|
| "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:16 pm | |
| Projekt - guxim “globesh” të vegjël të mbarsura me mirësinë e munguar… Shkrepëtimat lindën, pikërisht atje, ku diejt dialogojnë me hënat…, ku lumenjtë marrin emra shpejtësie dhe valëzimet e tyre i kthejnë në konture figuracionalë… Apostujt flasin me gjuhën e Zotave dhe përbetohen në maksima të rëndesës së madhe logjike: “E thashë dhe e shpëtova shpirtin tënd…” Qielli merr trajtë të moderuar. Dielli ndryshon me vetëdije pozicionimin me Hënën eklipsore.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:17 pm | |
| Fillojnë buronjat të lëvizin gjallësisht dhe ngjalësisht në qiell, në tokë, midis tokës dhe qiellit, në qiejt mendimorë dhe në planetet logjistikë. Të gjithë kapilarët burojnë! Ç’shtat të madh që po hedhin, ç’aftësi përpirëse dhe impulsive! Dritimi shkrepëtin me një dritim çuditbërës dhe këndon këngën me vargjet më befasues të prodhuara në Panteone Shpirti. Ndjenjësorja e origjinuar nga emri “ishullor” Meslumi me vështrimin e saj veçanësor “mbjell në livadhe shpirti” lulet e saj, ndoshta me një ngjyrim më shumë se ata që “bredhuan” në pentagrame ëndrrash, apo ata që kërkuan tërfil me katër fletë për të fituar “TË BUKURËN E DHEUT”… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:17 pm | |
| Dinamikja, pozantja, prezantuesja, gjallimi me trajta të bukuruara, këndvështrimi mbi të këndvështruarën, polengjetësja e mbërthyer nga sy aktivë zbulues e soditës që kapin parajsën dhe lulëzimin e pakapur nga sy të thjeshtë, apo pak më të “përbërë”, shprehin lirizmin, padronen e lirisë së emërzuar, që shpëton nga një “pentagram i huazuar nga një copë qiell”. Dhe Globi ngushton diametrin dhe “pentagrami “ çuditërisht lind notën mbi Pentagramin, lind Dita e Tetë e Javës së Ndjenjësimit dhe e Shpërthesës së Ndjenjës “velloveshur” me ngjasim nimfe, që këndon këngë të pakënduara më parë… Nga shtatoret e shpirtit skulpturizohen trajta, protagonistë, natyra të qeta, të djallëzuara, të parajsuara, të tymta, kontraste të pashembullta me ravijëzime figurinash të pikuara, të spikatura, të dredhura, aktive dhe inaktive, gravura, pikturime të moderuara dhe të gjitha, në koral çuditërisht harmonik, këndojnë “OKTETIN DINAMIK TË GJETJES SË DITËS QË AVITET”, për të mos ripërsëritur fantazmagorinë, gozhdimin, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:17 pm | |
| veshjen e deformuar “zebelinë”,… . Në këtë pikë madhore ajo e lira dhe ezmerka e ndritshme projekton guximshëm “globe” të vegjël të mbarsura me mirësinë e munguar, me shpërthimin e dallgëzuar të lulëzimit që kërkon “ajka” dhe e Mira e Globit e që herë tropikëzohet e herë polizohet, herë vapohet e herë akullzohet, në gjendje tepër të ngrira, … pastaj “ndez”stalagmite dhe stalagtite lulore akulli…. Pranvera sa vjen, i ndërpritet gjelbërimi në mes; limfa e ndjen veten në | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:17 pm | |
| gjendje mos lëvizjeje… Dimri fut hundët në stinët e tjera dhe gjurmimet e tij tronditin, tulatin… Hapat kalojnë në ecje me hap të vonuar. Elefteria rrugëton në një hapësirë ku Hëna është e emigruar dhe emigranti, protagonizmi i lodhur, ku datëlindja fshin ekzistencat, piramidat asqë kanë ndërmend të ulin kulmet, ku jeta lëviz me korrektuesa gabimi, ku urat qesendisin lumenjtë e tharë dhe portofolët mallkojnë zezimin edhe boshimin e tyre, ku varfëria pret nga retë “të hedhin “ flori, ku fytyrat e plastifikuara konkurrojnë me fytyrat natyrore dhe fitojnë konkurse mosplakjeje në tentativa monstruoze. Dhe kështu vijon shfaqja e kësaj larmie tematike, prekja e “prapësive”. Evidentohet bota e bukur, me “oda “ përrallore e femrës, vizionet e botës plot ngjyrim, vizitat “ëndërr” si dhe tentohet kontrasti, kontakti, jepet mesazhi i së ardhmes…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:17 pm | |
| Vëllimi poetik: “Edhe kur Ti ke harruar fjalët…” është një prurje e nevojshme dhe e gjetur në kohë”, mesazh e sidomos edhe shërbesë poetike për shkëmbim universal vlerash, kur Lidhja e Krijuesve “Pegasi”, anëtare e së cilës është dhe autorja, ka lidhësi me shumë simotra në Botë dhe si i tillë tashmë balllafaqimin e dinjitetit të krijimit nuk e ka vetëm në vend, por edhe në atë ndërkombëtar…Prezantimi i qytetit të gurtë me një stil të veçantë, trajtesa e temave të “plagimit” shoqëror, hapja e perspektivës, këndimi për fëmijët e bukur, si dhe meraku i shpirtit të pasur për fëmijët e varfëruar të botës, shqetësime prezente këto si dhe tema të tjera të thurura me një stil vetiak, janë pika tërheqëse dhe reference, të cilat kërkojnë studim analitik. Arti grafik i përdorur, ilustrimi i studiuar për të zbuluar anë të panjohura e bëjnë këtë vëllim një referencë edhe për autorët e tyre në shpalosje vlerash… Ishte një obligim imi që një autore, e cila e ka “zanafillën” krijuese nga një ish Teknikum i dashur edhe për mua, me emër i Delvinës, si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, me qendër në Ohajo të SHBA edhe Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë, të prezantoja poeten, në kuptimin real të fjalës, Elefteri I. Kalllojeri (Hoxha), një intelektuale e pasionuar e nivelit profesional, nivel me cilësitë e një femre, që e kërkon progresi i sotëm dhe impulsi i nesërm shoqëror, e cila ka ç’të thotë në këtë vakum “me dashje” intelektual. Në këtë kuadër doja të evidentoja paksa nga “zanafilla” krijuese e “ambientit” teknikumas, të thënë bindshëm në një nga veprat e mia: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:18 pm | |
| “…Nga kujtesa nuk shuhen mbresat që janë princëzuar. Kujtesa njerëzore është si një kujtesë kompjuteri, e cila mban në mënyrë gjerësore e gjallësore pjesëza, fragmente të spikatura jetësore. Vepron dhe procesi i pashmangshëm i kujtesës. Por, ne teknikumasit e Delvinës mbajmë të gjalla si “ afreske” atë jetë me nuanca të shndritshme, të magjikshme të formimit tonë për të vijuar një jetë plot temperament ylberor… Dhe ja “Edhe kur Ti ke harruar fjalët…”shfaqet si një “krijesë” e tillë… Kristaq F. Shabani Gjirokastër, maj 2007
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:18 pm | |
| I. Jetë korrigjim - gabimi
* * * 1. Përkufizimi im për jetën
Jeta bashkëshortore kaq përrallore, ….e mrekullueshme,… Ndihem mbretërore…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:18 pm | |
| 2. “Emigracioni” i Hënës
a. Hëna shfaqet në dritare, del si shpirt i natës, përkëdhel fjalëzën e rëndë “EMIGRIM”, ia ul hidhërimin “masës”… b. “Ku, vallë, në ç’vend, e ka fshehur zemrën? Ku, në ç’vend shpirtin?” Pyesin yjet që kërkojnë të bëjnë në qiell emër. c. Përgjigjen dridhshëm: Emigrantët…
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:22 pm | |
| 3. Rrëfimi i emigrantit të lodhur
O emigrant i lodhur, thuaja Hënës tmerret e paskrumbullta që mban përsipër… Dhe emigranti shndërrohet në rrëfimtar, fare papritur, do të fitojë kohë: “Tmerret , o Hënë, t’i them ty dhe vetëm ty… Sekretet do t’i bëj tregim, por s’mbaj mend nga t’ia filloj,… Fëmijëria më copëtohet, Rinia hesht duke u kollitur: Kjo jetë e padurueshme qenka si martire e vërtetë, ndaj, ke të drejtë, jam i tronditur!”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:25 pm | |
| 4. Pa datëlindje ekzistence…
Gjaku im lëvrin për në damarë, lëvrin si llavë e zjarrtë, e trazuar. Barazi në këtë tokë?! Ju lutem , mos bëni shaka! (S’jam qenie e praruar). Mos e kërkoni as harmoninë, Ajo s’ka datëlindje ekzistence dhe është e harruar…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:25 pm | |
| 5. A mund? A mund të kesh të drejtë të jetosh si të duash, Ji e vëmendëshme, moj Hënë… Po më vjen një zë dhe po më vulos heshtjen, ma mbyll gojën çuditërisht… Mos këtë, mos atë, këtë jo, kjo jo!… Po kë po?! Ç’është kështu? Po bëhem nevrike me padrejtësitë që m’i shkakton Hëna… Ç’ ”piramida” të ngritura dhe kurrë të parëna!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:25 pm | |
| 6. Pyetje pakëz e sertë A i di ti, i dashur, e dashur, mik e shok, se çfarë do të thotë Jetë? Ja keni bërë pyetje vetes ndonjëherë këtë pyetje pakëz të sertë; Jeta nuk është e përkufizuar vetëm “vërejtje”; e thonë dhe të tjerët në fjalorine tyre: hapësirë, fluturim… Jeta është dhe e pasur, por edhe “gabim”, madje dhe e zënë në faj… (Sa variante gjendjeje ka jeta, shpirt i mamit, a e di?! Nëse nuk e di, ta thotë mami pastaj…).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:26 pm | |
| 7. Jetë korrigjim - gabimi… Këto janë frikime për ty ndërsa mua më magnetizojnë thellësisht… Po s’vuajte, po s’ gabove, Jeta nuk njihet kurrsesi, Jeta ka ndreqje gabimesh në pasqyrat e lëndëve…, në regjistrimet e fakteve, në kronikat e ngjarjeve, në sistemimin e ditëve, ngatërrohet emërtimi… Ndaj ne shpesh herë e quajmë: Jetë - korrigjim gabimi… Jeta ka interesanten e saj, ka stresanten e saj që streson me kalim në rrugë torturuese, të vret, të përplas në tokë, s’të llogarit, ta heq me dashje frymëmarrjen dhe jo natyrshëm të vjen fundi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:26 pm | |
|
8. Prapë doja të përkufizoj
Jeta: Impulsivitet Përkedhelje,… Të merr me të mirë, sillet butë, të jep dinjitet dhe krenari,… Kur dëshiron Fisnikërinë e kthen në kult…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:26 pm | |
| 9. I ndryshuar Sa e vështirë të portretizosh jetën në vend të huaj…., kushdo qofsh i thjeshtë, apo i arsimuar... I thjeshtë pra me shpirtin të madhuar në kategoritë e sakrificës njerëzore. Vendi i huaj të përbuz,… I dhimbsur je në shpirt; është i bukur një çast dhe pastaj ndryshon pamjen e turbulluar, duke krijuar fantazisht urat që lumenjtë në tharje kërkojnë për të kaluar…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:26 pm | |
| 10. E pse pa “portofol” të jesh bosh?
Jeta: Dhunti , Dhuratë, Mrekullim, Jeta Interes , Aspiratë ,… Jetë, mos më çudit , Jetë, mos mahnit , Jetë e vështirë,… Pa “portofol”, je bosh pa rëndësi!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:26 pm | |
| 11. Sa do të jetë pesha e Pemës së Gëzimit O jetë, po të pyes: “Pse je tinzare? Më pëlcet, pse çdo gjë e mat me kuletë! Jam pranë një shoqeje paraplot, Endra s’ shuhet kurrë me një “lot”… S’dua të di sa kostojnë një palë këpucë takamëdha moderne, të një shoqes time… Dua të di sa kostojnë këpucët që do të veshin të gjithë fëmijët e Botës, që ecin zbathur mbi tokë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:27 pm | |
| Nuk dua të di sa koston një gunë apo tualet modern i rënduar i zotërinjve dhe zonjave… që plastifikojnë fytyrën për qejf dhe heqin rrudhat, për të sjellë rini të perënduar… Më intereson troç të di sa koston për të veshur gjithë fëmijët jetimë mbi tokë dhe ç’dhurata do t’ju sjellin festat e mëdha të Vitit për t’i uruar… Sa do të jetë pesha e Pemës së Gëzimit në jetën e tyre të masakruar?!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:27 pm | |
| 12. Tashmë loz me numërat
Eh, si janë ëndrrat, si fantazojnë ato në gjithë ditët e vitit! Dhe ëndërrimet e mia kanë qenë tërësisht përrallore, desha e kisha ëndërr të bëhesha , shkrimtare apo aktore në radhët e para të pëlqimit qëndronte e patundur Mjekësia po për fat në pjesë, ndoshta dhe për “keq”, më ra Ekonomia.
* * * Tashmë loz me numërat, me bilancet, e ndiej veten në hapësira profilesh ekonomike…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:27 pm | |
| 13. Retë a mund të hedhin flori?!
Vite tranzicioni pa kalim, stres - jete, rutinë… Ju mbeteni në çuditje, prisni diçka nga Perënditë. Shfaqet në të gjithë Kinematë ”Millenium” të vendit filmvideo: “Realiteti ynë me astar grisur”… Prisni retë të hedhin flori!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:27 pm | |
| 14. Ndezim shpresën dhe mijëra qirinj…
Edhe një përforcimtë thënë më parë: Jeta bashkëshortore: Përrallore, E mrekulluar… Ndihem mbretërore… 1. Unë dhe bashkëshorti im dimë sekretin për të zgjatur Jetën: Dy herë në javë shkojmë në restorant e mjedis të bukur, ku buisin lulet dhe pemët; pijmë verë të kuqe gjak me ushqim të mirë dhe gjallohemi me fëmijët tanë kuvendojmë me miqtë…, ndjekim të pasionuar meloditë e mëdha të Botës dhe Top Festet…, Kënaqemi me emrat e mëdhenj të këngës, mrekullohemi me mrekullitë… Na ndritin shpirtrat tanë të ndezur nga dëshirat e mira, ndezim shpresën dhe mijëra qirinj!…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:27 pm | |
| 15. Si të porsamartuar,….
Kur dalim shëtitje mbahemi gjithnjë për dore, si të porsamartuar, që s’jetojnë dot pa njëri – tjetrin… Nëse ai më lëshon dorën, unë filloj “shpenzimin”… Javët mbajnë në duart e tyre shpërthime lulesh “brump”… në livadhin e shpirtit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:28 pm | |
|
16. Diçka imja për krijimin e Botës
Në fillim Krijuesi krijoi Tokën dhe pastaj ra përkohësisht në qetësi… Me pas krijoi burrin dhe ra në qetësi, duke menduar se çfarë duhet të krijojë. E gjeti krijesën e dytë: krijoi gruan dhe që atë ditë “pamjet” u panë në pasqyra… As Krijuesi, as burri nuk gjetën më pushim… U ndriti për këtë krijim më shumë fytyra.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI Wed Sep 08, 2010 11:28 pm | |
| 17. Premtimi i sakatuar
Seanca e parë
Sytë e të “varfëruarit” drejtohen menduar te Parlamenti dhe parlamentarët; me shikimin e tij, në gjendje lutjeje, duket sikur u thotë: “Më falni, zotërinj të zgjedhur, firmoseni Dokumentin, të më hiqni varfërinë…”.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI | |
| |
| | | | "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |