|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:52 pm | |
| burimit “Janko”! Kjo ngjarje sot lakohet në të gjitha rasat dhe lakimi është i drejtë, por njerëzit përtojnë të shkojnë të kurohen atje ku shpresa buis si lulet e bukura të Çajupit. Klima e mirë, prezenca e ajrit dehës e të pastër, si rrjedhojë e mbulesës vegjetale dhe e egzistencës së pyjeve , të cilët çlirojnë jetë dhe shtojnë jetë, ftojnë dhe presin njerëz në gjirin e vet. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:53 pm | |
| Media e shkruar “Zagoria”, gazetë periodike e pavarur, organ i Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Çajupi”. Filloi botimi i saj në vitin 1997, pranë Shtëpisë botuese “Albin” Tiranë. Është e përmuajshme dhe shpërndahet edhe në Greqi, SHBA, Kanada. Nëpërmjet artikujve dhe informacioneve trajtohen probleme të ndryshme, që lidhen me jetën e përditshme të zagoritëve. Boton mjaft materiale historike, luftrat për liri, dije e përparim që ka bërë populli i kësaj treve dhe popullarizon vlerat e figurave atdhetare, kulturore, demokratike të krahinës në historinë kombëtare. “Zagoria” është një sukses i pallogaritshëm për banorët e krahinës dhe për zagoritët që punojnë dhe jetojnë në të katër anët e vendit, e sidomos për qindra | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:55 pm | |
| emigrantë të kësaj treve të shpërndarë në botë. Me anën e saj zagoritët komunikojnë me njëri tjetrin, gëzojnë, qajnë hallet e krahinës, ruajnë dhe kultivojnë traditat e mëdha patriotike e demokratike, të emancipimit dhe të integrimit të saj. Kanë ndihmuar në përgatitjen dhe botimin e saj: Akile Vasi, Evien Peri, Llukan Saqellari, Milo Dilo, Spiro Dede, Stefan Bulo, Alqi Jani e tjerë.
“Intelekt 20001”… gazetë periodike e pavarur, organ i një grupimi intelektual zagorit në Gjirokastër. Botohet që nga viti 2004 , muaji maj, nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër. Drejtor dhe botues shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani, Kryeredaktor Ing. Jorgo Ndreu. U shfaq si nevojë e domosdoshme, si aspiratë kohore për të kontribuar në mosharrim të asaj tradite të begatë të prodhuar në një krahinë, që është gjithmonë në “modë” dhe pjesëmarrëse në “Mis - Inteligjenca”. Si përçuese e së sotmes për gjallesë e progres intelektual e social; si sjellëse e lidhësisë së mirë, e mendësisë balancive civile dhe intelektuale. Nisma për të patur një burim informimi që t’i përgjigjet stadit dhe nivelit zagorit në “Kryeqendrën zagorite” në Gjirokastër, është një fillesë dhe konkretizim dëshire e zagoritëve, të cilët kërkojnë të zbulojnë të fshehtat, misteret e perlës. Deri tash është mundur të dalin në pah vlera, të plotësohet “harta” zagorite, por kanë mbetur edhe shumë konture të pangritura, të cilat në një kohë relativisht të shkurtër nuk ka mundur t’i ngrejë as gazeta “Zagoria”, kontribut mendimor i Shoqatës”Çajupi”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:55 pm | |
| Nisma për të patur një burim informimi që t’i përgjigjet stadit dhe nivelit zagorit në “Kryeqendrën zagorite” në Gjirokastër, është një fillesë dhe konkretizim dëshire e zagoritëve, të cilët kërkojnë të zbulojnë të fshehtat, misteret e perlës. Deri tash është mundur të dalin në pah vlera, të plotësohet “harta” zagorite, por kanë mbetur edhe shumë konture të pangritura, të cilat në një kohë relativisht të shkurtër nuk ka mundur t’i ngrejë as gazeta “Zagoria”, kontribut mendimor i Shoqatës”Çajupi”. Nderojmë gjithçka të krijuar nga brezat e kaluar për të mirën e krahinës, të Atdheut… Respektojmë përkushtimin e njerëzve të ditur të Artit, të Kulturës dhe të Shkencës për kontributin e tyre… I zhveshim nga lavdet ata që nuk e meritojnë. Përgëzojmë kolegët për edukimin e vlerave zagorite në gazetën”Zagoria” dhe gjithë krijuesit, të cilët kanë kontribuar në veprat e tyre për të sjellë të freskët Zagorinë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:56 pm | |
| “Hoshtevjatët “ gazetë periodike e pavarur. Numri i parë i saj u botua më 15.08.2003 me rastin e ditës së takimit të banorëve të Hoshtevës. Pasqyron ngjarje dhe kronika kushtuar fshatit. U përgatit nga Llukan Saqellari, Spiro Gjika e Jorgo Qirko dhe u sponsorizua nga Drita Londo (Ndreu).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:56 pm | |
| “Shkëlqimi i Ëngjëjve” gazetë periodike Drejtor dhe botues Kristaq F. Shabani Është një gazetë periodike e pavarur, e cila trajton probleme të moderuara dhe ka si objekt të evidentojë vlera të komunitetit ortodoks në shumë plane, si në atë të letërsisë që ka objekt Krijuesin, veprat e krijuesve në këtë sens, artin e përdorur në ikonografinë shqiptare, anën korale si dhe rikonstrukturimin dhe shtimin e objekteve kishtare, dhënien e një përvoje përkushtuese të drejtë duke shmangur veprimet pa nerv, respektimin e figurave të njohura të përkushtuar në këtë fushë, të cilat dhe janë sfumuar ose nuk u është evidentuar veprimtaria duke i lënë në harresë si dhe të pasqyrojë veprimtaritë e ndryshme me këtë objekt.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:56 pm | |
| “Lliari” gazetë periodike e pavarur Drejtor dhe botues Kristaq F. Shabani. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër, Albania. Kjo gazetë është periodike dhe do të dalë 2 herë në vit me objektiv: “ Për një Lliar të bukur dhe turistik”, ku do të propogandohen figurat e fshatit, lidhësitë me krahinën dhe Botën, do të dalin në pah të gjitha vlerat e prodhuara gjatë shekujve të ekzistencës dhe do të realizohet përcjellja te brezat e rinj. Gazetë historiko- kulturore- letrare me një tendencë të madhe për zhvillimin e fshatit, duke dhënë kontribut të gjithë bashkëfshatarët kudo që ndodhen, për të mbajtur e evidentuar përpjekjet për një jetë më të mirë dhe për shfrytëzimin e klimës dhe vlerave të tjera potenciale të Lliarit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:56 pm | |
| ANDREA KOSTANDINI (NDREKO DHASKALI ) TAKOHET ME POETIN E MADH fragment … 3. “Në shtëpinë e Ndreko Dhaskalit kishte ardhur “POETI”…” Kështu ishte shprehur shumë kohë para nëna e tij dhe vijonte: “Poeti erdhi, siç mbaj unë mend, rreth tre herë. Diskutonin që nga mëngjesi e deri atëhere, kur dielli kishte perënduar. Siç mësova unë dhe dëgjoja ndonjë fjalë, që ma kapte veshi, ata diskutonin për të ngritur shkolla shqipe, për të zhvilluar arsimin në Zagori, për të luftuar së toku, për të sjellë libra shqip si dhe për t’u lidhur me botën e për të sjellë të rejat në krahinë... “POETI” më çudiste | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:56 pm | |
| se e dëgjonte me shumë vëmendje Ndrekon, pastaj diç fliste dhe ai ... Ishin si moshatarë. Andon Zakos i interesonte edhe libri në gjermanisht dhe nga Biblioteka e madhe e Ndrekos merrte libra, si duket për vete dhe për fëmijën e tij. Edhe për të ngrënë nuk dilnin. Unë s’dija se si të veproja. Kur e shihja që ata s’kishin ndërmend të dilnin dhe të hanin drekë, unë futesha në dhomë, ku bisedohej dhe pyesja:- More derëbardhë, nuk keni ndërmend të hani një kafshatë?” Ndrekua më thoshte: “Dedë, na e sill këtu… Kemi qejf të hamë në ballkon, por jemi shumë të zënë. Nuk na shikon? - më pyeste dhe më vështronte në sy. Poeti Andon Zako Çajupi qeshte bukur me atë fytyrën e tij aq simpatike, duke hedhur një shaka të natyrës së tij: “Dedë, do të na kesh gatuar ndonjë gjë të mirë nga të vendit, se ato na pëlqejnë… ” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:57 pm | |
| “Po, zotërote ke për të mbetur i kënaqur...” Çajupi ndiqte çdo lëvizje timen. Unë e dija seç bluante koka e tij, ai vërente me kujdes çdo gjë, kur vinte në fshat dhe pastaj krijonte e shkruante dhe ne kur i lëçitnim fjalët e tij, thoshim me njëra - tjetrën: “Shih, moj shpirte, si e ka thënë, tëpkë, si e foli Marua në aksh ziafet!…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:57 pm | |
| Dola nga dhoma dhe pastaj drekën e përgatitur ua çova në dhomë, ku të dy vazhdonin të bisedonin dhe filluan të cimbisnin nga pak… Çudi s’më harrohet ai çast: Të dy ngjanin si pëllumba, që kërkonin të shpërndanin diturinë. Kur iku, Poeti mori me vete dhe disa libra në gjermanisht dhe më ngjatjetoi. Këto kujtime janë të pashlyeshme për mua. Nuk më harrohet përsëri karta e dërguar nga larg, ku Andon Zako Poeti më dërgonte për të më ngushëlluar për humbjen e tim biri. Edhe bibliotekën e madhe të tij na e dogjën gjermanët në operacionin e dimrit. Morën flakë gjithë ato libra që ishin kujtim i madh i tim biri! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:57 pm | |
| * * * Një bashkëkohës i tij ka thënë dy fjalë, që do të shërbejnë si ulje perde, sepse figura e këtij mësuesi duhet të zbulohet. E, ndoshta, do të ishte shumë interesante nëse do të gjendeshin njerëz, të cilët të dinin mirë se në ç’pika është biseduar midis Ndrekos dhe Çajupit. Esenca dihet, por hollësirat duhet të zbulohen. Nëna e tij ka shpjeguar se çdo bisedë, që bënte “DHASKALI” e shënonte në katërshoren e tij . Semi ka thënë : “ Mësues jemi dhe ne, por Ndrekua ishte i veçantë…”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:57 pm | |
| ËNGJËJT QË “KANË LINDUR” BIBLIOTEKAT Zheji Zheji ka qenë dhe është një fshat gjithmonë i bukur, ku në të gjarpërojnë rrugë e kalldrëme. Shtëpi të rrethuara me mure mbrojtës dhe me porta të zbukuruara, ku kolori i ngjyrave është i tejëmbël. Vetë ky mjedis i bukur në të gjitha kohërat ka lindur krijesa të bukura dhe që kanë bërë epokë. Duhet ta shikosh nga një pikë e lartë Zhejin që të futesh në labirintin e tij, por përsëri me shumë vështirësi. “G” e tij e dikurshme ka humbur gjatë rrugës kohore dhe është zëvëndësuar me një “J” të bukur, melodioze. Zheji ka qenë një nga qendrat ku lindën elementë të zhvillimit shoqëror kapitalist në krahinë. Pjesë e këtij zhvillimi tërësor social e ideor shpirtëror janë “të mëdhenjtë” e Zhejit. Madhështia e këtij “komponenti” njerëzor | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:57 pm | |
| shprehet qartazi tek disa njerëz, që duam sot t’i veçojmë në një analizë të vogël. Studiuesit janë befasuar nga dy zhejotët e mëdhenj: Gaçe Ballo dhe Petro Garo, të cilët në fillim të këtij shekulli, që po i rrëzohet fleta e fundit, botuan në Turqi përmbledhjen në shqip “Këtu -Atje”. Dihet se ky është një kontribut i të zgjuarve, i cili i përket vitit 1924. Të dhënat botuese të nxjerra nga arkivi tregojnë se të dy botuesit kanë bërë një punë të madhe. Vetë “zhanret”, që përmblidhen në këtë “Biblioteke Popullore” Nr. 1 si: vjersha, rrefenja popullore, tregime letrare, anekdota per zbavitje, si dhe epigrame konkurruese e tregojnë më së miri këtë. Autorët i kanë vënë vetes një qëllim të madh, të cilin e parashtrojnë në parathënien e kësaj “Biblioteke”: “Gjithë bota sot në të shumtën e shkojnë me lëçitje. Seicili po të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:58 pm | |
| mos lëçitë dy gazeta në ditë dhe dy të përkohëshme në javë ësht’ e pamundur të mbetej i qetë, dhe kjo është një shënjë përparimi dhe zhvillimi. Qëllimi ynë është që këtë libër ta botojmë në volume të veçanta që të bëhet një bibliotekë popullore mbaruar e nevojëshme për vatrën e çdo shqiptari, se brënda në këtë, aty do të gjejë: rrëfenja të zgjedhura të marra prej shkrimtarëve të çquar të ktij shekulli, anekdota të ndryshme, vjersha, konkurse etj… Ndonëse në ky volum i parë do të gjënden përkthime të huaja, po rezervohemi se nga librat e tjera përpiqemi të përmbajmë më tepër tregime dhe idile nga ajo rrojtje fshatarake e Shqipërise dhe këtë do ta bëjmë me ndihmën e shkrimtarëve bukur të gjuhës sonë, duke shpresuar | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:58 pm | |
| se do të kemi të plotë ndihmën e tyre morale. “ Kjo ndërmarrje e Ballos dhe e Garos, në këto përmasa dhe në këtë forcë erudicioni, duhet të merret shëmbull. Ideja për një bibliotekë popullore me larmitet flet dhe për qëllime të larta në mbrojtje dhe përhapje të gjuhës kombëtare.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:58 pm | |
| 2.Kush ishte Vangjel Garua? Në bisedat e ndryshme, kur flitet për veprimtari letrare, për veprimtari skenike, për organizim lojërash sportive Vangjel Garua është “Flamurtari”. Shkrimtari Vangjel Garua i pagëzuar me një pseudonim “Tito Toska” është autori i tri veprave: “Tre Yjet e Shqipërisë”, “ I burgosuri” dhe “Kurbeti”. Të bije në sy fakti që shpreh dhe patriotizmin e tij të flaktë për trajtesën që ju bën frashërllinjve të mëdhenj: Abdyl, Naim dhe Sami, apo trajtesës së temave të mëdha të kurbetit – plagë, që e ka vuajtur mbi shpinën e tij dhe të veprës tjetër që rrok temë e me subjekt nga burgu, duke nxjerrë protagonist kryesor Mihal Gramenon. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:58 pm | |
| Edhe kur je në kurbet, je i prangosur, edhe kur përpiqesh të ndryshosh kursin e mjerimit… a nuk është një burg i vërtetë të punosh në diskriminim me vlera të ulëta shpërblimi dhe përdorimi? Veprat e Garos përmbajnë “tharmin” e jetës së tij, protestën dhe vuajtjet. Vitet njëzet të këtij shekulli e gjejnë në Argjentinë si emigrant ekonomik; merr pjesë në lëvizjet punëtore fuqishëm. Për inteligjencën dhe aktivitetin e tij bie në sy të autoriteteve qeverittare. Nga presionet e ushtruara ndaj tij, detyrohet të mërgojë në Kolumbi. Por s’rreshti të marrë pjesë në organizatat e punëtorëve dhe në këtë vend. Dhe këtë radhë njeriu me pikpamje demokratike ra në burg. Ndihmohet nga organzata punëtore me ushqime e të holla. Si i huaj lirohet nga burgu në vitin 1927 dhe përsëri në mënyrë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:59 pm | |
| ilegale u “stacionua” në Argjentinë. Filloi lidhësitë me zagoritët dhe me picariotë, që ishin punësuar dhe jetonin në Argjentinë. Në Zhej u kthye në vitin 1932. Filloi përkushtimin e tij në drejtim të zhvillimit dhe të civilizimit të mendimit në Zhej dhe ne krahinë. U martua dhe nga kjo martesë pati një vajzë. Burri energjik, i dituri Vangjel, u lidh për të kurorëzuar idetë e tij me një gjeneratë të rinjsh ku me ta organizoi Shoqërinë “Shyta”, e cila në planifikim kishte ndriçim në kulturë, arsim e në fusha të tjera. Me inisiativën e tij u vu në skenë “Shërbëtori i dy zotërinjve”, të cilën e realizoi me grupin teatral të ngritur, por ndaj pjesës u ushtrua çensurë për të mos e dhënë në fshatrat e tjera te Zagories. Shtetarët dyshuan se mos bëhej propagandë ndaj Mbretit, pasi e njihnin mirë kush ishte Vangjel Garua! Por shpjegimi i subjektit nga ana e tij bëri që “pjesa “ të shpëtonte nga çensura dhe të fillonin shfaqjet. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:59 pm | |
| Me tri libra të botuara, të cilat janë dhe në fondet e Bibliotekës sonë Kombëtare, me organizime te tilla progresive për kohën, veprimtari arti, skenike dhe zhvillim kampionati të lojërave sportive, Vangjel Garo, ka shkruar emrin e tij të artë në Altarin e Zhvillimit dhe të Përparimit të Kombit, duke mbetur një “vigan” i mendimit progresiv… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:59 pm | |
| *** Ecim mbi tokën e Zhejit dhe meditojmë: Zheji ecën bashkë me të mëdhenjtë dhe të mëdhenjtë ecin me Zhejin… Duket sikur toka e këtij fshati, shtëpitë e gjithëçka njerëzore thotë: “Krahas punëve, ejani ndonjëherë të çmallemi, o djem të zgjuar dhe vajza sorkadhe!”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 11:59 pm | |
| Nga fondi i etikës zagorite në shekuj
Si lindi një këngë “Jemi djem të Shqipërisë, jemi bijtë të Zagorisë” Ka qenë fillimi i viteve ’50 dhe Zagoria akoma nuk ishte futur në zgjedhën e kolektivizimit. Njerëzit respektonin akoma ditët e shënuara dhe i festonin ato sipas traditave të vjetra. Atë ditë nëntori, në shtëpinë e Milo Paskalit nga Ndërani, hynin e dilnin shumë bashkëfshatarë, të rritur e fëmijë. Me gjithë varfërinë, por me bujari e zemër të pastër, atë ditë, Milua priste urimet për emrin e djalit, Viktorit. Kishte shtruar edhe një drekë, ku veç të afërmëve, qenë të ftuar dhe dy të tjerë, autoritetet e pushtetit dhe të partisë lokale. Tashmë, siç ishte bërë zakon, dollinë e hapi i pari i vendit me shëndetin e ”Patriarkut”. Pastaj, hëngrën, pinë, ngritën dollitë, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:00 am | |
| kënduan dhe qeshën… Aty nga fundi i gostisë, në të ikur, njëri nga autoritet e ftuar, i thotë Milos: “Dëgjo, të kam mik, të kam timin, të dua, je i yni, se je një nga familjet më të varfëra të fshatit, prandaj do të të them diçka që do të ma dëgjosh dhe do të ma zbatosh… Hiqi ato fotografitë atje!… Herën tjetër, kur të vij, të mos i shoh më!…”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:00 am | |
| Milos iu rrotullua oda. Ishte fjala për fotografitë e babait, xhaxhait dhe kushëririrt të parë të tij, respektivisht Sofokliut, Rrakos e Jano Paskalit, emigrantë në Amerikë. “Si the?!…- pyeti Milua. - Po a e di ti kush janë ata?! - dhe u zverdh në fytyrë. I vanë lot dhe mezi mbante veten nga dëshpërimi dhe inati. Në raste të tilla, Milua qe i papërmbajtshëm në zëmërim.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:00 am | |
| “Kështu, siç thashë, ata janë në një vend reaksionar… Vanë kohë të larguar dhe nuk dimë ç’janë dhe ti… shkëputu, nuk ke punë, se nuk të lidh gjë me ta…”. Të njëjtën gjë miratoi dhe e këshilloi dhe miku i dytë. “Ata janë… që t’u pëlcasin sytë juve!…- shpërtheu Miloja. - Ju e dini mirë, more “qenefër”, se ata kanë ikur në Amerikë hysmeqarë, për një copë bukë! Në paçi këto mendime, as dua t’ju shoh surratin brenda pragut tim!
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |