|
| LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:07 pm | |
| 16 korrik 2012 Magjite e qytetit tone GJIROKASTRES (ILUSTRIMI ME FOTO: GJIROKASTRA)
VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI
* LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NË VEPRIMTARINË E MADHE PEGASIANE “Ç‘ËSHTË LUMTURIA “ NË KUADRIN “ SHTATË DITËT E BUKUR ATË JAVËS” QË DO TË ZHVILLOHET NË GJIROKASTËR MË DATËN 25 KORRIK , KU DO TË MARRIN PJESË EDHE POETË NGA TIRANA DO TË EVIDENTOJË E SHPALOSË VEPRIMTARINË SHUMËPLANSHE TË POETES GJIROKASTRITE VITORI KOTONI, ANËTARE E LIDHJES…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:07 pm | |
| Sentenca poetike te Vitori Kotonit, poeteshes gjirokastrite
Të puth ty nënë, të puth ty prag, Unë zemrën lë te ti, Në kurbet do të iki larg, por pritmë, se prapë do të vij!
* Veç një herë buzët e mia, po t'i kishe prekur, Në pjalm e nektar do të kishe vdekur...
* Ndaj ti, o njeri, është mirë ta dish: po më preke emrin unë e mbroj si bishë! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:08 pm | |
| VITORI KOTONI, GJIROKASTËR Nje cekje e veprimtarise se saj
Një femër përfaqësuese, e cila shkruan poezi me ndjenjë, duke kërkuar dhe fanitur mandej çuditë e magjisë gjirokastrite... Kundron me një shikim shumë dinamik , por edhe të menduar ... Një grua me një botë madhore, e cila me objeksionet e saj ka zanafilluar në Gjirokastër turizmin familjar, ka nxitur pasqyrimin real të traditës së punimit ornamental me grep, dru dhe ekspozesë së librit në një kënd –ekspoze në shtëpinë Kotoni; ku me art pasqyrohet tradita gjirokastrite në jetesë, në artin kulinar, në traditën e sjelljes dhe të veshjes... Dhe kjo përforcon atë bukurim dhe stil aq të pëlqyer të turistëve të huaj dhe vendas, që vizitojnë Gjirokastrën, të cilët kanë lënë shënime të këtij kohëqëndrimi në libra impresionesh vizitorësh, që, pothuajse, janë nga i gjithë Globi... Janë mbi tre të tillë, të cilët do të shërbejnë nesër për të nismuar shkrimin e një historie të turizmit familjar, me dëshmi okulare. Në këto libra pasqyrohet këndvështrimi i turistëve, emocionet që kanë ndjerë në kontakt me qytetin, përshtypjet e jetesës dhe kujdesit maksimal tërë etikë dhe të rregullit e disiplinës në këtë shtëpi karakteristike , e cila pret e përcjell njerëz me nivel të lartë kulturor... Në këtë shtëpi kanë “hyrë” gjuhët e Botës... Dhe atje me një shërbesë niveli, Vitoria , siç i thërrasin shkurt Vita dhe bashkëshorti i saj i palodhur Haxhiu flasin “anglisht” dhe s’rreshtin, duke u treguar çuditë gjirokastrite..., shpalosin vlerat e mëdha të “perandorisë arkitekturore “gjirokastrite... Kaq të shumtë turistët... kaq të shumta impresionet, kaq të shumta objektivat, kaq të shumta përgëzimet... Një album i bukur që në substratin e tij përmban një punë pasionante të Vitorisë, Haxhiut dhe të fëmijëve të tyre, të cilët së toku me dy piktorë të ardhur nga bota lanë me penelin e tyre piktura murale në shkollën 9 vjeçare “URANI RUMBO” në Gjirokastër... Vitoria është një AMBASADORE E PAQES reale , e cila propagandon realitetin , bukurinë, mrekullinë dhe aftësinë gjirokastrite të spikatur. E zonja dhe për të shkruar, për të pasqyruar këtë realitet dhe dinjitet , VITORIA poete, grua, artiste , publiciste spikat jo vetëm në Gjirokastër , por shumë më gjerë. Fatkeqësisht ne nuk i kundrojmë arritjet tona dhe nuk i shikojmë me syrin që duhet, kur të aftët i kemi në gjirin tonë dhe hedhin vështrimin larg, duke e minimizuar prezencën aktive... të huajt e kanë vërejtur këtë dhe madje kanë shkruar deri në vendet nordike për punën dhe talentin e saj. Një Tv fancez, kohët e fundit, ka marrë një intervistë në kontekstin turistik nga Vitoria, e cila me shumë profesionalizëm ka paraqitur ecurinë, detajet dhe objektivat e së ardhmes... A s’duhet të fokusohet veprimtaria e kësaj gruaje dhe të jepen emisione, jo vetëm në TV e Gjirokastrës, por edhe më gjerë?!... Heshtjes duhet t'i jepet fund... Pegasi nuk te "fal" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:09 pm | |
| Fragment nga revista norvegjeze
Hello, After we visited you last October, I wrote an article in a Norwegian Magasin called "Vi Menn" (that means "We Men").
As you will see you are mentioned on page 2: "For overnatting anbefales f.eks Kotoni House ....." That means: For bed and breakfast we recommend Kotoni House in one of the houses that have got grants from EU for taking care of one of the oldes houses in Gjirokastra. The host Haxhi and the hostess Vittori Kotoni have a fantastic way of receiving guests. You will immediately be invited in for coffee and cakes and will be guided around the city in the best possible way.
To morrow we are going once again to Albania and Vlora and will stay there until June 18.2011.
We hope you are well and that we will meet also this year.
Best wishes from Annhild and Ivar | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:09 pm | |
| PUTHJA JOTE MË VDES, MË NGJALL…. Nga Kristaq F. Shabani
Fanitja e poeteshës gjirokastrite Vitori Kotoni nuk është e tanishme dhe rastësishme. Ajo, pas botimit të librit të parë poetik, sprovoi në korsi poetike me librin e saj të dytë " Kënga dhe loti im" me një substrat më dinamik, pasi përndritjet, frymëmarrjet, gjallimi, përshtypëzimet, largësia ndaj vendlindjes, përmallimi e mbartën në krahërim ëndrre dhe ëndërrimi dhe përvijuan këtë poetizëm mbështetur në tabanin e ndritshëM popullor të trevës, duke fituar një poezi të kultivuar, të ndjeshme, tërë efekte përcjelljeje, ngrohtësie dhe reflektimi, mesazhuese që të detyron të ndalesh dhe të shpalosësh një mori raportesh dinamike, ku kryefjala e tyre është raporti i ngrohtë dashuror, i cili nxjerr në pah, pa u lodhur e tunduar, ardhmërinë duke u kujdesur për gjelbërim të saj e diellëzim... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:10 pm | |
| Në këtë vëllim poetik ndjenja merr trajtë hapësirëgjerë, e ndikuar nga çuditësia dhe magjizmi i qytetit lindës dhe befasues, ku magjia prodhohet kudo në çdo materie, madje dhe të gurtë që shpirtëzon, thur, qendis, rrëfen, pikturon dhe që është pjesë materiale po e shpirt e kalasë dhe e princeshës së saj trimëreshë, Argjiro dhe të gjitha femrat e këtij qyteti janë të tilla; malli është fluturues, lëvizës, sa në një skaj në tjetrin dhe dy pronorët "Unë dhe Ti" lëvizin në fushën e busullës me ndjesitë e prezencës sensibilizuese, sensibile të zhivës "ndjenjë"... , e cila kurrë nuk rri në gjendje qetësie, por ngacmon, markon dhe përcjell ngacmime malli, ndjenjë, dashurimi, afrimiteti, humanizmi, qëndrimi, virtyti, tradite, këngërimi, lotimi, mallimi, krenimi, qëndrimi..., marrim puthërimi.. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:10 pm | |
| Stilistika mundohet të qendise dhe te vesh me penj muline ngjyrore poetikën e këtij vëllimi kënge dhe lotimi, digjen ndjenjat flakë e zjarr, kur gjumi flë mbi qerpik, porsi rrezja fshehtas erdhe, terri i natës përvëlim, vuajta magjinë, më ngrohin shpirtin, si vera e vjetër..., gërshetgjarpërushe, çika dielli larë, kur shkon te burimi, shtatë fshatra ndez zjarr..., të vdekurit në ëndërr, të gjallët në jetë.., pa ty jeta ferr më është dukur, Ti je gabimi më bukur..., yjet i ndezëm, hënën e zbritëm, lule çeli moti nga buzëqeshja e saj, si dy copëza meteori të shuar, me vetëtimën e syve të tu.., strall që ndez flakë prushin...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:10 pm | |
| Hyni në këto vargje te prushta … të këtij vëllimi poetik i kahjes lirike…
1. Nëpër natën e paanë
Nëpër natën e paanë, kur gjumi flë mbi qerpik, Hajde ngadalë e më rri pranë, më shtrëngo e mos ik.
Nëpër natën rozë pa fund, digjen ndjenjat flakë ë zjarr, Nëpër puthje le të humb, herë si llavë, herë si nektar.
Nëpër ëndërr botën kam , kur me duar m'i prek gjinjtë, Në u zgjofsha e s'të kam pranë, mos i hapsha kurrë më sytë!... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:10 pm | |
| 2. Ç'do të doja këtë natë ...
Fjalët e tua më të ëmbla se mjalti, ma ngrohin shpirtin si vera e vjetër, e çdo të doja unë i ngrati buzën ... gjoksin... dhe ... asgjë më tepër!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:11 pm | |
| 3. Në ëndërr
Më puthe zjarr e vetëtimë e ike si në valle, Të ndoqa pas me përgjërim, por hapin nuk e ndale....
Më thërret, vrapon , të ndjek nga pas, lëndinave pa fund, Jam e lumtur, tërë gaz... Kush qenka vallë si unë?
Vrapoj, kërcej nëpër korije, mbi lule e mbi bar, Me një kurorë nusërie, gjithë margaritar.
Në altar nuse yll e dritë, Ti më i bukuri dhëndër... Por troket mëngjesi i pashpirt, më zgjoi nga e bukura ëndërr.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:11 pm | |
| 4. Do të doja
Do të doja, shpirti im, të ishte rreze, Të të puth me adhurim, syçkat në mëngjese.
Doja të isha, shpirti im, Zogu këngëtar, Të të zgjoja çdo agim, me yllin polar.
Doja të isha, shpirti im, të isha fllad e erë, Të lozja pa pushim me flokun e verdhë...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:11 pm | |
| 5. I thashë jetës
I thashë jetës:" Të dua, të dua!" Ajo buzëgaz ma ktheu:" Qëndro me mua!..." I thashë vdekjes:" Ik të urrej!" Tërë inat më tha: "Prapë do të të gjej..." Unë e di jeta me vdekjen dhe ndënë gurë bashkëjetojnë, çdo ditë, çdo çast, por unë s'do të vdes kurrë, pa lënë emrin pas!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:11 pm | |
| 6. Heshtje
Heshtjes ia vodha fjalët, për të thënë "Lamtumirë", por përsëri heshta... Sa e vështirë!...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:12 pm | |
| 7. Nata
Nata zuri të gdhihet, syri kërkon gjumë, Po ty nuk të flihet, s'mund të flë as unë..
Seç e lodhëm natën, në dhomën e vjetër, Sa fikim një zjarr , "fap" ndezim një tjetër... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:12 pm | |
| 8. Armiku
Fjalën e armikut për bazë mos e merr, Po s'ta çau me kthetra, do të grisë si ferrë...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:12 pm | |
| 9. Jam..jam, sepse jam nënë
Unë jam këngë, jam melodi, jam melhem e qetësi, Fjalë e ëmbël, si sherbet, zemër e madhe, sa një det.
Në katër stinët jam behar, jam mësuesja më e parë Jam shërim, kur plaga dhëmb, gjoks -jastëk për hallin tënd.
Jam bërthamë e së vërtetës, jam burim i vetë jetës Jam e butë si delja rudë Luaneshë, kush më pret rrugë.
Jam buzëqeshja mirësia, Urtësia , dlirësia, jam urrejtja, dashuria, Une jam rrezja, unë jam dritë Dashuri mbi dashuritë.
Jam familja, jam unë vatra, unë jam lufta , unë jam paqja Univers , Diell... Jam, jam... jam , sepse jam Nënë...
Hënë...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:12 pm | |
| 10. Mall
O rreze e diellit, më merr në krahët e tua, Të shoh Gjirokastrën dhe njerëzit që dua.
Një çast do të ndalem, në syrin e hënës, Të më shpjerë larg në krahët e Nënës.
Yll më yll do të shkoj, nëpër Yllësi, Rrugën t'u ndriçoj fëmijëve të mi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:13 pm | |
| 11. Dallga
T'i moj dallgë, që puth shkëmbinjtë, pa pushim, çoma këngën, çoma lotin, larg në vendin tim... Moj dallgë lozonjare, dallgë mal çoma larg në bregun tim gjithë këtë mall. dallgët e mallit dot s'i mbaj, nuk jam det, Jam njeri malli më mbyt, malli po më vret. Kur të puthësh bregun atje në Shqipëri. Merrmë në shpinë, si pulëbardhë, dhe lermë aty. Oh, moj dallgë qofsh bekuar, dallgë e pa anë, ti i ndan dhe i bashkon tërë brigjet tanë...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:13 pm | |
| 12. Kënga dhe loti im
O vendlindja ime, Gjirokastra plakë, e dua çdo gur të kalldrëmit tënd... I dua anetë buzëmbrmjeve në prag dhe mikpritjen tënde që të lë pa mend.
Gjirokastra ime, o fisnikja ime, mrekulli në botë, si ty s'ka të tjerë, me kurorë dafine, lavdi e nderime, mbretëreshë stolisur mbi malin e Gjerë.
Gjirokastra ime, mjalt, vendlindja ime, me njerëz punëtorë si bletët në zgjua, vij e përmalluar dhe mijëra kujtime, rrjedhin të kristalta si krojet e tua.
Në ato kalldrëme, takoj fëmininë, herë çamarroke e herë qengj në shpat, Me borë nga Çajupi ti ma lave synë, nëpër djepe këngësh ne hodhëm shtat.
Gjirokastra ime, larg teje jam sot, zemrën ma djeg zjarr, malli në mërgim, Me ty brenda shpirtit refugjat në botë o vendlindja ime, kënga dhe loti im!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:13 pm | |
| 13. Të na tretë balta jote
Pse t'u shter buzëqeshja, kënga në buzë mbeti, Shqipëri, moj nënë, të vrau kurbeti!
Bijtë e tu me halle, të hapën shumë plagë, Ca mbetën në male, ca humbën në dallgë.
Malet ngrenë pickama, Dita qan me bote, Për të mbjetuar humbën nëpër botë.
Por zemra tek ty, Shqipëri na mbeti, se ti je vetë mjalti, kripa dhe lezeti!
Rrugë pa rrugë kurbetit, mall e yll na ndoqe, Shqipëri, moj nënë, na treti balta jote.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Tue Jul 17, 2012 12:14 pm | |
| http://www.phillipmartin.info/webpage/travel/europe/text_albania_gjiro4.htm
| |
| | | begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Fri Feb 15, 2013 10:17 am | |
| | |
| | | begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Fri Feb 15, 2013 10:18 am | |
| | |
| | | begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Wed Mar 06, 2013 8:40 am | |
| shpresa
kam shumë shpresë te perendia se kosova kedhtu mos tmbes te ndertohet te lulzohet me gjithë shpresë
ndoshta do te vij nji ditë qe tna qiti ne dritë te na sjell nji bashkim mos te mbesin femijet jetim
se bashkimi e vllaznimi do na sjellin fatbardhsi ajo ditë do te vij por na skemi per ta mbrri
qe kosova do te ndertohet edhe ndarja do tmergohet do bashkohemi me shqiperi ta gezojm nji ardhmeri
te mirat do te vijn do largohet erresira lum ai qe do ta arrij ta perjetoi ketë lumturi
me shekuj kemi prit bashkim me Shqiperi do bashkojm kombin ton do bashkojm trojet tona do bashkojm gjuhen tonë do i bashkojm te gjitha shkronjat
kjo ditë do te arrij do largohej erresira dielli ma fort do rrezoi lum ai qe do ta perjetoi Begishe Gashi
PRILLI NE KRIZMA
ditë zie e mallkim ne atë vend plot me brigje burra gra e femij te rrethuar nga armiqet
qdo te behet ne ketë vend a do te vdesim a kemi shpetim na fillun me na rreshtu burra te ndar e gra nvazhdim
filluam rrugen ne qetesi disa gra me disa femijë shumë burra po i ndajn per femijë nënat po qajnë
pas dhjetë metrash qe kaluam krizma te mdha u ndegjuan filluan gratë te lotojnë se trupi i tyre aty pushon
ah ju krizma qe po ndiheni djemt e ri sot po i vrani skemi armë e fuqi mu ndal hakun me ja u kthy
ata u vran mu ne këtë vend trupi i tyre per jetë pushoi por duhet te mbahemi mos derdhim lot atdheut ti dalim zot
kudo atë tokë qe e shkelem kujtonim per gjithë shqipetar mendja qdo herë na rrinte per ata te vrar. Begishe Gashi | |
| | | begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI Wed Mar 06, 2013 8:59 am | |
| UQK eja NE FLAK BARUTI
pyje te larta e qufrra shumë prej Drenice ne Junik po kercasin po shkon flakë UQKeja pa u ndal
Ne Prekaz lufton ADEMI edhe rojet anemban i rrethuar me tenka e topa vdekja e tij nuk shuhej kurr
Prej JUNIKU e ne LLapushnik luftojnë trima me trimeresha jeta e tyre qe qelik sikur shiu me breshera
trimi i madh ishte Ramushi nuk u lodh duke luftue brez pas brezi vepra e tij ka me u shkru ne histori
ne Likoc gjejnë strehim bejn pregatitje per luftim Fehmi Rama trim i madh me armikun luftoi per ball
po gjemojnë bjeshket ne LLapushnik trimat fare nuk frigohen Fehmiu e GJeva po luftojn pa u lodh e pa u frigue armet prej dore nuk i lshojn te gjithë me vdek e me u farue Begishe Gashi | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI | |
| |
| | | | LETERSI,GJIROKASTRA,PEGASI VARGJE NDJENJE NGA VITORI KOTONI | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |