|
| Kush i ka shkruar këto vargje ? | |
|
+10E_Bukura tom sojer Ani Urata Beton meli besa-bese Euridika dibranja Sofra 14 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Sun Dec 02, 2007 4:50 pm | |
| Vargjet qe ju i postuat e nderuara Euridika i ka shkruar i madhi PORADECI, Per ata qe kuptojne gjermanishten, jane keto vargje te nje autori shqiptar te perkthyera ne gjermanisht nga Joachim Röhm.
Die Gefühle des Jahrhunderts (Ndjenjat e shekullit)
Schwankend sind die Gefühle des Herzens wie die Frequenzen in den Netzen schwanken. Sie Spannung dieser Zeit ist nicht in Ordnung, ein Schaden am großen Generator, der den Strom erzeugt (Oder muss man den ganzen Generator tauschen?)
Guten morgen! Du, der den Namen mein Gefährte trägt. Du, der sagt, dass er mich liebt, aber nicht weiß, warum. du, der sich jäh hinreißen lässt von Gefühlen und mich dann verwundert anschaut, nichts begreift.
O große Zeiten, weshalb sind der Menschen Gefühle so oszillierend, so oberflächlich wie das Kräuseln auf einer Pfütze - verschüchterte Opfer des Herbsts? Doch du, wessen opfer bist du? Warum willst du eindringen in meine Liebe, eine physikalische eine Nervenbahn beschädigen, zerstören? Dich dann davonmachen, fliehen eine Hand voll halbschrott von Menschen zurücklassen die nichts anzufangen wissen mit ihrem Material?
Du schaust mir in die Augen. Was sagen diese Augen? Der Himmel sieht das Meer an, doch er weiß warum. Bekommt von ihm wasser schenkt den Regen. Milliarden atmosphärische Teilchen verbinden die gewaltigen weiten von Himmel und Meer. Aber wir, wir beide, was verbindet uns?
Und warum muss diese Verbindung so bucklig, so provisorisch sein?
Ich fliehe. So ist mein Leben, plötzlich irgendwo eintreten, Spuren hinterlassen, Enttäuschungen, Eindrücke ähnlich Gleichungen mit vielen Unbekannten. Fährten leg ich in Säuglingsphantasien...
Ich fliehe. Flieh ich oder werd ich vertrieben? Nein, ich gehe selbst. Über meine Schultern kriechene zerborstenen Leidenschaften, deine, seine, des Andern.
Ich kann so nicht! Ich fliehe. Fliehe. Fliehe. Nur die Flucht rettet mich vor dem skandal, damit es doch wieder in Skandalen endet. Qualvolle Welt. Brutales Kapital. Unfruchtbare moderne Zeiten. Planetare Prostitution, Korruption der paläste, gewalt.
Warum lasst ihr nicht zu, dass ich meiner Liebe erfreue wenigstens den einen Tag in der Woche nur samstags, ein Leben lang?
Unsicherheit! Du, der die Seele zucken lässt, du, der nich in den Schlaf der Toten ein Beben bringt, du, der Traum um Traum verblassen macht und die Sehsüchte fesselt: den Verrat bezahlst du mir teuer.
Die Gefühle des Jahrhunderts schlagen aus wie schwankende Frequenzen in den Netzen
Edituar për herë të fundit nga në Sun Dec 02, 2007 6:58 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Sun Dec 02, 2007 6:49 pm | |
| Besa besë Poezinë më lart e ka shkruar Mimoza Ahmeti | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Sun Dec 02, 2007 6:57 pm | |
| po e sakte, po presim ndonje poezi nga ti tani? ¨përshendetje | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Sun Dec 02, 2007 7:01 pm | |
| ... harrova kush i ka shkruar këto vargje ...
PARADOKS
Kur fola, më thanë: hesht! Kur heshta, më thanë: fol! Folehesht, heshtefol jeta ime. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Sun Dec 02, 2007 7:26 pm | |
| PARADOX
I spoke, they said: quiet! I kept quiet, they said: speak! speak/quiet, quiet/speak my life. PARADOKS
Kur fola, më thanë: hesht! Kur heshta, më thanë: fol! Folehesht, heshtefol jeta ime. vargjet qe ti i postove i ka shkru Agim Vinca kush i shkroi keto vargje: ‘’Ke dhanë, i dashutun... Dhe sot, në liri- Kur themra e gjakësorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti, Me ty këndoj mbi fuqinë e ngjallun nën yllin që na pri’ -unë biri yt besnik dhe – poeti’’
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Sun Dec 02, 2007 10:32 pm | |
| Pershendetje vargjet e bukura qe na solle besa-bese jan te Esad Mekulit . Ato te meposhtme qe do sjell jan te nje miku te madh te shqiptarve .Aq shume admimironte ai Shqiptaret sa qe nje nje mik i tij e therriste "Albi" ja se si i sheh ai shqiptaret dhe Shqiperine..
Të rrept bijt e Shqipes! Po vetitë Nuk u mungojnë;veq të ishin më të arritura; Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?? Kush e duron si ata mundimin e luftes?? Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur Nga ata në cast rreziku dhe nevoje; Ç'ARMIQ PËR VDEKJE, POR SA MIQ BESNIK! Kur vendi a nderi I thërret të derdhin gjakun, Si trima turren ku t’I çopë I pari I tyre. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Mon Dec 03, 2007 3:27 am | |
| Euridika vargjet më lart i ka shkruar Bajroni
Kush i ka shkruar këto vargje...
Liria
(Lumit, sugarit tim)
Eu çfarë djali kam, eu çfarë Lumi kam. Sa kafshata, sa një pëllëmbë s' e ka mjekrën s' ka as dhëmbë, mallkon yje, shkatërron yje Edhe në muajin e vet të tetë s' don të lidhet në djepin e vet. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Tue Dec 04, 2007 1:31 am | |
| Sofra e paska shkruar Mirko Gashi perndryshe shuume poezi e mire
po kete elegji,kush e shkroi??
Syrgjyn-vdekur
(Elegji per Luigj Gurakuqin)
Neno moj,mbaj zi per vllane, Me tre plumba na i rane, Na e vran` e na e shane, Na i thane trathetor. Se te deshte dhe s`te deshnin, Se te qante kur te qeshnin, Se te veshte kur te cveshnin, Neno moj,te ra deshmor. Neno moj,vajto,merr malin, Larot ta permbysne djalin, Qe me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimeror Neno moj,ma qaj ne Vlore Ku te dha liri,kurore, Shpirt i bardhe si debore, Ti s`i dhe as varr per hor. Neno moj,ceshte perpjekur Gojemjalt` e zemerhekur, Syrgjyngjall` e syrgjynvdekur, Ky Vigan Liberator. | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Tue Dec 04, 2007 1:47 am | |
| Fan Noli e ka shkruar kete Elegji DËSHIRA
Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Të kem Ditë, Dritë, Jetë, Vetë, Ah, dua, Që thua, Të mos vdes, Po të mbes Përjetë Të ketë Shpirti im Pa mundim Shëndenë Të jenë Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirë, Po kam dhe mall E dëshirë, Zot i vërtetë I gjithësisë! Të rronj përjetë Ndaj njerëzisë! Ti ke në dorë, Çdo gjë që të duash; Nukë je i gjorë, Arrin që të thuash; Pa bëhenë gjithë ç'dua, Po të më dëgjosh mua, Le të bëhetë thua, Dhe gjithë janë bërë! Atë që thua ti vetë, Zot i math e i vërtetë! Ajo bënetë në jetë, Edhe mbaronet' e tërë! Ti epi jetë njerëzisë, Shto e beko dhe bagëtinë, Se ti je Zot' i gjithësisë, Në dorëz' e ke mirësinë Njerëzis' epi jetë të gjatë, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinë shkret' e lugënë thatë Mos e shih kurrë, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithë ç'ke Nga të mirat, E të pështirat Hidhi këtje, A vari më ndonjë grep, A mbuloji më ndonjë mal, E lërë vetëm mirësitë, Fal edhe dritë e jet' e ditë Le të prëhet gjithë njerëzija E të mos ketë kurrë të këqija; Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë, Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë, E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
|
|
| |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Tue Dec 04, 2007 2:12 am | |
| vargjet tua i shkroi Naimi kush i shkroi keto vergje? D ë s h m o r ë v e
Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe, që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë. Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime, Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku, Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku. Në oda burrash është pjekur burrëria, n’oda burrash tingllonte dhe digjej teli i lahutës Tingllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia. Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri Aty n’oda burrash u lidhë besa për vdekje a liri. Kosovë trime, je kala ndër shekuj, mbi të gjitha simbol i qëndresës, Ndër stuhi e shtërngata qendrove e hekurt Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkes dhe e besës. Kosova.... din ta çmoj gjakun e deshmoreve, gjakun që din ta urren robërinë, Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë. Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur Populli im shqiptarë për liri i përflakur. E hekurt UÇK-ja, radhitet në male, xhamadan për dekë dhe bënë ftesë Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë. Ka shumë burra të ktij dheu e shumë burra të fisit Ka stërnipa t’Skenderbeut, e nipa të Metush Krasniqit. Ka Adem, Hamëz e Shaban Jashara Që lirinë tënde Kosovë, shohin vetëm me pushkë përpara. Isë Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum per ju bëjnë nanat, Selver e Emin Kryeziu mee Besnik Marocën si luan Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan per vatan. Kush na e zbukuroj me t’madhe Dardanën, Kush qëndron në k’të lapidarë Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të nje nane, Agush Isufi me rrespekt aty u qendron pran. Dardanë , qerdhe e madhe trimash përherë, Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot nderë Luftuan e ranë dëshmorë për tmos vdekur kurrrrrr Kurr nuk ju harrojmë , ju kem në flamur. .....Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz, pikrisht në kullë të Jasharëve, Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte. Nga kulla e Jasharëve në Drenicë, Liria rrugë të mbarë ka nisë. Nga kjo betejë në front lufte, u mbush Kosova plot lulëkuqe. ...e kam pa me sytë e mij o vllezër, o shokë , fluturimin e pavdekshëm sy shqiponjë ndonëse kishte plagë në kokë, Muharrem Fejza i thonë. Por....e shihja edhe në ëndërr kur flija, me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija. Por që kurr s’pranoj ligjet serbo-sllave, e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA Më paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala. Kushtrim leshon sikur rrufeja që prêt Kadri Zeka me shokë t’idealit te vet. Nga mërgimi po vie me vrap ,ishte Avdi Xhaqku Krenari që për Kosovë dëshmorë ra, s’ju dhimt fare gjaku. Një amanet, që Heronjët lan, nuk mundem dot pa ua thane: Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie, Ju mos qani, mos vajtoni, por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni. Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA. Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prap mos qani por me të madhe këndoni Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi Por thoni se ra për Kosovë e shqipëri. ……Ah, çtë them për kta trima e heronjë të lavdisë po, ….po një gjë e di, s e kurrrrr nuk vdesin trimat e lirisë. Ata vetëm sa bien, gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE Ata vetëm sa bien për tju bë ATDHEUT DHE. Ata vetëm bien për të mbi lulkuqet n’Kosovë e në çdo anë Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË. Për bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë shqiptaria E kur zëri juaj lartë të jehoj, s’ka ç’na ban moti as stuhia. |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Wed Dec 05, 2007 12:49 pm | |
| Pershendetje jam_buli keto vargje , une me kenaqesi i lexova per here te pare ne kete forum .I paska shkruar Ramadan S. Latifaj
ndersa mua me pelzyen edhe keto vargje te kujt janë ??
A është fajtor Shqiptari?!
A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton, nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ? A është fajtor pse është, e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari, rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!
A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ? A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet! | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Wed Dec 05, 2007 1:33 pm | |
| E nderuara Euridika, gezohem pa mase qe vargjet e Ramadan Latifaj.t te kane pelqye, te njejtat me pelqyen edhe mua n daj i sollla ne kete teme, megjithekete edhe vargjet qe ti i solle jane shume te bukura, vargje keto qe i shkroi nje Antifashist i perbetuar i cili u lind ne Plavë, e luftoi, qysh në ato vite i kushtohet me te madhe publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re"... |
Esad Mekuli
|
|
| ======================
kush i shkroi vargjet ne vijim:
Vdekja e Malesorit
Asnje koke perkulur se ia rrezoni lisat Asnje gjeme mesa guri se ia shembni majet Asnje lot asnje se ia shterroni krojet ne syte e tij vetem harroi p'rendimin dita C'mendim i vruget C'mendim i ftohte nder vetulla Lum ky cfare vdekje.
|
|
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Wed Dec 05, 2007 3:57 pm | |
| Vargjet me siper i ka shkurar Azem Shkreli Kush i hskroi keto vargje Dashuria
Koha është të duhemi, të kesh besim ne mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh, i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës, do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi.
|
|
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Wed Dec 05, 2007 4:16 pm | |
| Meli më duket .... nuk jam aq i sigurt por poezinë " Dashuria" e ka shkruar Ali Podrimja apo Agim Spahia .
Kush i ka shkruar këto vargje
Fshati im Maletë me gurë, fushat me bar shumë, aratë me grurë, më tutje një lumë.
Fshati për karshi me kish' e me varre, rrotull ca shtëpi të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë, era pun' e madhe, bilbili ia thotë, gratë si sorrkadhe.
Burrat nën hie, lozin, kuvendojnë, pika që s'u bie, se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd'arë, dhe në vreshta gratë, gruaja korr barë, punon dit' e natë.
Gratë në të shirë, në të vjela gratë, ikinë pa gdhirë, kthenenë me natë.
Gruaja për burrë digjetë në diell, punon es'rri kurrë as ditën e diel.
0 moj shqipëtarkë, që vet' e nget qetë, edhe drek' e darkë kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua, C'e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti mban shtëpinë! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Thu Dec 06, 2007 12:21 am | |
| Pershendetje Sofra, keto vargje jane te Çajupit . ,e poshte po sjell nje poem te ndare me 3-4 pjese .Eshte paksa e gjate por aq shume me pelqen ...
I QENDRIMI
Jam shqiptar e kosovar: Zot e krenar, -Zot e bujar- mbi këtë Dhe, që e kam fe e përmbi fe: e kam Vatan! E kam Atdhe! Qe gjysh stërgjysh, qe bres pas bres, qe gjithemonë! Ti shkja thrret ti shkja bërtet, gjer lart në retë: se jam barbar. Jo, s'jam! si bërtet ti, si buçet ti, ti, Mal i Zi. Po Vendin tim e dua, lirinë e dua,- e s'dua zot mbi mua. Se jam këtu kur s'kish njeri, kur s'kish kufi as fqinjëri, as shkja të zi. Se jam këtu kur Mal i Zi ish Ilirì: kur nga një det në tjatrin det isha zot vetë! Unë jam këtu nga moti kur vetë Zoti e bëri fushën fushë e malin mal. Unë jam këtu e do te jem -denbabaden- sa mali të bëhet hì e hiri mal përsërì
II DURIMI
Ma thonë emrin Asim Qerim mbetur jetim që në vogelì. Jam si më sheh e si më njeh: kësulë-bardh e krye-lith, kryelith me një shami, me tri shami: për trimëri! Jam eshtër-math i vrazhdët jam e bojalli- dhe sytë e mi: janë plot shkëndì, si baterdì. Dhe kam urì si s'ka njerì për Drejtësì e për Lirì si gjithë Asimët e gjithë Qerimët e Vendit tim. Ma thonë emrin Asim Qerim, mbetur jetim që në vogelì. Se babën tim ma vranë naçallnikët, podporuçnikët. Ma vranë, se urdhër dha Vojvoda e Krali- vetë: Të vritet. Se ish Kosovar! Dhe se ish zot mbi këtë Dhè! Dhe tokën qe kisha nga Baba nga gjyshi rrënjë pas rrënje prej qindra vjet, prej mijëra vjet ma muar. Ah! Ma muar Vatanin që desha si xhanin! Ma muar me armë në duar me gjak nëpër duar Agrarët! Xhandarët Tuxharët! Të gjithë tok u bënë shok: si sorrat! për kërme. Oborrin ma muar gjer në shtepi dhe ngrehe për vete shtëpi në sytë e mi. Dhe unë, ja, unë! që isha zot që qemot: mbeta pa dhè, bujk pa dhè bari pa kope këtu, në dherin tim. Dhe plori m'u ndryshk, Hambari m'u myshk... Po shpresa s'm'u vyshk! Durova, durova, Sa nuk duron njeri, as Perendi! ...............
III S U L M I
Ta shemba shkja kufinë që ngrite ti në vendin tim e përmbi varr të babës tim. Ta shemba ta dogja: me zjarrin e shpirtit të vojtjes dhe të urrejtjes. Me zemërim, me vrull të math e bubullimë qe s'ka mbarim. Sa vjet ti me çave më ndave më vrave! Armik-lugat! Armik-xhelat! Ti bëre azape:- s'u tremba. Ti ngrite kufire me gjemba, fortesa ti ngrite: t'i shemba!
Tani! Tani! Atje ku ti o Mal i Zi ngite kufi që ndanin, e çanin vëllazëri: Hej! Sot, shkon e valon, parmenda!
Ti bëra të gjitha rrëmujë dhe ty gjyrma t'u duk si në ujë. --------------- Ta shemba armik kufinë --derë burgu-- dhè është tani si ish! --si do të jetë-- përjetë: Lëndinë! IV NDERTIMI
I bie arës mespermes e gjer në bres e përmbi bres humbas me gas në grurin tim, të Dheut tim, te babës tim, të birit tim: sot e përjetë, jetë pas jete! Dhe ndje qysh flet me zë të qetë im-Atë vetë nga balta posht: Ta mbroni Dhenë ku eshtrat kam ku hi e tokë e pluhur jam... Ta mbroni Dhenë qe e ushqe dhe sot si dje: me kurmin tim... Ta mbroni Dhenë, me zjarr ta mbroni, me gjak ta mbroni. Të derdhni gjakun me grushte plot po kurrë lot, as sot, as mot!... Se loti është robërì, Gjaku: Liri! Jam ështër-math e bojalli e me japì, si më sheh ti, si më njeh ti. Po kam një zemër në gjoksin tim që pa pushim më rreh si Drim. Dhe Babën tim kur e kujtoj lotoj... Të pashë të vrarë, or Baba, e pa qefin si për hata, rreth e përqark me xhandërma, desha të qaj e s'qava dot, e të bërtas, s' bërtita dot, pa asnjë lot, pa asnjë lot. -------------------------- Dhe prita sot të derth një lot
V QËNDRIMI
Tani! Tani! Unë jam gati te vdes që sot se rroj përmot; mbytyr me gjak po jo me lot, për këtë Dhè që e kam si fè e përmbi fè. E kam Vatan! E kam Atdhe! Hej! po buças me zë kabà sa të dëgjohet në qiell là sa të dëgjojë funt e krej kush gjak shqiptari ka në dej. Shaban- vëlla! Destan- baba! Hej! Komb i lirë kosovar, ti komb shqiptar, ti Zot krenar ti djalëri- ti pleqërì bëju gati! Bëju gati për vrull të rì; ta djegësh botën ta bësh hì: për Lirì' Për Shqipëri! Tani, tani o Mal i Zi ja unë ja ti! Po unë- jo ti, se jam këtu kur s'kish njeri dhe as kufi as fqinjërì... Unë jam këtu kur Mali i Zi me Shumadi me Dallmati sa mban e gjitha Shqeherì ish ILIRI! Kur nga një det në tjatrin det isha Zot vetë. Se jam këtu nga moti kur vetë zoti e bëri fushën- fushë e malin mal! Unë jam këtu e do të jem denbabaden sa mali të bëhet hì e hiri mal përsërì | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Thu Dec 06, 2007 12:37 am | |
| Vargjet që i solle Euridika i ka shkruar... Mitrush Kuteli. Kush i ka shkruar këto vargje ? Letër nga Perëndimi i egër
( AULONËS )
Dielli a po nxen Aulonë Rrezet e tij vapë sjellin mbi tokë Nënën ma ke ngushëlluar për Ditë të Zisë E nesërmja a sjellë ndonjë protestë të re... Shi apo bie Aulonë Qielli ka ndërruar ngjyrën në sytë tuaj artistik Apo dallëndyshet i kanë internuar Në klinikat sadiste për eksperimentim... Lulet a kanë ujë të rriten Me lot të nënave ato a ujiten A lindi ndonjë Yllkë a Fatos i vogël Apo ndonjë djalë i ri u kthye nga ushtria prapë i vdekur... Netët në misirin tim janë terr e zi Shëndetin ma grimcon kapitalizmi i poshtër Perëndimi është ëndërr banale duhesh ta dish Kamp mesjetar kundër hartës shqiptare... Dhe ti, Aulonë Mos ik nga historia e emrit tuaj Mos harro datën e Ditëlindjes kur ke lindur Këtë e duan Sadistët Të harrosh kur ke lindur. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Fri Dec 07, 2007 2:29 am | |
| Te Teuta Zymberit qenkan Sofra,
kush shkroi keto vargje?
Memedheu
Memedhe quhete toka ku me ka renure koka, ku me ka dashur mem' e ate, ku me njeh dhe gur' i thate, ku kam pasure shtepine, ku kam njohur perendine, stergjyshet ku kane qene dhe varret qe kane vene, ku jam rritur me therrime, ku kam folur gjuhen time, ku kam fis e ku kam fare, ku kam qeshur ku kam qare, ku rroj me gaz e me shprese, ku kam deshire te vdese | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Fri Dec 07, 2007 5:40 am | |
| Vargjet e më sipërme që i solli Euridita i ka shkruar Çajupi. Po këto vargje kush i ka shkruar ? LIBRI PA TITULL
I zhvendos dollapët e librave Të thyej vrazhdësinë si etikë A s’është kjo gjëmë e të pafatëve
Vetëm pranë unit tim e mallkimit Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë
Para marrëzisë qyteti hesht as di përse Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme Nga ata që shkruakan natën pakuptim
Më infekton një hije para pasqyrës Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë As këmbë botës më kot nuk i sillem
Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre Kurrë më të mos jem robër në flakë
Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës
Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit
I radhis sërish ato të pakta hieroglife Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat
Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Fri Dec 14, 2007 7:01 pm | |
| Sofra, vargjet e sjellura me lart nga ju, mendoj se i ka shkruar Iljaz Prokoshi.
Ndersa keto me posht jane shkruar nga...?
KRISTAL
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej si të harroj unë dalëngadal, si vdes tek unë kujtimi yt si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë një vend ku ty të të lëshoj, një strofë a notë, a një brilant ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr asnjë mermer, a morg kristal, mos duhet vallë prapë të të mbart gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s'gjetsha hon ku të të hedh do gjej një fushë a një lulnajë, ku butësisht porsi polen gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu dhe të të puth të ik pa kthim dhe nuk do dime as ne askush harim ish ky a s'ish harim ... |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Fri Dec 14, 2007 7:19 pm | |
| Ismail Kadare kush i shkroi keto vargje: ..... TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA trup lekure, lemyshku, qumesht trup lakmues e i qete.
Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte
Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une. |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Mon Dec 17, 2007 1:55 pm | |
| Trup Gruaje nga Pablo Neruda qenkan jam_buli keto vargjet e meposhtme me pelqejne shume ...te rrenqethin ..kush i shkroi ??? Me zjarr ju flas..., me zjarr. Në gjirin tim kam hapur varr... Që t'i jap shpresë-edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemërak, fatlum dh'i pastër si zëmbak, po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi, dh'u jap ushqim me dashuri - një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! gjirin ta godas... dh'e hap ah! gjirin më një ças..., dh'i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...
Ahere-helmohet e buçet pas mallit tim liqeri-i shkret, e rrit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund, ay e hap sa me të mund, gjer mun në gjit, gjer mun në fund.
E shpirtin dyke ma përcjellë, më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë ky gjir'i em që të pat pjellë...
...Me zjarr ju flas, me zjarr. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Mon Dec 17, 2007 2:49 pm | |
| Vdekja e Nositit titullohet poezija e Lasgushit që pyete Euridika.
Kush i shkroi këto vargje ?
NË MUNDSH
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin, Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.
Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh, Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. Në durofsh dot thënjet e tua të drejta Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh Si në kumor, në një të vetme lojë, Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton. Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim Se jotja do jetë bota me cka ka brenda Dhe burrë të do jesh, o biri im! | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Mon Dec 17, 2007 4:53 pm | |
| Rudyard Kipling i k ashkruar keto vargje Sofra . Kur nje mengjes
Do te jete mengjes u une do te vi patjeter. Mbi xhaketen time do te kene rene petale Nga lulet e kumbulles se vjeter, Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s`do te jesh zgjuar akoma. Une do te them emrin tend ne xhame Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone: "Ti clele heren,moj bajame"
Do vershellej ngadale-ngadale E s`do prish gjumin tend te bukur. Do bien mbi mua petale Rdo te ulet ne sup je flutur...
E, kur syte te hapesh,do te shohesh Romantikun e perjetshem ne xham Dhe kengen e dashur do njohesh: "Ti cele heret,moj majame" |
|
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Mon Dec 17, 2007 7:08 pm | |
| Kur një mëngjes e ka shkruar Dritëro Agolli Kush i ka shkruar këto vargje ? Në parkun që mbuluan fletët Në parkun q'ë mbuluan fletët Të dy ne ecim qetësisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë Ju fanit një muzg i vonë Ky park q'ë kan' mbuluar fletët Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tënd as dinosaurët Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur Me këta flokë, me këtë hap Toka të egrën klimë e zbuti Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe Të ndodhte ndryshe s'kish se si. U desh të zhdukeshin përbindshat Që te kjo botë të vije ti... | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? Mon Dec 17, 2007 8:41 pm | |
| Ismail Kadare i ka shkuajtur vargjet me siper Po kto kush i ka shkruar ? Vaje
Qe ne diten qe vdiqe ,qe kur s`te kam pare Lotet qe kam derdhur,s`me jan dhe thare Shume vjete u ben sot u mbushen dhe dhjete Qe jur me ke lene dhe s`te shoj ne jet
Ne c`kopshtr mr lulr kr qendruar nalle? S`te vjen keq per mua?S`te vjen mall per djal? O engjell i bukur mos meno ne bote Kthehu te te shime te na mbeten lot
S`rrojme dot pa tyne ti srron pa neve? Motemot qe rrejtem bahsk s`me urreve Atje tek rri jane qipparizè varre Kthehu te te shime mos na ler perfare
Mos na ler te gjir me zemer te ngrire Kthehu te gezohesh kur te shoc tet bir E ke lene foshnje tani u be burr Sàrrite ta rritje s`te ka pare kurr
Per ty shum here coc do te me thot Por s`mind ti pergjigjem se me mbytin lot Kthej koken menjeane sdhe veshtroi perpejet Duke pshertîtur te zoti vertete
O zot i veret s`te erdhi keq per djal Kur mori memen dhe me le te gjall Te me keshe marr do qe memire Dhe te rrojne foshnat ci rrit ciliminjte Doja drite o qjell more driten time dhe ma mbushe jeten me plot hidherime Tani rroj pa shpres naj s`dua te roij Se dhe perendin tani se besoj | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush i ka shkruar këto vargje ? | |
| |
| | | | Kush i ka shkruar këto vargje ? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |