|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:49 pm | |
| Sipas planit 1176, 9 ha fond pyjor komunal dhe 3620.77 ha kullota komunale Afati i përdorimit i fiksuar nga të dy palët 2003-2013 (afat 10 vjeçar)
Administrimi i pyjeve dhe kullotave para vitit 1944 dhe pas vitit 1990
Nr. Fshati Pyje ha Kullota ha Private Komunale Shtet. Private Komunale Shtetërore 1. Sheper 135 618 2. Nivan 92 346 3.Konckë 105 409 4.Vithuq 60 169 5. Hoshtevë 118 430 6. Doshnicë 128 249 7. Zhej 134 340 8. Lliar 151 130 9. Topovë 204 230 10. Ndëran 165 320 Komuna 1292 3322
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:49 pm | |
| Përdorimi i pyjeve dhe kullotave para vitit 1944 dhe pas vitit 1990
Nr. Fshati Pyje si ha Kullota si… ha Familje Lagje Fshat Familje Lagje Fshat 1. Sheper 135 618 2. Nivan 92 346 3.Konckë 105 409 4.Vithuq 60 169 5. Hoshtevë 118 430 6. Doshnicë 128 249 7. Zhej 134 340 8. Lliar 151 130 9. Topovë 204 230 10. Ndëran 165 320 Komuna 1292 3322
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:49 pm | |
| PLANI I PUNIMEVE PËR PERIUDHËN 10 VJEÇARE 2003-1013 Nr. Modeli teknik Njësia Sasia Kosto Vlera totale matëse për njësi lek 000 lek
1.Pyllëzime ha 9 120000 0 2. Përmirësime pylli ha 235 25000 5875 3.Pastrime kullota ha 215 12500 2688 4.Ndërtim lugje betoni ml 132 6512 860 5. Ndërtim lere copë 2 350000 700 6. Ndërtim mure të thatë m3 1550 2100 3255 Totali në lekë 14457
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:50 pm | |
| PASQYRA E TË ARDHURAVE PËR PERIUDHËN 10 VJEÇARE Nr. Emërtimi Njësia e matjes Sasia 1. Bimë mjeksore 000 lek 76022 2. Kokrra arre, lajthie 000 lek 30000 Totali 106022
Bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve
Të ardhurat, vlera totale për 10 vjet 000lek 106022 Shpenzimet, vlera totale për 10 vjet 000 lek 14457 Diferenca +91565
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:50 pm | |
| Del se: një pyll me shkozë jep 30 - 40 kv gjethe të freskëta dhe 13 kv bar të gjelbër për ha; një ha lis në moshë rreth 20 vjet vetëm nga krasitja e degëzave në lartësi 2 - 3 m nga toka jep 35 kv gjethe dhe 12 – 20 kv bar të gjelbër/ha; në pyjet me prall merren 100 -160 kv/ha gjethe dhe deri 16kv/bar të gjelbër.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:50 pm | |
| Bimët medicinale(përmbledhëse) Flora e Zagorisë është e pasur me bimë mjekësore të shumllojshme. Më të përmendurat prej tyre janë: Kamomili, lulëkuqja, mullaga, lule shtogu, hithrat, manaferrat, pelini, rigoni i bardhë, çaji i malit, sherebeli, salepi, lulja e blirit, kokrrat e dëllinjës, të murrizit, të trandafilit të egër e tj. Sipas studiuesve nga 300 bimë medicinale, eterovajore e tanifere, që ka vendi, rreth 200 rriten në Zagorie. Këto bimë kanë vlera të larta kuruese ndaj sëmundjeve dhe vlera të larta në përdorimin e prodhimeve farmaceutike, kozmetike, e industriale dhe përdorim të gjerë në jetën e përditshme. Mjaft prej tyre mund të kultivohen për të patur rendimente dhe me leverdi ekonomike. Përmenden për grumbullimin e Bimëve Mjekësore: Gaqo Llaka (Zhej), Sotir Ndreu (Hoshtevë), Jorgo Pango, Orest Peri (Ndëran) e tjerë. Marrë nga “Enciklopedia e Zagorisë” e autorit Apostol Pango
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:50 pm | |
| Digidalis Bimë mjekësore që vendasit e emërtojnë dik - dak. Rritet vetëm në periferi të fushës së Çajupit. Ka gjethe mesatare të dukshme pa kërcell, që del mbi tokë rreth 6 -7 cm. Është grumbulluar si bimë medicinale nga banorët e fshatrave Lliar e Zhej. Përdoret për mjekimin e sëmundjes së zemrës dhe ka efektshmëri të lartë. Është bimë mjekësore e rrallë e zonave jugore të vendit, që ndodhet edhe në zonën e Përmetit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:50 pm | |
| Bimët medicinale eterovajore e tanifere dhe leverdia e tyre ekonomike
Si rrjedhojë e pozicionit shtrirës gjeografik, e konfiguracionit kombinues të ultësirës dhe prezencës së shkëmbenjve malorë, nga ku e kanë lindësinë burimet e shumta ujore si dhe kombinacioni me kullotat e pasura malore gjatë stinës së pranverës, flora e trevës së Zagories është e shumëllojshme. Vlen të evidentohet në këtë prezencë të florës bimësia medicinale, eterovajore dhe tanifere. Ajo që është më thelbësore, është prania e kësaj të fundit në të gjithë trevën me një përhapësi të gjerë. Nga burimet e informacionit, studimet e studiuesve të kësaj fushe, duhet të evidentohet një lidhësi midis prezencës totale të bimëve të njohura të kësaj fushe që në rang vendi është rreth 300 të tilla, një pasuri e madhe kualitative llojesh, dhe Zagoria në sipërfaqen e saj shtrirëse ka rreth 180 - 200 lloje.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:51 pm | |
| Duhet theksuar se, si rrjedhojë e kësaj pasurie, popullsia inteligjente e kësaj zone ka njohuri teoriko - praktike për rritjen, kultivimin e tyre natyror, vjeljen e këtyre bimëve, grumbullimin sipas kualiteteve, shërbesën për të arritur një kuotizim të cilësisë si dhe njohuri për efektin dobiprurës në shërimin e sëmundjeve të ndryshmee prezente (mjekësia popullore). Të pranishme në këtë trevë janë: kamomili, lulëkuqja, tërfilet, çaji i mali, qumështorja, thundërmushka, mullagat, bishtkali, hithrat, shtogu, manaferrat, rigoni i bardhë, gjethe delli, pelini, zhumbrica, dëllinjat, murrizi, trëndafili i egër (byllurinja), sherebeli, salepi, murrizi e tjerë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:51 pm | |
| Këto lloje bimësh prezente në trevë njihen për vlerat e tyre kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme, që është provuar nga praktika. Duhet theksuar edhe vlerat e mëdha që kanë këto lloj bimësh edhe në fushën prodhimeve (bukurative) kozmetike, të farmaceutikës, industrisë së lehtë e ushqimore dhe përdorim të gjerë në praktikën e jetës së përditshme. Pra, Zagoria ka një natyrë me një shumëllojshmëri biologjike kualitative, e cila është faktor determinues, përcaktues, për zhvillimin e turizmit si dhe për përtëritjen fizike dhe bukurinë shpirtërore. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:51 pm | |
| Specialistët e kësaj fushe, studiues, kanë ngritur herë pas herë shqetësimin e tyre për të organizuar dhe për të shfrytëzuar këtë pasuri të madhe të krahinës, duke organizuar grumbullimin në natyrë, përpunimin paraprak dhe dorëzimin në organizma biznezi të ligjësuara dhe të linçensuara për të realizuar eksportin e këtyre llojeve bimësh. Kjo përvojë e grumbullimit ka ekzistuar në krahinë shumë kohë përpara dhe ka dhënë pozitivitet. Kështu, siç theksuam edhe më lart, në këtë grumbullim duhet si kujtesë të respektohen me rigorozitet ligjet dhe udhëzimet e veçanta si ligji Nr. 7722, datë 15. 06 1993 i Kuvendit Popullor “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore” dhe udhëzime të tjera. Nga specialistët shtrohet zbatimi fanatik i kritereve teknike të vjeljes, pasi ka pasur dhe ka keqpërdorime në disa specie si: dafina, çaji i malit, sherebeli, trumza, rigoni dhe salepi rrezikojnë të zhduken. Në këtë kuadër është i nevojshëm edhe interesimi e ndikimi i Komunës që grumbullimi i këtyre bimëve të bëhet jo me spontaneitet, por i organizuar edhe i disiplinuar dhe bashkëpunimi me partnerët të jetë sa më afatgjatë dhe serioz. Mendimi se këtë “operacion” mbledhës, grumbullues, duhet ta organizojë një shoqëri, firmë zagorite, e drejtuar nga ndonjë specialist zagorit, i cili duhet të investojë në këtë fushë, të ligjësohet, të krijojë organogramën e firmës, me qëllim që të centralizohet edhe të fitojë edhe krahina në zhvilimin e saj. Kështu do të kishte një përqëndrim të prodhimit të trevës dhe të pasurisë prezente të këtyre lloje bimësh me rëndësi edhe ekonomike. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:51 pm | |
| Mendimi se për evitimin e volumit të madh të transportit, për disa bimë si sherebeli, trumza, rozmarina, borziloku e tjerë, mund të bëhet përpunimi i tyre me një desklortor të thjeshtë, duke i kthyer në esencë që janë shumë të kërkuara nga eksporti dhe lehtësisht të trasportueshme, është një mendim specialisti që duhet të praktizohet. Efiçente është se toka e Zagorisë, është një tokë, e cila siguron me përbërjen e saj kimike kultivimin e këtyre bimëve. Kjo vjen edhe se ato nuk kanë shumë kërkesa të veçanta për agroteknikë dhe në kushtet e klimës sonë zhvillohen normalisht e japin rendimente të larta me shpenzime të pakta. Nga bimët, që mund të kultivohen më mirë janë: çaji i malit, rigoni, borziloku, rozmarina e shumë të tjera. Leverdia ekonomike është e madhe, sidomos disa përllogaritje të bëra del se nga 1 dylym mund të sigurohen 300 - 500 mijë lekë të reja dhe nga disa bimë shumëvjeçare arrin deri 700.000 lekë për dylym.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:52 pm | |
| Nga ana e specialistëve dhe studiuesve ngrihet problemi i shfrytëzimit të burimeve të tjera të natyrës, prodhimet e dyta të pyjeve dhe kullotave, që kanë leverdi ekonomike si esencat bimore, lëndët tonike( regjëse) që gjenden te dushqet, shqerro, volonidhi e tjera……….. prodhime nga përpunimi termik i drurit që janë qymyri i drurit, eshka e kovaçit dhe kotronet. Në Zagori nuk ka përvojë për këto prodhime, por rezervat janë të mëdha dhe kërkesat e tregut të brendshëm e eksportet janë të shumta. Ka vend edhe kultivimin e thuprave të shelgut, traditë kjo për prodhimin e koshereve dhe kanistrave. Leverdi ka dhe dhe grumbullimi i frutave dhe farave pyjore natyrale ose të kultivuara siç janë: arrat, lajthitë, thanat, manaferrat, gorricat, boronicat, kulumbritë, dëllinjat e shumë të tjera. Për këto realizohet mbledhja tradicionale dhe konsumohen freskët apo përpunohen. Një rezervë tjetër nga prodhimet e dyta të pyllit e kullotave janë kërpudhat. Prezenca e tyre: pylli i Zhejit, Rapavicë, Dermaz, Çajup e kudo ku ka bimësi drunore. Këto që përmendëm më lart në këtë trajtesë tregojnë resurset e mëdha që ka krahina, që duhet të shfrytëzohen.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:52 pm | |
| Bimët mjeksore Njësia Mundësia Çmimi Sasia për Të ardhurat Nr. Emri shqip e matjes e grumbull. Mes. 10 vjet për 10 vjet kv/vit lek/vit ton 000 lek
1. Dëllinjë kv 230 6000 2300 13800 2.Rigoni kv 14 12000 140 1680 3.Çaji i malit kv 5 25000 50 6250 4.Kokrra trëndafili kv 43 8000 430 3440 2. Murrizi (kokrra) kv 7.55 1200 75.5 906 3. Sherebela kv 490 9000 4900 44100 4. Pelin kv 0.8 36000 8 288 5. Sanze kv 0.5 700000 5 3500 6. Tërfil (lule) kv 0.02 40000 0.2 8 7. Cermedel kv 2 12000 20 240 8. Xanë (lule) kv 2 90000 20 1800 9. Totali 76022
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:52 pm | |
| Çaji i malit (Sideritis Roseri Boiss) Emërtimi në gjuhën popullore: Njihet me të njëjtin emër. Përshkrimi: është bimë barishtore shumëvjeçare. Ka një sistem rrënjor të dobët e jo të futur thellë në tokë. Lartësia e bimës arrin 10 - 5cm. E gjithë bima është e veshur me push të bardhëllimët në të hirtë. Gjethet kanë përmasa 10 - 60 mm të gjata dhe 6 –20 mm të gjera. Ato kanë formë gjatore deri në të ngushta vezake, të përmbysura, të plota ose me dhembëza. Lulesa është e përbërë nga 5 - 20 qerthuj të rënë dhe secili ka 6 - 10 lule të verdha deri në të verdhurën e çelur. Lulëzon zakonisht në muajt qershor - korrik, në vartësi me kushtet klimatike dhe nga lartësia nga niveli i detit. Lidhja e farës fillon nga korriku,vazhdon gjatë gushtit dhe rrallë shkon deri në 15 shtator.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:52 pm | |
| Përhapja: Çaji i malit konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Në vendin tonë është më i përhapur në pjesën juglindore, por gjendet edhe në krahinat në jug të Shkumbinit. Në Zagori është i përhapur në Dhëmbel, Çajup e Mali i Rapovicës. Klima dhe toka: i përket zonave me klimë mesatare që shtrihen në lartësitë 1200 - 1800 m mbi nivelin e detit dhe tokave me formacione të thata gëlqerore, vende shkëmbore, vend eme gurë të rrallë dhe substrat të butë. Kultivimi: Bima shtohet me farë të marra nga flora spontane dhe fidanë të përgatitur në fidanishte. Për mbjelljen direkt me farë, materiali mbjellës (fara) merret gjatë muajit korrik nga bimë të shëndosha. Pasi lihet që të thahet, për pak ditë, ajo pastrohet dhe përgatitet për t’u hedhur në arë. Parapraktisht ara duhet të jetë e përgatitur për mbjellje. Me anën e punimeve ajo duhet të jetë e shkriftëruar mirë. Afati i mbjelljes është muaji prill. Mbjellja bëhet me rreshta 60 deri në 70 cm larg dhe kur bëhet rrallimi bimët lihen 20 - 30 cm larg njëra - tjetrës. Sasia e farës për një ha duhet 10 kg. Rezultate të mira jep mbjellja me fidanë të përgatitur në fidanishte dhe mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Praktikisht edhe nga ana ekonomike më mirë është mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Si afat mbjellje, më të mira janë mbjelljet e nëntorit për në vjeshtë dhe ato të prillit në pranverë. Pasi ka zënë fidani, vitet e para të jetës jep rozetë me gjethe, ndërsa vitin e dytë dalin kërcejtë lulembajtës. Kërcejtë e vegjël janë të shumtë, deri në dyzet vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë ato rriten dhe dyfishohen në numër.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:52 pm | |
| Vjelja e prodhimit Çaji ka një periudhë të gjatë lulëzimi. Kjo fillon nga fundi i muajit qershor, intesifikohet në muajin korrik dhe gusht dhe fillon të bjerë në ditët e para të shtatorit. Në fillim lulëzojnë lulëritë e degëve kryesore, pastaj në periudhat e mëvonshme, nga degëzimet e dyta dalin lulëri të tjera. Kështu dhe vjelja e lulërive duhet të kryhet periodikisht me lulëzimin e plotë duke i prerë me gërshërë deri në nivelin e kaçubes. Lulet e prera lidhen në tufa të vogla dhe dërgohen për t’u tharë në vendin e caktuar. Ekonomikisht nuk mund të përcaktojmë leverdinë e kultivimit të çajit, pasi kërkesat e tregut të jashtëm janë të pakta, por mjafton të themi se nga një ha tokë të mbjellë me çaj merren rreth 10000 tufëza lulërie (nga 1 tufëz për çdo m2). Çdo tufë lulërie çaji në tregun e brendshëm shitet rreth 30 lek, kështu që i bie që për çdo ha të merren mbi 300 mijë lekë të ardhura.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:53 pm | |
| Sipërfaqja e kullotave 7920 Shtetërore 3451 ha, Komunare 3326 ha, Private 1143 ha.
Pasuria tjetër e trevës: KULLOTAT
Me një dominim të maleve Zagoria merr tipizimin e një klime malore. Pasuria kualitative e bimësisë, pyjet e rrallë dhe shkurret e shumta sigurojnë edhe një prezencë të madhe të sipërfaqes kullusore. 7920 ha kullota verore malore! Një pasuri e e ndritshme që Zagorisë i rrit vlerat e saj të shumta. Këto kullota përdoren si burim ushqimi për bagëtitë e imta. Blegtorët zagoritë nuk ndërmarrin “inkursione” kullusore verore si blegtorët e tjerë, por ushqimin kullusor veror e sigurojnë në hapësirën e trevës së tyre të pasur. Si rrjedhojë, duke u vënë në përdorim ushqimor, kjo pasuri kullusore siguron rreth 60% të ushqimit vjetor, sidomos, për tri stinët: pranverë, verë dhe vjeshtë. Prezenca e kësaj hapësire kullusore siguron gjithashtu ruajtjen e tokës nga procesi erozional dhe alterimi. Ka dhe një përftesë të dyfishtë për prezencën e bimëve medicinale dhe tanifere me vlera dhe këto të pallogaritshme, që rrit vlerën dobiprurëve të sipërfaqes. Vlera të mëdha nga kjo prezencë ka edhe për mbarështrimin e blegtorisë. Ky mjedis dhe kjo hapësirë siguron cilësisht mjaltin e shumëkërkuar, i cili ka vlera të mëdha kurative. Në këtë sipërfaqe kullusore verore ka prezente bimë mjaltore, të cilat janë shumë cilësore, sepse ato rriten dhe bashkohen me ajrimin klimatik, freskinë klimatike, janë të pasura në shumë rreze diellore. Mund të veçohen: çaji i malit, lisra, tërfili aromatik. Kjo bimësi procesimin e lulëzimit e ka në muajin korrik - gusht dhe si rrjedhojë prodhon nektar, kur ky ka mbaruar në zonat e ulëta. E rëndësishme është se kullotat verore janë të mbarsura me vlera të mëdha ekonomike, por edhe me vlera ekologjiko - turistike.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:53 pm | |
| Zagoria disponon 7200 ha kullota. Vendimi Nr. 700, datë 23. 10.1995 i Këshillit të Ministrave: “Për caktimin e kufijve të kullotave e livadheve shtetërore në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave dhe organeve të pushtetit vendor për përdorim të përgjithshëm” tregon si duhet vepruar. Ky disponim kullusor ndahet, sipas këtij vendimi, në kullota shtetërore 4525 ha, që administrohen nga Ndërmarrja Pyjore e Rrethit dhe 2645 ha komunale, që administrohen nga komuna. Por, përveç kësaj sipërfaqe të kadastruar si kullota, në krahinë gjenden edhe shumë sipërfaqe të tjera siç janë ato me drurë pyjore të rrallë, shkurrishte, toka improduktive dhe shumë toka bujqësore që dikur shfrytëzoheshin, ndërsa sot janë lënë djerr dhe janë kthyer në kullota. Të gjitha këto rrisin rezervat dhe kapacitetin e kullotave të zonës në dispozicion të pushtetit vendor, komunës së Zagorisë dhe vetë fshatrave. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:53 pm | |
| Sipërfaqja kullusore e Zagories dhe e Nemërçkës njihen prej kohësh si kullota të mira, meqënëse janë të pasura me bimësi barishtore me vlera të larta ushqyese. Shfrytëzimi i tyre është realizuar prej kohësh dhe kanë shërbyer si burim të ardhurash për popullsinë e krahinës. Sipas të dhënave deri në vitin 1935 nga kullotat, që dispononte vetëm në fshati Sheper, merreshin 3500 napolona ari në vit. Po kaq edhe më shumë merrnin fshatrat Doshnicë e Hoshtevë. Këto të ardhura administroheshin nga një këshill i fshatit, që zgjidhej nga vetë fshati. Të ardhurat përdoreshin për ndonjë rregullim komunal si: rrugë, ura ose një pjesë shërbente edhe për të ndihmuar ndonjë hallexhi, që rregullonte ndonjë mur shtëpie të prishur, riparim çatie e tjerë. Një pjesë e mirë e tyre shkonin për gjyqin e Rapavicës, por një pjesë e tyre “shpërdorohej nga pjesëtarët e Këshillit” dhe kjo u bë shkas që në Sheper dhe në fshatra të tjerë të plasë sherri, grindje, të cilat e shpunë punën deri në gjyqe të stërgjatura. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:53 pm | |
| Duhet theksuar se edhe në ditët e sotme disa fshatra si: Zheji, Lliari e ndonjë tjetër i kanë përdorur të ardhurat nga kullotat për rregullimin e infrastrukturës së fshatrave dhe për përmirësimin e jetesës së tyre. Gjatë sistemit monist sipërfaqja kullusore e Zagorisë shërbeu për mbajtjen për 5 - 6 muajt e pranverë - verës për shumë tufa lopësh dhe kopesh me bagëti të imta, kryesisht dhen. Këtu kullotën bagëtitë e fshatrave të Kooperativave bujqësore dhe të Ndërmarrjes Shtetërore të Rrethit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:53 pm | |
| Po Zagoria sot? Nëse në të gjitha krahinat malore të vendit janë shtuar shumë bagëtitë e imta, në Zagori janë pakësuar shumë, kjo edhe si rrjedhojë e emigrimit të ndodhur në këto vite, kur sipërfaqja kullusore është shtuar edhe si rrjedhojë e “mospunimit të tokës” bujqësore. Në mbështetje të detyrës së caktuar në vitin 1992 nga Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve, deri në vitin 2000 duhet të kalonin në administrim të komunës 40% e sipërfaqes pyjore dhe 60% e sipërfaqes kullusore, që ndodhet në territorin e saj. Komuna e Zagories ka në administrim të saj 2645 ha ose afërsisht 37% të sipërfaqes ose 1675 ha më pak se objektivi……………………….. Kjo sipërfaqe “e palëvrueshme” duhet të kalojë në duar administrimi të komunës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:53 pm | |
| Në bazë të udhëzimit Nr.1, datë 23.05.1996, të Ministrisë së Bujqësisë: “Për kriteret teknike të dhënes me qera të kullotave e livadheve” është bërë nga Komuna detajimi i sipërfaqes kullusore. Sipas numrit të krerëve që kanë fshatrat u është lënë aq sa është e nevojshme për kullotje dhe pjesa tjetër është dhënë me qera për kullotje të kopeve jashtë krahinës. Nga përllogaritjet, që kanë bërë specialistët, del se në rast se arrijmë të japim me qera rreth 2500 - 3000 ha, e cila është plotësisht e mundshme, pa penguar kullotjen e bagëtive të krahinës, me tarifat shtetërore që janë sot 100 lekë për dele, duke llogaritur 2 - 3 dele për ha, siç është mesatarja për kullotat shtetërore të krahinës sonë, Komuna do të sigurojë një sasi të konsiderueshme të ardhurash. Kur rriten tarifat edhe të ardhurat rriten. Po kështu specialistët kanë menduar që, në se do të ketë të ardhura të konsiderueshme, Komuna mund të caktojë edhe një teknik pyjesh të profilizuar, i cili të ndjekë këtë veprimtari me dokumentacionin përkatës si kontrata e proces verbale e tjerë dhe të paguhet prej saj. Kullotat, përveç këtyre që trajtuam më lart, sigurojnë edhe të ardhura nga gjuetia e tjera.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:54 pm | |
| Fauna e Zagorisë Territori konceptohet i ndarë në katër zona të rëndësishme faunistike: Zona e Dhëmbelit me ekosistemin e thëllëzës së malit Alektoris G. G. me një popullim deri në 8 -10 krerë për 100 ha, që është nga shpendët e rralla në të gjithë Evropën me vlera të larta bioekologjike, jo më kot populli i Zagorisë këndon: Hape, nënë, derën/ se të solli djali një thëllëzë mali. - Zona e Rapavicës, Çajupi i pasur gjithashtu me kafshë dhe shpendë të egra: lepuj, dhelpra, baldosa, ujk, thëllëzë e tjerë. - Zona Çajup - Zhej me një faunë e florë të rezervave me rëndësi biogjetike me lloje të rralla si : kaprolli, dhia e egër, derri i egër, thëllëza e malit, gjeli i egër, lepuri e tjera. Kjo zonë me sipërfaqe prej 1500 ha është shpallur zonë mbrojtëse me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102 datë 15.01.1996. Zonë e katërt faunistike mund të konsiderohet lugina e lumit të Zagories, në të cilën ndodhen një mori kafshësh dhe shpendësh të egra, thëllëza, shapka, grifsha, lepuj, baldosa, kunadhe, dhelpra e tjerë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:54 pm | |
| Gjahu dhe arti i gjuetisë Mbulesa e madhe vegjetale e krahinës së Zagorisë, përveç anëve pozitive të reflektuara dhe më lart, siguron dhe një prezencë të madhe të shumllojshmërisë së kafshëve të egra, apo siç motivohen në fjalorin e gjuetisë: ”kafshët e gjahut”. Prezenca e relievit të thyer, kodrinor e malor, kushtet gjeografiko - klimatike, mbulesa alpine, zonat e mëdha me pyje ku predominojnë lisi, ahu, shkoza, bliri, gëmusha, lajthia, dëllinja e tjerë favorizojnë rritjen dhe përhapjen e kafshëve për gjueti. Ekzistojnë: sorkadhet, ujku, derri i egër, dhelpra, kunadhi, lepuri, bala e tjerë. Shpendë: shapka, mëllenja, rosa e egër, pëllumbi, thëllëza, turtulli, fuga, shqiponja, sorra, skifteri, korbi e tjerë. Zogjtë: qykapiku, gardelina, gushëkuqi, dallandyshja, bishtgjati, krahëbardhi, bilbili e tjerë. Pyjet e pasur në gjelbërim dhe llojshmëri drurësh si dhe prezenca e gjithë këtyre kafshëve e bën shumë “romantike” natyrën e pyllit zagorit. Duke patur një bollëk të tillë kualitativ kafshësh dhe shpendësh në Zagori, qysh në kohërat e hershme është aplikuar e perfeksionuar arti i gjuetisë, duke e konsideruar këtë si një sport të veçantë e të bukur si dhe si përfitues i të ardhurave.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |