|
| GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:48 pm | |
| për në Gjermani, te Bismarku ti qëndrove: - Djalë kush je ti? - Unë jam djalë nga Shqipëria, Abdyl Frashëri,… S’jemi grekër, as bullgarë, as nga Mali i Zi, jemi vetëm shqiptarë dhe duam liri, mos e bëni copë – copë, sikur s’ka njeri.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:48 pm | |
| Një këngë kjo, që ka lënë gjurmë edhe sot mbas 130 vjetësh, e cila këndohet në polifoninë labe. Mbas Berlinit, delegacioni shkoi në Paris, ku parashtroi ankesat e popullit për ato padrejtësi që i bëheshin dhe njëkohësisht i kërkoi gazetës “ Moniteur Universe“ të Parisit botimin e një artikull, i cili u botua në atë gazetë, në maj të vitit 1879. Në këtë artikull parashtroheshin kërkesat e delegacionit, të cilat ishin firmosur nga Abdyli dhe anëtarët e delegacionit shqiptar:
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:48 pm | |
| Zoti redaktor Me habi pamë gazetën “ Republika franceze “, e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga memorandiumi i Lidhjes shqiptare dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë. Atij artikulli nuk i dhanë asnjë përgjigje, por “ Republika Franceze “ duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare pak e prisnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësinë. Franca qan gjithnjë humbjen e krahinave të saj; banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë, kur kujtojnë privimin e kombësisë të tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharake shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë? Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër. Banorët e Epirit i quajnë “ Pellazgë “ Herodoti, Tuqiditi dhe Straboni dalin më konkluzion se, ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:49 pm | |
| Sipas Strabonit Greqia nga veriu kufizohet prej Akarmanisë dhe gjirit të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedoni, Thraka, Rumania, Azia e vogël sipas vendeve të Greqisë madhe edhe Marseja juaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekët që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë, në Berat, në Gjirokastër apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epiriotë shqiptarë, jo epiriotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë puro për të nginjur lakmitë e sillogeve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre. Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë cariste!!! Por kjo ( Rusia ) përkrah pret ndihmët e saj me anën e forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen!!! Që në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg, por në radhë të parë do të na jepej ne e drejta të kërkojmë nga grekët dyqind mijë shqiptarë, që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:49 pm | |
| quajtur “ Pllakë “ dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund t’i përdorte në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Do të nguli këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë dhe të vdesin për të, po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkëatdhetarëve tanë. Evropa nuk do të marrë përsipër përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inauguronte për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia. Shpresojmë, zoti redaktor, se do të botoni përgjigjen tonë, gjë për të cilën dhe ju falënderojmë qysh më parë. Abdyl Frashëri
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:49 pm | |
| Këtë letër po e hedhim në momentet e fundit të jetës së luftëtarit komandantit trim Çelo Picarit. Më 1880 Çelo Picari vdes në Athinë. Çelua helmohet në burgjet e Athinës në një varfëri të plotë, i vetmuar larg shokëve dhe larg atdheut, që aq shumë e deshi. Trupin e Çelos e morën djemtë dhe e varrosën në Janinë, në xhaminë e “ Namasgjahut “. Në atë vend sot janë ngritur institucionet e drejtësisë greke dhe varri i Çelos është zhvendosur në xhaminë e Asllan Pashës, brenda në kala. Mbi varrin e Çelos është gdhendur në një pllakë në gjuhën turke këto fjalë: “ O vizitor, mos ju tremb vdekjes, bota është e guximtarëve, e atyre që luftojnë për vatan “.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:50 pm | |
| Vetëm duke parë këtë mbishkrim del se, Çelua gjithë jetën e tij ia ka kushtuar çështjes së Shqipërisë, atdheut të tij dhe fjalët e skalitura mbeten dhe sot aktuale për ne dhe për brezat e ardhshëm: “ Bota është e guximtarëve, e atyre që luftojnë për vatan “.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:50 pm | |
| Shqipëria i vajtoi bijtë e saj së largu: “ Do ta qaj unë Labërinë, për Çelon që vdiq në Athinë. Gjolekë Kordhë – Keqinë bashkë me Hodo Alinë. O imzot o Kordhë – shpata u dëgjuat në Rigata. “
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:50 pm | |
| Më 23 korrik 1880 Lidhja Shqiptare e Prizrenit mblodhi anëtarët e saj në qytetin e Gjirokastrës, atje u shtrua çështja e Autonomisë dhe u aprovua një program i ri shumë më i përparuar nga programet e mëparshme. Në këtë mbledhje patrioti Abdyl Frashëri kujtoi organizatorin dhe luftëtarin Çelo Picarin me shokë. Ja si pasqyrohet në folklor ky fakt. Ngrehu i vdekur nga varri, Ngrehu, Çelo Picari, se erdhi prapë behari, për liri prapë të dili, të dili prapë si ylli,
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:50 pm | |
| ngrehu se vendi lëngon, dhe Abdyli ju kërkon… Vendin e Çelos në mbledhje dhe në luftë kishin zënë djemtë e tij, Rustemi dhe Iliazi, të cilët qëndronin në krahët e Abdyl Frashërit dhe çonin aspiratat dhe dëshirat e babait të tyre.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:50 pm | |
| Mendime dhe vijueshmëria e traditës picariote * * * Për figurën e shquar të kapedanit trim Çelo Picarit flitej dhe flitet kudo. Çelua vazhdimisht ka luftuar për unitet dhe vëllazërim, jo vetëm në fshatin e tij, por edhe në krahinën e Kurveleshit dhe në gjithë Shqipërinë e Jugut. Ai ka qenë për solidaritetin dhe vëllazërimin edhe me popullin grek, gjë që vërtetohet në mjaft dokumente të arkivave, të cilat i kanë patur në dorë dhe historianët realë grekë, të cilët i kanë paraqitur këto në kontekstin real të tyre, duke dhënë kontribut historik si dhe duke paraqitur vërtetësinë historike të rrjedhave dhe ngjarjejeve e njëkohësisht duke hedhur poshtë ata të ashquajtur historianë, të cilët kanë vetëm një motiv: të përgënjështrojnë historinë, duke e veshur këtë ( pra historinë) dhe faktin real me intrigë dhe gënjeshtra të paskrumbullta.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:51 pm | |
| Me argumente bindëse dhe konkrete janë hedhur poshtë shpifjet e ndonjë pseudoshkrimtari apo psedohistoriani, që ka dashur të errësojë luftën e Çelo Picarit, ose mendimet e pabazuara të ndonjë shovenisti grek, që e transformon veprimtarinë e tij me qëllime të caktuara, duke i vënë këtij kapedani epitete të ndryshme. Përveç Gavril Meksit ka patur edhe disa pseudohistorianë e shovenistë të tjerë, të cilët kanë tentuar të mohojnë realitetin e luftës heroike të popullit të Kurveleshit kundër pushtuesve e sidomos atij grek që ka djegur Kurveleshin tri herë rresht. Luftën e vërtetë për mbrojtjen e vatanit të bërë nga kurveleshasit ia kanë bashkangjitur luftës së Turqisë, duke i cilësuar këta luftëtarë të lirisë si hajdutë. Nuk e dinë ata pseudohistorianë se “kleftët”(hajdutët) formuan bërthamën e Çetave guerrile, duke i dërmuar trupat e Sulltanit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:51 pm | |
| “Hajdutë” quheshin kështu, pasi u merrnin armatime trupave turke e sende e materiale të tjera dhe ia jepnin popullit që i kishte lindur. Çetat e tyre ishin me përbërje prej 50 – 100 vetë me 300 – 500 vetë… S’duhet të mohojnë se gjysma e Peloponezit ishte me përbërje shqiptare. Si ka mundësi që të mos vihet re realja nga historianët grekë, kur gazeta greke “ Akropuli “ e datës 8 prill 1973 me titull “Dervenohorja”, ku Jorgji Koroneos shkruante se shpata Kamatero rreth Atikës janë fshatra arvanitase shqiptare. Shqiptarë ka patur edhe në Itakë, në atdheun e heroit grek të luftës së Trojës, Odiseut. Atje u vendosën në shek. XVI pas pushtimit osman. Gystav Fyzher në librin e tij të botuar më 1911 thotë: “ Elefsinia nuk është veçse një fshat i varfër, me ethe i përbërë nga 2370 banorë, pothuaj të gjithë shqiptarë“. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:51 pm | |
| Janë shumë fakte reale, që vërtetojnë ndikimin e shqiptarëve për shekuj me radhë që kanë jetuar e kanë luftuar bashkë me popullin grek. Shembujt janë të shumtë, unë do të vazhdoj të jap edhe disa ilustrime për të bindur mohuesit e luftërave, mohuesit e shqiptarëve në këto luftra. Pikërisht për këto historianët grekë, francezë, e anglezë kanë shkruar. Mihal J. Llambrinidhi thotë:“ Raca ( kombësia ) shqiptare, zhvillimi i të cilës në Greqi për pesë shekuj rresht ndikoi në gjallërimin luftarak të grekëve të hershëm, që një popull homogjen, që doli me siguri nga e njëjta rrënjë etnologjike e pellazgëve të lashtë... Kjo është rrënja etnologjike e shqiptarëve të Greqisë. Kështu lind brezi i ri, i cili nga fillimi i shek. XIX mbushi faqe të ndryshme | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:51 pm | |
| lavdie në librin e historisë botërore. Në këto rrethana lind edhe pyetja: “ Ku e gjenin shqiptarët gjithë atë forcë për të luftuar? “ A) Nuk duronin dot shfrytëzimin feudal e as atë osman. b ) Nuk pranonin të ktheheshin në bujkrobër. c ) Nuk duronin dot taksat e rënda dhe tiraninë osmane, duke u thënë koçobashëve hapur: “ Do të bëhemi kleftë”. Parrulla e kleftit ishte: “ Tërë ditën në luftë, natën në roje, herët në mëngjes fillon dyfeku. (Kleftë do të thotë hajdut)“.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:52 pm | |
| Kjo kategori ndikoi jashtë mase në kryengritjen e vitit 1821 – 1829 në çlirimin e Greqisë. Gjëja më e rëndë e kleftëve ishte marrja e kokës nga armiku. Në një këngë popullore për kleftët këndohet: Mik, prema kokën, armiqtë që shpejt do të vijnë, të mos kenë mundësi ta marrin me vete dhe ta nxjerrin. Para syve të kalimtarëve, armiqtë e mi, kur të më shikojnë, do të shpërthejnë nga gëzimi… Por nëna ime, po të më Shikonte, do të vdiste nga hidhërimi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:52 pm | |
| Pra më mirë t’jua priste kokën një mik i tyre, sesa armiku. Elena Gjika e përshkruante kështu situatën, pas vdekjes së Skënderbeut. “… Sapo Skënderbeu mbylli sytë malet e Himarës, ato të Shqipërisë së poshtme, Gryka e Olimpit dhe të Parmait, krahinat e larta të Manit dhe Kseromerit, majat e Valtosit, u mbushën me Çeta të pamposhtura, që i godisnin pushtuesit me një këmbëngulje të tmerrshme. Nuk mbeti vend i Greqisë, pa u shkelur nga shqiptarë me emër arbëreshë, arvanitas, çamë etj.”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:52 pm | |
| Emri shqiptar ngeli vërtet një emër i madh, ku poeti i madh kombëtar Naim Frashëri shkruante: E kush e bëri Morenë, gjthë shqiptarët qenë, s’ishin shqiptarë Marko Suli? Xhavella e Miaculi? Bubulina dhe Kanari? Shqiptar bir shqiptari. Me armët e Shqipërisë iu hodh themeli Greqisë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:53 pm | |
| Figurat e mëdha si ajo e Pirros, Skënderbeut, Ali Pashë Tepelenës dhe qindrave kapedanëve, kurrë nuk mund t’u mohohet indentiteti edhe pse ndonjë shtet mund të thotë se janë të tijtë. Nuk mund të heshtë historia as në masakrën e Shën Bartolomeut, ku vranë natën 3 mijë protestues, duke i hedhur nga dritaret e pallatit. Apo Elizabeta e Anglisë, edhe pse vetë grua, vrau 81 gra magjistare më 1562 etj, etj. Megjithëse nga popujt më të vegjël të (Ballkanit ) të Evropës, shqiptarët kanë një diasporë të madhe e pranishme dhe e argumentuar, jo vetëm në Itali, në Azinë e Vogël, por edhe Turqi, Siri, Afrikë, Egjipt, Amerikë etj. Më të hershëm janë ata të Greqisë, Italisë, Rumanisë, Bullgarisë. Shkaqet e | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:53 pm | |
| largimit ishin ekonomike: “ Lufta e brendshme klasore dhe dyndja e të huajve për pushtim”. Sami Frashëri në kohën e tij shkruante se, në Greqi ishin 300 mijë shqiptarë, sidomos në Atikë, në krahinat lindore të Moresë e në ishuj. Ai thoshte se, shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria, para pushtimit turk, të dëbuar nga Hunët dhe fise të tjera të egra. Në shek. IV dhe të VII janë shtuar më shumë. Historia, me gjithë zigzaget që ka, pasi bën një pasqyrim të njerëzve, të jetës së njerëzve, veçon heroizmat e njerëzve, të cilët dalin në etapa të caktuara që kanë punuar e luftuar.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:53 pm | |
| Për mbrojtjen e lirisë, nderit, traditës kombëtare, ruajtjen e gjuhës etj. , që i duhen një vendi për t’u mbrojtur. Ndër 300 delegatët, që themeluan shoqërinë “Drita” më 1885, përkrah vëllezërve Frashëri, ishte dhe biri picariot Maliq Halili, i cili ndihmoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Ndihmoi në përhapjen e gjuhës shqipe. Me nismën e këtij patrioti kanë hyrë në Shqipëri dhe janë shpërndarë me dhjetra libra në gjuhën shqipe, të cilat, ndonëse fshehurazi, kanë arritur edhe në fshatin tonë, Picar. Ky patriot i madh, përveç dhjetra librave, që ka dhuruar në testamentin e tij, i ka dhuruar fshatit edhe 950 napolona flori të depozituara në një bankë amerikane, për ndërtimin e një çezme në Picar, dëshirë kjo, e cila nuk u realizua për shkak të hezitimit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:53 pm | |
| Trimëria e picariotëve nuk rreshti gjatë gjithë kohëve. Ajo u tregua edhe në vitin 1919 për mbrojtjen e Avni Rustemit, këtij patrioti të madh revolucionar, i cili zhduku nga skena tradhëtarin Esat Toptani. Të 68 picariotët, që ishin në mërgim, së bashku me patriotë të shoqërisë “Vatra“ të Amerikës, përveç protestave të shumta që bënë ndërmjet kësaj organizate, për të shpëtuar Avniun dhanë falas pagën e një jave, duke dërguar të hollat deri në Paris. Në këtë shoqëri përmenden disa prej tyre si: Maliq Halili, Merko Tare, Xhelil Shehu, Hafuz Ngjelina, Lahe Thana etj. Sa bukur përshkruhet qëndresa në përgjithësi:
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:54 pm | |
| “ Sypatrembur do të qëndrojë, shqiponja që tundi vende, s’shkroi histori me bojë, por me gjak nëpër shkëmbenj. “
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:54 pm | |
| Kjo tregon qartësisht edhe ndikimin e trimërisë, urtësisë, zgjuarsisë dhe referimit te simboli, jo vetëm i picaritëve, por edhe më gjerë i figurës së Çelo Picarit. Faktet mësipërme janë kokëfortë dhe e tregojmë më së miri këtë, kanë një rrjedhë logjike me të kaluarën heroike të kapedanit. Pse kapedani Çelo Picari e ka varrin e prehjes në Janinë? Pse pikërisht ai është varrosur atje? Është një nderim i përbashkët i dy kombeve dhe si shpëblesë e kapedanit- aga që u revoltua dhe u bë udhëheqës me emër i kryengritjeve të mëdha, në periudhën ku jetoi dhe luftoi kundër Perandorisë më të egër të kohës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" Fri Sep 10, 2010 3:54 pm | |
| Episod ilustrues Historia me gazetarin Çelua kishte bërë bujë të madhe dhe shumë kureshtarë donin ta njihnin nga afër. Një gazetar shkon për ta takuar. Çelua me rroba pune ishte duke punuar. “ Ti je Çelo Picari? “ – thotë gazetari. “ Unë jam, “ – përgjigjet Çelua “ Më mirë të mos të kisha takuar, - i thotë gazetari. “ Brenda pak minutave Çelua shkon në shtëpi vesh uniformën, ( veshjen e uniformës ) dhe shkon te gazetari. “ Urdhëro, zotëri, mund të njihesh më mirë me Çelo Picarin.” Gazetari sa e shikon i bie të fikët.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" | |
| |
| | | | GJIROKASTRA LETËRSI "PEGASI" "Bota eshte e guximtareve" | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |