Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 C'ESHTE HISTORIA..?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: C'ESHTE HISTORIA..?   C'ESHTE HISTORIA..? EmptyThu Jan 29, 2009 2:31 pm

Historia si shkencë

Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.
Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.


Llojet e Historive

Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:

1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.

2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash.


Si e ndajmë të kaluarën njerzore që e studjon
shkenca e historisë ?

Gjithë të kaluarën njerëzore, historianët e kanë ndarë në dy periudha të mëdha kohore:
1.Parahistoria, fillon nga paraqitja e njeriut të parë mbi tokë e deri te zbulimi I shkrimit. Në këtë periudhë nuk kemi kurgjë të shkruar dhe bazohemi vetëm në burime matërijale (Vegla, armë, stoli që I kanë përdorur njerëzit) që I gjejmë në varreza të ndryshme ose themele të objekteve të lashta.
2.Historia, fillon me zbulimin e shkrimit e deri në ditët tona.Kjo periudhë kryesisht bazohet në burime të shkruara.
Si ndahet “Parahistoria” ?


Parahistoria ka zgjatur disa miliona vjet. Ndryshe quhet edhe periudha e bashkësisë primitive njerzore. Ajo ndahet në dy periudha kohore:
1.Koha e Gurit, dhe
2. Koha e Metalit.

-Quhet Koha e Gurit sepse njeriu I parë e ka përdorur vetëm gurin si vegël për punë ose si armë për gjueti.
-Quhet Koha e Metalit, sepse, pasi që zbulohet metali njeriu fillon armët dhe veglat e tij ti bëjë nga metali.


Si ndahet Koha e Gurit ?

Koha e Gurit ndahet në :
1. Koha e vjetër e gurit--Paleoliti dhe
2. Koha e re e gurit –------ Neoliti.
Quhet koha e vjetër e gurit, sepse njeriu e përdorte gurin ashtu si e gjente në natyrë. Pra nuk kishte mundësi ta gëdhendë dhe ti japë formë sipas nevojës.
Quhet koha e re e gurit sepse njeriu fillon ta gëdhend gurin, ta lëmojë, të bëjë vegla dhe armë sipas nevojës. Copën e gurit e gëdhendëte, I vente dorzë dhe e përdorte si shatë, ose bënte shigjetë për të gjuajtur.


Si ndahet koha e metalit ?.

Koha e metalit ndahet në:
1. Koha e bakrrit, Në fillim njeriu e zbulon dhe e përdor bakrrin, sepse ka qenë më I butë për ta përpunuar, por ai nuk ka qenë shumë I qëndrueshëm.
2. Koha e bronxit, Bronzi ka qenë më I fortë se bakrri, dhe veglat e armët kanë qenë më të qëndrueshme.
3. Koha e hekurit, Me zbulimin e xeheve të hekurit dhe përpunimin e tij njeriu përparon shumë sepse I përmirson veglat e punës dhe shtohet prodhimi.


Si ndahet “Historia” ?

Histori quhet koha prej shpikjes së shkrimit e deri më st. Ajo ka filluar para rreth 4 mij vjetësh, para erës sonë, kur zbulohet shkrimi, dhe vazhdon edhe sot. Historinë e ndajmë në katër peridha historike, ose kohë historike:

1.Koha e vjetër ose shoqëria skllavopronare që fillon me paraqitjen shkrimit ose paraqitjen e shteteve të para e deri me rënien e Romës, 476 era e re.
2.Koha e mesme, ose shoqëria feudale, fillon nga viti 477 e deri në fund të sh. XV.
3.Koha e Re, fillimi i sh XVI e deri në vitin 1815 dhe
4.Koha më e Re ose “Historia moderrne” nga viti 1815 e deri në ditët e sotme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: Re: C'ESHTE HISTORIA..?   C'ESHTE HISTORIA..? EmptyThu Jan 29, 2009 2:32 pm

Cilat jënë burimet historike ?

Burim quhet çdo send që na jep të dhëna, materijale ose te shkruara dhe fakte të ndryshme për të kaluarën e shoqërisë njerzore. Burimet ndahen në:

1.Burime materijale, jënë veglat, stolitë, armët dhe sendet tjera të gjetura në varreza dhe themele të objekteve të vjetra e që i kanë përdorur njerzit e lashtë. Burimet materijale mund të jenë sende prej guri, hekuri, bronzi, argjendi dhe ari. Në bazë të këtyre materijaleve mund të konstatjmë se shoqëria njerzore në çfar niveli të civilizimit dhe zhvillimit ka qenë. Burimet materiale i zbulon shkenca e posaqme që quhet “Arkeologji” dhe pastai i’a jep historisë që ti përdorë. Të gjitha sendet e gjetura
ruhen në vend të posaqëm që quhet “Muze”
2.Burimet e Shkruara, jënë të gjitha shënimet që janë lënë në gurë, mermer, çeramikë, pllaka dheu, pergamenë, papiruse, letër etj. Këto lloj burimesh jënë më të sakta dhe historia i përdor më së shumti.

3.Burimet gojore, jënë të gjitha tregimet, këngët, legjendat, përrallat që kanë ardhur deri te ne, gojë pas goje. Këto burime nuk përdoren shumë, sepse nuk jënë të sakta dhe jënë shumë të stërmadhuara. psh. Mujë Halili ka kërcyer me kalin e tij nga një mal në tjetrin. Shpata e Sknderbeut ka peshuar 100 kilogram etj.

Llogaritja e Kohës.

Historia kërkon të përgjigjemi në tri pyetje:
1.Kur ndodhi ?
2.Në cilin vend ?
3. Si përfundoi ?
Koha në histori është me rëndësi kryesore dhe doemos duhet ta dimë. Pra koha që ka kaluar llogaritet me ditë, muaj, vite etj. Dhjetë vjetë quhen dhjetëvjeqarë, njëqind vjetë një shekull, njëmijë vjetë një milenium.
Egjiptasit i kanë numruar vitet sipas sundimit të faraonëve, helenët sipas lojërave olimpike,duke fillusr ngs viti 775, p.e. maqedonët antikë sipas sundimit të mbretërve, kurse romakët nga themelimi i Romës.753.para erës sonë
Kalendari musliman llogaritet sipas hënës dhe ka filluar nga koha që quhet “Hixhret” (Kjo është koha kur Muhammedit as. shpërngulet nga Mekka në Medine, viti 622 era e Re. Sipas këti kalendari jemi viti 1425.
Kalendari krishten llogaritet sipas diellit dhe fillon me lindjen e Isaut (Jezu Krishtit) sh. I era e re. Sipas këti kalendari jemi viti 2005.
Për ngjarjet që kanë ndodhur para lindjes së Isaut (Jezu Krishtit) themi Para erës së re (P.e.) dhe pas Isaut Era e re.(E.re.)
Vitet para erës së re llogariten prapsht, nga numri i madh drejt numeit të vogël, psh. Sh.XV, XIV, XIII, 9, 8, 7. kurse vitet në erën e re llogariten nga numri i vogël drejt numrit të madh: Sh. 10, 11, 12, VIII, IX, X, etj.




Krijimi I njeriut
Teza e pare që e besojnë të gjitha fetë është ajo se njeriun e parë Ademin e krijoi Perëndia nga disa matrje që gjinden në tokë, prej të cilave materje njeriu edhe ushqehet. Nga rebra e Ademit Zoti zh.sh. krijoi edhe bashkëshorten e tij Havën. Njeriut dhe krijesave tjera në tokë, Perëndia u krijoi kushte, si ajrin ujin, diellin, që ata të mund të jetonin.
Teza e dytë është ajo se njeriu, në mënyrë evolutive është krijuar nga një lloj majmuni. Kjo është teoria marksiste e cila me rënjen e komunizmit ra edhe kjo teori.


Bashkësitë e para njerzore.

Hordhia
Njerzit e lashtë, në kohën e Paleolitit jetonin në shpella që të mbrohen nga të ftohtit.Përdornin gurin si mjet për punë dhe gjueti dhe lëviznin në grupe prej 15-20 njerëz që quheshin “Hordhi”. Kështu ndjeheshin më të sigurtë për ekzistencëv dhe mbrojtjen e tyre nga kafshët dhe nga fitet tjera. Në fillim njerzit ushqeheshin me prodhimet që I mbëlidhnin të gatshme në natyrë: pemë, perime të ndryshme, rrënjë dhe gjethe që mund të haheshin. Kur e bëri harkun dhe shigjetën filloi të merret me gjueti dhe peshkim. Kjo është edhe koha e Matriarkatit dhe Patriarkatit. Matriarkati është koha kur babai shkonte në gjueti dhe nëna kujdesej për bashkësinë njerzore. Patriarkati është koha kur njeriu fillon të merret më bujqësi dhe të vendoset në një vend, në kasolla, koliba etj.

Klani
Në kohën e Neolitit, njerzit fillojnë të merren me blegëtori dhe bujqësi. Në këtë kohë njeriu fillon ta gëdhendë gurin, drurin dhe të bëjë vegla e armë. Fillojnë të bashkohen në bashkësi më të mëdha se hordhitë të cilst quhen “Klane”. Të gjithë antarët kanë qenë në lidhje gjaku dhe të barabartë. Me bashkimin e më tepër klaneve është formuar “Vëllazëria” dhe me bashkimin e më shumë vëllazërive është formuar “fisi”. Në krye të fisit ishte udhëheqësi që quhej “Kryeplaku I fisit”.
Edhe sot në disa vende të botës ka popuj që jetojnë në mënyre primitive si në kohën e lashtë.

Besimi dhe kultura e njeriut parahistorik
Njerzit e parë Ademi dhe Hava po edhe pasëardhësit e tyre kanë besuar në nje Perëndi. Por me kalimin e kohës njeriu e humb besimin e vërtetë dhe fillon të besojë në diellin, hënën, vetëtimen, bubullimën dhe sende tjera nga te cilat ai është friguar.Kjo formë e besimit të tyre është quajtur “Totemizëm”
Njeriu ka filuar të merret me art figurativ që në kohën e lashtë. Në disa shpella të Francës dhe të Spanjës janë gjetur vizatime me skena nga gjuetia dhe skulptura të vogla prej guri.
Mënyra e të ushqyerit, Bujqësia dhe blegtoria f. 5

Njeriu I lashtë ushqehej me pemë që I gjinte të gatshme në natyrë, rrënjët e bimëve, gjethet dhe lulet që mund të haheshin. Pastai është ushqyer edhe me mishin e kfshëve të egra, mishin e peshkut që e gjuante në lumenj e në liqene. Me zbulimin e zjarrit ai filloi ta pjekë mishin. Nga lëkurat e kafhsëve pregatitnin veshmbathje kurse nga eshtrat dhe gurët bënin armë për gjueti. Gjuetinë e lehtësoi shumë zbulimi I shigjetës dhe harkut.
Në kohën e Gurit të Ri njeriu filloi ti braktiste shpellat dhe të bënte kolibe e që shpesh ishin të ndërtuara në lum ose liqen, mbi hunj druni.Në këtë mënyrë ishin të mbrojtur nga kafshët e egra që mund ti sulmonin natën.
Pastai njeriu zbuloi edhe llojet e drithërave që I mbillte dhe I përdorte për ushqim. Pra filloi të merret me bujqësi dhe blegëtori. Kur veglat filluan të bëhen prej hekuri, u shtua edhe prodhimi I drithit, të cilin njeriu filloi ta shiste duke e ndërruar mallin me blegtorët.

Koha e Metalit dhe shkatrrimi I bashkësisë primitive.
Njeriu zbuloi xehen e metalit dhe filloi ta përdorte ate.Ky është shkaku që kjo periudhë u quajt “Koha e Metalit” dmth mjetet dhe veglat e gurit u zëvendsuan me ato të metalit. Ata që e përpunonin metalin dhe bënin vegla prej tij quheshin “Zejtarë”. Rreth vitit 1000 p.e. u zbulua metali I ri që u quajt :Hekuri”. Ky ishte më I fortë dhe më I përshtatshëm për ta përdorur në bujqësi dhe vende tjera.
Me zbulimin e hekurit u zhvillua bujqësia, u shtua prodhimi dhe filloi të zhvillohet edhe tregëtia.
Ata që ishin vendosur nëpër fusha u bënë bujqë, dhe ata nëpër malë u bënë blegtorë, kurse ata që u vendosën në qytete merreshin me tregëti dhe u bënë tregëtarë. Kjo ndihmoi që të shkatërrohen bashkësitë e para primitive dhe të fillojnë të formohen vendbanimet e para të quajtura fshatra dhe qytete.
U paraqitën të pasurit ose skllavopronarët dhe skllevërit që nuk kishin kurfar të drejtash por punonin për skllavopronarin, vetëm për kafshatën e bukës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: Re: C'ESHTE HISTORIA..?   C'ESHTE HISTORIA..? EmptyThu Jan 29, 2009 2:34 pm

Ballkani dhe popujt që kanë jetuar aty në “Parahistori”

Në Gadishullin Ballkanik po edhe më gjërë në kohën e bronzit, në Evropë ka jetuar një popull shumë I lashtë me emrin “Pellazgët” Nga trungu I këtij populli rrjedhin Ilirët, Helenët Maqedonët e Lashtë dhe Thrrakasit.
Faqe 6.
Nga Ilirët rrjedhin shqiptarët. Helenët me vonë përzihen me fiset Dore, Eolie dhe formojnë grekët e sotëm, maqedonët e lashtë, pasi bien shteti I Lekës së Madh, zhduken sepse përzihen me ilirët dhe helenët, dhe nga thrrakasit rrjedhin rumunët e sotëm.
Në Ballkan jënë zbuluar shumë vendbanime të vjetra që tregojnë se aty kanë jetuar Ilirët, para-ardhsit e shqiptarëve.
Maqedonët që jetojnë sot këtu në Ballkan nuk kan asnjëfarë lidhje me “Maqedonët antikë” sepse këta jënë sllavë dhe kanë ardhur këtu në sh. 8-10 era e re kurse maqedonët antikë kanë jëtuar në shk 4 para erës soën.
Këto maqedonë vetëm jënë vendosur në tokën e ilirëve dhe maqedonëve antikë dhe e kanë vjedhur emrin e tyre.Këte e tregon ajo se këta përdorin gjuhën slave dhe shkrimin sllav, kurse maqedonët antikë kanë përdorur shkrimin latin dhe gjuhën pellazge.


Civilizimet e Para në Lindje

Popujt e kohës së vjetër më tepër jënë vendosur pran lumenjve të mëdhenj, në Azi dhe Afrikë.
Populli Sumer dhe babilonas kanë jetuar pranë lumenjve Tigër dhe Eufrat në Mesopotami, ne Irakun e Sotëm.
Egjiptasit pran lumit Nil, popujt e indisë pran lumenjve Ind dhe Gang, kinezët pran lumenjve Huang Ho dhe jang Cent Jang. Këta popuj kanë themeluar edhe qytetet dhe shtetet e para.
Për rreth luginave të këtyre lumenjve, popujt merreshin me bujqësi sepse toka ishte shumë pjellore. Në këto vende toka mbillej edhe dy herë në vjet sepse klima ishte shumë e ngrohtë. Kjo mundësoi që disa njerëz të pasurohen kurse të tjerët të mbesin më të varfër. Kështu që këmi paraqitjen e dy klasave shoqërore: pasanikët që quheshin skllavopronarë dhe ata që punonin tokën dhe nuk kishin asnjëfarë të drejte e që quheshin skllevër.

E gj i p t i
Egjipti u themelua përreth lumit Nil. Në të dy anët e Nilit toka ishte shumë pjellore dhe kishte mundësi të mbillej dy herë në vit. Egjiptasit e kanë besuar Nilin si perëndi sepse prej atij lumi mvarej ujitja e tokës, dmth. jeta e tyre. Egjiptasit kryesisht jënë marë me bujqësi dhe blegëtori.
Egjiptasit kanë ndërtuar penda për ta ndalur ujin e Nilit dhe kanale për të ujitur tokën. Shpesh, nga shirat, uji I Nilit dilte nga shtrati I lumit, I prishte pendat dhe kanalet për ujitje dhe ata detyroheshin ti bënin përsëri. Në këto kanale punonin edhe skllevërit të cilët nuk kishin asnjëfar të drejte njerzore.

Shteti I Egjiptit Shteti I Egjiptit u formua rreth vitit 3200 para erës së re. Në fillim ishin dy shtete: Egjipti I Poshtëm dhe Egjipti I Epërm. Mbreti në Egjipt quhej Faraon dhe Faraoni I Egjiptit të Epërm –Menesi, nga fundi I sh. IV p.e. e pushtoi Egjiptin e Poshtëm duke krijuar një shtet me emrin Egjipt dhe kryeqytetin Memfis.
Egjptasit faraonin e kishin mbret, gjykatës supreme, ligjvënës por edhe e besonin si perëndi. Pra fjala e tij ishte ligj.
Fuqinë më të madhe Egjipti e arriti në kohën e sundimit të faraonit Tutmesi i III i cili në vitin 1472 p.e. i përzuni “Hiksët” të cilët e kishin mbajtur Egjiptin të pushtuar rreth 100 vjet, pastai pushtoi Palestinën, Sirinë dhe krijoi shtetin më të fuqishëm në Lindje.
Egjiptasit besonin zotin e diellit e që e quanin “Amon Ra”, përdornin shkrimin e Heroglifeve (shkrim egjiptas me shenja) dhe kishin shumë të zhvilluyar medicinën. Faraoni për vehte bënte varrezë familjare që quhet Piramidë. Jënë të njohura piramida e Zoserit, Keferit e Mikerit, por më e madhja është piramida e Keopsit e lartë 146 m.
Ky shtet I madh dhe I fuqishëm filloi të dobësohet dhe të shkatërrohet nga fundi I mijëvjeqarit II p.e. Në fillim e pushtuan Asirasit, në vitin 525 p,e. pastai e pushtuan Persianët dhe fati përfundimtar I Egjiptit u mbyll me rënien e tij nën sundimin e Lekës së Maddh, në vitin 333 para e.re.

Fenikia
Në fillim të mijvjeqarit të I p.e. filloi një zhvillim I shpejtë I disa qyteteve dhe shteteve në lindje të detit Mesdhe. Njëri nga shtetet më të njohura të kësaj pjese të Detit Mesdhe ka qenë Fenikia. Ajo shtrihej në bregdetin e sotëm te Sirisë. Qytetet më të mëdha të këtij shteti ishin Tir, Sidon, Biblos, etj. Fenikasit zhvilluan zejtarinë dhe trgëtinë, dhe vendosën lidhje tregtare me të gjitha qytetet e Detit Mesdhe. Fenikasit arritën ta pushtonin qytetin e Kartagjenës që është Tunisi I sotëm në Afrikë dhe ta bënin si koloni të veten, prej ku pastai vazhdonin lundrimin drejt Evropës. Alfabetin grek të parët e shpikën Fenikasit e pasraj grekët e përsosën dhe e përvetësuan.

Palestina
Palestina shtrihej në teritorin ku sot është Izraeli. Lumi Jordan e ndante në dy pjesë. Fisi që banonte këtu është quajtur “Filistin” dhe ka luftuar me shumë fise tjera të cilat I kanë sulmuar, sidomos me Hebrejt (jahuditë)
Me ndihmën e Amerikës dhe Anglise, izraelitëtve iu ndihmua që në teritorin e palestinezëve të formojnë shtetin e tyre të quajtur Izrael. Feja e palestinezëve sot është ajo “Islame” kurse e Izraelitëve “jahudite” Lufta e palestinezëve për tu çliruar nga izraelitët vazhdon edhe sot.


GREQIA
Greqia e lashtë gjindej në jug të Ballkanit, ujdhesat e detit Egje, detit Jon dhe brigjet e Azisë së Vogël.
Në fillim të mileniumit te dytë p.e. në Greqi, erdhën nga veriu dhe u vendosën fiset e para të quajtur Ahejt. Burimet materijale që na kanë lënë Ahejt u quaj “Kultura Mikenase” sepse jënë zbuluar në Mikenë. Rreth vitit 1200 p.e. këtu erdhën edhe tre fise tjera: Dorët, Jonët, dhe Eolët. Këta fise u përzien më Ahejt dhe filluan ta quanin vehten Hellas kurse vendin e tyre “Hellada”. Për shkak se vendi ishte malor, popullata kryesisht merrej me tregëti dhe detari
Për historinë e Helladës më shumë dimë nga veprat e Homerit, “Ilijada dhe Odisea. Në Iliadë flitet për luftën e Trojës në mes të Akejve dhe Trojanve për qytetin e Trojës. Trimi më I madh I Akejvë ka qenë Akili kurse I trojanve Hektori. Akejt me dredhi, nëpërmes të kalit të Trojës e pushtuan Trojën.
Në Odise flitet për kthimin e trimit ahejas Odiseut, mbretit të Itakës në shtëpi poas mbarimit të luftës së Trojës. Ai dhjetë vjetë shetiti nëpër detrat I humbur dhe më në fund arriti të arrinte te gruaja dhe djali I tij që e kishin pritur.
Hellada ishte e ndarë në shumë qytete të vogla e që ishin shtete më vehtë të qyajtura Polise. Polis do të thoshtë qyteti që kishte mbretin e vet , gjygjin dhe ushtrinë. Poliset më të mëdha ishin Sparta dhe Athina.

SPARTA
Qyteti I Spartës u themelua në sh. IX, p.e. në jug të Helladës në krahinën që quhej Lakonia.Banorët e morën emrin sipas enrit të qytetit “Spartianë”.
Popullsia e Spartës ndahej në :
1.Spartiatë,
2.Periekë,
3.Helotë.
Spartiatët ishin ata që udhëhiqnin me shtetin dhe e kishin të gjith pushtetin në duar të tyre.Ata merreshin vetëm me ushtrime ushtarake dhe ishin gjithnji të gatshëm për në luftë.
Periekët merreshin me bujqësi, zejtari dhe tregëti.
Helotët ishin skllevër të shtetit dhe punonin vetëm për shtetit dhe spartiarër.
Në krye të shtetit ishin dy mbretër. Gjatë luftës ata komandonin me ushtarët.Krahas mbretërve ishte edhe “Këshilli I Pleqëve” nga 28 burra që ishin mbi 60 vjet dhe që kishin të drejtë të shpallnin luftë dhe të lidhnin paqë. Ishte edhe Kuvendi Popullor, ku bënin pjesë të gjith spartanët që ishin mbi 30 vjet.
Në Spartë, fëmijët jetonin me prindërit deri në moshën 7 vjeqarë.Pastaj I merrte shteti dhe I shkollonte në shkolla të veqanta që quheshin Gjimnaze.Aty djemt ushtroheshin me ushtrimet më të rënda, dathur e xhveshur, në borë e shi me qëllim që të bëheshin sa më të qëndrushqëm për luftë. Kurse vajzat mësonin si të qëndisnin , bënin ushtrime gjimnastikore dhe të bëheshin më vonë nëna të edukuara dhe të dinin ti edukonin fëmijët e vet që të bëheshin sa më trima.
Një gruaje të Spartës, lajmtari I luftës I tha se I ishin vra të pesë djemt. Ajo I tha çka bëni atdheu. Ai I tha se fitoi.Atëherë kam fituar edhe unë e edhe djemt e mij tha ajo.



ATHINA

Athina u themelua në gadishullin e Greqisë të quajtur ATIKA. Popullsia e Athinës merrej me tregëti, zejtari, dhe detari. Ajo ndahej në:
1. Aristokratë që ishin të pasurit,
2.Demos që ishin populli I rëndomtë dhe
3. Skllevërit që ishin njerzit pa të drejta dhe bënin punët më të vështira në shtet.
Në krye të shtetit qëndronte vetëm një mbret I cili ishte komandant po edhe gjykatës. Pastai Ishte edhe këshilli I eprorëve nga aristokratë të njohur. Ishte edhe Kuvendi Popullorë ku merrnin pjesë të gjith burrat e aftë për punë.
Në sh,VI, p.e. Demosi fitoi kundër aristokratëve dhe në Athinë u vendos rregullimi demokratik I udhëhequr nga Kuvendi Popullorë I cili I zgjidhte të gjitha organet e shtetit me shumicë votash. Zhvillimin më të madh Athina e arriti në kohën e Perikliut kur u bë qendra ekonomike dhe kulturore e gjith Helladës.


LUFTA GREKO-PERSIANE
Greqinë e sulmoi Persia. Lufta fillo më 499 p.e dhe përfubdoi më 449, dmth plotë 50 vjet. Athina dhe Sparta edhepse të përqara u detyruan të lidhnin aleancë dhe të luftonin sëbashku kundër Persië.
Përleshja e parë u ba te vendi I quajtur Maratona të cilën e fituan grekët. Lajmëtari I luftës Filipidi vrapoi 42 kilometra , lajmëroi për fitoren në Athinë dhe vdiq. Për nder të tij filluan të organizohet ngarendja e Maratonës.
Pas dhjetë vjetësh, në vitin 480 p.e përsianët e fituan luftën te vendi I quajtur Termopile. Pastai persianët I humbën betejat tjera kundër grekëve, të Sallamina 479, Pllatea dhe vendi I quajtur Mikale më 478.


LUFTA E PELOPONEZIT

Poliset greke u bashkuan në mes vedi dhe krijuan dy aleanca:
-Aleanca e Peloponezit e udhëhequr nga Sparta dhe
-Aleanca Detare e e udhëhequr nga Athina.
Në pjesën e dyte të sh. V p.e.filloi një luftë në mes dy shteteve më të fuqishme të Greqisë, Spartës dhe Athinës e që u quajt “Lufta e Peloponezit” Shum qytete u rrënuan dhe vendi u shkretërua. Sparta e fitoi luftën dhe vendosi sundimin në tërë Helladën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: Re: C'ESHTE HISTORIA..?   C'ESHTE HISTORIA..? EmptyThu Jan 29, 2009 2:35 pm

KULTURA HELENE

Filozofët më të mëdhenjë të Greqisë kanë qenë: Sokrati, Platoni, dhe Aristoteli. Historiani më I madh ka qenë Herodoti e që është quajtur edhe babai I Historisë.
I kanë besuar si zot Apollonit, Zeusit, Atena, Afërdita. Helenët organizonin solemnitete të ndryshme për nderë të perëndive të tyre. Më të njohura kanë qenë Lojrt Olimpike.Ato organizoheshin çdo kaër vit për nderë të Zeusit. Lojrat olimpike organizohen edhe sot dhe zgjasin pesë ditë. Bëhen gara në vrapime, kërcime, mundje, hedhje të shtizës, të diskut, vrapime me kuaj etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: Re: C'ESHTE HISTORIA..?   C'ESHTE HISTORIA..? EmptyFri Jan 30, 2009 1:16 pm

Ilmi Veliu shkruajti:
KULTURA HELENE

Filozofët më të mëdhenjë të Greqisë kanë qenë: Sokrati, Platoni, dhe Aristoteli. Historiani më I madh ka qenë Herodoti e që është quajtur edhe babai I Historisë.
I kanë besuar si zot Apollonit, Zeusit, Atena, Afërdita. Helenët organizonin solemnitete të ndryshme për nderë të perëndive të tyre. Më të njohura kanë qenë Lojrt Olimpike.Ato organizoheshin çdo kaër vit për nderë të Zeusit. Lojrat olimpike organizohen edhe sot dhe zgjasin pesë ditë. Bëhen gara në vrapime, kërcime, mundje, hedhje të shtizës, të diskut, vrapime me kuaj etj.

Helenet ma te madhen kultur e kane vjedhjen.

Ma nalt Ilmi Veliu shkruajte per historin e Ballkanit, pse nuk permenden shqiptaret ne kete lloj historie te shkruar kur dihet se shqiptaret jane denbabaden ne keto troje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: Ceshte Historia   C'ESHTE HISTORIA..? EmptyWed Feb 11, 2009 2:18 pm

Lexoni temen "Iliret tek autoret antike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





C'ESHTE HISTORIA..? Empty
MesazhTitulli: Re: C'ESHTE HISTORIA..?   C'ESHTE HISTORIA..? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
C'ESHTE HISTORIA..?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cështë histoira e filozofis
» Historia e Skenderbeut
» Historia e Kosovës
» Historia e Kosovës
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: