|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:43 pm | |
| Lajthishtja e Topovës Është masivi më i madh natyral në Shqipërinë e Jugut. Shtrihet në tre shpate mali. Me një sipërfaqe rreth 40 ha dhe fillon kryesisht pranë fshatit Topovë dhe arrin deri në lartësinë 1700m në Katal dhe Lugun e Arapit. Rritet në formë shkurresh nëpër përrenj e ledhe arash dhe shkon deri në 5 m lartësi. Hyn në prodhim pas 4 - 5 vjetësh dhe prodhon rregullisht 30 - 35 vjet. Rritet në tokat e freskëta dhe duron ngricat dhe të ftohtit. Ka vlera më ushqyese se arra dhe bajamja, përmban 60 -70% yndyrna dhe 16 % proteina. Kokrra e lajthisë përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave si dhe për të nxjerrë vaj të ngrënshëm dhe industrial. Lajthia rritet në fshatrat e tjera të Zagories, sidomos në Ndëran, rrëzë Rapavicës dhe në fushën e Sheperit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:43 pm | |
| Pylli i Dërmazit
Shtrihet ndërmjet përroit të Selës në V, rrjedhjes së poshtme të lumit të Zagorisë në L dhe Dërmazit e Shën Mitrave në J dhe JP. Ka gjatësi afër 3 km dhe gjerësi 2,5 km. Përshkohet nga tre përrenj të vegjël e të thatë (i Picurit, Qytezës dhe Kospinecit). Është pyll i dëndur, i mbuluar me drurë të ndryshëm, si shkurre, shkoza, frashër, cermedel, lis etj., të cilat janë me vlerë për bagëtitë e imta.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:44 pm | |
| “Hija e Mallkuar” Pyll i dëndur me gjatësi rreth 2, 8 km. Shtrihet midis Qafës së Shëne Premtes, në P të përroit të Selës, në Lindje të Sheshit të Madh dhe P e JP të Përroit të Lugjeve në V. Thuhet se mori këtë emër gjatë luftës kundër pushtuesve osmanë, në vitet 20 të shek XVIII. Ka drurë të ndryshëm si: krekëz, shkozë, mëllezë, panjë, kumbulla të egra e tjerë, të cilat përdoren kryesisht si ushqim për bagëtitë e imta.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:44 pm | |
| Saraji i Doshnicës
Ali Pashë Tepelena ka patur lidhësi të mira me zagoritët. Zagoria me fshatrat e saj ka qënë “rezidenca” e Ali Pashait. Lëvizjet e tij në këtë trevë kanë qenë të sigurta dhe të siguruara. Në këtë kuadër mjaft zagoritë kanë qenë të preferuarit me poste në qeverinë e Ali Pashës. Njëri prej syresh ka qënë dhe Hilë Deda. Saraji dykatësh i ndërtuar në Doshnicë nga Ali Pashai ishte shpërblesë për kontributin e Hilë Dedës në eliminimin e kundërshtarit te Pashait në Berat. Ky pallat ishte ndërtuar me mjeshtëri sipas stilit të kohës, pasqyrohej funksionalisht, krahas shërbesës si saraj, banesë. Ishte konceptuar edhe si një kështjellë që si bazë kishte rrethimin e gjithë territorit me mure të lartë, të trashë, rezistues….. dhe me dy porta të rënda prej druri. Zgjedhja e vendosjes së sarajit ishte një pike dominante në fshatin Doshnicë. Porta e parë loste rolin e hyrjes në territor, ndërsa e dyta rrethonte oborrin e pallatit dhe siguronte kontaktimin direkt me të. Pallati, veç korpusve dhe anekseve të tjera, kishte dhjetë dhoma. Për të realizuar vëzhgimin dhe vrojtimin e pandërprerë ishte ndërtuar një kullë vrojtimi me përmasa 3x3 m, e cila ishte e ngritur disa metra mbi lartësine e pallatit për të kryer rolin vrojtues. Ndërtimi i një kulle të tillë ishte bërë me koncept ushtarak të kohës, e cila kontrollonte çdo hyrje të fshatit. Kjo kullë ishte e konceptuar për të organizuar edhe luftime mbrojtëse kështjellore si dhe ishte e pajisur….. me një dalje të fshehtë për të përpunuar taktika e për të mundësuar dalje të shpejtë nga rrethimet e mundëshme e të befasishme.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:44 pm | |
| Duhet të nxjerrim disa konkluzione. Së pari: të ndërtohet një “korpus” i tillë në një vënd si Doshnica është i zgjedhur me piksynime të qarta ushtarake. Kjo për vetë faktin se është në thellësi të vendit, në një vend ndërlidhës, i cili siguron lidhje, por që dhe është i vështirë për t’u afruar kundërshtari. Së dyti: ndërtimi tipik flet për një ndërtim që siguron siguri të fortë dhe në këtë bazim, duke u nisur dhe nga lidhësitë shpirtërore dhe ushtarake. Ali Pashai ka pasur tendencën për ta përdorur vetë këtë saraj me shtabin e tij në situata tepër të ndërlikuara. Së treti: Hilë Dede personifikon njeriun me rol të madh funksional dhe nxjerr në pah se ka qenë një nga besnikët e Pashait, apo një nga shtyllat qendrore të tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:44 pm | |
| Së katërti: pallati i ndërtuar i kontributit e Dede është i argumentuar dhe i lidhur me “ndërtimin e infrastrukturës” që konsiderohen investime të Ali Pashës në Zagori. Këto “investime” përfshijnë: urën e Nivanit, urën e Hoshtevës, që lidh fshatrat Liar e Zhej; rrugën këmbësore që të çon në Gjirokastër apo urën e Kalasë; rrugën këmbësore që të çon në fshatin Peshtan. Kjo infrastrukturë jeton dhe sot dhe qëndron në ato parametra jetësore, kur kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë, si “dhurata” të Pashait. Nga tregimet si dhe nga kujtesa popullore e transmetuar Ali Pashai ka qenë i strehuar edhe në Zhej te Kapetanajt, i cili siç quhet ka qënë “konaku i Ali Pashait”. Një fakt kokëfortë është se rruga kryesore e Doshnicës ka mbajtur gjithmonë në shenjë respekti emrin “Ali Pasha”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:44 pm | |
| Ç’u bë pallati “saraj”? Duke mos mundur të mbahej në ato përmasa u restaurua dhe u transformua nga stërnipi i Hilë Dedes, Koço Dede, teknik ndërtimi, i cili në vitet 1930 - 1940, e modifikoi pallatin duke e shndërruar në shtëpi të vogla funksionale. Ky fakt dhe të tjerat të pasqyruara në rrjetin mediatik shërben për të argumentuar mbështetjen e fuqishme që pati Ali Pashai në krahinën e Zagories.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:44 pm | |
| Hidrografia
Lumi i Zagorisë Buron nga Bambulli dhe Lipotai, rreth 2 km në JL të Ndëranit. Pasi përshkon mes për mes luginën e Zagorisë derdhet në Vjosë, duke krijuar mjaft zallishte dhe tarraca lumore. Zallishtja është fragmentare dhe më e theksuar në rrjedhjen e poshtme të tij. Është i rrëmbyeshëm në vjeshtë e në dimër dhe sidomos në muajt mars e prill. Prurjet e tij të shumta, jo rrallë, dëmtojnë arat anës tij. Lumi i Zagorisë ka një gjatësi 27 km dhe gjerësi….. që luhatet nga 4 - 5 deri në 40 - 50m në pjesën e poshtme të tij. Ushqehet me burime të shumta karstike, sidomos në anën lindore të tij. Ka shtrat të ngushtë, vende të cekët dhe të përpunuar mirë. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 171 km2 lartësia mbi nivelin e detit rreth 300 - 400 m dhe me derdhje 200 m. Gjatë dy anëve të lumit janë krijuar brezare, që janë bazë për tokë të punueshme. Gjatë luginës së lumit vërehen, aty këtu, 2 - 3 nivele tarracash gërruese - grumbulluese. Ka një brez fushor toke aluvionale me rendiment të lartë në prodhime bujqësore, sidomos në misër. Ujërat në Lumin e Zagorisë përdoren për ujitjen e tokave bujqësore. Gjatë shtratit të tij rritet me shumicë rrapi dhe shelgu. Ka me pakicë ngjala dhe shumicë peshq të vegjël (cironj). Në të dy anët e lumit shtrihen të 10 fshatrat e krahinës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:45 pm | |
| Përrenjtë e Zagorisë
Përrenjtë kryesorë të Zagorisë në të majtë të rrjedhjes së lumit janë: i Kafshikut, i Milarisë dhe i Shqezës (Ndëran), i Stefos, i Topovës, i Skutaraqit dhe i Selës (Lliar), Dedë Gjinit (Zhej. Ndërsa në anën e djathtë të lumit: i Vilës dhe i Gjeshtrës (Sheper), i Maçit dhe Përroi i Bardhë (Nivan), i Çalkut, i Berdanit, i Qyngjes dhe i Prosekut (Konckë), përroi i Gjeçe Vithuq, përroi i Kodrave, i Gurrës, i Lazishtave, i Kokoçalit (Hoshtevë), i Doshnicës, i Pagosë dhe i Frankthit (Doshnicë). Përrenjtë e Zagorisë janë të thatë, me shtrat të ngushtë e pjesërisht të thellë dhe me prurje të shumta gjatë muajve nëntor - prill.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:45 pm | |
| Lumrat Tokë bujqësore, pronë e fshatrave Hoshtevë, Lliar, Zhej, Doshnicë. Shtrihen buzë lumit të Zagories dhe ujiten pjesërisht me ujin e tij. Zënë një sipërfaqe rreth 30 ha dhe prej tyre merren rendimente të larta në misër, që shkojnë nga 90 -100kv, për ha. Kanë klimë të përshtatshme dhe shpesh merren 2 prodhime në vit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:45 pm | |
| Prezenca e ujërave të pijshëm në Zagorie
Një nga precedentët e vendosjes së vendbanimeve, krahas kushteve klimaterike të favorshme ka qenë dhe është gjendja e ujërave të pijshëm. Në një vend që ka ujë, pra pasuri ujore, ka dhe jetë dhe këtu “objektohen” qendrat e banuara. Nga eksperimentet e kryera ka rezultuar se njeriu jeton pa u ushqyer 35 ditë, ndërsa pa ujë rezistenca zgjat vetëm 3 - 5 ditë. Uji i pijshëm është një nga problemet më të mprehta, pasi uji i ndotur krijon gjendje të rëndë dhe tepër të rënda për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si: tifoja e zorrëve, paratifo, kolera, dizanteria, poliomeliti, hepaditet epidemike. Si pasojë e prezencës së ujërave të ndotur ka dhe përqindje të lartë të vdekshmërisë foshnjore.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:45 pm | |
| Krahina e Zagories është një krahinë luginore e shtrirë ndërmjet dy vargmaleve: Dhëmbelit në lindje dhe Malit të Lunxhërisë në perëndim. Kjo ka sjellë që ajo të jetë shumë “fatlume” nga vendosja, përsa i përket pasurisë ujore. Kjo luginë ka ujë në lartësi 600 – 700 m mbi nivelin e detit. Përshkohet nga një “mes i artë”, lumi i Zagories. Në tërësi, me përjashtime të rralla struktura e zonës është kryesisht shkencore. Nga studimet e bëra për sasinë e rreshjeve atmosferike vjetore e matur në fshatin Hoshtevë nga Instituti Hidroenergjitik rezulton mesatarisht 1736 mm, të cilat bien intesivishtisht kryesisht në dimër, vjeshtë dhe pranverë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:45 pm | |
| Era e Lindjes ose e Çajupit, Selekos, Dhëmbelit dhe Sheperit janë era të forta, të ftohta, të cilat sjellin uljen e temperaturës, e cila natyrshëm shoqërohet me rreshje dëbore gjë që qëndron relativisht gjatë pa shkrirë. Rreshjet e dëborës, sipas studimeve të bëra, fillojnë qysh në nëntor. Apogjeun e tyre e arrijnë në janar. Zagoria mban edhe rekordin e lartësisë maksimale të borës në rrethin e Gjirokastrës, e cila ka arritur deri 2,75m. Numërimi mesatar i ditëve me borë si vjetor është 15,1 ditë. Rreshjet e shumta atmosferike si dhe rreshjet e mëdha të dëborës, në kohëzgjatje për shkak të temperaturave të ulta, favorizojnë në pasurimin me burime ujore. Sasia e madhe e rreshjeve atmosferike si dhe rreshjet e mëdha të borës dhe kohëzgjatja e saj, për shkak të temperaturave të ulta, favorizojnë që zona e Zagories të jetë e pasur relativisht me burime ujore. Të dhjetë fshatrat e kësaj zone, duke filluar nga Sheperi në Doshnicë në Lindje dhe nga Nderani në Zhej në Perëndim kanë ujëra në sasi të mjaftueshme. Nga një përllogaritje e kryer rezulton se çdo banori të zonës i takon mesatarisht 266.2 litra në ditë. Kjo sasi është llogaritur në kohën e pikut. Natyrisht që kjo sipërndarje nuk është uniformë për të gjitha fshatrat.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:46 pm | |
| Pasqyra me emërtimet e burimeve të ujit
Ujërat e pijshëm Në 10 fshatrat e krahinës ka rreth 70 burime e çezma me ujë të ftohtë e të freskët, të mjaftueshme për popullsinë esaj. Në fund të shekullit të kaluar mesatarja për çdo banor, në periudhën më të thatë është llogaritur rreth 270 litra në ditë. Burimet dhe çezmat kryesore të fshatrave janë: Në Sheper: Gorricë, Gjinec, Zhezbori, Gurra, Prifti, Llagaturati, Rrapi, Shkolla, Meçe, Shuluke dhe Bambulli. Nivani: Gugumanje, Qeli, Gurra, Shkollë. Konckë: Çalaku, Orest Semi, Gurra, Konckë, Ajminxore. Vithuq: Përroi i Gjeçes. Hoshtevë: Çezma e madhe (Lipemenja), Cekbitete baxhua, Pusi i Kalloit, Gurra e rrënuar, Burimi, Përrua 1, burimi 2. Doshnica: Çezma e fshatit dhe Korithi. Zhej: Gjerdhomi, Dedaj, Nikaj, Belenat, Kroi i ri, Gjerdhomi (majtas), Gjerdhomi (mesi), Gjerdhomi (djathtas).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:46 pm | |
| Në Çajup: Papalepuri, Janko, Buza e Rripës, Ojen, Brati. Lliar: Çezma e fshatit, Cingal, Gjikleka, Shën Mitrat, Reçi, Hije e Mallkuar. Topovë: Miku, Zera, Pangaj, Kroi i madh, Nikaj. Ndërani: Gurxhani. Cilësia e ujit nuk shikohet dhe analizohet vetëm në anën fizike të burimit (rrjedhjes), por edhe në pastërtinë kimike dhe bakteriologjike të tij. Në vitin 1978 - 1980, në kuadrin e studimit analitik të ujërave në rang Republike, u përfshinë edhe 53 burimet ujore të zonës së Zagorisë e midis tyre, ku u përcaktuan: 1. Në pikëpamje organoshqisore të gjitha ujërat janë normalë, kanë shije normale, nuk kanë erë dhe çfarëdo shije tjetër. Kanë transparencë, pa kurfarë papastërtie mekanike.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:46 pm | |
| 2. Përjashtim bën Brati, në fushën e Çajupit, i cili është kampion si uji më i ftohtë i gjithë qarkut të Gjirokastrës. 3. Lëndët organike, që janë treguesi i ndotjes, janë si një tregues shumë pozitiv për ujërat e pijshëm. 4.Vërehet inekzistenca e intriteve dhe amonjakut. 5.Kloruret janë në parametra normale. 6. Elementët kimikë calcium dhe magnesium më se normal. 7. Nitratet në normë. 8. Elementi fluror në të gjitha rastet e analizuara rezulton në sasi tepër minimale.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:46 pm | |
| Pothuaj në të gjithë fshatrat është një rrjet i dëndur hidrologjik që ushqehet dhe nga shumë burime të ujërave nëntokësorë, me cilësi dhe vlera të larta shëndetësore. Janë të njohura burimet e Bambullit në Sheper të Zagories me mbi 60 litra në sek, që kanë vënë në lëvizje mullirin dhe centralin lokal. Gurrat fantastike e piktoreske të Nivanit, Konckës e të Çajupit, burimet e kristalta të Kroit Dardhë e tjerë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:46 pm | |
| Mullinjtë e blojës së drithrave Janë ngritur buzë lumenjve, qysh në mesjetën e hershme. Kanë punuar me ujin e tyre dhe u kanë shërbyer 1 - 2 fshatrave. Ata janë ngritur në Doshnicë, në Hoshtevë në Zhej, që i kanë shërbyer edhe Lliarit, në Topovën edhe për Konckën, në Nivan që i kanë shërbyer edhe Ndëranit dhe në Sheper.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:47 pm | |
| Hidrocentrali i Sheperit U ngrit në vitin 1964 mbi burimet e Bambullit dhe punonte me ujin e tij. Furnizonte me dritë elektrike fshatrat: Sheper, Ndëran e Nivan. Funksionoi deri në vitin1970. Për ndërtimin e tij shteti dha një kredi prej 2 milionë lekësh. N ë këtë kuadër ekzistenca enjë hidrocentrali të tillë është më se e nevojshme dhe duhet të vihet në efiçencë, pasi është një “rregullator” dhe burim energjie i krahinës, i siguruar nga burimet e saj ujore.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:47 pm | |
| Dërstila dhe Tabani Mjete me anën e të cilave përgatiteshin bërruca, guna, shajakë, velenxa e samarskutë. Janë ngritur kryesisht pranë mullinjve të blojës të Nivanit, Hoshtevës, Zhejit, Doshnicës, pasi vireshin në lëvizje me anën e ujit. Njihen në Zagorie qysh nga fundi i shekullit XVII dhe kanë qenë zakonisht në pronësi të kishës. Pranë tyre funksiononte edhe kovaçana për përgatitjen e veglave bujqësore. Kanë punuar në to: Janaq Dede, Jano Lata, Jorgo Dilo, Koço Gjoka, Pano Andoni, Qiro Andoni, Rako Dine e tj.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:47 pm | |
| * Impianti gjigand i natyrës dhe pasuria e saj e ngjyrshme
Zagoria e parë në një këndvështrim tjetër…
Ndër begatitë e shumta, që përbëjnë mjedisin e larmishëm e karakteristik të luginës së Zagories, flora pyjore, përbën pa dyshim kurorën më të bukur dhe stolinë më të përsosur të veprës së natyrës. Vargmalet e lartë, që rrethojnë këtë luginë, i japin asaj pamjen e në kalaje madhështore, ku brenda saj gjallon një larmi e tërë speciesh të botës bimore dhe shtazore. Pyjet dhe kullotat e kësaj zone zënë mbi 80% të sipërfaqes, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga tokat bujqësore, sipërfaqet e banuara dhe terrenet inproduktive. Bota bimore përfaqësohet nga një shumëllojshmëri llojesh të bimësisë barishtore, shkurreve e deri te drurët e lartë shekullore, që paraqesin vlera të veçanta për ekonominë, klimën dhe jetën e njeriut. Duke parë shtrirjen e gjerë që zënë pyjet dhe kullotat në këtë zonë, është e natyrshme të imagjinohet dhe rëndësia që ato luajnë në jetën e banorëve vendas. Ato, në një farë mënyre kanë përcaktuar dhe prirjen e popullsisë së zonës, në drejtim të rritjes dhe të mbarështrimin të blektorisë si një degë me mjaft rentabilitet. Gjithashtu llojet bimore me mjaft vlerë të zonës si: bredhi, lisi rrapi, vënja, etj., plotësojnë më së miri kërkesat e banorëve për ndërtim e ngrohje.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:47 pm | |
| Një tjetër pasuri me mjaft vlerë përbëjnë edhe drurët e shkurret me vlera të veçanta ekonomike, industriale, aromatike dhe ornamentale. Janë të njohura vlerat mjekësore te sherebelës, kokrrave të dëllinjës, lules se shtogut dhe të murrizit, frutat e trëndafilit të egër, lules së blirit, tuberet e salepit etj., ashtu sikurse njihen mirë cilësitë teknollogjike të lëndës së bredhit, lisit, frashërit, dëllinjës e vënjës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:47 pm | |
| Rëndësia ekonomike e pyjeve dhe kullotave në këtë zonë është e lidhur pazgjidhshmërisht dhe me funksionin e tyre estetik e klimaterik. Këtu njeriu mund të shijojë i qetë gjelbërimin e pafund, ajrin e pasuruar me ozonin që çlirohet përjetësisht nga ky impian gjigand i natyrës, të largojë stresin e përditshëm dhe të përjetojë natyrshëm ndërimin e stinëve që nga çelja e sytheve të para e deri në rënien natyrale të gjetheve të zverdhura. Një det i tërë shumëngjyrësh lulesh të shfaqet parasysh në pranverë që nga toka buzë lumit të Zagories e deri në kullotat alpine, ku ndihet zukatja e bletëve që thithin nektarin që bëjnë njeriun të meditojë e të ndihet më optimist për jetën, por tablo interesante paraqesin dhe peizazhet e bardha në dimër ku gjithçka sundohet nga bardhësia e mbretërisë së dëborës. Gjithashtu është i njohur roli që luan bimësia pyjore mbi efektet klimaterike. Në sajë të kësaj bimësie vërehet një zbutje e ndjeshme e ekstremeve të temperaturës si në dimër dhe në verë, duke krijuar në këtë mënyrë një mjedis sa më të përshtatshëm në aktivitetin jetësor të njeriut. Prezenca e kësaj bimësie bën gjithashtu të mundur që të zvogëlohen në masë të konsiderueshmë rreshqitjet dhe shplarjet e tokës, megjithë pjerrësinë e theksuar të shpateve te malëve, që rrethojnë luginën nga të gjitha anët. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:48 pm | |
| Bota shtazore përben një tjetër pasuri të madhe të kësaj zone, të cilat kanë krijuar një simbiozë me mjedisin ku ato jetojnë. Flora e pasur dhe me vlera të larta ushqyese ka bërë të mundur që, krahas kafshëve të kultivuar nga njeriu si: delja, dhia e gjedhi të rriten në mënyrë natyrale mjaft kafshë e shpendë të egra si: lepuri, thellëza e malit, derri i egër, dhelpra, kunadhja etj. Ato janë mjaft të kërkuara nga gjuetarët amatorë si për mishin e tyre shumë të shijshëm edhe për gëzofin me vlerë të paçmuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Mon Aug 30, 2010 9:48 pm | |
| Duhet theksuar se është kjo bimësi me vlera të larta ushqimore që produktet blektorale të Zagorisë të jenë mjaft të pëlqyera nga banorët vendas, por dhe shumë të kërkuara ne tregjet anë e mbanë vendit. Mishi, gjalpi, djathi, rakia, arrët, lajthitë etj., janë si të thuash disa nga eksportet më konkurruese të krahinës së Zagories, pa harruar çajin, vlera që i krijojnë vetë zagoritët me punën e tyre duke shfrytëzuar me mjeshtëri burimet natyrore të mjedisit ku jetojnë. Pyjet dhe kullotat për ta janë një dhuratë e paçmuar e natyrës, ku në to ata nuk shohin vetëm harmoninë e ngjyrave dhe të dritëhijes, por dhe forcën, vrullin, vitalitetin e jetës, vullnetin që nënështron shkëmbijtë, gurgullimën e ujit, cicërrimat e zogjve, optimizmin e jetës dhe mijëra e mijëra efekte të pakrahasueshme. Ing.Jorgo Ndreu
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |