Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi e dhimbjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e dhimbjes Empty
MesazhTitulli: Poezi e dhimbjes   Poezi e dhimbjes EmptyMon Jul 28, 2008 2:23 pm

IV. Është “NJERIU PAQE “

që ia vodhën padrejtësisht jetën…

nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S

President i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA

Lidhësitë janë të bukura,

kur brenda tyre ka shpirt, zemër, çiltërsi dhe pasion…

1. I

Kaq vjet ikën papritur

dhe shenjat e tyre lanë

kalendarëve e kujtesave…

Agimet zbardheshin

pa u kujdesur për ç’ngjarje

e prisnin ditën…

Gëzime apo dhimbje,

komediane apo tragjike…

“Ata” ishin dhe janë fanatikë

Gjithmonë kërkojnë të zbardhin ,

thellësisht të bardhë,

dhe në frymëmarrjen e tyre,

apo në shpirtin e tyre të padukshëm,

duan mirësinë njerëzore…

(Ç’kontraste kanë me muzgjet!)

Sa agime të bardhë

e të bukur lindën për familjen

me një mbiemër të çuditshëm “Kalemi”,

hedhës mbresimesh,

buresë shpërthesash

dhe burim trungjesh

me degëzime të panumërt,

ku pranvera i mbush me lule

dhe gjethëzime,

ku nëpër kurorat e pemëve fisnore

shpërthen kori i këngëve vrullshëm:

në një asambël zogjsh

e bilbilash pendbukur…

I lumtë të parit të fisit

tek mori në përzgjedhje

mbiemër të tillë,…

Majëmprehtin që vijon kujtesën…



2. S

I zgjuar …Ky mbiemër

përcillet si një vetëtimë

në shekuj dhe harkon një ylber…

në njëzetë e katër orët e ditë-natës…

Shpërtheu ndjesimi në një ditë

nga më të lumturave të jetës

dhe të shpirtit…

Ai njeriu Paqe, Islami,

shpërtheu

dhe thuri vargje… bindshëm…

Kishte ëndrra të bukura për të thurë,

për t’i bërë gërshetë,

apo kurorë të dallgëzuara me lule dele…

apo tufa lule për nderim shpirti,

për të uruar ditëlindjet…

në festime viti…

Shpirtit i huazonte këngë,

ndjenja dilte e çiltër

nga burimi i kristaltë malor…

Sa e ç’pastërti shpirti!

Varg pas vargu

dhe shpërthimi u bë “eksplozicion”;

vargu u radhit në këngë

dhe kënga u këndua,

e dëgjuan bilbilat,

lanë këngën e tyre, …

E dëgjuan fëmijët

dhe lodrat i shtynë tutje

të prera në mes,

kënaqësinë ndjenë

në shpirtrat e tyre të vegjël…

Nga kraharorët e tyre

u nisën qindra pëllumba

në fluturim të tej ëmbël

e tronditës qielli,

hapësira u pastrua nga retë…

Sa bukur! Sa ëmbël! Ç’dinjitet!



3. L

Ai, me dëshirën për t’u bërë dikushi,

një poet ndoshta,

çeli në celulën e tij

katër pëllumba,

njeri më i bukur se tjetri,

të dashur me njëri -tjetrin.

Në krye ai Kryepëllumbi,

i sinqerti, i çiltërti,

në krye ajo Kryepëllumbesha

me shpirtin e saj të dlirë

dhe me përkujdesje nëne

për pëllumbat e vegjël…

Rriteshin pëllumbat

dhe ëndrra

nëpër rritjen e tyre thurnin,

projektonin të ardhmen

në një hapësirë të kaltër…

Vitet iknin dhe Kryepëllumbi

me Kryepëllumbeshën gazmonin…

me të vegjëlit…



Kur ja papritur në vitin e mprapshtë,

kur s’dihej me kë luftohej

edhe për kë,

kur sakrifica njerëzore bënte apel…

Humbi familja “Pëllumb- Kalemi”

një pëllumb

me një emër tingëllues: Fatos…

Dhimbja ngriti stacionimin në dy zemra,

në dy shpirtra,

loti grumbulloi në liqenet e syrit

hapësirën e lotit,

dhimbja shtriu krahët e dhimbjes

dhe pas pëllumbit të vogël e të bukur,

pushoi rrahjen e zemrës

nga tortura e shpirtit

dhe lotët ujëvarë Kryepëllumbesha…

Dy dhimbje të një kryedrame:

Përballim Kryepëllumbi…

(Ah, dinakëri me ngjyrë plumbi !)



4. L



Kryepëllumbi qau,

shpërtheu, gufoi, u drodh,

loti i rridhte në sytë

dy herë dridhur,

në pak kohë tërbueshëm…

dhe u kthye në mbiemrin e tij…

Shprehu:

12 vargje të blerta,

12 harqe kujtimi,

ndezi dymbëdhjetë qirinj;

solli me fantazinë e tij lulet

më të bukura të Globit…

duke i mbjellë kujdesshëm

në kopshtin e Muzës…

Ato qëndronin sipër duke nderuar,

poshtë tyre dy shpirtra

që vijonin gjallimin…

Ai vijon të thurë,…

me poetikën e dhimbjes…



Tashmë kanë kaluar vite,

por hidhërimi nuk tretet,

fidani i kujtesës rritur selvishëm

dhe drejtohet për në kupë të qiellit…

Njeriu Paqe frymëmerr,

shpërndan mesazhe paqetimi

Dy ylbere i zbukurojnë kryet dhe Muzën!



5. A

Është ai“NJERIU PAQE”

ia vodhën padrejtësisht jetën…

dhe i hodhën egërsisht lotimin…

hedh gërma dhe thur balada,

impuls i jep gjallimit, nderimit,

kujtimit, shpresës, gazmimit…

Në një kënd fshehur është Pikëllimi,

i pakapërdirë nga një shpirt,

pritës bashkimi me shpirtrat e ikur,

por ka dhe shumë kohë ,

të nderojë në Altar NDERIMI…

(paçka nga shpirti i pikur)

ka ende kohë të ndjenjëzojë

vargje të ndierë të dalin në ajëri…

Pëllumbat e tij të vegjël u rritën

dhe tashmë, përqark tij,

një dhjetshe pëllumbash të vegjel

nisen në fluturime te reja të tej ëmbla…

Frymëmerr ajër Tepelene, Shqipërie,

Anglie, Skocie…



5. M



Respektojeni, vëllezër, këtë NJERI

që s’ka për t’u shuar…

edhe kur të niset për të takuar ata të dy…

në parajsën e praruar…

“Ishte dhe ështw ai NJERIU PAQE…”

do të fillojnë të rrëfejnë nesër legjendat…



Gjirokastër, korrik 2008









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Poezi e dhimbjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI PËR DËSHMORËT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: