|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:04 pm | |
| Janë përpjekur në kohëra të sakatojnë arsimin, sepse arsimi ndryshe quhet jetë. Ai sjell evoluimin, i mban sytë të hapur dhe të ndezur dhe lufton injorancën, padijen... Arsimi është KLOROFILA e trurit njerëzor... Pa arsim gjuha është e prerë, mendja mbetet në një stacion të sakatuar, pa konture e tepër amorf... Në këtë moment tepër jetësor e kulmor sjell ndërmend Luftën tonë arësimore të përkushtuar , peshën tonë të madhe në mendje dhe në supe, sjell ndërmend bashkëluftëtarët e mi të përkushtuar, nxënësit tanë të mrekullueshëm. Ne kishim obligim të punonim në kushtet e një përkushtimi superior dhe nën këndvështrimin e një syri të mprehtë të rregjimit dhe të shtetit të interesuar për progres të arsimit me rregulla të forta e të gjalla. Unë shpreh katërcipërisht se një trajtim i arsimit na dha frymëmarrje të thellë dhe formoi një fizionomi të gjallë e shprehëse. Duhet të merret diçka nga kjo përvojë serioziteti, përkushtimi e niveli, që krijon bazën. Po të kombinohet me përvojat e arsimit modern aplikativ do të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Thu Sep 23, 2010 1:04 pm | |
| arrihen e do të sulmohen piketa të reja në barazitizëm dhe në barazvlefshmëri të vlerave. Ne mësuesit e asaj kohe vinim nga specializimi jashtë shtetit dhe dëshirat tona “njihnin” kufij të mëdhenj, që binin ndesh me kufizimin e hapësirave, që na servirnin, por ne me stilin tonë përdornim tharmin, u jepnim polenin e njohurive nxënësve tanë, sepse në mendjet tona eruditive lulëzonte mendimi i pavarur me të cilin ishim binjakëzuar, inisiativa krijuese, lulëzimi i personalitetit real pa artificialitete, mendimi real, të ushqyerit me pasionin si dhe qëllimi në rritje. “Syri i mprehtë” na kontrollonte jo vetëm veprimtarinë arsimore dhe na vendoste Notë, por edhe atë të kohës së lirë me një kontroll total e të fryrë e të specializuar, duke na mbushur dosjet me thashethemnaja... Ne e duam si çdo brez kohën tonë. Ngjasitë, shëmbëlltyrat, pasqyrimet, sukseset dhe kujtimet e saj na ripërtërijnë dhe herë pas here sentencat e tyre na lumturojnë. Ne hedhim nga koha e Arsimit vetëm atë pjesë të saj, që s’ka vitalitet është pa nerv dhe e pushton harresa se në tërësi as që mund të mohohet Kultura dhe Dija. Shumë nga ne për punën e përkushtuar, që bëmë nuk u çmuam ose u çmuam me vonesë, por ne jemi krenarë se u përkushtuam në jetën tonë për të mbjellë një thesar që do të lulojë përherë mbi këtë tokë. Ne nuk jemi të zhgënjyer se për punën tonë kolosale na ka dekoruar me urdhëra e medalje Presidenca e Nxënësve tanë, kudo ku kemi shërbyer. I faleminderit asaj Presidence të madhe që na respektoi dhe na vuri në Altarin e Kujtesës së Popujve !
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:30 pm | |
| Kjo përshëndetje është formuluar nga mësuesi publicisti , i konsideruar i paarritshëm, poliglot, drejtues, organizator, përçuesi i mentalitetit te ri qe per 35 vjet dha ndihmesë të padiskutueshme ne ngritjen e nivelit arsimor ne Gjirokaster dhe me gjere... Nje kujtese fenomenale, nje pasuri metodike qe kerkon eksplorim per t'u perçuar. Eshte fjala per Fori Shabanin, i cili pasuroi , jo vetem mendjet e brezave te nxenesve te tij ne disa lende kryesore te shkolles, ne formimin etyre intelektual, por edhe te prinderve te tyre... Autor i nje revolucioni arsimor te pakontestueshem. I arsimuar ne Greqi ne gjimnazin e Korfuzit dhe ne Universitetin e Athines per gjuhe- letersi. Njeri me bote te gjere dhe profesionist rangu. ka dy vepra te realizuara bukur ne per arsimin dhe nje per mjekesine.... Petro Dudi, shkrimtar, poet | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:31 pm | |
| “Manovra” e Mbretit
Kërkesa e Mbretëreshës për të sjellë një çift guzhinierësh nga vendi i saj, Hungaria, në Pallatin Mbretëror në Tiranë. Mbreti Zog luan në aspektin taktik. Plotësimi i kërkesave të të dyja palëve. Dështimi i kërkesës së Mbretëreshës, realizimi i idesë Mbretërore. Dhimo Konomi përsëri në Tiranë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:31 pm | |
| Mbreti Zog mendonte se si duhej ta kapërcente pengesën që i kishte dalë para. Ndodhej para marrjes së një vendimi, të cilin duhej ta zgjidhte përfundimisht. Kërkesa e Mbretëreshës Geraldinë ishte me “teh”. Esenca e kërkesës së saj ishte: Të merrte në oborrin mbretëror një çift kuzhinierësh nga vendi i saj, Hungaria. Ajo këmbëngulte për “çiftin”, pasi kërkonte gatimin e ushqimit në “stilin” e vendit të vet.. Por, që të realizonte këtë kërkesë të saj, do të thoshte të lëshonte nga duart një “usta” të shkëlqyer të artit kulinar francez si z.Dhimo… “S’duhet t’ia prish Mbretëreshës, - mendoi. – As z.Dhimo, i cili plotëson në maksimum kërkesat e mia, s’duhet ta humbas…” E dinte mirë dhe kishte kaq kohë që ustai ishte i nivelit, por, në gjendjen në të cilën ndodhej ai, përveç të tjerash, ishte edhe kurues i tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:31 pm | |
| “Mbretëreshës do t’ia plotësoj kërkesën dhe ustain do ta mbaj…Prova është ajo që do të përcaktojë se vendimi im do të jetë i drejtë…” Filloi të aplikojë vendimin e tij. Në një bisedë që bëri me Geraldinën, i tha: “Kërkesën tuaj për ardhjen e çiftit guzhinier nga Hungaria e pranoj...”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:31 pm | |
| Mbretëresha buzëqeshi dhe e puthi me mirësjellje Mbretin duke shprehur konsideratën për vlerësimin që u bënte gjithmonë mendimeve të saj bashkëshorti i zgjuar. Geraldina bluante në mendjen e saj pyetjen: “Po me ustain ç’do të bëhet?… Kur Mbreti ma plotësoi mua kërkesën, ai e ka vendosur zgjidhjen…”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:32 pm | |
| E kënaqur, duke lënë mendimet e saj të ndërprera, e pa të udhës të largohej në dhomën e saj. Mbreti me vështrimin e tij kundronte nusen e tij të bukur, që i gëzohej bukurisë dhe zgjuarsisë së saj. Pas disa çastesh thirri adjutantin. “Lajmëro usta Dhimon të vijë tek unë!”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:32 pm | |
| “Si urdhëroni, Naltmadhëri!”- përsëriti si zakonisht në këto raste adjutanti dhe shpejtoi të zbatojë urdhërin. Pas pak, në zyrën e Mbretit u shfaq usta Dhimoja duke përshëndetur: “Mirëmëngjes, Naltmadhni!” “Mirëmëngjesi, zoti Dhimo!… Të futemi drejt e në temë. Unë kam menduar një surprizë për ju…” “Jam në dispozicionin tuaj, Naltmadhni!”- u përgjegj Dhimoja duke treguar gatishmërinë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:32 pm | |
| Naltmadhëria vijoi: “Ju falënderoj për sjelljen shembullore dhe për shërbimin e shkëlqyer që bëni këtu në oborrin mbretëror. Duke parë se dhe ju keni shumë kohë që nuk jeni takuar me tuajt, mendova që t’ju nis me pushime për ca kohë në fshatin tuaj Nderan të Zagories. Kështu do të keni mundësi të pushoni, të çmalleni me familjen dhe të afërmit tuaj. Në rastin më të parë që ne do t’ju lajmërojmë, ju do të paraqiteni në krye të punës. Më thoni a jeni i kënaqur për këtë surprizë të Mbretit?” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:33 pm | |
| “Shumë i kënaqur, Naltmadhëni!”- shprehu falënderimin z.Dhimo dhe kaloi me shpejtësi në mendje se diç duhet të kishte ndodhur dhe Mbreti kishte vendosur t’i bënte surprizën. Mbreti vuante nga ulçera në stomak dhe i vetmi kurues me gatimet e tij ishte pikërisht ai, që kujdesej duke qëmtuar dhe barishtet në treg e tjera, të nevojshme për mirëshëndetin e tij…. Kishte dëgjuar diçka për një kërkesë të Mbretëreshës për guzhinierë nga vendi i saj, jo se ajo nuk e donte Dhimon. Pyeti vetveten: “Të gjitha këto të kishin lidhje me këto pushime surprizë?” “Kam menduar edhe për rrugën. Edhe për të të përcjellë deri në Gjinokastër, zoti Dhimo…”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:33 pm | |
| “Ju falënderoj, Naltmadhëni, dhe nuk di si t’jua shpërblej!” Mbreti e shikonte me admirim këtë usta që e kishte nderuar gjithmonë me pritjet dhe gatimet e tij. Në moment thirri ekonomatin e Pallatit, të cilin eurdhëroi që t’i jepte z. Dhimo shpezat për vajtje – ardhje. “ Jeni shumë fisnik, human dhe bujar, Naltmadhëni!”- vijoi të rishprehte falënderimin ustai. “Udhë të mbarë, usta!” - e uroi Mbreti dhe e përqafoi ustanë e tij. “ I falëminderit zotërisë suaj dhe mirë u gjetsha!…”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:35 pm | |
| Një pazazh portretizimi nga Dr.Laver Stroka
Dhimitër Dhima është një mik i familjes sonë. Ai është një njeri duarartë dhe i papërtuar. Me humorin e hollë dhe bujarinë e tij është mjaft i këndshëm. Edhe pse i vetëm dhe i moshuar shtëpia e tij nuk dallon nga ato ku jetojnë çiftet e reja. Muret jashtë e brenda me gëlqere, rrugicat po ashtu anash, avllia plot me lule lloje llojesh. Dhima është mjeshtër i gatimit të shumllojshëm. Kur gjej sofrën plot e pyes: “Pse je munduar kaq shumë?… Akoma të shëndoshem unë?” “E di që je i shëndoshë, por ç’t’i bëj Dhimës që i ka bërë…, “- ma kthen me humor. Sa herë që vjen vjeshta dhe pranvera, me Gogon më dërgon pakon e vjelejs dhe të mbarimit të frutave. “E shikon si e ka ujdisur, - më thotë ime shoqe, duke dashur të më thotë të mësoj prej tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:35 pm | |
| Ky është zagoriti tipik që kam lexuar në dokumente të hershme historike. Po citoj dy historianë: “Zagoritët janë në përgjithësi punëdashës dhe të dhënë pas përfitimeve tregtare… Ata janë mjeshtra të bujqësisë, vreshtarisë dhe kuzhinës…” “Në vitin 1815, treqind e pesëdhjetë familje u shpronësuan nga Ali Pashë Tepelena… pjesa që ushqen shtypësit do të mbetet vetëm për të vuajtur dhe për të vaditur fushat me djersën e tyre”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:36 pm | |
| Pasaporta poetik e autorit Anastas Bita Dy fjalë rreth vëllimit “Mos më kërko atje ku s’jam” Librin e vlerësoj për mesazhet humane që jep, për ironinë shakatare të gjallë, përdorur me mjeshtëri prej autorit. Gjatë leximit më pëlqen se kjo letërsi artistike nuk shfaqet dhe nuk është vetëm thjesht një pasqyrim i drejtpërdrejt i jetës. Ajo është krijim estetik, sepse na krijon një realitet të ri estetik, vlera të reja estetike, të cilat sigurisht nuk mund t’i shpëtojnë ndikimit të aktualitetit, të bashkëkohësisë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:36 pm | |
| Ky vëllim është i tëri një metaforë, brenda të cilit pulson shpirti i shqetësuar i poetit në një kohë të trazuar. E në këtë kohë poeti nuk nxiton, por me pjekuri, me mall e brengë, me gaz dhe me duf hedh në vargje përjetësimet e tij të vrullshme dhe pasionante me nerv e ngjyra poetike. Ky libër shënon një hap përpara në krijimtarinë tonë vlonjate. Malli i thellë për vendlindjen, dhimbjet e jetës, vizatimi plot frymëmarrje i natyrës janë motive të gjalla që mbushin librin. Anastasi e do poetin e bartësit e poezisë. Ai e do njeriun, se është njeri, ai e do mirësinë se është i mirë, ai e do virtytin se lufton vesin. Ai e do poetin se është poet. Ai e do | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:36 pm | |
| poetin të talentuar, të përkushtuar ndaj Atdheut dhe poezisë. S’ka kohë të merret me belbakët e artit, e do jo limonadë, sepse siç shkruan autori ynë: “.. Kur rënkon koha e ti gërhet,/ pa zë të lë e nesërmja… Në vëllim njihemi me poetët e preferuar të autorit nga Pushkini e Esenini, te Naimi, Çajupi e De Rada, te Lasgushi, Dritëroi, te Nertesi, Asllani e tek poetja zagorite Eftimi Garo - Mila, që u rrit nëpër këngë e u bë një këngë plot | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:36 pm | |
| ëndërrime lastar. Anastasi ka shkruar herët dhe mirë, por tani botoi librin. S'ka ç’të thotë. U shfaq denjësisht. Ky libër është pasaporta poetike e autorit. Poeti i “fshatit” e ka shtrydhur si mushtin folklorin e pasur zagorit, e ka përpunuar me mjeshtëri dhe ia jep kënaqësisht lexuesit trajtuar nga këndvështrimi i tij origjinal. Ai e do shumë Zhejin, saqë e quan faltore, është bir i traditës e zakoneve të tij. Ai është poet i miqve e mik i rakisë. Ai u thotë njerëzve: “Tungjatjeta! Por jo rrallë ndihet keq: “Po psherëtij, erdhi kohë e keqe, ankthin, bluajmë me kafshatë. Kujt t’i japësh përshëndetje? Kujt t’i flasësh buzëgaz?”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:37 pm | |
| Autori është poet i ndjenjës së hollë, i sinqertë në të shkruar. Të ngelet në mend vjersha për Sarën, Fjonën dhe Erën, për mjaltin emjaltit, mbeskëzat e tij. Kënga e saponisur për nënë Poliksenin ka dalë vetë nga zemra dhe merr vlera të larta përgjithësuese. “Emërmadhja ra në gjumë, lodhur shumë… a ikur shpejt… nënëzo, ujëvarë malli, përcillet dashuria për nënën si stafetë brezave. Libri ka disa lirika të freskëta, por unë dua të theksoj dhe vetëm dy fjalë për poezinë “Ti dhe motra ime” ku jepet një nga plagët më të dhëmbshme dhe më të ulta të kohës që jetojmë: prostitucioni në kontrast të fortë me ndershmërinë që ekziston të femrës shqiptare. “Llërën e bukur | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:37 pm | |
| të vajzës sonë shqiptare, vetëm dëllënja ia prek, kur gërxhit i shkon pranë”, thotë autori dhe nënteksti është i qartë: Kohërat venë e vinë, por nderi është floriri, është drita e syrit, është gjëja më e shtrenjtë, është vetë jeta dhe vazhdimësia e racës. I mbushur me dufe, me ndjenja të fuqishme, por i papushtuar nga pasionet, me një logjikë të ftohtë, ai shprehet më në fund për bjondinën prostitutë: “Unë s’kam arsye të kem dhimbje, kur prodhon kombi skarcitet…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:37 pm | |
| Duke i uruar poetit penë të florinjtë, po i them që edhe në botimet pasuese t’i shpërndajë metaforat siç shpërndahet sheqeri dhe arrat në bakllava, që s’hidhen vetëm në një thelë të saj, pasi atëherë do të na velnin. Albert Abazi, poet Vlorë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:37 pm | |
| “Krijimtaria folklorike, pronësi mendore e një shpirti të pasur” referat
HYRJE Tashmë është tepër e njohur që Zagoria është një krahinë mjaft potente në fushën shumëplanshe. Ajo ka një tipikë që në vijueshmëri prodhon INTELIGJENCË! Kjo për vetë faktin e si rrjedhojë se Zagoria dhe Zagoritët nuk kanë qenë ndonjëherë “të mbyllur”, apo në lëvozhgën “mit”. Ajo, mbylljet e imponuara i ka minimizuar me një kundërveprim energjik e logjik, duke prodhuar “mëndafsh” intelektual në korpuset shpirtërorë, duke sfiluar edhe në fushën e emoncionalizmit folklorik, që ka përgatitur një lëvizje të iniciuar e me kahje: “Horizontet e reja”. Lokomotiva folklorike ka tërhequr vagona të “bindura”, por të risuara, të transmetuara dhe të krijuara me teknologji shpirti.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:38 pm | |
| Profili i strukturës folklorike Në se ndërmerr këtë hap, në kuptimin metaforik, befasohesh me kapakun e florinjtë, që i hap një thesari të venë me mend dhe me mund, gjatë gjithë ekzistencës së vetë, etnisë kulturore zagorite. Ai ka kaluar në një proces të spikatur, zinxhiror, me një përcjellësi të zgjuar, temperative, impulsive, impresionante nëpërmjet një stine të shtuar: “Stina e Pestë”, e cila është e shpërndarë në stinat emocionale të gjendjes së shpirtit. Pasuria folklorike zagorite ka një jetëgjatësi të madhe, duke kaluar nga lindjet e emocioneve, që nga pasthirrmimet, habitëritë, dëshirimet, lotësitë, lutësitë, shpërthimet, përrallëzimet, baladëzimet, kërkesat | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:38 pm | |
| jetësore. Ky larmitet e ngjyrim shpirtëror e ka buronjën në gjendjet, gjasitë, transformimet, lëvizjet, ndryshesat, varësitë, në raport me kohërat dhe situatat, gjendjet frymëmarrëse, që shkaktojnë lëvizje të të kënduarës shpërthyese, të krijuar në një pentagram notësor të çuditshëm melodik, të sjelllë në shpërthime të tejtronditura, duke prodhuar Elegjinë e Ikjes dhe të Moskthimit. Ligjërimi mbi një ikje të papritur, një moskthim, që e zë dielli në të perënduar, një ngashërim, që e sëmbon dhe e shpon tejpërtej aortën e ndjenjës, duke e “helmatizuar” njeriun e duke e pajisur me një klimë të ashpër shpirtërore, ku vargjet elegjiakë konturohen dhe afektet, efektet, lotësia, lutësia dhe vajtimi shpërndahen në porëzime shpirti. Përcjellja | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 25, 2010 2:38 pm | |
| vajtuese, respekti ndjenjësor për shpirtin, lutja e këngëzuar për rikthim të fizionomisë së dashur me çeljen e luleve pritëse të mollës, apo të sinqeritetit lulefrut të qershisë janë buronja të ujëvarave shpirtërore. Fazimi emocional i përshkuar nga një rrjetdënduri përjetimi, përfytyrimi, fantazimi me shtresa profilorë në strukturën folklorike derdhen në partitura, që të rrëmbejnë me baticë - zbaticat e ndjenjave. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |