Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20 ... 30 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:31 pm

Suzana Duri,Violeta Duri, Eli Vito, Maria Vito, Marianthi Vito, Vangjelika Ngjela (Ristani), Vitori Kule (Ligu) Marika Ristani, Mimoza Kostare, Amalia Çala (Dhamo), Eli Bici, Rovena Dilo, Vasilika Vasi, Evjeni Kaso (Sinoimeri), Evanthi Suli (Loli), Drita Stefani, Elefteria Shabani, Katerina Vavo, Alma Bici, Mirela Andoni, Anila Çave, Tatjana Mandili, Eftimia Mila, Julia Garo, Sofika Mandili, Evjeni Penelli, Irena Garo, Hajdho Kapetani, Nina Bici, Frosina Stefani, Andromaqi Harito, Drita Harito, Anisa Kospiri, Katerina Kulo e tjerë. Edhe sot në botë femra zagorite ka përfaqësuesit e saj me zë. E kemi fjalën këtu për juristen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:31 pm

e talentuar Barbara Douka në SHBA, e cila për një periudhë të gjatë kohe u veprimua për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve dhe problemeve të tyre në këtë vend. Në këtë çështje delikate ajo dha ndihmesë profesionale. Sot në SHBA apo Kanada kanë “fluturuar” shumë zagorite, të cilat me përkushtim i janë futur jetës së atyre shteteve të fortë. Po kështu mjaft zagorite janë martuar në vende të ndryshme të Evropës si Anila Çave (Kribich) në Austri. Edhe në fushën shpirtërore femra zagorite ka dhënë kontributin e saj modest.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:32 pm

Të shumta kanë qenë dhe janë zagoritet që thurin vjershën aty për aty. Kjo e kishte dhe e ka burimin të inteligjenca e tyre, tek aftësia e kapjes së problemit, te zotërimi i aftësisë së humorit dhe satirës. Të tilla kanë qenë dhe janë: Vasillo Kllapi, Anastasia Puleshi, por kjo krijesë e tyre sot përjetohet me vëllime poetike. Ndoshta Eftimi Mila është e para, që ka provuar shijen e dy vëllimeve poetike me përkushtesë krahinën e saj: “Më prano kështu siç jam, Zagoria ime” dhe “Midis jush dhe pranë jush”, ku kërkon të sjellë “sentenca” të dashurisë, të mallit, të ëmbëlsisë, të mjedisit të mrekullueshëm, duke dhënë kontribut në tejnjohje. Poetesha Vasilika Vasi me këngën e saj “Kurbeti” tronditi emocionalisht “podiumin” folklorik! Në përfaqësimet e këngës dhe të valles së kënduar “fshihen” shumë poetesha, të motivuara thjesht”populli”, duke u hequr autorësinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:32 pm

Vajza zagorite u shqua dhe në sporte. Njëra prej syresh e talentuara e basketbollit shqiptar, Aleksandra Ndreu (Begovi), ishte disa vjet pjesëtare e padiskutueshme e skuadrës përfaqësuese shqiptare. Po kështu mund të evidentohet këngëtarja e talentuar me origjinë nga Zagoria Rovena Dilo, Mimoza Kostarja me filmin e saj dokumentar “Ti që më rrite që vajzë”.
Ndoshta, jo pa qëllim, ëmbëlsirën e lënë gjithmonë në fund. Kjo ka arsye e vet: “Të ëmbëlsohen njerëzit”. Vetëm pasta e mëposhtme mund të flasë qartë:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:32 pm

Profeti Thoma Shabani thoshte se, kur e pyetën një pretedent për sulltan se nga e dëshironte sulltankën e tij, ai u përgjigj: “Nga një vend që quhet Zagori”. Dhe nuk jepte shpjegime. Një njeri i zgjuar pati guximin të pyesë Mbretin: “Madhëri nga do ta donit ta kishit nusen e princit tuaj?” Madhëria, pasi u mendua, u përgjigj: “Do të dëshiroja të kisha një nuse nga një krahinë që quhet Zagori në Albani.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:32 pm

“A mund, Madhëri, të më thoshnit pse keni një preferencë të tillë?”
“Po mund t’ju shpjegoj. Në se kërkoj mbretërim të gjatë të fisit tim, këtë të drejtë ma jep vetëm një lidhje e tillë. Nga ajo krahinë lind krijesa e zgjuar në të dyja sekset”.
Kur e pyetën një dukë se nga dëshironte ta kishte dukeshën e tij, ai nuk u mendua fare, por iu përgjigj pyetësit zagorit, që e njihte familjarisht: “Do më pëlqente që dukesha ime t’i ngjante bashkëshortes suaj!” Preferenca zgjerohet dhe më tej sa një e i dashuruar pas një sorkadheje, u tret si qiriri; një kalorës “agimor” nuk arriti të flinte në shtratin e bukuroshes që dëshironte, sepse ajo nuk e pranoi, ndaj ai e përhapi se këtyre femrave u shkon për shtat krahasimi ”Trëndafil i bukur, trëndafil i egër”…
Këtë shkrim gjithpushtetëror po e mbyllim me një kënaqësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:32 pm

“E ksplorimi në artin skenik, shpërthimi
dhe interpretimi . . .”
E virtytshmja Zagori, brenda virgjërisë së shpirtit tim kishte mbjellë një farë ëndërr të paarritshme, por që flija dhe ngrihesha me të. Një botë e mbushur me personazhe, heroina. Edhe marrëdhëniet në jetën e përditshme i ndërtoja mbi këto imitacione. Rastësia më çoi në shkollën e Kulturës në Tiranë, e ndihmuar nga miku, kolegu shumë i respektuar, Aristotel Stefani. Ndryshe nga ai realitet i kufizuar i fshatit, Tirana hapte për mua hapësira të reja, të panjohura, por që intuita ime i ndiente dhe i bënte të vetat. Me shumë këmbëngulje e vullnet punoja që të hyja në konkurs për aktore, të cilin e fitova me rezultat “shumë të mirë”. Kur mbarova vitin e dytë për aktore, për herë të parë u hap dega e regjisurës pranë I.L.A. dhe kalova në atë degë. Kam punuar me emra të mëdhenj të regjisurës shqiptare si: Pirro Mani, Dhimitër Anagnosti, aktorë të kalibrit si Vangjush Furxhi etj. , për të cilët isha një studente e talentuar dhe dinjitoze. Mbasi mbarova Institutin dhe mbrojta diplomën u emërova në Teatrin e Gjirokastrës. Para meje hapej një periudhë e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:54 pm

Me guximin dhe inisiativën që më karakterizonte punova për kurorëzimin e shumë pjesëve në skenë. Gjatë periudhës 15 vjeçare kam lëvruar gjininë e dramës, komedisë, varietesë dhe teatrit të fëmijve. Kam bashkëpunuar me autorë vendas si: dramaturgun Ruzhdi Pulaha, romancieren Diana Çuli, shkrimtarin për fëmijë Tasim Gjokutaj, për të cilët ruaj kujtime të paharrueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:54 pm

Përveç regjisurës dashuria ime ishte dhe është interpretimi. Kam interpretuar role në të gjitha gjinitë, duke i dhënë secilit rol një pjesë të qenies sime. Si në regjisurë dhe në interpretim kam rendur gjithmonë ndaj temave shoqërore me problematikë, duke menduar se me aq sa bëj e them do të ndihmoj sadopak në emancipimin e shoqërisë.
Një kënaqësi tjetër e imja është televizioni, ku kam punuar si një spikere lajmesh, përgatitje emisionesh për figura artistësh të qytetit e deri tek drejtuese thjesht emisionesh të natyrave të ndryshme…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:54 pm

Eli Bici
( Ky shkrim është shkruar në vitin 2000 për “Intelekt 2001..” Nr 3)



Shkrimi në ajër
Skicë
(kushtuar balerinës Liljana Çarka)
Vajzën me emrin L. e takova në “Hijen e Mallkuar”, pranë përroit të Selës. E pyeta dhe ajo m’u përgjigj me fraza të çuditshme, të cilat kuptimin e nxirrnin me lëvizje koreografike… Vjaza L. Ëngjëllore kërcente mbi përroin e Selës. Ç’të ishte Sela? Sela mund të ishte sinonimi i vajzës L. Ashtu, e lehtë flutur, me krahë valleje, që përshkonte koreografinë e Luginës me katër gryka me emër… Sela dhe vajza me emër L…. Vjaza L. dhe Sela. Të dyja gushat të bardha, fytyrat të pastërta si shpirti i ëngjëllit. Asnjë tepërim. Sa pyeta, m’u përgjigj dhe më ngjatjetoi, duke më dhënë sinjal me shami me ngjyrë lajthie. Kjo donte të tregonte se përsëri do të takoheshim… Fluturoi me fluturim valleje, me lëvizje të dredhura, të cilat linin gojëhapur vetë Qiellin, qytetin e lashtë relikt poshtë Hijes së Mallkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:55 pm

”Vajza L. po lë shenja të habitshme në ajër…, “- më tha Sela e shtangur në një shtangie të mirë.
Të dy ndiqnim dhe lexonim çka shkruante ajo “skenë” e Qiellit…
Topova buzëqeshte dhe Zheji mashkullor i shket syri nën qerpikë bukuroshë. Me këtë i thoshte: “Bën mirë që të gjitha vajzat t’i martosh tek unë…”.
Vajza L. shkruante në “papirusin” e ajrit dehës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:55 pm

+ + +
- Ja vajza L. … Ja vajza L., tok me lulet, - tërhoqi vëmendjen vajza ime.
Para meje shtrihej magjia më e bukur “botërore”, “Perla” e harruar: Çaj + ujë + pi (Çajupi). Bota ka për t’u çmendur! Nesër ka për t’u shkulur këtu!
Vajza L. kërcente bashkë me lulet. Në dorë dallova që mbante një porcelan lulor, e cila spërkaste veten duke lagur flokët e saj të gjatë. Brati i lagte flokët dhe …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:56 pm

NJERIU QË VIZITOI VJENËN

“ Ishte një nga çastet më të bukura të jetës sime, kur unë u ndodha në një kryeqytet të tillë si Vjena... Isha vizitor tek dajua, Stathi, i cili fillimisht punoi në Greqi e mandej në Gjermani dhe “rezidenca” e fundit e tij Austria e habitshme. Para meje kishte shkuar dhe halla ime Aretia, e cila siç dihet ka qenë e martuar me Mihal Priftin nga Lliari. Njihet mirë niveli kulturor i Mihalit... Më pyet për Vjenën si ishte? Një mrekulli! Edhe zogjtë ishin të civilizuar e bashkëbisedonin, siç dinë zogjtë me njerëzit. Nuk e di pyes veten do të arrijmë ne ndonjë ditë të tillë, të paktën vetëm njëzë në këtë stad? Kjo është ëndrra ime e madhe. Bota ka ditur të ecë me hapa tq mëdhenj dhe mënçuri. Një model i tillë është Austria me Vjenën fenomenale dhe e spikatur...”Kam mjaft kujtime, fotografi ku kam sjellë në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:56 pm

Shqipëri fragmente jetësore befasuese, pale pastaj në kujtesë. Dajua më fliste me një shqipe të bukur të pastër, të ruajtur me një fanatizëm të madh dhe ajo që ishte kryesorja e kishte përçuar këtë gjuhë dhe tek ne fëmijët e tij... Ai ka ardhur si turist disa herë këtu në Shqipëri në Tiranë dhe Gjirokastër”.
Na tregon një fotografi të bukur. Një portal mahnitës ku gjithësia e ëmbël e mbulon Portalin me gjethe të blerta. Në këmbët e portalit dhe në krahët e tij “krijesa skulpturore të zbuluara dhe të përvijuara me një “penelatë”mahnitëse”. Në këmbë një statujë e errët, që mban në shenjë me sytë e tij një “armë violente”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:56 pm

Nën statujat lulesa të shpërthyera... Fantazi, mahnitje dhe dy burra që pozojnë STATHI LEKA dhe MITRO VLLAHU !
* * *
Doktor Mitrua është një botë më vete nga “kolori” i punës. Kurues i sëmundjeve infektive, konsulent “i vëmendshëm,” , human deri në deje, hartues i mjaft punimeve studiuese të referuara në sesione shkencore si: “Hepatiti viral”, “Anthrax”, “Bruçeloza” e tjera. Sa e sa emisione në radio në emisionet “Këshilla e Mjekut; sa e sa shkrime profesionalë dhe këshillues në rubrikat e gazetave të rrethit si: “Pararoja” dhe “Java”, emisione në “ANTENA JUG”. Një pasuri e begatë, që mbahet mend.
“E veçanta jonë ka qenë orari pa orar, përkushtimi i ngritur në dinjitet, shërbimi maksimal ndaj të sëmurit, qëndrimi tek koka, mospranimi i “darovitjeve”, disiplina në punë si dhe dashuria ndaj kolegut dhe vartësve…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:57 pm

“Ishte një rast me tetanos. Një djalë i ri vetëm 18 vjeç. Erdhi në gjendje të rëndë nga Tepelena në Spitalin tonë. Duhej përkushtim maksimal se në rast të kundërt djali do humbiste jetën. E mora në patronazh me mendimin të bëja çmos të madh për ta kthyer në jetë. Intensivitet, natë dhe ditë tek koka. Më kujtoheshin lotët e nënës si vareshin në faqet e saj, sikur “rridhte Vjosa”dhe së fundi fitova. Babai i djalit, kur mori vesh mrekullinë dhe pa djalin të tjetërsuar, më falënderoi, duke më thënë:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:58 pm

“Doktor, të faleminderit që më shpëtove djalin! Të kam borxh! - dhe nxori nga xhepi një sasi të konsiderueshme parash, që për atë kohë ishin shumë. - Merri këto, doktor, ti je për më shumë, por unë këto kam...”- dhe më zgjati dorën. Unë në atë çast i thashë: “Ç’janë këto? Ne bëjmë punën. Shteti na shpërblen për punën e bërë. Bakshishe nuk pranojmë...”.
Tepelenasit nuk i erdhi mirë dhe e shprehu me mimikë. Unë përsëri i thashë për ta qetuar: “E di se çfarë dua unë nga ty ?”
“Thuaje...,”- më tha plaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 3:58 pm

“Kur të martosh djalin, të më ftosh në dasëm...”
“Për kaq?... Kjo është një gjë që bëhet, doktor..., je i ftuar!”
Shtrënguam duart. Dhe vërtet një ditë më erdhi ftesa. Mora pjesë në dasëm. Gjithë dasmorët e dinin se unë isha shpëtimtar i dhëndrit. Madje, nusja e bukur më shihte me sytë e saj blu dhe më falenderonte, duke më
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:02 pm

thënë kodikisht: “Ishit ju, pa u bë kjo dasëm...” Unë qeshja me zëmër. U ngritën dolli për mua dhe më dukej se në ato çaste sikur ngrihej dolli për ne të gjithë: mjekun Tahir Bitri, Suzana Çeribashi, mjekun e talentuar Jorgo Kaçi, mjekun duarartë Filip Kote, mjekët me famë Aleks Kalivopulli, Vasil Laboviti, Vasil Jorgji, Koço Andoni, Vergjini Çelën, Kristaq Dukën, Tamara Jani, që, me të gjithë këta, unë “lidha” jetën time, duke mësuar, konsultuar dhe korrur suksese profesionale... Ky është një fakt i thjeshtë që flet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:02 pm

* * *
FIGURË QENDRORE E RADIOFONISË

Emri i Vera Zhejit është emri që njihet në gjithë Shqipërinë, por nuk ka asnjë dyshim se valët e Radio Tiranës dëgjohen edhe në kontinent!
Familja Zheji ka përfaqësues të lartë: Gjergjin, Petron, Arturin dhe spikeren e talentuar Vera. Një verë e vërtetë në foni!
Mikrofoni: Partneri më i rëndësishëm i jetës së saj .
Dëgjuesi: Vlerësuesi i saj.
Konsiderata zyrtare: Zero!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:02 pm

Sadisfaksioni më i madh i saj: Komunikimi me popullin!
Respekti më i madh: Për atë që e dëgjon!
Dashuria më e madhe: Vajza e vetme Lea...
Spikerja më e preferuar e saj sot: Mirela Milori...
Pëlqesa më e madhe e saj: Fëmijët... Përrallat e “gjyshe Verës” .
Cila gjuhë i ka pëlqyer: Italishtja të cilën e zotëron.
E filloi profesionin e spikeres së Radio Tiranës qysh në moshën e pubertitetit. Zëri i saj melodioz, tejet i qartë, “pushtues” dhe magnetizues. Në ato fillime të para radiofonike, ku radioja lozte rolin epror, spikerja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:02 pm

Vera Zheji ishte “pjesëtare” e çdo familje shqiptare. Po kurrë radiua nuk e humbet rolin , edhe kur Televizioni fillon “konkurrencën”. . .
E kemi parë Verën edhe duke interpretuar në skenë dhe jemi befasuar. Ka një kombinacion të fuqishëm midis Verës si stinë dhe Verës sonë si emër. Është tepër e njohur Vera Zheji edhe si pedagoge me nivel.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:02 pm

Në vitin 1991 erdhën në Shqipëri ca miqtë e mi, të cilët midis pyetjeve kurioze, që më bënë më pyetën edhe për spikeren e talentuar Vera Zhejin. Unë, me sa dija, iu përgjigja pyetjes së tyre.
Naseri, kështu quhej miku im i ri, që banonte në Zvicër, më tha shkurtimisht: “Nga Andon Zako Çajupi dhe spikerja Vera Zheji kam mësuar e njohur Zagorinë. Vera nuk është vetëm juaja, por ajo është jona, e kosovës dhe e gjithë kombit...”.
Gjuha e folur me theks të përkryer në shqip ka sjellë që zagoritët të jenë të preferuarit e FONISË :
Amalia Dhamo (Çala) - spikere e televizionit shtetëror, redaktore dhe gazetare;
Roland Roshi - spiker në RTSH ;
Golemi - spiker për disa vjet në Radio Tirana.
Një kuartet i madh.
“Koha mban mend”, thotë një poet .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:03 pm

Figura tipike dhe origjinale
Nga arti i interpretimit

Dhënia e një leksioni “skenik” në artin e këngës
Skicim
nga Kristaq F. Shabani

1.
Parasëgjithash: Ëngjëllore e pushtetshme e intelektit dhe fizikut të këngës

Rovena Dilo, ndoshta, është një rast evident dhe në profilim, ku ka një kombinim të natyrshëm e harmonik midis talentit të të kënduarit me një origjinalitet dhe talentit apo dhuntisë si një poete e moderuar, që përveç të tjerash është një kulm interpretim - poetikë në krijime në duet fantastik. Një simpati të natyrshme fitoi ajo me një këngë të interpretuar me mjaft dinjitet edhe në planin kombëtar, ku dhe vargjet e saj ishin potente, e titulluar “Ante i tokës sime”. Forca e saj interpretuese, komunikimi sipëror, paraqitja e saj ëngjëllore me tonalitet dhe këto të sintetizuara me interpretim edhe aktoresk ngrejnë peshë dhe emocionojnë shikuesin duke flamurizuar këngën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 EmptySun Sep 19, 2010 4:03 pm

2.
Nisja e një rruge të bukur nëpërmjet besimit
“Suksesi”- lajtmotiv
Rovena u nis në një rrugë të bukur, duke arritur edhe në fitimin e çmimit të parë në Festivalin e 39 në RTSH, pasi kishte fituar mjaft çmime të treta dhe të dyta në festivale dhe në “Kënga magjike”… Ajo, kur futet në konkurrim, kërkon çmimin. Të kërkosh çmimin do të thotë të kesh besim tek talenti yt. Është diçka e bukur në rast se bën një konkretizim. Në një intervistë të dhënë, pas fitimin të çmimit të parë, ajo, duke iu përgjigjur një pyetje të gazetares, në lidhje me interpretimin e saj se a mendonte se mund të fitonte ajo këngë që interpretoi një çmim të tillë, Rovena e qetë iu përgjigj:
”…. Ndërsa po vishesha, një kolegia ime më pyet: ”Po vishesh?”. Ndërkohë unë iu përgjigja: “Unë gjithmonë jam veshur dhe gjithmonë kam pritur deri në fund të dëgjoja edhe dhënien e çmimeve”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 19 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 19 e 41Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20 ... 30 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: