Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Flamuri i Kosovës

Shko poshtë 
+40
comeback
Luki
Mergimtari
Kasper
malesorja e Kosoves
Eva0506
tina
Driola
Ademi85
Martina
Fjona
anila
Xili
lilu
Guximi
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kushtrimi86
stabili
MUHAMETII
Parapsikologu
istogalia
rroni
Orfe@
idol
Leka i Madh
amir1985
GERI_G
Ago Muji
Ani
Albea
zeriatdheut
Euridika
STUPCAT
Riki30
E_Bukura
Sofra
Urata
Delia
Beton
44 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySat Mar 01, 2008 3:25 pm

Euridika faleminderit besojë se asnjë shqiptar nuk dëshironë që Flamuri kombëtar të mbetet në muze dhe të na zhduket identiteti i jonë i lashtë kombëtar autokton.

Për më tepër lexone këtë mesazh....


21.2.08

Shkruan: Hysen Durmishi

Flamuri shqiptar në muze

Shumë gjak ka derdhur populli ynë ndër shekuj në mbrojtje të flamurit me shqiponjën dykrenore. Sfondi i kuq i flamurit paraqet gjakun që mbuloi çdo pëllëmbë të tokës sonë në luftërat e shumta për liri e çlirim. Ky flamur do të duhej të ishte i paprekshëm për të gjithë shqiptarët sepse shumë e shumë djem e vajza e dhanë jetën për të. Dëshmorët e popullit tonë u mbuluan me këtë flamur. U kënduan shumë këngë e u recituan shumë poezi për këtë flamur. Patriotët dhe veprimtarët shqiptarë betoheshin vetëm mbi një gjë, vetëm mbi flamur.

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Flammuriii

Hashim Thaçi me liderët tjerë të institucioneve së bashku me deputetët e parlamentit të Kosovës e bënë shpalljen e planit të Ahtisaarit. Shpallja e Ahtisaarit nuk e njeh këtë flamur dhe njëkohësisht na e mohon të kaluarën duke na e ndryshuar identitetin tonë kombëtar. Njerëzit të painformuar dhe të manipuluar festuan me flamur pa e ditur se kjo është hera e fundit që do të mund ta bëjnë këtë. Deri sa jashtë parlamentit qytetarët ishin të mbështjellë me flamurin kombëtar, brenda sallës së parlamentit deputetët kuisling të Kosovës miratuan dhe shpalosën një flamur tjetër të Kosovës. Një flamur që në vete mban dy ngjyra nga flamuri i Serbisë, të kaltrën dhe të bardhën por nuk e ka asnjë ngjyrë të flamurit tonë kombëtar. Tani Kosova po bëhet me një flamur tjetër sepse po duan që edhe ne të mos jemi më shqiptarë por të jemi diçka tjetër. Cili flamur do të valojë në Kosovë pas kësaj shpallje? Në 1/3 e truallit të Kosovës do të valojë flamuri i Serbisë me ngjyrat kuq, kaltër e bardh, kurse në pjesën tjetër pra në 2/3 e truallit të Kosovës do të jenë 2/3 e flamurit të Serbisë pra ngjyrat kaltër e bardh por kurrsesi flamuri kombëtar shqiptarë. Nëse për Hashim Thaçin dhe politikanët e tjerë të sistemit kjo është pavarësia atëherë përhajër ju qoftë turpi. Kjo farë pavarësie e juaja pa flamur, pa ushtri, me Serbinë brenda Kosovës dhe me edhe një mision tjetër sundues, kurse në anën tjetër duke ua pamundësuar edhe gjeneratave që do të vijnë për t’i bashkuar trojet tona të ndara padrejtësisht, nuk u duhet qytetarëve të Kosovës.

Për ta kuptuar këtë më së miri u kujdesën në Prizren. Këshilli organizativ i festimit me në krye kryetarin e K.K. të Prizrenit Ramadan Muja e shpalosën një flamur kombëtar të gjatë 3 kilometra që defiloj nëpër qytet dhe në momentin kur arriti te muzeu i Lidhjes së Prizrenit u palos dhe iu dorëzua kryetarit Ramadan Muja. Kryetari e mori flamurin të palosur dhe e vendosi në muze. Kjo tregon se flamuri kombëtar në të ardhmen mund të shihet vetëm në muze të ndryshme të Kosovës dhe në shtëpitë private të shqiptarëve. Kur të na marr malli për flamur do të duhet që të shkojmë në ndonjë muze apo nëse është e mundur do të na duhet që të shkojmë ta vizitojmë Shqipërinë.

Kjo është e turpshme për ju udhëheqës të këtyre institucioneve kuislinge. Mos u thirrni në dëshmorët sepse do t’ ju mallkojë gjaku i tyre. Mos u thirrni në të kaluarën sepse ju e keni harruar atë. Të kaluarën e përmendni vetëm kur flisni para popullit për ta manipuluar atë por jo edhe në dokumentet të cilat i hartoni. Askund në deklaratën e pavarësisë nuk e përmendni gjakun e dëshmorëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Askund nuk i përmendni luftërat tona për liri e çlirim gjatë gjithë shekullit njëzet. Unë e kam të qartë sepse për ju historia fillon tash dhe me ju. Ju dëshironi që të krijoni një komb të ri me flamur të ri, me simbole të reja dhe shumë shpejt ndoshta edhe me gjuhë të re.

Kur më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë aty së paku simbolikisht ishin edhe përfaqësuesit nga Kosova. Tani kur në Prishtinë u bë kjo shpallje, në Kosovë nuk ishte asnjë zyrtarë politik e institucional nga Shqipëria. Në Kosovë atë ditë ishin deputet e ministra nga Serbia. Kjo më së miri tregon se për çfarë pavarësie bëhet fjalë.

Jam i sigurt se populli nuk do të pranojë kurrë ndërrimin e identitetit për të cilën po përpiqeni ju, por ende nuk i kanë kuptuar intrigat tuaja. Populli do të reagojë, madje fuqishëm kundër të gjitha këtyre të këqijave, posa të kuptohet se në fakt nuk u shpallë pavarësia e Kosovës, por u shpallë pakoja e Ahtisaarit dhe u ftua EULEX që të bëjë implementimin e kësaj pakoje. Kjo shpallje vetëm sa e forcon Serbinë brenda Kosovës prandaj zhgënjimi i qytetarëve do të jetë i afërt dhe ngritja e popullit për të kërkuar dhe realizuar vetëvendosjen do të jetë i pashmangshëm.

Ndërkohë juve politikanë të mjerë do të ju mallkojë gjaku i dëshmorëve dhe brezat e ardhshëm kurrë nuk do të ua falin këtë turp.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyFri Mar 07, 2008 9:58 pm

Ska as flamur shtetror as flamur kombtar as ksi as asi,nje fklamur nje shtet nje komb,po t ishte ashtu,nga nje flamur per gjithqka do behej lesh e li puna e flamujve.As per pakon e ahtisaarit(qe eshte projekt kolonizator) as per integrimin ne Be e Nato dhe as per asgje tjeter ne bote nuk ja vlen te nderrohet flamuri,se po nderrove flamurin nderove kombin,deh shkele mbi gjakun e deshmorve(shih flamurin e Cadit dhe Rumanis pothuajse i njejti).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyThu Apr 03, 2008 4:48 am

Ndëgjone këtë video me rastin e mbrojtjes së Flamurit Shqiptar në një tubim në Gostivar.

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Default Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Pixel-vfl73

Nevzat Bejta-28 nentori-Gostivar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
GERI_G
Anëtar i ri
Anëtar i ri
GERI_G


Male
Numri i postimeve : 161
Vendi : in big albania
Profesioni/Hobi : shkoll
Registration date : 31/01/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySat Apr 12, 2008 3:55 pm

une per veten tiome qe nga casti kur eshte zgjedhur ky flamur kam mbetur shume i zhgjenjyer sepse ky flamur qe mban kosova sot nuk perfaqeson ate por BE(bashkimin europian) eshte pikerisht ky flamurFlamuri i Kosovës - Faqe 2 Images10 qe duhet et kishte sot kjo kosov se eshte ky flamurio qe eshte lyer per vite te tera me gjak po nese nuk ka rendesi rendesi ka qe kosova mori pavarsin pavarsisht cimit qe pagoi per kete pavarsi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albania-nation.com
amir1985
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 1
Registration date : 28/05/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyWed May 28, 2008 4:48 am

flamuri i kosves eshte i kopjuar nga filmi i Sean Connery, Richard Gere filmi i "arturit" eshte me te njejt ngjyra dhe simbolet e vendosura njejte sikurse ne flamurine kosoves e disa krenohen me kete flmure me vjen keq po ky flamu eshte i nje perandori tjeter.flamur i kosoves nuk ka lidhe me ne edhe simbolet perveqe hartes se kosvese tjerter gje nuk ka te bej me kosoven une shpreso ata qe e kan pa kete filem ty tregoj edhe hashim thaqi le ta she kete e pastaj le ta vendos aty ku e ka vendin flamuri i jone kuq e zi me shqiponje dy krenarshe e jo ta heq 28 netorin si fese e kombit shumic apsulute ne kosove tung miri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyWed May 28, 2008 12:04 pm

a e dini c'domethenie kane yjet ne flamurin e Kosoves. Disa thane se perfaqesojne komunitetet. Rrene e kulluar! po cka atehere?

A e keni pare ne filmat vizatimore, sesi yjet e verdallosur perfaqesojne topitjen dhe angushtine mendore, zakonisht kur ndonje personazh rrihet nga dikush.

Pra, edhe Kosoven tone e kane rrahur mozamakeq, duke e cungosur, ndaj edhe po i vertitetn yjet e marrezise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyWed May 28, 2008 12:05 pm

Shkruan: Salih Mehmeti



***Flamuri Kombëtar





Flamuri
i ri i Kosovës me syfet të vëllazërim-bashkimit përfaqëson simbolikisht Kosovën
‘ideale’ të dalë nga testimet laboratorike ndërkombëtare. Kosova ‘ideale’ e
tyre është Kosova e tanishme e katandisur në një Kosovë që ka rroposur vetëdijën
e vet kombëtare për t’ia lëshuar vendin një shpërlarje të plotë të
ndërgjegjjes. Flamuri me syfetin e vëllazërim - bashkimit është veçse një
zyrtarizim në miniaturë i krijimit të një ‘Adami të ri’ në Kosovë, të një
njerëzimi të ri në Kosovë i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike
kombëtare. Dimë se ky njerëzim pa vetëdije historike është njerëzimi më i keq i
mundshëm; ai është njerëzi e robotëve pa kurrfarë sensi ndijor. Yjet që
vërdallosen të stampuar mbi hartën artifice të Kosovës përfaqësojnë squllësinë
mendore. Si në filmat vizatimor ku yjet janë simbol i topitijes mendore,
zakonisht kur ndonjë personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosovën e
kanë rrahur mozamëkeq, e kanë tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj
të brendshëm dhe e kanë zalisur mendërisht. Ndaj, derisa në filma vizatimor
yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasojë e këndelljes,
Kosovës besa gjatë kohë do t’i rrinë ata yje, të paktën derisa të qëndrojë kjo
politikë mashtruese dhe okulte.



Na
thoshin se flamuri i ri është shenjë e shtetit të mbaruar dhe se gjoja pa të
s’mund të kemi shtet!



Duhet
të bëjmë një aksiomë logjike për t’i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja
një aksiomë e tillë: Çdo njeri ka sy, por kjo nuk do të thotë se çdokush që ka
sy është domosdo njeri’. Pra, rrjedh një deduksion i kulluar logjik se: Çdo
shtet ka flamur, por kjo nuk do të thotë domosdo se çdo kush që ka flamur është
shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botës si p.sh
Rio Grande Do Sul (dhe të gjitha njësitë federative autonome në Brazil),
Çeçenia (dhe të gjitha njësitë federative autonome në Rusi), Baskia e Katalonia
(Spanjë), Tibeti (Kinë), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste të tjera.



Kurse
dërdëllitja jologjike e dallkaukëve se në OKB nuk pranohen dy shtete me flamur
të njejtë nuk pinë fort ujë. Sepse në OKB njohim disa shtete nga meridianë të
ndryshëm gjeografik që kanë flamuj me syfet të njësojtë përveçse nëse ndryshon
madhësia e pëlhurës. Bie fjala, Rumania dhe Çadi, Holanda dhe Luksemburgu,
Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati të njejtë), Australia dhe
Zelanda e Re (veçse yjet i kanë me ngjyra ndryshe; Australia i ka të bardhë e
Zelanda të kuq).



Ndaj,
shqiptarët nuk duhet të lejojnë për asnjë çmim ndryshimin e flamurit të tyre
kombëtar sepse nëse të tjerët e përçudnojnë vlerën më të shenjtë të kombit
atëherë ata do të na kenë çnderuar e poshtëruar tërë moralin e kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 9:53 pm

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Flamuri%20i%20kosoves

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Calpattypress
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 9:54 pm

Flamurin qe e kane propozuar politika e shitur e Kosoves per Kosoven e kame krahasur me larte.

Kurse Flamuri i Kosoves do te jete ai qe ishte gjithmon ky me poshte;

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Flamuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySat May 31, 2008 11:24 pm

Ago muji ne kemi nevoj te kemi intelegjent si ti!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyFri Jun 13, 2008 8:09 am

“LIDHJA ËSHTË GJALLË”- porosit lëvizja “Vetëvendosje” në Prizren
“Hapësira e flamurit të ri të Kosovës është me ngjyrë të kaltër, pra ka ngjyrën e ujit, ndërsa hapësira e flamurit tonë kombëtar është e kuqe dhe ka ngjyrën e gjakut…e gjaku kurrë nuk bëhet ujë... “
Albin Kurti

Video materiali i aktivitetit të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, i realizuar më 10.06.2008, në Prizren, me rastin e shënimit të jubileut të 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ky aktivitet është mbajtur me moton: “LIDHJA ËSHTË GJALLË”

Shiko Videon


https://www.youtube.com/watch?v=bUY42BfIzNE


Përgaditur nga A. Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyFri Jun 13, 2008 10:02 am

Nuk ja vlen me komentu kete tem ,ai nuk eshte Flamur i Shqipetarve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyFri Jul 25, 2008 11:40 pm

Nje kohe e dogjen flamurin e Rugoves e dogjen me pretekstin se ai ishte shume pak kombetar dhe se Rugova do ta ndaje Kosoven nga kombi.edhe une i besova edhe fare nuk e doja fare.Tani na dalin ata qe dogjen ate flamur qe te pakten kishte mjaft simbole shqiptare e dardane, e na e zevedesojne me nje flamur qe ka shume simbole ukrainase e boshnjake, por asnje shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptyFri Jul 25, 2008 11:42 pm

S'me pelqen. kishin mundsin te vertetonin botes qe flamuri duhet te ishte kuq e zi. Qe per ate flamur u derdh gjak kuq e zi , s'kishin pse te pranonin nje imponim kaq banal per te hyr nen vizorin e Europes. Per tu habitur sepse kosovaret mbahen si patriotet me te mdhej ne token Shqiptare. me habit fakti qe zgjodhen nje flamur qe nuk i pershtatet aspak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySat Jul 26, 2008 3:51 am

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 U1_flammuriii

Flamuri shqiptar në muze
Shkruan: Hysen Durmishi
Shumë gjak ka derdhur populli ynë ndër shekuj në mbrojtje të flamurit me shqiponjën dykrenore. Sfondi i kuq i flamurit paraqet gjakun që mbuloi çdo pëllëmbë të tokës sonë në luftërat e shumta për liri e çlirim. Ky flamur do të duhej të ishte i paprekshëm për të gjithë shqiptarët sepse shumë e shumë djem e vajza e dhanë jetën për të. Dëshmorët e popullit tonë u mbuluan me këtë flamur. U kënduan shumë këngë e u recituan shumë poezi për këtë flamur. Patriotët dhe veprimtarët shqiptarë betoheshin vetëm mbi një gjë, vetëm mbi flamur.
Hashim Thaçi me liderët tjerë të institucioneve së bashku me deputetët e parlamentit të Kosovës e bënë shpalljen e planit të Ahtisaarit. Shpallja e Ahtisaarit nuk e njeh këtë flamur dhe njëkohësisht na e mohon të kaluarën duke na e ndryshuar identitetin tonë kombëtar. Njerëzit të painformuar dhe të manipuluar festuan me flamur pa e ditur se kjo është hera e fundit që do të mund ta bëjnë këtë. Deri sa jashtë parlamentit qytetarët ishin të mbështjellë me flamurin kombëtar, brenda sallës së parlamentit deputetët kuisling të Kosovës miratuan dhe shpalosën një flamur tjetër të Kosovës. Një flamur që në vete mban dy ngjyra nga flamuri i Serbisë, të kaltrën dhe të bardhën por nuk e ka asnjë ngjyrë të flamurit tonë kombëtar. Tani Kosova po bëhet me një flamur tjetër sepse po duan që edhe ne të mos jemi më shqiptarë por të jemi diçka tjetër. Cili flamur do të valojë në Kosovë pas kësaj shpallje? Në 1/3 e truallit të Kosovës do të valojë flamuri i Serbisë me ngjyrat kuq, kaltër e bardh, kurse në pjesën tjetër pra në 2/3 e truallit të Kosovës do të jenë 2/3 e flamurit të Serbisë pra ngjyrat kaltër e bardh por kurrsesi flamuri kombëtar shqiptarë. Nëse për Hashim Thaçin dhe politikanët e tjerë të sistemit kjo është pavarësia atëherë përhajër ju qoftë turpi. Kjo farë pavarësie e juaja pa flamur, pa ushtri, me Serbinë brenda Kosovës dhe me edhe një mision tjetër sundues, kurse në anën tjetër duke ua pamundësuar edhe gjeneratave që do të vijnë për t’i bashkuar trojet tona të ndara padrejtësisht, nuk u duhet qytetarëve të Kosovës.
Për ta kuptuar këtë më së miri u kujdesën në Prizren. Këshilli organizativ i festimit me në krye kryetarin e K.K. të Prizrenit Ramadan Muja e shpalosën një flamur kombëtar të gjatë 3 kilometra që defiloj nëpër qytet dhe në momentin kur arriti te muzeu i Lidhjes së Prizrenit u palos dhe iu dorëzua kryetarit Ramadan Muja. Kryetari e mori flamurin të palosur dhe e vendosi në muze. Kjo tregon se flamuri kombëtar në të ardhmen mund të shihet vetëm në muze të ndryshme të Kosovës dhe në shtëpitë private të shqiptarëve. Kur të na marr malli për flamur do të duhet që të shkojmë në ndonjë muze apo nëse është e mundur do të na duhet që të shkojmë ta vizitojmë Shqipërinë.
Kjo është e turpshme për ju udhëheqës të këtyre institucioneve kuislinge. Mos u thirrni në dëshmorët sepse do t’ ju mallkojë gjaku i tyre. Mos u thirrni në të kaluarën sepse ju e keni harruar atë. Të kaluarën e përmendni vetëm kur flisni para popullit për ta manipuluar atë por jo edhe në dokumentet të cilat i hartoni. Askund në deklaratën e pavarësisë nuk e përmendni gjakun e dëshmorëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Askund nuk i përmendni luftërat tona për liri e çlirim gjatë gjithë shekullit njëzet. Unë e kam të qartë sepse për ju historia fillon tash dhe me ju. Ju dëshironi që të krijoni një komb të ri me flamur të ri, me simbole të reja dhe shumë shpejt ndoshta edhe me gjuhë të re.
Kur më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë aty së paku simbolikisht ishin edhe përfaqësuesit nga Kosova. Tani kur në Prishtinë u bë kjo shpallje, në Kosovë nuk ishte asnjë zyrtarë politik e institucional nga Shqipëria. Në Kosovë atë ditë ishin deputet e ministra nga Serbia. Kjo më së miri tregon se për çfarë pavarësie bëhet fjalë.
Jam i sigurt se populli nuk do të pranojë kurrë ndërrimin e identitetit për të cilën po përpiqeni ju, por ende nuk i kanë kuptuar intrigat tuaja. Populli do të reagojë, madje fuqishëm kundër të gjitha këtyre të këqijave, posa të kuptohet se në fakt nuk u shpallë pavarësia e Kosovës, por u shpallë pakoja e Ahtisaarit dhe u ftua EULEX që të bëjë implementimin e kësaj pakoje. Kjo shpallje vetëm sa e forcon Serbinë brenda Kosovës prandaj zhgënjimi i qytetarëve do të jetë i afërt dhe ngritja e popullit për të kërkuar dhe realizuar vetëvendosjen do të jetë i pashmangshëm.
Ndërkohë juve politikanë të mjerë do të ju mallkojë gjaku i dëshmorëve dhe brezat e ardhshëm kurrë nuk do të ua falin këtë turp.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Mendimi i juaj per flamurin e republikes se Kosoves   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Aug 31, 2008 3:19 pm

Sa ju pelqen ky flamur i Kosoves !

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Flamuri%20i%20kosoves%20Kopie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Aug 31, 2008 3:31 pm

I nderuar te pergezoi per temen ,qe edhe kemi fol shume per kete teme ,por jap mendimin time se aspak nuk me peleqn ky flamur ,nuk munde ta krahasoje me ate kombetar asnjher nje flmur aritificial nje flmur multietniciteti te verbet ,te pa logjikshem ,te pa drejt ,qe eshte vetem nje tere nje helm per gjithe Kombin Shqiptar .

Me mirkuptime

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 700pxflagofalbaniasvgxy7
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Aug 31, 2008 3:47 pm

Gjithecka ne Kosove sot eshte MU(L)TI ETNIKE dhe ngjyrat e flamurit, edhe himni (pa ze, si ne burleskat e Caplinit), edhe jeta (ku shkau prap ne shtetin tone ka me shume respekt se shqiptari).
"Flamuri" - lecka e bashkesise Europiane aspak nuk me pelqen dhe as ne nje moment nuk do ta perdor. Kombi shqiptare edhe ne luften e fundit derdhi gjakun nen flamurin kombetar dhe per mua i vetmi flamur do mbetet FLAMURI KUQ E ZI ME SHKABEN DYKRENARE.

Jam i vetedijeshem se per nje shtet te ri duhet te jene edhe simbolet e vecanta, por ky flamur vertete nuk ka kurfar elementi kombetar dhe per mua eshte vetem nje lecke ne perdorim te perkohshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 7:29 pm

them te drejten flamuri i propuzuar nga qeveria dhe i aprovuar nga legjislativi eshte flamur politikisht ska as nje pike vlera kombetare flamur qe i pergjan shum ati te bosnjes hercogovines i cili dihet qe edhe aj flamur qe imponuar nga
bashkesia nderkombetare per qyk te zorit.
Edhe ky flamur i shtetit multietnicitar nuk vlen aspak me respekt.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 7:44 pm

Flamuri dhe Stema e Republikës së Kosovës
Flamuri i Kosovës - Faqe 2 2m43ps0

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 2ptbjmoPER CFAR FLAMURI LFTOI BAC ISA BOLETINI?
PO AZEM DHE SHOTE GALICA?
PO ADAM JASHARI??
PO UCK???
SME PELQE HIC KY FLAMUR.Hysen Durmishi

Shumë gjak ka derdhur populli ynë
ndër shekuj në mbrojtje të flamurit të
kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe.
Sfondi i kuq i flamurit paraqet gjakun
që mbuloi çdo pëllëmbë të tokës sonë
në luftërat e shumta për liri e çlirim. Ky
flamur do të duhej të ishte i paprekshëm
për të gjithë shqiptarët sepse
shumë e shumë djem e vajza e dhanë
jetën për të. Dëshmorët e popullit tonë
u mbuluan me këtë flamur. U kënduan
shumë këngë e u thurën poezi për
këtë flamur. Patriotët dhe veprimtarët
shqiptarë betoheshin vetëm mbi një
gjë: mbi flamurin tonë kombëtar.
Hashim Thaçi me liderët tjerë të institucioneve
së bashku me deputetët e
parlamentit të Kosovës e bënë shpalljen
e Planit të Ahtisaarit. Shpallja e
Ahtisaarit nuk e njeh këtë flamur dhe
njëkohësisht na e mohon të kaluarën,
në përpjekje për të na e ndryshuar
identitetin tonë kombëtar. Njerëzit të
painformuar dhe të manipuluar festuan
me flamurin kombëtar pa e
ditur se kjo është hera e fundit që do
të mund ta bëjnë këtë gjë. Deri sa
jashtë parlamentit qytetarët ishin të
mbështjellur me flamurin kombëtar,
brenda sallës së parlamentit deputetët
kuisling të Kosovës miratuan
dhe shpalosën një flamur tjetër të
Kosovës. Një flamur skandaloz që
në vete mban dy ngjyra nga flamuri i
Serbisë, të kaltrën dhe të bardhën,
por nuk e ka asnjë ngjyrë të flamurit
tonë kombëtar.Tani Kosova po bëhet
me një flamur tjetër sepse po duan
që edhe ne të mos jemi më shqiptarë,
por të jemi diçka tjetër. Cili flamur
do të valojë në Kosovë pas
kësaj shpallje? Në 1/3 e tërritorit të
Kosovës do të valoj flamuri i Serbisë
me ngjyrat kuq, kaltër e bardh, kurse
në pjesën tjetër, pra në 2/3 e territorit
të Kosovës do të jenë 2/3 e flamurit
të Serbisë, pra ngjyrat kaltër e
bardh, por kurrsesi flamuri kombëtar
shqiptar. Nëse për Hashim Thaçin
dhe politikanët e tjerë të sistemit kjo
është pavarësia, atëherë për hair iu
qoftë turpi. Kjo farë pavarësie e
juaja pa flamur, pa ushtri, me
Serbinë brenda Kosovës dhe me një
tjetër mision sundues, kurse në
anën tjetër duke ua pamundësuar
edhe gjeneratave që do të vijnë për
t'i bashkuar trojet tona të ndara
padrejtësisht, nuk u duhet qytetarëve
të Kosovës.
Për ta kuptuar këtë më së miri u
kujdesën në Prizren. Këshilli organizativ
i festimit me në krye kryetarin e
KK të Prizrenit, Ramadan Muja, e
shpalosën një flamur kombëtar të
gjatë 3 kilometra që defiloi nëpër
qytet, dhe në momentin kur arriti te
muzeu i Lidhjes së Prizrenit, u palos
dhe iu dorëzua kryetarit Ramadan
Muja. Kryetari e mori flamurin të
palosur dhe e vendosi në muze. Kjo
tregon se flamuri kombëtar në të
ardhmen mund të shihet vetëm në
muze të ndryshëm të Kosovës dhe
në shtëpitë private të shqipëtarëve.
Kur të na marrë malli për flamur do
të duhet që të shkojmë në ndonjë
muze, apo nëse është e mundur do
të na duhet që të shkojmë ta vizitojmë
Shqipërinë.
Kjo është e turpshme për ju,
udhëheqës të këtyre institucioneve
kuislinge. Mos u thirrni në dëshmorët,
sepse do t'iu mallkoj gjaku i
tyre. Mos u thirrni në të kaluarën,
sepse ju e keni harruar atë. Të kaluarën
e përmendni vetëm kur flisni
para popullit për ta manipuluar atë,
por jo edhe në dokumentet të cilat i
hartoni. Askund në deklaratën e
pavarësisë nuk e përmendni gjakun
e dëhmorëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës. Askund nuk i
përmendni luftrat tona të vazhdueshme
për liri e çlirim gjatë gjithë
shekullit njëzet. Unë e kam të qartë
arsyen, sepse për ju historia fillon
tash dhe me ju. Ju dëshironi që të
krijoni një komb të ri me flamur të ri,
me simbole të reja dhe shumë shpejt
ndoshta edhe me gjuhë të re.
Kur më 1912 u ngrit flamuri në
Vlorë, aty ishin edhe përfaqësuesit
nga Kosova. Tani kur në Prishtinë u
bë kjo shpallje në Kosovë, nuk ishte
asnjë zyrtar politik e institucional
nga Shqipëria. Në Kosovë (në veri
dhe nëpër enklava) atë ditë erdhën
deputetë e ministra nga Serbia. Kjo
më së miri tregon se për çfarë
pavarësie bëhet fjalë.
Jam i sigurt se populli kurrë nuk do
të pranojë ndërrimin e identitetit për
të cilën po përpiqeni ju. Populli do të
reagoj edhe atë fuqishëm kundër të
gjitha këtyre të këqijave posa të
kuptohet se në fakt nuk u shpall
pavarësia e Kosovës por u shpall
Pakoja e Ahtisaarit dhe u ftua
EULEX-i që të bëjë zbatimin e kësaj
pakoje. Kjo shpallje vetëm sa e forcon
Serbinë brenda Kosovës, prandaj
zhgënjimi i qytetarëve do të jetë
i afërt dhe ngritja e popullit për të
kërkuar dhe realizuar vetëvendosjen
do të jetë e pashmangshme.
Ndërkohë juve politikanë të mjerë
do t'ju mallkojë gjaku i dëshmorëve
dhe këtë turp kurrë nuk do të ua
falin brezat e ardhshëm.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 9:31 pm

flamuri pa sens kombetare flamuri pa nje shenje gjaku te deshmoreve turp sme pelqen kure
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 9:49 pm

ESHTE SHUME I TMERSHEM!

Nuk ka asnje simbolike te popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 9:50 pm

veq ni sen e ka tmir, kallet leht edhe omel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 9:51 pm

hhahahaahhaa po pra ago muj
e psake provu bure hahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 10:46 pm

Cdo flamur simbolizon dicka!
Ky i kosovës simbolizon klasen politike të kosovës !
Popullin me asgjë dhe në asnjë mënyrë!
I mungon vetëm rrota e qerres meqë ngjyrat i ka më bollëk !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Flamuri i Kosovës   Flamuri i Kosovës - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Flamuri i Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Flamuri Shqipetar
» Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek
» A do te ishte me mire po te ngritej Flamuri ne Prizren
» Historia e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: