|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:26 pm | |
| 4. Në këtë rrugë të çelur nisi të ecë dhe Vangjel Garo nga Zheji. Ai kishte lëvruar tregimin, por dhe poezinë, të botuara këto në “Kalendarët Kombiar” të atyre viteve. Me vlera të veçanta është dhe tregimi “Tre yjet e Shqipërisë”, dorëshkrim ky që ndodhet në Arkivin Qëndror të Shtetit. Me mjeshtëri ai prezanton atje vashën Shqipëri duke u endur nëpër errësirë, që ecën në buzë të greminës gati për t’u rrëzuar në humnerë... Papritur, si një shpëtim prej qiellit, i shfaqen tre yjet: Naimi, Samiu dhe Abdyl Frashëri që i ndriçojnë rrugën. Vangjel Garo shkroi në Buones Aires të Argjentinës më 1911 dramën e tij “Të burgosurit”, kushtuar atdhetarit dhe luftëtarit Mihal Grameno. Në parathënien e kësaj drame ai shkruan: “Teatri është pasqyra e një populli, në atë pasqyrë mund të shohim veten tonë se sa pas jemi nga bota e qytetëruar. Ne s’kemi njohur akoma kombësinë tënë..., neve e kemi gjakun tënë të helmuar nga propagandat e huaja”. Duhet theksuar se dramaturgjia shqiptare, gjer në shpalljen e pavarësisë sonë, perfaqësohet nga dramat dhe komeditë e Çajupit: “ 14 vjeç dhëndër”, “Pas vdekjes”, “Burri i dheut”, si dhe me dramën “Të burgosurit” e Vangjel Garos me pseudonimin “Tito Toska”. Fatmirësisht këta që të dy janë zagoritë. Ec pastaj dhe mos u kreno me Zagorien dhe me zagoritët e saj të nderuar, të mençur, të ditur, të zgjuar, kur dhe në këtë fushë të artit është evidente ndihmesa e zagoritëve të mëdhenj dhe të mirënjohur!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:27 pm | |
| 5. Gaçe Ballo dhe Petro Garo, që të dy nga Zheji, në vitin 1924 botuan në Stamboll librin “Këtu – këtje”, me ndihmën e atdhetarëve zagoritë dhe jo zagoritë në Stamboll dhe të shoqërisë “Përparimi”, themeluan në Zhej në 1922. Petro Garo ishte dhe korrespodent i gazetës “Paqja” dhe i gazetës “Shqipëria e Re”, që botoheshin respektivisht në Stamboll dhe në Kostancë, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në to me sa e sa shkrime, ku linja atdhetare në to spikat fare qartë. Përmendim shkrimet e titulluara: “Shqipëria dhe qytetërimi i sotëm” i botuar në gazetën “Paqja”, në pesë kapituj që ruajnë formën e një libri të mirëfilltë, por që nuk u botua dot si i tillë, duket për shkaqe financiare. Në një vend ai do të shkruaj:“... Librat e këqinj dhe kartëpostalet e ndyra do të jenë vegla që do t’i bëjnë varrin kombit, në qoftëse ne i lëmë të hyjnë e të përdoren në Shqipëri. Ligje të rrepta duhen bërë kundër këtyre”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:27 pm | |
| 6. Në vitin 1934 djaloshi Themo Vasi organizoi një grup teatral në Nivan me pjesëmarrjen e Emil Qirkos, Vasil Vitos, Telemah Andonit e tjerë në oborrin e babo Qirkos e dha këtë shfaqje. Po në vitin 1934 në Zhej organizohet një grup i gjerë teatral inkuadruar në shoqërinë “Shyta”, domethënë “Shoqëri ylli teatrale arsimore”. Në të merrnin pjesë: Vangjel Garo, Rako V. Bita, Sotir Bita, Lefter Stefani, Koço Çarka, Stefan Bita, Llazar Mekshi, Peço Çarka, Aleks Çarka, Thoma Dado, Thoma Suli, Spiro P. Çarka, Kiço Lena, Vasi Koçi, Kristostom Nika, Jorgo Garo, Piro Bita, Spiro Th. Çarka e tjerë. Ky është grupi i parë teatral zagorit që jep shfaqje nëpër fshatrat e krahinës. Grupi teatral i rinisë zagorite me të rinj dhe të reja nga fshatrat Nivan dhe Sheper, në muajin Tetor - Nëntor 1942, në sheshin e Manastirit të Nivanit, vuri në skene pjesën teatrale që bënte fjalë për mos pagimin e të dhjetave për pushtuesit fashistë shkruar nga Pirro Kondi. Edhe në Përmetin e çliruar, pas Kongresit të Përmetit, u dha pjesa teatrale “Të gjithë në luftë”. Në shfaqjet që u dhanë në Helmës gjatë ditëve të Kongresit të Rinisë u vunë në skenë pjesë të ndryshme teatrale shkruar nga Pirro Kondi, Sotir Papuli, i cili më vonë do të jetë dhe sekretari i gazetarëve të Shqipërisë si dhe Temo Mandili. Ky i fundit ka shkruar pjesën “Njeriu nga Hëna”. Revista javore “Studenti” revistë shoqërore, kulturore e letrare, e botuar në gjuhën shqipe prej shoqërisë së Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Springfield Mas SH.B.A, në vitin 1920 kishte si redaktor të saj studentin shqiptar Sotir Kondi nga Nivani, i pari midis shokëve me kombësi të ndryshme në Universitetin e këtij qyteti.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:28 pm | |
| Ndërsa gazeta mujore, politiko - shoqërore “THE ALBANIAN JOURNAL”, në vitin 1921, kishte si përfaqësues Theodhor Hariton nga Nivani. Në vitin 1923 doli në Gjirokastër gazeta javore “Bisedë e Lirë” me proprijetar përgjegjës Petro Hariton... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:28 pm | |
| Me interes është dhe revista mujore pedagogjike, letrare, shkencore “NORMALISTI” që e botonin nxënësit e normales së Elbasanit. Në vitin shkollor 1932 - 1933 ndihmës arkëtar për këtë ishte Vangjel Kaso nga Sheperi, kurse në vitin 1936 ndihmës editor ishte nxënësi i shkëlqyer Polikron Niçe nga Oshteva. Themo Vasi, që në vitin 1930 shkruante gazetën humoristike “Veprat e kryeplakut të katundit Nivan”, shkroi më pas poezi në revistën “Vatra e rinisë”. Më vonë, në gazetën “SHTYPI” botoi një sërë shkrimesh në rubrikën “Filmi i Jetës”, pikërisht në atë rubrikë ku Qemal Stafa shkroi prozën poetike “Pas stuhie” posaçërisht për këtë pikë. Janë të njohura hartimet e Themos, sidomos “Dimri”, “Pse e duam Atdheun”,”Martirët për lirinë kombëtare” etj. Në vitin 1942 nga Peço Kagjini, Pirro Kondi, Sotir Papuli si dhe Javer Malo e Alqi Kristo u botua në Zagorie gazeta “Përpara”, organ i Per – Zag- ut, domethënë Përmet - Zagorie. Sot kemi gazetën “Zagoria”, një gazetë të tërë për krahinën dhe për shoqatën e saj Çajupi, gazetë kjo e ëndërruar dhe nga brezat paraardhës. Në të japin kontribut shkrimor personalitete të sotme të letërsisë, kulturës dhe shkencës. Sot krijuesit zagoritë janë të shumtë dhe gjenden në të gjitha sferat e jetës, duke përçuar me intelekt vijueshmërinë. Evjen Peri, studiues
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:28 pm | |
| DHJETËVJEÇAR I NDESHJES DHE MBIJETESES SË SHKOLLIMIT SHQIP
ARSIMI NË ZAGORIE NË VITET 1916 – 1924 nga PETRIT IDRIZI Dr. APOSTOL PANGO
Zagoritët e kanë kthyer shkollimin nëpër largimin e errësirës mesjetare. Janë të njohura shkollat e para të hapura në fund të shek. XVIII në Zagorie, të cilat vijuan edhe gjatë shek. XIX. Në vitet e fundit të atij shekulli dhe, veçanërisht në fillim të shekullit tonë, shkrimi dhe leximi në gjuhën amtare mësohej ilegalisht në pjesën më të madhe të fshatrave të krahinës sonë. Veçanërisht zhvillim më të vrullshëm mori arsimi edhe në këtë krahinë, pas shpalljes se pavarësisë. Por duhet theksuar se, me gjithë programin e ministrit Luigj GURAKUQI për çeljen e shkollave shqipe, këto mbetën të kufizuara në shtrirje dhe në zhvillim, deri në vitin 1916. Kjo bëhej edhe me e vështirë në krahinat jugore, pas Protokollit të Korfuzit nënshkruar më 17 Maj 1914 midis Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe përfaqësuesve shqiptare, sipas të cilëve shkollat do të ndiqeshin nga nxënësit ortodoksë, mësimin do ta zhvillonin në gjuhën greke. Megjithatë, dokumentat vërtetojnë se në Zagorie vazhdoi tradita e mësimit në gjuhën amtare, tashmë legalisht. Në vitin 1916 arsimi hyri në fazë të re në zonat e pushtimeve të huaja. Zagoria bënte pjesë në viset e pushtuara nga italianët, të cilët mbyllnin kudo në Shqipëri shkollat greke e turke dhe hapnin ato italiane. Synimi i tyre ishte i qartë: të krijonin vatra të ndikimit të politikës së tyre dhe në këtë fushë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:29 pm | |
| Komanda italiane e pushtimit krijoi administratën e saj ushtarake. Gjithashtu solli mësues nga Italia, fillimisht një kontigjent prej 40 mësuesish. Për problemet e arsimit ajo krijoi sekretariat dhe Zyrën e Arsimit në Gjirokastër. Gjatë viteve 1916 -1920 në gjithë prefekturën e Gjirokastrës lulëzuan shkollat italo -shqiptare. Në Zagorie në vitin 1916, nën preteksin e një kriteri të vendosur prej tyre, sipas të cilit në fshatrat nën 500 banorë nuk kanë perspektivë për të patur shkollë, mbetën të çelura shkollat në Hoshtevë dhe në Zhej. Këto edhe pse nuk e plotësonin këtë kriter, i afroheshin atij. Prej këtij viti krahina jonë administrohej nga Përmeti, i cili kishte në atë vit 22 shkolla me 19 mësues shqiptarë e 15 italianë dhe 826 nxënës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:29 pm | |
| Sipas një statistike të vitit 1917 në Zagorie funksiononin 4 shkolla me 122 nxënës dhe 5 mësues nga të cilët një italian. Shkolla e Konckës me 19 nxënes dhe ajo e Nivanit me 26 nxënës me nga një mësues secila; Shkolla e Sheperit, italo - shqiptare, kishte 35 nxënës dhe një mësues shqiptar, ndërsa ajo e Zhejit me 42 nxënës e dy mësues, nga të cilët një italian. Shkollat frekuentoheshin kryesisht nga djem. Vetëm në shkollën e Sheperit vijonin 11 vajza.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:29 pm | |
| Në vitin shkollor 1917-1918 ka pasur shkollë edhe në Topovë e Ndëran, por nuk përmenden nga Zyra Arsimore e Përmetit. Me sa duket nga që vazhdonin mësimin në gjuhën greke. Sistemi arsimor ishte ai italian, 5 – klasësh. Shkollat kontrolloheshin nga inspektorë italianë dhe drejtoheshin nga “Zyra arsimore”. Në shkollat italo -shqiptare të Zagories gjuha shqipe zhvillohej vetëm 1 orë ditën. Rrogat e mësuesve në vitet 1916 - 1919 u paguan nga ndihmat e mbledhura nga zagoritët, ndërsa në vitin 1918 shkollat u njohën zyrtarisht dhe u paguan nga arkat e financës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:29 pm | |
| Arsimtarët përparimtarë demokratë situatën e krijuar e kthyen në favor të arsimit kombëtar dhe në Konckë, Nivan e më vonë në Topovë e Ndëran funksiononin vetëm shkolla shqipe. Shkolla e Topovës u hap në vitin 1918, ndërsa ajo e Ndëranit më 1919. Shkollës shqipe iu desh të çante nëpërmjet vëshirësish të shumta, të luftonte kundër shkollave te huaja, të siguronte mësues, tekste, orendi shkollore etj. Ndërsa për parimet pedagogjike e didaktike s’mund të bëhej fjalë fare, kapërcimi i këtyre vështirësive në Zagorie është rezultat dhe i drejtimit të Zyrës arsimore në Gjirokastër nga Thoma PAPAPANO, Jani MINGA , Ilia Dilo SHEPERI.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:30 pm | |
| Ndihmesë të veçantë për përgatitjen dhe kualifikimin e mësuesve zagoritë dhanë kurset pedagogjike të organizuara në muajit gusht – tetor të viteve 1918 –1919. Në kursin e parë morën pjesë 50 vetë nga rrethi i Gjirokastrës, midis të cilëve 6 nga Zagoria, të cilët kishin mësuar shkrim e këndim në gjuhën shqipe në mënyrë private. Të gjitha lëndët në këto kurse zhvilloheshin në gjuhën italiane, përfshi dhe historinë e Shqipërisë, me përjashtim të gjuhës shqipe, që jepeshin nga shqiptarë. Ndërsa kursin e vitit 1919 e drejtonin shqiptarë dhe mësimet jepeshin kryesisht në gjuhën shqipe nga mësues vendas. Këto kurse krijuan mundësi për çeljen e shkollës së Topovës dhe të Ndëranit, sepse aty u përgatitën mësuesit e këtyre shkollave. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:30 pm | |
| Gjatë vitit shkollor 1919 - 1920 drejtimin e shkollës në Zagorie e morën vetëm shqiptarë. Në këtë kuadër ndihmë me vlerë të madhe dha mësuesi me kulturë të lartë gjuhësore dhe ndjenja të zjarrta patriotike Ilia Dilo SHEPERI. Pas Kongresit të Lushnjës qeveria e Sulejman DELVINËS, e dalë prej tij, çështjen e shkollave dhe të arsimit e quajti armë kryesore për shpëtimin dhe përparimin e kombit shqiptar. Organizimi i shtetit të ri shqiptar dhe fitorja e Luftës së Vlorës më 1920, entuziazmuan masat popullore, forcuan shpresat e tyre dhe nxitën mësues e nxënës të veprojnë aktivisht për shtrirjen dhe kualifikimin e arsimit. Kongresi arsimor i Lushnjës, në gusht të atij viti, delegat aktiv i të cilit ishte Ilia Dilo SHEPERI, ishte një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve, që dilnin në ato vite para arsimit në krahinën tonë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:30 pm | |
| Vitet 1920 – 1924 i dhanë një hov të ri zhvillimit të arsimit kombëtar të Zagorisë. U zbatua sistemi fillor i detyrushëm 6 –11 vjeç, u krijuan këshillat arsimorë në çdo fshat, të cilat kishin për detyrë të ngrinin dhe mirëmbanin ndërtesat shkollore, të plotësonin nevojat dhe orendi shkollore, të ndihmonin fëmijët të ndiqnin rregullisht shkollat, si dhe administronin gjobat që u jepeshin atyre prindërve, fëmijët e të cilëvë nuk vijonin shkollën. Por edhe në këto vite pati pengesa e vështirësi të mëdha. Kuadri arsimor ishte në shkollat fillore – gjysmë të mesëm dhe me një kualifikim vetëm në kurset pedagogjike, që përmendëm më lart, ose me kursin e vitit 1921 të Labovës së Madhe. Prej tyre vetëm Ilia Dilo SHEPERI ishte me shkollë të mesme, gjimnaz. Kishte mungesë të theksuar tekstesh. Edhe ndonjë tekst, që përdorej si ai i këndimit i N. NIKAJ, kuptohej me vështirësi, sepse ishte në dialektin e Veriut. Megjithatë mësuesit demokratë: Stathi PULESHI, Odhise NGJELA, Qirjako PAPULI e Petro STANE, të përkrahur nga populli arsimdashës zagorit, punon me pasion për t’u dhënë nxënësve arsim e kulture dhe e kishin për turp të dilnin me rezultate të dobëta nxënësit e tyre.

| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:31 pm | |
| Duke ju referuar relacioneve dhe karakteristikave individuale të mësuesve zagoritë, dërguar nga Zyra e Arsimit, që ruhen në arkivat qendrore, mësojmë se të gjithë punonin me zell e pasion të admirueshëm dhe kishin një autoritet të padiskutushëm e një përkrahje të pakursyer e të vazhdueshme nga popullsia e fshatit. Ata kapërcyen vështirësitë e kohës edhe në tekste dhe orendi shkollore. Vetëm një hartë të 5 racave njerëzore kishte mësuesi Seve NGJELA në shkollën e Topovës dhe kur u mbyll kjo, e shpuri edhe në Zhej. Këta e ndonjë mësues tjetër i gjuhës amtare kthyen veprat e Naimit të Çajupit si “BAGATI E BUJQËSI” , “BABA TOMORRI”, etj në libër leximi. Kurse zagoritët emigrantë në Amerikë, nëpërmjetë shoqërisë “Vatra”, dërguan tekste shkollore “HISTORINË E SKËNDERBEUT” për klasën e tretë, libër këndimi nga P. POGONI, histori të Shqipërisë nga K. ÇERKEZI, gramatikë nga A. XHUVANI, etj.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:33 pm | |
| Në vitin shkollor 1921 – 1922 u vu në zbatim ligji mbi arsimin e detyrueshëm shkollor dhe shkolla u bë 4 – klasëshe. Për mungesë kuadri në këtë vit shkollor nuk funksionoi shkolla e Zhejit, Konckës dhe Sheperit. Zbatimi i ligjit të detyrueshëm shkollor kishte një kufizim jo të favorshëm për fshatrat e vogla të Zagories. U përsërit ligji, sipas të cilit, shkollat do të hapeshin vetëm në ato fshatra që kishte mbi 500 banorë. Për pasojë u mbyll shkolla e Nivanit, (në Prefekturën e Gjirokastrës u mbyllën gjithsej 42 shkolla). Mbyllja e shkollave në fshatrat e mësipërme shkaktoi protesta në popull. Nga Zhej në 22 Janar 1922 u dërgua një protestë e ashpër në Ministrinë e Arsimit, ku kërkohej sigurimi i mësuesit. Dhe Ministria e zgjidhi këtë protestë në dëm të shkollës të Topovës, duke e mbylluar atë më 18 Mars 1922 dhe duke e transferuar mësuesin e saj Odhise NGJELA në shkollën e Zhejit, të cilën e ndiqnin dhe nxënësit e Lliarit. Fatin e Topovës e pësoi dhe shkolla e Nivanit, e cila u mbyll të nesërmen, më 19 mars 1922. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:34 pm | |
| Mbylla e këtyre shkollave shkaktoi protesta në fshatrat e krahinës dhe këshillat e shkollave, të cilat kërkonin me këmbëngulje vetëm mësuesin, sepse ndërtesat dhe orenditë e tyre i siguronin vetë. Në vitin 1923 - 1924 kemi përsëri mbyllje e çelje të shkollave në krahinën tonë. Sipas një statistike të dërguar nga Përmeti, që datohet e 30 janarit 1922 (të cilën po e japim të plotë dhe pa koment), në Zagorie funksiononin këto shkolla:…………………………. Por, siç theksuam edhe më lartë, shkolla e Topovës dhe ajo e Nivanit u mbyllën në muajin mars të këtij vit. Nivani në vitin 1924 e hapi përsëri shkollën, por ajo u mbyll brenda vitit, më 18 prill 1924. Edhe pas vitit 1924 pengesa kryesore për zhvillimin e arsimit në krahinën tonë mbeti mungesa e kuadrit arsimor.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:34 pm | |
| Përpjekjet e zagoritëve për shkollën e arsimin në vendin tonë kanë qenë të vazhdueshme, gjithnjë e më të suksesshme duket arritur maja më ta larta në vitet 1950 -1990 të shekullit XX. Dëshmi për këtë janë shkollat fillore e 8 – vjeçare thuajse në çdo fshat e ajo e mesme në Nivan si dhe plejada e intelektualëve të krahinës, e gjithë sektorëve, e krijuar kjo në vite e në vazhdimësi. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:35 pm | |
| E folmja e Zagorisë Ka tipare të përgjithshme dialektikore të toskërishtes, por të veçantat e saj. Në sistemin fonetik ajo ka tipare pothuajse të njejta me gjuhën letrare. Në Zagori shqiptohen qartë të gjitha zanoret e gjuhës letrare të theksuara e të patheksuara, grupet e zanoreve: ua, ie, ue, bashkëtingëlloret: h, rr dhe grup bashkëtingëlloret mb, nd, ng. Edhe në sistemin gramatikor ajo, megjithëse ruan disa tipare të vjetra, është mjaft afër me gjuhën letrare. Përgjithësisht në lakimin e emrave kjo e folme nuk ka dallim nga gjuha letrare, po ashtu dhe në zgjedhimin e foljeve. Edhe në fushën e leksikut, fjalori i saj është përgjithësisht i pastër dhe përkon pothuajse tërësisht me atë të normës së gjuhës së sotme letrare. Shkaku i tyre është sepse e Folmja e Zagorisë ka ruajtur shumë tipare të përbashkëta me dialektet e gjuhës shqipe. Meritë për këtë ruajtje ka popullsia e krahinës dhe veçanërisht gratë, që kanë ditur në shekuj të ruajnë të pastër e të bukur gjuhën e të parëve. Për këtë dukuri ka ndikuar edhe edhe pozita gjeografike e Zagorisë, si një krahinë e thellë malore dhe e izoluar nga ndikimet e huaja. Megjithatë, ajo nuk i ka shpëtuar depërtimit të fjalëve të huaja nga gjuhët sllave, turke e greke, pasi emigrantët zagoritë, që kanë rrahur të katër anët e Globit, kanë sjellë ndikime, si në çdo fushë edhe në atë të gjuhës. (Stefan Bulo “Disa shënime për të folmen e Zagories”)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:35 pm | |
| Çlirimi i Zagorisë U bë më 20 tetor të vitit 1942. Gjatë kësaj dite u detyruan të largohen nga Sheperi organet e qeverisjes vendore e administrative, xhandarmëria e komunës e tj., dhe mbeti zonë e lirë, deri në çlirimin e vendit. Është krahina e parë e çliruar në Qarkun e Gjirokastrës. Kjo ditë festohet çdo vit si dita e çlirimit të krahinës, fillimisht në Manastirin e Shën Mëhillit dhe vitet e fundit në fshatin Nivan.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:35 pm | |
| Zagoria do të mbijetojë dhe do të përparojë
Intervistë me Kryetaren e Komunës Zagorie znj. Anastasia Dushi
Cilat janë përshtypjet tuaja të para për detyrën e re? Unë isha dhe jam e ndërgjegjshme për përgjegjësinë që mora qysh në fillim. Premtimet e mia qenë mbi baza reale dhe lidheshin me njohjen që kisha për problemet dhe shqetësimet e Zagorisë e, mbi të gjitha, në komunikimin e sinqertë e të ndershëm me njerëzit edhe në optimizmin e tyre për të punuar së bashku. Mirëkuptimi me këshillin e komunës dhe korrektësia në punët e administratës krijojnë premisa për mbarëvajtje të mëtejshme të punëve. Mendoj se në këto 4 muaj punët kanë filluar të ecin mirë, pa mohuar problemet që na kanë dalë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:36 pm | |
| Ku jeni me realizimin e premtimeve? Premtimet, megjithëse modeste, përfshihen në programet e punës sime, i cili është pasuruar me shqetësimet dhe problemet e zonës që i njoha më mirë tani. Zgjidhja e problemit të restaurimit të rrugës Poliçan – Nivan, riparimi i rrugës Nivan – Topovë, përforcimi së shpejti i sinjalit televiziv me anën e një fondi të ministrisë së Pushtetit lokal për përsëritësin televiziv, vënia në rrugën e zgjidhjes e restaurimit të ujësjellësit të Hoshtevës; ardhja çdo 15 ditë e mjekut nga Gjirokastra për problemet e shëndetit të njerëzve dhe për recetat me rimbursim, ardhja së shpejti e një autoambulance e tje. , më inkurajojnë për të punuar më shumë. Cilat janë lidhjet tuaja me shoqatën “ Çajupi” dhe a bashkëpunoni me të? Shoqata ka një mision të lartë patriotik e human. Impenjimi dhe ndihma e saj për problemet e përbashkëta me ato të Komunës janë pozitive, ashtu si edhe ndihma e Komunës për realizimin e aktiviteteve të shoqatës. Në të ardhmen ky bashkëpunim do të jetë më i madh. Problemet dhe hallet e Zagorisë, veç komunës dhe Shoqatës duhet të preokupojnë gjithë zagoritët. Pikërisht në këtë aspekt, roli dhe aktiviteti i Shoqatës për të nxitur interesimin e dikastereve të ndryshme, të biznesmenëve zagoritë si dhe të gjithë zagoritëve, duhet të rritet më tepër. Veprimtaria e kësaj shoqate i shërben interesave të vetë krahinës dhe banorëve të saj.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:36 pm | |
| Ç’mendoni për gazetën “Zagoria” dhe rolin e saj? Për mua kjo gazetë ka shumë anë të mira. Ajo ndihmon zagoritët të duan njëri - tjetrin kudo që janë. Na njeh me aspekte të veçanta të historisë së Zagorisë, apo me individë që nuk njiheshin apo njiheshin shumë pak më parë me aktivitetin e tyre, informon zagoritët e largët me realitetin zagorit si dhe me interesimin e njerëzve të ndryshëm për Zagorinë. Në faqet e saj ka patur rrahje mendimesh, preokupim për zgjidhjen e shumë problemeve, informacion për jetën e sotme të zagoritëve dhe të Zagories e tjerë. Prandaj ajo është e mirëpritur nga të gjithë. Ka dhe disa probleme që mund të eliminohen si: vonesa në shtyp apo në shpërndarje që për pasojë humbet aktualitetin e ndonjë problemi që ngrihet. Mbase është rasti të them se populli i Zagorisë është, jo vetëm bujar, por, mbi të gjitha, ka një veçanti për t’u përshtatur me realitetet e reja të kohës dhe i njeh mirë ato. Mbi këtë bazë po shoh se ka seriozitet e ndershmëri në punë dhe kjo jo vetëm në aktivitetin në bazë komune, por edhe në komunitetin e çdo fshati ku kryesitë e tyre janë të angazhuara seriozisht. Këto kryesi kanë mbështetjen maksimale të komunës. Atje ku interesimi është i madh atje punët kanë vajtur shumë më mirë. Mendoj që këto të pasqyrohen edhe në gazetë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:36 pm | |
| Nga Zagoria kanë emigruar shumë banorë. A shikoni ju si pushtet lokal, mundësi për t’i ndihmuar ata? Është pyetje me vend. Shteti sot ka vështirësi e mangësi të dukshme në këtë drejtim, prandaj sadopak që të bëjmë për ata do të jetë bazë për të ardhmen, mendoj unë. Është e vërtetë se shumë zagoritë kanë emigruar, madje edhe me familje, shumica e tyre në Greqi. Prindërit e tyre duan t’i shohin e të takohen me ta. Nga kontaktet që kam patur me Konsullatën, të cilën e falenderoj, më është premtuar se do të ndihmohen për t’u pajisur me viza që të venë te fëmijët e tyre.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Fri Sep 17, 2010 10:37 pm | |
| Ju keni punësuar ose mundësuar për punësim disa nga opozitarët tuaj. Është një veprim i detyruar apo i ndërgjegjshëm? Më vjen keq që mendohet kështu. Unë kam si parim që punës t’i gjendet njeriu i aftë dhe jo njeriut punë. Përsa kam bërë, mendoj se kam vepruar drejt. Çfarë pikësynimesh keni për të ardhmen në punën tuaj? Unë punën e bëj bashkë me të tjerët dhe arritjet janë të përbashkëta. Dëshirat janë të shumta. Së pari është problemi i infrastrukturës. Ajo do të realizohet me fonde të jashtme dhe një pjesë me fondet e komunës. Po interesohemi për projektin e rrugës së Çajupit si dhe atë Nivan – Zhej dhe Hoshtevë - Doshnicë. Janë planifikuar riparime të sistemit elektrik dhe atij telefonik. Janë të gjitha mundësitë, sepse është baza materiale për ngritjen e linjës së përpunimit të sherebelit që do të fillojë me gjetjen e tregut për esencën. Po bëhen përpjekje për të futur në Krahinë një stacion televiziv kombëtar privat. Po përpiqemi për për kalimin e pyjeve dhe kullotave n ë pronësi të komunës, gjë që do të rritë së tepërmi të ardhurat. A jeni optimiste për realizimin e tyre dhe për të ardhmen e Zagorisë? Po jam optimiste, duke u nisur nga fakti që zagoritët e duan vendlindjen dhe shumë nga të larguarit një ditë do t’i investojnë për zhvillimin e saj. Zagoria nuk do të shkretohet, por do të mbijetojë dhe do të përparojë.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |