|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:08 pm | |
| Fragmente nga Kronika e kohës Pjesë fragmentare
“Fliste një shqipe për merak”
*. Koço Taçja në specialitet ishte kuzhinier dhe profesioni i tij i kishte dhënë të drejtën të njihej me shumë njerëz. Një nga njerëzit e tij më të preferuar me të cilin ka pasur kontakt ka qenë prof. Eqrem Çabej, për të cilin fliste me admirim të paparë: “Ai njeri ishte shumë i ditur dhe i urtë. Njerëzit e ditur janë gjithmonë të urtë. Fliste një shqipe për merak. Me të folurën e tij të tërhiqte dhe bëheshe shumë shpejt mik me të. Kështu më ndodhi edhe mua. Dhe lidhja jonë quhej gjuhë shqipe - kuzhinë”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:08 pm | |
| “Ky është shkencëtar…”
Napolon Semi, farmacist me emër të madh, përpilon një listë kërkesash për medikamente për një NJËSI TREGËTARE FARMACEUTIKE në Zvicër. Farmacistët e specializuar të perëndimit të zhvilluar pyesin të çuditur: “ Nga është ky dhe kush është ky ?” I çuditi aftësia, shkalla e madhe e njohjes, pastaj thanë: “Ky është shkencëtar!”. Kjo skenë ripërsëritet në një vend fqinj me ne. Në bibliotekën “SEMI”gjen Anuarë, Katalogje, Treguesa të Farmaceutikës të viteve të fundit. Krahas tij po rritet edhe i biri, ENKEL, i cili po përfundon studimet po për FARMACI në SHBA.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:08 pm | |
| Kampi “Çajupi” i Garulit Ëndrra për ta kthyer Çajupin në një vend klimaterik të shfrytëzuar është e kaherëshme. Përpjekje të mëdha qysh në kohë të para, por mospërballimi i kushteve të vështira atmosferike të dimrit ka bërë që banorët të heqin dorë me zemër të thyer duke realizuar rënien si në Dërmaz, ku janë mbeturinat e sotme të qytezës, që u “shpleks nga emigrimi dhe emigrimi në pozitat e sotme. Garuli ngriti Kampin e Çajupit për të pushuar si dhe një pulari me 150 pula...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:09 pm | |
| Doktori popullor i Hoshtevës Kini dëgjuar për Sokrat Ndrekon? Natyrisht që po. Sokrati ishte “doktori popullor” i Hoshtevës. Ai shëronte njerëzit, por kujdesej edhe për shërimin e kafshëve. Thonë se kishte një darë që hiqte dhëmbë me një formë të çuditshme si kokë e gjarpërit. Ç’nuk shëronte xha Sokrati “ekzemën”, veshkat, duke përdorur lëngun e zjerrë të një bari, që rritet në Zagori dhe kudo, ka ngjajshmëri me krisjen, por s'është ajo. Ai studjonte gjithmonë një "qitap", siç shprehen të parët, në greqisht të një doktori popullor, kallojer. Zotëronte në mënyrë të përsosur greqishten e vjetër. Ishte mjeshtër në heqjen e “plevitit” te kafshët... Një ish ushtarak, i cili kishte qenë në Kinë, ishte çuditur që për veshkat i kishin rekomanduar të pinte të njëjtin lëng të një bime që i kishte rekomanduar një doktor kinez. Lind pyetja e natyrshme Kina ka “kopjuar” Hoshtevën , apo Hoshteva Kinën?
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:09 pm | |
| Heqja e shushunjës Mitro Thimjo Ndreu ishte “ xherah”, shquhej për ngjitje kockash, duarsh të thyera. Një herë tregon një i moshuar tek pija ujë m’u fut shushunja në gojë dhe m’u bazua në grykë. Kisha dhimbje. Shushunjat të pijnë gjakun. Unë e kam provuar këtë. Shushunja “ ime” duke qëndruar në grykë më thithte gjakun. Më çuan tek “xherah” Mitrua. Ai me një tel me majë të kthyer ma hoqi shushunjën nga gryka dhe ja tek jam ...”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:09 pm | |
| Kontribut në fushën e mësuesisë Në se do të motivojmë se ç’ koncept duhet të kemi për një intelektual të formuar, që këta nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë Zagorisë, duhet të marrim një shembull: “ KOLO NDREUN” nga Hoshteva, i cili kishte nivel të lartë dhe dha një kontribut në fushën e mësuesisë si dhe në edukimin e fëmijve të vet: Stefanit, Llazos , Stathit , Frosos dhe Josifit, që pati me bashkëshorten e parë Dhimitrullën, por s’duhet harruar dhe fëmijtë me Efthiminë...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:09 pm | |
| • Pyjet e Zagorisë po pasthirrmojnë “ UH! dhe AH!” Apel i madh për Njerëzit Tashmë, kur njerëzit po i kthehen krahinës, ç’ndodh me pyjet? ng a Kristaq F. Shabani 1.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:09 pm | |
| Çbukurizim i BUKURISË Konstrukti dhe konteksti bukuror i krahinës malore të Zagorisë plotësohet nga prania e pyjeve të bukura me shumëllojshmërinë e tyre dhe bukurinë trupore të çdo lloj peme, që zgjatet në drejtim të qiellit me nje lirshmëri selvie. Këto pyje janë një mushkëri gjigande, që prodhon jetëgjatësinë dhe bukurinë trupore të njerëzve, një impiant i madh, i formëzuar nga impiante të vegjël. Midis kësaj prezence natyrale derdhen, ndërlidhëzohen rrugë të çuditshme gjarpëruese e gjelbëruese, që të emocionojnë, të ngjatjetojnë dhe në horizont shfaqet një qiell i virgjër, i cili është pasqyrim reflektant i konfiguracionit: kodrushkë, rrafshnaltë, rripë, zall, ujëvarë, përrua ku në ngjyrim zezor është shkruar me ngjyrim “guri” të bardhë dhe e rrethëzuar me prezencë drurësh; murëzime me kurora pemësh, që thërrasin nga shekujt për një qytezë prezente me një emër të vjetër, Dermaz , tashmë i emigruar diku larg, por i mbartuar nga origjina... Trungje të prerë, drurë të stivuar për t’u marrë e transportuar larg në “turrat e druve mesjetarë”. “Hija e Mallkuar”, e emëruar në kohën e Kapedanit zagorit Kiço Vlashi, paçka nga emri i saj ofshan, pasi në “familjen e madhe të drurëve” ka sakatime çdrunore, që mund të quhen edhe “çnjerëzore”. Gijotina që presin koka drurësh... Gijotinarë, që mbajnë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:10 pm | |
| në duar motoshara, që punojnë me “lëngje”. Në trupin e Reçit kanë vërshuar “sakatuesit”, të cilët pa mëshirën më të vogël presin, jo vetëm “moshatarët” – dru, për të realizuar rigjenerimin e linçensuar, por çuditërisht djemtë – filiza! Kasaphana dhe maskarada: vatra të mëdha, ku druri i pyjeve tona “qymyrëzohet” dhe tregtohet në vendin fqinj... Dru, qymyrëzim, euro - drush... Liçenca shtetërore, që sakatojnë IMPIANTET AJROSËS DHE KURUES. Koreza me pyllin e saj ka nxjerrë skeletin, i duken brinjët skeletore... Ne numërojmë brinjët, që t’i dallosh nuk vështirësohesh, i dallon lehtë. Këtë vit “pylli” nuk e kuptoi dot stinën. Po vjen dimri. Do të bier dëborë... Makina trasportuese, që lëvizin në drejtim të Stërpenit të ngarkuar “me zi”... dhe shkarkohen e mbushin disa depo të pronësuara nga “prona e askujt”, tashma nga individë për pesë lekë... Familjet shqiptare u gëzohen letrave të dhëna me Heroin Kombëtar, që tashmë janë kthyer në relikte dhe që kanë vetëm efekt përkëdhes... O | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:10 pm | |
| tempora, o Mores! “O njerëz, o pushtetarë, o shtetarë, o varrmihës, po na varrosni gjallërisht me trup tejet të nxirë... Ofshan dhe pasthirrmon druri në Korez, “Hije të Mallkuar”, Topovë, Çatistër... “A na jepni pak qymyr, Zotëri?” “ Jo, zotërinj, ky qymyr dhe kjo pamje qymyrizuese, nuk është për ju! Është për larg për vendin fqinj...”. Më kujtohet Migjeni, i cili do të vinte duart në kokë dhe do të pasthirrmonte si pylli i sakatuar. Drutë lotojnë me lot sterrë të zi... “Pse s’qajnë edhe pyjet e fqinjit? Sa kalon Kakavijën, apo shkon nëpër trevat e Janinës pyjet shkëlqejnë...”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:10 pm | |
| 2. JETIMORI... Kush është MBROJTËSI I PYLLIT? Një tabelë e ngulur diku “MONUMENT NATYRE” shikohet me mospërfillje. Një tabelë e tillë do të thotë mbrohet nga shteti kjo pasuri. Po ku është mbrojtësi, ku janë mbrojtësit dhe ata që paguhen për t’i shërbyer PYLLIT? Ku janë? Ç’bëjnë? Antiligji i mund, apo i korrupsionon çmendurisht? Pyjet priten, pyjet kthehen në qymyr... Kush përfiton? Zagoriti? Sa zagoritë kanë liçenca për të shfrytëzuar pyjet? Pronarët dhe Qymyrxhinjtë nuk origjinohen nga treva. Po na digjen flokët. Nesër do të na digjet kështu koka dhe toka! Janë disa që përfitojnë dhe vilëzohen, duke i kthyer munxët Zagories nga Kryeqyteti, që po metropolizohet!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:11 pm | |
| 3.ËNDËRRIMI I MADH Ne përpiqemi për një të nesërme të rrallë. Përfytyrimi ynë inteligjent: Më së fundi ja rruga Erind - Çajup është shtruar me asfalt, por sa del në Korez, turisti i huaj ndesh në qymyrëzime, sakatime pylli dhe mendon: “Ç’është ky pyll sakat?” dhe ka të drejtë të bëjë krahasimin me vendin e vet. Sakatimi e çbukurizon mjedisin, e shpleks dëshirën... Turisti nuk kërkon të futet në qymyr, të bëhet qymyrxhi! Vijon rrugën më tej i shfaqet një Qafë e pas Qafës një Perlë e madhe, fusha e Çajupit. Turisti habitet: “Sa bukur!” Pse me kaq vonesë? Ai ka qenë në shumë vende të Evropës dhe e çudit kjo prezencë kaq jetëdhënese dhe befasuese. Fushë e rrethuar aq bukur me male. Mahnitëse.” Nuk e di turisti i huaj se për këtë Çajup është bërë luftë e madhe se “ngrënësit” kërkonin ta pronësonin me “tapi” të rreme, por
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:11 pm | |
| mbrojtjet e tij ishin të mëdha dhe Çajupi mbeti pronë e pronarëve të vet, por ëshjtë rimarrë me gjak dhe pritje e torturime pusish! Po shfaqen “pronarë” të tjerë, që kërkojnë gllabërimin, që kërkojnë ta bëjnë të vetin këtë pasuri dhe, madje, disa “pasurimëdhenj” të këtyre viteve të befasojnë se kur e vunë këtë pasuri kaq të madhe, që “pushtojnë “ Çajupin, kur të tjerët listësojnë nëpër dyqane për të marrë bukën “pensionare”! Si duket “prona e të tërëve dhe prona e askujt”, “çeqet e bardha“ kanë bërë punën e vet... Ç’komikëzim dhe ç’tragjedizëm prezent! Njerëz që thahen si “drurët e qymirëzuar dhe të tjerë që dhjamosen dhe gushosen me pronat e popullit dhe tatëzimet e vëna prej tij për fatkeqët e “demokratizuar” në një smog e tymnajë! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:11 pm | |
| Turisti mediton, lëviz nëpër këtë dinamikë të bukur, mahnitet, befasohet, pi ujë në Bratin e famshëm, pastaj merr rrugën e Shën Premtes, ndez një qiri dhe i lutet Zotit për këtë vend. Zbret nëpër rrugën e ndërtuar qysh para dyzet vjetëve. Futet në një labirint të pakrahasueshëm dhe kudo ndeshet me emocione. Pasthirrmon bukur: “Këtu qenka mrekulli! Duhet të varem poshtë në fshatrat e kësaj lugine...” Ah, sikur të shfrytëzohej për turizëm malor kjo krahinë!... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:11 pm | |
| Do të shkuleshin nga Evropa dhe Bota, por pyjet pasthirrmojnë. 4. MOS BIEM NË MËKATËRI Njerëz, mos lejoni që pyjet tuaja dhe tonat të pasthirrmiojnë, të qymyrëzohen nga njerëz interesaxhinj, që pasurohen me djersën e brezave, që mezi i rritën “PYJET”, q ë i ruajtën ata si sytë e ballit dhe që i përdorën me nikoqirllëk për industrinë e drurit, që druri t’u shërbente atyre. Të mos bëjmë mëkat për të nesërmen se e nesërmja në vendet ku dëshirojmë të prehemi do të na shqetësojnë pasthirrmimet e pyllit!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:12 pm | |
| Si ka reaguar Këshilli i Komunës dhe Kryetarja e Komunës për këtë problem të ngritur në editorialin e gazetës “INTELEKT 2001…”? Marrë nga “Intelekt 2001…” Nr. 4, Nëntor 2004 (Editorial)
Pse Çajupit nuk i është dhënë ende nderimi i duhur dhe i merituar? Paksa e çuditshme dhe s’dimë si mund ta shpjegojmë faktin e hidhur të përgjigjes negative të kësaj pyetjeje domethënëse. Në arsenalin e dhënies së titujve “Nderi i Kombit” nuk figuron një titull i tillë për poetin e madh kombëtar, një nga Kryerilindsat e ndritshëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Harresë apo sfumim?! Lënie në mënjanim me dëshirë apo spostim vëmendje duke titulluar të tjerë shumë të vegjël në format, pa le në ide dhe konkretizim. Më 27 mars 2005 ne përkujtojmë 139 vjetorin e ditëlindjes së Poetit të Madh Andon Zako Çajupit, që shpesh lihet në harresë të mjegulluar. Me shumë sakrifica e mund ne ngritën bustin e tij në qytetin e Gjirokastrës, duke u favorizuar nga pushteti demokratik. Pak lule për lëndinën e luleve, pak nderim për bilbilin e ndjenjës dhe të vjershërimit shqip, pak ditiramb për njeriun që i këndoi dhe i thirrmojë poetikisht shqiptarit për të ruajtur nderin dhe dinjitetin kombëtar, pak ngritje piedestali për njeriun që e pakësoi pulsimin e dhimbjeve dhe tregoi rrugën e progresit dhe përhapi në mendjen e shqiptarëve dashurinë për shqiptarizmën. Është koha të hapim sytë dhe të kthellojmë mendjen që Çajupi ynë dhe i të gjithë shqiptarëve të nderohet me titullimin më të madh të stimulimit: “NDER I KOMBIT”. Kjo është një kërkesë ligjitime e gjithë “pegaistëve” të Jugut si dhe e gjithë komunitetit zagorit në Gjirokastër, dhe e gjithë njerëzve që e duan Andon Zako Çajupin, të nxënësve të shkollave dhe studentëve, e cila duhet të merret në konsideratë. Duhet ditur mirë se çdo shqiptar e ka nder në zemrën e tij Çajupin e madh. Konkretizimi i këtij akti është shpërblesa e nderimit merituese dhe dalja nga tulatja. Marrë nga “Intelekt” Nr. 5, tetor 2005
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:12 pm | |
| Hapësirë e lirë e “Intelektit 2001…”
Një fillesë e bukur: “I fokusuar libri i studiuesit Evjen Peri “Zagoria zakone dhe tradita” • ELI VITO
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:12 pm | |
| Pedagoge e gjuhës italiane në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër N/Kryetare e Shoqatës “Çajupi”, Dega Gjirokastër
LIBRI “ZAGORIA ZAKONE DHE TRADITA” – KONTRIBUT I RËNDËSISHËM PËR KULTURËN KOMBËTARE. HYRJE: Botimi i librit “Zagoria, zakone dhe tradita” i autorit Evien Peri, përbën një ngjarje të shënuar, jo vetëm për krahinën tonë e popullin e saj, por edhe më gjerë, për opinionin shoqëror, kulturor e shkencor në mbarë Shqipërinë. Ky botim është në vazhdën e disa librave të tjerë, që kanë dalë kohët e fundit nga autorë zagoritë, që flasin për Zagorien, kulturën, historinë e traditat e saj. Në këtë kuptim libri në fjalë plotëson, zgjeron dhe pasuron njohuriëe dhe punën e deritanishme të këtyre punimeve e në të njëjtën kohë, vendos një gur të çmuar me shumë në mozaikun e kulturës kombëtare. Libri ka vlera autentike dhe pavarësisht se ai i drejtohet me modesti vetëm lexuesit zagorit, ai e kapërcen ndjeshëm këtë kufi për | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:12 pm | |
| shumë arësye. Së pari: është nga librat e parë të kësaj gjinie. Së dyti: pozicioni gjeografik i krahinës në juglindje të vendit, në një territor, ku ndahen dy etni të ndryshme, e bën shumë interesant librin. Së treti: largësia, “izolimi” brenda një fortese natyrore, ka bërë që aty të ruhen, mbrohen, zhvillohen elemente të traditës, të ruhet “pastërtia” e zakoneve tipike autentike, që shkojne deri në thellësi të shekujve. Pra ky libër shërben si një provë e fuqishme e autoktonisë dhe vazhdimesisë së jetës në këtë territor të Shqipërisë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:13 pm | |
| Së fundi: libri shërben si një etalon, si një njësi me vlerë për krahasimin e etnokulturës së kësaj krahine me zonat e tjera të vendit, qoftë të jugut, qoftë me gjerë. Pra shërben si një urëlidhje me kulturën e përgjithshme kombëtare. Autori, materialin bazë, “lendën e parë”, “materien” e librit, nuk e ka gjetur nëpër arkiva, biblioteka, kartoteka vendase apo të huaja. Arkivi, qe ai ka shfrytëzuar është jeta e gjallë e popullit të Zagories, shpirti i tij, ku janë depozituar e rrojnë prej shekujsh vlera të pavdekshme, që janë percjellë brez pas brezi, deri në ditët tona. Imagjinoni se sa më mirë do të ndjeheshim sot po të kishim botime të këtij lloji, të shkruar shekuj më parë, që të kishin të njëjtën problematikë, të njëjtin subjekt, të njëjtën natyrë! Por, asnjëherë nuk është vonë, prandaj le ta përshëndesim nxehtësisht autorin dhe punën e tij shumëvjeçare.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:13 pm | |
| LASHTËSIA DHE PËRKATËSIA. Zagoria, siç “dihet” është një emërtim sllav (pas malit) dhe nuk dihet se kur ka hyrë për herë të parë në përdorim. Nga historia dimë se kur osmanët pushtuan Shqipërinë (Gjirokastrën) dhe krijuan sanxhakun e Arnavit -ëve dhe shtrirja nga Preveda deri ne Mat, krahina e Zagories tashmë e gëzonte këtë emër. Ajo figuron si nahije (komune), brenda së cilës përfshiheshin dhe disa fshatra të Pogonit. Theksojmë se toponimia sllave në Shqipërinë e Jugut, është e dendur, rezultat i pushtimit relativisht të gjatë bullgar, përkatësisht gjatë sundimit të car Simeonit dhe car Samuelit, shekujt VIII-XI. Pra, emri Zagorie ka hyrë në përdorim si një emërtim administrativ, i imponuar nga pushtimi sllav. Pyetja që shtrohet këtu është: Po para kësaj periudhe çfarë emri kishte krahina? Cilat fise të lashta e banonin këtë trevë? Ç’përkatësi etnike kishin ata? Natyrisht, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:13 pm | |
| përgjigja e këtyre pyetjeve kërkon studime të thelluara dhe del jashtë natyrës së këtij diskutimi. Ne po mjaftohemi me disa të dhëna që sigurisht kanë rëndësi jo të vogël. Në prehistori Zagoria përfshihej në grupin e madh të kulturës jugore vendase, të njohur nga autorët e vjetër si “Pellazgjik”. Dëshmitë jo të pakta historike të disa autorëve, kohët e fundit kanë gjetur konfirmimin nga zbulimet arkeologjike, të cilat nuk lënë vend për interpretime ekuivoke, apo hipoteza të konsideruara si “mitike”. Një kryeqendër e kesaj kulture (pellazgjike) për tërë trevën e Ballkanit, ka qenë Maliqi, rrezatimi i së cilës është shtrirë që nga Thesalia, Maqedonia e sotme, Bosnjë - Hercegovina, Kosova, etj. Gjurmët e kësaj kulture gjejnë dokumentim qysh prej mijëvjeçarit të gjashtë para erës sonë (kulturat neolitike dhe eneolitike) dhe që vazhdojnë pa ndërprerje gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit, duke krijuar lidhje të drejteperdrejtë me popullsinë e njohur si ilire në periudhën historike.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:14 pm | |
| Është koha, kur babai i historisë, Herodoti, shekulli VIII p.e.s. gjithë popullsitë, që shtriheshin që nga lumi Sava në veri e deri te gjiri i Ambrakisë (Artë) i cilëson me një emër të përgjithshëm “barbarë”. Barbarë kishte kuptimin: popullsi e huaj, pra etni e ndryshme nga ajo helene. Hesoidi, shekulli VII p.e.s. përmend krahinën e Helopisë, e cila shtrihej në pellgun e Janinës së sotme pa dhënë ndonjë përcaktim të qartë gjeografik. Ndërsa dy shekuj më pas, edhe Tuqididi, ai që përmend disa emra fisesh, që zinin jugun e vendit, të cilët në shekullin e katërt do të pagëzoheshin si fise epirote nga autorët greke. (Epir = sterë, kontinent, tokë, hitrland). Ne sot njohim rreth 14 fise epirote, ndër të cilët mund të përmendim: thesprotët, mollosët, kaonët, athamanët, antitanët, tymfejtë, paruejtë, perrebejtë, ethikët, kasopët, orestët, prasaibët, antigonët, sellët, hellopët, etj. Ndërsa është e sigurtë që rrethi i Gjirokastrës banohej nga kaonët, Zagoria, po të krahasojme burimet e autorët antikë, duhet të jetë banuar nga fisi i perrebejëve. Etimologjinë “perr” mund ta afrojmë me fjalën “berr“, në evoluimin gradual perr > berr = bagëti, të imtat, gjë e gjallë. Kjo fjalë është e gjallë sot në Zagorie me variacione të ndryshme përdorimi si berr, berrat etj. Nga ana tjetër, gjuhësisht është provuar se kjo fjalë është autentike shqipe dhe ka një origjinë shumë të lashtë, është një kompozitë onomatopeike. Zona përreth Zagories, le të themi më mirë gjithë pellgu i Gjirokastrës, ka qenë bartës i një kulture dhe qytetërimi të lartë dhe të pasur. Në këtë pellg ka patur disa qytete antike, si Antigonea e ndërtuar nga Pirrua i madh i Epirit, Adrianopoli dhe disa qytete të tjera ende të paidentifikuara. Sipas disa autorëve latine, Paulus Emili, shkatërroi rreth 150 qytete në Epir, mori robër rreth 150.000 banorë dhe grabiti “male” të tëra me pasuri e plaçkë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:16 pm | |
| Por, nga gjithë kjo e kaluar e largët, nga gjithë kjo trashëgimi, çfarë risi sjell libri i autorit tonë zagorit, çfarë njohurish e kontribute jep ai në mbështetje të të dhënave historike, gjuhësore e arkeologjike? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:17 pm | |
| A. DESHMI E JETES QYTETARE Që Zagoria është banuar në lashtësi, këtë e provon edhe kalaja ilire, në veri të krahinës, që i përket sh. IV – III p.e.s. Pra, dëshmohet ekzistenca e një kulture qytetare, krahas asaj fshatare e blegtorale. Ky qytet, ende i paeksploruar, është i njëkohshëm me Antigonenë dhe paraqet interes të madh shkencor.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |