|
| ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:10 am | |
| Dr. Irakli Koçollari “Arvanitasit”, “Spiunazhi në shekuj”, “Policia sekrete e Ali Pashë Tepelenës” (dy vëllime), “Alipashaida”. Prof. Dr.Eduart Andoni “Mbi entropinë”, “Kimia për shkollat e mesme të përgjithshme”, “Studimi i disa spivaneve të grupit ËA”, përkthim “Kimia” (për studentët e Universitetit) të Mortimer. Eli Bici Filma dokumentarë - artistikë: “Këngët mbi gur”, “Zagoria - Historia dhe e sotmja e një krahine”, “Lunxhëri plot lezete”. Prof. i Asoc.DrVasil Bici “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”, “Gjuha shqipe (për shkollat e pakicave) 1, 2, 3, 4 (me bashkautorësi), “Ura e fjalëve” (me bashkautor), “Alternativa në edukimin parashkollor”(kurs ligjëratash),“Gjuha shqipe”2 Libër mësuesi (me bashkautorësi), “Reflektime socialpedagogjike” 2 (me këshill botues). Prof.Kristian Bukuroshi Është autor dhe bashkautor i disa teksteve mësimore për studentët e Universitetit të Tiranës. Prof. Dr.Jorgo Bulo(Akademik) “Tradita dhe risi letrare”, “Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën NÇ”, “Magjia dhe magjistarët e fjalës”, ‘Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit”. Është bashkautor në veprat: “Historia e Letërsisë Shqiptare”, ‘Fjalori enciklopedik shqiptar”, “Kosova në vështrim enciklopedik”, “Historia e popullit shqiptar” vëll. i 2.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:11 am | |
| Stefan Bulo, studiues, “Mësues i Merituar” Bashkautor i teksteve shkollore “Historia e letërsisë shqiptare”, “Antologji e Letërsisë shqiptare”, i teksteve të gjuhës shqipe dhe leximit letrar të shkollave të minoritetit, “Këngë popullore nga Zagoria”. Aopostol Pango “Hasan Tahsini”, “Namik Delvina”, monografi, “Enciklopedia e Sarandës dhe e Delvinës”, “Enciklopedia e Zagorisë”. Mihal Kaso “Mësimi i Historisë”, “Mësimi i Gjeografisë” tekste të karakterit pedagogjiko - metodik, “Gjeografia” tekst mësimor me bashkautor, “Didaktika e Gjeografisë”. Dr.Jorgo Mandili “Kontribut mbi modernizimin e mësimdhënies së optikës në shkollë”, “Punë laboratorike në fushën e fizikës”. Miço Kasapi Cirkuist Ushtrimet “ Heqja e tullave”, “Zbritja e shkallëve vertikale me karrige”, “Në biçikleta”. Vasilika Vasi Një vëllim me poezi “Hënë e dritave të vona” Kandidat i shkencave historike Spiro Dede, poet, publicist, botues “Shoku im Alqi Kondi”, “Nga kundërrevolucioni në revolucion”……… Viktor Dervishi “Gomat, plastikat dhe identifikimi i tyre”. Etjen Dilo “Viktoria Dilo”, monografi. Ilia Dilo Sheperi “Gramatika dhe Sintaksa e Gjuhës shqipe”. Ksenofon Dilo, Piktor i merituar Ka përkthyer dy vepra: “Historia e artit - koha e vjetër”, “Kapele mendimesh”, aforizma. Rovena Dilo Albumi i parë i saj me titull “Ante”. Vangjel Dilo “Prapamalasi”, “Takim me ujorët e Adës”, “Bekshiu i fshatit”, romane për fëmijë; “Parajsa e Ballkanit”, analizë, “Një Sos kozmik”, novelë fantastiko - shkencore. Prof. Dr.Sotir Duda Autor i 14 studimeve si “Pasurimi i fosforiteve të Fushë - Bardhës”, “Hidratimi me dy shkallë i mineralit të pjekur dhe trajtimi i mëtejshëm me anën e solucioneve të melasës”, “Pjekja e fosforiteve me qymyr pluhur”, “Pasurimi i gëlqerorëve të fosforuara me përmbajtje të ulët stralli të venbanimit Galisht - Sarandë”, “Pasurimi i gëlqerorëve të fosfatuar me përmbajtje të ulët silici të vendbanimit Nivicë – Tepelenë”, “Përfitimi i karbonatit të kalciumit të përgatitur nga mbeturinat e sodës kaustike Vlorë”. Anastas Duka “Një zë nga varri” përmbledhje me vjersha, në dorëshkrim dy drama. Dhimitër Dhima Piktor i shquar me mjaft punime të ekspozuara dhe pjesëmarrës në mjaft ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare; fitues çmimesh në Greqi, Francë, Itali, Gjermani, SHBA. I diplomuar nga Akademia Franceze me diplomën më të lartë për njerëzit e shquar për letërsi dhe art. Perikli Shabani “Ligji i Turizmit i Republikës së Greqisë” Petro Garo “Këtu- këtje”, “Byreku i krushkës”me bashkautor
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:11 am | |
| Vangjel Garo “Të burgosurit”, dramë, “Kurbeti” si dhe me bashkautor “Këtu – këtje ”, “Byreku i krushkës” Petro Gjoni “Epizotologjia për shkollat e mesme veterinare”, “Sëmundjet infektive”(tekst për studentët e Fakultetit të Veterinarisë), “Bleta dhe mjalti i Menjës”, “Versatoza” (sëmundja e bletës). Dhiogjen Harito “Historia e kryengritjes së Elenëve më 1921”, “Abetari i gjuhës shqipe”, “Këndimet e para për çunat” (moti i parë), “Këndimi i parë për çunat” (moti i dytë), “Këndimet e dyta për çunat” (moti i tretë), “Fjalor shqip – greqisht”. Botoi fjalorin e Kostandin Kristoforidhit. Assistant Prof. Fatos Harito “Patologjia morfologjike” “Mjekësia ligjore”, “Anatomia patologjike” (vëll. i 1 dhe 2, “Manual mbi klasifikimin e dëmtimeve trupore” dy monografi. Alma Bici “Puthmani fjalën”, “Dialog me kohën”. “Teatri hijes” Niko Dede “Pranga Prangave” vëllim poetik. Jorgo Dhespa “Kthehem atje ku u nisa”, vëllim poetik. Harillo Miho “Vetmi dhe inat me trillin”, vëllim poetik. Harilla Koxhioni “Jorgo Bukas”, monografi, me bashkautor. Pandeli Suli “Itinerari i magjisë” (Mbreti i kuzhinës) monografi me bashkautor, “Ëngjëlli dhe demoni” vëllim me skica dhe tregime. Trifon Nika “ Themelet kanë mbetur”, kujtime. Theodhori Nikolla “Kurrë vetëm” vëllim poetik. Kleanth Caca “Ortek malli”, “Etja shuhet në burime” Milo Kristani “Hoshteva dhe Hoshtevjatët”. Pavli Bici Ksenofon Bita “Integralet” Entela J. Ndreu, përkthyese Spiro Saqellari “Fëmija im akoma nuk flet… Çfarë të bëj” Jani Ballo “Po nis bletën…”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:12 am | |
| Akordim titujsh nderi “Qytetar nderi” i Zagories 1. Vasil Bornova, ish Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Greke në Gjirokastër 2. Sorka K. Kagjini 3. Alqi Kondi 4. Sotir Bita 5. Filip Nashi 6. Aristidh Rruci 7. Ilia Dilo Sheperi 8. Emil Qirko Ky titull i lartë është akorduar nga Këshilli i Komunë së Zagories
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:12 am | |
| “Nderi i Qarkut” Gjirokastër 1. Ilia Dilo Sheperi 2. Peço Kagjini
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:12 am | |
| Botime të krijuesve Zagoritë për Zagorinë Kristaq F. Shabani “Intelekt 2001…”1 , “Intelekt 2001…” 2, “Jetari”, monografi, “Perla, profil i biskuar”, Kristaq F. Shabani, Pandeli Suli “Itinerari i Magjisë”; Apostol Pango: “Enciklopedia e Zagorisë” Emil Qirko “Kur jeta luftonte me vdekjen” Spiro Dede “Alqi Kondi” Jorgo Telo “Kapedani Sfidant” , “Tingujt e shpirtit” Peço Kagjini: “Për ty Zagori” Kleanth Caca “ Orteku i mallit”, “Etja shuhet në burime” Stefan Bulo “Këngët popullore të Zagorisë” Ilia Laska : “Njeriu mal apo mali njeri”, “Zagori, histori dhe tradita“ ,
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:12 am | |
| Ilia Laska, Stavri Çapi “Sheperi” EvjenPeri: “Zagori Zakone dhe tradita” Marika Ristani: “Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe” Lukan Saqellari, Milo Kristani “Hoshteva dhe Hoshtevjatët” Eftimia Mile “Për ty Zagoria ime” Trifon Nika “Themelet kanë mbetur” Niko Dede “Pranga prangave” Alqi Jani ”Pano Xhamballo” Pandeli Suli “Engjëlli dhe Demoni”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:13 am | |
| VALLJA E KAPEDANIT ME FUSTANELLË (Taktikë psikologjike) -Tregim – (fragment) … 5. Populli doli i gjithë në shesh dhe ndiqte vallen e trimave të kapedan Llanes. Pastaj një nga një u futën në valle fshatarët e Hoshtevës. Kambana vazhdonte të binte e tundur nga një djalë i fuqishëm dhe i bukur, i cili i binte asaj dhe qeshte ëmbël. Rrethi i valles sa vinte e zgjerohej. Lliari, Zheji, Hoshteva, Koncka, Nivani, Topova kundronte nga larg... Çenkua tashma kishte kapërcyer Dhëmbelin dhe kishte marrë një mësim të mirë, për të mos u kthyer prapa... “A ma të “asgjësuar” që i bëri Kapedani Çenko Sheshbeshit. Iku me bisht në shalë...”. “Të të kemi, o Kapedan !”- iu drejtua “ I MËNÇURI I FSHATIT HOSHTEVË”... - Ti na ruajte nga bastisja e na shpëtove nga turpi”. “ Të të kemi, o Kapedan, të na rrosh sa Dhëmbeli!...”- e uronte vallja njerëzore që simbolizonte Zagorinë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 12:13 am | |
| 6 . Kapedani dha urdhër të mos binte më kambana. Pastaj Tolja foli me zërin e tij të fortë: “Vëllezër ! Ne sot, në këtë të kremte, treguam se jemi të bashkuar dhe e duam fort njëri - tjetrin. Këtë e tregon më së miri ndihma e bekuar pa vrarë e prerë njeri. Të sojçmit dhe të zgjuarit dinë të luftojnë dhe kështu. Këmba e Çenkos nuk do të shkelë më. Në ja mbajtë le ta provojë edhe njëherë! Thua të mos e ketë kuptuar se ne s’ishim grekër, por shqiptarë trima. Këtë s’ma ha mendja. Nejse, Çenkot dhe bastardët e tjerë s’kanë vend në këto toka të lira, që na përkasin vetëm ne zotërve të tyre. Le ta kthejmë këtë fitore në një festë të madhe... Uratë, tani ne do të festojmë...”. Kaq tha kapedani dhe sheshi brohoriti: “ Rroftë Kapedani sa Dhëmbeli Kapedani!...”.
| |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sat Sep 18, 2010 1:01 am | |
| Te lumte Kristaq .. rrofsh se na kenaqe | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:16 pm | |
| Mendime të personaliteteve për “Gjeneralin” e Diturisë
Hallka ndërlidhëse e Grupit të madh të Lëvizjes Gjuhësore Filologjia e re Paraqitja e “Kurorës” a. Kujtim për të madhin mësues fragment Me të madhin Mësues të Stambollit që ka përfunduar “Tu Mehalu Genus Skolis.”. Me Filip Siampanidhin, u njoha në vitin 1934. Pasionanti erudit, ky njeri që rri veçmas në pikën më të lartë të Poligonit të Aleksandrisë, “jashtë” shoqërisë, i mbiquajturi “refugjat”, i ardhur nga Azia e Vogël... Pasionanti në studimet e tij dhe i librave të tij është i origjinuar nga i njëjti vend me mua. Unë nga Stegopulli i Lunxhërisë së Gjirokastrës, ai nga Lliari i Zagorisë. Na ndan vetëm një mal, apo kemi njëjtin mal. Nga ana JL Lunxhëria dhe nga VP Zagoria. Veshja karakteristike e Lunxhit ishte me qëndisma. Me shirita prej ari e kohës bizantine në veshje grash. Veshja e jashtme e grave të Zagorisë veshje e leshtë e zezë, që shtrëngohet me një rrip mezi me të njëjtën ngjyrë të kuqe si dhe me “këpucë” me xhufkë. Për ata, që preokupohen me kërkimet gjuhësore fjala “dorëz” për mua si analist do të thotë “dorikë”. Pikëpamjet tona janë të njëjta me ato të Mësuesit. Ai shikonte disa nga botimet e mia. Shikoja dhe i lexoja përshtypjet e tij, mendimet e dhëna për veprat e Protagonistëve të Lëvizjes Gjuhësore si ato të Palis, Psiharit, Eftaliotit, Fotiadhit, Vlastos, Elisavet Janidhit dhe Mano Filindës
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:16 pm | |
| …Kam në dispozicionin tim nga dhurimet e Mantho Ballkonit libra shkollore të Jorgo Ballkonit, që përdoreshin në Mësonjtoren e Qestoratit të Lunxhit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:18 pm | |
| … Mësuesi ishte bashkëpunëtori i ngushtë dhe ndërlidhësi edhe më befasonin në mënyrë të kënaqshme përkushtimet e autorëve ndaj (Mësuesit të madh, Filip) tij në librat dhe letërkëmbimet midis tyre, një letërkëmbim komunikues, i ngrohtë dhe shkencor. Vajtjet e mia ishin të shpeshta në këtë pikë të Poligoniut të “Refugjatëve të Asaj Kohe”. Njëri, Mësuesi, banonte në rrugën që e kishte propozuar vetë “ILIRIA” dhe tjetri në rrugën “Delvina”, dhrovianoti Janis Liaskas, mësuesi tjetër i ditur, “Refugjati i Egjyptit”. (Pra, autori i shkrimit flet për këta të dy të mëdhenj, të cilët banonin në Athinë në rrugë, që i kishin nunëzuar vetë, të cilat janë edhe sot në shenjë kujtimi për vendet nga rridhnin ILIRIA – ILIRI - LLIAR; Delvinë - Dhrovian. Nostalgjia vepron dhe historia | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:31 pm | |
| shkruan. Këto veprime madhore duhet të evidentohen dhe të tregohet vlera. Të kënaqte era e këndshme në Poligono dhe e freskët e gëlqeres në shtëpitë e vogla, ku çatitë e tyre ishin vetëm një kokë më lart se kalimtari i rrugës, ku në këto shtëpiza në shkallët e tyre dukeshin poçet me lule plot aromë menteje, karafilë, dhjosmarinë, vasiliko, manxuranë, dhjosmë si dhe prezenca e bukuria e banorëve... Në këto takimet e mia i vetmi shqetësim im ishte nga lojërat plot zhurmë të Perikliut, djalit të Mësuesit, Drejtorit të Përgjithshëm të Paraqitjes së Turizmit, të cilat në sajë të kujtesës së tij sot vijnë në dritë copëza nga letërkëmbimi i Mësuesit të madh me “Kuçedrat e Shenjta”, që shpëtuan nga acarimi i qiellit evropian në Luftën e Dytë Botërore, më mirë letërkëmbimi dhe lidhjet mes të mëdhenjve nuk u shkëputën. Si rrjedhojë e punës së Perikliut, jepen sot një pjesë e “varfër” e atyre letërkëmbimeve, që janë vetëm një copëz. (Ky është në këtë rast kuptimi i varfërisë). Nga thesari i Letërkëmbimit kanë humbur mjaft. Nuk i kisha në dorë këto materiale, kur drejtoja një tjetër revistë ku botova për shën Kozmanë, monografinë e tij. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:32 pm | |
| Nëse Korrespodenca e letrave gjuhësore e të Mëdhenjve të Lëvizjes Gjuhësore me të Madhin Mësues të Stambollit do të kishte kaluar nga botimi në revistë, s’do të kishin shpëtuar shumë gjëra në Lëvizjen e Letrave Gjuhësore. Por, më mirë vonë se kurrë! Sot ne japim në faqet e revistës sonë të dhëna biografike të Palis, të djalit të tij, të Filip Shabanit, të dhëna të një epoke të madhe të agimit të Lëvizjes Gjuhësore. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:32 pm | |
| …Ai, Siabanidhi, dërgon sa andej këtej librat e Palit, harta gjithkund në Greqi, në Shqipëri për t’u përdorur në shkollat. Jam shumë entuziast që jap për botim këto “ gjëra” të vogla të filologjisë sonë të re. Dua të falënderoj edhe një herë Perikli Shabanin, i cili i ruajti këto gjëra të mëdha dhe me vlerë në kujtim të jatit të tij. Gjithashtu mua ky veprim botues më freskoi dhe më solli vitet e mia të rinisë, kur kontaktova me Mësuesin e Madh të Qytetit... Një paraqitje më e plotë e kësaj “kurore” do të jetë një obligim i ardhshëm. Do të kujtoj Hristovasilin, i cili shkoi në të njëjtën rrugë si dhe thënien e tij: “ Kur kuajt punojnë shumë lënë “patkonjtë” në rrugë.”
Aleksandër Mamopullo
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:33 pm | |
| Studiues, analist, autor i mjaft veprave, me origjinë nga Stegopulli i krahinës Lunxhëri, Gjirokastër. Ka drejtuar revista dhe midis tyre edhe revistën “Shoqëria epiriote” nga shkëputëm këtë shkrim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:34 pm | |
| Të fshijmë pluhurin e harresës
TË NJOHIM PERSONALITETET ME PËRMASA TË MËDHA
DHIMITËR DHIMA, PIKTOR I HAPËSIRAVE TË MËDHA
Shumë personalitete me qenien dhe veprën e tyre kanë lënë gjurma të pashlyeshme, edhe pse koha dhe rregjimi u hodhën pluhurin e harresës. Dhimitër Dhima është një nga ato figura që me qëndrimin dhe veprën e tij do të bëjë për vete jetën shpirtërore të njerëzve në përjetësi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:34 pm | |
| Punimet e tij kanë shpërthyer kornizat e një krahine që e lindi si Zagoria, apo të një shteti e të një Kombi. Ato janë “motivuar” botërore. Për të dhe për veprën e tij, fatkeqësisht sot nuk disponojmë asnjë të dhënë të shkruar nga autorë shqiptarë, pale mandej të sjellësh nëpër mend ndonjë studim për të! Mundëm të gjenim një shkrim të shkurtër për të në Enciklopedinë e vogël greke, të cilën e përktheu në shqip i nderuari Jani Mara. “Dhimitër Dhima, piktor, lindur në Topovë të Vorioepirit, më 1886. Studioi për pikturë në Athinë në Shkollën e Arteve të Bukura. Punoi kryesisht pikturë portretesh dhe artin kishtar. Nga viti 1908 ekspozoi veprat pothuaj në të gjitha ekspozitat e Athinës dhe në ato të Romës në vitin 1911. Zbukuroi shumë kisha si atë të Shën Konstandinit në Athinë, Shën Spiridhonit në Pire,” E Fjetjes” në Argos e të tjera. Tablot e tij ndodhen në Bashkinë e Athinës dhe në Ministrinë e Ekonomisë. U nderua me dekorata, i rrethuar me prestigj (nderim) të veçantë prej Akademisë Franceze më 1918.” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:34 pm | |
| Ne kishim dijeni dhe, ashtu siç thuhet edhe në Enciklopedinë e vogël greke, se Dhimo Dhima kishte fituar çmime botërorë në ekspozitat e veprave (pikturave) të tij si në pllakata, portrete, por sidomos në fushën e Ikonografisë në Greqi, Francë, Itali, SHBA. Këto e përcaktojnë si një figurë artisti të planit botëror, por pa “dashje” është përvetësuar edhe si qytetar. Na lind pyetja: “Pse për këtë figurë që kanë shkruar jashtë vendit shumë personalitete të mëdhenj, në Shqipëri heshtet?”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:35 pm | |
| Në kohën kur punoi ende nuk ishte krijuar shteti shqiptar dhe nuk kishte kushte për të shfrytëzuar kapacitete të tilla, që shkëlqenin, por, më vonë, pas krijimit të shtetit pse këto “shkëlqime” u lanë pas dore dhe kjo vijon edhe në ditët tona? Pra në atë kohë djepi i Kulturës Shqiptare ishte i vogël të mbante kolosë të tillë si Aleksandër Moisiu apo Dhimo Dhima e të tjerë, por ata e shprehën se i përkisnin atdheut të tyre, Shqipërisë. Kur përmenden nga shtetet e tjera pse sot vijohet të heshtet? Greqia disponon, sipas të dhënave, pjesën më të madhe të veprave të tija. Duhet të evidentojmë se vlera mbetet vlerë; arti brilant është brilant dhe se vendi që të lind është vendi më i dashur dhe Dhimoja këtë dashuri e ushqeu gjersa kishte frymë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:35 pm | |
| Kërkuam në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar për të gjetur emrin dhe veprën e tij, por na pushtoi një ndjenjë keqardhjeje dhe turpi për mohimin e vlerave të Kombit për 50 vjet dhe se në këtë Fjalor figurojnë dhe përmenden figura edhe mediokre që s’i kanë dhënë gjë Kombit!… Dhe pa dyshim na lindi ideja se është detyrë e shkencëtarëve të kësaj fushe që të vendosin në Altarin e Nderit këto figura të lartësisë si Dhimo Dhima e tjerë. Si mund të shkruhet në Fjalor se Zagoria para çlirimit ka qenë një nga zonat më të prapambetura të rrethit të Gjirokastrës! Si mund të quhet e prapambetur një krahinë, e cila gjatë gjithë kohërave ka “emetuar” personalitete të mëdha të të gjitha fushave art, kulturë, politikë, teknikë, shkencë, administratë e tjera! Kjo është ta trajtosh me sy miopie realen.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:36 pm | |
| Ne në nismën tonë patëm parasysh se mosekzistenca e të dhënave të shkruara për Dhimo Dhimën na jepnin të drejtën që të bazoheshim në kujtimet e trashëguara nga të afërmit tanë, të cilët e kanë njohur personalisht Dhimitër Dhimën dhe kanë pasur një miqësi solide me të. Dhiogjen Joanidhi në kujtimet e tij ka treguar se i ati i tij, Joan Joanidhi, lindur në Topovë më 1886 dhe vdekur në Athinë në vitin 1930, ishte një nga shokët më të ngushtë të Dhimos. Ishin bashkëmoshatarë. Shoqëria dhe dashuria e tyre kishte lindur qysh në Topovë dhe vazhdoi edhe kur ishin studentë në Athinë: Dhimoja në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa Joani në Fakultetin e Letërsisë e Gjuhës greke, me mbarimin e së cilës punoi Profesor i Gjuhës greke në Larisa e Athinë. Joani krenohej me bashkëfshatarin dhe shokun e tij Dhimon, i cili shquhej për talentin e tij të veçantë. Të dy ishin larguar qysh të vegjël nga fshati, Baballarët i kishin marrë me vete në Athinë për t’i arsimuar dhe të dy përfunduan shkollat me rezultate të shkëlqyera nga cikli i ulët deri në të lartin.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:36 pm | |
| Asnjëherë të dy djemtë nuk e harruan Topovën. Bashkë me qumështin e nënës ata kishin thithur edhe nektarin e dashurisë së pakufishme dhe të mosharresës të vendit të tyre. Me padurim prisnin pushimet studentore për t’u kthyer në Topovë. S’ngopeshin me bukurinë, klimën po edhe me zakonet e Topovës së tyre. Dhimoja kohën më të madhe e kalonte duke bërë vizatime nga natyra e vendit dhe portretet të bashkëfshatarve. Joani në kujtimet e veta tregonte se, veçanërisht Dhimoja, pjesën më të madhe të pushimeve e kalonte duke pikturuar e duke zbukuruar kishat e Shënkollit të Topovës dhe të Nderanit, ndoshta, edhe ndonjë nga pikturat murale të Manastirit të Nivanit. Besojmë se që këtu nis pasioni dhe fama e tij si ikonograf. Mirëpo këto punime të duarve të arta të tij e, ndoshta të vetmet, do të ishin me aq vlera sot, i fshinë furtunat barbare të viteve gjashtëdhjetë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq Sun Sep 19, 2010 2:37 pm | |
| Nuk mund të mos evidentohet prestigji dhe autoriteti që gëzonte ai në shtetin grek e megjithatë ai ishte dhe mbeti një zagorit i thjeshtë dhe tepër i dashur. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
| |
| | | | ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |