Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 21 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:42 pm





Kristaq F. Shabani



















PERLA,






PROFIL I BISKUAR



















“Intelekt 2001…”5























“Marin Barleti” 2005


Kristaq F. Shabani


“Perla, profil i
biskuar”


“Intelekt 2001…” 5







Histori, Kulturë, Traditë,
Arsim,



Aktualitet, Art skenik,
Reflektim,



Informim,


Jurisprudencë,


Letërsi,


Anketim,


Art Kulinar,


Studim,


Intervistë,


Reportazh,


Portret,


Ekonomi,


Humor,


Këngë,


Kritikë, Horoskop, Art
Ushtarak,



Psikologji,Pedagogji
Sociologji,



Replikë, Ilustrim, Profil























Kristaq F. Shabani


“Perla,Profil i biskuar”


(Intelekt 2001…” 5)





Konsulentë:
Anastasia Dushi



Ing. Jorgo Ndreu





Art
grafik dhe ideim kopertine:



Elton Galanxhi


Ilustrimet:
Petrit Ristani, Filip Vito,



Jano Ristani, Harilla Koxhioni

















Copyright Kristaq
F. Shabani, 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:43 pm

Shtypur në
shtypshkronjën e



Shtëpisë botuese “Marin
Barleti” Tiranë, 2005





















f


Ndërmarrja e
guximshme për të relatuar dhe dritëzuar hapësira të njohura dhe të panjohura të
trevës së Zagorisë, pa dyshesë është një inkursion i bukur klimatik, historiko
- shoqëror, etnokulturor, turistik, infrastrukturor, i cili nxjerr në pah
vlera, të cilat janë hulumtuar, kanë
dhënë prova, por edhe vlera që ende nuk janë fokusuar e dritësuar për t’i
shërbyer komunitetit dhe vendit. Krahas natyrës, që është treguar brilante duke
bërë gdhendje me daltë natyrore, njeriu i mençuruar gjatë gjithë ekzistencës së
vet ka përdorur autoritetin e tij të mendimit, të gjykimit dhe të guximit
praktik për të rizbukuruar e për të përshtatur mjediset në favor të jetesës
aktive. Banori i hershëm i Zagorisë e përzgjodhi këtë mjedis për t’u vendosur
dhe zgjedhjen e bëri me inteligjencë. Edhe imigrimi i brendshëm i realizuar nga
krahina të vendit, për të populluar Zagorinë, ishte një gjest fisnik, që
buronte nga karakteristika të rralla të mospëruljes, të mosndryshesës së
besimit, të vijimit të jetës së lirë. Dhe Zagoria ishte një vend, e cila i siguronte këto privilegje tërësore
si dhe guxonte për të vënë në përdorim aktiv inteligjencën e vet.



Ky libër është i
konceptuar për një përdorim gjërësor, por edhe në favor të zbulesës të
karakteristikave tipike në sfondin turistik, duke përdoruar ilustracionin
përkatës, për të krijuar ide të qartë në këtë plan të virgjër.



Është bërë një
përçapje për të pasqyruar ndërmarrjet serioze për të ndryshuar komponentë të
rëndësishëm të jetës së zhvilluar shumëplanshe dhe të mbartjes së identitetit
të krahinës e parë në shumë këndvështrime.




Autori


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:43 pm




Pas perdes … madhështia


ngjyrimi të çudit…


O njeri, sa e gjerë,


e paanë është fantazia,


shpirti i bukurishëm të
trondit…



Luginë e katër Grykave
shfaqet,



luginë e ëndrrave të rralla.


Malet kapin me dorë qiejt,


shpaloset syve përralla…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:45 pm

SIPAR





Zagoria është një krahinë mjaft
potente, që shtrihet gjeografikisht në Shqipërinë e Jugut dhe përfshihet në
rrethin e Gjirokastrës. Jo vetëm shtrirja gjeografike, klima e mahnitshme, ajri
i pastër, ujët e ftohtë e mjaft vital, vendet piktoreske që mahnitin, por, mbi
të gjitha, kjo trevë prodhon dhe vijon të prodhojë: INTELIGJENCË! Kjo vjen si rrjedhojë se
Zagoria dhe zagoritët nuk kanë qenë ndonjëherë të “mbyllur”, apo në lëvozhgën
“mit”. Ajo nga mbyllja e imponuar ka dalë si “krimb mëndafshi” dhe ka prodhuar
mëndafsh intelektual, që ka dhënë “SFILATË”... Zagoria ka qenë në lidhësi
disashekullore me kontinentet e botës, të cilat e kanë pranuar në gjirin e
tyre. Kontaktimet e Zagorisë gjeografike edhe në këtë gjysmëshekull me botën
kanë qenë të rrokshme dhe prezente. Shtrirja e vërtetë e potencialit të saj
intelektual, mendor është tepër e gjerë dhe befasuese. Në këtë libër është
filluar si prolog të bëjmë përpjekje me seriozitet e real të veprimtarisë në trevë,
jashtë trevës në favor të saj, si dhe nga studiuesit dhe hulumtuesit që u ka
interesuar dhe u intereson mendimi dhe veprimi progresiv. Kjo nismë mundet
nesër të hapë horizonte të reja, që dashamirës të veprave enciklopedike të
ngjiten deri në këtë lartësi shkencore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:46 pm

Puna e filluar për të paraqitur edhe veprimtari me zë të figurave të
sfumuara, figura këto qendrore dhe krenare për trevën me të dhjetë diamantët e
saj, si dhe trajtimi në shkrime i “bëmave” intelektuale, sigurojnë tërheqjen e
vëmendjes realisht. Kjo gjetje është
realizuar nëpërmjet hulumtimeve serioze e me nivel bashkëkohor, kontaktimeve me
objekt me njerëz pasionantë që energjitë e tyre nuk flenë dhe në gjendje të
“ngrirë”, pra nuk u pëlqen letargjia; me njerëz që shquhen për nivel kulturor
dhe poliglotë (shumëgjuhësh folës), që në Zagori, jo vetëm sot, por dhe më parë
nuk ka patur familje, e cila të mos kishte në përbërje të saj njerëz që të mos
flisnin në disa gjuhë, deri në shëmbulla marramendëse: “zotërim të trembëdhjetë
gjuhëve” – një kullë Eifel gjuhësh! Po kështu janë tërhequr studiues,
historianë, shkrimtarë, publicistë, poetë, që e kanë origjinën nga treva, të
cilët e mbajnë ndezur në kujtesë historinë. Duke e përjetuar këtë moment ne
përkujtojmë me respekt brezin e të mëdhenjve të të gjitha fushave dhe
veprimtarive të artit, kulturës e shkencës.



Andon Zako Çajupi, poet i madh i shkëlqimit të Rilindjes Kombëtare, Ilia
Dilo Sheperi, i cili provoi si mund të
mësohet gjuha e nënës, Filip Shabani, që u konsiderua “Ministër” i Arsimit të
Emigracionit, filolog i madh që ka kontaktuar me “yllin” e filozofisë shqiptare
Sami Frashërin; zagoritin e talentuar në jurisprudencë Jorgji Çakon, fitues i
konkursit francez, frëngjishtfolësi i shkëlqyer, befasues për Akademinë
Franceze të Dizhonit, që fitoi tenderin juridik për paketën kushtetuese në
kolonitë franceze të Afrikës së Veriut. Piktori i madh, Dhimo Dhima, piktorin e
famshëm Polikron Niçe, figurën poliedrike Sokrat Dervishin, Haritenjtë e
shquar, Garulët e dramës dhe të kulinarizmit, Dilogjikajt e përkushtuar për
çështjet kombëtare e për të vijuar me përfaqësuesin tipik të inteligjencës
rinore Alqi Kondin; demokratin me mendim të kristaltë Themo Vasin e me
profesorë të kalibrit Jorgo Bulo e Gjergj Zheji; shkencëtarin e informatikës
Kristian Bukuroshi, juristin e talentuar Kleanth Koçi; Spartak Ngjelën,
vizionarin e jurispudencës bashkëkohore, e tjerë . . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:47 pm

Në librin “Intelekt 2001…” preket
katërcipërisht dhe sillen “sentenca filmike” të jetës në të gjitha skajet me
elementë të një bote të qytetëruar e të një shoqërie civile, ku vetë
përzgjedhja e mendimit të drejtë zagorit ka hipur në këtë periudhë kohore
“gjykimin e drejtësisë me timbër zagorit”, deri në fron të ministrit të
drejtësisë..., por natyrisht nuk mund të rroken të gjitha gjërat përnjëherësh.



Parësi i është dhënë kendvështrimit në një progresivitet intelektual, duke
i dhënë “shpullë” mentalitetit të vjetër dhe të konceptuarit ndryshe, që e kanë
pronë të ashtuquajturit intelektualë pa intelekt.



Zagoria mendojmë se duhet të propagandohet edhe për të mirën e saj, por më
shumë për të mirën e gjithë njerëzve, që do të shtojnë jetën në trevën e bukur
të Zagorisë në kontakt me të e sidomos me një nga perlat e saj, Çajupin, këtë
magji natyrore, ku të huaj që kanë ardhur janë mrekulluar, por s’kanë pasur
mundësi të përjetojnë jetëgjatësinë e mahnitjes gjatë... Kjo vjen nga minusi, që mund të ndreqet me
një investim në infrastrukturën e Zagorisë dhe të Çajupit.



Gjirokastër , Albania , Shtator 1999


Marrë nga “Intelekt 2001…”1 i autorit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:48 pm

Zagori this intelligent region



Zagori is e very
potential region, geographically situated in the South of Albania. It is part
of the district Gjirokaster. It’s famous not only for its geographical
position, its nice climate, pure air, cold and vital water, astonishing
picturesque places, but above all this zone has always been producing:
INTELLIGENCE. This happens due to the fact that Zagorie and the people of
Zagorie were never “closed” or “suffocated” inside the “mythic bag”. Out of the
imposed closing it has grown up like the silk- warm and has constantly produced
silk, presenting “MODA PARADE”… Along the centuries, Zagorie has established
relations with the world Continents, which have “accepted” in into their bosom.
The contacts of the geographical Zagorie have been present and evident even in
this half- century. The real extension of its intellectual and mental potential
is very great and serious efforts for a wide activity both within the region
and out of it, in the favor of the region itself. The scholars and researchers
who have been and are still interested in the progressive thinking, make these
efforts. This initiative might well open new horizons in the future, so that
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:49 pm

the good- vicinage people
of encyclopedic works could achieve this high peak.




The work started for the presentation of this
glorious activity of the long- hidden figures, figures which are central and
pride- reflecting for the whole of the region, as well as the treatment of
these intellectual “works” in writing, truly ensure the attraction of the attention. This finding is
realized through serious researches of contemporary level, contacts with
objects and people, whose energies do not sleep, even in frozen state, because
they don’t like lethargy. It is realized through people who are distinguished
for cultural level, but who are also polyglots. These people, not only
nowadays, but also in the past have been numerous, because in Zagorie there
will always be someone in every family who speaks several languages, not to
think that there are also incredible examples of persons who “ know thirteen
languages”. An Eiffel tower of languages!




In addition there are
scholars, historians, writers, publicists, poets originating from the region, who keep the “HISTORY” alive in
the memory. By living with this moment,
we remember with respect the generation of the great people of all the fields
and activities of art, culture and science. Andon Zako Çajupi, the great poet
National Renaissance, Ilia Dilo Sheperi, who showed how the mother tongue can
be taught, Filip Shabani who vas considered Minister of the Education of
Immigration, great philologist who has contacted the “star” of Albania
philosophy, Sami Frasheri. Then to our mind continue to come Jorgji Çako, the
talentend man in jurisprudence, winner of the French Academy of Dijon, the
winner of the juridical bid for the
Constitutional packet in the French clones of North Africa: the great painter
of icons, Dhimo Dhima; the famous painter Polikron Niçe, the polyhdedric figure
of Sokrat Dervishi, the well- known Haritos, the Garos of the drama, the
Dilogjikajts dedicated to the national question. Others follow, like the
typical
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 2:50 pm

dedicated
to the national question. Others follow, like the typical representative of the
youth intelligence, Alqi Kondi, the democrat with crystal thinking, Themo Vasi,
the great writer Gjergj Zheji and the great professor Kristian Bukuroshi, the
lawyer Kleanth Koçi, as well as the visionary of the contemporary jurisprudence
Spartak Ngjela etc. In the book
“INTELLECT 2001…” ore can find an all-
round description of the life aspects and corners, with the elements of a
civilized wold and a civil society. The very selection of the right Zagorian
color to very high peaks, up to the throne of minister of justice… but of
course, one can not mention all those things at one time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:05 pm

Priority is given to the view point in an intellectual progressiveness, thus kicking away the old mentality and thinking in a different, which is the property of intellectuals possessing no intellect.
Zagori must be propagated not only for its own good, but for the good of all people, who want to lengthen their life in this beautiful region, especially in contact with one of its pearls, Çajupi, this magic of nature. The foreigners who have visited it have always been astonished, but they have never had the possibility to taste this miracle for long. As improvement in the infrastructure could make this natural miracle become human.
Gjirokaster, Albania September 1999
Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:06 pm

Zagoria është zonë gjeografike dhe etnografike; shtrihet në krahinën malore - jugore të vendit dhe rajonizohet në rrethin e Gjirokastrës. Nga pikëpamja e pozicionimit gjeografik kufizohet nga: Mali i Dhëmbelit në L, i Lunxhërisë në P, fshatrat Kala e Leskaj në V dhe Poliçani në Jug. Ka gjatësi rreth 15 km, gjerësi 4 - 5 km, dhe vijë kufitare 45 km, prej së cilës 22 km me rrethin e Përmetit. Është formuar nga flishi paleogjenik, që formon një sinklinal dytësor në trajtë lugine në brezin antiklinal të Beratit. Lugina nga ana hapësinore ka fund të ngushtë dhe shpate të pjerrëta. Relievi është i ndërtuar nga formacionet të buta dhe shumëformësh. Prezente janë malet e lartë, të cilët e “mbështjellin” luginën, duke i dhënë një trajtë të veçantë tipike; përrenjtë e ngushtë e pjesërisht të thellë, kodrat e buta, kryesisht të veshura, të thepisura, të ravijëzuara dhe të pasura me kullota. E veçantë është se në lartësitë mbi 2000 metra janë tipike e prezente format e shumta karstike, cirqet akullnajore dhe shpellat karstike, të cilat krijojnë tablo të bukura, tërheqëse natyrore. Përmes luginës së Zagorisë rrjedh lumi i Zagories, i cili derdhet në Vjosë, por si rrjedhojë e gjatësisë së tij ai në “fjalorin” terminologjik gjeografik konsiderohet “përroi” i Zagories . Nga të dy anët e tij, sidomos në krahun e djathtë, dalin një sërë burimesh karstike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:06 pm

Biodiversiteti

Krahina e Zagorisë ka bukuri të rralla dhe është tërheqëse, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për vlerat e peizazhit, historisë dhe kulturës së saj. Është një territor tepër i larmishëm me natyrë karakteristike me magjinë dhe potencialin e saj tërheqës që nga pjesët më të larta të malit të Dhëmbelit dhe malit të Çajupit me mbi 2000m lartësi, që hijeshojnë kurorën e zonës dhe deri në ultësirat e freskëta të lumit të Zagories, në derdhjen e tij në lumin e Vjosës. Biodiversiteti, në të cilat janë vendosur të gjitha gjallesat, llojet e bimëve dhe fauna, është një tërësi e dozuar në mënyrë inteligjente në natyrën e këtij vendi, e elementëve biotike dhe abiotike, por edhe gjeomorfologjike. Është një tërësi e tokës, vegjetacionit, faunës dhe mikrofaunës, atmosferës, peizazhit, por që medoemos duhet ruajtur dhe zhvilluar në dobi të njeriut, të banorëve të territorit të Zagories. Larmia e mjedisit në krahinën e Zagories fillon në zonën alpine me kullotat e pasura me mbulesë barishtore të shumëllojshme dhe me vlera të larta ushqyese për blegtorinë me një sipërfaqe rreth 7200 ha. Kullotat që dallohen për cilësinë dhe kapacitetin e tyre të lartë janë rrafshnalta e Dhëmbelit, zona e Çajupit - Rapavicë në të cilat kullosin jo vetëm bagëtia e Zagories, por edhe ato të zonave të tjera të Gjirokastrës, Tepelenës, Sarandës e tjerë.

Zagoria është krahinë tipike malore me këto karakteristika klimatike: me dimër të shkurtër e të butë, me borë e ngrica të mëdha, me rreshje të shumta (mesataria 1500 mm në vit) dhe me 15 – 20 ditë me borë në vit në luginë dhe 20 - 30 ditë në male. Erërat e ftohta, që fryjnë përmes luginës, megjithë pengesat malore, e ulin shumë temperaturën deri në formimin e ngricave, ndërsa erërat e ngrohta, që depertojnë nëpërmjet Grykës së Selckës dhe sidomos nga ajo e Këlcyrës, janë kaq të ndjeshme sa që në Zhej dhe në Doshnicë rritet dhe pema e ullirit. Vendi më i ngrohtë i Zagories është Vërria, e cila shtrihet midis Vithuqit dhe Hoshtevës. Në të dy krahët e lumit, në lartësi 400 - 800m, shtrihen 10 fshatra: Doshnica, Hoshteva, Vithuqi, Koncka, Nivani e Sheperi nga njëra anë, nga krahu i djathtë i lumit dhe Ndërani, Topova, Lliari dhe Zheji nga krahu i majtë i lumit. Në vartësi të rrjedhës së lumit vendasit e ndajnë këtë trevë në dy pjesë: Zagoria e poshtme dhe Zagoria e sipërme, të cilat kanë nga 5 fshatra dhe përfshihen në komunën e Zagories, ku secili nga fshatrat ka karakeristikat e tij. Krahina ka pasur një rrjet rrugor të zhvilluar për marrëdhëniet politiko - ekonomike dhe shkëmbime tregtare me viset e tjera të vendit dhe me jashtë, si edhe për komunikim e marrëdhënie brenda saj. Fshatrat lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet urës së Hoshtevë - Lliarit, të Nivanit të Shtrigës dhe të një pasarele, që lehtëson kalimin nga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:06 pm

Zheji në Doshnicë. Me Përmetin kalimi bëhet me anën e Qafës së Dhëmbelit e Gjurmë Mushkës, ndërsa me Gjirokastrën realizimi i lidhjes sigurohet nëpërmjet Qafës së Çajupit dhe Grykës së Selckës. Nga pikëpamja e banimit si trevë, Zagoria ka qenë e banuar që në kohë të lashta. Këtë e dëshmojnë prezenca dhe zbuluesa e rrënojave të vëndbanimet e hershme, si kalaja Ilire e periudhës së dytë të hekurit dhe gjetjet e rastit të objekteve, që u përkasin antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme. Të këtyre periudhave janë edhe vendbanimet: Qyteza e Doshnicës, Vërria e Zhejit, Lumërat e Hoshtevës, Plesha, Dërmazi. Thuhet se në vitin 604 në Korfuz e Qefalloni u formua një koloni nga banorët e krahinës EVRE, që mendohet se është Zagoria e sotme. Dyndjet e sllavëve në shek VI - IX dhe më pas ato të bullgarëve, që sipas transmetimeve ende të pavërtetuara, thuhet se i vunë krahinës emrin Zagori, (përfshinë edhe këtë krahinë) , e cila në shek XIII- XIV bënte pjesë në despotatin e Epirit e të Janinës dhe principatën e Artës, por në lidhje me emrin e vënë nuk ka ndonjë gjë konkrete, por hamendësi, gjë që nuk e vërteton praktikisht këtë “nunëzim”. Gjatë sundimit osman është administruar nga Delvina, Janina, Gjirokastra dhe Tepelena.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:06 pm

Në fund të shek. XVII, e sidomos gjatë shek. XVIII, sunduesit osmanë u përpoqën me të gjitha format për ta islamizuar këtë krahinë, por nuk e mposhtën qëndresën e saj: ajo ruajti me fanatizëm zakonet dhe traditat e veta shekullore. Në Zagori nuk u ngrit asnjë institucion fetar islam dhe shkollë në gjuhën islame. Kjo realizoi një puritantizëm fetar, pra u mbrojt feja ortodokse. Ruajtja e institucioneve, objekteve të kultit brez pas brezi dëshmon qartë për lashtësinë dhe për vazhdimësinë e jetës së banorëve të saj. Banorët e luginës në shekuj kanë qenë bashkëluftëtarë të vezirëve vendas në rebelimin e tyre kundër Portës së Lartë, pjesëmarrës aktivë në kryengritjet antiosmane kundër reformave të Tanzimatit, në ngjarjet e mëdha të viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në luftën për zhvillimin e arsimit kombëtar dhe luftëtarë aktivë në ngjarjet e mëdha ndryshuese dhe të përcaktimit të fatit, siç ishte evenimenti i madh historik i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pra Zagoria është një krahinë shumë solide dhe tipike, që ka kontribuar në momente shumë të rëndësishme të jetës dhe ndryshimeve në historinë e Shqipërisë. Për nga natyra, popullsia dhe historia, nga trashëgimia e pasur materiale dhe shpirtërore e banorëve të saj, është një ndër krahinat më interesante dhe më potente të Shqipërisë së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:07 pm

Jugut, paçka se në shumtësinë e rasteve nuk është parë me këndvështrime reale për potencialin që mbart, gjë që ka ndikuar në mosshfrytëzimin dhe vlerësimin e vlerave të saj. Duhet evidentuar se gjatë pushtimit osman ku fshatrat e krahinës rrezikoheshin nga bandat mbaheshin roje muslimane të emërtuara “kwmborë” që loznin një rol të organizuar mbrojtës. Po kështu Zagoria mbart mbi vete dhe kontributin e madh që ka dhënë gjatë gjithë ekzistencës për evakuimin dhe akomodimin përfundimtar të familjeve të zonave të tjera të kërcënuara. Veçoritë natyrore të relievit, karakteri dhe veprimtaria plot nerv i popullsisë, kanë krijuar në shekuj një njësi më vete me krarakteristika tepër të veçanta, një zonë gjeografike dhe etnokulturore të veçantë me një origjinalitet, që dallohet shumë qartë nga zonat e tjera me të cilat ajo kufizohet dhe ka hyrë në marrëdhënie jetësore, duke ndikuar katërcipërisht tek to. Ajo ruajti në shekuj një autonomi relative, një vetëqeverisje në trajtën e Venomit, që e ndeshim që nga fillimet e sundimit osman (1492). Për këtë arsye banorët e kësaj treve ishin detyruar të përpunonin, të pranonin dhe të zbatonin të drejtën zakonore në të cilën gjetën zgjidhje problemet e pronësisë, u përpunuan normat juridike dhe u rregulluan marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:07 pm

Në të drejtën zakonore gjetën vend dhe u kultivuan toleranca, fqinjësia e mirë dhe solidariteti në mes të njerëzve dhe nuk u pranuan norma të tjera, që u shndërruan në plagë të shoqërisë shqiptare. Brenda kësaj të drejte u ruajtën dhe u zhvilluan traditat patriotike dhe atdhetare, krenaria e dinjitetit njerëzor, ndjenjat e pastra fisnike të dashurisë për familjen, fshatin, krahinën, për vendin dhe shoqërinë. Ky venom nuk mbeti një vend i mbyllur e i izoluar, por u shndërrua në një shtrat të ngrohtë, ku u kultivuan dhe u shprehën shpirti krijues i zagoritit, inteligjenca tipike, dëshira për të përqafuar të renë dhe progresin shoqëror. Sipërfaqja e kufizuar e krahinës, mungesa e tokës së bukës, kanë qenë faktorë përcaktues në popullimin e rrallë të saj, orientimin e popullsisë me aktivitet kryesor blegtorinë dhe nxitjen e emigracionit, që në fillim të shek. XVIII, më parë në drejtim të Stambollit, Greqisë, Misirit dhe nga fillimi i shek. XX për në Amerikë dhe Kanada, pa llogaritur atë brenda vendit. Rreth 80% e burrave dhe djemve zagoritë ishin në emigracion, të cilët luajtën një rol të madh në “importimin” e kulturave, të cilat sollën edhe qytetërimin. Madje, këta të fundit, ishin më të preferuarit nga vajzat për t'u martuar. Emigracioni ka sjellë rënien e popullsisë që pasqyrohet në të dhënat tabelore të pasqyruara si më poshtë:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:08 pm

Viti Familje Banorë
1431-1432 188 ?
1582-1583 310 ?
1826 500 3300
1854 535 ?
1874 630 3100
1899 4300
1913 3300
1913 3000
1930 3500
1939 3300
1984 1450
1989 1380
2000 1300
2003 166 437
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:09 pm

Zagoria u popullua edhe si rrjedhojë e imigrimit. Në Zagori erdhën mjaft familje nga krahinat e tjera si: Kolonja, Labëria, Suli (Greqi) e tjerë, që nuk pranuan të ndërronin fenë ose për t’i shpëtuar ndjekjeve të pushtuesve. Prandaj, deri gjysmën e shek XIX popullsia arriti 4300 banorë. Në të gjithë botën sot, sipas të dhënave statistikore, jetojnë rreth 18000 banorë me origjinë, në linjë atërore nga Zagoria. Zagoria nga ana administrative bënte pjesë në Nënprefekturën e Tepelenës, deri në vitin 1920, në atë të Përmetit (1921 - 1924) dhe më pas dhe në vijim në rrethin e Gjirokastrës, që është një nga zgjedhjet më të mençuruara dhe më harmonike, për arsye të përqasjeve të traditave dhe lidhësisë kulturore, pa mohuar vlerat e lidhësive të mëpërparshme. Në këto vite në Zagori janë bërë disa revolta për administrimin e kullotave si ajo e Topovës dhe e Hoshtevës. Gjatë Luftës ANÇL, Zagoria ishte dhe mbeti zonë e çliruar, bazë kryesore e saj në Qarkun e Gjirokastrës. Këtu u krijuan 4 çeta e batalione partizane dhe dy Brigata. U ngritën bazat e teknikës së shtypit të Partisë, u mblodhën aktivë të saj, u bënë mbledhje të rëndësishme, të cilat vendosën fatin e Luftës, sidomos në Qarkun e Gjirokastrës. Banorët e kësaj krahine dhanë një ndihmesë të madhe në luftën e armatosur kundër okupatorëve nazifashistë. Rreth 120 bij të saj mbushën radhët e njësiteve partizane, që u
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:09 pm

krijuan në këtë krahinë dhe në trevat e tjera të vendit dhe 350 të tjerë u inkuadruan në terren. Ajo, pavarësisht se ishte e varfër, nga dëmet e shkaktuara, si rezultat i djegieve të ndërmarra nga pushtuesit, mbeti gjithmonë strehë e sigurt, jo vetëm për bijtë e saj, por për luftëtarët, që vepruan në Shqipërinë e Jugut. Zagoria krijoi mjedise e terrene të qeta e të sigurta për njësitë partizane që u strehuan. Gjatë kësaj lufte ranë 16 dëshmorë, “Heroi i Popullit” Themo Vasi dhe u dogjën 323 shtëpi. Duhet evidentuar se në Luftën Italo - Greke hapësira e trevës së Zagorisë shërbeu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:09 pm

si teatër i veprimit luftarak i dy formacioneve kundërshtare italiane dhe greke. Kjo luftë shkaktoi dhe dëme të konsiderueshme në krahinë. Pas çlirimit filloi meremetimi i vendit. Në këtë kuadër u planifikua edhe një plan afatgjatë për Zagorinë. Kështu: u ngritën 220 shtëpi, u çelën shkolla 7 vjeçare në Sheper dhe në Zhej, shkolla e mesme bujqësore në Nivan, u ngrit spitali dhe materniteti i krahinës, shtëpia e kulturës. Gjithashtu u hapën toka të reja, u ndërtuan vepra ujitëse, që rritën rendimente e prodhime bujqësore. Më 1961 u lidh Zagoria me Gjirokastrën me rrugë automobilistike, më 1967 përfundoi telefonizimi dhe 1969 elektrifikimi i gjithë fshatrave të krahinës. Në vitin 1994 KM e ka shpallur zonën Topovë - Zhej “Park natyror dhe zonë pilot”, ndërsa Qarku i Gjirokastrës ka vënë në plan asfaltimin e rrugës Gjirokastër - Çajup, një planifikim i vonuar duke u nisur nga potencialet turistike të krahinës dhe që ka vlera të shumta kurative të provuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:10 pm

Në këtë krahinë, falë shpirtit liridashës, humanist dhe progresit të banorëve të saj gjatë shekujve lindën dhe vepruan figura të ndritura, që u bënë luftëtarë konsekuentë për realizimin e interesave të Kombit dhe të Atdheut. Ata me veprimtarinë e tyre në dobi të çështjes kombëtare i kaluan përmasat e krahinës dhe lanë emër në të gjitha sferat e jetës. Këta e bënë historinë e kësaj krahine të pasur dhe të lexueshme. Po kështu mjaft kuadro, krijues, studiues, shkencëtarë në të gjitha fushat luajtën një rol të padiskutueshëm në përparimin kulturor e arsimor, jo vetëm të krahinës, por edhe në shkallë vendi. Kontigjente të tilla janë evidentuar edhe në këtë libër për të krijuar një tablo të qartë të këtij dinamizmi dhe zhvillimi kulturor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:10 pm

Ilustrim demografik

Të dhëna demografike
“Kujtime”
nga Qirjako Harito
Në fillim të shekullit XV, kur Turqia nguli këmbë të qëndrueshme në Shqipërinë e jugut dhe ka bërë regjistrimin e parë të fshatarëve, në Zagorie, rezulton të jenë regjistruar në vitin 1419 këto fshatra: 1. Sheperi me 41 shtëpi 2. Nivani i sipërm dhe i poshtëm 42 shtëpi, në tri pjesë (15+15+12) 3. Koncka me 24 shtëpi 4. Plesha me 49 shtëpi 5.Zheji me 32 shtëpi. Thuhet se në Zagori kanë gjetur strehë dhe shumë familje të shpërngulura, sidomos nga Labëria, ku fshatrat e kësaj Malësie u shtypën dhe u shkatërruan nga Turqia në vitin 1557 ose dhe më vonë, kur filloi procesi i islamizmit. Kështu nga mesi i shek. XIX, pas islamizmit, kur krahina e Zagorisë ishte e lidhur administrativisht me Tepelenën, regjistrat turke paraqesin këto të dhëna për fshatrat e popullatës së Zagories: 1. Sheperi me 150 familje 2. Nivani i sipërm me 40 familje 3. Nivani i poshtëm me 20 familje 4. Koncka me 30 familje 5. Hoshteva me 50 familje 6. Zheji me 80 familje 7. Ndërani me 65 familje 8. Topova me 45 familje 9. Llliari me 15 familje 10. Doshnica me 15 familje 11. Vithyqi me 15 familje. Gjithsej frymë 4500.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:10 pm

Të gjithë fshatrat që shënohen në këto regjistra janë me popullsi shqiptare (gjuha shqipe) të besimit ortodoks të varura nga kisha (Mitropolia) e Drinopulit (Gjirokastrës). Në krahasim me regjistrimin e parë të vitit 1419, të dhënat e regjistrave si më sipër (të mesit të shekullit të XIX) tregojnë jo vetëm një rritje të familjeve, por edhe fshatra të tjera, të cilat nuk përmendeshin në regjistrimin e vitit 1419, siç janë: Ndërani, Hoshteva, Topova, Lliari, Doshnica dhe Vithyqi që lënë të kuptohet se, janë formuar më vonë me ardhjen e familjeve nga vende të tjera dhe me shkëputje nga njëri fshat në tjetrin siç dihet p. sh. se Ndërani është shkëputur nga një pjesë e Nivanit dhe ka formuar një fshat më vete dhe Hoshteva është formuar nga shpërngulja e Pleshës. Por vallë si shpjegohet që disa nga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:10 pm

Topova e tjerë? Ndoshta ata janë vendosur në sheshe të njohura me këto emra, me pak shtëpi, që regjistrimi i vitit 1419 nuk i kanë përfillur fare. Nga regjistrat turke të mesit të mesit të shek. XIX rezulton se të gjitha fshatrat e Zagorisë popullata ka qenë e besimit ortodoks, kurse nga disa të dhëna kuptohet se edhe Zagoria ka pasur familje të besimit musliman. Në fshatin Sheper mbahen akoma mbiemra familjesh “Idrizi”, “Kasaj”, “Danaj” e tjerë. Në Nivan emra vendesh si “Kopshti i Aliut”, “Përroi i Aliut”, në Topovë familja Murataj”, në Hoshtevë “Sulaj”. Edhe historiografi epiriot Aravantinoi thotë se në Hoshtevë, në fillim të shekullit të XVIII, shumica e banorëve përqafuan nga koha në kohë besimin islam, por këta më së fundi u detyruan të largohen dhe të vendosen në Malëshovë nga goditjet që u bënin bashkëfshatarët e tyre kristianë. Vartësia administrative e Zagorisë nga Tepelena ka krijuar dhe kontakte e marrëdhënia midis zagoritëve dhe tepelenasve, ndoshta edhe vetë Ali Pashën, i cili, në kohën kur ndiqej nga rivali i tij, gjeti strehë mbrojtjeje në Zagorie. Ali Pashën e kanë mbrojtur hoshtevjatët dhe pastaj e ka shpëtuar Dedë Gjoni nga Ndërani duke e fshehur në kadat e qumështit. Sidoqoftë Ali Pasha, kur erdhi në fuqi e ka përkrahur Zagorinë, madje, ka dërguar ustallarë të specializuar dhe ka kthyer kishën e vogël të Nivanit, të “Shën Mëhillit” në manastir madhështor, ndërtuan mullirin afër manastirit dhe urën e gurtë pranë mullirit që lidh Nivanin me Ndëranin, urë e cila është edhe sot si monument në këmbë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   EmptyMon Aug 30, 2010 9:11 pm

*
Sentencë përshkrimi
Adresa: Nivan Zagorie Tel. 003558463785

Përshkrimi gjeografik

Komuna Zagorie bën pjesë në krahinën Malore jugore të vendit, shtrihet në basenin e lumit (përroit) të Zagorisë. Gjatësia e luginës së Zagorisë është 27 km. Pellgu ujëmbledhës i përroit të Zagorisë është rreth 171 km2. Ujëvara”Rrema e Doshnicës” është me lartësi rreth 20 m. Lugina e Zagorisë ndan malin e Lunxhërisë në perëndim nga mali i Dhëmbelit në lindje. Përbërja gjeologjike e shkëmbenjve është kryesisht prej flisheve të depozituara në kuaternar. Lugina profil tërthor në formë “V” me shtrat të ngushtë dhe shpate të pjerrët të shkallëzuara. Në pjesën e sipërme lugina kuoton në lartësi 700 m, ndërsa në grykëderdhje 200 m. Proceset erozive në luginën e Zagories, sidomos në shpatin e djathtë, nga Sheperi në Vithyq, janë mjaft të fuqishme. Terreni çahet nga një numër i madh perroskash të thata e të cekta, që zbresin nga të dy krahët duke shkaktuar kontraste në reliev. Në shpatin e djathtë të luginës, veçanërisht nga fshati Ndëran deri në Topovë, në një gjatësi 3 - 4 km janë shumë të përhapura konet e depozitimit të vendosura pranë njëri - tjetrit. Materialet e këtyre depozitimeve kanë ardhur nga shpati lindor i malit të Lunxhërisë, pas shkrirjes së akujve në kuaternar. Në përbërje të kësaj komune nga ana administrative bëjnë pjesë 10 fshatra, që u përmendën më lart. Komuna Zagori shtrihet në lindje të qytetit të Gjirokastrës, i cili është futur në vlerat botërore në UNESCO, në largësi të qendrës së Komunës, Nivan, 35 km.
Nga pikëpamja gjeomorfologjike, relievi ka tiparet e një grope të rrethuar me kreshta malesh me lartësi 2156 m mbi nivelin e detit me malin “Lugu i Arapit” dhe kuota më e ulët është 350 m, në vendin e quajtur “Rrema e Doshnicës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 41Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 21 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: