Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 26 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:37 pm

Intervistë me Kryetaren e Komunës , znj. Anastasia Dushi

Zagoria kërkon ndihmën e të gjithë zagoritëve

Zonja Anastasi, juve u rizgjodhët kryetare e Komunës në zgjedhjet për pushtetin vendor. Me këtë rast ç’ndjeni dhe ç’u përcillni zgjedhësve zagoritë?
Duke qenë në pozitat e rikandidimit unë isha e të gjithë zagoritëve Kryetare komune deri ditën e fundit para votimit dhe përsëri për të gjithë zagoritët mbetem e tillë dhe pas votimit, prandaj, ashtu siç falenderoj të gjithë ata që votuan për mua, unë përshëndes edhe gjithë të tjerët që do të më mbështesin në përpjekjet tona të përbashkëta në këto tre vitet e ardhshme. Në rizgjidhjen time unë ndiej përgjegjësinë që kam për të justifikuar besimin e zagoritëve, por njëkohësisht edhe besimin dhe optimizmin për të rritur më tej nivelin ekonomik të familjeve zagorite, për të pakësuar sadopak hallet e tyre, për të realizuar ato çka u kam premtuar. Unë nuk u premtova zagoritëve mrekullira. Nuk u premtova asfalt e avion. Premtimet e mia ishin reale. Në mandatin e parë realizova më tepër se çfarë premtova dhe kjo ishte një ndër arsyet që zagoritët më besuan dhe një mandat të dytë qeverisës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:37 pm

Gjatë këtyre tre vjetëve që kryesuat Komunën si flet përvoja e kryetares?
Përvoja e fituar do të thosha, nuk është vetëm imja, por edhe e stafit që unë drejtoj dhe kjo përvojë është fituar me punë konkrete dhe të ndershme, me përgjegjësi maksimale në realizimin e detyrave dhe mbi të gjitha duke qëndruar pranë njerëzve, pranë kryesive të fshatrave dhe duke shfrytëzuar mendimet e vlefshme të këshilltarëve. Duke ecur mbi këto baza përvoja në të ardhmen do të shtohet edhe më tepër dhe kjo do të jetë garanci në realizimin e detyrave.
Ndonjë “merak” që s’mundët ta realizoni me gjithë përkushtimin tuaj?
E përgjithshmja është se ato çka u premtova herën e parë u realizuan ose u bënë dhe gjëra që nuk qenë premtuar. Më shumë “merak” unë do të thosha kam keqardhje për mosndërtimin e ujësjellësit të fshatit Ndëran, ku siç dihet nga gërshëtimet e interesave partiake nga disa individë të veçantë u pengua puna që garantonte përfundimin e tij. Nga kjo ndodhi duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm, sepse Zagoria ka nevojë për ndihmën e të gjithë zagoritëve, por ama, kur nuk mundemi të ndihmojmë, të paktën të mos i bëjmë keq Zagories, sepse Zagoria është Partia jonë e përbashkët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:37 pm

Cili është vizioni juaj për mandatitin e ri?
Unë jam krenare për gjithçka mundëm të bëjmë në tre vjetët që shkuan, por nuk mund të them se puna jonë u krye, se Zagoria u bë si duhet.. Themelet janë hedhur. Është koha ta ngrejmë lart. Puna në të ardhmen do të nisi mbi bazën e projekteve ekzistuese dhe të projekteve të reja. Të qenit bashkërisht në qeverisjen vendore dhe qendrore duhet të bëjë të reflektojnë më thellë dhe më shpejt në funksion të reformës së decentralizimit të pushtetit vendor, gjë që do të jetë në shërbim të banorëve të komunitetit. Në vitet në vazhdim do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Do të bëhet e mundur lidhja e të gjitha fshatrave me qendrën e komunës me rrugë automobilistike, përmirësimin e segmentit Zhej - Erind dhe Libohovë – Poliçan. Përmirësimi i mëtejshëm i furnizimit me ujë të pijshëm duke shfrytëzuar burimet ekzistuese. Përmirësimi i mëtejshëm i telefonisë fikse dhe mobile duke siguruar një komunikim në shërbim të banorëve dhe përmirësimin e sinjalit televiziv; përmirësimi i ambienteve pushues në fshatra. Krijimin e ambienteve sa më të mira në shkolla duke bërë meremetimet e nevojshme. Shërbimet sociale do të rriten për personat me aftësi të kufizuar. Mbështetje të biznesmenëve ekzistues dhe bizneseve të reja që do të ngrihen në të ardhmen duke shfrytëzuar resurset që ka zona; zhvillimin e turizmit malor në kushte familjare do të bëjë të mundur rritjen e nivelit ekonomik. Ruajtja e vlerave kulturore e arsimore patriotike e të tjera probleme do të jenë në nivelet bashkëkohore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:38 pm

Mesazhi që u përcillni zgjedhësve dhe gjithë zagoritëve kudo që janë.
Ka ardhur koha për një përmirësim në strategjinë e zhvillimit të Zagories për zhvillim ekonomik, shoqëror dhe kulturor dhe në këtë aspekt është e vlefshme jo vetëm mendimi intelektual e i specializuari zagoritëve që janë në Zagorie dhe kontributi i mundshëm i të gjithë zagoritëve, kudo që janë. Është detyrë e administratës dhe e Këshllit të Komunës që këto mendime të mirëpritura të studiohen dhe të programohen në kontekstin e asaj që thashë më lart.
Ju urojmë shëndet e suksese për të mirën tuaj dhe të Zagories.
Intervistoi: Vasillaq Kasso.
Tetor 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:38 pm

Efektet e një qeverisje vendore në pluralizmin demokratik
nga Anastasia Dushi, Kryetare e Komunës
Në periudhën 2001 - 2005 Zagoria ka ndjerë transformime në shumë fusha dhe është rritur vëllimi i punëve për ndryshim edhe në aspektin social, ekonomik dhe kulturoro- historik.
Rëndësi e veçantë i është dhënë insfrastrukturës.
Në këtë kuadër është bashkëvepruar me institucione e fondacione strategjikë.
1. Rikonstruksioni i rrugës: Poliçan – Nivan
Investitori: Fondi i Zhvillimit të Shqipërisë, vlera 15.400.000 lekë të vjetra, viti 2001
Për kontributin prej 1.600.000 kontribuan:
Ministria e Pushtetit Lokal 800.000 lekë
Komuniteti zagorit 1.000.000
Andon Pango 200.000
Kisha Autoqefale 300.000
Edmond dhe Thoma Dilo 100.000
Agron Papuli 100.000

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:38 pm

2. Rikonstruksioni i rrugës Nivan - Ndëran- Topovë
me gjatësi 10km.
Investim nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
Vlera 5.000.000lekë, i kryer në vitin 2003.
3. Rikonstruksioni i rrugës Suhë - Poliçan 14 km, viti 2004.
Rikonstruksioni i kasaj rruge u krye me mjetet e Ushtrisë dhe me fondet e mbledhura nga komuniteti i dy komunave Pogon - Zagori, brenda dhe jashtë komunave.
Me fondet e komunës dhe të deputetit Vangjel Tavo u bë meremetimi dhe hapja e një traseje të re në rrugën: Erind – Çajup dhe Rrëzë e Doshnicës - Doshnicë. Në këtë meremetim kontribuan banorët e dy fshatrave. Me fonde nga Komuna janë bërë meremetime në xhadenë Topovë - Zhej. U hap trase e re Shën Mërtir - Lliar.
Meremetime me fondin e Komunës janë bërë edhe në Hijen e Mallkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:38 pm

Për furnizimin me ujë të pijshëm
Me fondet e pushtetit qendror
1.Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të fshatit Nivan me një fond prej 2.000.000 lekë
Ministria e Rregullimit Territorit e Turizmit, viti 2002
3. Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të ujësjellsit të fshatit Sheperit (Ministria e Rregullimit, Turizmit), fondi 3.000.000 lekë.
4. Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të ujësjellësit të Ndëranit, fond 3.500.000 Euro.
Investitori Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë (Mitropolia, Gjirokastër).
Janë sjellë nga komuna 2 elektropompa: 1 për fshatin Ndëran dhe një për Hoshtevën.
4. Janë bërë meremetime në depon e ujit në fshatin Lliar.
5. Meremetime në ujësjellsin që furnizon qendrën shëndetësore dhe familjet, të cilat banojnë në godinën e Spitalit.
6. Janë çuar depozita uji në fshatin Zhej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:38 pm

Për shërbimin shëndetësor:
1. U realizua ardhja e një mjeke, Virgjini Çela, të shërbejë në Zagorie.
2. Gjithë fshatrat e Zagories u mbuluan me shërbimin e mesëm mjekësor.
3. Nga granti i Komunës bëhet furnizimi me medikamentet e urgjencës.
5. Me fonde nga shteti është bërë rikonstruksioni i dy ambulancave në fshatrat Sheper dhe Zhej, me fonde përkatësisht 700.000 dhe 1.000.000 lekë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:39 pm

Për arsimin
1. U bë rikonstrukturimi i çatisë së shkollës 8 vjeçare Ndëran me vlerën 1.000.000 lekë, nga fondi i akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
2.Janë kryer meremetime nga Komuna në Shkollën 8 vjeçare Sheper, Hoshtevë dhe Ndëran.
3. Janë kompletuar shkollat me pajisje të reja si: tavolina dhe karrige.
Për punët publike
Janë bërë shpenzime nga Komuna për qendrat e fshatrave si: Nivan, Konckë, Ndëran, Topovë, Lliar.
Meremetime në pothuaj të gjitha varrezat e fshatrave.
Gjithashtu janë bërë meremetime në Zyrat e Komunës, për të siguruar një përshtatshëmri pune për punonjësit e saj, si dhe janë marrë masa për ndriçimin rrugor.
Gjatë këtyre viteve janë organizuar veprimtari të ndryshme për të përkujtuar ngjarje të mëdha historike si dhe promovime librash, të cilat janë pasqyruar në rubrika të veçanta të këtij Profili.
Duhet të përmendet që Komuna ka kontribuar edhe për koncertin e sopranos Mimoza Kostare dhe të dokumentarit “Më rrite që vajzë”. Janë bërë meremetime në Muzeun Historik. Jashtë vëmendjes sonë nuk janë lënë dhe ndërtime tipike karakteristike me vlera monumentale si Ura e Hoshtevës, e cila është meremetuar me një fond të akorduar nga shteti në vlerën 500.000 lekë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:39 pm

Për sistemin e ndërlidhjes telefonike
Në fund të vitit 2002 Zagoria u mbulua pjesërisht nga sinjali i telefonisë celulare të kompanisë të Vodafonit, sinjal ky që u forcua më tepër në vitin 2004. U bë rikonstruksioni i zyrës postare Nivan me një fond prej 500.000 lekë. Për të siguruar ndërlidhjen telefonike me fshatin Ndëran në mënyrë të vijueshme u vendos një linjë kabëll me dhjetë fije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:39 pm

Për pyjet dhe kullotat
Është hartuar projekti për pyjet dhe kullotat komunale dhe 1140 ha pyje janë në përdorim të komunës. Për përmirësimin e tyre shpresojmë të financojë Banka Botërore. Janë ndërtuar lera, prita malore e korita. Gjatë një periudhe 1 vjeçare Komuna është përfshirë në Programin Botëror të Ushqimit. Nga të ardhurat që sigurohen nga tarifa e kullotës janë marrë masa për pastrimin e tyre për t’i bërë ato sa më efektive.
Për valët televizive
1. Sinjalin televiziv për TVSH është futur në satelit.
2, Është vendosur kanali “ Top Channel” me sponsor Andon Pangon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:40 pm

Komuna e Zagorisë gjatë periudhës 2000 -2005 ka organizuar mjaft prezantime librash të autorëve zagoritë. Mund të evidentohen:
“Zagoria Zakone dhe tradita” të studiuesit Evien Peri
“Tingujt e shpirtit” të poetit Jorgo Telo
“Sheperi “, historik, me autorë Stavro Çapi dhe Ilia Laska
“Yjet iu kërkojnë” të Stavri dhe Efthimi Mile
Për këto libra është referuar dhe kumtuar nga Anastasi Dushi, Evien Peri, Koçi Sterjo, Dhimitër Vaiti. Në këto veprimtari të organizuar janë evidentuar vlerat që sjellin këto vepra dhe mundësitë reale për t’u bërë pronë mendore e komunitetit zagorit e më gjerë. Është konkretizuar në këto promovime se autorët kanë bërë përçapje për të pasqyruar vlerat gjithëplanshe të krahinës së Zagories.
Një vend të veçantë ka zënë edhe diskutimi i filmit dokumentar të Mimoza Kostares: “Ti që më rrite që vajzë”.
Komuna ka bashkëpunuar në mënyrë funksionale edhe me Degën e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:40 pm

Shoqatës Atdhetare “Çajupi” të Zagories edhe me atë të Gjirokastrës.
Në Virua është zhvilluar me intelektualë dhe anëtarë të Shoqatës, Dega Gjirokastër, promovimi i librit të studiuesit Evien Peri “Zagori, zakone dhe tradita” me një pjesëmarrje të gjerë, ku u prezantuan edhe libra të autorëvetë tjerë zagoritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:40 pm

75 vjetori i botimit të “Gramatikës” së Ilia Dilo Sheperit
Komuna e Zagories dhe Shoqata Atdhetare – Kulturore “Çajupi” së toku me Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, më 16.11. 2002 organizuan në vendlindjen e autorit, Sheper, një veprimtari përkujtimore me rastin e 75 vjetorit të botimit të Gramatikës së Ilia Dilo Sheperit. Ishte programuar veprimtaria shkencore në të cilën u referuan këto kumtesa:
Dr. Vasil Bici: “Gramatika e Ilia Dilo Sheperit në vlerësimet e Joklit”.
Evjen Peri: “Ilia Dilo Sheperi, mësuesi i shquar i gjuhës shqipe”.
Roland Zisi: “Ligjërimi oratorik në disa prej fjalimeve të Ilia Dilo Sheperit”.
Prof. Dr. Viktor Terpo, Eli Vito: “Vlera didaktike e veprës së Ilia Dilo Sheperit”.
Në këtë sesion shkencor përshëndeti edhe Kryetarja e Komunës, Anastasia Dushi. Për përvjetorin e 55 të shkollës 8 vjeçare foli z. Mitro Vaiti. Në këtë veprimtari, me shumë vlera gjuhësore, morën pjesë përfaqësues nga Këshilli i Qarkut. Këshilli i Komunës me vendim të veçantë i ka dhënë titullin e lartë “Nderi i Zagories” Ilia Dilo Sheperit dhe Aristidh Rucit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:40 pm

Ilia Dilo Sheperi “NDERI I ZAGORIES”
Fjala e znj. Anastasi Dushi në akordimin e titullit vlerësues
U mbushën plot 30 vjet nga lindja e linguistit të shquar Ilia Dilo Sheperi. Gjithë jetën e tij Ai ia kushtoi gjuhës dhe shkollës shqipe në veçanti dhe kulturës kombëtare në përgjithësi. Ilia Dilo Sheperi është pionier i albanologjisë dhe i arsmit kombëtar. Ai është një nga përfaqësuesit më të denjë të inteligjencës gjirokastrite, që i kaloi shpejt përmasat krahinore, për t’u ngjitur në elitën kombëtare të burrave të mençur, që me emrin dhe veprën e tyre i bënë nder vendlindjes dhe shërbim të çmuar kombit në momentet më të vështira të ekzistencës së vet. Me emrin e Ilia Dilo Sheperit janë lidhur sa e sa ngjarje me vlera të veçanta si për krahinën e Zagories, ashtu dhe në shkallë kombëtare. Është mësuesi i parë i gjuhës shqipe në shkollën e parë shqipe të fshatit në vitin 1907. Është gjithashtu mësuesi i parë i gjuhës shqipe në të parën shkollë të ligjëruar shqipe në Sheper, më 1917. Ilia Dilo Sheperi është njëkohësisht dhe autor i Gramatikës dhe Sintaksës së gjuhës shqipe, gramatikë kjo që është cilësuar si perlë e gjuhës shqipe dhe është vlerësuar si një minierë, të cilës i janë referuar dhe i referohen shkencëtarë dhe studiues të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Kam nderin që, në emër të Komunës së Zagories, në përvjetorin e 130 të lindjes së Ilia Dilo Sheperit, t’i akordojmë atij titullin e lartë “NDERI I ZAGORIES”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:40 pm

28.03.2002
Të nderuar pjesëmarrës, studiues të veprës së Çajupit,
Të nderuar bashkëkrahinas!
Në emër të Komunës së Zagories, të popullit të saj dhe të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi”, më lejoni që t’ju uroj mirëseardhjen në fshatin Sheper, vendlindja e poetit të shquar Andon Zako Çajupi. Është një nder i madh që i bëni Sheperit dhe Zagories.
Më lejoni t’ju shpreh gëzimin tim këtu, në shtëpinë ku lindi dhe kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme Çajupi ynë, për mundimin që ju morët për të ardhur gjer këtu, për të kapërcyer këtë prag, duke nderuar poetin zagorit, Sheperin, gjithë krahinën.
Më lejoni të shpreh detyrimin tim, të Sheperit dhe Zagories dhe ndjenjën tonë të miqësisë për këtë vlerësim të veçantë që na bëni, duke ardhur këtu mes nesh, në fshatin dhe shtëpinë e Çajupit, duke ju qenë mirënjohës si juve, ashtu dhe organizatorëve të kësaj veprimtarie shkencore, atdhetare aq dhe mbarëkombëtare. Më lejoni gjithashtu t’ju shpreh kënaqësinë e banorëve zagoritë dhe timen për ardhjen tuaj këtu, ku Çajupi belbëzoi për herë të parë fjalën magjike “MËMËDHE”, në mënyrë të veçantë të gjithë ju studiuesve të tij nga Shqipëria, në mënyrë të posaçme ju studiuesve të ardhur nga Prishtina, që nga Tetova.
Qofshi të nderuar dhe të respektuar për nderin që na bëni, për repsektin që tregoni!
Së fundi më lejoni që më shumë se kërkesë, të shpreh dëshirën time dhe të mbarë popullit të Zagories, që kur të vini sërish këtu, të gjeni Shtëpinë muze të Çajupit.
Ju faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:41 pm

Nivan, 21 Korrik 2002
Të nderuar pjesëmarrës !
Në këtë miting të gëzuar popullor, për të përkujtuar ditën e çlirimit të krahinës sonë, në emër të Komunë së Zagories dhe të Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Çajupi”, më jepet rasti t’ju përshëndes dhe t’ju uroj:
“Gëzuar festën jubilare të 60 vjetorit të çlirimit të Zagories! Për të gëzuar së bashku në këtë ditë historike për krahinën tonë na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre Prefekti z. Astrit Llanaj dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Resul Llogo, të cilët edhe në emrin tuaj i falenderoj për nderin që na bënë. Falenderoj edhe zagoritët me banim jashtë krahinës dhe të gjithë ju që keni ardhur për të gëzuar së bashku në këtë ditë të shënuar për krahinën. Është dita dhe momenti për të kujtuar, nderuar e respektuar pavdeksinë e dëshmorëve të Luftës ANAÇL: Themo Vasi, Aristotel Dhefto, Dhiogjen Vito, Emil Marjani, Mihal Zoto, Pano Bode, Pano Xhamballo, Spiro Zogo, Vangjel Vito, Harito Harito, Kiço Joanidhi, Kiço Semi, Kiço Stefani, Koli Vito, Orest e Spiro Xhamballo, që vaditën lirinë me gjakun e tyre të kulluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:41 pm

Krahina malore e Zagories ka jetuar në varfëri, por asnjëherë nuk ka mbetur e izoluar, as e shkëputur nga Atdheu, nga luftërat dhe fati tij. Përkundrazi Zagoria u bë në vite dhe në shekuj dhe kështu mbeti: një vatër e ngrohtë dhe e sigurt, që ruajti të pastërta, të paprekura dhe të shëndosha ndjenjat dhe virtytet e larta shqiptare. Këtu gjetën strehë trimat e kryengritjeve popullore si Bilbilenjtë dhe Tafil Buzi me shokë. Këtu e kishin limerin dhe Çerçiz e Bajo Topulli dhe Mihal Gramenua me luftëtarët e lirisë. Në besën e popullit zagorit dhe të atdhetarëve të saj u “dha” dhe Avdyl Frashëri gjatë rrugës për në Kuvendin e Gjirokastrës, por edhe kur osmanllinjtë kërkonin kokën e tij, pas shpërndarjes së Lidhjes Shqiptare në Prizren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:41 pm

Sa herë që e ka kërkuar interesi i Atdheut, aq herë Zagoria i ka ngritur bijtë e vet me armë në dorë. Edhe më parë, por sidomos që me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në luftën për shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, në luftën e Vlorës në vitin 1920, u ngritën në këto beteja edhe grupe, formacione dhe çeta të tëra të përbëra nga luftëtarë zagoritë. Këto tradita luftarake krahina e Zagorisë i vuri pa hezitim në shërbim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftë në të cilën mori pjesë i madh dhe i vogël. Përbën kështu Lufta ANAÇL njerën nga faqet më të ndritshme, më të nderuara gjatë gjithë historisë shumë shekullore të saj. Mbi 130 bij dhe bija zagorite u rreshtuan në radhët partizane. Rreth 350 -400 burra, gra, të rinj dhe të reja u aktivizuan në këshillat nacionaçlirimtare, në drejtimin e organizatave të rinisë dhe të gruas, në njësitet guerrile, duke luftuar përkrah forcave të rregullta partizane në sa e sa aksione dhe luftime. Ndoshta Zagoria përbën shembullin më unikal në Shqipëri, jo vetëm për pjesëmarrjen e gjithë popullsisë të saj në luftën për liri, por edhe për atë ndihmesë të veçantë, karakteristike dhe të gjithanshme të saj. Një popull i tërë i mbajti grykat dhe shtigjet e saj të mbyllura për pushtuesit dhe kolaboracionistët. Luftuan zagoritët në mbështetje dhe krah formacioneve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:41 pm

të rregullta partizane në: Sopik, Libohovë, Peshkëpi, Dropull, Gjirokastër, Kardhiq, Sarandë, Tepelenë, Përmet, Kurvelesh e gjetkë, duke treguar shembull qëndrese dhe heroizmi njëlloj si partizanët.
Të gjithë burrat dhe gratë zagorite, të gjithë djemtë dhe vajzat e saj, të gjithë fëmijët, të inkuadruar në organizatat e tyre, u bënë realisht baza mbështetëse e vetë bazës së madhe të Zagories.
Zagoria mbajti dhe ushqeu për tre vjet radhazi mijëra e mijëra partizanë. Përbën kjo një tjetër shembull unikal në Shqipëri. I ushqeu, i veshi e i mbathi me trikot, bluzat , çorapet e dorashkat, punime këto që i kryen me duart e tyre, me materialet e tyre, gratë dhe vajzat shembullore zagorite.
Një heroizëm masiv i tillë, ndoshta është sa tipik aq edhe unikal. Këtu qëndron dhe një nga meritat e veçanta të Zagories, njëra nga vlerat më karakteristike morale dhe shoqërore të banorëve të saj, që vunë gjithçka në shërbim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që vunë dhe jetën, pasurinë e tyre edhe shtëpinë e tyre. Dy herë u dogj gjer në themel Zagoria, duke pësuar viktima njerëzore dhe dëmtime të shumta materiale. Edhe pse flaka u përfshiu shtëpitë, askush nuk u ligështua, askush nuk derdhi lot. Mbeti e palëkundur Zagoria në luftën për liri, pavarësi, demokraci. Zagoria ishte dhe mbeti njëra nga bazat e përherëshme në shërbim të luftës si rrallë kush në Shqipëri. Nuk ka krahinë në vendin tonë që të jenë formuar kaq formacione partizane se sa në Zagorie. Këtu u formua çeta “Koto Hoxhi”, e para kjo në ish Qarkun e Gjirokastrës; u formua çeta “Andon Zako”, krejtësisht me bij dhe bija zagoritë; u formua batalioni “Themo Vasi”, Grupi i Pestë Partizan i Zonës së Parë Operative
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:42 pm

Vlorë - Gjirokastër, BrVIII dhe Br XIV S, q ë së bashku me BrV, VI S dhe BrI S si dhe……. të mjaft formacioneve të tjera partizane kryen detyra luftarake, duke pasur si bazë dhe pikënisje Zagorien. Këtu formoheshin këto, këtu organizoheshin dhe armatoseshin, këtu stërviteshin, këtej niseshin drejt betejave. Nuk mund të jetë rastësi fakti i përqëndrimit të të gjitha organeve dhe organizmave të ndryshme drejtuese të luftës këtu në Zagori. Ishin këto organe kryesore që drejtuan dhe udhëhoqën luftën për krejt Jugun e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:43 pm

Jo thjesht për një kompesim të gjithë asaj veprimtarie të gjithanshme që bëri Zagoria për Luftën, por edhe për shkak të vlerave të shumllojshme që ruan dhe mbron Zagoria, do të ishte në të mirë të të gjithëve që qeveritarët, duke u nisur nga pushteti vendor e qendror, t’i kthenin më mirë sytë nga Zagoria, nga kjo krahinë kaq e devotshme për liri, progres dhe demokraci, më shumë se çdo herë tjetër sot, sa nuk është tepër vonë.
Më lejoni tani që të komunikoj vendimin e Këshillit të Komunës së Zagories, që, në kuadrin e jubileut të 60 vjetorit të çlirimit të saj, ju akordon titullin “Nderi i Zagories”: Alqi Kondit, Sorka Kagjinit dhe Sotir Bitës.
Gëzuar dhe për shumë vjet festën e çlirimit të krahinës sonë, Zagories së dashur!
Gëzime dhe lumturi për çdo zagorit dhe familje zagorite, kudo ku jeton dhe punon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:43 pm

Nivan 02.10.2003
Jemi mbledhur sot në ditën e 2 tetorit për të përkujtuar 60 vjetorin e rënies së birit të Nivanit dhe Zagories, Heroit të Popullit Themo Vasi.
Ai ka qenë gjithmonë në mendjet dhe në zemrat tona, por sot, pas 60 vjetësh e kemi këtu në mes tonë, të gdhendur në bronz për të qëndruar gjithmonë në Nivan mes të afërmëve të tij, bashkëfshatarëve, për të qëndruar në shekuj mes këtyre maleve. Në sfondin e maleve të larta dhe rrepeve shekullore busti i tij që, me dëshirën e popullit të Zagories dhe kontributeve të bijve të saj, u bë i mundur dhe është një ogur i mirë për brezat, duke u kujtuar se populli atyre që derdhën djersën dhe shkrinë jetën i nderon dhe i mban në zemër, i përjetëson në vepra, duke treguar se
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:44 pm

dashuria për vendlindjen, sidomos sot, në këto vite të vështira tranzicioni, është mbi gjithçka, se ata që punojnë për të shtuar vlerat dhe famën do të respektohen dhe do të përjetësohen. Zagoria do të kujtojë gjithmonë me dashuri dhe respekt të thellë bijtë e saj, që dershën gjakun për lirinë e Atdheut e midis tyre mësuesin e shokëve, luftëtarin e orëve të para, djaloshin trim e guximtar, komisarin dhe komandantin e çetave partizane, Heroin e Popullit Themo Vasin. Themua u bë i tillë se u frymëzua nga dashuria dhe patriotizmi i popullit të Zagories, që e lindi dhe e rriti dhe historia do të flasi gjithmonë. Ai do të jetojë në mendjen e popullit, në zemnrat e njerëzve e të brezave, që kanë të shtrenjtë lirinë dhe demokracinë. Ai vulosi me gjak lavdinë e Zagories dhe të Atdheut. E gjej me vend që, në këtë kuadër, të përshëndes dhe të falenderoj, në mënyrë të veçantë të gjithë ata, që me dëshirën e tyre në shenjë respekti e dashurie, kontribuan në përjetësimin në bronz të Themo Vasit. Nuk po i përmend me emër, pasi lista e tyre është e gjatë dhe kjo le të shërbejë si një nismë për vepra të tjera.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 EmptyFri Sep 17, 2010 10:44 pm

Lista e kontributit financiar për ngritjen e bustit të Themo Vasit
Pluton Vasi 80000 lekë Napolon Semi 40000 lekë
Kristo Semi 20000 Thimjo Kondi 20000
Hektor Peçi 20000 Eduard Andoni 20000
Fatos Semi 10000 Ilia Semi 10000
Stefan Semi 10000 Kiço Andoni 5000
Harrilla Koxhioni 5000 Mimoza Vasi 5000
Thoma Semi 5000 Meri Garo (Vasi) 5000
Meri Çala 5000 Gjergji Konomi 5000
Piro e Robert Vito 5000 Emil Qirko 5000
Agathokli Kondi 5000 Vito Kondi (Kapo) 5000
Genc Kondi 3000 Andon Andoni 2000
Bardhyl Kondi 2000 Fori Kondi 2000
Stefan Peçi 2000 Çako Peçuni 2000
Arqile Andoni 2000 Tana Kondi 1000
Risto Kondi 1000 Peço Kondi 1000
Mitro Lekgjiku 1000 Leniz Harito 5 00
Drita Harito 500

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 41Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 26 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: