Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LETRA E SKËNDERBEUT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

LETRA E SKËNDERBEUT Empty
MesazhTitulli: LETRA E SKËNDERBEUT   LETRA E SKËNDERBEUT EmptySun Mar 25, 2012 6:26 pm

LETRA E SKËNDERBEUT E 31 TETORIT 1460 DERGUAR PRINCIT TË TARENTIT, JOHAN ANTONI (JOHANES ANTONIUS DE URSINIS)

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

(LETRA BËNË FJALË NË LIDHJE ME NDIHMËN USHTARAKE QË I DHA SKËNDERBEU MBRETIT TË NAPOLIT, FERDINANDIT)

''Fort i kthjellti princ e zotëri i nderuar, mora letrën e zotërisë tuaj, dhe mënyra se si ju shkruani, më shumë më çuditi se sa do të më hidhëronte. Thoni se, pasi më njihni për njeri të urtë dhe të matur, nuk mundeni ti besoni lajmit se ne i paskemi dërguar fjalë fort të kthjelltit Madhëri, mbretit Ferrant (Ferdinand) se po të na dërgonte galera e anije, ne do të kishim ngarkuar në to njerëzit tanë që të shkonin e ti ndihmonin atij në luftë kundër jush dhe për ti dhënë zjarr Brindizit dhe të gjithë vendit tuaj.
Kur morëm vesh se ju kishit ngritur krye kundër Madhërisë së tij, i çuam fjalë që të na dërgonte në këtë anë galera dhe anije të tjera për të marrë njerëz, këmbësorë e kalorës, sepse ne, aq sa të donte ai, do ti kishim dërguar njerëz për shërbim të Madhërisë së tij.
Po ta kishte bërë këtë dhe të na kishte besuar, ne mbase Brindizin nuk do ta kishim djegur, por vendet që u rebeluan kundër tij në Pulje, nuk do të kishin mundur më të ngritnin krye. Ju, në atë rast do ta kishit pasur të vështirë të mbronit gjënë tuaj, dhe jo më të mendonit që të shtinit në dorë shtetin e Madhërisë së Tij, i cili është zotëriu juaj dhe si të tillë duhet ta njihni sepse jini betuar.
Në qoftë se unë do të thyhesha, Italia do ta ndjente atë dhe, si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është i juaji, do të ishte i turqve……. Por a e mbani mend sa e madhe ishte fuqia e sulltanit, sa nuk është as e juaja e as e zotërisë që përkrahni dhe, kur më patë mbetur vetëm qyteti i Krujës, dhe kur u gjeta aty i rrethuar , unë e mbrojta kundër gjithë asaj fuqie dhe e mbajta gjersa turqit, me dëm e me turp u hoqën, dhe unë në një kohë të shkurtër e me pak veta, shtiva prapë në dorë atë që shumë armiq e në shumë kohë kishin fituar.
Kështu që aq më tepër duhet shpresuar për përtritjen e shtetit të mbretit Ferrant, i cili edhe vetëm Napolin të ketë, të jeni të sigurtë se do të dalë ngadhnjimtar. Dhe mbase thoni se me shqiptarët unë nuk do të mundem ta ndihmoj mbretin e as ta mbroj, as ti dëmtoj armiqtë e tij të fuqishëm, po ju përgjigjem se ka ndryshuar puna, dhe se kronikat tona janë të vërteta dhe nuk gënjejnë, dhe sipas atyre ne jemi epirotë, dhe duhet të kini dijeni se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën luftime të mëdha me romakët, dhe ne e dimë se në të shumtën e rasteve u ndamë me nderë e fitore se sa me humbje e turp .
Unë do të përdor të gjitha fuqitë me cilsitë e mija, si edhe me të gjithë miqtë e të besëlidhurit që kam, për të ndihmuar e për ti dhënë dorë zotëriut e shokut tim Ferrant, dhe po munda ta kryej detyrën time për nderin tim, do të bëj atë që duhet të bëj.
Kur ju më nxitni dhe kërkoni nga unë ti tërheq njerzit e mi, dhe më thoni se po pata dëshirë të luftoj, ja ku i kam turqit, kundër të cilëve mund të korrë lavdi e nder më të madh, po ju përgjigjem ; unë prej jush nuk dua nxitje as këshilla; njerzit tanë nuk i kimi dërguar që të kthehen kaq shpejt, por që ti shërbejnë mbretit Ferdinand, gjersa të kenë bashkuar Mbretërinë e tij. Dhe janë nga ata burra që, po të jetë nevoja, vullnetarisht përballojnë vdekjen në shërbim të Madhërisë së Tij. Por ata që kemi dërguar s’janë hiç gjë kundrejt atyre që kemi vullnetin të dërgojmë, nëse i pëlqen Madhërisë së tij, e po qe nevoja do të vij unë personalisht me aq njerëz sa që vetëm me ndihmën e Zotit, besojmë se do ta shtiem në dorë Puljen, dhe do të mjaftonin ta popullonim të gjithë mbasi është e shpopulluar.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.''

SKËNDERBEU NË PROJEKTET EVROPJANE PËR LUFTË TË PËRBASHKËT KUNDËR OSMANËVE

Projekte antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V, papa Kaliksi III, papa Piu II, princër e mbretër gjermanë e hungarezë, emiri Ibrahim në Azinë e Vogël, etj.
Në të gjitha këto projekte, një vend qendror i jepet ushtrisë shqiptare të Skënderbeut. Kështu psh. në projektin e papa Piut II parashikohej që ushtria e përbashkët evropiane të ishte 40 mijë veta, gjysmën e tyre do ta dërgonin vendet evropiane dhe do të shkarkonte bashkë me papën në Raguzë, për tu bashkuar me 20 mijë luftëtarë shqiptarë.
Kjo ushtri e fuqishme do të formonte frontin qendror dhe do të kishte si komandant të përgjithshëm Skënderbeun, të cilin papa Piu II do ta kurorzonte mbret. Papa dhe Skënderbeu vepruan energjikisht për realizimin e këtij projekti.
Në verë të vitit 1464 papa Piu II shkoi në Ankonë për të pritur ushtritë evropjane që do të grumbulloheshin aty për të kaluar në Raguzë. Por më 14 gusht 1464, papa vdiq në Ankonë dhe bashkë me të u varrosën përfundimisht edhe përpjekjet e një fushate antiosmane në shkallë evropjane.

(Autori me të dhënat arkivale që posedon për Skënderbeun e që i ka vjelur në shumë arhiva të ndryshme, ka marrë pjesë dhe e ka ndihmuar skenarin e filmit dokumentar për Kastriotin, film ky i bërë nga TOP Chenel)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LETRA E SKËNDERBEUT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina e Skenderbeut
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» Fati i armeve te Skenderbeut.
» Historia e Skenderbeut
» VATIKANI ZBULON VULËN MBRETËRORE TË SKËNDËRBEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: