|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:37 pm | |
| Ai mbetej pranë halleve të njerëzve dhe të krahinës dhe zgjidhte me devotshmëri të gjitha kërkesat që kishin njerëzit ndaj tij. Jeta rrjedh e ashpër për disa. E tillë rrodhi edhe për Joanin, shokun edhe bashkëfshatarin e vegjëlisë së Dhimos, i cili, pasi kaloi një sëmundje të rëndë, u bë i paaftë për punë qysh në moshën 40 vjeç. U deshën përpjekje të mëdha të Dhimos së bashku edhe të një zagoriti tjetër nga Lliari i Zagorisë, profesorit të filologjisë Filip Shabanit, Kryetarit të Shoqatës së Mësuesve, që t’i siguronin nga shteti grek një pension jetese, profesorit të Larisës, Joan Joanidhit. Një gjë e rrallë kjo, për të mos thënë e pamundur, sigurimi i një pensioni të parakohshëm atëherë ishte tepër i vështirë dhe për shtetasit grekë, jo për dikë të një kombësie të huaj. Autoriteti, fama dhe emri i përmasave botërore të Dhimos, i kapërcyen ato që motivoheshin të pamundura, ndërsa i siguruan përballimin e jetesës Joanit sa jetoi dhe gruas me katër fëmijë në Topovë deri në vitet e luftës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:37 pm | |
| Në këto kushte Dhimoja ishte bërë pjesëtar i familjes Joanidhi. E kërkonte syri ta shihte, e kërkonte veshi ta dëgjonte. Jeta rodhi e ashpër dhe ata nuk u panë. Në formë respekti familja Joanidhi njërin prej djemve e quajti Dhimitër për nder të artistit dhe bamirësit të madh. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:37 pm | |
| Sokrat Dervishi ishte dy dekada më i ri se Dhimoja, por kjo nuk u bë aspak pengesë në njohjen e tyre, në shkëmbimin e mendimeve intelektuale ndërmjet tyre, në admirimin dhe vlerësimin reciprok të tyre, veç mirëkuptimit intelektual ata kishin edhe një arsye më shumë për ta dashur e respektuar njëri- tjetrin. Ishin të dy zagoritë dhe për shumë probleme kishin mendime të njëjta. P.sh. lidhur me forcimin dhe përparimin e shtetit shqiptar në marrëdhënie të mira e me ndihmën e fqinjit të Jugut, ata kishin të njëjtin mendim dhe koha vërtetoi se mendimet e tyre të ndershme e të sinqerta ishin të gabuara. Fqinji i Jugut kishte pretendime për aneksime territoriale, me të cilat ata nuk pajtoheshin kurrsesi. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:37 pm | |
| Në vitet ’30 Sokratit i kishte rastisur të shkonte në Athinë për punët e veta. Veç pritjes që i bënin disa kushërinj të afërm të gruas, e pritën dhe e nderuan dhe dy personalitete me emër nga Zagoria: Dhimo Dhima me të cilin ishte njohur edhe më parë dhe Filip Shabanin, i cili në Luftën Italo - Greke erdhi në Zagorie dhe s’mundi të largohej deri sa vdiq në vitin 1944. Mbaj mend se jo më pak se dy apo tri herë në javë Shabanidhi kthehej në shtëpinë tonë dhe rrinin me babanë orë të tëra në biseda intelektualësh. (Shënimi im V. D.) | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:38 pm | |
| Dhimoja ishte martuar me një grua intelektuale me origjinë gjermane. Ajo ishte artiste, piktore si i shoqi. Patën dy djem si pëllumba, por që u ndanë shpejt nga jeta, duke plagosur dhe lënë në pikëllim zemrat e ndjeshme dhe të buta të prindërve të mirë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:38 pm | |
| Që në njohjen e parë me Dhimon dhe të shoqen të krijohej përshtypja për njerëz që zotërojnë karaktere me cilësira hyjnore, sikundër ishin realisht, ndër të cilat dalloheshin dashuria, drejtësia, mëshira, mençuria. Ato i ruajtën si parime në çdo kohë e me këdo, i emetuan dhe në veprat e tyre të famshme, në ekspozimet e të cilave kishin fituar çmime botërore. Në biseda të hapura, intime të një niveli kulturor e patriotik Dhimoja kishte shfaqur e mbështetur idenë e përparimit të shtetit shqiptar, të atdheut të tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:38 pm | |
| A duhet nderuar vepra e këtyre kolosëve?!
Viktor Dervishi, studiues Dhimitër Joanidhi Marrë nga gazeta letrare “Pegasi”Nr. 15, tetor – nëntor 2003, organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:20 pm | |
| Dy ngjasi nga një “interpret”
1. Dhe njerëzit u kthyen, por…. Më 27 janar 1944 shtabi i Zonës së Parë Operative njoftoi se nga ana e Greqisë, në drejtim të Poliçanit, po vijnë forca të shumta gjermane, prandaj të lajmërohet populli për t’u strehuar në vende të sigurta. Më 28 janar gjermanët arritën në Konckë. Në fshat mbizotëroi paniku i madh. Lajmet që vinin nga larg flisnin për djegie, plaçkitje, vrasje dhe sidomos të moshave të reja. Populli u strehua në Dërmaz, Plagëza, Kospinec dhe në mal duke mërrë me vete dhe bagëtitë. Në fshat kishin mbetur ca pleq e plaka, të fshehur nga frika e barbarive gjermane. Më 29 janar 1944, ditën e shtunë, gjermanët hynë në Hoshtevë dhe pasdite filluan djegien e fshatit. Të ndarë në dy tre skuadra me urë në dorë, futeshin në shtëpi, të cilat u lanë të hapura; grumbullonin në mes të dhomës rroba, stola, kanape dhe menjëherë zjarrin. Thuhej se kishin një pluhur të bardhë që ndihmonte djegien. Tym dhe flakë gjithë fshati! Njerëzit së largu të llahtarepsur, të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:21 pm | |
| ikur me ato çka kishin veshur, shihnin zjarr mbi Hoshtevë. Po digjej shtëpia, prokopia, djersa, një jetë e tërë. Po shkrumbohej bereqeti i rezervuar për dimër, buka e fëmijës, po bëheshin hi shtrojet dhe mbulojet. Por kishte edhe më keq, frymët e njerëzve! Dhe njerëzit u kthyen, por ç’të shohin! Gërmadhë kudo… Marrë nga libri «Hoshteva dhe hoshtevjatët»(faqe 156) eautorëve Llukan Saqellari, Milo Kristani
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:21 pm | |
| 2. F i l i p i puth P R A G U N “Gjermanët mbetën të habitur: Fjalor gjerman dhe libra të tjerë në një fshat të vogël të Zagories . Nazistët nderojnë “përgjegjësin” e bibliotekës së “ALEKSANDRISË” (Pjesëza të shkëputura nga libri “Njeriu pronë e tre shteteve” i autorit) Gjermanët kishin nisur inkursionet e tyre në krahinën malore. Sinjali i një veprimtarie të tillë të ndërmarrë prej tyre ishte sinjalizuar qysh më parë. Ndaj në fshatrat ishin marrë masa të rrepta për të shpëtuar popullsinë. Kryepleqësia e fshatit Lliar kishte dhënë udhëzimet përkatëse për lëvizje të detyruar në “strehimin” natyral të Bregut të Trashë mbi Skutaraq. Dënduria e madhe drusore si dhe pozicionimi i Bregut zgjidhte në mënyrë prefekte shumë kërkesa të mbrojtjes së popullsisë. Ishin marrë masa për një qëndrim të detyruar. Rrugët, nga ku do fillonte lëvizja e fshehtë ishte përcaktuar, qysh më parë nga specialistët... Filipi u përul dhe me një gjest mirësjellje po puthte pragun e derës së shtëpisë së tij. Pastaj e përkëdhelte me dorë, sikur përkëdhelte një gjë shumë të çmuar. Dy pika lot rrodhën nga sytë e Filologut Shabani dhe u përhapën në gur, duke lidhur dashurinë tokësore me ndjenja të mëdha të origjinës, të prekjes, të lënies, të mosqetësisë, të përcjelljes brezive.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:22 pm | |
| s’dihet se ç’ndodh. Më mirë t’ja bëjmë nderet... …. S’ma merr mendja që gjermanët të “vrasin” 10000 libra, 10000 shkrimtarë, poetë, filozofë, gazetarë, dhjetra gjuhë të huaja, vetë Jezu Krishtin ta djegin këtë radhë e jo ta kryqëzojnë? Mund ta bëjnë... Kjo do të ishte masakra më e madhe që kishte ndodhur apo do të ndodhte në botë. Donte të qëndronte aty pa lëvizur pranë librave të tija, pranë jetës së tij. Më mirë ta vrisnin ja, këtu mes tyre, që ato të mos thoshnin: “ FILIP SHABANI IKU DHE NA LA NË MESHIRË TË FATIT, PËR TË RUAJTUR LËKURËN E VET.” Librat do të protestonin, shkrimtarët do të protestonin. Ju kujtua Xhek Kejdi: “ Dhe ju, o fshatarë, të ulët e besoni? A mos doni t’ju varin me gjithë faljet rreth qafës?...”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:23 pm | |
| &&& Vetëm pas disa orësh u dëgjuan krisma, breshëri armësh automatike, më vonë u diktuan dhe zjarre mbi shtëpitë e Hoshtevës. Në Bregun e Trashë secili ishte vendosur në “banesat” e tyre. Ishin marrë masa për ushqime si dhe ishte organizuar ndihma që do të jepej me karvane forcave partizane të krahinës në drejtime të pakontrolluara nga armiku .
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:23 pm | |
| Duke qenë shtëpia e parë e fshatit, shtëpia e Shabanaj, gjithë vëmendja e pjesëtarëve të familjes ishte drejtuar se si do të zhvilloheshin ngjarjet ! . . . Gjermanët, sipas tregimit të dy grave të mbetura në shtëpi, kishin hyrë në shtëpi, pa veprime demonstrative. Kishin kontrolluar rreth e përqark saj, pastaj ishin futur brenda. Kishin folur në gjuhën e tyre. Sa ishin futur në divanin e madh ku mbaheshin librat, biblioteka e Shabanaj, kishin mbetur të habitur. Njëri prej tyre, ai më i madhi, që i udhëhiqte kishte përsëritur disa herë: “ Gut , gut...” Ishin ulur dhe shfletonin libra, që, si u vërtetuan më pas, ishin libra me autorë gjermanë dhe, pikërisht, për çudi, kishte mbetur i hapur edhe Karl Majnseri! Njëri prej tyre seç kishte thënë një fjalë “Aleksandri”... Një gjë e tillë donte të thoshte që ky fshat i vogël ka një bibliotekë të madhe si të Aleksandrisë. Në mur mbi bibliotekë ishte varur portreti i Filip Shabanit. Një nga gjermanët me shenjë i tha se kush | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:24 pm | |
| ishte ai. Ajo po me shënjë i tregoi se është i zoti i librave. Gjermani qeshi dhe shprehu një ndjenjë kënaqësie për burrin e bibliotekës, “ Përgjegjësin e Aleksandrisë”. Biblioteka ju bëri përshtypje gjermanëve, të cilët, u ulën sikur të ishin në shtëpinë e tyre dhe kërkuan për të ngrënë. Të dy gratë u përgatitën diçka. Ata shfletonin. Grupi tjetër i gjermanëve i ishte drejtuar fshatit. Në atë çast u dëgjuan ca krisma dhe, pas pak, po digjej një shtëpi. Ishte shtëpia e Kostilaj. Gjermanët vepronin sipas urdhrave dhe informacioneve që kishin... Mbasi hëngrën, gjermanët ripanë edhe një herë bibliotekën, përshëndetën Filipin e “murit” dhe u larguan. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:24 pm | |
| Nënë Cacia, kur fliste me shoqet më vonë, për gjermanët thoshte: “ Jo, moj xhane, gjermanët që erdhën tek ne, nuk u sollën si barbarë. Ata kënduan dhe librat e zotit Lipe... Ne s’na thanë gjysëm fjalë, moj motra ...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:24 pm | |
| Mall i vendlindjes
Andrea Ilia Lekgjiku nga Nivani, Prof. Dr. Gjinekollog ka patur klinikë të madhe në Boston. I larguar që 13 vjeç nga fshati i lindjes, Andrea dhe fëmijëve të tij u mundësoi vijimin e studimeve. Kështu, djali i tij, Filipi, mbasi përfundoi Universitetin dhe u diplomua mjek, u specializua për operacione plastike. Andrea ruajti në kujtesën e tij Zagorinë, vendet e saj. Kur u martua Filipi, nëna e Andresë i këndoi shqip në dasëm, të cilën e bëri sipas zakoneve zagorite. Duke parë se në dasëm i mungonin njerëzit e shpirtit ajo këndoi këtë këngë: ”O moj nuse, si flori, Mos kujto se s’kam njeri, S’e i kam në Shqipëri…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:28 pm | |
| Dhe lëshoi lot. Lotët e saj ishin njëkohësisht lot në dy kahje: gëzimi dhe mallëngjimi. Një nga amanetet e Andresë ishte që në varrin e tij t’i hidhej një grusht dhe nga vendi i tij. Dorothi, vajza, erdhi. U njoh me emrat që përmendte shpesh i ati i saj: Dhëmbel, Stërpen, Korez, Nivan, Çajup… Andrea Lekgjiku ishte një patriot i madh që ndiqte me vëmendje zhvillimin ekonomik të vendit. Madje, në një rast, ai dërgoi një vapor me grurë me motivimin “Ndihmë për Shqipërinë”, por qeveria e atëherëshme ia ktheu ndihmën e sinqertë Andresë. Ai, duke përjetuar këtë kthim, tha: “Ne me grurë, ai me gurë…” Në lidhje me këtë akt u botua dhe një artikull te gazeta “Dielli”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:28 pm | |
| VËLLEZËRIT DILOGJIKA Sotiri dhe Thanasi mbahen dhe sot në kujtesën zagorite dhe të Kombit për qëndrimin e tyre patriotik, për kontribut të madh dhe për ndihmesë. Sotiri arriti me zgjuarsinë e tij të jetë në SHOQATËN “ VATRA” zëvëndësi i NOLIT të madh. Thanasi ishte inxhinjer konstruktor. Para se të vinin si turistë për të vizituar Shqipërinë organizuan dhënien e disa ndihmave me karakter kombëtar dhe krahinor. Sotiri shpëtoi Bibliotekën e Fan Nolit dhe një pjesë të madhe të saj ia dorëzoi qeverisë së atëhershme. Një veprim kulturor e historik me shumë vlera. Kjo Bibliotekë e kolosit të letërsisë shqipe e kalibrit “Nol” u shfrytëzua edhe nga studiuesi Prof. Nasho Jorgaqi në të pastajmen. Restauruan dhe ngritën në këmbë pjesë të rrënuara të kishave Shën Sotir dhe Shën Thanas në Hoshtevë me kontributin e tyre financiar. Dhuruan për shkollën fillore të fshatit mjete shkollore dhe didaktike. Por ndihma më e madhe e tyre që s'përmblidhte anën financiare, por atë mendore ishte mjaft e madhe në kontaktet me vetë banorët e trevës si dhe në kontakt me të afërmit dhe të njohurit në Tiranë, Përmet, Kuçovë etj .
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:29 pm | |
| + + + Sotiri njihej si njeri hokatar, me një buzëqeshje tepër të ëmbël, me një botë mjaft të pasur dhe me një përkujdesje të çuditshme. Atij burri të gjallë dhe erudit i kishte lezet fjala. Ai përçonte kulturë, etikë dhe mirësjellje. Këtu duhet të nxjerrim në pah atë vlerë ideore dhe ilustruese të një miku të tij të kahershëm, që ishte dhe bashkëpunëtor i Nolit, Athanas Shabani nga Lliari i cili ka thënë për Dilogjikën: “ Duke qënë pranë një njeriu kaq të madh sa Noli, detyrimisht do të bëheshe i madh, do të fitoje e do të imitoje jo thjeshtë cilësitë e tij. Noli të impononte krijimin e një fizionomie të madhe... Sotiri dëgjonte, vërente dhe “ kontrollonte veten”... Ajo që të bën | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:30 pm | |
| më përshtypje është se Sotiri ishte aq i dashur me miqtë sa i “kalonte” kufijtë e asaj që ne karakterizojmë dashamirësi... Gjithmonë, kur bisedonim çmalleshim me krahinën dhe ëndërr kishim kthimin në Atdhe...”. Sotirit i vinte keq për të varfërit, mundohej si e si t’i ndihmonte, apo të jepte një kontribut të vogël për të përmirësuar jetën e tyre. Në mendjen e tij bënte analiza...“. Tjetër na kanë propaganduar dhe tjetër gjejmë... Ku është nusja?” Puna në kooperativë ishte e stërmundimshme dhe “haka”, siç shprehej e pallogaritur.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:30 pm | |
| “ Zhgënjim, zhgënjim... i plotë”- i thoshte ndonjë miku të afërm të zemrës. . . . Të dy: Sotiri dhe Thanasi E donin Atdheun si Noli. I referoheshin Nolit se ai, siç tregonin, kishte një dashuri të madhe. Unë i kam njohur nga afër dhe s’e kam të lehtë të shkruaj se kam mjaft kujtime. Kishin qejf të pinin ujë tek pusi i Kallo Qirjaqit, një figurë popullore dhe e mënçur, fine, që të gjithë pleqtë sqimtarë të asaj kohe bënin ballafaqimin me të. Dilnin tek mani tek Lëmi. Sotiri ishte dhe i talentuar si piktor. Ai shpesh merrte penelat dhe pikturonte peizazhet e Zagorisë, Hoshtevës dhe, paçka se ishte një piktor amator, nxirrte gjëra me vlerë. Thanasi ia pëlqente pikturat dhe e shtynte në kërkim dhe në hedhje të ideve të reja.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:30 pm | |
| + + +
(Mbështetur edhe në bisedën me z. Mihal Vlashin. Shënimi im K. SH)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:30 pm | |
| Gjithpushteti femëror Në këtë shkrim sintezë nuk kemi ndërmend të himnizojmë, por të evokοjmë përpjekjen intelektuale të femrës zagorite në të gjitha proceset sociale dhe të ecjes progresive të mendimit zagorit. Ishin përfaqësuesit e seksit të bukur, që lindën “titanët”, “korifejtë”, mendimtarët, profetët”… Ishte ky seks i këndshëm që me këshillën e urtë, me aftësinë kujdesive, me përpjekjet vitale, me marrjen në shpinë të barrës së madhe për të mbajtur familjen e duke i lënë hapësirë punës intelektuale të njerëzve të tipizuar më lart. Kjo peshë, kjo ndihmesë është shekullore dhe nuk përmbledh vetëm një pjesë të jetës zagorite. Vetë kjo peshë njerëzore e bëri femrën të jetë e pushtetshme dhe të zotërojë krahinën me mendjen e saj të artë dhe me punën e saj të motivuar, të krahasuar nga Çajupi si “sorkadhe”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:31 pm | |
| Ishin përkujdesjet e këtyre nënave, që qysh në fëmini edukuan me bukuri fëmijët e tyre dhe i nisën në rrugët e dijes që jeta të ndriste me dritën e globit dhe jo të fikej si flakë qiriri! Pjesëmarrëse në të gjitha epokat e zhvillimit, sot femra zagorite shfaqet e pushtetshme dhe në jetën intelektuale të vendit. Mendimi i saj gjen preferencë dhe futet në thesarin e vlerave. Nënat zagorite janë ato që lindën kapedanët dhe kapedanet, këngëtarët, valltarët, mjekët, inxhinierët, oficerët… Po të tregojmë apo të vëmë gishtin në përpjekjet e këtij shekulli, që po kalon nuk mund të lëmë pa përmendur: Aleksandra Perin, Fotini Fociron, Dhiko Nashin, Agathi Kadushin, Vito Kapon, Sorkë Dhimën, Leke Vasin, Maro Shollon, Ollga Taçin, Varvara Andonin, Vasillo Londin, Sofia Gjikën, Kaliopi Lolin, Evjeni Dervishin, Paskali Shabanin, Urani Semin, Athina Paskalin, Agathi Dilogjikën, Viktori Dilon, Agathi Gjikën, Aleksandra Deshen, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 3:31 pm | |
| Eftali Menkshi, Zogo Doqe, Magali Saqellarin, Froso Shabanin, Anthulla Çarkën, Virgjini Çelën, Evjeni Çaven e tjera, të cilat u shquan për veprimtari të gjithanshme shoqërore. Ndryshimet e formacioneve shoqërore sollën krijimin e një elite të re intelektuale me femra zagorite, që iu përkushtuan dhe përkushtohen në jetën shoqërore si: e famshmja e radiofonisë Vera Zheji, Ana Golemi, Angjeliqi Golemi, Arsino Dervishi (Xoxi), Marika Bukuroshi, Poli Ristani, Dhespina Kagjini, Drita Jani, Anastasia Dushi (Koxhioni), Polikseni Kagjini, Alketa Dilo, | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |