Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:33 pm

Fusha e Sheperit
Fusha e Sheperit është fusha më e madhe e Zagorisë.
Shtrihet në këmbët e malit të Dhëmbelit. Një pjesë e mirë e saj është përdorur si tokë buke, në të cilën është kultivuar kryesisht gruri dhe misri. Kjo fushë është përdorur kryesisht si kullotë e dorës së parë për blegtorinë, në mënyrë të veçantë për pranverën dhe periudhën e parë të verës, para se bagëtia të ngjiten maleve dhe për periudhën parafillimit të dimrit, kur ato zbresin nga malet. Pjesa jugore e kësaj fushe ndahet nga pjesa më jugore e saj nga disa lartësi të vogla, që njihen me emrin “Kodra e Sinorit”. Pjesë e kësaj fushe është dhe zona në të hyrë të Sheperit, që njihet me emrin: “Çarrok”, një shesh i vogël ky, i rrethuar nga lisa shekullorë. Pranvera dhe fillimi i verës e gjen këtë shesh të gjelbëruar dhe me lule shumëngjyrëshe. Në Çarrok, gjatë luftës kundër pushtuesve nazifashistë, u formuan dy nga repartet e mëdha partizane: Brigada e VIII dhe brigada e XIV partizane, në muajin prill dhe gusht të vitit 1944. Në kujtim të atyre dy ngjarjeve është ngritur atje një lapidar, ku janë përjetësuar emrat e dëshmorëve të lirisë të këtyre dy formacioneve partizane. “Çarroku” është
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:34 pm

rrethuar dhe me një bllok me pisha, që nisën të mbyllen qysh në vitin 1968. Për këtë fushë, në vitet ’70, u ndërtua dhe ujëmbledhësi i Sheperit me një kapacitet prej 800 mijë m3 ujë dhe me aftësi ujitëse mbi 400 ha.
Për të ujitur dhe pjesën në jug të Kodrës së Sinorit dhe pjesë të tjera më të ngritura të kësaj fushe, në vendin e quajtur “Tërrova”, ishte ndërtuar dhe një stacion elektropompash. Kjo kishte bërë të mundur që të ujitej dhe një pjesë e tokave të fshatit të Poliçanit. Fatkeqësisht, si sistemi i elektropompave, si shumica e rrjetit të kanaleve kryesorë dhe dytësorë të ujëmbledhësit të Sheperit, ashtu dhe blloqet e vreshtave, janë shkatërruar gjatë viteve të fundit. Nga fusha e Sheperit zë fill dhe lumi i Zagorisë. Nëpërmjet ujërave të burimit të Lipotait, që edhe gjatë verës furnizon me ujë përroin e Kapxhiut si dhe ujët e burimit të “Bambull”- it, midis Sheperit dhe Ndëranit, ushqehet ky lumë, që edhe në verën më të nxehtë nuk është shterrur asnjëherë. Tokat e tjera të punueshme të Zagorisë shtrihen gjatë rrjedhës së lumit me të njëjtin emër, në të dy anët e tij…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:34 pm

Sidoqë e pakët, kjo tokë është mjaft prodhuese, kjo edhe për faktin se është nën ujë. Janë të përmendur sidomos arat e fshatit Nivan, të Hoshtevës, arat e Lliarit, Vërriet e Zhejit dhe të Doshnicës, arat nën fshatin Sheper etj. Në parcela të veçanta të këtyre arave janë marrë dhe 90-100 kv misër për ha, ose 40 - 60 kv grurë për ha. Për nga bukuria natyrale është për t’u përmendur Sheshi i Pleshës në Hoshtevë, një shesh i bukur i rrethuar nga lisa shekullorë. Edhe në këtë shesh janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme me vlera historike. Sheshe të tjerë, më të vegjël, janë edhe ai i Karrozit në Nivan, i Shqezës në Ndëran etj. Zagoritët e lashtë, në kohërat kur edhe ata i nënështroheshin mënyrës së jetesës në bazë të së cilës ishte ekonomia natyrale, ndërtuan tarraca të shumta, që u shtrinë gjer në: malin e Dhëmbelit, në Sheper, te Lugu i thellë në Ndëran, te mali i Hoshtevës, në Çajup dhe në fshatrat e tjerë të Zagorisë. Ky sistem tarracor, në formë vilarësh tepër të ngushtë, me gjerësi jo më shumë se 4 – 5 m, janë të padëmtuara edhe sot. Në to mbillej sidomos grurë, urov, thjerrëza, thekër, elb dhe rrallë misër, pasi mungonte krejtësisht ujitja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:34 pm

Mbahet mend edhe sot varieteti i grurit me emrin “Zhulica”, nga i cili përgatitej një bukë gruri, jo vetëm e bardhë, por me një shije joshëse karakteristike. Nga mielli i këtij gruri përgatiteshin bukët e dasmës dhe meshët e skrenikët me rastin e Pashkëve dhe festave të tjera fetare.
Ky sistem tarracash artificiale është një nga dëshmitë e shumta të asaj pune të madhe të zagoritëve të dikurshëm për të jetuar, tamam sipas thënies: “bukë e nxjerrë nga gruri” .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:34 pm

Bambulli
Është nje burim i madh karstik, nga ku e ka rrjedhën lumi i Zagories. Vendodhja: 2,5 km në Perëndim të Sheperit dhe së toku me “Ujin e Ftohtë” janë rezervate të ujërave karstike. Burim me ujëra të freskëta e të kaltra. Prurja mesatare: 60 l në sek. “Bambulli” u shfrytëzua për furnizimin me ujë të pijshëm të Sheperit, për të furnizuar me ujë mullirin e blojës dhe për ngritjen e një hidrocentrali të vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:34 pm

Çarroku
Shesh i përmasave të vogla i rrethuar me lisa shekullore. Ndodhet në Jug të Sheperit. Në këtë vend janë formuar BrVIII S dhe BrXIV S gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këtu ngrihet një lapidar përjetësues ku janë pasqyruar dëshmorët e këtyre formacioneve partizane. Në këtë “shesh” janë zhvilluar festivalet folklorike të krahinës dhe festohet përvitshëm përvjetori i krijimit të formacioneve të lartpërmendura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:34 pm

Guri “Menhir”
Ndodhet në VP të Doshnicës, pranë fshatit Leskaj. Është gur gjigand me bazë në formë piramide, i ngulur në tokë me majë drejt hapësirës qiellore. Studiuesit mendojnë se i përket mesit të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Thuhet se popullsia e kësaj krahine (treve) rreth këtij guri festonte ardhjen e pranverës dhe vendoste lule e dafina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:35 pm

Peshturi
Në malin e Doshnicës, rreth 200 m poshtë kurrizit të anës L të tij dhe në kufi me malin e Hoshtevës. Është e gjatë në hyrje afro 4 m dhe e lartë rreth 3,5 m. Brenda zgjerohet me kthesa dhe arrin gjatësinë mbi 90 m. Gjatë Luftës ANÇL ka shërbyer si vendstrehim i njerëzve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:35 pm

“Qyteza”
Ndodhet rreth 400 m në V të Doshnicës. Mendohet se i përket periudhës antike, të shekujve të parë pas Krishtit. Aty është zbuluar qeramikë dhe fragmente të enëve prej bakri. Ka ndonjë studiues që mendon se në Qytezë përpunohej dhe shkrihej bakri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:35 pm

Rrema (Ujëvara) e Doshnicës
Ndodhet mbi lumin e Zagorisë, rreth 800 në P të Doshnicës, në lartësinë 350m. Ka lartësi 16 - 17 m. Mendohet se aty gjatë periudhës së mesjetës dhe më pas punohej bakri. Rrema e Doshnicës pengon kalimin e peshqve nga lumi i Vjosës në atë të Zagorisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:35 pm

Dërrasa e Doshnicës
Gur i madh gëlqeror që shtrihet mbi Doshnicë, 250m në L të saj. Ka gjatësi mbi 1km dhe gjerësi rreth 300 m. Ka bimësi të rrallë me gjelbërim të përhershëm venjën ( që i ngjan pishës dhe dëllinjës me kokrra të zeza) dhe ilqen. E para është e rrallë në vendin tonë, ndërsa e dyta e vetme në Zagorie. Rritet dhe mbretja dhe susami. Këto bimë janë ushqim i nevojshëm për bagëtitë e imta, sidomos në stinën e dimrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:35 pm

Vënjat e Hoshtevës
Grumbull pyjor halor i vetmuar me sipërfaqe rreth 6 ha. Shtrihet pranë Gjurmëmushkës dhe shërbejnë për mërzimin e dhënve në verë. Mbrohet me ligj nga shteti, por fatkeqësisht po nga shteti kohët e fundit është dëmtuar, duke u prerë për lëndë ndërtimi. Edhe në VL të Dërrasës së Doshnicës, midis bregut të Bazhures në V dhe Qafës së Udinit në L. ndodhet një grumbull i konsiderueshëm vënjash të dendura me lartësi më të vogël se ato të Hoshtevës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:36 pm

Kalaja e Limarit
Ndodhet rreth 3 km në VP të fshatit Zhej, në një kodër mbizotëruese me mbrojtje natyrale. Kodra ka thuajse formën e trapezit dhe është ngritur në faqen JP të saj. Kalaja përbëhet nga dy radhë muresh rrethimi. Zona ndërmjet dy mureve është shkëmbore dhe e pjerrët, ajo ka një gjatësi rreth 60 - 70 m dhe gjerësi afër 40 m. Muri rrethues shërbente edhe për nivelimin e terrenit për ta bërë të përshtashme për banim. Pjesa më e lartë e qytezës, që quhet “akropol”, është e sheshtë. Ajo ka një gjatësi 60 m e gjerësi rreth 15 -20 m, ndërsa linja e mureve rrethuese të kalasë dhe akropolit arrin në 2.50 m gjatësi dhe po aq gjerësi. Si në të gjithë kalatë ilire dhe aty muret janë ndërtuar me blloqe gurësh të palidhura midis tyre, por ndryshon masa e gurëve, e cila është më e vogël, për shkak të formacionit gëlqeror të kodrës. Gjerësia e tyre është 1m, lartësia 0.30 – 0.50 m dhe pranë portës 0.60- 0.70 m. Faqet e tyre janë të gdhendur drejt, duke siguruar një puthitje të mirë me njëra - tjetrën. Gurët janë të vendosur në dy rreshta. Transeja e murit ndërpritet nga mure transvesalë (murelidhëse), që lidhin paretin e jashtëm me të brendshmin. Në sistemin e saj të fortifikimit faqet e kodrës janë të rrethuara me mure të drejta. Vetëm në mesin e gjatësisë së faqes JP, vërehen gjurmat e një kulle e dalë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:40 pm

nga muri rrethues afër 9 m me ballë të gjerë 5. 35 m. Kulla lidhet me hapësirën e kalasë me një portë 1.20 m të gjerë. Në skajin më jugor të kësaj faqeje muri, ndodhet hyrja e vetme për të kaluar në kala. Porta e hyrjes është e gjerë 1.40 m. Ajo kontrollon gjithë gjatësinë e rrugës, deri te hyrja, dhe nuk është e parë e nevojshme për forcimin e saj me kulla, si në kalatë e tjera ilire. Edhe muri i akropolit nuk ka asnjë kullë. Gjerësia e portës në akropol është 2.20 m.
Arkeologët mendojnë se muret rrethuese të kësaj kalaje i përkasin një periudhe të vetme ndërtimi, shek. III para Krishtit. Bazuar në sipërfaqen e vogël të kësaj kalaje ata kanë arritur në përfundimin se, kalaja duhet të ketë qenë më tepër një qendër e fortifikuar e kësaj krahine se sa qendër banimi. Kalaja e Limarit ka rëndësi si vendbanimi që tregon popullimin e luginës së Zagorisë në periudhën e dytë të hekurit.

Guri Pani, Llazar Papajani “Një qendër ilire në krahinën e Zagories “
Monumente historike në vendin tonë” 1978, faqe 115,119.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:40 pm

Tuneli (Sqolla ) e Sheperit
U ndërtua nga Ali Pashë Tepelena dhe shërbeu për strehimin dhe mbrojtjen e tij. Është i gjatë rreth 80 m dhe i gjerë 1,9m. Fillon nga oborri i shtëpisë së Rakajve dhe përfundon në atë të Dudajve…….. Ka disa kthina të brendshme dhe dy dalje nga L në drejtim të Dhëmbelit dhe nga J në drejtim të kumbullave të Dudajve. Në nëntor të vitit 1939 u shemb vetëm hyrja e tij. Tuneli mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1809, pasi në atë vit Pashai i Tepelenës i drejton Sheperit një letër (03.10. 1809) djalit të tij, Veliut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:40 pm

Vuvat (puset malore)
Uji i ftohtë që del në formën e burimeve karstike në sasira të pakëta, kryesisht rrëzë shkëmbinjve. Gjenden në lartësinë mbi 1800 m, në Katal, Bar i Zi, Qafë e Dhëmbëlit, Lug të Arapit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:40 pm

Katali
Mal në vargmalin Shëndetëlli – Lunxhëri - Bureto në lartësinë 1763. Shtrihet ndërmjet Lugut të Arapit dhe Brothomait. Është i ndërtuar nga gëlqerorët e kratarkut e të paleologjenit dhe më pak nga flishi që përbën një strukturë antiklinale asimetrike. Ka depozitime periglaciare, të cilat janë transportuar nga ujërat dhe janë vendosur në shpatin e tij, duke formuar kone depozitimi që sot janë stabilizuar. Kurrizi pothuajse është i sheshtë me rënie graduale në drejtim të V dhe i përpunuar kryesisht nga dukuritë karstike. Peizazhi karstik përfaqësohet nga forma të shumllojshme si të hinkave, gropave e tjerë, që gjenden më tepër gjatë kurrizit. Në lartësinë mbi 1900m janë ruajtur gjurmët e akullnajave të kuaternarit. Ka cirqe bore të vogla në tre vende dhe një burim të vogël uji rrëzë një shkëmbi, që vendasit e quajnë vuvë. Pjesët e poshtme të malit janë ndërtuar nga formacione terrigjene dhe depozitime kuaternare. Në brezin pyjor të tij, sidomos në Hijen e madhe, rriten kafshë të rralla si: sorkadhja, dhia e egër, gjeli, pëllumbi i egër e tjerë. Ka kullota të pasura verore për blegtorinë dhe një ujëmbledhës (lerë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:40 pm

Strakaveci (Shkëmbi i Zhejit)
Shtrihet në lartësi 1958 m ndërmjet Qafës së Çajupit në J dhe Malit të Golikut në VP. Është formuar nga gëlqerorë të paleogjenit dhe më pak nga ata të kreatakut………….. Relievi është tepër shkëmbor dhe me pjerrësi të madhe, sidomos ana L që merr pamjen e humnerave. Ai dallohet për përhapjen e gjerë të formave karstike dhe lidhet ngushtë me ngritjen e fuqishme neotektonike me amplitudë të madhe si dhe me thyrje e shkëputje të shumta. Asimetria është e theksuar dhe mjaft e ndërlikuar nga ana tektonike. Aty janë kafshë të rralla si sorkadhja e sidomos dhija e egër dhe me pakicë në Bredhin e Zhejit, rriqerbulli. Në rrëzë të tij është ndërtuar kisha e Shën Ilisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:41 pm

Bredhishtja e Zhejit
Shtrihet në lartësinë 500 - 1900 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja është rreth 1500 ha dhe shtrihet përballë fushës së Çajupit. Kati drunor i pyllit përfaqësohet nga formacione të bredhit të Maqedonisë, nënpylli përfaqësohet nga shkoza, dëllinja, mëlleza. Grumbullimi kryesor ka moshë rreth mesatare, rreth 110 vjeçare, lartësi mesatare të drurëve 14 m dhe diametër mesatar 30 cm.
Bredhishtja e Zhejit është relativisht e ruajtur mirë dhe përfaqëson pjesë të rëndësishme të biodiversitetit të Shqipërisë jugore. Në habitatet floristike rezulton se mund të takohen lloje bimore e shtazore të veçanta dhe unikale, si dhe lloje endemike si Forsythia europaea, Festucopsis serpentini. Nga studimet floristike rezulton se rriten rreth 15 taksone bimore të rralla dhe të kërcënuara. Toka është e murrme pyjore dhe gjendet mbi formacionet flishore dhe gëlqerore. Është kategoria e tretë e IUCN- Monument natyre, zonë e menaxhuar kryesisht për ruajtjen të karakeristikave të veçanta natyrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:41 pm

Gjurmëmushka
Qafë mali në lartësinë rreth 1400m, ndërmjet majës së Kulavarrjes dhe Katundishtës. Lartësitë e këtyre dy majave ulen, mbledhin ujërat e kurrizeve malore dhe formojnë përroin e Gjurmëmushkës. Është ndërtuar nga gëlqerorë dhe e formuar nga një shkëputje tektonike. Është e zhveshur nga drurët pyjorë: rriten barëra, lule etj., që krijojnë kullota të mira verore për dhëntë. Gjurmëmushka lidh Hoshtevën me Përmetin. Në të gjatë mesjetës dhe deri në fillim të shek. XX kanë kaluar karvane tregtare, që vinin nga Delvina, Saranda, Gjirokastra; kalonin në Kardhiq, Çajup – Dërmaz – Pleshë - Manastiri i Shën Sotirit – Përmet e më tej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:41 pm

*
Sasia e përgjithshme e pyjeve 2959 ha
Komunare 1292 ha, Shtetërore 1667 ha dhe prej këtyre 800 ha zonë e mbrojtur
Nga sasia e përgjithshme pyjore është kjo ndarësi prejardhjeje:
Natyrore 2911 ha, Artificiale 48 ha, Bredh natyral 55 ha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:43 pm


Sipas klasifikimit tipologjik fondi pyjor komunal mund të grupohet në këto tipe kryesore: 1.Pyje shkoze me dushqe 2. Pyje vetëm me shkozë të zezë 3. Pyje me shkozë dhe me pak frashër 4. Pyje qarri me shkozë 5. Pyje me mëllezë 6. Pyje me qarr 7. Pyje me bungë dhe pishë të zezë.

Vëllimi i përgjithshëm drusor i pyjeve të Zagories: 170. 000 m3
Shkurre: gjithsej 1070 ha
Kapaciteti kullusor: 4000 krerë dhi. Kapaciteti i përgjithshëm kullusor: 19700 krerë
Sipërfaqja e kullotave 7920
Shtetërore 3451 ha, Komunare 3326 ha, Private 1143 ha.
Shoqata e pyjeve dhe Kullotave ka kryer deri tani këto përmirësime:
2004 100m3 sistemime malore në fshatin Hoshtevë dhe një lerë në Ndëran;
100 m3 sistemime të tjera malore në Nivan.
Vitin e kaluar punime në përmirësim….. një çezmë në Reç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:43 pm

Studimi i tokës
Duke u mbështetur te klasifikimi tipologjik i tokave rezulton se fondi pyjor dhe kullusor bën pjesë në tipin e tokave të Hijta kafe malore, të kafejta malore. Shtrirja e tyre fillon nga 200 - 900 m.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:43 pm

Flora e Zagorisë
Është e pasur dhe e shumllojshme. Për lehtësi studimi ndahet në tre nënzona:
E para shtrihet në pjesën e poshtme të luginës, në të dy anët e lumit, deri në lartësinë e brezit të shkurreve.
E dyta në gjatësi dhe gjerësi të brezit të lajthive dhe të gjeshtrës e deri në lartësinë e tarracave malore. Në të parën dhe pjesërisht në të dytën rriten bimët e arave, shkurret dhe gjithë llojet e pemëve, që kultivohen në vendin tonë, me përjashtim të agrumeve dhe të ullirit.
E treta u përket pyjeve e kullotave verore, të cilat ngrihen mbi tarracat dhe brezaret e dikurshme malore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 EmptyMon Aug 30, 2010 9:43 pm


Grumbujt pyjore të Zagories janë gjithashtu ekosisteme natyre me vlerat e tyre bioekologjike, ekonomike, historike. Janë kryesisht të përziera me lloje të ndryshme, ku një vend të rëndësishëm zënë: dushqet, bunga, shparthi, qarri, venja e kuqe, shkoza, bredhi, ahu, lajthia, arra (në lugina të freskëta) e tjera. Ka vende - vende dhe grumbuj të thjeshtë si venja e Dhëmbelit, lajthishtja e Topovës, bredhi në shkëmbin e Zhejit e tjerë. Dremazet, siç quhen grumbujt e dushqeve, kanë qenë përherë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe vlerat ekologjike të zonës. Pylli bën pjesën e tij si faktor kryesor natyral në ansamblin e mjeteve profilaktike, nëpërmjet të cilit përmirësohet shëndeti, duke influencuar në integritetin morfo - strukturor të organizimit human dhe në kapacitetin e tij adaptiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 41Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: