Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 25 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:14 pm


Festat fetare
Në Zagorie festohen Krishtlindjet, Viti i Ri, Uji i Bekuar, emrat e shenjtorëve, Pashkët e tjera, që festohen me madhështi, por çdo fshat ka edhe festën (shenjtin) e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:15 pm


Nr. Fshati Festa e Shenjtit Data
1. Doshnica Shën Mëhilli 8 nëntor
2. Hoshteva
e feston sipas
lagjeve Shën e Premte 26 korrik
Shën Mëri 8 shtator
Shën Mitri 26 tetor
3. Koncka Shën Mitri 26 tetor
4. Lliari Shën Triadha 50 ditë pas pashkëve
5. Ndërani Shën Mitri 26 tetor
6. Nivani Shën Mëhilli 8 nëntor
7. Sheperi Shën Mëri 15 gusht
Shën Mëhilli 8 nëntor
8. Topova Shën Mitri 9 nëntor
9. Vithuqi 6 shtator
10. Zheji
feston sipas
lagjeve Shën e Premte 26 korrik
Shën Mëhilli 8 nëntor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:15 pm

Karnavalet (Llazoret)
Teatër popullor, sipas një skenari të caktuar, ku luajnë personazhe dhe karaktere të ndryshme që i ngjajnë skenës së teatrove të lashta. Zhvillohet çdo vit më 25 mars dhe ditën e Shën Lazarit (të shtunën para pashkës). Gjatë këtyre dy ditëve protagonistët të shoqëruar me këngë, shkojnë në çdo shtëpi të fshatit. Në interpretimin e Karnavaleve ndërmjet fshatrave t ë Zagorisë ka pasur ndryshime të papërfillshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:15 pm

Dita e Verës
Festë pagane që përkujtohet në të gjithë fshatrat e Zagories çdo 1 mars. Sipas kësaj feste fëmijët mbledhin lule në sheshe e lëndina, në pemën e thanës dhe zbukurojnë dyert e shtëpive, ndërsa në duar vënë verojka (të thurura me penj të kuq e të bardhë), të cilat i mbajnë deri sa vinin dallëndyshet. Në këtë ditë zakonisht ktheheshin burrat nga emigracioni dhe qëndronin për të festuar së bashku me familjen Pashkën e Madhe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:15 pm

Panairet Krahinore e Ndërkrahinore
Organizoheshin kryesisht pranë Manastireve. Kishin për qëllim shkëmbimin e prodhimeve, shitjen e mallrave nga fshatarët dhe zejtarët dhe blerjen e lëndës së parë nga këta të fundit. Panairi më i vjetër ishte ai që zhvillohej në fund të shek. XVII në Dërmaz, një herë në vit, ditën e Shën Mitrit (26 tetor). Merrnin pjesë tregtarë, jo vetëm nga Zagoria e Pogoni, por edhe nga Përmeti e Gjirokastra, Tepelena dhe Mallakastra. Ndërsa ai në Manastirin e Nivanit, që përmendet në shek. XVIII, zhvillohej një herë në vit, ditën e parë pas pashkës. Në të merrnin pjesë tregtarë nga Zagoria, Pogoni, Përmeti dhe Lunxhëria. Panair tjetër ndërkrahinor ishte ai që zhvillohej në Manastirin e Shën Todhrit në Konckë, që frekuentohej nga Tepelena, Këlcyra, Përmeti. Po ashtu çdo 15 gusht organizohej në Manastirin e Spilesë, në malin Kucullak të Ndëranit një panair i madh në të cilin merrnin pjesë fshatrat e Zagorisë së Sipërme, të Pogonit, të Lunxhërisë e deri nga qyteti i Gjirokastrës. Panairet kanë ndihmuar në gjallërimin e ekonomisë monetare dhe shkëmbimin e mallrave, kryesisht bujqësore me ato artizanale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:16 pm

Kambana e Hoshtevës
U prodhua në Rusi dhe u ble në Stamboll më 1878 nga Rako Mboqe (Hoshtevë). Erdhi në Hoshtevë nëpërmjet Përmetit në fund të shek. XIX. U vendos në Kishën e Shën Gjergjit dhe binte në një orar të caktuar, me përjashtim të alarmit, sidomos kur vinin në fshat bandat kusare. Kishte tingëllim të veçantë e dëgjohej në të gjithë Zagorinë, nga Katali në Dhëmbel dhe nga Mezhgorani në Malin e Golikut. Humbi tingëllimin e saj në vitin 1938 dhe u shkatërrua në vitet ‘70 të shek. të kaluar. Ishte kambana më e madhe e krahinës. Peshonte rreth 100 kg dhe përmbante 1.2% ar, 20% kallaj dhe pjesa tjetër bakër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:17 pm

Ilustrim
Arkitektonikë
Stili arkitektonik me veçantitë e saj të ndërtimit është e dukshme edhe në aktitektonikën e kishave të ndërtuara. Thelbësore është se këto kisha bëjnë pjesë në pasbizantine, karakteristikë tipike e cila është e barazvlershme në Shqipërinë jugore. Në konfiguracionin ndërtimor të çdo fshati të krahinës së Zagorisë vërehet një tendencë e pranisë së kishav e të përmasave të mëdha si dhe e mjaft kishave me përmasa të vogla, të cilat tregonin “shenjtërinë” dhe praninë e objekteve të kultit, endërlidhur kjo dhe me hapësirat gjeografike të shtrirhjes së fshatrave. Në bazë të dokumentacionit arkivor dhe evidentimit të këtyre objekteve të kultit të saktësuara ka qenë kjo prezencë
Nr. Emërtimi i fshatit Sasia e objekteve të kultit(kisha)
1. Hoshtevë 18 (një e tipit bizantin e ndërtuar në vitin 999, tashmë rrënojë)
2. Sheper 14
3. Zhej 8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:17 pm

… Mënyra e ngritjes së godinave në Zagorie vihet re dhe në ndërtimin e kishave. Në përgjithësi këto hyjnë në pasbizantine, ashtu si shumica e kishave të Shqipërisë jugore. Në çdo fshat ka pasur një ose dy kisha me përmasa të mëdha si dhe mjaft kisha të tjera më të vogëla. Bie fjala në Hoshtevë numëroheshin 18 kisha, duke përfshirë edhe një të tipit bizantin, e ndërtuar në vitin 999, së cilës i kanë mbetur vetëm rrënojat. Në Sheper numëroheshin 14 kisha, në Zhej 8 e kështu me radhë. Çdo kishë mban emrin e një shenjtori. Ndër sa e sa kisha në Zagorie të tërheqin vëmendjen disa prej tyre, që janë shpallur edhe monumente kulturore për shkak të vlerave të tyre. Kisha e Manastirit të Shën Mëhillit ose Manastiri i Taksiarhëve – Nivan, që studiuesi Pirro Thomo gabimisht e emërton si “Manastiri i Shën Mërisë - Nivan”, është ndër më të përmendurat në Zagorie. Roli i këtij Manastiri ka qenë i trefishtë dhe si qendër e rëndësishme fetare, dhe si qendër e rëndësishme kulturore dhe arsimore që ka fituar vlera të veçanta, edhe si qendër e veçantë historike ku janë zhvilluar sa e sa ngjarje dhe veprimtari që i kanë kaluar kufijtë e Zagories.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:17 pm

Kisha e Manastirit – Nivan është e përbërë nga naosi, që është ndërtuar në vitin 1702 dhe nga narteksi, mbi portën e hyrjes të cilit është shënuar viti i ndërtimit 1777 dhe viti 1889, vit në të cilin mund të jetë kryer ndonjë meremetim i rëndësishëm. Vlen të përmendet fakti se përmasat e naosit janë 9,30 x 5,70 m. Veç kishës në këtë Manastir ishin dhe godina të tjera që kompletoheshin tërësisht funksionet e një manastiri tipik. Një nga gumenët e parë të tij është Serafim Semi nga Nivani. Pranë këtij Manastiri në vitin 1880 nga mirëbërësi Mihal Hariton u çel shkolla qytetëse, me shtatë klasa, që njihet me emrin “Shkolla Qendrore e Zagories”, e para e këtij lloji në krahinë. Të dhëna të tjera vërtetojnë se kisha dhe Manastiri i Taksiarhëve të Nivanit kanë shërbyer për një kohë të gjatë dhe si Eksarhi e Patriarkanës së Stambollit. Gurët me të cilat është ndërtuar Kisha janë të lidhura me llaç gëlqereje dhe të vendosur në muraturë në formë jo të rregullt. Nuk ka dekoracione, por më vonë Kisha është suvatuar me një shtresë të hollë llaçi gëlqeror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:18 pm

Karakteristikë është porta hyrëse e jashtme, me hark, çati të mbështetur në kollona guri të bardhë të gdhendur dhe të vendosur në mënyrë cilindrike.
Porta e jashtme, me dy sofatë anësorë, më të mëdhenj se sofatët e portave të zakonshme në krahinë, të çonte në një oborr të madh të rrethuar me mure, nën gjelbërimin e lisave, rrepeve, dafinave dhe pemëve të tjera. Për të vajtur në Kishë kalohej nën harqet e një këmbanoreje, e cila së bashku me ndërtesat e tjera, nga keqpërdorimi nuk ekzistojnë më.
I përmendur është Manastiri i Shën Mërisë në Zhej. Kishte gumen, kallogjerë dhe pasuri të shumtë. Gjithashtu kishte dhe gjashtë anekse të tjerë si dhe kroin e ajazmës. Thuhet se është ndërtuar në vitin 1700. Manastir ka pasur dhe në fshatrat Doshnicë dhe në Konckë. Manastiri i Shën Todhrit në Konckë, thuhet se është një ndër më të vjetrit me 40 kallogjerë. Këta jetonin në godinat përreth Manastirit dhe përbënin fshatin e Kallogjerëve (qeshishoqi). Herë pas here në këtë Manastir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:18 pm

organizoheshin panaire të ndryshme, ku veç tregëtarëve zagoritë dhe në krahina të afërta, vinin tregtarë gjer edhe nga Bregdeti. Veç kishës dhe Manastirit të Nivanit është për t’u përmendur edhe Kisha e Shën Mërisë po në këtë fshat. Është ndërtuar me gurë të bardhë, të lidhur me llaç gëlqereje dhe të vendosura në sërë. Ka tre hyrje, njëra prej të cilave ndërtuar me gurë të bardhë dhe të gdhendur bukur. Në këtë derë hyhej nga dy harqe të bukur në bazë të kambanores, në të cilën tingëllonin bukur dhe fuqishëm dy kambana, të cilat dëgjoheshin pothuaj në të gjithë Zagorien e Sipërme. Ka qenë ndër këmbanoret më të mëdha dhe më të bukura në Zagorie, që edhe kjo pësoi fatin e të tjerave duke u rrëzuar si ato në Sheper, Ndëran, Topovë e tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:19 pm

Kisha e Shën Mërisë së Dolanit mbahej si kishë çudibërëse në Zagorie. Aty vinin njerëz që shoqëronin të sëmurët e tyre, të natyrave të ndryshme, që kërkonin shërim. Vinin njerëz nga Zheji, nga fshatrat e Zagorisë së Poshtme, por edhe nga fshatra të tjerë. Ishte e domosdoshme që të interesuarit të pinin ujë nga burimi që ndodhej aty afër, të laheshin me të dhe të gdhiheshin një natë në atë kishë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:19 pm

Në Konckë ndodhej dhe Kisha e Shën Mërisë e ndërtuar në vitin 1800. Ky vit i përket pikturimit të kishës dhe jo ndërtimit të saj, i cili është viti 1789.
Edhe kjo kishë edhe pse është shpallur “Monument Kulture” po rrënohet dhe po ndodhet jashtë çdo kujdesimi. Është një ndër kishat që dallohet për afresket mureale të saj me ngjyra e tone ndezura dhe harmonizuar bukur, ku dhe vetë shenjtorët e pikturuar, si në shumicën e kishave në Zagorie, janë sa jetësorë, aq edhe të ngjashëm me njerëzit e zakonshëm.
Mbishkrimi në portën e naosit “bën fjalë për pikturimin e kishës, kur ishte peshkop i Adrianopojës zoti Gabriel, epitrop nga fshati i Konckës( shënim E. P.) prifti Aleks, me iniciativën dhe shpenzimet e murgut Sofron dhe me dorën e piktorëve Mihal dhe Jorgo, në vitin 1800, 28 qershor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:19 pm

Kisha kryesore në fshatin Topovë ishte ajo e Shën Kollit, ndërtuar në vitin 1788. Përmasat e ndërtimit të saj flasin për një kishë me madhësi mesatare si kisha e Shën Pjetrit dhe shën Kollit në Hoshtevë, si kisha e Shën Triadhës në Lliar, si kisha e Shën Kollit në Zhej, si kisha e Shën Mërisë në Sheper, kanë qenë nga më të mëdhatë dhe më të bukurat në Zagorie.
Ajo që e dallonte kishën e Shën Kollit të Topovës nga të tjerat në Zagorie qëndron në faktin se në atë kishë gjendeshin “disa ikona me vlerë të rralla artistike”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:20 pm

Për njërën nga këto ikona thuhet, se vlera e saj, siç e pat përcaktuar piktori i madh Dhimitër Dhima, ishte e mjaftueshme sa për të ndërtuar tri kisha si ajo e Shën Kollit të Topovës.
Në shkëmbin e Zhejit (Mali i Strakavecit) është ndërtuar kisha e Shën Ilisë (Shendëlliu), e cila meshohej më 20 korrik të çdo viti. Meshime të tilla bëheshin në çdo fshat të Zagorisë duke i lypur Perëndisë shi. Qëllonte që meshimi të shoqërohej me rënien e shiut, aq i dëshiruar gjatë verës së thatë dhe të nxehtë në Zagorie. Urimi ishte: ”I paçim uratën Shëndëlliut që na hodhi shiun e të bëhet bereqeti.” Ndërs atë moshuarit, shumica gra, faleshin, luteshin dhe falenderonin Perëndinë, fëmijët këndonin horas:
“Bie shi, o Shendëlli, të na bëhet misëri, misëri dhe grurët, të hanë kaurët, Kaurët e varfër,gjashtë muaj zbathur,zbathur dhe zhveshur me llërë përveshur.* * *
* * *Marrë nga libri i studiuesit Evien Peri “Zagoria, zakone, tradita”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:20 pm

Shoqatat e krijuara
Shoqata “Arbëria”, e krijuar në Argjentinë me nismën e Vasil Kapedanit (Zhej). Fillimisht u vu në krye të saj. Kishte për qëllim përhapjen e diturisë dhe mësimin e gjuhës amtare. U riorganizua në vitin 1910 dhe mori emrin “Shoqëria e Lidhjes Shqiptare” me qendër Buenos Aires. Kryetar u zgjodh Vangjel Bita (Garo), këshillonjës Lipe Stefani (Lliar) e Mitro Sotiri (Zhej) dhe arkëtar Spiro Kaçi (Malëshovë).
Shoqëria Filoarsimore “Filomathia” (E miqve të të mësuarit). U krijua në Stamboll në vitin 1876. Kishte për qëllim mbajtjen dhe përparimin e shkollave ekzistuese dhe hapjen e shkollave femërore. Në vitin 1881 ajo çeli në Përmet shkollën e vajzave, e cila frekuentohej edh nga Sheperi, Nivani, Topova dhe Hoshteva. Kryetar i saj në vitin 1881 u zgjodh Sotir Papa Joanu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:20 pm

Shoqëria “Panzagorite” u krijua në qytetin…….. e Biddenford dhe Sako (SHBA).
Shoqëria “Përparimi”
Shoqëri kulturore - arsimore e krijuar në Zhej në muajin tetor 1922 si bijë e shoqërisë zhejote të Stambollit. Në programin e saj kishte si qëllim emancipimin e femrës.
Shoqëria “Skenderbej”
Shoqëri patriotike e themeluar nga zagoritët emigrantë, që punonin në qytetin Tolusi të Argjentinës më 1910. Kishte për qëllim të mbante lidhje midis zagoritëve dhe t’i forconte ato. Në krye të saj u zgjodh Marko Topova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:20 pm

Shoqëria “Vëllazëria”
U krijua nga Ilia Dilo Sheperi në Gjirokastër, në bashkëpunim me një grup intelektualësh të këtij qyteti, më 29.11.1919
Shoqëria “Ylli Teatral” (Shyta)
Shoqëri artistike – teatrale e formuar në Zhej në vitin 1934 me të rinj intelektualë dhe zanatçinj. Kishte në program gjallërimin e jetës kulturore të fshatit dhe të krahinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:21 pm

Lidhja e Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër.
U krijua më 23. 07. 1998 në Gjirokastër nga një grup krijuesish, nën drejtimin e shkrimtarit dhe poetit Kristaq F. Shabani, me origjinë nga Zagoria, me pikësynimin: “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”. Ka degë jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por edhe jashtë vendit si dhe lidhje me shumë simotra brenda dhe jashtë vendit. Nën drejtimin e kësaj Lidhjeje janë botuar rreth 810 vepra të gjinive të ndryshme letrare, janë zhvilluar rreth 210 veprimtari letrare, kulturore, historike e tjerë, të cilat kanë gjallëruar jetën. Lidhja boton gazetën e vet letrare me emër “PEGASI”, që shpërndahet në të gjithë Shqipërinë si dhe në vende të tjera Greqi, Itali, Kosovë, Maqedoni, SHBA e tjerë. Në këtë lidhje bëjnë pjesë dhe poetë e shkrimtarë, studiues, artistë, letrarë të origjinuar nga Zagoria si: Kristaq F. Shabani (Kryetar i Lidhjes), Jorgo Telo, Evien Peri, Peço Kagjini (SHBA), Apostol Pango, Ilia Laska, Viktor Dervishi, Eftimi Mila, Harilla Koxhioni, Harrillo Miho, Alqi Jani, Anastas Bita, Antoneta Mallta, Jorgo Dhespa, Niko Dede, Alma Bici, Eli Bici, Mihal Vlashi, Thimjo Peçi, Kolo Rigo, Kleanth Zoto, Alva Jani (SHBA), Aristotel Stefani, Kiço Londo, Klement Konomi, Jano Kasapi, Liljana Çarka, Kristofor Llane, Majlinda(Aleksandra) K. Shabani, Jonida A. Nika,….. F. Mino si dhe Riza Çato (Limar, Përmet), Agron Shele(Leskaj Përmet) Riza Dade (Malëshovë), Agron Shele (leskaj), Arif Korro (Kala, Përmet) . Shumë krijime të anëtarëve të “PEGASI“ –T janë botuar në gjuhë të huaja “anglisht, greqisht, italisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:21 pm

Në këtë Lidhje bënte pjesë edhe Prof. Asoc. Dr. Vasil Bici, i cili është shpallur ”ANËTAR NDERI I PEGASI”- T (pas vdekjes) për kontributin e dhënë në drejtim të studimit analizës kritike dhe kontributit në publikim të veprave letrare brenda dhe jashtë vendit.
Lidhja ka zhvilluar veprimtari letrare edhe në Zagori (Sheper)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:22 pm

TRADITA ZAGORITE NË FUSHËN E LETRAVE

Edhe në këtë fushë Zagoria ka vendin e vet, ka vlerën e vet, ka përvojën e saj, madje dhe në shkallë kombëtare.
1.
Andon Zako Çajupi mbetet më i madhi mjeshtër i penës për Zagorien, me një vend nderi në letërsinë kulmore të letërsisë kombëtare shqiptare.
Çajupi mbetet origjinal në vargun e tij poetik. Origjinal dhe në pamfletin letraro - politik me humorin, ironinë dhe sarkazmën karakteristike të tij. Shkrimet e tij për alfabetin e gjuhës shqipe, Momerandumi drejtuar Fuqive të Mëdha, “Klubi i Selanikut”, “Edhe ne të krishterë jemi” e tjera janë perla në llojin e tyre, aktuale dhe sot. Edhe si shqipërues, edhe si lëvrues i gjuhës shqipe, edhe për shkollën shqipe ai ka vendin e vet karakteristik, që buron sa nga talenti dhe mjeshtëria artistike që zotëroi, aq dhe nga patriotizmi dhe përkushtimi atdhetar i tij i shkëlqyer. Padyshim, kryevepra e këtij kollosi është “Baba Tomorri”, vepër kjo që e renditi Çajupin në radhën e poetëve më të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare. Po akoma më shumë merita tjetër e tij qëndron në faktin domethënës se Çajupi diti të dalë nga kuadri i Rilindjes sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:22 pm

2.
I madh në fushën e krijimeve dhe të botimeve ka mbetur dhe profesori Dhiogjen Harito nga Nivani, në personalitetin e të cilit janë gërshetuar bukur tri cilësi të rralla: ajo e atdhetarit, e pedagogut dhe e dijetarit. Në vitin 1904, pas një pune këmbëngulëse, studimore, kërkimore dhe shkencore në krye të komisionit përkatës për këtë qëllim, Dhiogjeni arriti të botojë në Athinë Fjalorin e Kostandin Kristoforidhit, fjalor ky që është cilësuar si më i miri i gjuhës shqipe i botuar gjer para çlirimit në vendin tonë. Në përpjekjet e qeverisë së Ismail Qemalit në fushën e arsimit dhe të shkollës shqipe, në kushtet e mungesës së mësuesve dhe të teksteve shkollore, ndihmesë të veçantë dha profesor Dhiogjen Harito. Për këtë qëllim ai përgatiti dhe botoi në Athinë në vitin 1912, një varg tekstesh mësimore në gjuhën shqipe. Pikërisht, kur ato nevojiteshin më shumë se kurrë, vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë, erdhën në Shqipëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:22 pm

tekstet mësimorë me autor Dhiogjen Harito si: “Abetari i gjuhës shqipe”, “Këndimet e para për çunat” (Moti i dytë ), “Këndimet e para për çunat” (Moti i tretë), “Këndimet e dyta për çunat” etj . Nga pena e tij kanë dalë dhe vepra të tjera. Sidoqë ende pak të njohura dhe të publikuara dhe akoma më pak të studiuara këto tekste shkollore përbëjnë një kontribut të madh me vlera të veçanta në fushën e pedagogjisë, të didaktikës dhe të shkollës shqipe. Po kaq i madh dhe i çmueshëm është dhe vlera atdhetare e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:22 pm

3.
Në radhët e figurave dhe të personaliteteve të shquara të gjuhësisë shqiptare një vend të nderuar dhe të veçantë ka merituar dhe Ilia Dilo Sheperi, i cili trajtohet në gjerësi të veprimtarisë së tij në artikullin e trajtuar në këtë libër nga Dr. Vasi Bici. Por megjithatë doja të këmbëngulja me disa të dhëna sintezë për të. Ai, për 30 vjet, punoi si mësues i gjuhës shqipe, si drejtor shkolle, si inspektor arsimi, si mësues i mësuesve. Fruti i të gjithë kësaj pune është vepra shkencore e tij “Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe”. Është ky njëkohësisht teksti i parë në gjuhën shqipe për shkollat e mesme. Albanologu i njohur Norbert Jokli thotë se Ilia Dilo Sheperi me gramatikën e tij parashtron rrugën për përgatitjen e një gjuhe të përbashkët letrare, por dhe për vetë gjuhën shqipe jep fakte fonetike dhe morfologjike, deri më sot të paditura, si dhe sqarime të veçorive të sintaksës tepër interesante... Sidomos e vlefshme është pjesa që merret me sintaksën”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 EmptyFri Sep 17, 2010 10:25 pm

Gramatika e Ilia Dilo Sheperit dhe pse nga ai u shkrua si një tekst mësimor, pa dyshim kjo është dhe njëra nga veprat e shquara shkencore në fushën e gjuhës shqipe, së cilës i referohen edhe sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 41Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 25 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: