Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Tom Sojer

Shko poshtë 
+16
Lejla
gjakushi
Euridika
rrebelja
**Embelsira**
Ani
Beton
Urata
renan
Sofra
Kosovarja
Anna
azzurra
shaban cakolli
Riki30
tom sojer
20 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptySat Oct 13, 2007 9:49 am

Kjo poezi shume e bukur Tom sojer si te gjitha ne pergjithesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptySat Oct 13, 2007 10:06 am

Te falemnderit o goce!

Dhe ne eshte syri yt ai mbi emrin tend, e paske ne ngjyren e syve te mi qe une e quaj "ngjyre marmallate". Hahahahahaha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptySat Oct 13, 2007 11:37 am

Ahahaha Tom sojer ky eshte 100% 100 syri i imi....

E din si me thrret nje shok i yni them i yni se edhe ti e nje shume mire at O syri i madh hahahaha.


Pse Tom sojer don me ja kushtu nje poezi syrit tim hahaha(shaka po bej)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptySun Oct 14, 2007 10:04 am

Syri eshte dera ku shfaqet shpirti i njeriut. Per te gjithe shqiptaret kam shkruar vjershen e meposhtme:

Pavaresia

Shiu paqesor brohoriti ne bulevardin
e qiellit
Urte e bute u grumbullua lagesht
mbi toke.
Parrullat e gjetheve rane
nga pemet
Mbrapa perdeve dhembet zbardhin
frikacaket.

Matane kufijeve grinden rete
ne veri
Ndezin cibuket me eshke
me masat
Kesule-grite te lartat male
krenare
I shtyjne tutje veriut me perbuzje
stuhite.

Ne bulevardin e te kaltres shprese
diell e shi
Ndertuan me merak e dashuri
me ngjyra
Ylberin e enderrave, ylberin e lirise
si zjarr
Flamurin tone te shtrenjte legjendar
kuq e zi.

13.10.2007 Shqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyMon Oct 15, 2007 10:17 am

Emigrantit

Jam gjethja e thate
Prej pemes keputur
Postjerja ere
Adresen kerkon
Lodhet era e ndalet te shplodhet
Griset canta me gjethet e pashperndara
Jam gjethja e tharre
Prej pemes keputur
Postjerja ere me merr
T'me gjej nje strehe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyTue Oct 16, 2007 9:19 am

Kur qerpiku qerpikun puth

Për një çast qerpiku qerpikun puthi
Unë fshehurazi të adhuroj
Të dua, në ç’vend, në ç’kohë
S’e di.
Heshtja e bukur llafazane
Pija e papirë
Zemra zemrës i flet
Duke shkruar lumturinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyTue Oct 16, 2007 12:16 pm

Një impuls

Një impuls i fundit
Për të të thënë të dua
Një impuls i mbetur
Për të të adhuruar
Një impuls i shterur
Shpirt i pa shpirt
Një impuls i vrarë
Nga një kapriçio a flirt
E ruaj impulsin e fundit
Për të të thënë të dua
Impulsi yt i mbetur
S’është për ty e mua
Një impuls jetim
Pret zemërdridhur
Të thuhet e vërteta
Të thuhet fjalë e hidhur
Një impuls me vlerë
Për ty e për mua
Me frymën e fundit
Të të them të dua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptySat Jan 19, 2008 12:22 pm

tom sojer,keni poezi shumë të bukura,përgëzime dhe mundësisht kthehujuni kësaj rubrike kur keni mundësitë,përshëndetje dhe përgëzime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Jan 25, 2008 3:41 pm

Loja naive

Mes qerpikeve m'u var loti
Mes rrahjeve te zemres dhimbja m'u gremis
Shija e veshtrimit jeten ma rrudhi
Veshtrimi i fjaleve leshuar ne efir
Fjalet i lozim si balona
Leshojme e terheqim ne te zymten jete
Qeshim pa djallezi te etur neper lojra
Mes qerpikeve loti nis te varet
Dhe dhimbja gremiset mes rrahjeve te zemres
Leshojme e terheqim balonat ndjenja
Ne qiellin e miqesise pa te voglen brejtje
Shija e veshtrimit jeten ma rrudhi
Veshtrimi i fjaleve leshuar ne efir
Nga qerpiket loti u keput
Mes rrahjeve te zemres dashuria humbi.

18.01.2008 14 pm  Kmmsmzmlbdf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Jan 25, 2008 3:57 pm

Mos thuaj lamtumire

Mos thuaj lamtumire, e dashur
Naten qofte, apo dite
Trupi ne te ikte
Buzeqeshja te qendroje
Perqafuar me veshtrimin e mallit te pashuar
Mos, e dashur
Mos thuaj lamtumire
Botes qe me zemer ndertove
Kenget qe bashke kenduam
Me fjale te pashkruara
Mos thuaj lamtumire
Per sa kohe qe emrat tane
Me qerpiket e njeri tjetrit shkruajme
Imazhet tona te njeriut te dashuruar
Mos thuaj lamtumire
Qendro pak me mua
Flatrat e engjellit te te blatoj
Mos ik!

14.01.2008  12.12 am  Mlbdf mzmsmysm


Edituar për herë të fundit nga në Sat Jan 26, 2008 11:31 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Jan 25, 2008 6:11 pm

Pergezime per tom sojer.... na kenaqe me keto vargje qe ne vete ngerthejne nje cik mallengjim dhe here here na i thyejne buzeqeshjen per tna i kethyer serish.... je i paaritshem..... vetem vazhdo.... shendet suksese dhe lumturi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyThu Jan 31, 2008 11:49 am

I thirra qiellit

Dhe thirra qiellin e heshtur
I kalter me frymen e saj
Me ngasherima lumturie te munguar
Me zemren qe me regetin pa faj
Dhe thirra qiellin e heshtur
Me sy te perlotur brenda syve te saj
Anija e mallit qe renkonka
Ne detin e ngrohtesise se saj
Ngarkuar me thesare dashurie
Qe me ty o shpirt i ndaj
Dhe i thirra qiellit te heshtur
I magjishem me frymen e saj.

31.01.2008 12.01 am  Mlbdf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyThu Jan 31, 2008 11:54 am

I lindur per te sjelle vargje te mrekullushme permes te cilave ushqejme trurin me ushqimin me te pershtateshem.... jo cdo kush din te gatuaje kaq bukur ........... V a zh d o
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptySat Feb 09, 2008 11:07 am

Fli shpirti im

Fli me ngjyra, fli me muzike
Fli me zogjte dhe me syte e mi
Fli me kengen, fli pa frike
Fli buzeqeshur, e qete fli
Fli e perqafuar, me shpirtin drite
Fli e lumtur, plot dashuri
Fli per enderren, se zgjohesh nje dite
Magjia prishet e behet hi.

09.02.2008 09.00 am
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 11:02 am

Ti erdhe

Ti erdhe pa fjale
Prane shtratit te lendimit
Numeroja ditet monedha floriri
Te jetes me ty
U ule prane
Me pe ne sy
Mbeshtjelle me pelerinen e heshtjes
Krahet thurre rreth meje
Jargavan i ngrohte dashurie
Mbi fytyrat shikimet
Lule mbillnin
Frymet u perzjene
Nuk kishte njeri nevoje per alfabetin
Puthja e pare ishte e thjeshte
Nuk kishte puthje te dyte
Si te cmendura dy buzet
Shkarkonin dhe merrnin
Jeten e njeri tjetrit
Deri ne mengjes
Falemnderit
E dashur.

Mars 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 12:09 pm

I pa pare je Tomi veq suksese te uroj..shume poezi te bukura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyTue Mar 11, 2008 2:07 pm

tom sojer

Shpesh poetet duhet te levderohen se poetet jane sentimental, plus kete duhet te levderohen per shkak se ne kete menyre u japish edhe kuraje. Ty tom_sojer e meriton levdaten e plote per poezi :), me pelqeu ne vecanti poezia "Nje Impuls" dhe suksese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyThu Mar 13, 2008 10:50 am

Pergezime per tom sojer per keto poezi kaq te bukura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyThu Apr 03, 2008 3:50 pm

Kur bie hiri i natës…

Kur prushin e madh diell
Hiri i natës e mbulon
Qetohet bota në ëndërra
Shpirtrat dalin të fshijnë
Hedhurinat egocentrike
Unë mbledh kockat e mendimeve
Në thesin e lëkurës sime të regjur
Në një qoshe të krevatit
Duke pritur lumturinë
Të vijë e thjeshtë
E bukur
E heshtur
E dashur
Engjëll
Si Ajo!
Sëbashku me muzikën.


Buzëqeshja ime

Buzëqeshja ime
Vjen në muzg
E shkon në ag
Sa ngadalë
Kjo tokë rrotullohet
Kalëruar stinëve
Shamifjala e ngrohtë
Krahëpenda e butë
Zemërflakta e kuqe
Buzëqeshja ime
E përlotur
Prej mallit
Vjen në muzg
E shkon në ag.

(4.1.08, 10.39 p.m.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Apr 04, 2008 9:32 am

poezi shumë të mira Tom Sojer, suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Apr 04, 2008 9:59 am

Pergezime Tom i papar je suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Apr 04, 2008 12:43 pm

me te vertet koha esht e pakte per te qendruar ketu edhe per ti lexuar keto poezi te bukura ndoshta me qindra her ti lexoj sdo me behen bajat peregzime ,e sidomos poezia ''nje impuls ''shume bukur vazhdim te mbar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Apr 18, 2008 1:57 pm

Puth heshtjen

Më lejo të të puth heshtjen
Lule të mbledh në sytë e tu
Vija e flokut ndarë mbi ballë
Po më flet më shumë se ti
Lejomë flokët të t’i kreh
Me gishtat e mallit tim
Folezën time do ta ngre
Nën qerpikët e vështrimit.

Le të vijë nata

Le të vijë nata
Pelerinat e muzikës
Le të fëshfërijnë mbi krahët tanë
Maskat tutje janë hedhur
Flasim me gjuhën e syve
Prej shpirtit ndizen dritat
Në ballon tonë të parajsës
Me flatra tunduese
Le të vijë nata tjetër.

Njeriu i kthyer si çorape

Njerëzit jan’ xhveshur si çorapet
Nga ana tjetër janë kthyer
Fëlliqësia e fshehur brenda
Faqen e botës zhul ka lyer
Njerëzit janë si zorrët e holla
Hedhur diku mbi një ferrë
Për të ushqyer qentë e lagjes
Për të ndezur ndonjë sherr
Brenda jashtë si çorapet
Skrupuj s’ka më mbi tokë
Grahmë e keqe mbi botë hapet
Nuk ka më mik e nuk ka më shok.


Edituar për herë të fundit nga tom sojer në Sat May 24, 2008 11:24 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyFri Apr 18, 2008 2:10 pm

Tom Sojer i nderuar respekt per ty dhe te gjitha shkrimet dhe poezit qe bene,te uroje nga zemra qe te vazhdosh edhe me tutje dhe te na sjellesh poezi te bukura sikurse cdo here.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 EmptyMon Apr 21, 2008 12:07 pm

Nuk jam gati , zemër!

Unë nuk jam gati, zemër
Dhe kurrë nuk do të jem
Të pranoj apokalipsin
Që t’i dhimbshëm propozon
Di që dielli do të shuhet
Shiu i lagur do të bjerë
Akullnajat e acarta
Do ta ngrijnë zemrën e mjerë
A mundesh vallë ta përballosh
Ëndërrën tënde të harrohet
Mrekullinë ta shikosh
Gjysëm-vdekur tek largohet?
Nuk mund të ketë më fitimtar
E as të mbijetuar
Në dashuri, ëndërra ime
Ka vetëm të munduar
Jo, nuk jam gati, jeta ime
As sot as jet’ e mot
Apokalipsi në do të vijë
Dashurisë çdo t’i thotë?

Nuk të them se sa të dua!

Jo, nuk të tregoj se sa të dua
Nuk të them të dashuroj
Shpirt, nuk dua të të tremb
Filizë e dobët ndaj stuhisë
Uraganit gjakpirës dashuri
Jo, nuk të tregoj se sa të dua
Të mos e dish, do ish’ më mirë
Këtë gjë, ti, engjëlli im
Një ditë do ta kesh kuptuar
Në krahët e tjetrit kur të jesh
Se kemi qënë të dashuruar
Hyjnisht si vetëm ne.

Sytë e mi a i shikon?

Sytë e mi a i shikon
Mjaftueshëm pranë që t’i ndjesh?
Lotët ti a i ke pirë
Të kuptosh dhimbjen para se të flesh?
Them dot nuk e ke parë
Veten të shkrirë në vesë
Me shpirtin avulluar
Dora dorën kur e prek
Sytë e mi a i shikon
Buzëqeshjen time ëndërronjëse?
Ndryshe nuk do ta dish kurrë
Ç’është një zemër dashuronjëse.

Jam pema jote e vitit të ri

Jam pema jote e vitit të ri
Dashuria jote mbi të ka ndezur
Mijëra drita shumëngjyrëshe gëzimi
Zëri yt pambuk ka zbardhur pemën
Këngët zilka të qeshjes tënde
Lumturisht bredhin mbuluar kanë
Vatra e ngrohtë e shpirtit tënd
Plot me prush dashurie
Pemës ja shton vezullimin
Rënduar nga malli
Jam pema e jote e vitit të ri
Hedhur rrënjë në zemrën tënde
Llamburit në mesnatë
Kënga ime, kënga jote
Nuk e di dhe për sa kohë
Nga 1 në 10
Vallë cila është dashuria jote?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Tom Sojer   Krijime nga Tom Sojer - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Tom Sojer
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Krijime nga Luboteni
» Krijime nga Rrebelja
» Krijime nga Violeta Gashi
» Krijime nga Shaban Cakolli
» Krijime nga Adem Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: