Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyWed Feb 15, 2012 8:16 pm


Botime të reja: ”Historia e Kosovës”


Këto ditë të ftohta dimri, janar, 2012, doli nga shtypi "Historia e Kosovës" e historianit nga Gjakova Jusuf Buxhovi.
Libri ka tri vëllime:
Vëllimi i parë: Antika dhe mesjeta,
Vëllimi i dytë: Perandoria osmane
Vëllimi i tretë: Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar.
Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.

Libri "Kosova" e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore.
Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten si trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, autori, Jusuf Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre. Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror "Iliada" dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.
Shikuar nga ky prizën, "Kosova" e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.
Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t'i përdor "si të vërteta historike".
Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si "qendër e shtetit serb", ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).
Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë Osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipërisë.
Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç'rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

Kush është Jusuf Buxhovi?

Jusuf Buxhovi ka lindur në Pejë, më 4 gusht të vitit 1946. Fëmijërinë e kaloi në Gjakovë, ku kreu shkollimin e mesëm. Në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe), ndërsa në vitin 1979 në Degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës magjistroi në temën "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane".
Karrierën e gazetarit e filloi në gazetën "Rilindja" në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës, e më vonë redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vinin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i kësaj gazete, i akredituar në Bon të Gjermanisë. Pas mbylljes së saj, vazhdoi karrierën si publicist i pavarur. Deri tash ka botuar këto vepra:

1. "Cirku", tregime. "Rilindja" – 1972
2. "Pioni", tregime . "Rilindja" - 1975
3. "Matankrena" - roman. "Rilindja" - 1976
4. "Çaste" - vështrime letrare. "Rilindja" -1978
5. "Dinozauri" - dramë. "Rilindja" - 1979
6. "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" - roman. "Rilindja" - 1982
7. "Ura e Fshejit" - novela. "Rilindja" - 1983
8. "Pranvera e zhveshur" - dy drama. "Rilindja" - 1984
9. "Nata e shekujve" - roman. "Rilindja" - 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
10. "Galeria e të vdekurve" - roman. "Rilindja" - 1987
11. "Libri i të mallkuarve"- roman triptik . "Rilindja" -1989. ( Fitoi çmimin letrar "Hivzi Sulejmani")
12. "Prapë vdekja 1" - roman. "Rilindja" - 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
13. "Prapë vdekja 2" - roman. "Rilindja" -1993
14. "Prapë vdekja 3" - roman. "Rilindja" - 1995
15. "Qyteti i dënuar me vdekje"- roman. "Faik Konica" - 2000
16. "Letrat për Kryeprincin"- roman. "Faik Konica" - 2003
17. "Vdekja e Kolonelit" - roman. "Faik Konica" - 2004
18. "Vera e fundit e Gjin Bardhit" - roman. "Faik Konica" - 2004
19. "Kujtimet e zonjës Von Braun"- roman. "Faik Konica" - 2005
20. "Kodi i dashurisë"- roman. "Faik Konica" - 2006. (U nderua me çmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit)
21. "Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman. "Faik Konica" - 2006.
22."Libri i Bllacës - 1, Shënime nga psikiatria" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
23."Libri i Bllacës - 2, Bota e përmbysur e Urtakut" - trilogji."Faik Konica" - 2007.
24."Libri i Bllacës – 3, Etër e bij" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
25."Fletëza gjermane" - publicistikë. "Faik Konica" - 2008.
26."Kongresi i Berlinit 1878" - historiografi. Botoi "Faik Konica" - 2008.
27."Libri i Gjakovës" - roman. Botoi "Faik Konica" - 2008.
28. “Kthesa historike: Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
29. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
30. “Kthesa historike – 2: Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
31.”Kthesa historike -3: Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica", 200920. "Kodi i dashurisë"- roman. "Faik Konica" - 2006. (U nderua me çmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit)
21. "Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman. "Faik Konica" - 2006.
22."Libri i Bllacës - 1, Shënime nga psikiatria" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
23."Libri i Bllacës - 2, Bota e përmbysur e Urtakut" - trilogji."Faik Konica" - 2007.
24."Libri i Bllacës – 3, Etër e bij" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
25."Fletëza gjermane" - publicistikë. "Faik Konica" - 2008.
26."Kongresi i Berlinit 1878" - historiografi. Botoi "Faik Konica" - 2008.
27."Libri i Gjakovës" - roman. Botoi "Faik Konica" - 2008.
28. “Kthesa historike: Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
29. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
30. “Kthesa historike – 2: Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
31.”Kthesa historike -3: Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica", historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Kosovës
» Historia e Popullit Shqiptar
» Historia e Shqiperis?
» C'ESHTE HISTORIA..?
» Historia e Skenderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: