|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:57 pm | |
| lanë fuqitë për të udhëtuar. Duke i bërë kështu një sfidë të shumëfishtë realitetit aktual, vulgaritetit dhe dobësisë njerëzore. Dhe kjo sfidë, zbuloi kurajon dhe një dinjitet të veçantë te njeriu, që instiktivisht kujdeset të lërë pas vetes si trashëgim shpirtëror tek fëmijët, nipërit , stërnipërit. Edhe në këtë kontekst, u kujdesa të lexoj dhe romanin më të ri të shkrimtarit P. Loli, “Loti i Diellit”. Është e papranueshme dhe tmerrësisht tronditëse për autorin vetë dhe për gjithkënd shfaqja e fenomeneve të shkatërrimit të familjes, të trafikimit ilegal, dhe të prostitucionit. Kur një autor abstragon | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:57 pm | |
| kufijtë gjeografikë, duke i vendosur në një ekzil, të përkohshëm apo të përhershëm, letërsia e tij e kalon identitetin kombëtar. Por në romanin që kemi në dorë, të autorit P. Loli, nuk ndeshim abstragim kufijsh, por të kundërtën, konkretizim, përveçim të tyre. Pikërisht ky lloj të shkruari racional, të çon tek përjetësimi maksimal i ngjarjeve, episodeve dhe fakteve rrënqethëse të romanit. Në këtë rast, vetë ndjenja e mëshirës, dhimbjes, dëshpërimit, apo respektit e adhurimit drejtohen te njeriu konkret. Faktet e romanit, që janë ngjarje të vërteta, të mbërthejnë, aq sa | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:57 pm | |
| nuk të lënë të marrësh frymë e të shkëputesh asnjë çast prej tij. Duket se që në fillim autori pranon parajsën, që parakupton jetën e qetë të njeriut të mirë, që me punën sjelljet, veprimet dhe praktikën jetësore të tij, ka fituar një vend të tij në shoqërinë e të tjerëve, në kodin normal të shoqërisë. Tej në varrezë, ai varri i veçuar prej të tjerëve, për më keq, është dhe i hapur, tregon se përtej dhimbjes shpirtërore, tej dramës së prindit, njeriut , është kodi moral i shoqërisë. Autori P. Loli , nuk do të dëshironte ai varr të ishte atje, i hapur dhe i zi; si vetë e keqja , djalli. Fatëkeqësisht në jetë ekziston një divorc i tillë, ku jeta ndahet prej së keqes, shprehet në mënyra të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:58 pm | |
| ndryshme; që simbolizojnë ndëshkimin. Në roman sundon teknika e suspansit, ankthi i padurimit për të mësuar fundin. Subjekti i romanit shtjellohet në dy linja; që në të vërtetë janë përmasat reale të një drame shpirtërore, psikologjike, shoqërore dhe më në fund është drama e ndërgjegjes së një shoqërie të tërë, që siç pohon vetë autori – reziston dhe triumfon mbi të keqen. Nuk është thjesht drama e personazheve të romanit, por është njëkohësisht përmasa e revoltës dinjitoze e krejt shoqërisë që me vetmohim lufton, përçmon dhe përbuz vese të tilla. Nuk mund të mos veçojmë në roman edhe një farë karakteri informues. Me anë mjetesh dhe detajesh të gjetura në roman, te pjesa “Dy vrasës sykaltër” , përshkruhet dhe jeta e vështirë e njerëzve emigrantë . Përveç edhe disa të metave dhe dobësive, që nuk mungojnë edhe në këtë roman, “Loti i diellit” është një libër i ri, që më tepër se për vlerat artistike , vjen | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:58 pm | |
| në një kohë të domosdoshme , sepse inkurajon në mënyrë të përkorë atë traditë të vyer të familjes shqiptare, që përpos bjerrjes që ka pësuar në opinion, shquan dhe fiton trajtat e vërteta të saj. Lexuesit shqiptar do t’i duhet në bibliotekën e ndërgjegjes edhe ky libër. Ashtu sikurse mund t’i anashkalosh, kësaj metafore prej dielli, i pranishëm mbetet një detyrim, që thjesht mund ta quash “përjetësi e një pengu njerëzor . . .” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:58 pm | |
| Biografi shkrimore
Peço Kagjini, poet, publicist, Kryetar Nderi i Shoqatës Atdhetare- Kulturore “ÇAJUPI”, Anëtar I Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:58 pm | |
| Libra të botuar: 1. “Vargje zemre”, botim i Shtëpisë Botuese “Albin” 1999, sponsor: Stavro Çapi. 2. “Blloku i shqyer”novelë, botim po i Shtëpisë “Albin” 1999, “Në vend të parathënies” shkruar nga Jorgo Bulo. 3. “Konferenca e Tiranës e prillit 1956” (kujtime, meditime, refleksione), botim i Shtëpisë Botuese “Albin” Tiranë. Vëllime të përgatitura për botim nën kujdesin e Lidhje së Krijuesve “Pegasi”:
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:59 pm | |
| 1.“Dhimbje e revoltuar”2.”Dhimbje në dëshpërim” 3. “Flas me njerëzit”, redaktuar nga Kristaq F. Shabani, të pajisura me shënime kritike dhe prezantuese. Poema të pabotuara: 1. “U zhgënjyem, vëlla!”2. Një zë i ri në pleqëri” 3.”Ashtu s’kalohej” 4. “Mote të mëdhenj e të lavdishëm” 5. “Dielli është i yni” këto poema të autorit janë shkruar në periudhën, kur ka qenë i internuar në Belsh, nga viti 1987 deri në maj të vitit 1990.; ndërsa poema e fundit është shkruar në Plazh Durrës, dhjetor 1992.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:59 pm | |
| Sumbulla poetike 194 sumbulla (strofa katërvargjëshe) shkruar nga viti 1986 deri në vitin1997. Vepra të tjera në poezi “Viti tetëdhjetë e nëntë” 2. “Mot i mallkuar” Shkrime në prozë “Nga një e kaluar që s’kthehet më…” skica letrare “Mbi gjyshërit dhe stërgjyshërit” gjeanologji e familjes Kagjini “Sheperi,fshati im” të dhëna dhe kujtime për vendlindjen “Gratë, “Doriane” sheperiote” një studim historik social mbi nënat dhe motrat e fshatit tim. Vepra autobiografike “Mbi dallgët e jetës” (Një jetë, shumë mësime) me njëzet e dy pjesë sipas rrjedhës kronologjike jetësore,viti 1924 deri në vitin 1999 me mbi 3000 faqe.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 12:59 pm | |
| Përkthime 1. Nga libri “Mbi historinë e doktrinave politike”, përkthyer nga italishtja, 171 faqe. 2. Pjesë nga libri “Mbi historinë e doktrinave politike”, përkthyer nga frëngjishtja, 24 faqe.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:00 pm | |
| 40 fletore merreth 4000 faqe dhe Arkiva merreth 2000 faqe,në të cilat përmblidhen pjesë të përzgjedhura nëprozë e në poezi, mendime e citate nga shumë libra të lexuar si dhe fjalë të urta, sentenca e maksima, shkrime të veprimtarisë kulturore dhe letrare, fjalime me karaker politik, mendime dhe refleksione, analiza dhe komente, kujtime, artikuj, të dhëna biografike dhe poezi të papërfunduara. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:00 pm | |
| Ditarët Mbajtur në 19 fletore me rreth 4433 faqe që nga 28 prilli i vitit 1975 në Elbasan e deri më 31 dhjetor 2004 në Bridgeport të SHBA.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:01 pm | |
| Korrespodenca Në të përmbahet korrespodenca me institucionet shtetërore dhe shumë letra të dërguara nga në marrëdhënie me dashamirësit që nga viti 1991.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:01 pm | |
| “Kjo është pasuria dhe trashëgimia ime e vetme” citon në letrën dërguar drejtuesit dhe botuesit të gazetës “INTELEKT 2001…” anëtari i këshillit botues dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” z. Peço Kagjini .
Shënim : Duke paraqitur këtë ekspoze, apo pasuri të vetme dhe trashëgimi”, siç e citon apo motivon vetë autori, i kësaj pune me vlera të mëdha historike, kulturore, letrare ne duam të tërheqim vëmendjen e shpirtit intelektual zagorit e më gjerë për të mundësuar paraqitjen e kësaj pasurie të madhe shkrimore, e cila, padyshesë, ka një vlerë të pallogaritshme dhe duhet të vihet në optikën e njerëzve , të cilët kujdesen për vlerat. Duke qenë dhe një nga protagonistët e mëdhenj të gjysmëshekullit të kaluar, interpret dhe i persekutuar z. Peço Kagjini flet vetë me veprën e tij shumëvëllimshe, e cila ende s’ka gjetur dritën e botimit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:02 pm | |
| Letërsi, kritikë, estetikë Një shkurtimë analitike paraqitëse për vëllimet e rinj poetike të autorit Peço Kagjini. POEZIA E PROTESTËS SHPIRTËRORE Si diçka veçanësore është poezia që shkruhet në internim, i ganxhuar apo në kornizim hekuri. Ajo mbart në “hapësirën” dhe kraharorin e saj ndjenjësor protestën ndaj karficimit, ndaj asfiksimit të ajrit të lirë, që “prodhon” gjallesën dhe ecurinë vetiake dhe shoqërore. Poezia e protestës ka përvijim ngjyrimi, koloriteti, kur shkruhet në qelitë e të “dënuarve të ndërgjegjes”, si në rastin tipik të Peço Kagjinit, i cili arriti “maja” të lartësimit pushtetor dhe partiak dhe pastaj në sajesat e eliminimit të kundërshtarit të rrugës së “drejtë” bie beftë nga Piramida shtetërore, se “liria e fjalës së tij preku arteriet dhe aortat e “zemrës së Nënës së madhe”!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:02 pm | |
| Kapriadë dhe pikiadë e çuditshme! Lirshmëria e të shkruarit është treguar faqas me tonalitetin dhe forcën e saj të veprimit hapësirëgjerë dhe shumëplanësh, kur shkruan në “qeli”, ku truri i “burgosur” bëhet më i mençur dhe revolta shpirtërore e të shkruarit gjen simbiozë me poezinë. Kuarteti: Dridhje, goditje, gjymtim dhe eliminim është vetveprues. Sa hap këtë vëllim poetik, ndeshesh me përballjen poetike të organizuar nga një botë shpirtërore e internuar, por e palodhur, e cila “shënon “ direkt te Diktatori, duke nxjerrë në pah vetitë dhe karakteristikat e tij të sundimit. Me këtë përballje dhe, nëpërmjet poezisë, Peçoja kërkon t’i bëjë terapi “plagës” së shkaktuar nga paarsyeja, e palogjikshmja, prezenca e mendimit të lirë, e cila i mori frymën.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:02 pm | |
| Fillon të bëjë pyetje retorike, por retorizmin nuk e zgjat dhe vetëpërgjigjet, duke evidentuar atë të vërtetë të madhe që përshkon atë thënie sintezë të Xh. Bernard Shout: “Sa keq që duhet të plakemi.Por fundja kjo është rruga e vetme për të jetuar gjatë.” Në këtë “modesti” zbërthehet një “fjalë”: internim, natyrisht sipas mënyrës vetike, se ç’fshihet pas saj… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:02 pm | |
| Zagori “shtet” i paparë Kor gjinkallash çakorduar, gryk’ e malit prerë si tortë, lumi çalë e avulluar, Ata lart, ai bën poshtë! Zagori, o verë e vjetër, Porta grindej “mal” e rëndë, bujtur hanet, hoxhë e fretër, Det karvanesh nën tëndë. Hej, kalldrëm, gungaç i lashtë, hip e zdryp ca gjeneralë, brit e shaj gjemba dhe kashtë, guvë thesaresh përmbi mal. Kalëron “truri” i Homovës, pulson ”pulsi”i Zagorisë, gjëmon ”këngë ” e Libohovës, mjalton ”mushti”i Lunxhërisë! Hapet skena befasuar, gdhend qemeret poezia, hark ylberesh e ndriçuar, grykash derdhet simfonia. Faraoni, Piramida te liqeni këmbët zhytur,
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:02 pm | |
| lakuriq Semiramida, Gjeneralët krejt mahnitur! Sheper, Çajup perandori, kris paradë e kësaj ane, Arkitekt Baba Tomorri, gjurmë e froneve pagane. Portëlakmuar e Pompeut, Shpatë e kollë e maliherit, Streh’ Aliut, Skënderbeut Ti parajs’, jo,shpell’ e ferrit... Prerë hëna majës malit, Sllav, Anzhu të arratisur, kryqn’ e thyer tretur zallit, zinxhir, jetë e harlisur. Sofër e qiellit arritur, o ju, porta me qemerë, Gjeneralë sa keni pritur, Ushtrihumbur, sa të tjerë ? Shtro hanxhi, se janë për udhë, vjen Çajupi, poet plak, për të marrë një sy gjumë dritëpasosur yjet varg... Cuba e pirat’ frëngjisë, poetë, gra e oborrtarë, gjallë portret’ i Shqipërisë, Zagori, “shtet” i paparë! Osman Buzo “Në qiell pa faj çelsëron Planeti”20 gusht 2004 në ditën e promovimi të Veprës së Ilia Laskës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:03 pm | |
| Nuk mund ta hiqte nga mendja. “Kësaj i thonë, të vritesh kot...” Kur e pa të shtrirë Varvarën në “kofinin” pa jetë Mitro Hilës iu shkëputën dy lot. I fshiu që të mos ia diktonin të tjerët. Pyetja e madhe: “Pse kështu vritet njeriu i pafajshëm?” i ngjante si një hënë e prerë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:03 pm | |
| Tragjizmi i bukurisë Padrejtësia e ndërprerjes së një jete 8 Nëntor 1943 Varvara Duka ekzekutohet fragment 1.Natyra i kishte falur një bukuri të praruar dhe nga bukuria e njerëzve, edhe nga e zogjve, edhe nga bukuria e trojeve... Kishte edhe një emër të bukur princeshe: “Varvara”… Tek hidhte hapat poeti figuraciononte ëmbël dhe ëndërronte: Ngreje këmbën, /kapërce gardhë, /të të shoh pulpën e bardhë… Në se do të zhvillohej “Mis Bukuria” ajo do ta meritonte nderin e podiumit… Virgjëresha zoodiakale notonte në ëndrrat e saj dhe një ditë Varvara nusëroi në krahë të Mihalit, dhëndrit. Kush nuk kishte ardhur në dasmën e saj të madhe?!... Kënga lliariote ndriçonte me figurat e saj: “Sa lezet ka nusja,/ lulepetalegjëra… /Ajo meskëputura…/Ç’po lulëzon lëndina,/ nuse e bukur trëndelina!”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:03 pm | |
| Mitro Hila u trondit deri në deje. E ndiente dhimbjen e madhe për vrasjen e pameritur të Varvarës së bukur. Sillte ndër sy atë dramë , atë tragjizëm të montuar keq, siç montohet një menteshë me gozhdë të ndryshkura dhe të drejtuara me zor. “Si mund të eliminohej një qenie kaq e bukur, kaq shpirtërore?!... E kishte gjithmonë para syve, e përshëndeste, fliste me të, shkonte si me motrën. Në një lagje me shtëpitë pranë. Nuk mund ta hiqte nga mendja. “Kësaj i thonë, të vritesh kot...” Kur e pa të shtrirë Varvarën në “kofinin” pa jetë, Mitro Hilës iu shkëputën dy lot. I fshiu që të mos ia diktonin të tjerët. Pyetja e madhe: “Pse kështu vritet njeriu i pafajshëm?”- i ngjante si një hënë e prerë. Ngriti kokën dhe pa qiellin e arnuar me re të shtëllunguara në shumë vende. Kërkoi mos gjente Hënën në atë katrahurë qielli e mbleksirë resh. Nuk e gjeti, paçka nga kërkimi dhe sytë e tij të fortë, të cilët diktonin dhe elementin më të vogël që nga larg. E kuptoi: “Edhe Hënën atë ditë e kishin vrarë në Qiell... Mbrëmja po bënte apelin e vet të mbremjes: “Mungonin vetëm Hëna dhe Varvara!” Nuk e dinte mirë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:03 pm | |
| se me ç’ligjërime ligjërohej ikja e Hënës?! Dhe çuditërisht Hëna s’doli më mbi qiellin e Lliarit plot 3 dalje hëne. “Vrasësit” kishin lënë pikën e dyshimit, që sa vinte dhe zmadhohej në mendimin hapësirë të Mitros. Ata vinin dhe iknin... Bashkë me ardhjen e masakruar sillnin djegien dhe përçdunimin. Këmba e tyre shkeli dhe në Lliar. Historia e kësaj “shkeljeje” është e fiksuar në kujtesë të Kronikanit. [ marrë nga libri “Kronikani” i Kristaq F. Shabanit]
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:04 pm | |
| *** Zagoria shquhet në lëmin arsimor. Padyshim kjo është një nga pikat më të forta të Zagorisë. Temperamenti i zagoritit ka qenë dhe është pëlqesa: Të arsimohet. Sikur të realizohej një anketë në lidhje me shkollimin do të ndeshesh me “çudira”! Duke përcjellë këtë përshëndetje të mësuesit veteran drejtuar brezave të rinj dhe mësuesve aktualë, ne hedhim dritë dhe respektojmë Armatën e Mësuesve në përgjithësi dhe të origjinuar nga krahina. Njëkohësisht kërkojmë të nxjerrim në pah vlera, që u sfumuan me “tamtyme”, të tregojmë dhe lidhësitë me minoritetet në Shqipëri, që tregon forcën e mendimit progresiv të intelektualit zagorit. Shumë mësues të përkushtuar nuk janë të evidentuar nga Drejtoritë Arsimore për t’i nderuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:04 pm | |
| P Ë R S H Ë N D E T J E ... Mesazh fragment …. S’është e lehtë të arsimosh brezat në korsitë shkollore. S’është e lehtë të luftosh për të ndriçuar mendjet e etura. S’është e lehtë të formosh shtratin e një Dije njerëzore. Për t’u përballur e për të formuar personalitete për vijushmërinë e rrjedhshme të jetës. S’është e lehtë të kujdesesh për ardhmërinë e kombeve dhe të minoriteteve...
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |