Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi - Eva Sotiri

Shko poshtë 
+9
petritkola
voglushja
......
xhema
BashKom
Xili
Sofra
Parapsikologu
Eva0506
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 10:19 am

Ne shenje respekti per poeten e madhe Eva:

KURRË MOS HESHT


Kurrë mos hesht kur ke çka thua
Kurrë mos hesht kur duhet të flasësh
Kurrë aman kurrë mos hesht
Ndryshe do të pëlcasësh!

Kurre mos hesht edhe atëherë
Kur me shpatë të rrinë mbi kokë
Kurrë mos pusho së foluri
Mundi yt nuk do të jetë I kotë!

Kurrë mos hesht, hudh fjalët në letër
Bëjë këtë sot dhe menjëherë
Në jetë mund të mos kesh rast tjetër
Prandaj shkruaj dhe kurrë mos pusho
Gjuhën tonë të ëmbël lëvro
Shkruaj mos u ndalo kurrë
Hudhë ne kullën poetike
Edhe ti një gurë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 12:54 pm

Te faleminderit mik dhe Poet i nderuar per fjalet dhe vleresimin. Gjithmone e kujtoj nje poezine tuaj dhe do doja ta sillja ketu per te theksuar edhe nje here ate ide qe ju e sollet atehere:

Kur trishtimi të reflekton në sy
Ngase diellin e kanë mbuluar retë,
Kur mendon se bota është me Ty
Por rrugën e jetës e kalon fill vetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 12:56 pm

Dhimbja e armiqve te mi


Nga të gjitha dhimbjet e armiqve të mi
Më e madhja ishte për faktin se jam poete.
Do donin të shqyenin metaforat në çdo poezi,
Do donin të ma mbysnin poezinë në lumenj e në dete.


E provuan ta bëjnë, por deti këngë pulëbardhash jehoi
Lumenjve pranë shkëmbinjsh të thepisur petale bleruan.
Çdo varg i la të përgjakur dhe në kokë të tyre zhurmoi
Më vjen keq që nga cmira e tyre asgjë nuk mësuan…


Nga dhimbjet më përcëlluese mund të jetë edhe poezia!
E çuditshme, por e vërtetë miqtë e mi…
Nuk ka shërim për të mjerët që i verbon mirësia,
Nuk ka rrugëzgjidhje për atë qe veç dukjen e ka si NJERI!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 1:29 pm

POETËT JANË ROJE



Poetët janë roje mbi ëndërrat tuaja
Janë ata që ënderrojnë për ju
Dhe në letër e vejnë ndjenjën e tyre
Që me pikat e gjakut e kanë shkru!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 1:30 pm

POETËT

Poetët janë engjuj
Që në tokë jetojnë
Poetët janë rrëfyes
Që rrugën ju tregojnë!

Poetët vuajn dhe qajnë për ju
Me vargje dhembjen ua lehtësojnë
Poetët lotët i derdhin në vargje
Dhe bukurinë e botës ua tregojnë!

Në një yll qielli gjejnë frymëzim
Së bashku me erën vargje recitojnë,
Atëherë kur edhe zemra iu vajton
Për hirë të juajin ata këndojnë!

Vijnë bashk më vargun sikur puhi
Lehtas lodhjen ua largojnë nga shtati,
Kur ju shihni rrugët e mbyllura
Ata ua hapin rrugët si për inati!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 2:29 pm

Rruga e Zemres



Kalon i shqetësuar pranë syve të mi
A do, a nuk do te jesh ti aty..?
Dhe unë e përgjuar nga sytë e tu
Veproj pa kuptuar dhe vete po ashtu…


Në sy për çudi të ndizet një dritë
Sa herë bëj të iki më thotë vetëm “Prit!”
Sa herë qe afrohem ti shkon në qetësi
Dhe mbesim prapë hije dhe unë, edhe ti.


Po ndodh që zemra noton në qetësi
Atëherë një rrugë për atje e njeh ti.
Dhe dyert e zemrës i hap ti ndër netë
Me çelësin që jo nuk e kam as unë vetë.


Kur zemra e shqetësuar fillon rreh pastaj
Ti rend aty brenda, i zënë në faj.
Vështron hija jote përreth përsëri
Dhe humb në hapësirat që njeh vetëm ti.


Në Diell dhe në yje e shoh atë dritë
Kur nisem te iki më thotë veç “Prit..!”
Sa herë afrohem e joshur pastaj
Më bën të humbas si në një mjegullnajë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 4:14 pm

Tradhëtia


Tradhëtia - prita që errësira i ngriti Jetës,
Paradhoma e vdekjes gjithë myk dhe trishtim,
Armikja më e egër e së Vërtetës.
Edhe në mes të verës i fut shpirtit thëllim.

Fytyra dinake e vetë djallit mbi tokë,
Maskuar shpesh me pervijimin e dashurisë.
Acari që vret ndjenjat per miq e për shokë,
Nepërka që helmon dritën e mirësisë.

Lugina që e ka fundin e saj në ferr
Nuk lejon rreze drite në shpirtrat e dërrmuar.
E destinuar të kalojë përjetësinë në terr.
Qoftë larg nga ne dhe nga gjithë ata që duam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyWed Nov 11, 2009 6:14 pm

Respekt Eva, je e papame, kam nderin qe mund te te lexoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyFri Nov 13, 2009 4:50 pm

Mall

Nuk e gjej dot kur nisi befas
Malli per ty.
Kur bashkë jemi a kur shkojmë
Ndjejmë mall të dy.

Kur jeta ëmbël përkëdhel
Plot dashuri,
Apo kur gurë të rëndë na hedh
Prapë mall për ty.

Nuk reshtet malli brenda një jete,
Do perjetësi.
Kudo të jem të kam me vete,
Ashtu dhe ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyFri Nov 13, 2009 4:51 pm

Sekretet…


Do doja ta njihja njeriun që mund të më thotë gjithshka
Për sekretet e veta.
Ta zhdukë përgjithmonë mbulesën e përhershme
Që fsheh ngjarje, shprehje, shikime
Te thella a vrasëse, të bardha a të zeza …


Me duar të dredhura apo të guximshme
Do doja ta shihja se si i hedh në letër
Gjithë pikat e panjohura të zemrës së tij.
Që shfaqen e zhduken si llampa qiellore
Në një përmasë tjetër …


Edhe pse mes metrikave të përmbysura
Do doja ta doja shumë atë njeri
Që mund të më flasë për lotët kur me turp ndjehej,
Për gjithë nënqeshjet e tij të fshehura,
Për të ndaluarat kënaqësi,
Dhe tek premtimet e pambajtura prej tij të kthehej.


Vetëm ashtu do mundem t’i dhuroj shpirtin tim
Frymëmarrjen kaotike,
Sa herë që Dielli pas reve të ankthit zhduket,
Arratinë nga realiteti kur i shëmtuar më duket,
Sytë e mbyllur kur përpiqen të mos shohin përreth,
Kurajon që shpeshherë e dëshpëruar struket.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyFri Nov 13, 2009 5:53 pm

shum bukur eva me kto poezi sepse, kurajon po naj merr lumi,
per tna qa guri dhe druri.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySun Nov 15, 2009 10:55 pm

Po Xhema, ke te drejte, shpesh kurajoja e munguar i ka bllokuar hapat ne dobi te se ardhmes.


Mjegull në shpirt


Bashkë me diellin dhe shiun na ra në pjesë
........................................edhe mjegulla,
Një lloj egërsie kallkan e së keqes përreth.
Më sjell trishtim sepse syve dhe mendjes së hapur
Tisin e genjeshtërt të së pavërtetës iu hedh…


Ndodh që symbyllur qëndrojmë në krahët e saj,
Harrojmë proverbin me ujkun që e deshi aq shumë.
Na pëlqen të harrojme realitetin pastaj,
Vallzimi me të ngjason me të vdekjes gjumë…


Njësoj si harresa – ka raste, na duket shërim.
Në hirin e saj sytë e mbuluar refuzojmë t’i hapim.
Për të mos parë disa çaste rreth vetes shëmtim
Passwordin e zemrës – të rrezikshmes mjegull i japim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyMon Nov 16, 2009 1:06 am

Kur shkon e Diela


Po shkon e Diela, ne të pangopur
E mbajmë dhe pak, dhe pak…
Sikur të duam të frenojmë javën,
Të hënën ta mbajmë larg.


Se unë e di – të hënën bie
Me punën në dashuri…
Harroj ku jam, pastaj në hije
Ngadalë fshihesh ti.


Nuk është tradhëti, paksa harresë
Shumë zell e pak hutim.
Nuk di ku je, nuk di se ç’kthesë
I jep puna shpirtit tim…


Pastaj në netë rri mendohem:
A ndodh kështu me ty…?
Pak egoizëm më bën të zgjohem
Hyj në të tuat sy….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyMon Nov 16, 2009 2:06 pm

Eshte kenaqesi kur lexon poezi te tilla te nxjerra nga zemra...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyFri Nov 20, 2009 2:18 pm

Nëse Zoti do ishte poet…


Nëse Zoti do ish një poet
Do ulej dhe për orë të tëra ja, këtu.
Do t'ia ngulte sytë kësaj faqeje,
Ku kam shkruar poezinë time për ju.


Do t’i sodiste natyrën vargut tim
Frazat shenjtërisht duke i prekur.
Nëse Zoti do ish një poet
Do ish në mes nesh – kritik i heshtur.


Sigurisht në sy do më vështronte
Strofat duke ndjekur një nga një
Nëse vargun më të bukur do zbulonte
Do më fliste si e barabartë me të.


Në do ish poet, veç me një rime,
Do te më bente të ndez dritë e zjarr.
Me një tingull të rizgjoja reagime,
Vargu tjetër do mëkonte luftëtarë.

........

Zoti është poet, rrënjë poezie,
Kapur dorë per dore me Ty o Njeri.
Nëpër shekuj dhe në rrjedha historie
Ti – një penë e fortë në dorë të Tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyFri Nov 20, 2009 2:24 pm

Zemërimi…


Bota jone plot lajme të vjetra,
Që i ripërtyp për çdo ditë pa mëshirë...!
Si mund të mos ndjejmë zemërim,
Si mund të ndjehemi mirë!


Jetë e mbushur plot me gënjeshtra,

Me padrejtësi, shfrytëzim
Si mundet të jemi të qetë?
Si mund të mos ndjejmë zemërim?


Një “mik” që dhuratë sjell zhgënjimin,
Një plan që shkon keq s’di për ç’shkak…
Si mund ta dëbojmë zemërimin
Që ulet këmbëkryq në çdo prag?


Por jeta është tepër e shkurtër
Çdo sekondë që nuk hidhet kot
Na bën ta braktisim mërinë,
Të "shijojmë" këtë stresuese botë.



Dhe pak, mes stuhisë të durojmë,
Si barka qe velat lëkund...
A thua gjithshka do të mbarojë
Pa gjetur të drejtën askund...?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptyFri Nov 20, 2009 5:38 pm

eva0506 te pergezoj per keto poezi me te vertet jan shum te frymzuara. dhe tu kisha lute te na sjellesh cdo here poezi .
un veqova kete strof te poezis tende !



Një “mik” që dhuratë sjell zhgënjimin,
Një plan që shkon keq s’di për ç’shkak…
Si mund ta dëbojmë zemërimin
Që ulet këmbëkryq në çdo prag?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySat Nov 21, 2009 3:37 pm

Faleminderit e dashur Fionaa, ke vecuar vargjet qe edhe une vete do t'i kisha zgjedhur. Te uroj mbaresi dhe sukses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySat Nov 21, 2009 3:40 pm

Naim Frasherit


Këndo të lutem përsëri
se vargu yt është një këngë plot melodi…
Me penë në dorë përsëri
Një varg, një këngë për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!


Më thuaj vallë ata sy
Mes atij zjarri si mund të shuhen, nuk e di?
Ndoshta krijojnë një konstelacion të ri…
Dhe bijtë e tu ende asgjë nuk dinë
Nëse ndrin prapë për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!


Një varg, një shenjë më dërgo
Që veç një herë të ndjej si digjeshe në to…
Prapë Diell për Vendin Tënd Ti zgjo!
Një Diell të Ri për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySat Nov 21, 2009 6:52 pm

Te lumt Eva shum poezi te mira

Sukseseeeeeeeeee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySat Nov 21, 2009 8:04 pm

shkroft gjothmon pena jote Eva,poezit i ke te mrekullueshme, te uroj suksese nga zemra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySun Nov 22, 2009 4:31 am

bukur e ke voglushe lavdat me vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySun Nov 22, 2009 8:58 am

Hera e pare qe e pashe kete faqe.

Shume e bukur edhe frymezuese.

Urime!

Sinqerisht,
Petriti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySun Nov 22, 2009 2:40 pm

Ju falenderoj me gjithe zemer te gjitheve.

- Vesa te falenderoj dhe te uroj sa me shume lumturi ne jete.

- Vogelushe - pervec falenderimit te uroj qe gjithmone e me teper qe mencuria jote te preke aty ku duhet, me pelqejne shume shkrimet e tua ne forum.

- Xhema respekt dhe deshiroj te jesh gjithmone keshtu si tani, domethene nje luftetar i se vertetes.

- Te falenderoj Petrit, ke respektin tim per gjithe kontributin dhe punen qe ben per Bashkimin Kombetar, duke vene ne pah pikat me te dobeta te jetes shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 EmptySun Nov 22, 2009 2:42 pm

Mësuesve të mi


Në njërin skaj të trurit, padukshëm diku
Mes gjithë valëve të jetës, aty qëndroni ju.

Si një dosje e mbyllur në një sirtar kujtimesh
Në rrjedhat e momenteve, ju jeni pikëtakime.

Mësimet nuk qenë thjesht siç thotë teoria…
Falë jush tinguj pervoje – mendimeve të mia.

Ju falem se gjithë orët më sollët vetëm dhjeta,
Por më shumë për përvojën si duhet nisur jeta.

Vërtet kish dhembshuri, leksione të arrira,
Por kishte edhe cmirë, inate dhe mërira.

Pa kish edhe urrejtje, si e ardhmja e prerë në mes…
Kish nga ata që falnin një notë për interes.

Ju falem për të gjitha, mësuesit e mi
Natyra njerëzore – përvojë e gjallë tani.

Pa ju dhe ato probleme do merrja jetën lehtë,
Nuk do kuptoja dot se lufta është e shenjtë.

Se kurrë nuk është asgjë siç thotë një teori
Më shfaqët jetën – xhungël, mësuesit e mi…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi - Eva Sotiri
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» POEZI PROMERIALE
» POEZI
» Hajk
» poezi satirike
» Poezi e dhimbjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: