Është një këngë Ku po këndon ai zogu i zi...

Socialistët duan mbikalimin mbi pozitën.

Ne sikur jemi mësuar gjithherë nga fillimi: njëri ndërton ditën, ndërsa tjetri rrënon natën, si në legjendën e Rozafatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:12 pm

DITA E RRENAVE
 

Gjithçka në botë ka ditën e vet të festimit.

Ditën e rrenave mund të rresh lirisht, pa kusur. Atë ditë gëlojnë të gjitha rrenat e botës. Kjo është një e drejtë e lirisë së shprehjes. 

Imagjinata e njeriut ka krijuar lloj-lloj rrenash.
Ka rrenë me kripë, rrenë përtoke, që mund të kapërdihen disi.
Ka rrenë të kuqe si nuse.
Por ka edhe rrenë në diell, rrenë në hënë, që s’preken dot.
Rrena me bisht është shumë e madhe.

Rrena me rreng është me dredhi e djallëzi të tmerrshme.

Ka rrena që të gërbulin, të lebetisin.
Rrena jeton derisa të kuptohet përnjëmend. Kur zbulohet rrena, të gjithë qeshin ha-ha-haaaaa!  
Dikush kishte thënë se Dita e rrenave është ditë e politikanëve. 
Ahu, politikanët i festojnë me rrena të gjitha ditët e javës.
Ata kurrë nuk rrejnë pa folur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:12 pm

KRIZA

 

Është çrregullim i thellë, tronditje, hallakamë, zallamahi....

Nuk di kush ku e ka kokën e ku bishtin.

Rrotullohen rropullitë.

As qeni nuk e njeh të zotin.

Prandaj ka krizë të bukës, të ujit e të dritës.

Ka krizë morale, të zemrës e të mendjes.

Ka krizë të dashurisë e të lirisë.

Të gjitha i shkakton kriza politike.

Kur pushton kriza, dridhet kërthiza, shpon biza e shkon bizga......  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:13 pm

ETHET

 

Është gjendje me zjarrmi e të dridhura që pushton trupin.

Ethet gjithherë i shkakton ndonjë virus.

Ka ethe të verdha, malarike. Ethe të verës e të dimrit.

Ka ethe të minjve, homorragjike. 

Ka ethe të lindjes dhe të vdekjes.

Ka edhe ethe të frikës kur dikush të kall ethet. 

Mos të zënçin shtatë palë ethe!

Mirëpo, ka edhe ethe krijuese, ethe pritjes, të dashurisë... 

Një herë në vit ethen edhe lopët.

Ethet më të tmerrshme janë ato politike për të hipur mbi koka të njerëzve.  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:13 pm

SHTËPITË PUBLIKE
 

Shtëpitë publike po lulëzojnë sot si pranvera. Ato janë parajsa ku avullon publikisht energjia e tepërt njerëzore. Aty bëhen hulumtimet më të thella antropologjike. Edhe pse quhen publike, ato ende veprojnë ilegalisht, për turpin e botës. Sikur të hynin nën administrimin e Ministrisë së Punëve Publike, do të paguanin taksa fantastike . Kështu kjo do të bëhej ministria më rentabël ekologjike. Oburrani, çfarë biznesi!
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:14 pm

VETËVRASJET

 

Vetëvrasjet janë bërë sot një dukuri fort tragjike. 

Viktima të saj janë të rinjtë. Pse?

Ata janë të çiltër dhe nuk mund t’i kuptojnë hipokrizitë e botës. 

Kur nuk mund ta mundin të keqen, mundin vetveten. 

Depresion!- thonë psikiatrit.  

Mëkat i madh!- mallkojnë pleqtë.

Akuza të rënda për krimet politike!- pohojnë sociologët. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:14 pm

MJEKËT

 

Eh, këta mjekët janë bërë si makutët! Aq shumë e duan njeriun, sa duan ta hanë për së gjalli. Punojnë tërë ditën e natën për ta shëruar atë. Edhe në klinika, edhe nëpër ordinanca private.

Ata nuk kanë shumë mëkate. I njohin shumë mirë nevojat fiziologjike të organizmit të njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:14 pm

EKLIPSI

 

Keni parë se edhe Hëna mund ta zërë Diellin? 

Atëherë hëna rebelohet duke dalë jashtë. Qentë lehin në hënë, zogjtë nuk cicërrojnë, lakuriqët ikin, lopët flenë, demat byrlyten. Njerëzit mbyllin sytë. Sikur për një çast vdes bota dhe lutet për dritë.

Ky fenomen natyror është një përkujtues i gjenezës së botës.

Astrologët paralajmërojnë në mijëvjeçarin e ri renditjen magjike Diell-Hënë-Tokë.

Pra, edhe nusja e Diellit di të përhënet dhe ta tregojë fuqinë saj magjike.

Mos ju zëntë punëhera!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:15 pm

APOKALIPSI

 

Shkencëtarët paralajmërojnë fundin e botës pas 500 milionë vjetësh . Ata pohojnë se së pari do të zhduken flora e fauna, pastaj do të avullojnë oqeanet dhe në fund Dielli do ta gllabërojë krejt Tokën pas 12 miliardë vjetësh jetë.

Eh, këtë fund e kanë paralajmëruar që moti edhe librat e shenjtë!

Toka po plaket e rëndohet përditë nga të zezat e njerëzve, që e ndyejnë dhe e zhgërryejnë.  

Ahu, paska mjaft kohë! Deri atëherë njerëzit do të kapërcejnë në ndonjë planet tjetër, sepse gjithësia është e pakufishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:17 pm

Vitet i kam kthyer në Euro
 

Ato ditë që hyri në përdorim euro, 

një njeri i thinjur i vardisej një femre 

rreth të njëzetave.

Ajo u bë nervoze dhe i tha atij:

- Si s`po të vjen turp prej 50 vjetëve 

- që i paske e po më nguc?

- Jo! Ia ktheu ai- unë që nga fundi i shkurtit

- vitet i kam kthyer në euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 EmptyFri Oct 24, 2008 7:17 pm

A ma ndreqe atë punën që të kam porositur 

 

Seferi nga Klina e Poshtme shkonte me të 

shoqen në shtëpinë e shëndetit. Ajo mbahej 

fort për krahu të tij dhe mezi ecte. Aty diku 

në rrugë Seferi e takon një shok të tij dhe e pyet:

-A ma ndreqe atë punën që të kam porositur?

-Çfarë pune o njeri- i thotë e shoqja.

-I kam thënë të ma gjej një grua, se ti më ke 

lodhur, gjithë e sëmurë.

-Jo po kthehemi në shtëpi-i tha ajo se më kaloi krejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Humor - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 27 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humor
Mbrapsht në krye 
Faqja 27 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 35 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Humor popullor...
» montazha foto humor
» HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: