Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arjol Lluka
Fillestar/e
Fillestar/e
Arjol Lluka


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 43
Vendi : Shqipëri
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 13/07/2008

VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka) Empty
MesazhTitulli: VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)   VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka) EmptyThu May 07, 2009 4:56 pm

Disa aforizma ne vargje nga libri im i dyte me aforizma. Copyright Arjol Lluka.

Dhe mendimet e forta
Një ditë do të rrëzohen
Siç na ka treguar koha
Për kalatë e moçme.

S’ka gjë më të lartë
Në këtë gjigande botë
Se t’u japësh kurajë
Atyre që janë poshtë.

Kombet që përbaltin
Idealet e veta
Një ditë do t’i marri
Me furi e tatëpjeta.

Njerëzit që kanë
Mani të imitojnë botën
Janë të paaftë
Diçka të re të krijojnë.

Njeriu asnjëherë
S’duhet të jetë krenar
Se është një ndjenjë
Që të lë në baltë.

Atje ku bashkohen
Intelekti me vullnetin
Ndodhin të jashtëzakonshmet
Që habisin miletin.

Vetëm mendimi i hollë
I thurur në vargje
Mundet të krijojë
Poezinë e madhe.

Shumica e njerëzve janë
Në tërësi qenie perverse
Disa mëkatojnë me akt
Disa të tjerë me mendje.

Kush është mendje-hapur
Dhe mëson nga të gjithë
Ka bërë gjënë më të matur
Për të ardhmen e tij.

I ngopuri të uriturin
Rrallë herë e kupton
Ndaj gjithë përçmim
Dhe tallje e paragjykon.

Vetëm injorantët
Idiotët dhe mendjelehtit
Besojnë se janë
Qendra e universit.

Më mirë të jetosh me një perverse
Dhe të jesh i lirë
Sesa me një pseudo të ndershme
Që të ka nën zinxhirë.

Vetëm njerëzit debilë
Budallenj dhe idiota
Mendojnë se do t’ua zgjidhë
Hallet e tyre bota.

S’duhet të të ngelë qejfi
Kurrë nga torollakët
Se aq është intelekti
I tyre i mangët.

Në vendet që femrën
E konsiderojnë si mall
Hipokrizia ka qenë
Gjithë kohën në majë.

Vetëm të vegjlit mburren
Me hijen e të mëdhenjve
Ngaqë ata vetë s’munden
Të bëjnë gjëra të vlefshme.

Njeriu në çastin kur dashurohet
E kujton partnerin perfekt
Por menjëherë sa kthjellohet
E sheh që s’është pa defekt.

Mësoni nga paraardhësit
Mos u tregoni idiota
Se s’mund të dijë një njeri
Atë që njeh gjithë bota.

Nuk e bën të zgjuar njeriun
Vendi ku është shkolluar
Por dashuria për të ditur
Dhe pasioni për të mësuar.

Mos e lejo, o njeri kurrë
Rastin nga dora të të iki
Se do të pendohesh shumë
Që nuk e more guximin.

Nuk pranojnë asnjëherë
Mendjet e ndritura
Me shpirt t’u shërbejnë
Ideve të fëlliqura.

A ç’më vjen për të qeshur
Kur shoh disa miza
Që shajnë pa reshtur
Majat e paarrira.

Përdoreni vazhdimisht
Fjalën e madhe (pse)
Dhe do mësoni përditë
Shumë gjëra mbi dhe.

Mëshiroheni injorantin
E mjerë dhe të gjorë
Se e ka inat të zgjuarin
Ngaqë ndihet inferior.

Ca na gjunjëzojnë me forcë
Disa të tjerë me mençuri
Të parët do t’i përçmojmë
Të dytët do t’i mbajmë në shpirt.

Mos u shisni shumë dëngla
Atyre që u bëjnë nder
Këtë e bën vetëm qenia
Që ngjason me një plehrë.

Veprat gjeniale
Janë të padobishme
Për mendjen e kafshëve
Dhe trutë e debilëve.

Nuk janë njerëzit e zgjuar
Ata që kanë shpikur dijen
Ata thjesht kanë pasqyruar
Natyrën e madhërishme.

A e imagjinoni dot jetën
Sikur të ishte vetëm mjaltë?
Do të veleshim shumë shpejtë
Dhe do të donim pak të thartë.

Gjithë njerëzit që venë
Kundra tërë botës
Ose janë tepër inteligjentë
Ose janë shumë idiotë.

S’besoj se mund të ketë
Veprim më të trashë
Që mendja e mprehtë
T’u mbajë mushkave inat.

Njeriu s’duhet të jetë
Në asnjë rast fanatik
Se s’është veç një e metë
Që mban era idiotësi.

Nuk marrin vesh derrat
Nga shakaja dhe humori
Ndaj lërini te plehrat
Dhe hiç mos i ngacmoni.

Mendimet e mëdha
Janë të pavlera
Në qoftë se ia thua
Turmës me derra.

Morali shpeshherë
Përdoret si armë
Nga disa qurravecë
Kundër shpirtit të madh.

Mos e shikoni, o të ditur
Si një rast të jashtëzakonshëm
Që derri është idhull
Për mentalitetin e dosës.

Thellë brenda tyre
Të gjithë e duan aventurën
Pavarësisht se shtiren
Sikur i urrejnë këto punë.

Askush nuk e mposht dot
Vullnetin e fatit
Ai pëlcet përtokë
Si mizë dhe gjigandin.

S’besoj të ketë mendje
Të jetë vërtetë e urtë
Të dashurojë pushtetet
Që sundojnë me dhunë.

S’është kurrë inferiore
Të jesh nxënës në jetë
Se gjithnjë do brumosesh
Me dije dhe shkencë.

Shpeshherë torollakët
I konsiderojnë budallenj
Njerëzit mendjelartë
Që janë të drejtë.

Kini gjithmonë kujdes
Nga këshillat e smirëzinjve
Se ata nxjerrin vrer
Edhe ndaj më të mirëve.

Është budallallëk i madh
Të heqësh dorë nga liria
Veçse për pak afsh
Që të dhuron bukuria.

Pleqtë i paragjykojnë gjithnjë
Të rinjtë për epshin
Ngaqë vetë s’e kanë më
Të nevojshëm seksin.

Budallai është gjithnjë
Më i lumtur se i mençuri
Ngaqë s’mendon kurrgjë
Për misteret e universit.

Veprat origjinale
Gjithmonë i kanë vlerësuar
Kurse ato plagjiate
Me tallje janë përçmuar.

Ah, ç’më vjen të qesh
Kur shoh ca lamashë
Që përbaltin gjithë mllef
Artin gjenial.

Mos u mundoni asnjëherë
T’u bëni kafshëve moral
Se ata s’ia kanë idenë
Ç’do të thotë kjo fjalë.

E çfarë do të ishte
Jeta njerëzore
Po të mos kishte
Të bukurën ta shoqëronte!

Ka një diçka femra
Atje ngjitur me kofshët
Që në të gjitha kohërat
E ka trazuar botën.

Janë shumë të forta
Pasionet erotike
Gjithnjë nga ato bota
Ka pasur konflikte.

Sa më e pazhvilluar
Të jetë një shoqëri
Aq më shumë është e mbuluar
Me shtirje dhe hipokrizi.

Nuk e mban dot kurrë
Zogun e artë
Të qëndrojë me dhunë
Përjetë në kafaz.

Injoranca me arrogancën
Janë shoqe të vjetra
Ndaj rrinë gjithnjë bashkë
Në ca mendje të qelbura.

Nuk bëhet dot kurrë
Shteti i fortë
Me udhëheqës hajdutë
Dhe njerëz të pazotë.

Gomari ngaherë
Ndihet krenar
Ndaj dhe i pëlqen
Me furi të pëllasë.

Mos kujtoni, o femra tutkune
Me një vrimë te këmba
Do t’i tërhiqni prej hunde
Meshkujt siç ua ka ënda.

Mos i tallni asnjëherë
Njerëzit që ju dashurojnë
Se është sjellja më plehrë
Që ekziston në këtë botë.

Ah, ç’më vjen të ngërdheshem
Me ca mendje meskine
Që hiqen si kompetente
Në çdo fushë të dijes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VULLNETI I FATIT (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreze Drite (Aforizma ne vargje nga Arjol Lluka)
» Thesaret Madhështore (Poezi nga Arjol Lluka)
» BURIMET E KENAQESISE (Poezi nga Arjol Lluka)
» Kush i ka shkruar këto vargje ?
» LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: