Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi - Eva Sotiri

Shko poshtë 
+9
petritkola
voglushja
......
xhema
BashKom
Xili
Sofra
Parapsikologu
Eva0506
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:33 pm

Per ty...

Lexoj - edhe fjalet e humbin kuptimin...
Se pesha e rende aspak s’te shkon ty.
Nga zemra do doja te hiqja trishtimin,
Do doja tani te te shihja ne sy...

Vec kjo do me bente serishmi te qete,
Buzeqeshur serish ngado te kerkoj...
Me bej te shoh prape nje fraze te nxehte
Dhe oret pa drite krejtesisht t’i harroj...!

Me bej te te shkruaj me vargje tani...
Me bej te krijoj edhe kur nuk dua.
Do doja nga ti pergjithmone embelsi,
Do doja te jesh me i shtrenjti per mua...!

Por une jam prej zjarri, kujdes me pohimet..!
Te digjem gjithmone - vec fjala me ben.
Nese te afrohem nuk pres afirmimin...
Me puthje do vij te rrembej shpirtin tend..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:34 pm

Për një engjëll…


Engjëll, ditëve dhe netëve endesh mes kujtimesh,

Mëngjeset, mbrëmjet vijnë e ikin dhe ti je aty…

Rastësisht një dite me shi, hyre dhe në botën time

Idhull i një shpirti të lënduar, që më flet për ty.



Hera – herës të mendoj si do ishe sot, tani…

A do të më buzëqeshje? Ndoshta ne do ishim shokë!

Zoti deshi që të rrije pergjithmonë një fëmijë…

Ikur ëndrrash, shpresash, dhimbjesh, një engjëll je ti.

Regëtin në buzëmbrëmje lot dhe dhembshuri,

I mbrojtur nga dashuri zemrash, dhe nga dhimbje plot...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:34 pm

Nëse beson


- më në fund një lajm i mirë: nuk është larguar Perëndia -


E pabesueshmja e bukur e të jetuarit përgjithmonë
ma bën mendimin të ëmbël dhe të kripur.
Nëpër shpirt kalon
dhe rend për në universin e së ardhmes.

Aureola e yjeve
natën ma bën të shenjtë.
Më bën të ëndërroj ëngjëj
dhe buzëqeshja e tyre bëhet udhëtim.

Duke sfiduar mendimet e trishta,
vështroj malet.
Nuk zhduket Perëndia
nëse ende beson në të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:35 pm

Ti s’je..?


Ti s’je dhe unë po pyes zemrën time
përse trishtueshëm derdh lot?
Përse u harrokan kaq shpejt mijra dhimbje,
a ndjenja të shkuara kot?

Do doja në netë harrese të hidhja,
por s’mundet të ndodhë kështu.
Ti s’je dhe unë mes yjesh të qiellit
plot ethe kërkoj sytë e tu.

Do doja mos ishe por je dhe nuk ikën,
s’ka tokë, det a qiell që të merr.
Që pranë mos të ndjeja do lija Parajsën,
do rendja mbas vdekjes në ferr.

Nuk dua te fle, kam frikë nga ëndrrat,
përdhunshëm ke hyrë në to.
Një çast të mbyll sytë, më sheh në mes tyre
dhe unë nuk të thënkam dot jo..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:35 pm

Jetë moderne


Jetë moderne!
Dashuri moderne!
Bashkëjetesë moderne!
Vetmi moderne!

Ngushëllimi :
I përsërit vetvetes se ke lindur vetëm,
se je i fortë për të përballuar jetën.
I thua vetes më kot
se je Zot.

Por edhe sikur ta dëshiroje,
nuk do të ishe i aftë t’i prekje qoftë edhe një fije floku
armikut tënd më të egër.

Nuk gjen paqe, me të vertetë
qoftë natën ose ditën.
Askund.

Vazhdon pafundësisht të ëndërrosh me sy hapur
dhe zemra nervoze
ndjen të dërrmohet
nga rrahjet e jetës moderne…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:36 pm

Ndihmomë


Ndihmomë…

Rigjej vullnetin…

Mos rend me kujtesë pas të shkuarës.


Ndihmomë…

Mos e ndrydh arsyen…

Ëmbëlsoje këtë fytyrë të ngrysur.


Ndihmomë…

Mos më bëj të qaj…

Hiqe nga sytë këtë veshje të zezë.


Ndihmomë…

M’i jep ato duar të paqeta…

Ndihmomë…

Mos lër kurrë të triumfojë e keqja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:37 pm

Një poezi dashurie


Dua të të shkruaj një poezi dashurie,
që të mos jetë e rëndomtë…

Por dashuria ka përjetësisht të njëjtat fjalë,
ëmbëlsi të përjetshme,
zemër të përjetshme…

Atëhere ç’duhet të të shkruaj më tepër
Se sa… të dua… dhe kaq…?
Dhe të dëgjoj heshtjen që vjen më pas?
Heshtjen e një përqafimi
ndërsa shtrëngojmë njëri-tjetrin,
duke u përpjekur të bëhemi së brendshmi e së jashtmi një.
Dhe është gjithshka.

Dua të të shkruaj një poezi dashurie,
që të jetë e veçantë…

Por dashuria ka të njëjtët sy,
të njëjtat buzë…,
të njëjtat premtime të zjarrta
e shikime të ndezura..

Atëhere ç’duhet të të them më tepër
se sa… të dua… dhe kaq…?
Të çlirohemi nga çdo mbrojtje dhe çdo veshje
dhe asgjë të mos mendojmë?

Jemi bashkë
Dhe është gjithshka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Jul 26, 2009 8:37 pm

Zgjidhje


Zot, ti më pyete nëse kam një qëllim…

Më pyete nëse kam ndonjë dëshirë,

si për shembull

të mësoj notin pa ujë,

të fluturoj pa krahë,

të flas duke heshtur,

të ndal kohën, duke ndryshuar fatin.


Më kërkove ndoshta

të boshatis thesin e dëshirave dhe të ëndrrave?


Ndoshta ta boshatis veten time

nga e mira dhe e keqja,

nga meskiniteti, egoizmi dhe altruizmi

e kështu të arrij në qendrën e së vërtetës…??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyTue Aug 04, 2009 11:56 pm

Eva vazhdim te mbare, te lumte moter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Aug 05, 2009 12:05 am

Te falenderoj i dashuri vella Sofra dhe une gjithashtu ju uroj nga zemra mbaresi gjithkund, sidomos ne krijimtari.

Respekte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Aug 05, 2009 8:54 am

Te lumt Eva me keto poezi kaq te bukura .Suksese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Aug 05, 2009 9:50 am

të lumtë Eva te uroj mbaresi dhe lumturi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Aug 05, 2009 4:28 pm

Eva si zakonisht e vecante ne poezine e saj. Suksese te metejme.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Sep 30, 2009 2:53 pm

Ju falenderoj me gjithe zemer Vesa, Xili, Parapsikologu. Ju uroj cdo te mire ne jete dhe krijime ne te mire te Bashkimit Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 4:50 pm


K O S O V A



Në zemrat e shqiptarëve ka dhembur

Në gjithë këto vite

Pavarësia jote e munguar!

Dhe sot e bukur Kosovë

Na dhemb përsëri në zemër

E drejta jote e mohuar,

Liria jote e cënuar…

Shqiponjë - ky shekull s’të mund!

Ende me plage të pathara,

Amaneti i shenjtë flamurin përkund

Edhe pse fluturimin

Ta kanë kufizuar…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 4:51 pm


Kufiri Ujor i Shqiperise


Atje ku kemi kufirin
Jo - pika gjaku nuk ka!
Atje ka lumenj të tërë gjaku
Që shenjtërisht janë derdhur
Nga të shenjtët tanë
Që nuk kanë te ngjashëm me ta.


Nuk lahet ai gjak,
Gurgullimë përjetësisht e pavdekshme
Në shekuj e mbledhur.
Nuk është gjak shën Kozmai,
shën Spiridhoni
Apo ndonjë “shenjti” tjetër helen
Nga ata që qajnë me lotë.
Eshtë gjak i vërtetë ëngjëjsh, shenjtorësh
Eshtë gjak heronjsh të popullit
Më të lashtë në botë…


Tanimë në ato ujra nuk ka ujra më
Edhe pse deti duket i kaltër
Atje është gjaku që nuk shkelet,
Që nuk harrohet,
Jemi ne, të gjithë në të…!


Ai gjak nuk shitet,
Nuk blihet.
Ai skuq dhe zbukuron trojet e veta
I mbush me krenari.
Ai djeg e përvëlon çdo armik e barbar
Që kërkon edhe një milje akoma…
Edhe një kilometër më shumë përkëtej të shtyhet.


Eshtë më i vetëtimtë se rrufeja
Dhe më përvëlues se zjarri
Nuk është uje ai i kaltri atje
Nuk hyn në kontrata
Në përcaktim territoresh detare
Një vule nderi kanë ato Troje,
Ato Ujra, ai Dhe.


Eshtë vulosur një herë e mirë!
Kujdes me atë kaltërsi
Se është kaltërsi skuqëse …
Nuk munden të perzihen atje
Llumra barbarësh….
Me atë lloj Gjaku të pastër e krenar Heronjsh
Ilirësh, Arbëreshësh, Shqiptarësh …!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 5:35 pm

Eva, jam i fascinuar me ndjenjen tende poetike. Poezi qe vrasin ne ndergjegje, poezi qe therrin ne zemer...poezi qe te lene pa fjale!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 6:14 pm

Te falenderoj Parapsikologu! Jam e nderuar me vleresimin tend, gjithashtu poezite e tua me kane lene perhere pa fjale dhe te uroj vazhdimesi ne krijimtarine tende, deshiroj me gjithe zemer qe mos te te ndalet kurre frymezimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySun Oct 25, 2009 6:30 pm

Eva, frymezimi im eshte jeta, dhe jeta eshte dicka qe rrjedh pa nderpere. Sa do te jem une ne rrjedhen e kesaj jete nuk varet aq nga une sa nga vet jeta. Edhepse ne kohen e fundit shume rralle po gjej kohe te qetesoj trurin ashtu qe ne vend te halleve te ua le vendin vargjeve, do te bej cmos qe te mos e le penden poetike menjane. Ty shume te falemnderit per respektin qe gjithenje e tregon ndaj vepres sime. Jam i nderuar vecanersiht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Oct 28, 2009 10:40 am

Eva poezi shum te mira te lumt vetem vazhdo .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Oct 28, 2009 3:50 pm

Faleminderit Bashkom. Me vjen mire qe ju pelqejne poezite e mia. Respekt per ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyThu Oct 29, 2009 11:08 pm

Eva, duku me shpesh me veprat e tua qe te pasurosh forumin me perlat e tua poetike....(mua me eshte topitur tehu i poezise)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptySat Oct 31, 2009 11:34 pm

Sytë e tu


Ritmi i fjalëve të tua më shoqëron

dhe nuk më lë kurrë vetëm.

Zëri yt më përkund, më bën të ndjehem

më e lumtura femër në botë.

Sytë e tu më përqafojnë rrëmbyeshëm

Me krahët e tyre renqethës.

Përqafimi i syve të tu - më i ëmbli

Mbushur nënqeshje dhe lotë.


Jeta ime pa ty nuk ka sens,

E jotja pa mua nuk njeh asnjë lloj kuptimi….

Në botën dhe jetën e egër

Veç së bashku ndjehemi një.

Së bashku të dyve s’ka ç’na bën

Furtuna, stuhia, gjëmimi….

Veç me ty unë gjej lumturinë

Me ty kam sy, kam jetë, dritë dhe zë.


Tek ty dashuria nuk është një brishtësi

Ku të nesërmes asgjë nuk i dihet.

Me ty çdo gjë është si Dielli,

Që çdo ditë është me mua këtu

Nëse shuhet gjithë jeta dhe bota

Nëse gjithësia nga faqja e dheut fshihet

Vetëm në atë rast pranë meje

nuk do ndriçojnë sytë e tu…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyTue Nov 10, 2009 2:16 pm

Liria


Edhe pse në mendime kemi idenë e lirisë
Në jetët tona shpesh është e mbyllur
Si një zog në kafaz të praruar…

Gërmojmë në ëndrrat tona të fshehtësisë
dhe gjejmë ide të pafundme,
pëshpërima në teh të arratisë
dhe Lirinë brenda atij kafazi të trishtuar…

Mendo,
Ndalo,
Ndjej…
Dhe në veten tënde zbulo
Lirinë…!

Është brenda teje, brenda meje
Duhet vetëm të gjejmë
Kurajon ta çlirojmë.

Shtigjet i njohim mire,
Gjithmonë e kemi ditur
Se do ishte një rrugë e vështirë…
Por është e vetmja perjetësi
Ku përgjithmonë jetojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 EmptyWed Nov 11, 2009 12:53 am

Si gjithenje na sjell vetem perla poetike... Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 1387
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi - Eva Sotiri
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» POEZI PROMERIALE
» POEZI
» Hajk
» poezi satirike
» Poezi e dhimbjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: