Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush i ka shkruar këto vargje ?

Shko poshtë 
+10
E_Bukura
tom sojer
Ani
Urata
Beton
meli
besa-bese
Euridika
dibranja
Sofra
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyWed Mar 05, 2008 1:51 pm

Tom sojer, vargjet qe i keni sjellur ju, i ka shkruajtur Naim Frasheri.
Kush i ka shkruar keto vargje?

Shembja e nje nate dashurie

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Mar 07, 2008 1:03 am

Premtimi, keto vargje i ka shkruar Xhevahir Spahiu.

Kush i ka shkruar keto vargje ne vazhdim...?

Eshte cudi kur je femer


Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Mar 07, 2008 1:23 am

E_bukura keto vargje i ka shkruar Mimoza Ahmeti
Kush i ka shkruar keto vargje?
Rekuiem per oren 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston
Une mora pikellimin per dore
dhe ika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 7:39 pm

Albea mendojë se ato vargje ika shkruar Xhevair Spahiu.

Kush i ka shkruar këto vargje :



Përsëri për shelgun vajtues

Rruga e ujit të zi
të bie përmes
trupit tim prej guri,
trupit tim prej kashte.

Nëse këputesh duke më kërkuar
nëpër shtigjet e blerta të kurbetit,
jetën do ta shkruaj
në baladën e gjyshit,

që e gdhendi në gurin e pragut
dhe do të pre,
dhe do të pres.
Ti eja
me pelerinën e bardhë,
rrugës së lejlekut,
rrugës së kaltër të kurbetit.

Lerma amanet mjeshtërinë
dhe unë poezinë
trashëgim,
o im atë, o gjyshi im,
mjeshtër i qytetit
përrallor.

Në fundin e detit do ta gjej
busullën dhe skeletin,
nëse fundoset anija

që ty të sjell rrugëve jugore,
drejt gjolit të ëmbël,
plot ujë të zi.

Në breg, o jam unë,
O Shelgu Vajtues!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Apr 04, 2008 2:41 am

Kush i ka shkruar këto vargje ?

Njeriu i zi

O mik, i dashur mik!
I sëmurë tashmë lëngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen.
Mbi fushën e zbrazët gjëmon!
Si lëndinat bari në shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshët në kokë më tunden,
Si krahë zogu në fluturim
Koka nga qafa kërkon të shkëputet.
Të rrijë më, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Në shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'më vjen në sy.
Njeriu i zi!
Sjell një libër - çudi
Dhe ulet tek unë, aty
Si mbi një murg të ngrirë
Lexon dhe psherëtin
Për një rrugaç që s'ka nder
Dhe mall në shpirt të sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dëgjo, dëgjo!
Më thotë ai.
Nga libri mëso
Planet e ëndrrat, që ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanë ka plot,
Në atë vend-neveri.
Por dëbora në këtë vend të zi,
Në dhjetor shtrihet, plot bardhësi.
Dhe tufanet që fryjnë,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtër, ish ky njeri,
Po prapë, lezet kishte plot.
Nga soji më i mirë që ka kjo botë.
Ishte i hijshëm,
Madje dhe poet
Më i fuqishëm se
Njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathët
Është i lumtur,
Thotë ai.
Po kush e di,
Ai që nuk ka shkathtësi
Nuk ndjen lumturi.
Nëse guxim do të kesh
Gazin e jetës, patjetër do të gjesh.
Në shi dhe furtunë,
Në dallgët e jetës
Kur halle ke shumë
Qesh...dhe patjetër,
Gëzimi vjen prapë
Ky është arti më i lartë.
Njeri i zi!
Qëndro tani!
Ti s'ke mësuar vërtet
S'je zhytës që futesh në det.
Ç'më duhet mua të di,
Për një skandaloz poet,
Të lutem ik dhe shko
Një tjetri ia thuaj këto!
Njeri i zi!
Vështron me neveri.
Sytë tashmë ia mbulon
Një vrer që jeshilon
Sikur do të më thotë
Që jam horr dhe kusar.
Që vetë vjedh në këtë botë.
Pa turp, ç'ka tjetri ia marr.
O mik i dashur mik,
I sëmurë tashmë lëngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen,
Mbi fushën e zbrazët gjëmon.
Si lëndinat, bari në shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartë
Udhëkryqi i heshtur qëndron,
Dhe unë i vetëm n'dritare
As shok, as mik nuk kërkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur të butë, gëlqere,
Drurët në kopsht kanë qëndruar
Të heshtur, si kurrë ndonjëherë.
Tutje-tëhu dëgjohet,
Një zog i orëve të liga
Dhe drurët - kalorës marrin,
Trokthin e çmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet në kolltuk përsëri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcë zbërthen.
Dëgjo! Dëgjo!
Po gërhet ai.
Më afër më vjen
Të më shohë më mirë
Dhe vazhdon:
Nuk kam parë njeri, më të poshtër se ti
Që pa gjë pa shkak
Të rrijë në gjumë, çdo natë.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hëna.
Pra lëri o mik, këto gjëma
Lëri proçkat mënjanë.
Ndoshta tashmë ajo vjen.
Me shalat tamam si kërcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat që shkruan këtu.
Ah! Sa i dua poetët!
Këdo ata e zbavitin.
Sa herë takohen me njerëzit,
Avazet e tyre nisin.
Një vajze fytyrën me prenka
Poeti me flokë të lëshuar
I flet për botë të tjera
Për epshin që s'ka të mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku në një fashat
Jetonte një djalë në kalugë
Apo ndoshta, ish në Rjazan.
Tashmë akoma s'e di...
I kishe sytë e kaltër.
Dhe flokët të verdhë flori.
U rrit,
I hijshëm,
Madje dhe poet,
Më i fuqishëm
Se njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrë
Fama jote tani
Kudo ka hyrë
Këtë famë e ke ti,
Njeri i zi!
Me tërbim i sulem,
Me bastun e qëlloj
Në fytyrën e poshtër
Dhe krejt e dërrmoj.
Hëna tashmë ka vdekur
Në dritare zbardh agimi
Ah! Moj natë,
Natë e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin në kokë qëndroj,
Askush nuk është me mua
I vetëm jam
Para pasqyrës, që kam copëtuar.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Oct 09, 2008 6:43 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: HYJ DHE UNE NE RUBRIKEN: "Kush i ka shkruar kto vargje?"   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptySat Apr 19, 2008 11:46 am

I/e nderuar Sofra,
Ju pershendes!
Pasi hodha disa nga krijimet e mia sot...disi me i fresket se dje ne oret e nates(ku lapsuset nuk ja pertojne te marrin revansh e te nxijne faqen me gabime ne te shkruar), vendosa te jem disi aktiv per t'iu pergjigjur nje pyetje fare te thjeshte:
Per Temen "Memedheu" jane te rralle poetet qe mund te mos kene shkruar e ata qe e kane trajtuar njeri me mire se tjetri temen me madhore te shqiptareve si Komb jane me dhjetra... Porse ne rastin konkret "MEMEDHEU" shkruar ne mergim prej shqiptarit zagorit A.X.Cajupi, perben nje nga brilantet e poezise atdhetare shqiptare, te cilen pothuaj shqiptaret e tanishem e kane mesuar qysh ne vitet e para te jetes.
Lavdi autorit te saj!
(Kete poezi ne zagoritet e kendojme sipss isopolifonise sone , sa here na bie rasti)
Te lumte per perzgjedhjet qe ben per rubriken!
Jorgo Telo
GJIROKASTER
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyThu Oct 09, 2008 6:49 am

Jorgo S. TELO shkruajti:
I/e nderuar Sofra,
Ju pershendes!
Pasi hodha disa nga krijimet e mia sot...disi me i fresket se dje ne oret e nates(ku lapsuset nuk ja pertojne te marrin revansh e te nxijne faqen me gabime ne te shkruar), vendosa te jem disi aktiv per t'iu pergjigjur nje pyetje fare te thjeshte:
Per Temen "Memedheu" jane te rralle poetet qe mund te mos kene shkruar e ata qe e kane trajtuar njeri me mire se tjetri temen me madhore te shqiptareve si Komb jane me dhjetra... Porse ne rastin konkret "MEMEDHEU" shkruar ne mergim prej shqiptarit zagorit A.X.Cajupi, perben nje nga brilantet e poezise atdhetare shqiptare, te cilen pothuaj shqiptaret e tanishem e kane mesuar qysh ne vitet e para te jetes.
Lavdi autorit te saj!
(Kete poezi ne zagoritet e kendojme sipss isopolifonise sone , sa here na bie rasti)
Te lumte per perzgjedhjet qe ben per rubriken!
Jorgo Telo
GJIROKASTER

Faleminderit i nderuari Telo për përshëndetje, edhe pse kohëve të fundit nuk kam pas aq kohë të jem aktiv në forum, është një arsye që me vones e vrejta përshëndetjen tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyThu Oct 09, 2008 6:52 am

Poezinë më lart;

Përsëri për shelgun vajtues e ka shkruar Resul Shabani

kurse Njeriu i Zi e ka shkruar Sergej Esenin

Të vazhdojm këtë temë si dikur të nderuar forumistë.

Kush i ka shkruar këto vargje për Aristidh Kolen.

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 PROMET

PROMETEU ARVANITAS

Aristidh Kolia

Nuk mund ti vihen pranga dritës
e diellin në varr ta groposin, nuk mund
ndaloni - ai që keni në duar
është një mal drite
por dhe Himalajë në shpirtin tonë.

Tepër i rëndë për ta mbajtur gjashtë burra
në atë arkivol prej drurëve të këtij dheu
është flaka e zjarri i Prometeut
që u mësoi popullit të vet sekretin
si ta ndezin pishtarin e dritës
e për ta mbrojtur atë dritë, si të vdesin.

Për këtë u zemeruan zotërit e Olimpit
e vranë,
jo në Kaukazin e largët
as në mitologjinë helene
por në Athinën moderne
ku natën të vrasin e ditën të qajnë.

Si mund ta zërë varri atë farë vigani
atë që mbi kokë pranonte veç qiellin
që e pagoi qëllimin me lirinë e jetën
si mund ai dheun e zi ta durojë
- Mbahuni burra, mos qani, qëndroni
e jo si ushtarë të drobitur pas beteje
por si ata që luftën fillojnë

Jeni arvanites, bijtë e nipërit e revolucionit
të Kollokotronit dhe të Marko Boçarit
që bënë epokë permes luftrash e zjarrit
ju shqiponja me krahët e lirisë
që ky 11 tetor 2000 akull në gjoks ju vuri
ndaloni, e puthni në ballë
i vini në thilenë e gjaketës trëndafilin
të kuq si gjaku në flamurin tonë
t’ua tregojme vrasëve skutave të Akropolit
se zemra e tij në zemrën tonë rron.

Ti themi ne shqiptarët e gjithë botës:

Ari, ti e di se sa të deshëm
tek ti kishin dashurinë
ëndrrën si flamur shprese
se edhe ti ishe si ne
bir i zogut të qiellit, shqiponjë
kënga arvanite, kapedanët e detit
trimat që bien por kurrë nuk vdesin
Aristidh Kolia, gjaku i gjakut tonë.

Po qan një arvanitas i vogël
tek pragu i portës
në Thivën ku ti ke lindur, belbëzon
me fjalët e lashta sa vetë bota:
- Nana du klumësht! Nana don...

Nuk mund ti vihen pranga dritës
e Diellin në varr ta groposin, nuk mund!
hijenat e erresirës me kot skërmitën
zjarrin që ti ndeze, ta shuajnë nuk mund!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyThu Oct 09, 2008 2:32 pm

a ka naj ndihme z.sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Oct 10, 2008 4:06 am

istogalia shkruajti:
a ka naj ndihme z.sofra

Po I nderuari Istoglia.

Inicialet janë K.T
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Oct 10, 2008 12:36 pm

shum faliminderit per ndiheme eshte shkrimatari i madhe
KOLEC TRABOINI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Feb 13, 2009 5:48 am

Kush i ka shkruar këto vargje ?

Të Lindet Njeriu

Të lindet një njeri
nga gjin'i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb'i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri,
Të lindet një njeri !
Pa hyll në ball por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë,
e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
të dali një njeri !
Të mkambi një Kohë të Re !
Të krijojë një Epope !
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
Të gjitha kombet po dehen n'epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzihet ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.
Liri !-Po,liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegjen gjallon,
jo,liri nuk asht !,
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
për një ide të re,ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombëtare.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Feb 13, 2009 6:16 am

I ka shkruar Migjeni i madh.

Po keto vargje kush i ka shkruar:

Sonet Pranvenore

Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n'argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

Me kangë në buzë u zgjue agimi
dhe ia këndoi kangën diellit t' art
rrezash purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.

Me manushaqe në buzë e me andje në zemra
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulzimi derdhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Feb 13, 2009 6:46 am

Sonet Pranverore e ka shkruar Sylejman Beqiri.

Kush i ka shkruar këto vargje ?



SAZET E OHRIT

Fustanelle e bardhe posi shkume lumi
ndere mbi liqe gjer te Shen Naumi.
Gjer te Shen Naumi e tutje ne breg
per nje zjarr te fshehur, per nje mall qe djeg
Per nje mall qe djeg, per nje bukuri:
"Falmi, moj, falmi, Falmi, moj syte e zi"
Tingujt e gernetes derdhen pale pale
si vala ne breg, si lumi ne zalle
Tingujt e gernetes, tingujt e xhurase
se ç'ja thone te shkretes, aty rreze kalase
Aty rreze kalase, te çinari plak
nje kaba e vjeter, nje rime, nje balade
Nje rime, nje balade, nje mall i pashuar:
"Falmi, moj, falmi, Falmi, moj syte e shkruar"
Ata syte e tu qe mi ke nen vetull:
diten ma bene vit, vitin ma bene shekull
…Fustanelle e bardhe posi shkume lumi
nje kind te Ohrija, nje te Shen Naumi
Nje te Shen Naumi e tutje ne breg
per nje zjarr qe s'shuhet, per nje mall qe djeg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Feb 13, 2009 6:58 am

Sazet e Ohrit i ka shkrujt Agim Vinca

Po keto vargje kush i ka shkruar:

Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t’Vodhit!
Ushtarë, m’hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodren dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
Luleve që valvit era,
posi valë që s’kanë mbarim
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i lë si ëndërzë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 EmptyFri Feb 13, 2009 12:25 pm

Vargjet që solle ILTA janë përmbledhje nga "Këngët e Milosaos" nga Jeronim De Rada. Very Happy


Kush i ka shkruar këto vargje ?


Vdekja e Malesorit

Asnje koke perkulur
se ia rrezoni lisat
Asnje gjeme mesa guri
se ia shembni majet
Asnje lot asnje
se ia shterroni krojet
ne syte e tij vetem harroi
p'rendimin dita
C'mendim i vruget
C'mendim i ftohte nder vetulla
Lum ky cfare vdekje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ?   Kush i ka shkruar këto vargje ? - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush i ka shkruar këto vargje ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: