|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:43 pm | |
| privilegj të marrin pasaportë ”leksikore”, por në përgjithësi figura dhe gjuha është qëruar. Sipas konceptimit të bërë në trajtesë për këngët epike bëhet një analizë e hollësishme në kumtimin e studiuesit EvienPeri. Veç donim të konkludonim se Zagoria ka thesarin e vet në këtë fond, të cilat këngët dhe vallet janë qëndrime të analizës diplomatike popullore në | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:43 pm | |
| fenomenet e kohës dhe janë kjo pasuri në fondin pozitiv dhe përkrahës të ngjarjeve dhe trasformimeve të mëdha. Këtë qëndrim e mban vetëm një mendje e zgjuar që analizon, vendos dhe jep efekt. Në këtë fond del qëndrimi zagorit në shekuj. Humori është brilant dhe gjithsesi kapës. Kujtoni pirjen e rakisë që harrohet sevdaja, aludimet për trashësinë dhe hollësinë e gruas, vëniet në lojë e të tjera. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:43 pm | |
| Tematika e këngës zagorite është e gjerë, që e përmendëm edhe më lart me gjithë plagët e mërgimit, por edhe me këngët fabulore, edhe me tematikën e londrimit fëminor, të cilat kanë vlera të mëdha studiuese. Bazë nëkëto këngë apo valle ka qenë përkushtimi për një edukim tejet progresiv me të ardhme të begatë. Kjo pasuri simbolike, figurative ka shërbyer për të jetuar jetën dhe për ta konkurruar atë. Studiuesit shkencorë, hulumtuesit, pasionantët dhe kompetentët, që Zagoria i ka të shumtë, duhet të vijojnë punën që e ardhmja të mësojë, të këndojë e të vallëzojë në këtë fond folklorik, i cili natyrisht edhe pasurohet me gjëra dhe fryte të reja.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:44 pm | |
| Qëmtimet, hulumtimet: Përzënie të harresës, ngulitje kujtese Kujtesa popullore dhe e trevës zagorite ka qenë dhe është befasuese, magjepsëse duke flakur arteriosklerozën, humbjen kujtesive. Transmetimi i pasurisë folklorike është realizuar në labirinte trunorë që vetë natyra ka dhuntuar, apo koha i ka përforcuar duke e përforcuar memorjen. Rrjeti transmetues ka plotësuar shtresat e thesarit. Merak të madh ka pasur shpirti i gjerë. Amaneti folklorik ka ardhur me një formë narrative përcjellëse ashtu sikundër është krijuar në Maternitetin e Krijimit Folklorik, por nuk i ka shpëtuar dhe futjeve, gjetjeve të reja dhe transplantimeve përcjellëse. Ky folklor është mbajtur gjallë, sepse ka dhënë shfaqje në skenat e martesave, lidhjeve të ndërsjellta, në gëzimet, në | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:44 pm | |
| vajtim, elegjitë, festimet e kremtimet, erotizmin e pambarimtë e tjera. Pra shfaqjet e shumta në kohëra të kësaj pasurie nuk kanë lënë humbjen, por freskim transmetimin dhe thellimin folklorik. Në fushën folklorike kanë dhënë kontribut shumë studiues të mirëfilltë, hulumtues, eksplorues, muzikologë, estetë, gjuhëtarë, të cilët janë veprimuar në fushat e veçanta të studimit të tyre dhe kanë krijuar lidhësitë e mos harresës dhe të ndriçimit | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:44 pm | |
| Sipas një kronikani dhe të transmetimit gojor në trevën e Zagorisë kanë ekzistuar “mendjembajtësit”, të cilët kanë transmetuar pasurinë folklorike. Ka ekzistuar edhe një grupim, i cili mësonte nga prindërit të vallëzuarit tipik zagorit, valëzimin valë - valë, kërcimin “sustë” e tjerë. Ekzistonin në çdo grupim, fshat bardët, krijuesit e teksteve të ndiera që mandej “fshiheshin” me autorësinë popull. Profilizimet e të kënduarit në format e dikurshme dhe ato të evoluara, kanë qenë trashëgimore ose të mbartura, por edhe të dëshirës edhe të pasionit. Qëmtimet, hulumtimet janë pronë të shumë njerëzve të pasionuar në këtë fushë, e cila lindi si domosdoshmëri pasurie ndjenje e transmetimi. Një histori | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:44 pm | |
| tipike e shkruar me këngë… Në këtë fushë është bërë një punë e studiuar si në trevë, jashtë saj dhe në vendet e vendosjes së zagoritëve, për të cilën është përgatitur një kumtesë enkas trungëzimi e degëzimi folklorik i qëmtimit jepet në to i specifikuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:44 pm | |
| Përçapjet për një sistemim të këtij bollëku kualitativ e sasior janë të shumtë. Janë shquar për qëmtime dhe vjelje të pasurisë flklorike Andon Zako Çajupi i madh, i cili mbi këtë shtrat ngriti një pemë të madhe “Baobabi” letrar, duke u bërë yllësi me shkëlqim të veçantë. Të gjithë njerëzit e sferës intelektuale e kanë lëvruar këtë fushë, për ta ngulitur në kujtesën e kohës. Një përpjekje e madhe vitale është qëmtim vjelja dhe studimi analitik i këngës historike për ngjarjet më të mëdha të shekujve 18 - 19 në përgjithësi edhe të këngës zagorite në veçanti nga filologu Filip Shabani. Në Arkivin e Dorëshkrimeve shqip të Athinës marramendëse | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:45 pm | |
| janë punimet për këngën historike dhe për disa këngë të vjetra zagorite, të cilat janë pajisur me analitikën e nevojshme pluriprofesionale (studime, analizë, përkthime, shpjegime dhe zakone, doke e tjerë, kushte historike dhe lidhësi midis popujve). | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:45 pm | |
| Po kështu ka mjaft studiues dhe sksplorues të tjerë, të cilët kanë botuar ose janë në proces botimi këngët dhe vallet zagorite për t’i dhënë atë shkëlqim real pasurisë folklorike të trevës. Studime nga Sokrat Dervishi, Perikli Semi (Bullgari), kërkime dhe mbledhje të perlave nga Mësuesi i merituar Alqi Jani, nga Anthulla Çarka, kontributet e Bardit popullor dhe poetit Lush Nakaj, Vasillo Kllapit, Taliko V. Stefanit, Taliko Rucit, Andon Konomit, Varvara Bulos, Mihal Perit (plakut) Aleksandra Perit, Lefto Vitos, Gaçe Ballos, Petro Garos, Kiço Llanes e | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:45 pm | |
| duke arritur tek libri “Tingujt e shpirtit” të poetit dhe bardit Jorgo Telo. Karakteristikë është se bardët brilantë janë mbështetur në krijimet e tyre në pasurinë folklorike të trevës. Kujtoni këngën e dhëndrit të Lush Nakës. “O Çajup, o vend i bukur” e ka zanafillën tek e mirënjohura Vasillo Kllapi, apo këngën “Kurrë më nuk do të marrësh rrugën e kurbeteve” krijim i poeteshës Vasilika Vasi. Edhe kënga “Dimëro siç dimërova” perlë me origjinë nga Zagoria e tjera. Eksplorues të pasurisë trashëgimore folklorike mund të përmendim aktorin e njohur Aristotel Stefani që me pasionin e tij ka sjellë gurë xhevahiri në skenat folklorike, ku është shpalosur tharmi zagorit dhe poleni që solli mjaltin foklorik. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:45 pm | |
| Botimet e bëra nga Instituti i Kulturës Popullore (i Folklorit) në mënyrë periodike kanë shfaqur autenticitetin zagorit si dhe botimet jashtë vendit në vendet, ku kanë qenë të emigruar zagoritët deri në SHBA, Evropën Perëndimore. Elementë zagoritë të qëmtuar ka edhe në ish BS. Në lidhësitë midis trevave dhe në bashkërendimin foklorik vend zë dhe vepra e muzikologut gjirokastrit Naxhi Kasaruho “Gjirokastra e Festivalit” ku | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:45 pm | |
| jepet një pasqyrim profesional i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë për folklorin. Pa këtë pasuri folklorike mund të kishte ndoshta dhe asfiksi. Zotësia folklorike krijohet nga nje popull filozof dhe inteligjent. Është me vend të theksojmë se shumë këngë, që origjinohen nga treva jonë janë botuar jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit dhe për këtë fond ka patur interes të veçantë. Skenat e festivaleve folklorike të zhvilluara në qytetin çudi kanë treguar katërcipërisht forcën e tyre dhe kanë siguruar | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:45 pm | |
| pëlqesën. Është detyrë e njerëzve të specializuar dhe të gjithë pasionantëve të botojnë dhe të dritëzojnë këtë perlë. Stimulimi i qëmtimit edhe në vendet ku kanë emigruar zagoritët duhet të jetë i zjarrtë dhe pse mund të organizohet edhe një festival i mirëfilltë zagorit edhe këtu në Gjirokastër, duke marrë pjesë nga gjithë vendi dhe nga vendet e tjera ku zagoritët janë grupuar. Detyrimisht kjo kërkon punë pasionante. Gjatë gjithë kohërave kush ishin përfaqësuesit e këtij shpirti të pasur që transmetonin me zë të bukur këngën. Lliari si gjithë Zagoria ka pasur dhe ka këngëtarët e vet.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:46 pm | |
| Përmbyllje Ne bëmë një trajtim të shkurtër të idesë që kemi vënë në bosht të kësaj veprimtarie, e cila do të shfaqë degët e saj shkencore me kumtimet e studiuesve të specializuar dhe me emër në Shqipëri. Shfaqësitë e mendimeve tona për thesarin foklorik dhe pasuria jonë folklorike e parë në mëvetësi tregojnë se jemi superiorë dhe këtë superioritet duhet ta mbajmë e transmetojmë në mënyrë brezive. Është koha që të vrapojmë në korsitë mendimore si deri më sot dhe të tjerët duke mos na arritur, të reflektojnë dhe të na çmojnë për atë kulturim e impuls të madh shpirti që kemi. Kristaq F. Shabani (Mbajtur në Sesionin shkencor ”Lirizmi dhe epizmi zagorit”) më 27 mars 2001, në Gjirokastër)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:46 pm | |
| Koçi Sterjo HIMN PËR ZAGORIEN Ti moj Zagoria jonë, atdheut i je shqiponjë, krahëhapur përmbi male me qiejt vallëzon valle. Nëpër shekuj kapedane, nëpër luftëra luftëtare, e vogël shtrihesh vigane, pjesë e palcës kombëtare, bëre histori të madhe me Rilindjen kombëtare dhe me Vlorën flamurtare, shkrove veprën çajupiane, lavdinë e penës shqiptare që e mbajte përkrenare, jeta jonë halle- halle,
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:46 pm | |
| Me malet hallet i qave, punës kurrë nuk iu ndave me burra dhe gra krenare, me djem dhe vajza sorkadhe, me fëmjët si lastare, me male, pyje dhe lumë, Zagori të duam shumë! (që e mbajte përkrenare) jeta jonë halle- halle, bazë e Luftës çlirimtare. Me malet hallet i qave, punës kurrë nuk iu ndave me burra dhe gra krenare, me djem dhe vajza sorkadhe, me fëmjët si lastare, me male, pyje dhe lumë, Zagori të duam shumë! (Kënduar nga grupi i nxënësve të shkollës 8 vjeçare të Sheperit, në “Ditën e Evropës, në Gjirokastër, maj të vitit 1999).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:46 pm | |
| Kur thua: “Jam nga Zagoria!”
1. Dy bukuritë dhe për pak përqasje me Liceun… Saranda është një nga vendet e mia më të preferuara, pasi, kur isha ende i ri, kam debutuar në skenën dhe podiumet sarandiote në rol të prezantuesit apo të recituesit, që ka qenë një nga preferencat e mia: fusha deklamuese, krahas dhuntisë dhe talentit tim në fushën e letërsisë. Ndaj, sa herë kthehet Saranda tek unë, apo unë kthehem në Sarandë, kam të drejtë të kthehem në një retrospektivë të bukur, duke kujtuar edhe Delvinën e portokalleve, të limonave dhe të çiçibuneve si dhe Teknikumin e Delvinës. Isha i prirur për lartësi të mëdha dhe në këtë shkollë kisha ardhur, pasi si nxënës i talentuar nuk m’u dha e drejta të vazhdoja shkolla të tjera dhe unë preferova: Teknikumin e Delvinës(dhe për çudi dhe atë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:47 pm | |
| me pagësë, të cilën ma paguante gjyshi im Athanas). Më kujtohet edhe se si, për pak, vitin e tretë do të filloja në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, pasi drejtoresha e kësaj shkolle, tek më pa në interpretim, ma vuri syrin dhe u tha drejtuesve të shkollës: “Këtë djalë do të ma jepni mua… E dua në shkollën time… Është artist, shumë i aftë”. S’pata fat. Drejtori i shkollës nuk e aprovoi këtë kërkesë… I duhesha atij dhe shkollës unë poeti i vogël, që shkruaja në të gjitha gazetat e kohës. Kisha kaluar shumë bukur në Delvinë. Të gjithë më donin për shkathtësinë time. Më vinin ndërmend fragmente nga kontaktimete mia me ish Kryeministrin e asaj | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:47 pm | |
| kohe Mehmet Shehun, kur më pyeti për procesin e revolucionarizimit të rinisë. Unë iu përgjigja pyetjes së tij, por ai më tha: “Procesi i revolucionarizimit të rinisë është një proces i gjatë, i gjërë dhe i vështirë… Do shumë ujë ky pilaf, sekretar!…” Unë e pashë në sy Kryeministrin e rreptë. Ai bëri me ne disa fotografi, por fatkeqësisht ato u dogjën bashkë me “tablon sinoptike”.Kujtoja pjesët e teatrit të vëna në skenë, repertoret e estradës, detyrën e përgjegjësit të bibliotekës së shkollës, provimet e fundit të vlerësuara me dhjeta të forta… Këto mendoja, kur me shokët e mi poetë po shkoja në Sarandë për një eveniment përkujtimor.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:47 pm | |
| 2. Hyrësi Në muajin tetor të vitit 2003 u ndodhëm në një veprimtari letrare befasuese dhe të konceptuar mjaft mirë në përkujtim të shokut tim, poetit Muço Muho. Njohja me të ishte përvijuar dukshëm në qytetin e Barjam Currit. Këto u njoha dhe me Maksi dhe Katerina Kulen, të cilët janë konsideruar me të drejtë drejtues dhe marrës kënge virtuozë në grupin polifonik “JONIANËT” të Sarandës, që janë njëkohësisht edhe laureatë të Festivalit të vetëm të Beratit me këngën e”Ali Pashë Tepelenës”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:47 pm | |
| 3. Katerina – Maksi Katerina, një grua e hedhur zagorite nga fisi i Dushajve të Topovës, që ka marrë dhe profile “Joni” e prejardhur nga një vajzëri po e hedhur për të mira: këngë dhe valle, por edhe thurse tekstesh për këngë. Ajo dhe “kompozon” këngën labe. Zagoria i ka dhënë asaj veti dhe cilësi shumë të bukura. Me të qeshurën e saj natyrale e pushtuese të afrohet dhe prezantohet. Flet me pasion për këngën si gatuhet ajo në magjen e krijimit, si punohet për të arritur kuotën e lartësisë dhe si paraqitet para popullit… Një rrugë që në pamje duket e lehtë, por ka vështirësi që nga hedhja e idesë e deri në prezantim. Një kompozicion i tërë siç i themi ne krijuesit, një rrugë e vështirë që bukurinë e ka vetëm në “epilog” që baravleftësohet me konkretizim dinamik e të bukur, këtu derdhet dhe pëlqehet polenizimi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:48 pm | |
| Jeta e saj dhe e Maksit është e mbushur plot “precipipate’ të bukura, plot lulësi, të dhënë tërësisht ndaj këngës. Përfaqësime dinjitoze në Festivalin Folkloristik Gjirokastër. Një orë e gjysmë inçizim të këngëve të kënduara nga Katerina dhe Maksi në Radio “Gjirokastra”. 10 të tilla! Katerina dhe Maksi dinë të këndojnë bukur zagoritçe, por në grupin e tyre ata këndojnë në polifoninë labe, ku brenda saj janë ngjizur profilet e vendeve në një profil të bukur Bregu, Nivica e Fterra, Delvina dhe Tatzati, gjithë Kurveleshi, por edhe Zagoria e tyre. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:48 pm | |
| Tematika e këngëve të tyre: e larmishme Meloditë: plot dritë dhe ngjyrime Preferojnë edhe: këngën humoristike. Madje me një të tillë të dy befasuan dhe u befasuan. Ç’aftësi ka kënga në të dy kahjet! Të përsërit, kur interpretohet mirë. Këtë e tregojnë duartrokitjet dhe nxitjet publike.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:49 pm | |
| Ata të dy bashkë me gjithë grupin e tyre të harmonizuar tashmë, ndiejnë një kënaqësi të jashtëzakonshme, kur dëgjojnë kasetat e tyre. Një rrugë e gjatë krijimi, formimi, rritje artistike, interspretuese, kur njerëzit të | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |