Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 16 ... 26  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Oct 28, 2010 7:13 pm

Politikanët kosovarë, nga opingat në mercedese

28.10.2010,

E përditshmja sllovene “Delo” publikon një artikull kushtuar Kosovës ku ndër të tjera ironizon politikanët e vendit duke shkruar se “shumica e tyre u hodh nga opingat dhe balta e fshatit në kolltuqe dhe në mercedese”

Sipas gazetës, problemi më i madh i Kosovës qëndron në faktin se në pushtet ka mbetur garnitura politike, e cila “nuk ka kënaqur deri në fund lakmitë për pushtet”.

“Pikërisht nga kjo arsye pushteti në Kosovë ballafaqohet me kritika të ashpra se po ia zë frymën demokracisë parlamentare, kontrollon mediat dhe shkatërron klasën e mesme”, shkruan “Delo”.

Në artikull theksohet se “edhe pse Kosova ndodhet në krye të listës për nga investimet ndërkombëtare për kokë banori, pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë në mjerim të skajshëm”.

“Kosova radhitet ndër shtetet më të varfra në Evropë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës është e papunë”, shton gazeta, e cila thekson se “me këtë vështrim është e pamundur të akuzohet bashkësia ndërkombëtare për krizën politike në Kosovë dhe gjendjen e keqe sociale”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 8:20 pm

valla qashtu eshte
prej opingav e ne politik
prej Gomarit duke bajt dru e ne politik
dhe keta bejne qmos te mbesin ne politik se skane kurrfar kulture
Bisedo me disa Kryetar KOmunash si me bisedue me ndonje gomar aq arrogant jane qe sta merr mendja .
Skan kurrfare kulture te kercnohen menjehere te thone te vrasim.

Sepse skan kulture as fmiljare as individuale se nga malet kan ardhe
nga shpellat e arushes..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 11:33 pm

New York, 1 nëntor – Shefi i Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur paralajmërimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por ka tërhequr vërejtjen për tensionet serioze në Veri të Kosovës. Fushata mediale po rrezikon personelin e KB, ka thënë Ban Ki-moon.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon, në raportin e vet tremujor, i cili iu shpërnda ambasadave, anëtareve të Këshillit të Sigurimit të KB gjatë vikendit, ka ofruar mbështetjen e organizatës botërore për procesin e bisedimeve që do të udhëhiqet nga BE-ja, duke shtuar se para palëve ka sfida serioze të ndjekura me tensione në rritje në Veri të Kosovës.

Shefi i organizatës botërore ka kërkuar fillimin e shpejtë të dialogut, në mënyrë që Beogradi e Prishtina të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë muajve të fundit.

“Situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë jostabile dhe tensionet janë rritur pas Mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ftojmë palët që të përmbahen dhe të gjejnë një qasje të baraspeshuar dhe konstruktive, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm”, theksohet në raportin e Ban Ki-moon-it.

Vlerësimin mbi situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, Ban Ki-moon e ka mbështetur në listën e incidenteve, të cilat kanë ndodhur në këtë rajon gjatë tre muajve të fundit, duke filluar nga sulmi mbi shqiptarët në fund të gushtit, pastaj me serinë e sulmeve të ndërsjella që kanë pasuar dhe deri te erupsioni i dhunës pas ndeshjes së basketbollit ndërmjet Serbisë e Turqisë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 1 500 veta, nga të cilët 7 janë lënduar lehtë e rëndë.

Ban Ki-moon, njëherësh ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të shmangur çfarëdo aksione të njëanshme që do të turbullonin më shumë pasionet, por ka tërhequr vërejtjen se zyrtarët e Kosovës dhe mediet po zhvillojnë një fushatë kundër pranisë së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, me çka personeli i KB vihet në rrezik.

“UNMIK-u do të jetë gati t’i dorëzojë autorizimet në Veri të Kosovës atyre strukturave që do të jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet, në përputhje me politikën statusore neutrale që zhvillon KB. Deri atëherë, kërkojmë nga të gjitha palët të vazhdojnë bashkëpunimin me UNMIK-un për realizimin e mandatit të vet”, ka thënë Ban Ki-moon.

Njeriu i parë i organizatës botërore ka theksuar po ashtu se ka munguar një përparim më domethënës në procesin e pajtimit edhe në pjesët e tjera të Kosovës, dhe se procesi i pajtimit edhe në të ardhmen paraqet sfidë serioze.

Si në të gjitha raportet e deritashme të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i KB ka tërhequr vërejtjen për numrin e vogël të të kthyerve në Kosovë, meqë sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë për Refugjatë të KB në Kosovë gjatë muajit të fundit janë kthyer 706 veta, prej të cilëve një e treta janë serbë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 01, 2010 11:38 pm

Prishtinë, 30 tetor – Pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale janë arrestuar gjatë dy javëve të fundit në Deçan dhe në Pejë nga Policia e Kosovës, në një operacion që ende është duke vazhduar. Gazeta ka mësuar se cak i këtij aksioni është një grup kriminal që është duke u hetuar për vite me radhë për vrasje të rënda, për rrëmbime, haraç dhe vepra të tjera kriminale. Sipas burimeve të Kohës Ditore, dy nga këta persona të arrestuar janë ish-truproja të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është Bedri Krasniqi, po ashtu ish-truprojë e Haradinajt, që për disa vite kërkohet nga policia pas arratisjes nga burgu.
Ndër këta persona të arrestuar janë edhe dy policë të Kosovës, njëri i lidhur ngushtë me të arratisurin Bedri Krasniqi.
Avdyl Mushkolaj, ish-komandant i të gjithë këtyre të dyshuarve, arrestimet i quan absolutisht të pabazuara, vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti, ka deklaruar se të gjithë duhet të përgjigjen për veprat e tyre, pavarësisht se ku dhe çka kanë punuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyTue Nov 02, 2010 12:20 am

Tani po thojne se kemi luftue
perpara jemi frigue nga serbet
tashe nga serbet shqiptare
Cfare luftetari eshte ai qe vjedhe popullin e vete dhe i kidnapon njerezit e vete.
Ata sjane luftetare po hajna bandit kriminel qe duhet per tere jeten burgos.
bndat me te medhaja jane nga keta te luftes kinse.
Sa vrasjet jane bere pas lufte nga vete keto banda
sa komandanti eshte vra e ende nuk dihet se kushe i ka vra
sa qytetari eshte vra e ende nuk dihet se kushe
duhet zbulue te gjitha vrasjet qe kane ndodhe qe 10 vjet pas lufte
dhe ata njerez me burg te perjetshem te denohen ja varrje.
me shume jane vra pas lufte se ne lufte komandant me te mire te uck
po ashtu edhe ne maqedoni ,komandantet me te mire u vrane..
Si sju vjen turp disa njerezve qe bejne kesi gjera e pretendojne udheheqejen e popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 39
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:23 am

PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti

Me 66 vota për, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi i Republikës së Kosovës të martën votoi mocionin e mosbesimit, duke rrëzuar kështu qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. Për rrëzimin e qeverisë “me qëllim të nxjerrjes së vendit nga kriza” votuan deputetët e AKR-së, LDD-së, të pakicave dhe ata të partisë që deri më tash ishte në pushtet, PDK-së. Ndërkaq duke e konsideruar si “lojë të PDK-së”, nuk votuan deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së.
Ngritja e mocionit të mosbesimit është iniciuar nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), ndërkaq një strategji e tillë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme është përkrahur edhe nga vet qeveria në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, që është edhe iniciues i mocionit të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës, tha se vendi aktualisht gjendet në krizën më të thellë institucionale që nga viti 2000. Kjo krizë, sipas tij e ka bazën në keqqeverisjen nga ish partnerët e koalicionit që kanë vënë prioritet interesat e tyre partiake.

Duke ndje përgjegjësinë për zhvillimet e fundit, Grupi i AKR-së, i mbështetur nga 40 deputetë të Kuvendit tha se ka parashtruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Si arsyetim i ngritjes së mocionit të votëbesimit merret kriza e shkaktuar pas dorëheqjes së presidentit për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës dhe largimit të LDK-së nga Qeveria e rrezikon të thellohet më tej.

Ndërkaq, edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili foli para deputetëve tha se ky proces nëpër të cilin po kalon vendi është test tjetër i rëndësishëm për shtetin. “Po përballemi me test të demokracisë në shtetin tonë të ri”, tha ai, duke shtuar se duhet të jenë të përgjegjshëm dhe duhet përballur me situatën.

Ai tha se vendimi i Kuvendit do të konsolidojë demokracinë, ndërkaq shprehu besimin se Kuvendi do të votojë mocionin për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja, me legjitimitet të ri. Duke vlerësuar punën e tij, Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe as miqtë ndërkombëtar nuk e deshën një situatë të tillë, por fatkeqësisht sipas tij kriza u imponua dhe duhet përballur me të. Ai tha se edhe gjatë javës në vijim qeveria do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë treguar mbështetje.

Gjatë kësaj seance, folën edhe përfaqësuesit e Grupeve parlamentare në Kuvend. Me këtë rast, u konfirmua se edhe Grupi parlamentar i PDK-së do të votojë mocionin e votëbesimit. Ky grup parlamentar fajësoi LDK-në si shkaktare të krizës. Megjithëse nuk është praktikë, mocioni i votëbesimit në Kosovë është përkrahur edhe nga vet deputetët e partisë që është në pushtet, PDK-së.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK-ja, tha se ngritja e mocionit është e drejtë kushtetuese, por sipas tij LDK nuk pajtohet dhe nuk e pranon arsyetimin dhe përmbajtjen e mocionit. Mocionin si të tillë, tha Beqiri LDK nuk e pranon dhe nuk do të marrin pjesë në votim.

Ardian Gjini, nga AAK duke ironizuar fjalimin e Thaçit tha se nëse dikush e përmbledh fjalimin që e mbajti në Kuvend arrin të nënkuptojë se ka thënë “Ju lutem shkarkomi sa i mirë jom kon”. Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkojë për shkak të korrupsionit, shtypjes së lirisë së medias dhe shumë arsyeve tjera. “Kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim”, tha Gjini, duke shtuar se pse mocioni nuk është kërkuar më herët kur ka pasur mjaft arsye. Gjini tha se nuk mendon se mocioni është kërkuar për ta nxjerrë vendin nga kriza, po për shkak që zgjedhjet të mbahen në “terr” dhe pa Haradinajn. Me këtë rast, Gjini njoftoi se Grupi parlamentar i AAK-së nuk merr pjesë në votim.

Lulëzim Zeneli, nga LDD-ja tha se për tri vite të kësaj qeverisjeje Kosova nga raportet ndërkombëtare ka marrë vetëm vlerësime negative. Ai tha se LDD do ta votojë mocionin, në mënyrë që kjo qeveri të shkoi sa më parë.

Tensionimi i situatës politike në vend dhe kriza institucionale disa javësh ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike. Megjithëse, LDK mohon të jetë shkaktare e krizës institucionale, ish partneri në koalicion PDK e akuzon këtë parti se është shkaktare e krizës në vend për interesa të ngushta partiake e personale. Koalicioni ndërmjet këtyre dy partive është vlerësuar nga analistë politikë si koalicion i panatyrshëm, ndërkaq brenda LDK-së gjithnjë ka pasur zëra për largimin e LDK-së nga Qeveria.

Me rënien e Qeverisë Thaçi vendi nuk do ta presë datën 13 shkurt siç ishte përcaktuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, mirëpo do të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda këtij viti. Me votimin e mocionit të mosbesimit, e vetmja procedurë mbetet shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhje. Këto të fundit, mbahen më së paku 30 ditë, e më së shumti 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

Haj medet per Shqiptarin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:33 am

Po cfar bejn kta mo !!! mendojn per popullin apo cfare dreqi eshte ketu turp per zote turp duhet tju vie....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 39
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:36 am

Kurr mos u kthefshi oooooo Rrebela
Qafen e thefshi psssssssssssss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:37 am

ama populli ka mbet ne agoni cfar te bej kujt ti besoj ?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 39
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:43 am

Mos i beso askujt fionaa nuk ka mbet mei besu kerkujt krejt jon rrobela hajna dallavergji zdin njeri qka thot veq ishalla hajr Zoti e bon Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 12:54 am

Fionaa se ka pase ket problem hiq .. si kam besu ase kur eshte kerku per ti besu e jo me tani pufff, por e keqja qendron se dikush duhet te bej per popullin e populli nuk din cile eshte ai?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 03, 2010 7:23 pm

UÇK- ja ka datën e themelimit
Publikuar më 03 nëntor, 2010 në orën 16:21 ( Para 1 orë e 59 minutave ) Afrim Morina | Histori |


Kaluan njëmbëdhjetë vjet nga përfundimi i Luftës Çlirimtare të UÇK- së dhe më në fund u aprovua “Ligji për Statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave civile dhe Familjeve të tyre”, i cili edhe pse ka mangësi, pak a shumë ka arritur të trajtojë këto kategori të shoqërisë.


Përkundër vërejtjeve me shkrim që ia kam dhënë dikur Ministrit Ahmet Isufit, kur është shkruar varianti i këtij Ligji, i cili është në fuqi deri më 01.10.2011, përsëri dalin mangësi, sidomos te kategorizimet dhe përkufizimit të periudhës së UÇK. Për këtë fenomen edhe kam shkruar, por dikujt po i konvenon të shtrembërojë historinë, kur dëshmitarët janë ende gjallë, e çfarë do të bënin kjo kast pas pesëdhjetë vitesh po të kishin mundësi për të vendosur?!

Veteranët e UÇK?!

Në këtë shkrim nuk do t’i hy analizës së krejt Ligjit, por do të trajtojë vetëm çështjen e Veteranëve. Për të zbërthyer të “vërtetën” që ngërthen në vete ky Ligj për Veteranët e UÇK- së, po i referohemi përkufizimit të paraparë në Neni 3, paragrafi 1.10 “Veteranë i UÇK-së është qytetari Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK- së dhe është regjistruar si ushtar nga komandant (shtabet e zonat operative të UÇK- së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK- së), brenda periudhës 30.12.1991 deri më 12.06.1999”

Nga ky përkufizim shihet se hartuesit dhe aprovuesit e këtij paragrafi nuk kanë pasur guximin intelektual, profesional, historik dhe politik për të thënë një të vërtetë jo shumë të largët, dëshmitar të së cilës janë gjallë, për të mos lejuar të manipulohet dhe në këtë kategori të hyjnë edhe matrapazët e paraluftës dhe pas luftës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ditëlindjen e vet, ka nunin e vet, ka rriten e vet dhe ka epokën e gjallimit dhe gjakimit për çlirim dhe bashkim kombëtar dhe kujt i konvenon sot t’ia bastardojnë këto atribute të shenjta për kombin? I bëjnë nder apo jo kësaj çështje? Gjeneratat që do të vijnë do të shohin nëpër arshiva, se ky përkufizim i veprimit nuk përkon me realitetin e dokumentuar në to dhe do të parashtrojnë pyetje, sikurse edhe unë, çka fshihet me këtë periudhë të “veprimit” të veteranëve?!

Ku do t’i marrin dëshmitë veteranët?!

Pyetja e parë që do t’i parashtrohet çdo kërkuesi për njohjen e këtij statusi është, ku do t’i marrin dëshmitë për veteranë të luftës së UÇK- së, për periudhën e përkufizuar me Ligj ata të cilët me ndërgjegje të vrarë hartuan dhe miratuan këtë?!
Kjo pyetje i parashtrohet edhe: z. Hashim Thaçi, z. Xhavit Haliti, z. Jakup Krasniqi, etj., se si do të dëshmojnë se kanë qenë veteranë të luftës së UÇK- së? Do të mundën këta të gjejnë autor për lëshim të një vërtetimi të tillë dhe të gëzojnë të drejtat që parasheh ky Ligj?!
Z. Krasniqi në dëshminë që jep në Gjykatën e Hagës ndër tjerash thotë:
“Menjëherë pas sulmit në Kullën e Jasharajve rashë në kontakt me Adem e Hamëz Jasharin. Ata ishin të strukturuar ushtarakisht, e unë u strukturova politikisht.”
Shumë mirë e ka thënë dhe parashtrohet një pyetje tjetër e logjikshme, në çfarë formacioni ushtarak ishin të strukturuar ata dhe në çfarë force politik u strukturua Ky, që të koordinojnë veprimet? Dihet se atëbotë z. Krasniqi publikisht ishte në LDK, ndërsa në punën e vet ilegale ishte në LPRK. Përsëri lind një pyetje e logjikshme, kur doli nga këto të dyja dhe ku shkoi Ai?!
Botërisht dihet dhe mund të dokumentohet përmes fakteve historike se themeluese e UÇK është LPK- ja. Kjo Lëvizje politike emrin e vet nga LPRK në LPK e ndërroi në vitin 1993, do të thotë se ende nuk ishte e themeluar UÇK- ja, për të qenë të gjithë themeluesit e saj Veteranë që nga 30.12.199, prandaj veteranët, ata që e ndiejnë vetën se kanë një meritë të tillë, mund të parashtrojnë pyetje shumë të logjikshme, ku mund të pasurohen me një dëshmi të tillë? Këtë dilemë na e heq Ligji i cili e parasheh, por adresat që na referohen, kanë dëshmi apo duhet sajuar dëshmitë, nëse nuk e kanë kryer këtë deri sot?! Si mund të ketë arshivë tri vjet para se të krijohej UÇK- ja?!

Dëshmitë mund t’i marrin në FRBK dhe LKÇK

Po qese i referohemi fakteve historike, atëherë këtë dilemë për dhënien e dëshmive për veteranë të luftës (pa UÇK), të përkufizuar që nga 30.12.1991 mund ta zgjidhin themeluesit e Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar dhe ata të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të Kosovës, si dy formacione politiko ushtarake. Që të dyja kishin dal nga LPRK- ja, sepse ishin të pakënaqur me punën që bëhej përbrenda saj dhe duke parë rrjedhat e kohës krijuan edhe formacione ushtarake. Po sikur të kishte krijuar strukturë ushtarake LPRK- ja nuk kanë pasur pse një pjesë e veprimtarëve të saj të shkëputën për të krijuar strukturë ushtarake, e më vonë të shkëputët edhe një pjesë tjetër po për të njëjtin qëllim.
Sipas Ligjit në fjalë, veterani për të gëzuar të drejtën e garantuar me Ligj, duhet të marri dy dëshmi, të parën prej këtyre dy formacioneve politiko ushtarake dhe për pjesën që i takon UÇK- së, te ata të cilët ishin në udhëheqjen e saj, që nga data e themelimit. Vetëm kështu mund të interpretohet ky Nen me përkufizimin e paragrafit 1.10, të kundërtën duhet të të ndiqet penalisht çdo qytetar që lëshon dëshmi të rrejshme për këtë kategori luftëtarësh, duke keqpërdor pozitën e vet në strukturat institucionale.

P.S.
Kam qenë njëri nga udhëheqësit e Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyThu Nov 04, 2010 12:50 am

Bajram Kosumi dhe Bujar Dugolli largohen nga Alenaca për të formu nji parti të re se pak ka deri tash me sa duket jan 45 a ma shum , hajde mashalla po sa do bahen deri në fund nji zot e di shpi e parti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyFri Nov 05, 2010 2:12 pm

Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari
05.11.2010, ora 11:28



Qeveria e Kosovës ka dhënë ditën e sotme pëlqimin që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të emërohet Adem Jashari. Këtë pëlqim Qeveria e Kosovës e dha pas një kërkese të bërë nga Bordi i drejtorëve të aeroportit.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se kjo është një ndër mënyrat e nderimit për atë që familja Jashari ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, në këtë mbledhje po ashtu u propozua që autostradës Vërmicë-Merdare t’i vihet emri Ibrahim Rugova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyFri Nov 05, 2010 2:14 pm

Valla jam gezuar shume per merin e aeroportit
A per emrin e Autostrades hiq
te ja lene emrin e tradhtarit ,coftines shume keq
Njeriut qe shkoi te Millosheviqi e u zgerdhijke para kamerave dhe kerkojke ndaljen e bombardimeve kunder serbise.
Turp ,turp
krejt jane bere njesoje keta politikane ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 39
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 1:34 am

Turp e ma turp ska ku shkon...... po a i lihet bre ai emer marre duhet me ju ardh e keni flliq autostraden me at emer pssssssssss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 1:49 am

Qudirat ndodhin po te ne po ndodhin si shpesh dhe te habitshme ,më mir do ishte të i vihej emri i Skenderbeut ose rruga e Arbrit që kishte një tingllim shumë më të mirë ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 11:37 am

valla naj pahan flliq osfalltin dhe gumat e kerrit.
Me mire tja kishin lene qe tha bashkomi Skenderbeu.
Apo Fehmi Lladrovci ,Sandokani etj.
Haj medet jane ba bashk te gjithe ,shpijuna e patriota spo dihet se kushe qka eshte.
Njesoje .
qeshtu kishim mesue historine mbrapsht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 11:52 am

Bisedimet me Serbinë nisin këtë muaj për kufirin
Shpërndaje Postuar: 9:31 / 6.11.2010 Komente: 0

Autoritetet ushtarake serbe kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler që të bisedojnë ndryshimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Koha Ditore një burim ndërkombëtar, sipas të cilit takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.

“Takimi do të mbahet më 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish. Ky takim do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, ajo vijë që është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë ky burim për Kohën Ditore.

Sipas tij, për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë, e po ashtu është biseduar edhe në takimin që komandanti i KFOR-it ka mbajtur të premten me drejtorin përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Megjithëse, nuk e ka përmendur datën e bisedimeve, drejtori Maliqi të premten i ka përmendur bisedimet për vijën kufitare me komandantin e KFOR-it, Buhler.

Ndërkohë, ky burim ndërkombëtar ka sqaruar se pas takimit të parë që do të zhvillohet në Nish, komandanti pritet që t’i njoftojë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për kërkesat e autoriteteve ushtarake serbe.

“Më pas pritet të caktohen edhe përfaqësuesit e dy shteteve që do të bisedojnë bashkë me komandantin e KFOR-it dhe me përfaqësuesit ushtarakë serbë”.

Ai ka sqaruar se për ndryshimin e vijës kufitare që është caktuar me Marrëveshje të Kumanovës, do të kihet për bazë harta e dalë nga Marrëveshja e Kumanovës, si dhe të gjitha hartat e tjera relevante që kanë ekzistuar në të kaluarën, por edhe ekspertët.

“Procesi do të jetë i gjatë dhe do të caktohen disa ekspertë për të vlerësuar se si duhet të bëhet ndryshimi i vijës, por ky ndryshim nuk do të jetë i madh, bëhet fjalë për distanca prej 50 euro deri në 100 metra nga të dy anët e vijës kufitare”, ka theksuar ai. /Telegrafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 11:53 am

qfare rrene 50 km 100
jo 2500 metra ne mbrendesi e me shume ...
me rrena jena mesue
na coptun na met kosova me enklava me kisha ka 15 km
ska met as 50 km kateror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptySat Nov 06, 2010 11:58 am

Florin Krasniqi: Dikur luftonim Serbinë, tash duhet do të luftojmë rrugaçët!
Publikuar 03 Nëntor 2010.

Prishtinë 3 nëntor- Sot Lëvizja “Vetëvendosje” mbajti konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Konferencën e udhëhoqi Albin Kurti, ndërkaq të pranishëm ishin edhe Florin Krasniqi dhe Flaka Dika.

Fillimisht gazetarëve të shumtë iu drejtua Albin Kurt i cili tha se Lëvizja “Vetëvendosje”, çdo ditë e më tepër po forcohet dhe organizohet dhe vetëm organizimi i fuqishëm e bën ndryshimin.

“Dje Kosova u bë edhe me ish-qeveri, sikurse ishte edhe me ish-president. Kjo nuk ndodhi për shkak të interesave nacionale, por për shkak të interesave të ngushta partiake. Mirëpo rënia e djeshme e qeverisë ishte veç formale, sepse rënia ka filluar që nga themelimi i saj. Ajo rënie ka filluar nga momenti kur kjo Qeveri na i ka kontrabanduar Flamurin e Kushtetutën, kur festonte në Prishtinë e neve na digjeshin pikat kufitare me Serbinë, kur pranoi planin 6 pikësh, protokollin me Serbinë, filloi zbatimin e ndarjes së Kosovës përmes decentralizimit etnik dhe filloi shpronësimin e Kosovës me anë të privatizimit së pronës publike”, tha ai.

Sipas Kurtit, kjo ish-Qeveri nuk i bëri nder as popullit as shtetit, sepse ishte me sovranitet të cunguar dhe e korruptuar moralisht e financiarisht.

“Kjo ish-Qeveri e kishte humbur legjitimitetin, sepse ishte Qeveri e votuar nga shumica e pakicës dhe krejt çka ndodhi dje ishte se deputetët ja morën edhe të drejtën e ngushtë ligjore për të qeverisur, duke e ndihmuar kështu Thaçin, për t’ia ndalur këtu theqafjen e thellë në të cilën ishte nisur”, përfundoi Albin Kurti.

Më pas fjalën e mori Florin Krasniqi, i cili në fillim potencoi se flet për here të pare në cilësinë e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosjes”.

“Dikur disa njerëz më kishin bindur të punoj kundër okupimit të Serbisë, sot jam i bindur se duhet të punoj kundër okupimit të vendit tone nga rrugaçët, dhe ata lokalë, nacionalë dhe ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.

Ai më tej shtoi se të parët vjedhin lopën e qytetarit, të dytët vjedhin pasurinë publike, ndërsa të tretët e mbajnë Kosovën të varur në këtë situate që është.

“Kurrë nuk kam menduar se do të vij në kësi situate, mirëpo unë nuk do ti kursej kapacitetetet e mia, morale, intelektuale dhe materiale për ta çliruar atdheun tim nga këta kriminelë. Unë besoj në vitalitetin dhe zgjuarsinë e popullit, të cilin nuk e kanë mbajtur dot as perandoritë e mëdha, aq më pak këta rrugaçë”, u shpreh Krasniqi.

Flaka Dika tregoi se Lëvizja “Vetëvendosje” është e gatshme jo vetëm për zgjedhje, por edhe për ndryshime rrënjësore të domosdoshme në Kosovë.

“Deri më tash i kemi krijuar 22 Këshilla të Qendrave nëpër komunat e Kosovës, të cilët janë duke punuar për çdo ditë në teren, në organizimin e pikave në nivel lagjesh dhe fshatrash”, tha ajo.

Lëvizja “Vetëvendosje” merr pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe është regjstruar si lëvizje qytetare./zhurnal/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 08, 2010 7:58 pm

Per DETEKTIVIN DHE XHITIN
gjer me tani jeni = Florin krasniqin E L.VETVENDOSJES ne baz te prononcimeve te juja: Bile nganjiher dhe me i ashper, shkoni bashkagjitjuni lirisht KRASNIQIT se si me qen vllezer,ju i thoni kto gjera kritika ne forum qe nji vit ndersa FLORINI qe nji jav.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyMon Nov 08, 2010 11:40 pm

Haj me det haj do e marrin prap serbija siq e ka pas perpara me ndihëmën e shpiunve te vet të cilët dal ngadal po ju del boja ne fush ,(vall ps u bë gjith ajo luft gjith ato masakra për ta zvogluar numrin e Popullatës apo pse nuk po kuptoj ,)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 10, 2010 2:16 pm

DEKLARAT E FADIL HOXHËS ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES DYTË TË PRIZRENIT
Publikuar më 10 nëntor, 2010 në orën 00:26 ( Para 11 orë e 42 minutave ) Shevki Sh. VOCA | Histori |


Me të vërtet, gjakpirësi Nediç, tradhtari i popullit serb, nuk ka thënë kotë: “Për derisa e kemi Xhafer Devën, Ilijaz Agushin dhe disa të tjerë...për Kosovën nuk kemi për se të brengosemi...” Për këtë arsye ky zuzar, duke i mashtruar edhe disa shqiptar të ndershëm të anës tonë, me 16- IX-1943. i tuboi në Prizren, kinse ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke e shfrytëzuar rëndësinë historike të popullit shqiptar të vitit 1878, që të spekuloi me dëshirën e popullit shqiptar për lirin e tyre, në ç’mënyrë ai do ti siguronte interesat dhe karrierën e njollosur të vet të cilat ia ofron Gestapo-ja.”


A është e mundur që Lidhja e Prizrenit e vitit 1878, e cila ka një peshë të veçantë historike për tërë popullin shqiptar, me të cilën ka udhëhequr patrioti mirënjohur Abdyl Frashëri, të krahasohet me agjentin e Gestapo-s Xhafer Devën? PO, nëse krahasohet një mace e zgjebosur të cilën pronari e ka përjashtuar nga shtëpia, sepse ia kishte dëmtuar enët e kuzhinës, ushqimin si dhe orenditë tjera shtëpiake, me luanin mbretin e shtazëve, dhe simbolin e fuqisë dhe të lirisë. Luani është Abdyli siç ka qenë përherë, ndërsa macja është Xhaferi, çfarë edhe është.
Rreth kësaj mace të zgjebosur sot janë tubuar të gjithë reaksionarët, humbje kotësitë, të korruptuarit (ryshfetxhit), shovinistët dhe karrieristët, si Bedri Peja, Açif Blyta, Tahir Zajmi, Sefedin-begu (fjala është për Sefedin Begollin nga Peja, babai i aktorit të madh Faruk Begollit , Sh. V.), dhe kompania e tyre duke vendosur, sjellë dekrete, formuar plane, në ç’mënyrë që të pasurohen sa më shumë në llogari të tradhtisë popullore, kurse në anën tjetër, për ti maskuar qëllimet e fëlliqura të tyre, që ti fshehin si gjarpri këmbët, shesin nacionalizëm për një Shqipëri etnike, duke brohoritur se Kosova gjendet në rrezik. Me këtë, ca më shumë kalojnë në një imperializëm të përlyer Drazhiste (Drazha Markoviq, Sh. V.), duke e kërkuar çakë edhe Rashkën, Vranjën, Velesin, vendbanimin e Artës etj. Ndërsa ka edhe asi tipa të verbëruar sa që thonë: “Nga Beogradi deri në Stamboll.”

P.s. Ja le xues të nderuar kush ka qenë Fadil Hoxha, që tani mbeturinat e ish rexhimit komunist Jugosllav, mundohen me çdo kusht ta nxjerin si figur dhe person të pastër kombëtar. Ai ka ndjek, burgos, vra e mbyt, persekutu, nda fëmijtë nga prindërit me dhunë, duke lënë me qindra e mija jetimë, vetëm e vetëm ti mbetet besnik vllazerve të vet sllavo-komunisto-cetnike, të cilët në fund edhe ate e poshtëruan dhe diskredituan në mënyr më të pa moralshme. I tillë është dështaku i politikës së Kosoves së pasluftës së vitit 1999, Veton Suroi, i cili koh me par botoi librin “Fadil Hoxha në veten e parë”, si dhe para dy vitesh edhe intelektualët-mbeturin e komunizmit të tyre nostalxhik në krye të Institutit të historis së Kosovës nxorën njashtu një lbër për plakun e pa penduar komunisto-sllaviste Fadil Hoxhën, me autorin dr. Jusuf Bajraktari.

* Nga artikulli I Fadil Hoxhës në gjuhën serbo-kroate dhënë gazetës “Sloboda”, tetor 1943. Të botuar në “Zbornik dokumenata I podataka o narodnooslobodilackom ratu jugoslovenskih naroda-Vojno istorijski institut, Tom I, knjiga 19-Borbe na Kosovu 1941-1944, Beograd…Për këtë shih Dr. Muhamed Kesetovic “Kontrarevolucija na Kosovu-pokusaj I sprecavanje” faqe 193. Beograd 1984.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 EmptyWed Nov 10, 2010 10:07 pm

Zyrtarizohet koalicioni mes AAK-së dhe Listës “LDK-Ibrahim Rugova”
Shpërndaje108 Postuar: 17:43 / 10.11.2010 Komente: 8

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista “LDK-Ibrahim Rugova” kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, e cila është arritur pas bisedimeve paraprake midis AAK-së dhe Ukë Rugovës.
Ukë Rugova tha se kjo nuk nënkupton shkrirje të Listës “LDK-Ibrahim Rugova” në AAK, “por do të jemi pjesë e listës së AAK-së, pasi që LDK nuk krijoi hapësirë për ne”.

Ai tha se gjatë ditës ka pasur një takim me Isa Mustafën, por ai nuk ka pranuar që në listën e deputetëve të LDK-së të jenë edhe anëtarët e tjerë të listës, “prandaj kemi vendosur që t’i bashkohemi AAK-së”.

Uka tha se Lista “LDK-Ibrahim Rugova” do të vazhdojë të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me këtë rast ftoi edhe elektoratin e kësaj partie që ta votojnë AAK-në, në këtë rast edhe Listën “LDK-Ibrahim Rugova”.

Bëhet e ditur se Ukë Rugova do të jetë i dyti në listën e deputetëve të AAK-së, menjëherë pas kreut Ramush Haradinaj.


SA INTERESANT LDK-ja e qoj ne hag RAMUSHIN dhe tash ban shoqri e alleshveresh me ta, sa dhimbshme qenka politika per ata te cilet nuk e kuptojn ket art.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 16 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: