Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek

Shko poshtë 
+5
Sofra
Euridika
Clarence
GocPejone
Orfe@
9 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptyMon Apr 21, 2008 11:49 am

21 April 2008

Digjet në Sarandë flamuri grek. Disa të rinj të qytetit jugor kanë reaguar pas provokimeve të disa ditëve më parë në Himarë. Ata kanë djegur flamurin grek në qendër të qytetit të Sarandës. Në këtë moment ka ndërhyrë policia lokale, e cila ka shpërndarë protestuesit.

Sulmi ndaj komisariatit të policisë së Himarës

Dhjetë ditë më parë, në Himarë është sulmuar komisariatti i policisë së Himarës. Përfaqësues të organizatës OMONIA dhe qytetarë të ndryshëm kanë sulmuar komisariatin e policisë së Himarës me gurë dhe shkopinj. Situata e tensionuar ka vazhduar për minuta të tëra dhe është qetësuar në një farë mënyrë vetëm kur policia ka nisur të qëllojë me armë në ajër për të larguar protestuesit. Ata kanë vazhduar të qëndrojnë të grumbulluar duke hedhur parulla antishqiptare dhe duke pretenduar se Himara është Greqi. Për minuta të tëra ata kanë vazhduar që të hedhin parulla antishqiptare si "Himara nuk është Shqipëri" dhe "Larg shqiptarët nga Himara". Është dashur dërgimi i forcave speciale nga Vlora që situata në qytezën e Himarës të qetësohet. Ngjarja e rëndë është provokuar rëndë nga krerët e pushtetit vendor (anti-Shqiptari Bollano & Co) të Himarës por edhe nga vizita e Zv/ministrit të Jashtëm grek në qytet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
GocPejone
Anëtar
Anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 372
Age : 104
Vendi : Matiqan
Registration date : 16/09/2007

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Digjet flamuri grek në Sarandë.   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptyFri Apr 25, 2008 11:33 pm

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Flamuri


( ku jan himariotet SHQIPTARE ? apo ska ? ! )


SARANDE / SHPRESA DINE
Gazeta Panorama
21 Prill 2008
Parulla të rënda antishqiptare të lëna në muret e gjimnazit të qytetit kanë shkaktuar provokim tek disa të rinj, të cilët në mënyrë demonstrative dogjën flamurin grek. Situata provokative mes palësh ka çuar në ngritjen e një grupi hetimor nga policia e Sarandës, për të zbardhur shkaktarët e saj. “Rroftë Greqia”, “Vdekje Shqipërisë së madhe” apo më tej akoma “Fuck Albania” janë shprehjet e shënuara me spry të zi në muret e pasme të shkollës së mesme “Hasan Tahsini”. Ato janë zbuluar vetëm në mesditë, ndonëse dyshohet se ishin fiksuar në mure gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Pjesa e murit të shkollës në formë harku ka qenë shkaku i zbulimit shumë orë më vonë nga shënimi i parullave provokuese deri në 1.80 m lartësi. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm shumë forca të policisë e prokurorisë, të cilët nisën verifikimin, me qëllim gjetjen e provave që do t’i çojnë drejt autorëve të saj. Të tjerë janë urdhëruar të lyejnë murin me gëlqere, për të shmangur përballjen e qindra nxënësve sot me to.
Rreth dy orë më vonë, një grup të rinjsh dogjën në mes të Sarandës flamurin bardheblu të shtetit grek. Ata e kanë cilësuar si një reagim spontan veprimin e tyre, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Himarë. Rreth orës 14:00, një grup prej 6 vetësh, banorë të Sarandës, të moshës nga 18-19 vjeç janë grumbulluar në lulishten në qendër të qytetit për të shprehur në këtë formë protestën e tyre, por duke mos pranuar se kishin dijeni për parullat antishqiptare. “Grumbullimi ishte spontan, - u shprehën ata. - Askush nuk na ka nxitur”. I pyetur për ngjarjen, një 18-vjeçar, i cili tha se quhej Rinush, tregon se po bisedonin mes shokësh, të mbledhur në një lokal. “Ndërsa flisnim për gjëra të ndryshme, biseda jonë shkoi te lajmet e ditës së shtunë, kur një kanal televiziv yni dha intervista të shkurtra të marra nga banorë të Himarës, emrat e të cilëve kryebashkiaku i Himarës Bollano u kishte shtuar gërmën “S” në fund, duke i quajtur kështu grekë. Duke folur me njëri-tjetrin për këto veprime të Bollanos, njëri prej shokëve tanë shkoi dhe gjeti një flamur grek dhe në moment vendosëm ta digjnim. Ndërsa shihnim djegien e flamurit shpirtërisht na doli nga zemra urrejtja për atë kryebashkiak, Bollanon, që jeton në shtetin tonë, ha bukën tonë dhe shprehet se Himara është greke. Por dhe në kundërpërgjigje të deklaratave të fundit të bëra nga zyrtarë të minoritetit dhe shtetit grek”, u shpreh një nga protagonistët. Me parullat “Rroftë Shqipëria”, “Poshtë grekët”, “Poshtë Bollano”, të rinjtë, pasi e kanë shtrirë flamurin grek fillimisht në tokë, me urrejtje e kanë djegur atë. Policia e Sarandës nuk ka qenë e pranishme gjatë këtij demonstrimi në mes të qytetit, ndërsa gjithçka është realizuar brenda rreth 15 minutash. Të pyetur nëse kanë pasur dijeni për djegien e flamurit grek, burime të policisë e mohuan këtë fakt, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kërkesë për tubim në qytet.

“Do shkojmë në Himarë”
Nuk dihet nëse është thjesht një deklaratë emocionale gjatë zhvillimit të protestës së djeshme, por grupi i të rinjve protestues ka deklaruar se, të njëjtin veprim do të kryejnë dhe në Himarë. Sipas tyre, javën që vjen do të organizohen për të tubuar në qytezën e Himarës kundër deklarimeve të lëshuara së fundi, kur disa banorë të minoritetit kanë kërkuar autonomi.


JU BEJE THIRRJE TE GJITHE SHQIPTARVE SIDOMOS ATYRE TE SHQIPERIS EDHE TROJEVE SHQIPTARE TE SHKOJNE E TJU NDIMOJNE KETYRE PATRIOTVE TE SARANDES KESHTU TE SHOHIN QE KA ALA SHQIPTAR TE VERTETE NE SHQIPERI EDHE NE SHQIPTARI !

Precedenti i flamurit
Djegia e flamurit nuk është rasti i parë që në Sarandë kryhet i njëjti veprim. Mesditën e 7 marsit 2007, një grup prej 50 të rinjsh të qytetit të Sarandës protestuan, duke djegur 3 flamuj helen, në shenjë reagimi për një video të transmetuar, kur ushtarë grekë lëshonin thirrje të tmerrshme antishqiptare gjatë stërvitjeve që kryenin.
Hetimet për Himarën
Plot 10 ditë më parë u shënua incidenti në Himarë mes një grupi banorësh dhe forcave të policisë së rajonit në këtë qytezë. Pas pretendimit të dy personave se ishin shoqëruar pa të drejtë e më pas keqtrajtuar nga uniformat blu, të afërm e banorë të tjerë protestuan para godinës së policisë, duke lëshuar dhe thirrje antishqiptare. Menjëherë pas ngjarjes, u pezulluan nga radhët e policisë së Himarës 2 punonjës të akuzuar për dhunë, ndërsa dhe ndaj 7 banorëve është ngritur akuza për dhunë ndaj policisë për shkak të detyrës dhe tubim të paligjshëm. Hetimet i ka marrë në dorë Prokuroria e Vlorës, e cila ka marrë në cilësinë e provës dhe dëshmi e filmime nga orët e protestës para policisë. Një pikë e nxehtë e hetimit ka mbetur marrja në pyetje e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, i cili ndodhej në ato momente mes turmës së protestuesve. Sipas hetuesve, nëse do të lindë nevoja e thirrjes së tij në prokurori do t’i kërkohet një e tillë. Deri tani, të gjithë personat, protagonistë të ngjarjes po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Clarence
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Clarence


Male
Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/04/2008

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptyFri Apr 25, 2008 11:50 pm

ah kur e ke me fillu dhe nje here lufta me keta greket, do i thyja ne mes keta rop **************** sa popull i digjeneruar nuk jan duke i ba kuj gja dhe keta na ngacmoin. Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek 841-5811
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptyFri Apr 25, 2008 11:57 pm

keta te rinje n'a kujtojne se si duhet ngrite zerin ndaj ketyre poshtersive qe n'a i bejne ne shtepine ton , s'po dij c'te shtoj per momentin me shume vetem :

ju lumte o djem ,sa te kete te tille , ditet e mira per Shqiperine do te vijne ..

shpresojme qe ky veprim i ketyre te rinjeve do te kete zgjuar ,biles te nje mase me e madhe e popullates atje , ndergjegjen dhe ndjenjen e krenarise kombetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptySat Apr 26, 2008 1:50 am

Mënyra më e mirë është që të ngriten të demostrojnë shqiptarët anekënd nëpër Shqipëri që pos fanarioto-grekve të ju tregojnë edhe udhëheqsisë së shiturë në Shqiptëri, nuk ka pazarllëk me trojet tona.
Nëse politikanët heshtin populli nuk heshtë.

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Gr_al2

Kundërveprimi më i mirë është të ngriten e të kërkojnë të drejtat e çamëve dhe shkolla në Çamëri.
Të kutptojnë të gjithë se në Shtetin fanarioto-grekë shkilen të drejtat elementare të njerzve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptySat Apr 26, 2008 4:37 am

Unë ende s'mund ta kuptoj se përse shteti shqiptar nuk e përmend asnjëherë qështjen çame 
dhe asnjëhere nuk e ka në axhenden e vet ketë plagë të kombit shqiptar. Këtu diçka nuk është në rregull. Madje ministria e jashtme e Turqisë e ka ngritur zyrtarisht si qështje te pazgjidhur me Greqinë qështjen e përndjekjes çame, ndërsa shteti amë i ka "futur veshët në lesh".

Këtu ka edhe diçka për të thënë: çështja çame është edhe çështje muslimane, sepse të përndjekur janë vetëm muslimanët e ata që e pranuan kryqin e tyre mbeten atje. 

Tri gjëra e kanë dhe po e varrosin vazhdimisht çështjen çame: enverizmi-komunizmi, kisha ortodokse greke dhe politika e shitur shqiptare. Derisa në krye te kishës ortodokse shqiptare udhëheqë kryqi grek, sdo të ketë çështje çame.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptySat Apr 26, 2008 5:32 am

Gjithe politikanet sjqiptar jane te shitur... Ata duhet te digjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptySat Apr 26, 2008 10:55 am

vasil bollano,i thot plumbit hec e perqfum,bashk me at qenin tjeter heu flaka i dalt at janullatosin.a spaska ma burra shqiptar bre a qi sdalin me ua nreq samrin ktyne far zagarve tgrekut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptySat Apr 26, 2008 10:58 am

Kur thërret sa tundet mali !
Hajde, more Rrapo o lule,
Lumthi ti bilbil që zure,
Një pasha me shtatë tuje,
Topi bam e ti po tutje,
Plumbat të binin mbi supe,
As u trembe as u tute.
Se Hodo Nivica shkoi,
Kofshën derrit ja dërmoi,
Ngriti flamurin te kroi.
Pse lëfton, o derëzi ?
As për mua, as për ti,
Po për gjithë Shqipëri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek EmptySun May 18, 2008 12:08 am

petritkola shkruajti:
Gjithe politikanet sjqiptar jane te shitur... Ata duhet te digjen.

brravo se kesaj radhe e ke qelluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty
MesazhTitulli: Re: Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek   Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sarandë: Banorët në protestë digjet flamuri grek
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: