|
| Fjalet e nje te dhunuare! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Fjalet e nje te dhunuare! Mon Oct 27, 2008 7:30 pm | |
| Ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne!!! 20.000 FEMRA SHQIPTARE U PERDHUNUAN GJAT LUFTES SE KOSOVES? qka bejn ato sot?si jetojn?ku jetojn? Vajzat Kosovare rrefejn per perdhunimet e kryera nga bishat serbe! te dhunuara para familjes: para prinderve, vllezerve dhe motrave, te dhunuara para femijeve dhe burrave, te dhunuara para te gjithve! Femra qe tash nuk kan me kurajo te kthehen ne shtepit e tyre; Femra te prera ne te gjith pjeset e trupit, Ne trupat e tyre me thik kan vizatuar kryqe dhe simbole tjera serbe; Femra te djegura ne pjes te ndryshme, te perdorura si shpuzore qe edhe ne ditet e sodit i mbajn vulat e cigareve.... Perdhunime te kryera ne menyra terrifikante, te paspjeguara!
Nje grua rrefen momenit kur serbet po mbaronin plumbat ne trupin e burrit te saj ajo dhunohej 1 meter me andej, dhe kur femijet u hodhen nen trupin e pa jet te atit, SERBET MOREN DHE IFOTOGRAFUAN duke then se kjo foto do te jet stimoluese per femijet e tyre! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Mon Oct 27, 2008 8:42 pm | |
| Nuk e di nëse do te pajtoheni por, jam i ketij mendimi te prerë ! Kjo ndodhi krimi nga raca shtazarake e sërbëve nuk ka arritur te mposhte dinjitetin e shqiptares! Shifra është marramendase dhe tregon krimin , tregon amoralitetin e njerëzve të lindur nga nënat e tyre lavire ! Shenjat, njollat dhe gjithcka e kryer pa dashjen e femreës shqiptare në ato çaste tmerri e dhune ekstreme që e përdorën sërbosllavet derra, janë dëshmi që nuk duhet të përkëmben, përkundrazi, ato duhet të rrezatojnë atë dhunë shtazarake, se në shpirtin e tyre bashke me mirësinë, ato kanë edhe moralin e lartë ! Pra, nuk duhet të ndjehen të fyera, perkundrazi , duhet të ecin ballëlarta që mbetën gjallë dhe i dëshmojnë historisë se bishat sërbe, për të nënshtruar shqiptarët , nuk zgjedhin asnjë metodë, qofshin ato edhe gra e fëmijë ! Ashtu siç duhet të ngriten lapidarët e heronjëve, edhe femrat shqiptare që ekaluan atë tmerr duhet të ndjehen martire! | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 12:17 am | |
| - feneri shkruajti:
- Nuk e di nëse do te pajtoheni por, jam i ketij mendimi te prerë !
Kjo ndodhi krimi nga raca shtazarake e sërbëve nuk ka arritur te mposhte dinjitetin e shqiptares! Shifra është marramendase dhe tregon krimin , tregon amoralitetin e njerëzve të lindur nga nënat e tyre lavire !
Shenjat, njollat dhe gjithcka e kryer pa dashjen e femreës shqiptare në ato çaste tmerri e dhune ekstreme që e përdorën sërbosllavet derra, janë dëshmi që nuk duhet të përkëmben, përkundrazi, ato duhet të rrezatojnë atë dhunë shtazarake, se në shpirtin e tyre bashke me mirësinë, ato kanë edhe moralin e lartë !
Pra, nuk duhet të ndjehen të fyera, perkundrazi , duhet të ecin ballëlarta që mbetën gjallë dhe i dëshmojnë historisë se bishat sërbe, për të nënshtruar shqiptarët , nuk zgjedhin asnjë metodë, qofshin ato edhe gra e fëmijë ! Ashtu siç duhet të ngriten lapidarët e heronjëve, edhe femrat shqiptare që ekaluan atë tmerr duhet të ndjehen martire! Kur filluan bombardimet, prishtinasitë filluan të ikin. Unë nuk kisha para, dhe më mungonte edhe guximi. Edhe gruaja e shtëpisë ku banoja nuk iku, ngase ishte e shtyrë në moshë. Djalin dhe nusen i kishte dërguar disa muaj më parë në Turqi. Ditët e para të bombardimeve frikësohesha shumë nga bombat. Ndërsa për atë se çfarë po ndodhte në qytet, se si po ikte populli, se si njerëzit po dëboheshin e detyroheshin t’i lëshonin shtëpitë dhe se çka po ndodhte në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, nuk isha e informuar ngase nuk kisha as televizor e as radio. Ushqim kisha pak, kurse në atë shtëpi ku isha unë kishte edhe qiraxhi të tjerë. Ata, një ditë para bombardimeve, kur kishin vendosur të ikin, më thanë: “Në kuzhinë i ke të gjitha, shërbehu, si të ishin tuajat”. Aty kah mesi i prillit mu hargjuan thuajse të gjitha ushqimet dhe u detyrova të hyjë shtëpi më shtëpi që të mos më vdisnin fëmijët nga uria. Atje i gjeta të gjitha, por, pas disa ditëve, filloi ankthi i vërtetë. Atë mëngjes po i dëgjoja klithmat e zonjës së shtëpisë dhe çirrjet e policëve. Sa çel e mbyll sytë, ata ma thyen derën dhe u futën brenda. Fëmijët morën vajin dhe njëri nga policët serb i mbylli në banjo. Fëmijët qanin, kurse dy nga barbarët më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb. O Zot, sa herë iu luta zotit të vdes në ato qaste tragjike. Më mbyste vetvetiu turpi, nënçmimi. Isha nënë e pesë fëmijëve, grua e burrit, e ata loznin me mua. Pas afër një ore ata shkuan, kurse unë ua hapa derën fëmijëve. Ata nuk më pyetën asgjë, sadoqë fëmiu i madh ishte 9 vjeç. Por, të gjithë shikonin plagën në krahërorin tim. Pak më vonë erdhi edhe zonja e shtëpisë dhe në praninë e fëmijëve, më pyeti: “a të kanë dhunuar?”. Unë nuk iu përgjigja, por ia tregova plagën. “Mirë keni shpëtuar”, më tha ajo, “dy fqinjët tanë i pushkatuan”. Policët serbë erdhën prap të nesërmen. Këtë herë, përveq dhunimit, më rrahën mua dhe fëmijët. E mora sopatën dhe provova ta vras nëjrin prej tyre, por kot. Ishin katër dhe njëri prej tyre më ra me kondak të pushkës në kokë. Kur më erdhi vetëdija, fëmijët po qanin mbi mua duke menduar se kam vdekur. Pas disa orëve mblodha fuqinë dhe kaluam në një lagje tjetër. Një plak e një plakë më strehuan dhe m’i mjekuan plagët. Aty qëndrova derisa forcat serbe u larguan nga Kosova. E mora vetën pak a shumë por në shpirt kurrë s’munda t’i harroj ato që më kishin ndodhur. Kah fundi i qershorit u këtheva në Deçan. Tani, çdo gjë që kisha patur, ishte djegur e bërë shkrum, ndaj ngrita një tendë në oborr. Kur më erdhi burri, ia tregova të gjitha. Fillimisht nuk më tha asgjë, por pas disa ditëve kur vërejti ankthet e mia në gjumë, më tha: “Grua, ti duhet të shërohesh te psikologu. Ndoshta ti edhe je mësuar pa mua, por unë nuk jam më burri yt i dikurshëm. Ajo që të ka ndodhur e di se ka ndodhë pa dëshirën tënde, por ankthet e tua në gjumë më përkujtojnë çdo gjë që të ka ndodhur dhe e kam vështirë të pajtohem me jetën”. Deshti të thotë edhe diçka, por të dy u shkrehëm në vajë me orë të tëra. Të nesërmen muk ishte në shtrat, s’më kishte lënë as letër, as fjalë. Iku duke na braktisur edhe mua edhe fëmijët dhe vetëm zoti mund ta dijë a i ka shëruar ai plagët. “Unë do të jetoj me ato kujtime të hidhura që më plagojnë më shumë se plumbi që vret”, tha në fund deqanasja, e cila edhe pse me shumë probleme, nuk ua ktheu shpinën fëmijëve. | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 12:20 am | |
| - feneri shkruajti:
- Nuk e di nëse do te pajtoheni por, jam i ketij mendimi te prerë !
Kjo ndodhi krimi nga raca shtazarake e sërbëve nuk ka arritur te mposhte dinjitetin e shqiptares! Shifra është marramendase dhe tregon krimin , tregon amoralitetin e njerëzve të lindur nga nënat e tyre lavire !
Shenjat, njollat dhe gjithcka e kryer pa dashjen e femreës shqiptare në ato çaste tmerri e dhune ekstreme që e përdorën sërbosllavet derra, janë dëshmi që nuk duhet të përkëmben, përkundrazi, ato duhet të rrezatojnë atë dhunë shtazarake, se në shpirtin e tyre bashke me mirësinë, ato kanë edhe moralin e lartë !
Pra, nuk duhet të ndjehen të fyera, perkundrazi , duhet të ecin ballëlarta që mbetën gjallë dhe i dëshmojnë historisë se bishat sërbe, për të nënshtruar shqiptarët , nuk zgjedhin asnjë metodë, qofshin ato edhe gra e fëmijë ! Ashtu siç duhet të ngriten lapidarët e heronjëve, edhe femrat shqiptare që ekaluan atë tmerr duhet të ndjehen martire! JA QE I KAN BA FAJTORE: Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti klithjën dhe dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. “Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar, sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati. Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje, luanin si të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra. O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di çka bën shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru. Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: „Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush do të duhej t’i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nëse nuk na jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë. Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 10:24 am | |
| | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 10:27 am | |
| Kjo eshte nje tmer qe sduhet haruar brez pas brezi cfare kane bere bishat serbe mbi nderin tone vetm per ta gjunjezuar Kombin SHqiptare dhe luften e tije te drejt | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 10:29 am | |
| - zeriatdheut shkruajti:
- Kjo eshte nje tmer qe sduhet haruar brez pas brezi cfare kane bere bishat serbe mbi nderin tone vetm per ta gjunjezuar Kombin SHqiptare dhe luften e tije te drejt
po edhe un jam dakord me ty, po tash keto gra, vajza te reja vuajn, skan jete, jan te braktisura!!!! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 10:37 am | |
| Enderuar Fjona kjo qe ka bere Serbija mbi nderin tone e kane bere edhe osmanilnjte nuk e dije a e keni degjuar edhe kengen e SHkembit te Vajes eshte kenge reqethese ku tregone trimerine e femres SHpitare ku hidhen nga SHkembi 80 vajza te reja vetem per mose me ra ne duat e armikut por edhe rasti i ketyre femrave qe thua ty eshte shume renqethes dhe per te qare per vujtjen dhe stresin qe kane ato duhet me ju qendru sa me afer dhe me ju dhane kurajo e shprese jete | |
| | | beti Anëtar i ri
Numri i postimeve : 103 Age : 42 Vendi : maqedonij Registration date : 10/09/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 7:42 pm | |
| dhunimi esht nji strategji shum e vjeter e kan perdor ne te gjith luftrat jo veq serbet dhe osmanlit por te gjith gje normale se ushtart kan nevoj per femra gjat luftes ,dhe ne nje an ajo eshte poshterim kurse nga ana tjter mbjellja e fares se te sunduarve , un te jem e dhunuar kur sdo ta kisha lindur ate femij kur apo me mir do te bej vetvrasje sa te me ket dikush ne dor . nuk dij esht tem shum e gjere dhe rengjethse sa qe nuk kam shum koment per te shkruajtur | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Tue Oct 28, 2008 10:20 pm | |
| i/e Nderuar Beti kure thua ushtaret kane nevoje per femer nuk jame takord me ty aspak nje ushtare qe lufton e jep betimin qe dote jet i sjelshem dote respektoj urdhnat e luftes dhe regullat nuk ben perdhunime ajo gje eshteposhtersi eshte kapitullim nje ushtri qe ben perdhunime e humbe lute sadoqe e forte te jete me vjen keq pse mendone keshtu por kure eshte fjala tek serbet e turqit ata si popull janete ndyte dhe te pa shpirte | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Wed Oct 29, 2008 12:27 am | |
| - zeriatdheut shkruajti:
- i/e Nderuar Beti kure thua ushtaret kane nevoje per femer nuk jame takord me ty aspak nje ushtare qe lufton e jep betimin qe dote jet i sjelshem dote respektoj urdhnat e luftes dhe regullat nuk ben perdhunime ajo gje eshteposhtersi eshte kapitullim nje ushtri qe ben perdhunime e humbe lute sadoqe e forte te jete me vjen keq pse mendone keshtu por kure eshte fjala tek serbet e turqit ata si popull janete ndyte dhe te pa shpirte
po edhe un jam dakord me ty ne ate qe thua qe nuk esht e vertet qe ushtart kan nevoj per femra por NE LUFT NUK KA RREGULLA!!!! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Wed Oct 29, 2008 3:14 am | |
| Fjona e nderuar ka regulla lufta qysh nuk ka vetem duhet respektuar kete po te them nje ushtrij qe nuk ben perdhunime masakra apo cfare do lloje jashte regullave te luftes ajo ushtrije eshte kriminele | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Wed Oct 29, 2008 10:34 am | |
| - zeriatdheut shkruajti:
- Fjona e nderuar ka regulla lufta qysh nuk ka vetem duhet respektuar kete po te them nje ushtrij qe nuk ben perdhunime masakra apo cfare do lloje jashte regullave te luftes ajo ushtrije eshte kriminele
Tregom ti ni luft deri ne ditet e sotme qe i ka respektu kto rregulla?????? po ata si nuk i respektun si i respektun kur tja nisin luftes jan criminela, ata qe se lojn ni popull tjeter te lir!!! Asht e vertet qysh po tha njona ma nalt qe ne gjdo luft ka perdhunime kunder femrave, po qysh thuhet edhe ne librin "Rrefime Tronditese" ne nje shoqeri tradicionaliste si tonen, shum me zor kuptohet! keshtu qe keto femra te perdhunuara ne nje shtet si kosova nuk kan nje ardhe te mir!!! ato kan nevoj per psikologa, per ndim, kjo te na i mungon! kto femrat e dhunuara jan njeher per njeher viktimat mat renda te luftes...se ma mir met myt sesa me i ra ndor shkive! e qka kan perjetu kto te ngrata veq zoti e din, edhe veq ni femer mun me kuptu!!!! respekt | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Wed Oct 29, 2008 11:52 am | |
| Përdhunimi është armë e të dobëtit ! Ai , përdhunimi , më shumë se cdo gjë tjetër fletë për ligësinë e dhunuesit ! | |
| | | Aldo Anëtar
Numri i postimeve : 490 Age : 37 Vendi : durres Registration date : 06/01/2009
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! Wed Jan 07, 2009 8:29 pm | |
| me vjen keq qe te kan ndodhur keto gjera, por keto ndodhin kur populli eshte shume i urte sic eshte edhe populli jon. ne vend qe te flasim per torturat ,pushtimet e serbeve ,pordhunimet etj etj...pse mos ti bejme balle ?? e te luftojm dita dites per te drejtat?? ashtu si luftuan ata per pushtimin e kosoves ? duhet te marim pak shembull nga te paret tane... duhet te kthejm koken nga heronjt tane qe te ecim perpara. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Fjalet e nje te dhunuare! | |
| |
| | | | Fjalet e nje te dhunuare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |