Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Skenderbeut

Shko poshtë 
+16
enveristi
Leka i Madh
eri M
fati
Lavdi
Zogisti_Legalist
Euridika
tom sojer
Tetovari
Hana
STUPCAT
dibranja
Sofra
Vuthjani
Beton
osm19
20 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
osm19
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 1
Registration date : 06/01/2008

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySat Jan 12, 2008 6:17 am

Historia e Skenderbeut Skend
Historia e Skenderbeut
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkembja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.


[redaktoni] Debat rreth prejardhjes dhe vendlindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Tek "Sheshi Skënderbeu" në TiranëFatos Daci mendon se Gjergj Kastrioti u lind në Dibër, më 6 maj 1405. Ai argumenton kështu në një artikull në gazetën Shekulli, të datës 22 korrik 2006.

Debatit interesant në Kontaktin e Shekullit, unë i bashkangjis këto fakte në mbështetje të tezës se Skënderbeu është nga Dibra.... Është fakt historik se Skënderbeu u kthye në Shqipëri nga Beteja e Nishit, më 3 nëntor 1443 dhe me 10 nëntor 1443 mbërriti në Dibër.... Ja si e shpjegon Marin Barleti ardhjen e Skënderbeut nga Nishi: “dhe në fshehtësinë më të madhe (pasi braktisi fushëbetejën e Nishit, më 3 nëntor 1443) në të shtatën ditë arriti në Dibër”, se “atë vend e njihte dhe e donte shumë Skënderbeu, për besnikëritë dhe trimëritë e shumta dhe të shënuara që banorët kishin treguar për hir të mbretërisë së t’et, Gjonit, kur atij i binte në qafë otomani”, prandaj “pothuaj e gjithë rinia, sikur të mos kujdesej për gjë tjetër, i kishte rrëmbyer armët dhe po i shkonte pas Skënderbeut dhe e quajtën shpëtimtar të tyre”. Sipas këtij burimi, Gjoni kishte jetuar dhe kishte luftuar së bashku me dibranët dhe jo me të tjerë.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, veçmas Aleks Buda: “Më vonë (Kastriotët e Hasit – F.D.) i shtrinë zotërimet drejt Jugut, ku Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, zotëronte fshatrat Sinë dhe Gardhi i Poshtëm dhe mandej dy Dibrat”. Pra, në këtë kohë Mati nuk ishte zotërim i tyre, se Mati është bërë vonë pjesë e principatës së Kastriotëve... Gjon Muzaka, mik dhe bashkëluftëtar i Skënderbeut, në kujtimet e tij, shpjegon bindshëm se Gjon Kastrioti kishte pasur zotërime të tij vetëm Sinën dhe Gardhin dhe se aty e askund tjetër, lindi Skënderbeu: “Ta dini, se zoti i gjyshit Skënderbej quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zotërime të tjera veç Sinës e Gardhin dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej tij, zoti Skënderbej”. Edhe Haki Stërmilli, për historinë e Kastriotëve rreshton gjithë ato argumente bindëse, përse Skënderbeu ishte dibran: Kristo Frashëri: “Në vitet e para të shekullit XV”: “Duket, se familja e Gjon Kastriotit banonte herë në Kastriot e herë në Sinë”, pra në periferi të Peshkopisë së sotme. Përsëri, humanisti shkodran, Marin Barleti, thotë se: "jo vetëm Skënderbeu, kur u kthye nga Nishi, në Dibër, i njihte dibranët, por edhe dibranët e njihnin Skënderbeun. Prandaj ai u kthye në Dibër pa luftë, si në shtëpinë e tij dhe qysh të nesërmen, në mëngjes, ai u shoqërua nga qindra dibranë për të marrë me dredhi Krujën”. Haziz Ndreu, studiuesi dhe mbrojtësi fanatik i idesë, se Skënderbeu pa asnjë dyshim është dibran, në librin e tij Dibra në udhën e historisë, shkruan: “I ati i Gjergjit, Gjon Kastrioti, doli më vonë nga Sina dhe u vendos në Kastriot, ku i kishte mundësitë për t'u zgjeruar më shumë me zotërimet e tij. Në krye të fushës së Kastriotit, ndërtoi kullën që përmendëm më sipër. Si më i aftë, Gjoni filloi menjëherë të fusë në dorë tokat përreth, të zgjerojë pronat e tij, ndërsa familjen vazhdonte ta mbante në Sinë. Më vonë, ashtu siç thuhet edhe në histori, ai e shtriu sundimin e tij në krahinën e Dibrës, pastaj edhe në atë të Matit”. Studiuesi Rakip Sinani: “Princi, Gjon Kastrioti, kishte shtëpi banimi në Sinë, kullë në Kastriot dhe vendbanim në kështjellën e Varoshit, të Gurit të Bardhë dhe në Krujë”. Flamur Hadri, Prishtinë: “Pikërisht, në lagjen Shërgjerth të fshatit Sinë, lindi më 1405 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili sipas traditës popullore, u rrit në lagjen Çeliasë të fshatit Kastriot”.

Po, kur është shfaqur vendbanimi qytet-kalaja KASTRIOT në Dibër? Të gjithë të tjerët e dinë, që Kastrioti ekziston (në dokumente) që nga shekulli XIII. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisë së Shkencave të Republikës Shqipërisë, viti 1985, thotë në mënyrë të prerë, se Kastrioti “në shekullin XIII ishte pronë e Kastriotëve” (zëri “Kastrioti”, fq. 460). Kastriotët u quajtën Kastriotë dhe nuk u quajtën as matjanë, as shtjefnarë. Gjon Kastrioti, thirrej Gjon Dibrani (dhe nuk thirrej në asnjë rast Gjon Matjani a Gjon Mazrek Hasjani. Prof. Kristo Frashëri, dëshmon se Gjon Kastrioti thirrej Gjon Dibrani, kur shkruan se: “bashkëkohësi i Heroit, R.Volaterrano, e quan të jatin e Skënderbeut, Gjon Dibra ose Gjon Dibrani”. (Flamur Hadri-Prishtinë: “Historia Shqiptare mbi personalitetin e Skënderbeut”, Studime Historike nr.1, fq.126) Kastriotët janë të pranishëm në Dibër, gjegjësisht në Sinë, që më përpara vitit 1467 dhe këtu gjenden të paktën 8 breza, në një hark kohor prej 250 vjetësh… Gjithashtu, Hahn në librin “Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit”, në faqen 53, paragrafi I, rreshtat 18,19 e 20, shkruan: “...gjyshi i Skënderbeut, nga ana e familjes së tij, zotëronte në Mat, vetëm dy fshatra, të cilat quheshin Sinja dhe Gardhi i Poshtëm (Gardi Poschtere)”. Si i pari dhe i dyti, thonë ekzaktësisht fshatrat që zotëronin Kastriotët, por gabojnë kur përcaktojnë vendin se ku ndodhen vërtet ata.

Ja dhe një argument tjetër, ku toponomastika vërteton lidhjet e Kastriotëve me Dibrën: Fshati Kastriot ndodhet 8 km në verilindje të qytetit të Peshkopisë. Ndërsa qytet-kalaja e Kastriotit, ndodhet në verilindje të Fushës së Kastriotit, në dy anët e përroit e deri ku mbaron lugina, te mëhalla e Përgjegjit të sotëm dhe kishte dy mëhallë: Çeliasë në të djathtë e tjetra në të majtë, ku edhe sot ka themele muresh që quhen “Nures e Troja” (Haziz Ndreu: "Dibra në udhën e historisë", fq. 10). Këtu gjendet edhe vendi që vendësit e thërrasin asaj dite e sot, “Kulla e Gjonit”. Rreth 20 metra më larg, gjendet një arë rreth tri dynym tokë, që quhet “Ograja e Gjonit”. Ngjitur me kullën, në anën veriperëndimore, është “Kopshti i Gjonit”. Në mes të tij, është “Pusi i Gjonit”. Ndërsa, rreth 400 metra më larg, është kisha e Kastriotit. (Haziz Ndreu: po aty). Karshi Kastriotit, në të majtë të Drinit, rreth 6 km, ndodhet sot Sina e Poshtme dhe 2 km më larg, katundi Sinë e Sipërme. Në Jug të dy Sinave, jo më larg se 4 km prej tyre, përmenden vendet Gardhi i Poshtëm dhe Gardhi i Epërm, ndërsa 6 km në veri të tyre, ndodhet Çidhna e Poshtme. Këto i ndan Lumi i Setës. Në mes të Çidhnës dhe dy Sinave, jo më shumë se 5 km në mes të Runjës, Gur-Lurës dhe Majës së Pllajës së Sinës, mes grykash e thepinash, ngrihet një shkëmb, i padukshëm nga larg, ku ndodhet Kalaja e Çidhnës. Kjo lidhej me Stelushin, me një rrugë të fshehtë. Rreth kalasë ndodhet Kroi i Skënderbeut, Kodra e Topit etj. (H. Ndreu - i cituar më parë, fq.10-11) A ka ndokund tjetër brenda kufijve etnikë, një ansambël më të përkryer toponimastik sesa ky; gjithçka brenda një trekëndëshi me brinjë jo më të mëdha se 5 km, ku të jenë gërshetuar organikisht vendqëndresat luftarake, vendndejtjet; kopshti, ara, kroi, pusi, kisha, kalaja dhe të gjitha të lidhura me emrin e Skënderbeut dhe të Kastriotëve.

Gjergj Kastrioti, ka lindur në Kastriot, në kullën e Gjonit. Dhe, për mua, Gjergj Kastrioti ka lindur më 6 maj 1405, atë ditë që shumë treva shqiptare, ndër to, aq më shumë malësi si Lura, Çidhna e Malet e Dibrës, e festojnë si Ditën e Shëngjergjit. Madje, Lura e quan edhe Shëngjergjin e Skënderbeut. Unë shpreh habi, sesi deri më sot asnjë studiues, vendas apo i huaj, ndërsa kanë bërë lloj-lloj sajesash për bashkëngjitje, apo shqitje fjalësh, madje disa herë dhe të çuditshme dhe të papranueshme, kurrë nuk kanë thënë se Shëngjergji është Festa e Gëzimit të Madh, e lindjes së Gjergj Kastriotit. Shumëkush Shëngjergjin e lidh me një festë me origjinë fetare, duke thënë se Shëngjergji qenka festa e një shënjti të krishterë. Jo. Po të analizosh vetëm ritet që zbatohen ndër shekuj për këtë festë, arrin në konkluzionin që Dita e Shëngjergjit nuk ka karakter fetar. Gjatë kësaj dite, askund, në xhami apo në kishë, nuk zhvillohen rite e ceremoni fetare, siç ndodh në ditë të shënuara fetare të tjera si, Ditën e Bajramit, të Krishtlindjeve apo të Pashkëve. Zakonisht, në këtë ditë të shënuar bëhen vetëm lojëra të ndryshme popullore, që në ndonjë krahinë si, në Kala të Dodës, kjo lojë zhvillohet në formë beteje ushtarake, kur djemtë e një fshati u bëjnë karshillëk djemve të një fshati tjetër dhe ndeshen me gurë, të cilët i hedhin larg me bahe të bëra prej tyre me penj (eshte perdor fjal fyese). Në ditën e Shëngjergjit, njerëzit ngrihen më herët se ditët e tjera, ndezin zjarre të mëdha (mënyra këto tradicionale të shprehjes së gëzimit, sepse asokohe njerëzit nuk kishin as pushkë e as top, nuk kishin as fishekzjarre). Në Ditën e Shëngjergjit, tundin qumështin më të parë dhe sa më herët, etj. Gjithashtu, Dita e Shëngjergjit nuk koincidon me asnjë riciklim natyror, siç ndodh me Ditën e Verës, me Ditën e Sulltan Novruzit apo të Shëmitrit, etj. Pra, ky Shëngjergji ynë, nuk është as Shëngjergj fetar e as Shëngjergj natyror. Atëherë, me siguri, mbetet ditë e shënuar e për një figurë të madhe, siç është Skënderbeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySat Jan 12, 2008 1:02 pm

Pergezime osm19 per kete teme madhore.
Historia e Skenderbeut Skanderbeg3



Ne te gjith te tjera eshte edhe Filmi shqip per te madhin Skenderbe i prodhuar ne Shqipri me vitin 1953.
Historia e Skenderbeut Skanderbegfilm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySat Jan 12, 2008 6:16 pm

Nje pyetje sa i perket Skenderbeut. Jeni ne dijeni dikush se eshte xhiruar filmi i ri per Skenderbeun nga Amerikanet, te cilin thuhet se nuk po e shfaqin neper Kinema, pasi qe keto 3 vitet e fundit kan qen dy filma ( "Troya" dhe "Aleksandri i Madh") qe i perkasin historis se Ballkanit, keshtu qe po presin pak se mos nuk po pritet mire, ngaqe po behet monotone tre filma per nje kohe te shkurter per Ballkanin.
Une edhe e kam nje insert 2 minutesh ne tel. te filmit te ri te Skenderbeut, i cili quhet "ILLYRIA", te cilin e kam mar nga nje gazetar nga Shqiperia. Por nuk e di nese eshte e vertete apo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 13, 2008 1:46 am

Gjergje Kastrioti Skenderbeu ne lufte me Tartarin mbrenda Adrianopull te Turqise.

Nje dite ju paraqite ushtris turke ne Adrianopoje nje tartar vigan,i cili pyeti turqit nese ksihte ne mes te tyre nje ushtar te guzimshmem,qe mund te luftonte me te.

Asnje ushtar Turke s'u tregua i gatshem,perveç Skenerbeut.i cili kur e mori vesh,i tha Sulltan Muratit se do te luftonte ai me tartarin.
Sulltani ja pranoi deshiren Skenderbeut.Tartari,i ftuar nga Skenderbeu,i ra ketij me shpat,por Skenderbeu ja priti,duke dhene ne te njejten kohe,nje te shtyerne gjoks me grush.Humbi fuqine Tartari,duke dale nga sheshi i luftes.Si u perserit luftimi,Tartari kerkoi te qellonte nje here tjeter Skenderbeun me shpate,por ky ja largoi goditjen dhe e vrau duke ja shpuar fytin me shpaten e vet.
Shume gezim paten turqit dhe e mbushen Skenderbeune me lule;edhe sulltani e ndroi me shume,duke e hypur mbi qerren e tij kur do te kthehej ne Pallat.

Ju fuqi,me Shpihi
te sosni te kendoni
Treimin Albëresh.
Ju si m'u qell thoni
me Tartarin çë vu
perposh pra çë u zu.

Ish Tartari nje burr
i larte e i bushter
ketij i bëjne çerë
gjithe Turqit-Nje jushter
s'ish nder ta me të
të dil t'e shi një e një....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 13, 2008 2:40 am

I dashur Premtim, per filmin e Skenderbeut te ri nuk ndegjuar ende, ndoshta edhe ka dale, po sa jam une i informuar nuk egziston... Perpos se eshte nje film dokumentar, pikerisht i xhiruar nga amerikanet, duke treguar historine e Ballkanit, me skena duke luajtur Skenderbeun. Per kete mund te futesh edhe ne adresen www.plaveguci.eu nga ketu futesh tek Malsori dhe e sheh nje sertim te ketij dokumentari...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 13, 2008 6:53 pm

Vuthjani, nuk edi ndoshta edhe jam gabim, per kete edhe kerkova nga dikush qe eshte ne dijeni me shume, sepse une e kam nga nje person i Shqiperis qe me ka then dhe me ka dhen nje insert 2 minutesh te ketij filmi...Gjithsesi faleminderit per info. tuaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyMon Jan 14, 2008 6:11 am

Kush e dinë anglishten mirë është mirë ta përkthej në gjuhën shqipe për ta kuptuar të gjithë forumistët...

Ja letra;

Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto:
ÒGiorgio, gentleman of Albania, to Giovanni Antonio,
Prince of Taranto, greeting.

Having made a truce with the enemy of my religion I
have not wanted that my friend remain (fraudato) of my
aid. (Spesse?) times, Alfonso, his father, invited my
help while I waged war against the Turks. Therefore I
would be very ungrateful if I had not resisted
(lÕistesso?) service to his son. I remember what your
king did because now (non deve vedere succedergli?)
this who is his son? You adored his father, and why
now do you try to throw out his son? Where did this
power come from? Who has the power to set up the King
of Sicily, you or the Roman Pontiff?
I came to aid Ferrante, son of the king and seat of
the Apostolica. I came opposing your unfaithfulness
and innumerable great betrayals in this kingdom.
(NeÕ?) will you ever be unpunished for your perjury.
This is the reason for my war against you. I merit
this no less than I merited making war against the
Turks, nor are you less Turk than them. (ImperoccheÕ
vi sono alcuni?) that guide you in a straight line not
to be of some sect. You my opponents the French and
the names of those people, and those for the religion
wage grand war.
I do not want to dispute ancient matters with you,
matters that perhaps were much less than what was told
about them. Certainly in our times the Aragonese
armadas have often coursed the Aegean Sea, have
plundered the Turkish coasts, have (riportata?) the
prey of the enemies; and even today the Aragonese
armies defend Troja from the jaws of the enemy. Why do
I remember the old things and leave the new parts? If
they change the family costumes and the plowmen of the
kingdom, and the kings of the plowmen return? (NeÕ
troverai nobilitaÕ piuÕ antica della virtuÕ.)
Nor can I deny that you are not with the obnoxious
French nation, (imperoccheÕ) you being mainly in aid
of King Alfonso, you hunted the French of this
kingdom. I do not know now what new virtue shines in
this. Perhaps it is some new star that you have now
seen among the French?
Moreover, you scorned our people, and compared the
Albanese to sheep, and according to your custom think
of us with insults. Nor have you shown yourself to
have any knowledge of my race. My elders were from
Epirus, where this Pirro came from, whose force could
scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto
and many other places of Italy held back with armies.
I do not have to speak for the Epiroti. They are very
much stronger men than your Tarantini, a species of
wet men who are born only to fish. If you want to say
that Albania is part of Macedonia I would concede that
a lot more of our ancestors were nobles who went as
far as India under Alexander the Great and defeated
all those peoples with incredible difficulty. From
those men come these who you called sheep. But the
nature of things is not changed. Why do your men run
away in the faces of sheep?
In the past the Albanese have (fatto?) experience if
the Pugilese were armed; (neÕ) I would again find some
who would have been able to aspired to my nature. I
have well noted from the back how many of your
soldiers are well armed but have never been able to
see their helmets or (tanpoco?) the face except those
that have become prisoners. (NeÕ?) I seek your house
(Bastandomi?) my own. Besides, it is well known that
you often would have shot your neighbors for their
possessions, as now you would force out the king of
your house and your kingdom.
(Che se?) If I fall in the difficult task I have
embarked on I will be buried as (mi vai?) wishing in
your letter, will bring back my soul as a reward from
the Chancellor of the universe, of God. Not only will
I have perfected my intention, but also I will have
planned and attempted some distinguished deed.
Good bye....Ó
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyThu Jan 17, 2008 2:27 pm

Sot eshte dite madheshtore per gjith popullin shqiptere kudo qe jane,sepse sot e enjte me 17 janare do te perkujtohet jubileju i vdekjes se heroit tone kombatare Gjergje Kastriot Skenderbeu me disa maneifestime ne Shkup.Ku Instituti i Trashegimise kulturor''Pjeter Bogdani''.Shoqata e Historjanteve,Levizja qytetare ''Zgjohu'' do te organizojne ne menyre te ndrysheme 540-vjetorin e vdekjes.Ndersa akademija solemne do te mbahet ne mbremje ne Teatrin e Shkupi ku do te merin pjese:historijant nga Univerziteti Shtetror I Tetoves,Institutet e Historise te Tiranes dhe Prishtines e shum te tjere ,ku kori i i Univeziteti Shtetrore te Tetoves dhe artistet Silvana Badivuku e Blerim Grubi do te marin egzekutojne te zgjedhura muzikore.
Shoqata e Historjanteve ne akadamine qe mbahet mbazdite ne qenderen Teatrore te Femijeve mbazdite,ne kuader te mnifestimit mbarshqiptare ''Flaka e Janarit''do te perkujtoj jo vetem jubileun e vdekjes te heroit nderkomtar Skenderbe ,por dhe te patrioteve Jusuf E Bardhyl Grevalla dhe Kadri Zeka te vrere ne Gjermani me 17janar te vitit 1982,ky eshte nje pervjetor i shenuar qe perk me shum data te rendesishme per popullin shqipetar,e mandej levizja qytetare ''Zgjohu''para monumentit te Skenderbeut ne Carshin e vVeter ku ne shenje respekti per vepren dhe jeten kryetrimit do te vendosin kuror me lule.
Ne en Shkup keshtu do te festojme kete dite madheshtore besoj qe cdo shqipare ku do gje gjindet neper bote ne menyre te vet simbolike do perkujtoje kete dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyFri Jan 18, 2008 12:34 am

Skenderbeu u lind me date, 1405 - dhe vdiç me 17.janare 1468.

Lindja dhe vdekja jane pjese te pa ndashme te nje njeriu perderisa linja mund te dihet vdekja eshte e msheft tek secili njeri, andaj edhe vdekja fizike e nje prej burrave me te medhenje te popullit tone ishte e msheft por ndodhi ne ditet me te veshtira te popullit tone shqiptar Gjergj Kastriotit Skenderbe.
Por edhe pse vdiq Skenderbeu fizikisht mbrapa na la lavdit mbi luftrat qe ai i fitoi me ushtrin e tije, na la shume shembuj dhe shume vepra mbi heroizmin e sukseshem te popullit tone ne ato vite te renda per popullin tone qe u deshte ti bente ball perandoris me te fuqishme te kohes. Luftrat e sukseshme te Skenderbeut u bene kushtrim nder shekuj per popullin tone qe ne asnje moment te mos e nal luften per clirim nga okupatoret qe ia mesynin per ta robruar Atdheun tone. Prandaj edhe sot luftrat e Skenderbeut jane thirrje per secilin Shqiptar te mesoj se si te duhet dhe si mbrohet Atdheu nga armiqte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyFri Jan 18, 2008 1:14 am

GJERGJ KASTRIOTI- SKENDER BEU -6 MAJ 1405 17 JANAR 1468 KOMBETAR SHQIPTAR
Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Skender Beu që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër. Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Osmane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa krahinave të Shqipërisë. Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi, ai e lëshoi ushtrinë Osmane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, ate e gjeta këtu, në mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën kundër Turqve. Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin 20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24 herë dhe dështoi të 24 herët. Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk në Evropën Katolike. Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën pushtimin në Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos. Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e cila titullohet Skenderbeu. Skenderbeu sot është hero kombëtar i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.


SOD ME 17 JANAR VITIT 2008 MBUSH 540 VJET QE NDRROJ JET HEROI KOMBETAR SHQIPTAR
GJERGJ KASTRIOTI - SKENDER BEU
LAVDI LAVIDIIIIIIIIIIIIIII O HEROI JON SHQIPTAR SE ME HISTORIN TENDE ME LUFTAT E TUA
QE I BERE PER SHQIPTARIN UNE JAM SHUM KRENAR SI GJIDH SHQIPTARIJA QE TE PATEM
TY O HEROI JON GJERGJ KASTRIOTI -SKENDER BEU SE SAT JEMI GJALL NUK DOT TE HARROJM TY
LAVDI LAVDI


Edituar për herë të fundit nga në Fri Jan 18, 2008 1:18 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyFri Jan 18, 2008 1:17 am

edhe un mendoj se shum e ma shum duhet ti kushtojm heroit kombetar gjergj kastriotit si ne daten kur ka lind po ashtu ne daten kur ka ndru jet se ja kem borxh
tung ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyFri Jan 18, 2008 2:43 pm

POROSITE E FUNDIT TE SKENDERBEUT

Porblemi me i madh dhe me i rendesishem per Skenderbeun ishte
te ringjallte Lidhjen e Lezhes te vitit 1444.Prandaj ne fillim te janarit,te vitti 1468,Thirri Kuvendin e kapetaneve ne at qytet,por,pa pritmas u semur nga thtet,u shtri ne shtrat,nga i cili nuk u ngrit.Semurja e tije e nxiti Sulltanin qe te shpejtoj me sulmet e veta kunder Shqiperise.Skenderbeu,edhe pse i semure per vdekje,u perpoq te ngrihet dhe ti hipte kalit.Por trupi i tije i tretur prej etheve,nuk levizi dot nga vendi.Ne vend te tije shkoi garda pretorjane per te qendruar sulmin e armikut.Turqit,me te pare garden,pandehen se me te ishte Skenderbeu,prandaj nga friga moren arratin dhe u zhduken.Skenderbeu mezi merrte fryme kur sollen lajmin e fitores.Dha shpirt me 17janar,1468,ne moshen 62vjecarepas 25vjet lufte dhe betejash te ashperta dhe legjendar per clirimin e trojeve etnike shqiptare,duke mos perjashtuar edeh ato ne Maqedonin e sotme.
Kur vdiq Skenderbeu sipas Fan Nolit asnje nuk mebeti i perlotur.,E veja dhe i biri 12vjecar te gjynezuar perpara kufomes te tije,kapetanete rreth e rrotull po qanin si foshnje dhe vajtonin simbas menyres tradicjonale me kenge dhe me kuje.Qe kur u shtri Skenderbeu ne shtrat, shkruan Fan Noli,ishte egersuar dhe
kali i tije,i cili nuk qaste njeri tjetr qe te hipte,sa te rronte me dhe u shtri dhe ai,dhe vdiq pak dit pas te zotit.Ne ne vend tjetr i njeti autor shkruan:''Shqipetija e qau dhe vajtoi pa pushuar,Evropa derdhi lot te hidhura.Te gjithe oborret te Evropes mbajten zi.Edhe armiqeve u erdhi kqe per vdekjen etij.Kur degjoi Sulltan Mehmeri II.tha:''Nje luan te ketille nuk do te linde me dhu kurre''Pastaj Fan Noli lidhur me varimin e herojit tone kombatar ne kryekishen e Shen Kolit ne Lezhe potencon:Gemimi I topave dhe kercellimi I pushkave lajmruan qe kufoma e tije kishte zbritur ne varr,dhe tok me te dhe Shqiperija e lire per disa shekuj me radhe .
Kur mesoi nga mjeket se nuk do te kishte shpetim Skenderbeu thiri kapetanet shqipetar dehte dergurait e Venedikut ,te cileve u dha shende dhe I keshelloi te vazhdojne luften e perbashket kunder armikut:’’Vetem se bashku mund te t’I perballojme cdo suli dhe cdo rreziku”perserite vazhdimisht Skenderbeu.’’Besomni,se ska asnje shtet ,sa do I fuqishem dhe I forte,qe te mos bier posht,ku ka ne gji merita e percarje, dhe kur vihet permbi te miren e pergjithshme do bie dhe interesin vetjak..’porosiste Skenderbeu para vdekjes duke vazhduar me tej se ‘’Nese do jemi te bashkuar dhe ne nje mendje,s’ka se si tju demtoje armiku dhe sulmi i tije.Shteti e mbreterija do te cendroje pergjithmone..Skenderbeu nuk e len ne goje pa zen dhe Zotin’’Dhe te gjitha me ndihmen e zotit na kan shkuar mbare,na kan dal me sukses e sic na ka dashur zemra,dhe mua kapetanin dhe bashkeluftarin e tuaj,sme kini pritur ndonjher te munduar apo te demtuar ne lufte te vertete,por gjithmone,le te me lejohet dhe mua ta them ,fitimtar mbi armikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 20, 2008 1:41 am

KASTRIOTI VOJSAVA:

Ishte Bashkshortja e Gjone Kastriotit dhe Nena e Skenderbeut;pinjolle e familjes sunduese feudale te Pollogut (Tetovë).Pati 5 vajza Maren,Jellen,Angjelinen,Vlajken dhe Mamicen,si dhe keter djem.Stanishin,Reposhin,Konstandinin dhe Gjergjin.Koha e vdekjes eshte e panjohur;nga heshtja e M.Barletit mund te nxirret perfundimi se ka vdekur para kthimit te Skenderbeut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 20, 2008 1:51 am

KASTRIOTI MAMICA:

Motra me e vogel e Skenderbeut , u martua me 1445 me Muzak Topine.Pas vrasjes se ketije ne Betejen e Beratit me 1455 Mamica Kastioti mori ne duart e veta qeverisjen e zotrimeve dhe me shkathsine e trimeri,duke forcuar bashkimin e popullit ne lufte,u beri balle situatave te veshtira.
Skenderbeu e çmonte shume mendimin e saj dhe keshillohej shpesh me te.
nje nga vetqendrimet e Mamica Kastriotit ishte Petrela dhe kalaja e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 20, 2008 6:11 pm

KASTRIOTET:

Familje sunduese feudale qe luajti nje rol kryesor politik e ushtarak ne historine Shqiperise gjate shek.XV.Fillimet e Kastrioteve si feudale te vegjel i perkasin gjysmes se dyte te shek.XIV,kur nje K.ishte keshtjellar neKanine me 1368,me sa duket i debuar per nje koh nga pronat e veta.Kishin me prejardhje nga Hasi,dhe kishin atje fshatra me emer Mazrek,Kostur,Ujimishte (Vumestje) emrat qe do t i mbajne edhe ne emrin e tyre te familjes.Me vone i shtrine zoterimet drejte J,ku pal K,gjyshi i skenderbeut zoteronte fshatrat Sinje dhe Gardhi i poshtem dhe mandej. Dy Dibrat.Strirja e me tejshme territoriale dhe fuqizimi i sundimit te K.lidhet me emrat e Gj. K.shih si dhe te Gjergj K.Skenderbeut,udheheqes i luftes çlirim e pamvaresi dhe bashkimin e tokave shqiptare.Pjesetar te tjere te familjesK.ishin Donika Mamica dhe Vojsava K. pas vitit 1468. K. kaluan ne mergim ne Italine jugore,prej nga Gjon II K. dhe Gjergj II K. Duke mbajtur lidhje me atdheun,vazhduan luften per liridhe per rimekembjen e principates se humbur.Pasardhesit e fundit te K. vazhduan te marrin pjes ne nje varg aksionesh dhe ekspeditash antiosmane, ku disa prej tyre rane duke luftuar trimerisht,ne Qipro(1534) ne Malta (1565) ne Klish te Dalmacise (1596).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySun Jan 20, 2008 11:30 pm

Historia e Skenderbeut 120px-Skanderbegfilm
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyTue Jan 22, 2008 7:36 pm

KASTRIOTI:
Fshat ne rethin e dibres ne vp te qytetit te Peshkopisë.Qender e fshatit te bashkuar qe perfshin edhe fshatrat: Kishavec,Kukaj,Brest i poshtem dhe i Eperm,Sohodoll,Limjsn,Vrenjt,Deshat e Borovjan.Deshmohet si vendbanim i lashte nga gjetjet tekodra e Geshtenjes.Ne shek.XIII ishte prone e Kastrioteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyMon Jan 28, 2008 11:40 am

Miqte e mi, po ju postoj me poshte perkthimin e letres se te madhit Skenderbe derguar princit te Tarantos. Perkthimi eshte nje bujari e nje vajze te mrekullueshme shqiptare. Kuptohet qe nese letra do te ishte ne origjinal edhe perkthimi do te ishte me i vertete. Te perkthehet dicka dy here, natyrisht humbet. Une ne emrin tuaj e falenderoj kete zane shqiptare dhe i kurseni kritikat megjithese perkthimi mua me duket i perkryer me aq sa ofron:

Letër nga Skënderbeu për princin e Tarantos.
Nga Giorgo (Gjergji), zotëria e Shqipërisë, për Giovanni Antonio, Princi i Tarantos, përshëndetje.


Duke bërë një armëpushim me armikun e fesë time, nuk kam dashur që miku im të mbetet i mashtruar nga ndihma ime. Shpesh herë, Alfonso, babai i tij, më kërkonte ndihmë ndërkohë që zhvilloja luftën kundër turqve. Prandaj, do të isha shumë mosmirënjohës nëse unë vet nuk do të kisha përballuar shërbimin për djalin e tij. E mbaj mënd çfarë bëri mbreti juaj sepse tani nuk duhet të shoh se po i ndodh kjo djalit të tij.
Ju e adhuronit babain e tij, por pse tani doni të hidhni poshtë të birin? Nga erdhi kjo fuqi? Kush e ka fuqinë që të ngrejë në kurth mbretin e Sicilisë, ti apo Ponti romak?
Unë kam ardhur në ndihmë të Ferrantes, djalit të mbretit dhe të parit të Apostolikës. Kam ardhur të kundërshtoj pabesinë tuaj dhe tradhëtitë tuaja të panumërta e të mëdha ndaj kësaj mbretërie. A do të ndëshkohesh ndonjëherë për pabesitë e tua. Kjo është arsyeja e luftës sime kundër jush. Kjo luftë meriton të bëhet jo më pak se ajo kundra turqve, sepse edhe ti je turk po aq sa dhe ata. ... (ImperoccheÕ vi sono alcuni?) that guide you in a straight line not to be of some sect....
Ti je armik i francezëve dhe ata për fenë bënë një luftë të madhe.

Nuk dua te diskutoj çështje të vjetra me ty, çështje të cilat ishin shumë më pak të rëndësishmë sesa debati që është bërë për to. Sigurisht që në kohët tona, trupat Aragonese shpesh kanë ardhur në detin Egje, kanë plaçkitur brigjet turke, kanë kanë risjellë plaçkën e luftës së armikut dhe madje edhe sot ushtritë Aragonese e mbrojnë Trojën nga kthetrat e armikut. Pse mbaj mend të shkuarën dhe lë mënjanë të tashmen? Nëse ata i ndryshojnë zakonet e familjes...dhe bujqit e mbretërisë dhe mbretërit e bujqërve kthehen ...... Nuk do të gjesh fisnikëri më antike sesa virtyti. Nuk mund të mohoj që ti nuk je përkrah francezëve të neveritshëm, duke qënë krysisht në ndihmë të mbretit Alfons, ti i luftove francezët nga kjo mbretëri.

Unë nuk e di se çfarë virtyti i ri ndriçon në tërë këtë. Mbase është një yll i ri që ti ke parë tani tek francezët. Për më tepër ti përbuze njerëzit tanë. I krahasove shqiptarët me bagëtitë dhe duke u nisur nga zakonet tuaja mendon në një mënyrë fyese. Megjithëse nuk ke treguar se ke njohuri për kombin tim. Paraardhësit e mi kanë qënë nga epiri, vendi i Pirros, forcën e të cilit romakët mezi e duruan. Pirro, të cilin Taranto e shumë vende të tjera të Italisë e kanë frenuar me ushtri. Nuk kam pse të flas për epiriotët. Ata janë burra shumë më të fortë se sa Tarantinët tuaj, të cilët kanë lindur vetëm për të peshkuar.

Nëse doni të thoni se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë do të pranoja se shumë nga paraardhësit tanë ishin fisnikë të cilët shkuan deri në Indi, nën komandën e Aleksandrit të Madh dhe mundën gjithë ata njerëz me vështirësi të habitshme. Pikërisht nga ata burra vijnë edhe këta që ti i quan bagëti sot. Por gjërat nuk kanë ndryshuar. Pasi burrat tuaj vazhdojnë të largohen duke vrapuar para bagëtisë.

Në të shkuarën shqiptarët kanë krijuar eksperiencë nësë Pugliese ishte e armatosur … (neÕ) I ëould again find some ëho ëould have been able to aspired to my nature …Unë kam dalluar mirë se sa shumë nga ushtarët tuaj janë të armatosur deri në dhëmbë por asnjëherë nuk kam qënë I aftë të dalloj helmetat e tyre e aq më pak fytyrat e tyre, përjashtuar ata që kemi burgosur. Nuk kërkoj shtëpinë tënde se me mjafton e imja. Pastaj, dihet mirë se ti zakonisht I qëllon fqinjët e tu për tu marrë pronat e tyre siç po bën tani, duke nxjerrë me forcë jashte mbretin nga shtëpia dhe mbretëria jote.

Nëse une mundem në detyrën e vështirë që kam marrë përsipër, do të varrosem siç ke dëshiruar në letrën tënde. Do të kthej shpirti tim si një shpërblim nga kryetari I universit, nga zoti. Dhe jo vetëm që do të kem perfeksionuar synimet e mia, por edhe do të kem planifikuar dhe tentuar disa akte të shquara.

Mirëupafshim

Mikut tim Sofra: Besoj qe do te mbetesh i kenaqur sepse ishe ti qe e kerkove kete perkthim per forumsat qe nuk e kuptojne anglishten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyTue Jan 29, 2008 3:57 am

tom sojer te falemenderoj shume po shume per kohen qe ke mare te perkthejsh e gjithe kete shkrim.

sa per temen qe te mos kishte qen Skenderbau mendoj sote nuk do te ekzistonte populli shqiptar,ishte ai trim qe mori guzimn me shpirte e me zemer te luftoje e ti dal para nje superfuqi te atyre viteve (osmanli).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyTue Jan 29, 2008 4:28 am

Të falëmderoj mik i shtrenjt Tom Sojer për përkthimin e kësaj letre që e bëre nga gjuha angleze në shqip dhe për forumistët që ta kenë të gatshëm për ta lexuar dhe kuptuar këtë letër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptySat Feb 09, 2008 9:02 pm

KASTRIOTI.Donika.

Bije e gjergj arianit Komnenit,bashkeshorte e Skenderbeut,me te cilen u martua reth vitit 1451,pati nje djal te vetem,Gjonin pas vdekjes se skenderbeut, bashke me te birin mergoi dhe u vendos ne feudet e veta ne Italin e J,qe u ishin lene si pron nga mbereti i Napolit Ferdinandi.Edhe ne dhe te huaj lidhjet nuk u nderprene me atdheun,aty u kthye i biri Gjoni me 1481,per tu vene ne krye te kryengritjeve.Me 1492 D. K.u kujdes per ti derguar motres ne atdhe ndihm dhe me vone nderhyri prane qeveris vendikase per te perkrahur kerkesat e te vellait.Kostandin Arianitit.Vitet e fundit D. K. i kaloi ne oborrin e napolit ku rriti pran vetes te nipin Gjergj K.i cili prej kendej u nis per te kryesuar nje kryengritje ne Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyMon Mar 24, 2008 6:13 pm

Te nderuar forumistë , ju lus qe t'a vizitoni kete faqe qe po pershkruaj me poshte ku do te keni mundesi te votoni per prodhimin e nje filmi per Skkenderbeun nga Hollywood-i .

"To: Hollywood/Warner Bros/
WORLD SHOULD KNOW THE HERO OF ALBANIA "

http://www.petitiononline.com/Tirona/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyThu Mar 27, 2008 2:59 am

Të dhëna per Skenderbeun dhe personazhin e tij qe pritet ta shohin se shpejti ne film:

- Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në Lezhë, më 17 janar 1468.

- Skënderbeu jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

- Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

- Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke.

- Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit dhe peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

- Gjatë gjithë jetës së tij, Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi.

- Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh.

- Për Skënderbeun janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime.

- Pasardhësit e sotëm të Kastriotit janë Alesandro Castriota Scanderbeg, mjek në Romë, si dhe i vëllai i tij, Xhulio, avokat.

- Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Marin Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut EmptyThu Mar 27, 2008 3:16 am

Zogisti_Legalisti te falemenderoi per keta te dhena,shpresoi qe sa me shpejt do te kemi fatin qe shofim filmin e tij.

Euridika te falemenderoj gjithashtu per linkun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Lavdi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lavdi


Female
Numri i postimeve : 162
Age : 58
Vendi : Kosove
Registration date : 30/03/2008

Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Hollivudi film për Skënderbeun   Historia e Skenderbeut EmptyWed Apr 09, 2008 4:19 pm

Warner Bros me ne fund do te realizoje endrren qe heroi shqiptar te perjetesohet ne nje realizim madheshtor kinematografik te papare deri me sot


Bota ka shtatë sheshe me emrin e Skënderbeut, shtatë buste në kryeqytetet kryesore dhe emri i Heroit Kombëtar është në të gjitha enciklopeditë botërore. Por tashmë, figura e tij pritet të lidhet me një film që do të dalë nga studiot e prodhimit të Hollivudit. Projekti që prej kohësh diskutohet në Shqipëri, duket se do të marrë udhë shumë shpejt nga kompania prestigjioze “Warner Bros”. Shqiptarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Amerikë prej kohësh kanë ndërmarrë një fushatë, ku me anë të një peticioni i kërkojnë kompanisë të marrë përsipër realizmin e një filmi për Heroin tonë Kombëtar. Pas dokumentarit të prezantuar në SHBA një vit më parë për jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tashmë një prej producentëve të njohur amerikanë pritet të marrë përsipër realizmin e filmit. Një vit më parë, “Illyria Entertainment Group” prezantoi në Miçigan të SHBA-ve një film dokumentar mbi jetën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dokumentari ende nuk është bërë publik i plotë, por qarkullon në formën e spoteve publicitare në sajte të ndryshme ndërkombëtare. Dokumentari cilësohet si një nga prekte më të rëndësishëm që do të shërbejë për të njohur figurën e Skënderbeut. Ndërkohë që publikimi i këtij dokumentari pritet të zgjojë edhe interesin e producentëve të ndryshëm, për ta marrë seriozisht mundësinë e një filmi artistik për jetën e Heroit tonë Kombëtar, ndërsa së shpejti pritet që në kinematë botërore të shfaqet filmi më i ri mbi jetën e Skënderbeut

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» LETRA E SKËNDERBEUT
» NENA E SKENDERBEUT- VJOSAVA TRIBALTA DHE JO VOISVA
» Origjina e Skenderbeut
» Fati i armeve te Skenderbeut.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: