|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:54 pm | |
| Prioritet në gjueti në krahinën e Zagorisë kanë marrë: lepuri, derri i egër, dhelpra, thëllëza, turtulli e tjerë, nga ku sigurohej mishi i freskët i konsumueshëm nga banorët e krahinës. Kështu që krahina ka patur e ka mjeshtrat e gjuetisë në çdo periudhë kohore. Duke u marrë me këtë art (sport) është përftuar, përveç të tjerash, dhe aftësimi, rezistenca, kalitja fizike dhe kjo ka ndikuar edhe në jetëgjatësinë e banorëve që ushtrojnë këtë sport. Duhet theksuar se zagoritët në të gjitha kohërat kanë respektuar ligjet e gjuetisë dhe e kanë realizuar atë brenda kalendarit të gjuetisë, duke ruajtur kështu riprodhimin, shumimin e kafshëve të egra. Gjuetia realizohej me çifte të mbajtura ligjërisht si dhe me ngritjen e kurtheve (leqe), një mjeshtëri kjo e përdorur dhe e sukseshme në gjueti, po kështu aplikohej edhe aplikohet gjuetia në grupim dhe ai individual. Karakteristikë tipike e gjuetarëve zagoritë ka qenë se ata kishin një përgatitje teorike dhe praktike të mirë, gjë që sillte suksesimin në gjueti. Plejada e madhe e gjuetarëve zagoritë ka mjaft emra që i kanë dhënë tonin këtij sporti masiv. Pa i ezauruar dot të gjitha emrat e gjuetarëve, po përmendim disa prej syresh, që kanë bërë emër në krahinë si: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:54 pm | |
| Nivan Pilo Koxhioni, Todho Koxhioni, Evjen Qirko, Rako Vasi, Milo Çafe, Gaqe Dede, Vasil Vito, Themo Vasi, Kiço Pali, Peço Vasi, Stavro Koxhioni, Sotir Sotiri, Nonda Semi, Peçi Dede, Hektor Peçi, Stefan Pali, Risto Kondi, Kristo Semi, Fatmir Pali, Mareglen Lekgjiku, Ilir Dede.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:54 pm | |
| Ndëran, Topovë Perikli Peçuni, Sotir Luzi, Vangjel Kondili, Thodho Vito, Arqile Kondili. Konckë, Hoshtevë, Vithyq, Doshnicë Çondo Spiri, Jorgo Konomi, Filip Vito, Polikron Duri, Niko Dine, Jorgo Dede, Taç Andoni, Sotir Ndreu, Rako Kristani, Cace Suli. Zhej , Lliar Pilo Koçi, Rako Garo, Kiço Lena, Stefan Bita, Vangjel Meçi, Jano Çarka, Thoma Garo, Pilo P. Çarka, Jorgo Garo, Llukan Meçi, Fone Menkshi. Edhe në kohën e sotme gjuetia ushtrohet dhe po lindin gjuetarë të rinj, që ushtrojnë këtë sport të bukur. Komuna e Zagorisë ka marrë masa efikase për të mos lejuar që në territorin e saj të ushtrohet nga gjuetarë jo të krahinës gjuajtja e ndaluar, jashtë sezonit të gjuetisë, që mori disa përmasa jo të mira gjatë disa viteve të demokracisë. Për këtë ekziston një plan i detajuar masash parandaluese dhe bashkëvepruese me organizmat dhe shoqatat e gjuetarëve për të ndaluar gjuetinë e jashtëligjshme.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:55 pm | |
| Mbarështrimi i faunës së egër Për të evidentuar ruajtjen faunën e egër, që është objekt gjuetie, apo paraqet interesa e për t’u ruajtur, u shfrytëzuan disa informacione gojore, vrojtimi dhe inventarizimi i gjahut që kryhet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Gjirokastër. Si lloje kryesore të faunës objekt gjuetie mund të përmendim: lepurin e egër, dhelprën, ujkun, thëllëzën e malit, kunadhen e tjera, të cilat u përmendën edhe më lart, gjatë zbërthimit analitik për këtë problem. Duke bërë një vlerësim mund të dalim në përfundim se efektivat kryesore të gjahut në këtë komunë janë:
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:55 pm | |
| Nr Lloji i gjahut Sasia në krerë për 100 ha Totali 1. Thëllëza e malit 10 krerë 400 2. Kunadhe 2 80 3. Dhelpër 3 120 4. Ujk 1 40 5. Nuse lalë 2 80
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:55 pm | |
| Përveç kafshëve ka një numër të konsiderueshëm shpendësh, të cilat në të ardhmen mund të jenë objekt gjuetie për të huajt.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:56 pm | |
| | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:52 pm | |
| Blegtorët Krahina e Zagorisë është e përmendur për kullota verore. Deri në fund të shekullit XIX kullotnin në të, së bashku me shtegtimet, afër 30000 krerë të imta, ndërsa në vitet ‘40-60 të shek. XX zbritën në 10.000 krerë. Pjesa më e madhe e tyre ishte përqëndruar në zonën Sheper- Ndëran dhe Topovë - Zhej. Nga shitja e kullotave gjatë vitve ‘30 të shek. XX vileshin rreth 30.000 fr. Ari në vit. Djathi tradicional i napës dhe kaçkavalli i viteve të fundit është i preferuar në të gjithë vendin. Familjet dhe blegtorët, që kishin numër të konsiderueshëm të imtash ishin: Dedë (Andrea) Gjoni (Ndëran) dhe Pangajt në Topovë (fundi i shek. XVIII), Nashajt (fundi i shek. XIX) si dhe blegtorët: Janaq Qirollari, Pano Pina (Sheper), Gole Kristo e Sotir Meçi (Doshnicë), Mihal Nika dhe Dhiogjen Joanidhi (Topovë), Gaçe Qendro, Lipe, Mitro, Peço e Thanas Menkshi (Zhej) gjatë gjysmës së parë të shek. XX.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:53 pm | |
| Vreshtaria dhe vreshtarët e Zagorisë Zagoria ka pasur një traditë të hershme për vreshtarinë, e cila ka qenë e spikatur dhe kjo traditë përcillej brez pas brezi. Ndaj në Zagori i kushtohej një përkujdesje e madhe këtij “arti”. Rrushi përdoret për raki, por edhe për konsumim. Si rrjedhojë e këtij përkushtimi lindën vreshtarët e spikatur, të cilët ia transmetonin edhe si profesion fëmijëve të tyre. Kultivimi i hardhisë bëhej në oborret e shtëpive si dhe në kopshtet e familjeve, më vonë u aplikuan edhe vreshtat me sipërfaqe më të mëdha, ku u aplikuan edhe shërbimet agroteknike sipas metodologjisë së kultivimit . Si në çdo fushë edhe vreshtaria ka përfaqësuesit e saj tipikë, të cilët kanë skalitur emrin në altarin e Vreshtarit të nderuar. Përmendim disa prej syresh: Sheper: Nasho Idrizi, Leonidha Ruci, Familja Dilo, Nivan: Pano Kondi,Vasil Semi, Llukan Vasha, Evjen Qirko, Haritejtë, Theodhori Koxhioni, Dhimosten Peti, Jorgo Dede, Spiro Koxhioni,Vasil Vito, Dhimosten Peti, Premtajt, Pecanaj Hoshtevë, Topovë, Konckë Mici, Jani Nderan Zhej Meçaj, Ballaj, Menkshajt, Sulajt, Qendraj, Bitaj, Çarkaj,Kllapajt Doshnicë Dedaj. Mashaj Lliar: Ponaj, Mihaj, Llanaj, Koçaj, Priftaj Kultivues: Spartak Muzha Sheper, Sofokli Mici Konckë, Pirro Mandi Sheper, Gelo Kaso Ndëran
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:53 pm | |
| Dekoracion
Lulet e Zagorisë Zagoria është krahinë malore. Fshatrat e saj të radhitura midis malesh, sikur përshëndesin njëri – tjetrin nga larg. Klima e përshtatshme dhe uji i mjaftueshëm kanë bërë që shtëpitë e këtyre fshatrave të mbyten nga gjelbërimi. Kjo zonë ka njerëz të zgjuar, të kulturuar dhe pasionantë. Ata ashtu siç e duan jetën, po kaq e dashurojnë edhe të bukurën. Është kjo arsyeja që banorët e kësaj treve, krahas shtëpive të lezetshme me arkitekturë të veçantë, në oborr, dritare, ballkone kultivojnë me dashuri dhe lulen. Hyr në Zagori dhe, po munde, mos u befaso nga aroma e trëndafilave. Gjej një shtëpi në Zagori që të të mos të të heqë mendjen me bukurinë e ngjyrave mollokos……, lulezjarrit, asterit… Kalo rrugicave, po deshe, dhe të mos dehesh nga aroma e zambakëve. Zagoriti është dhe i | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:54 pm | |
| fshatit dhe i qytetit. Është dhe i kryeqytetit dhe i kurbetit. Gratë, nuset deri edhe te fëmijët hyjnë në sedër njëri me tjerin për mirë, kush e kush të këtë më shumë lule; kush e kush të ketë më shumë lloje, kush e kush t’i ketë ato më të bukura. Dhe kjo dëshirë për ta pasur të bukurën të pranishme, atje ku banojnë, i detyronte gratë t’u luteshin burrave, kur shkonin në qytet, apo kurbet, që, kur të ktheheshin, përveç veshjeve, bizhuterive e sendeve të tjera, që ato i kishin vetë merak, të mos harronin t’u sillnin edhe ca fara lulesh të veçanta. E kur shkon në Zagorie, krahas erës së këndshme të trëndelinës, që të shoqëron livadheve, sa hyn në fshatra, të kënaq era e borzilokut dhe e manxuranës, trëndafilit… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:54 pm | |
| Në Zagori ka hyrë spirea, e cila sapo shkrin bora në këto anë, mbushet plot lule të bardha, sikur bora të ketë shtruar prapë. Lulishtet e shtëpive, të shkollave, të kishës po bordurohen me dafinë, ligustër dhe pitospora. Dikush fillon të kultivojë manjolën, një tjetër palmën. Eksperimentojnë sa mund t’i rezistojnë klimës malore. Ashtu si vajzat i ndërrojnë veshjet në një sfilatë, ashtu i duan ato lulet e ndryshme të bukura dhe në formë tërheqëse. Merakun që kanë vajzat, prindërit ua zbulojnë. E sa herë që ata kthehen nga larg, do sjellin një bimë dekorative, një shpatull, disa farëra. Dhe Zagoria e bukur nga vetë natyra, çdo ditë nga njerëzit e saj bëhet më e hijshme me një dekor të pasur, të cilin padyshin e shton dhe florikultura. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:54 pm | |
| Prezenca e luleve dhe bimëve dekorative sot në shtëpitë zagorite Lulet 1.Asparagus(Asparagus plumozus) Asparagus spengeri 2.Fikus (Phicus carica) 5.Karafil (Dianthus cariophyllus) 3. Klorofitum (Chorophytum comosum) 4. Lule vathi(Phuchsia hybrida)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:54 pm | |
| 5. Molloko ose mullagë (Perlagonium zonale) 6. Pilea (Pilea cardieri) 7. Varëse (Tradescantie albiflora) 8. Zambaku i kuq (Hipeastrum hybridum) 9. Zambaku i verdhë (lilium auratum) 10. Lule kineze (Coleus blumei) 11. Shqiponjë (Mestera deliciosa). Lule njëvjeçare (verore) 1.Gojë ujku(Antihirnum majas) 2.Kadife, nergjize (Tagetes patulus) 3.Lafshë gjeli (Celosia cristata) 4. Lule akshami(Mirabilis jalapa) 5. Lule zjarri (Salvia splendens) 6.Medina (Comphrenaglobosa) 7. Petunia (Petunia hybrida) 8.Lule Tirane, xinga(Zinia elegans).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:54 pm | |
| Lule dyvjeçare (dimërore) 1.Karafil Stambolli (Dianthus barbatas). Lule shumëvjeçare 1.Aster (Aster novae angliae) 2. Lule patate (Dahlia variabilis) 3.Karafil shabo(Dianthus cariophylluë) 4.Lule bore (Hydrangea makrophylla) 5. Lule shëmitri, vjeshta (Crysonthemum indicum) 6.Vinka, varëse (Vinka minor) 7.Vjollca (Viola odorata) 8. Zambaku, fletëgjerë (Canna indica).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:55 pm | |
| Shkurre (bimë me shtat të ulët) 1.Bushi (Buxus sampervireus) 2. Dafina (Laurus nobilis) 3. Lavantiana (Santolina chamaecyparis) 4. Rozmarina (Rosmarinus officinalis) 5. Oleandra (Norium oleander) 6. Pitospora (Pittosporum tobira) 7. Spirea (Spirea van heutteit) 8. Tuja (Thuja orientalis)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:55 pm | |
| Shkurre kacavjerrëse 1. Hardhi e mureve(Parthenocissus quinquefolia) 2. Sarmaçia(Hederea helix) 3. Lule vile (Vistaria sinensis) 4.Trëndafili kacavjerrës (Rosa banksiae)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:57 pm | |
| Drurë (bimë me shtat të lartë) 1. Bliri (Tilia argentea) 2. Bredhi (Abies alba) 3. Ilqia (Quercus ilex) 4. Jargavani (Syringa vulgaris) 5. Manjolla (Magnolia grandiphlora) 6. Ligustra fletëgjerë (Ligustrum japanicum) 7. Ligustra fletëngushtë(Ligustrum sinensis) 8. Qiparizi (Cupressus sempervirens) 9. Shelgu lotues, vajtues(Salix barbylonica) Materialet u përgatitwn nga Kristo Stoja
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:58 pm | |
| INFRASTRUKTURA E ZAGORIES Ekzistenca kohore Vetëkuptohet, sipas burimeve dokumentare të transmetuara, të gjurmëve ekzistuese mesjetare si edhe ekzistenca e sotme e pasurimi i vonët krijohet një tablo e qartë për infrastrukturën e Zagorisë. Kjo ekzistencë e ka bazimin tek larmiteti i lidhësisë tregtare, i realizimit të shkëmbimeve të prodhimit midis fshatrave të vet krahinës si dhe një “mozaik” më të gjerë tregtar. Në Sopik ( Pogon), në shek. XVIII, zhvillohej Panairi tregtar ku vinin tregtarë nga Shqipëria e Veriut, Maqedonia, Bosnja lindore, Janina dhe Epiri. Ky panair kapte një afat kohor 15 ditor duke filluar nga dita e çeljes 15 gusht.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:58 pm | |
| Në komplekstin e rrugëve që përshkonin Zagorinë në shek.17-18 vend të rëndësishëm zinin rrugë kyçe, që kanë ndërlidhë qendra të mëdha e të largëta që nga Berati, Janina, Tepelena, Saranda, Përmeti, Gjirokastra e tjera. Rrugë karvanesh Pashallëku i Delvinës Lidhja e parë: Sarandë, Delvinë, Qafa e Muzinës, Grapsh, Sofratikë, Libohovë, Labovë e Kryqit, Gryka e Selckës, Poliçan, Sheper, Nivan, Konckë, Hoshtevë, Mbrezhan, buzë Beratit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 9:59 pm | |
| Në Hoshtevë, te Shën Sotiri, ishte vendpushimi. Për të realizuar mbrojtjen e rrugëkalimit merreshin masa mbrojtëse si në Grykën e Selckës, buzë rrugës në të djathtë të lumit të Suhës, ruhen rrënojat e një karakolli (vendroje) ku qëndronin dervexhinjtë, ruajtësit e rrugës së karvaneve. Lidhja tjetër: Çajup, Topovë, Nderan, Sheper. Në mesjetën e hershëm Çajupi, Labovë e Zhapës, Tepelenë dhe dega tjetër Kardhiq, Gryka e Skërficës, Rrëzomë, Himarë. Në Çajup ndodhet dhe karakolli në Taborr. Prezent edhe sot është kalldrëmi i rrugës që kalonte nëpër Zhej në itinerarin: Tepelenë, Peshtan, Limar, Zhej, Topovë, Nderan, Gryka e Selckës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:00 pm | |
| Ekzistenca e Lumit të Zagorisë ishte një pengesë ujore, sidomos në periudhën e prurjeve të mëdha të lumit, ndaj për të siguruar lidhjen në dy kahjet shërbenin urat e Hoshtevë - Lliar, e Nivanit dhe ajo e Limarit. Këto ura kanë me një soliditet të jashtëzakonshëm dhe janë mjaft rezistente. Ura Hoshtevë – Lliar në emërtimin e përdorur “Ura e Hoshtevës” nuk është emërtim i drejtë. Lumi në këtë vend që është ndërtuar ura është një kufi ndarës midis dy fshatrave (periferike). | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:01 pm | |
| Kjo urë ka lojtur një rol të madh për lëvizjen e karvaneve tregtare që vinin nga Gjirokastra – Përmeti, në itinerarin: Çajup – Ura Hoshtevë - Lliar, Gjurmëmushka - Bual- Lipë - Përmet. Ura Hoshtevë - Lliar Ura është e ngritur me një hark të madh me hapësirë 15 m, në formë rrethore me qendër të dyfishtë, me lartësi 7 m mbi shtratin e lumit. Është e shtruar me kalldrëm, që kufizohet me një parapet 0,6m dhe është e gjerë 2,8 m; gjatësia e urës është 28m. Për ndërtimin e urës është përdorur guri i zi. Ura ka të njëjtën teknikë ndërtimi me atë të Limarit. Ura e Manastirit të Nivanit lidh Gjirokastrën me Përmetin nga itinerari tjetër: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:01 pm | |
| Çajup - Topovë - Ura e Nivanit – Sheper - Qafa e Dhëmbelit - Përmet. Urat kanë një lidhje të bazuar në strukturën gjeomorfologjike të terrenit, të kompozuara arkitektonikisht natyrshëm si dhe në mënyrë mjaft funksionale për të realizuar qëllimet në fushën tregtare në kulmin e lulëzimit të tyre. Ura Hoshtevë - Lliar solli dhe lulëzim të tregut si dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit të ndërtimit të mjeshtrave vendas. Ndërtimi i kësaj ure, sipas studiuesve, përkon me periudhën e lulëzimit të Pashallëkut të Janinës me sundimtar Ali Pashë Tepelenën. Dihet që krahina jonë kishte një vend të rëndësishëm në planet e Pashait tepelenas. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:01 pm | |
| Evidentojmë këtu që edhe për lliariotët, si mjeshtra të përpunimit të strallit, kishin lidhje me pashain, i cili në veprimtarinë e tij tregtonte strallin lliariot. Nuk duhet lënë pa evidentuar edhe rrugët lidhëse jetësore midis fshatrave. Kjo dënduri rrjeti komunikacionit tregon për një veprimtari të dendur dhe intesive që e meritonte Zagoria. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |