Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI PROMERIALE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI PROMERIALE Empty
MesazhTitulli: POEZI PROMERIALE   POEZI PROMERIALE EmptySun Nov 30, 2008 5:08 pm

Rrustem G e c i - poezi promemoriale






VETËVENDOSJE

Prej këtu fillon populli

betimin e tij për veten

se krimi nuk harrohet

as shtëpitë tona në flakë

as fshatrat e shkretuara

as d h u n i m i i grave

as të rënët e pagjetur

Prej këtu fillon populli

të vërtetën e tij për veten

se gjenocidi s´harrohet

s´harrohet as holokausti

as shpërnguljet e mëdha

as vrasjet dhe burgosjet

as copëtimi trojeve tona

as vuajtjet 1 shekullore

as pushtimi që kërcënon

Prej këtu fillon populli

të jetë vetja , vetvetja

guximi i të gjitha fateve

përbashkimi shqiptarëve

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

POEZI PROMERIALE Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PROMERIALE   POEZI PROMERIALE EmptySun Nov 30, 2008 5:25 pm

MEMENTO !


Se u nisem si nisen varganet
që mërgojnë per në Afrike
po ne s'ishim dallëndyshe.
as Lejlekë nuk ishëm !


Se u nisëm si nisen xhamat
dhe me ankth ne shpirt e pritem
zerin e kukamave mbi ne
me vdekje na mbuluan në përgjakje!


Nga të shkonim na pritën kasapet
na gjuajtën me plumba, me thika na prenë
ta harronim Vendlindjen e të parëve
përgjithmon ta harronim Atdhenë !


Nëpër rrëmujë , nëpër rrebeshe
e bartëm Kosovën atë mall plot me zjarr
me endërrat se duhet të ringritet ajo
mijëra jetë shkuan në varr!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

POEZI PROMERIALE Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PROMERIALE   POEZI PROMERIALE EmptySun Nov 30, 2008 5:44 pm

MEMENTO 2


Dhe ndodhi gjithcka në atë vagan
vaja jehonte, uria dhe skamja
kush te pyeste per gëzime , për shpresa
vdekja kishte hapur gojën dhe perpinte.


Edhe në Bllacë mblidheshin gjymtyre Kosove
çadra mbijetimi ngriteshin,bashke me vdekjen
Duar lutjeje drejtoheshin per qielli
tek nje buke e falur ishte mirësia!


Syte e danjollëve përpiqeshin te bëjnë hetim
shpirti i tyre kurdiste djalllëzinë për shtegtimin
Vetë ata që kishin një gjak e gjuhë në këtë tundullim
e ndjenin ligësinë dhe shtetrrethimin!


Atja ku zbrazej Kosova , e këtu ku shtrydhej në Bllacë
Danjollët e Sherkës krimin e mbollën Bacë,
Të shkretë ndjeheshin zerat e një agimi
kush e dinte, do të ndodhë çlirimi ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

POEZI PROMERIALE Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PROMERIALE   POEZI PROMERIALE EmptySun Nov 30, 2008 5:56 pm

MEMENTO 3


Gjithnjë në shtegtim nuk arrihet bashke
kanë mbetur shtegtaret deri ku i mbajti takati
kjo nuk është përrallë e lashtë
Kosovën kështu e zu taksirati!


Edhe aty ku ua hapën dyerët ishin shqiptarë
te vrarë nëpër vite , të përndjekur nga zagarë
të njëjtit ishin ata sllave te ardhur nga Karpatet
që zaptuan tokat, zaptuan monopatet!


Dhe tash tek iknin nga rrëmeti shqiptarët e Kosovës
ata i perfaleshin Milloshit sikur i falen Jehovës,
Po shqiptari nuk mposhtet , në ditë të vështira
projekton shumë ura per ditë ma të mira!


Dhe u benë një në vuajtje e në Qëndrim!
-Dalim të përkrahim, të thyhet ky sundim,
Kosova është gjaku që nuk falet kurrë,
besa besë do t'ia dalim, nuk mposhtemi Kurrë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POEZI PROMERIALE Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PROMERIALE   POEZI PROMERIALE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI PROMERIALE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hajk
» Poezi e dhimbjes
» POEZI
» Poezi e vendlindjes
» POEZI PËR DËSHMORËT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: