Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Kosovës

Shko poshtë 
+3
Lumo
xhema
Mexhid Yvejsi
7 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyThu Feb 16, 2012 12:25 am


Botime të reja: ”Historia e Kosovës”


Këto ditë të ftohta dimri, janar, 2012, doli nga shtypi "Historia e Kosovës" e historianit nga Gjakova Jusuf Buxhovi.
Libri ka tri vëllime:
Vëllimi i parë: Antika dhe mesjeta,
Vëllimi i dytë: Perandoria osmane
Vëllimi i tretë: Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar.
Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.

Libri "Kosova" e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore.
Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten si trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, autori, Jusuf Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre. Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror "Iliada" dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.
Shikuar nga ky prizën, "Kosova" e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.
Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t'i përdor "si të vërteta historike".
Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si "qendër e shtetit serb", ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).
Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë Osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipërisë.
Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç'rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

Kush është Jusuf Buxhovi?

Jusuf Buxhovi ka lindur në Pejë, më 4 gusht të vitit 1946. Fëmijërinë e kaloi në Gjakovë, ku kreu shkollimin e mesëm. Në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe), ndërsa në vitin 1979 në Degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës magjistroi në temën "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane".
Karrierën e gazetarit e filloi në gazetën "Rilindja" në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës, e më vonë redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vinin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i kësaj gazete, i akredituar në Bon të Gjermanisë. Pas mbylljes së saj, vazhdoi karrierën si publicist i pavarur. Deri tash ka botuar këto vepra:

1. "Cirku", tregime. "Rilindja" – 1972
2. "Pioni", tregime . "Rilindja" - 1975
3. "Matankrena" - roman. "Rilindja" - 1976
4. "Çaste" - vështrime letrare. "Rilindja" -1978
5. "Dinozauri" - dramë. "Rilindja" - 1979
6. "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" - roman. "Rilindja" - 1982
7. "Ura e Fshejit" - novela. "Rilindja" - 1983
8. "Pranvera e zhveshur" - dy drama. "Rilindja" - 1984
9. "Nata e shekujve" - roman. "Rilindja" - 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
10. "Galeria e të vdekurve" - roman. "Rilindja" - 1987
11. "Libri i të mallkuarve"- roman triptik . "Rilindja" -1989. ( Fitoi çmimin letrar "Hivzi Sulejmani")
12. "Prapë vdekja 1" - roman. "Rilindja" - 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
13. "Prapë vdekja 2" - roman. "Rilindja" -1993
14. "Prapë vdekja 3" - roman. "Rilindja" - 1995
15. "Qyteti i dënuar me vdekje"- roman. "Faik Konica" - 2000
16. "Letrat për Kryeprincin"- roman. "Faik Konica" - 2003
17. "Vdekja e Kolonelit" - roman. "Faik Konica" - 2004
18. "Vera e fundit e Gjin Bardhit" - roman. "Faik Konica" - 2004
19. "Kujtimet e zonjës Von Braun"- roman. "Faik Konica" - 2005
20. "Kodi i dashurisë"- roman. "Faik Konica" - 2006. (U nderua me çmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit)
21. "Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman. "Faik Konica" - 2006.
22."Libri i Bllacës - 1, Shënime nga psikiatria" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
23."Libri i Bllacës - 2, Bota e përmbysur e Urtakut" - trilogji."Faik Konica" - 2007.
24."Libri i Bllacës – 3, Etër e bij" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
25."Fletëza gjermane" - publicistikë. "Faik Konica" - 2008.
26."Kongresi i Berlinit 1878" - historiografi. Botoi "Faik Konica" - 2008.
27."Libri i Gjakovës" - roman. Botoi "Faik Konica" - 2008.
28. “Kthesa historike: Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
29. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
30. “Kthesa historike – 2: Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
31.”Kthesa historike -3: Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica", 2009"

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyThu Feb 16, 2012 8:56 am

Interesant qeta udbasht sa shum e libren po e shtypin athua pse more, me qense ket liber mos e kish godit ,edhe pse se kam lexu hala.

ky esht denocues i ADEM DEMAQIT.....gjeth kto libra se di sa pin uj, more qfar kontraversi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
Lumo


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 74
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyFri Feb 17, 2012 2:36 am


“Kosova” e Buxhovit

10-02-2012

Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ai u konsiderua si libër pa bazë shkencore e që përmban fantazi të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë Etnike. Por, Jusuf Buxhovit kjo padyshim që nuk i pengon, e ai madje edhe pati kundërpërgjigje taktike ndaj akuzave.

Vepra e tij “Kosova – 1,2,3” do të promovohet në kryeqytet, gjegjësisht në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, më 16 shkurt në orën 12:00. “Kosova” e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre.

Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore.

Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare. Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili padrejtësisht u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.

Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror “Iliada” dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.

Zëri




Buxhovi promovon “Historinë e Kosovës”, paralajmëron vëllime të reja

Historiani Jusuf Buxhovi promovoi sot “Historinë e Kosovës” në tri vëllime. Kritiku Ramadan Musliu foli gjerë e gjatë për librat trevëllimorë të Buxhovit, duke i vlerësuar ato si vepra kyçe për rivlerësimin e historisë, sidomos të antikës e mesjetës te shqiptarët, raporton KTV-ja. Kjo përpjekje e Buxhovit është për t’u admiruar, ka thënë Musliu, sepse ai ka trajtuar e ritrajtuar teza, rrethana e ngjarje, të cilat për shkaqe ideologjike apo joideologjike janë marrë dhe janë pranuar symbyllazi. Ndërkaq autori ka kërkuar që historisë t’i kushtohet një vëmendje e veçantë si nga historianët ashtu dhe nga politika.

Historiani Jusuf Buxhovi është objekt i sulmeve intelektuale e mediale nga Serbia. Mirëpo, Buxhovi premton se në të ardhmen e afërt do ta përplotësojë historinë trevëllimore edhe me dy vëllime të tjera.

KOHA Ditore


Jusuf Buxhovi promovim i librit Paris 2010








Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
Lumo


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 74
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyFri Feb 17, 2012 3:01 am



Xhema, kemi lexu lloj liberash e ndegju lloj lloj fjalesh, ta lexojem dhe ndegjojem dhe Jusuf Buxhovin, te shohim se cfare na oferon. Ky rrejedhe nga nji famileje komunisteve te oreve para, te shfim se cfare kaheje i jep historis Kosovaes.


Jusuf Buxhovi Intervistë TV Syri (1).mp4





Jusuf Buxhovi Intervistë TV Syri (2).mp4




Jusuf Buxhovi Intervistë TV Syri (3).mp4




Jusuf Buxhovi Intervistë TV Syri (4).mp4

https://www.youtube.com/watch?v=0LoMAmX9QXg&feature=related


Jusuf Buxhovi Intervistë TV Syri (5).mp4



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
Lumo


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 74
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyFri Feb 17, 2012 3:04 am





Jusuf Buxhovi Intervistë TV Syri (4).mp4


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyFri Feb 17, 2012 8:49 am

Lumo-kta nuk jan budall udbasht asesi,po i lae te flasin e indegjove intervistat e tyre kta te trullavin shokit,jan intelegjenta apsolut,te mirat merrjav ndersa damet qe i kan shkaktu duhet pergjithsi te japin.
As ma shum as ma pak se si kan vepru shtetet e ish bllokut sovjetik,poloni qekosllavaki etj.. ska diskutim...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyFri Feb 17, 2012 11:30 pm

HISTORINe e Kosoves nuk mund ta pershkruaje Jusuf Bugjovi me pak fjale dhe disa libra ai mund te rroke disa segmente te historise por jo te teren .Historia e kosoves rrjedh qe nga kohet ilire, romake dardane e albane .Per historine e Kosoves duhet kerkuar ne arhivat e Romes ,perandorise otomane esa per periudhen e historise me pushtimine e mbreterise te serbise edin edhe fmite tone se cka kane bere serbet .sot kemi nje te treten e territorit te kosoves se vjeter kurse tjetra eshte e pushtuar nga serbia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyMon Feb 20, 2012 7:36 pm

kur udbashet naj shkruajn historin ,na ka hanger dreqi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
alaudin bunjaku
Fillestar/e
Fillestar/e
alaudin bunjaku


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 35
Vendi : Norvegji_Shkup_prej vushtrris i ram ne FYROM (macedonia
Registration date : 06/07/2012

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptySat Jul 07, 2012 8:21 pm

te nderuar vllezer dhe motra ne ket faqe te BK,deshta ti them disa fjal rredh disa komenteve qe i kam lexuar ma lart por edhe nee disa tema tjera ne ket faqe.Shum nga vllezrit tan ofendojn figurat e qmuara te kombit ton,pa ditur asgje dhe pa njohur prodhimet dhe vlerat e atyre gjersisht,por vetem nga thash e thenat dhe ate qe ndoshta e kan degjuar nga prinderit apo gje tiu.Une sa kam lexuar pak dhe ndegjuar dhe shikuar per historin jo te kosoves,por ne pergjithsi te kombit shqiptar se fajet nuk i kan as shkrimtaret te cilet mundohet me e permbledhur historin me se miri dhe me trasparente te kombit,po problemi shkon nne shum adresa dhe ajo e para fillon nga ne.Problemi i pare ishte se ne nuk kishim fqinj te mir dhe sado sa te keqinj ishin ato ne vazhdonim te besonim tek ata direkt appo indirekt,pa marr parasysh planet qe ato i kishin.Ishim te sunduar 2000 vjet dhe normal qe evropa dhe shtet evropiane nuk na njihni ne ashtu siq ishim dhe kush ishim.Ne ishim nji popull vital dhe ket e ka deshmuar historia nga gjith ato luftat dhe persekutimet qe u jan bere popullates shqiptare nder shekuj.Enver Hoxha thoshte fajin e ka mbreti zog per copetime tradhti etj etj,mbreti Zog kishte thene se Ismail Qemajli nuk ishte i afte ne konferencen ti perbledhte te gjitha argumentet historike dhe autoktonike te popullit shqiptar ti fuste ne nji shtet,aj tjetri kshtu ky tjerti ashtu e me rradh e me rradh,per ta kuptuar se sa larg kemi shkuar me ktu akuza mundemi ta kuptomi diiteve te fundit te ksaj kohe moderne te kti shekullit te ri.Nuk i perkas as nji partie politike dhe as qe adhuroj ndonje parti politike se fundi fundit ato vetem per interesat e tyre veproj dhe si zakonisht nee dem te popullit,thjesht politikanet tan jan karierista se siq thot nje fjal popullore "barki i plot s`ja din te untit".Deshta ta bej me te shkurt temen time se kur po lexoj Historia e Kosoves,uu ndala dhe mendova,a thu vall ndonjeher paska pasen,kombsi Kosovare,Maqedone,Shiptare te shqiperis,preshevare,Qame,etj etj???Ne kemi qen,ishim dhe dot jemi,nji komb Shqiptar me nji shtet Shqypni dhe me nji tok "tok Shqyptare",te tjeret na ndan me dhun,me politika shoviniste,fashiste,rraziste dhe sod ne bejme historia qe te tjeret na implementuan.Nuk kam asgje kundra librit por termi historia e Kosoves shum pak me pelqej se nese autori e ka pasur ndermend te tregoje historin e asaj pjeses Shiptare ose te Shiperis veri-lindore ose thjesht Historia e Dardanis ather mund te kishte shum ma shum kuptim,por koha po kalon e ne po hexim akoma me emrat qe termat qe na implementuan te tjjeret me ose pa deshiren ton.Ne kohen e skenderbeu nuk ka pasur term kosov apo popull kosovar ose me ket te rejen Vllezerit Kosovar,qe sipas mendimit tim ne perqarjen po ja fusim vetes e jo qe te tjeret po na thon se ashtu duhet thene.Shteti mundet te thirret si te doje po gjuha e rraza e nje populli nuk mund te ndrroje mbrenda nje dite apo nje viti,neve nuk na humbi gjuhen Roma 1000 vjet,as sllavet mbas romes 250 vjet e as Otomanet peer 500 vjet,e prap sllavet per 150 vjet tjera,tashi kemi demokraci po e ndrojm prej deshires ton,kjo eshte dicka e quditshme dhe e pa pranuar tek un.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës EmptyWed Jul 11, 2012 11:30 am

Si njerzit e letrave edhe ata te politikes nuk jan duke u marr me te kaluren ton.
Ne qoft qe nje ben perpjekje te sijell dic te re ne ne vend qe te perkrahim at pun ne beim te kundren. Dhe edhe nje ne shqipetaret duhet te kuptoim qe mos te ju hedhim fain te terve per historin ton, ne vet jemi faitor qe nuk shkruajm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosovës   Historia e Kosovës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Kosovës
» Historia e Popullit Shqiptar
» Historia e Shqiperis?
» C'ESHTE HISTORIA..?
» Historia e Skenderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: