|
| "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:18 pm | |
| Një udhëtim për në një dasëm me mëhalliotët
“Vëllazëritë që janë shumë përbëjnë një çetë ose mëhallë (lagje) ose edhe një fshat. Këta janë gjakësi me njëri-tjetrin dhe katërqind breza të jenë gjatë gjakësi nuk martohen me njëri-tjetrin”. Kështu thuhet te “Kanuni i Labërisë”, neni 151.
Kur shoqata “Labëria” promovoi në Tepelenë “Kanuni i Labërisë” të kodofikuar e botuar nga i nderuari Ismet Elezi, më shkoi në mendje një ndodhi e dy muajve më parë.
Po kthehesha nga varrezat e qytetit ku kisha shkuar, me mbesën time Antonelën, për të vendosur një tufë me lule në varrim e bashkëshortes time të paharruar, Xhufkës, dikush më kapi fuqishëm nga pas dhe më thirri në emër. Ishin bashkëmëhalliotët e mi të fshatit Gusmar, Lutfi Gjoka e Hakan Bana. Pa më dhënë kohë të përqafohemi e të shkëmbejmë dy fjalë si zakonisht, kur takohemi, pa u parë për disa kohë, Lutfiu ma pret shkurt e serbes, sikurse flet ai:
- Isuf vëllai, kështu siç je, bëhu gati se do nisemi që tani për në Borsh.
I befasuar nga kërkesa dhe shpejtësia që kërkonin të niseshim, ua ktheva:
- Po dale more… .
Pa më lënë të mbaroj fjalën Hakan Bana, me atë trupin e bëshëm e në një mënyrë disi urdhëruese ma ktheu: - Do të shkojmë në dasëm, në Borsh. Ne kemi vendosur që në përbërje të grupit të jesh dhe ti.
- Çfarë dua unë në Borsh, -ua ktheva pa u menduar gjatë.
- Ti, Çufe, ndoshta i ke harruar zakonet e të parëve tanë, por ne që rrojmë në ato deli vende i kujtojmë dhe i zbatojmë akoma gjërat e mira, ato gjëra që ruajnë vëllazërinë, dashurinë e respektin për njëri-tjetrin. Edhe larg të jemi shkelim shtëpinë e njëri-tjetrit sidomos për gëzime e hidhërime. Nuk duam t’i presim ata damarët që na lidhin, si ju qytetarët e rinj por t’i ruajmë e t’i trashim, more vesh? Këtë radhë e kemi për gëzime ndaj do të vish edhe ti.
- Unë nuk jam përgatitur për dasëm, se nuk shkohet aty duarthatë. Pastaj pensionist jam, i moshuar…
- Atë e kemi menduar ne, më ndërpreu sërish. Ne shkojmë në dasëm me mish dhe sipas zakonit kemi të drejtë të marrim me vete kë të duam e jo më tyja që të kemi edhe mëhalliotë.
- Po kush martohet mor dreqër, të paktën ta di edhe unë e t’i dërgoj me ju edhe urimet e mia.
- Po ja, martohet nip i Karafil Gumenit, i biri i Latif Gumenit, Toni. Pastaj ti Gumenajt i ke edhe të tutë a derëbardhë. Nuk ke nga të shkosh, do të vish me neve, - ma ktheu Lutfiu, që deri në këtë kohë heshtëte.
– Vërtet ne Çelajt kemi një miqësi të hershme me Gumenajt.
– Bela thashë me vete, - unë në këtë moshë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore nuk mund ta marr këtë rrugë të gjatë e me shumë lodhje, sikurse janë dasmat labe. Ndaj nxitova tu them:
- Ju faleminderit për respektin për mua, por e kam të vështirë nga ana shëndetësore të vij. Ndaj urimet edhe në emrim tim, si vëllezër mëhalliot që jemi, do ja bëni ju. - Jo, mor jo, - ma preu sërish Lutfiu, - do ja bësh vet ti. Po ky a derëzi, s’marrka vesh. Mos na vono se kemi shumë rrugë për të bërë deri në Borsh e pa tyja nuk shkojmë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:19 pm | |
| Sa për shëndetin mos u shqetëso, se do të të çojmë e do të biem në duar si ujë të pakët. Kemi makinë të mirë dhe do të të lëmë në vend të parë. Po ke “frikë” nga djali, - më thumboi, - e marrim në telefon dhe i marrim “leje”, apo edhe i japim urdhër, se jemi vëllezër më të mëdhenj.
Diku pranë nesh qëndronte pa folur e bija e Hakan Banës, Nila, martuar në Gusmar me djalin e Guxh Metës, punonjës në gjendjen civile në Gusmar. Ajo, me sa dukej, kishte ndjekur bisedën tonë.
- Ti, xha Çufe, mos u prish dëshirën e madhe këtyre të mive, se edhe ti u je gjendur pranë atyre, ditën apo natën, kur ata kanë patur gëzime e sidomos hidhërime.
Nuk kisha nga t’ja mbaja. Njoftova djalin tim, Dalipin, se ku do të shkoja dhe në ora 10.00 u nisëm nga Tepelena. Qëndrimin e parë e bëmë te “Syri i Kaltër”. Shkoja për herë të parë, edhe pse në Sarandë kam shkuar dhjetra herë dhe u mrekullova nga bukuria. Nga natyra jam pak kurioz dhe burimin e shikoja me vëmendje, në të gjitha anët, se si dilte uji dhe rridhte më të poshtë.
- Çufe, - më ndërpreu Hakani nga meditimet e mia, - mish të pjekur kemi ngrënë sa jemi dëndur edhe më përpara e do të hamë prapë rrugës se kemi me vete, po këtu do të hamë nga një peshk nga këta që lëvrijnë nëpër ujë, të freskët. Kemi zbritur në meratë dimërore e po ndërrojmë edhe “gojën”, se helbete, peshkun ty ta rekomandon edhe doktor Saliu.
Dhe Hakani nuk vonoi të porosiste dhe pagoi edhe drekën për të gjithë. Nga ora 12.00 u nisëm për rrugë. Ndaluam në Sasaj, në një Klub. Hasani hapi çantën dhe nxori prej saj mish të pjekur, kulaç, djath e tij, të përgatitur me kujdes nga e shoqja, Vevua. Pimë dhe nga një shishe birrë. Qëndrimin tjetër e bëmë në Lukovë. Nuk mund të mos ndalonim aty, sepse Lutfiu e Hakani kishin shumë miq e të njohur. U mbetej qejfi të merrnin vesh se kishim kaluar nëpër Lukovë dhe nuk kishin ndaluar. Sa hymë në klub, tavolina u rrethua me shumë miq të cilët unë nuk i njihja. Secili ishte në garë për të na qerasur. Por duke qenë se ishim të ngrënë morëm vetëm nga një raki e pimë nga një kafe dhe u vumë për rrugë.
Në Piqeras, te klubi, u takuam me shumë tepelenas që tashmë banojnë aty. I njihja edhe unë. U takuam me shumë përzemërsi, sikurse takohen bashkatdhetarët që kanë kohë pa u pjekur me njëri-tjetrin. Pa u ulur mirë tavolina u mbush me porosi. Rakia ishte dopjo dhe donin të porosisnin edhe meze. Por ne jo vetëm ishim të “vrarë” nga rruga dhe të ngrënë, por përpara kishim edhe dasmën për të cilën kishim marrë edhe rrugën. Unë, helbete, edhe i moshuar dhe i sëmurë. Në dash pijeni, në dash derdheni se ne nuk ju lëmë të na ikni pa gjë “se ju kërcasin këmbët”. Luftiu e Hakani përballuan edhe dopjon time.
Rrugës për në Borsh, më shumë për të hapur bisedën, falenderova mëhalliotët që më krijuan këtë rast tepër të këndshëm dhe ju kërkova që të bënim një vizitë te një stërmbesa e familjes Çela.
- Po, në një farë mënyre edhe ne e kemi mëhalliote, - ma ktheu Hakani, - do të vemi se është koce e jona e ta shohim qysh rron. Pastaj ty nuk ta prishim dot, se e dimë që t’i bën njerëzit e tu kudo që janë e sado të largët në lidhjet e gjakut e të qumështit. Po na thuaj se në çfarë lidhjesh je me të që të dimë edhe ne si ta “tjerrim” muhabetin, - e mbylli fjalën Hakani.- Po ja, mor Hakan vëllai, vajza e kushërirës sonë të parë të babait, - sqarova unë,- e Selvisë, martuar në Bardhaj këtu e gati një shekull më parë. Liria, pra kushërira ime e dytë, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:19 pm | |
| është martuar në Kuç me Tekiun e Alike të Kuçe. Një vajzë e kësaj të fundit, Minushja, është martuar me Elmazin dhe banojnë këtu, në Borsh.
- Prapë do vemi se s’bën, - ma ktheu Lutfiu, - se unë jam vetë dhëndër kuçiot dhe më nderoni dhe mua.
Minushja, shumë e befasuar nga vajtja jonë, na priti gjithë dashuri e respekt. Nuk dinte si ta shprehte. Duke folur e duke u sjellë rrotull nëpër shtëpi, na e mbushi tavolinën shpejt e shpejt me rrush, pjeshkë, mollë e pa dyshim edhe raki etj., gjithçka prodhuar në baçen e tyre pranë shtëpisë. Unë kisha shkuar edhe herë tjetër te mbesa dhe e dija që, me atë çiltërsinë e bujarinë e saj do na nderonte. Por ajo mbeti e pakënaqur nga që ne do të largoheshim. Donte të na mbante për darkë.
- Do të shkojmë në dasëm, vajzë e dajos, - ia ktheva dhe kështu u larguam.
Rreth orës 19.30 mbërritëm në shtëpinë ku bëhej dasma. Na priti e zonja e shtëpisë, e shoqja e Latif Gumenti me dy vëllezërit e burrit, Shametin dhe Kamber Gumenin. Shkuarja ime në dasëm, disi i befasoi ata.
- U lumçin këmbët e në dasma e gëzime u ardhshim, - na uroi Shameti, - në emër të gjithë Gumene. – E ti, Çufe, na fal se nuk mundëm të të gjendeshim pranë në fatkeqësinë që të ndodhi me bashkëshorten…
- Sot kemi ardhur për gëzim, - e ndërpreva unë. – Nipi t’ju trashëgohet, me jetë të lumtur e me dasëm të të pamartuarve! Hallet e njeriut nuk kanë të sosur, për të gjallin janë, aty më kanë edhe mua nesër, sapo të dal nga dasma juaj. Ndaj sonte kemi ardhur për gëzim dhe të mos e zbehim gjallërinë e dasmës.
Të jesh në një dasëm në mes të kurveleshasve është vërtet një kënaqësi e madhe. Por për moshën time ishte edhe një lodhje që përballohet vetëm nga kënaqësia e madhe që të jep gëzimi i përbashkët. Kështu ishte dhe në dasmën e Gumene e kështu ndodhi edhe me mua.
Në këtë shkrim nuk kam për qëllim të përshkruaj se si kaloi dasma. Se helbete, dasmat si dasmat, njihen e dihen. E kam thënë që në krye të shkrimit se më tërhoqi lidhja e hershme me mëhalliotët e mi, dashuria e respekti i ndërsjelltë mes nesh, edhe pse lidhjet e gjakut janë larguar e largohen gjithnjë e më shumë. Bëmë një rrugë nga Tepelena në Borsh, vërtet të lodhëshme, por takuam shokë, miq, njerëz tanët. U shmallëm me ta. Ndaj edhe falënderoj Lutfin dhe Hakanin që u bënë nismëtarë. Vërtet jetojmë në një botë të hapur e na duket sikur njerëzit janë larguar nga njeri-tjetri. Por nuk është kudo kështu. Lidhja e gjakut apo e qumështit, në kohë të caktuara sikurse janë dasmat, gëzimet e pa dyshim edhe hidhërimet, sikur bëhet më e afërt, të bëjnë thirrje për të shkuar te njëri-tjetri, për t’u shmallur, për të gëzuar por edhe për të ngushëlluar, sepse i gjalli ka nevojë për gjithçka, edhe për një fjalë të thjeshtë. Këto lidhje apo vajtje e ardhje, sikurse quhen, nuk i shpikëm ne të kohëve të sotme. I kemi trashëgimi nga të parët tanë, madje trashëgimi nga më të vyerat që nuk duhet t’i lëmë të zbehen. Pikërisht këtë mesazh që mora nga kjo vizitë dëshiroja ta përcjell te të gjithë ata që lexojnë gazetën “Labëria”, këtë gazetë që mbron e transmeton vlerat më të mirë të krahinës dhe të të parëve tanë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:20 pm | |
| Mjeku që shëron zemrat me fjalën e mençur e të urtë
Esheref Sadik Shehu, mjek kardiolog
Mjeku Esheref Shehu gëzon respektin e të gjithë banorëve të rrethit të Tepelenës, por edhe të personelit mjekësor në Tepelenë, Gjirokastër, Tiranë e Janinë, me të cilët bashkëpunon për të ruajtur zemrat e tepelenasve nga sëmundjet, por edhe nga streset në këto kohë të vështira.
Mbas diplomimit, Esherefi punoi mjek i përgjithshëm në Qesarat. Në vitin 1987-1990 u specializua në Tiranë si mjek kardiolog, sërish me rezultate shumë të mira. Që nga ajo kohë e në vazhdim punon mjek në qytetin e Tepelenës. Për disa vjet rresht ka qenë Drejtor i Shërbimit Mjekësor të Rrethit të Tepelenës. Në vitet 1998 dhe 2001 është specializuar për eko zemre në Tiranë dhe në klinikat më të dëgjuara të Greqisë. Ka marrë pjesë në shumë seminare e simpoziume mjekësore si brenda dhe jashtë vendit si: Pragë, Romë, Maqedoni e të tjera. E gjithë kjo përvojë i ka shërbyer për të dhënë një ndihmë të kualifikuar pacientëve, siç vazhdon t’i quaj ai, kur sot termi ka ndryshuar nga pacientët në klientë.
Teksa sheh doktor Esherefin, menjëherë përfytyron babain e tij, Sadikun, një burrë shtatlartë, gojëmjaltë, puntor, i zgjuar e korrekt i cili ka punuar për disa vite të tëra në ushtri. Për këtë burrë të nderuar flasin fjalët më të mira ish-ushtarakët Bujar Sula, Kastriot Hadëri e Sheme Beja që kanë punuar me të. Dhe vërtet Esherefi i ka ngjarë shumë babait të mirë, jo vetëm punëshumë por edhe gojëëmbël, për të cilin shumë veta thonë: “Mjeku që të shëron me ilaçe e me fjalë”. Ai gëzon respektin e të gjithë banorëve të rrethit të Tepelenës, por edhe të personelit mjekësor në Tepelenë, Gjirokastër, Tiranë e Janinë me të cilët bashkëpunon për të ruajtur zemrat e tepelenasve nga sëmundjet, por edhe nga streset në këto kohë të vështira. Doktor Esherefin shpesh e shikon me libra në duar. Para pak ditësh e gjeta duke qeshur me fabulat aq të këndshme të kolegut të tij mjek, por edhe shkrimtar e fabulist i talentuar Izet Çulli, i cili i kishte dhuruar vëllimin e tij më të ri. Por u kënaqa shumë, kur e gjeta edhe me gazetën “Labëria” në tavolinën e punës. “Unë jam lexues i rregullt i të gjitha gazetave të shoqatave të Tepelenës dhe i gazetës “Dita Jug” – thotë doktor Esherefi, - se po nuk njohe hallet e njerëzve s’i kuron dot ata, e sidomos zemrat e tyre”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:20 pm | |
|
Pacientë të shëruar nga mjek Esheref Shehu
Xhevat Laze Skëndaj Dule Lilo Koka Kujtim Zeneli
Unë kam parë nga afër përkushtimin e tij ndaj të sëmurëve të tjerë. Të gjithë ishin të kënaqur duke uruar: “Lum nënë Pashakua që të ka bërë! Ky është një fat dhe risk për ne, por dhëntë zoti që të mos na i “rrëmbejë” metropoli, siç na ka marrë shumë mjek të tjerë deri tani”. Në një prej këtyre ditëve si për konfidencë i thashë doktor Sherefit: “Unë jam me bindje të majta, kurse ju me bindje të djathta, pasi keni kandiduar për deputet i një force të djathtë…”. Nuk më la të mbaroja mendimin, por tepër serioz më tha: “Vërtet ne mjekët themi që ka barkushe të majtë e të djathtë, por zemra është zemër dhe është një e vetme e pandarë. Unë jam mjek dhe human, por për mua pacientët janë njëlloj”.
Është pikërisht kjo arsyeja që doktor Esherefin e duan dhe e respektojnë të gjithë. Kisha shumë për të thënë për punën e tij, por në një artikull s’mund të thuhet të gjitha për përkushtimin e këtij mjeku të talentuar. I uroj shëndet të plotë për të mirën e tij dhe të familjes, por edhe të banorëve të Tepelenës e më gjerë!
Në vatrën prindërore
Ai çohej herët në mëngjes, kur ende rrugët e qytetit të Tepelenës ishin të fjetura dhe lokalet pa hapur. Po ja, diku u hap një klub, ku pihej kafe dhe Fadili, ashtu qetë -qetë, bëri këmbë drejt tij. Në dorë kishte gazetën e ditës, që e merrte që herët në kioskën në krye të rrugës. Bufetieri, sa dëgjonte zërin e Fadilit, dilte nga banaku, shkonte e takonte dhe buzëgaz, i thoshte: “Sa herë kam ty në bufe herët, dita më shkon mbarë”. Dhe ai po buzëgaz, ia kthente: “Kam këmbën e mbarë, or mik”.
Por Fadil Fuat Hodaj, si djalë këmbëmbarë njihej dhe nga tepelenasit e tjerë, veçanërisht nga punonjësit e ndërmarrjes tregtare të qytetit, ku ai edhe punonte. E tërë dita e punës për Fadilin në ato vite ishte jo thjesht llogari në tregti, por punë me njerëzit, punë organizuese, kontroll dhe shpërndarje, furnizim të sektorëve jo vetëm në qytet, por dhe në minierë dhe kudo nga të gjithë merrte vetëm falënderime dhe mirënjohje.Kështu kaluan vite, aq sa djaloshi erdhi një ditë e u martua në vendlindje, në fshatin Rexhin të Kurveleshit, por përsëri ai nuk hoqi dorë nga puna në ndërmarrjen tregtare. Ai nuk bëri si disa të tjerë, që sa gjejnë një punë në qytet, shkulen nga fshati me kuç e me maç, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:20 pm | |
| por përkundrazi familjen e mbajti atje në Rexhin, ku ngjitej herë më këmbë e herë me makinë të shtunave për t’u çmallur me njerëzit e tij të dashur. Edhe Fajkeja kishte ardhur në Hodaj nuse me mbarësi dhe lindi njëri pas tjetrit fëmijë dhe tashmë Fadilit i duhej të kthehej në familje dhe dy-tre herë në javë. Po nga puna nuk u shkëput kurrë, punonte deri natën vonë dhe të nesërmen po ai bënte këmbë i pari në qytet. Erdhi dita që u ndryshua sistemi, pas tollovive e tallazeve që ne na pëlqeu t’i quajmë “tranzicion” edhe ndërmarrja tregtare u mbyll, u hap, u mbyll prap derisa u shpërbë. Shokët e Fadilit e ndalën vrapin jashtë kufijve, në emigracion.
Fadil Fuat Hodaj, nuk pa nga retë e pluhurit që linin pas këmbët e emigrantëve, por i ktheu sytë nga majëmalet e Kurveleshit dhe vështrimi i tij kapërceu Gërxhunin dhe fluturimthi përshkënditi në vendlindje. I dha karar: “S’ka si balta e vatanit”.
Dhe u kthye në Rexhin, pranë nuses e fëmijëve, në pragun e prindërve të shtrenjtë. Një njeri puntor dhe me vullnet të hekurt, si me përvojë në organizimin e drejtimin e punëve, dalëngadalë nisi të punonte në fshat, aty ku kish lindur e ish rritur. Zanati? Eh, po zanati i babait e i gjyshit, toka, bagëtia, perimet, pemëtaria! Vinin habere nga kurbeti, vinin letra të ngarkuara me mall e dashuri, por vinin dhe lajme të kobshme. Fadil Fuat Hodaj pikëllohej kur mësonte për vuajtjet dhe mundimet e sivëllezërve të tij në shërbim të afendikojve të pashpirt. U uronte atyre me zemër shëndet e mbarësi, kthim shëndoshë në familje dhe vetë nisej për punë para e pasdite, herë me dele e herë në kopësht, herë në pemtore. Dhe kështu, me djersë e me mund, derisa mundi të hapte një klub në fshatin e tij. Tani, po, mund të vijonte jo më vetëm zanatin e gjyshit, stërgjyshit, por dhe profesionin që pat ushtruar në qytetin e Tepelenës, në ndërmarrjen tregtare.
Dhe, edhe pse në Rexhin e fshatrat përreth kanë mbetur pak banorë, ata herë veçmas e herë dy e dy bëjnë këmbë nga klubi i Fadilit, ku mirëpriten me shpirtbardhësi e dashuri. Venë si bashkëfshatarë, kuptohet, por venë edhe si anëtarë të shoqatës kulturore - atdhetare “Labëria”, pasi Fadili me shokë ndihmuan të parët që edhe në Kurveleshin e Sipërm të krijohet dega e kësaj shoqate, që mban gjallë e pasuron traditat aq të begata të Labërisë.
Fadil Fuat Hodaj, si kryetar i kësaj dege të shoqatës, vazhdon të ndikojë në gjallërimin e saj dhe në veprimtaritë që bëhen, sidomos në raste festash dhe sa herë organizohen takime brezash, ku në Rexhin, Nivicë, Gusmar etj., një herë në vit është bërë zakon të vinë veteranë e të rinj e të reja e të takohen, të çmallen me të afërmit, por dhe me trojet e të parëve të tyre. Po Fadili është dhe një propagandist i dalluar i gazetës së shoqatës sonë “Labëria”, të cilën jo vetëm e siguron në qytet, por edhe e shpërndan dhe e propagandon në Kurveleshin e Sipërm. Për të gjitha këto Fadili gëzon dashurinë dhe respektin e gjithë bashkëfshatarëve, por dhe të anëtarëve të shoqatës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:21 pm | |
| Njeriu i punëve të mira
(Kujtimit të Bexhet Banës)
Ai nuk është më… Se ku ka shkuar… Mbase iku vetëm për pak kohë… Sa të çlodhet. Se është lodhur shumë. Një jetë të tërë lodhur e dërmuar me trup e shpirt, që kjo botë të bëhet pak më e mirë. Mbase iku vetëm e vetëm të tregojë thjesht, fare thjesht se mund të mos kesh diplomë e universitet, se mund të mos kesh tituj e dekorata, mund të kesh vetëm 4 klasë shkollë fillore e prapëseprapë brenga që ke lënë, dhimbja që të pikon shpirtin e boshllëku që ke hapur, të shtrëngojnë gjatë.
“Cili është ky njeri?” do të pyes me padurim lexuesi i këtyre radhëve.
“Bexhet Bana, – do t’i përgjigjem unë, me një trishtim të thellë. Njeriu i thjeshtë, lindur e rritur në Gusmar të Kurveleshit…”. Por e di që kam thënë pak, fare pak për të.
Kur flet për Bexhet Banen, që iku shtatorin e kaluar, në mendjen e tërë neve që e kemi njohur, shfaqet njeriu fjalëpak, i qetë, i heshtur si puna. Ata që e kanë njohur s’janë pak. Një jetë të tërë në mes të njerëzve, në gëzime e hidhërime, jo vetëm në Gusmar e Kurvelesh ku kish farefis, fshatarë e miq, ku kish rrënjët, por edhe fshatrave të Bregut, në bregdet, ku kishte shtëpinë e dytë. Themi “shtëpitë e dytë”, sepse pesë muaj në vit, për 50 vjet pa asnjë ndërprerje, ai do të dimëronte bagëtinë në bregun e Jonit. Dhe kish bërë miq, vetëm miq, vetëm miq, kudo jo vetëm në Gusmar dhe fshatrat e Kurveleshit, por edhe në Himarë, Kudhës, Qeparo, Borsh, Lukovë, Shenvasi, Nivicë – Bubar. Për Bexhetin hapeshin dyert e shtëpive në çdo orë të ditës e natës si për një mik të rrallë… Dyert e shtëpive dhe dyert e zemrës.
Zanati i bariut, mbase më fisnikja e punëve që mund të bëjë një njeri në jetë, ia kish fisnikëruar shpirtin, pas deleve dhe qengjave. Në sy të shtrungës duke mjelë, në cep të tendës duke qethur, në mes të llohës duke shtegëtuar, pranë vatrës së zjarrit të kasolles duke u tharë, pranë prushit të përralltë duke pjekur mishin në hell për shokët dhe miqtë e shumtë. Dhe gjithnjë i qeshur. Por vitet bënin punën e tyre e ai bëhej më i heshtur, si të kish një brengë. Thinjat i shtoheshin si të spërkateshin nga drita e argjentë e yjeve të Malit të Thatë.Njeriu vjen në jetë që edhe të iki një ditë. Nëse lindjen e vdekjen tonë e ka në dorë tjetërkush, jetën e kemi vetë në dorë për ta bërë atë si të jemi të zotë. Bexhet Bana ishte një nga ata njerëz që 65 vjetët e jetës së tij të ishin vitet e jetës të një njeriu që do dhe respekton | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:21 pm | |
| punën, virtytin, të mirën dhe me plot gojën mund të themi që Bexhet Bana ishte njeriu i punëve të mira e i shpirtit fisnik.
I ra shorti i bariut, por mund të kish patur edhe një fat tjetër. Të shkollohej, bie fjala. Se ishte bir i një dere të dëgjuar e të nderuar në Kurvelesh e më tej, pasi gjyshi i tij, Magripi, kish hapur shkollën e parë shqipe në Gusmar dhe ishte atdhetar e arsimdashës. Por nuk u ankua, nuk u qa. Vetëm punë, vetëm çiltërsi, zemër të bardhë, gjersa një ditë krejt pa pritur, pa dhënë asnjë shenjë, atje tek guri i kasolles së stacionit, rrëzë malit të Thatë, ndjen një dhimbje therëse diku në gjoks, në zemër dhe ra si në gjumë. Lëreni! Mos e zgjoni… Ai po fle… përgjithmonë. Kanë kaluar muaj nga dita që Bexheti s’është më. Tani në Gusmar e në Kurvelesh fillon të mbijë bari, zë e çel lulja e mufatet sythi i pemëve. Zënë e kthehen një nga një kopetë e bagëtive nga verria, nga Bregu. Dalin gratë e fëmijët e presin ata që kanë 5 muaj larguar… Dalin e presin, mbase vjen edhe ai, Bexheti. Por ai s’vjen më. Ai çlodhet atje në Ali Reçe. Lëreni të prehet…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:22 pm | |
| Jetë e kaluar me këngë e për këngën
Më datën 16 Shtator 2007, Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Dega e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” të rrethit të Tepelenës, organizuan një takim në fshatin Bënçë, në nderim e kujtim të figurës së Dervish Gumës, njeriut legjendë si kthyes i këngës labe në grupin e famshëm të Bënçës, ku Dervishi për 35 vjet me radhë debutoi në skenat e gjithë vendit dhe në disa shtete të Evropës. Me këtë rast u bënë homazhe pranë varrit të Dervishit, u vendos një tufë lule në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Tepelenë dhe të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania, nga poeti Sulo N. Gërbi. Për figurën e kontributin e tij, foli anëtari i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit Isuf Çela. Mbas homazheve u bë një vizitë në familjen e të ndjerit, ku kryetari i Degës së Lidhjes së Krijuesve“Pegasi” të rrethit, shkrimtari Kastriot Hadëri, foli për rëndësinë e organizimit të këtij takimi e veprimtarinë në nderim të figurës së “bilbilit” të Bënçës, Dervish Gumës dhe ja dha fjalën shkrimtarit e kryetarit të degës së Lidhjes së shkrimtarëve tepelenas, z. Izet S. Çulli, i cili i dorëzoi Vezikos, bashkëshortes së Dervishit, çertifikatën për dhënien e titullit “Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Degës Tepelenë” pas vdekjes me këtë motivacion: “Për kontribut të shquar në interpretimin e isopolifonisë; kthyes brilant i grupit famëmadh të Bënçës, me vlera të larta artistike, kombëtare e ndërkombëtare”.
Gjithashtu, Kastriot Hadëri i dorëzoi bashkëshortes së Dervishit, poezinë e krijuesit Sulo N.Gërbi, kushtuar figurës dhe kontributit që ka dhënë Dervishi, si dhe librin me poezi të këtij poeti, në të cilin ka qëndisur dhe për Dervishin, që sa herë që dilte në skenë kënga i mbetej legjendë. Në këtë veprimtari ishte dhe artisti i merituar Golik Jaupi.Në këtë moment Vezikua, bashkëshortja e Dervishit, e emocionuar u shpreh: “Falenderoj Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Tepelenë, për vlerësimin që po i bëni bashkëshortit tim”. Shprehu dëshirën: “Të qëndroni, për të pirë një kafe në dhomë, ku rrinte Dervishi në kujtim të tij, dhe po na ndodhet do hamë dhe një mëllë bukë. Kjo është edhe dëshira e fëmijëve të mi…” . Dhe kështu u bë. Gjatë drekës së pasur, që u shtrua me këtë rast, u fol dhe u sollën kujtime nga të pranishmit për Dervishin. Shkrimtari Kastriot Hadëri, pasi bëri vlerësimin për figurën e Dervish Gumës | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:22 pm | |
| dhe kontributin, që ka dhënë ai në zhvillimin e këngës labe, aty për aty, krijoi dhe këndoi një këngë për të, e cila u mirëprit me shumë respekt nga familjarët dhe të pranishmit e tjerë.
Poeti zemër det…
Profesor Maliq Lila -
Në datën 17 Shtator 2007, në Shtëpinë e Kulturës “Mustafa Matohiti” Tepelenë u organizua një veprimtari, me rastin e 70 vjetorit të lindjes së poetit të ndjerë, Maliq Lila, ku merrnin pjesë veç të pranishmëve të tjerë e familjarëve dhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë z. Sevo Miçi, kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit z. Andon Suli dhe kryetari i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit Dr. Izet Culli, kryetari i shoqatës “Labëria” për rrethin Dr. Xhafer Majko, kryetari për degën e Lidhjes Krijuesve “Pegasi” Tepelenë, Kastriot Hadëri “Artist i merituar” Golik Jaupi dhe shkrimtarë e krijues të tjerë. Me këtë rast vajzat dhe mbesat e profesor Maliq Lilës recituan disa pjesë nga krijimtaria e tij. Pastaj e morën fjalën me radhë: z. Fatmir Meçe, njëri nga bashkëpunëtorët e afërt në fushën e artit dhe kulturës, foli për jetën dhe veprimtarinë e gjatë e plotë mbresa të Maliq Lilës. Kryetari i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve e artistëve të rrethit,, Dr. Izet Çulli i solli auditorit mbresa e kujtime nga koha, kur ka bashkëpunuar nga afër, me profesor Maliqin dhe i dhuroi bashkëshortes së tij, Beleres, disa nga librat e tij të fundit; mbesa Bora i dhuroi një stilograf shkrimtarit Kastriot Hadëri, që ka qenë më pranë profesor Maliqit, për krijimet e këngës labe e për veprimtarinë e përbashkët me grupin e Bënçës; solli disa krijime të tij për të. Për jetën dhe krijimtarinë e profesorit foli dhe drejtori i shtëpisë së kulturës z. Luan Meta; Kryetari i Bashkisë Tepelenë, z. Sevo Mici, solli kujtimet e tij për profesor Maliqin, qysh kur punonin në zonën e thellë të Buzit dhe i dorëzoi bashkëshortes çertifikatën për dhënien e titullit “Nder i Lidhjes së Krijuesve“Pegasi”. Shkrimtari Çerçiz Myftari, foli gjatë në vlerësimin e figurës së tij dhe solli kujtime dhe episode për profesor Maliqin. U mirëpritën nga auditori kujtimet e Artistit të merituar Golik Jaupi, i cili e gjallëroi më tej atmosferën, duke recituar shkurt pjesë nga këngët që vetë Goliku, ka kënduar në vite. Në fund familja shtroi një koktejl.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:22 pm | |
| Sulo Nelo Gërbi, shok i autorit
Pak radhë vëmendjeje
Me Sulon jam njohur shpejt... Qysh në moshën e rinisë, u bëmë shokë dhe të tillë mbetëm për jetë.
Kush është Sulua?
Është bir i fshatit Qesarat dhe i Trevës së Krahësit, por ka vite që banon familjarisht në qytetin e Tepelenës. Është një tosk i emancipuar, human e zemërmirë, me shpirt të madh. E adhuroj se e do shumë vendlindjen, Qesaratin e njerëzit e tij si edhe Tepelenën me të gjitha trevat e saj.
Ka punuar me rininë dhe në Komitetin e PPSH të rrethit disa dekada. Këtu jemi njohur nga afër me të dhe u bëmë shokë për herë të parë. Ka qenë njeri i përpiktë, korrekt dhe i nderuar në kryerjen e detyrës, por edhe komunikues e i afruar me njerëzit e mjaft perimor. Në një rast, kur mua më ngacmuan me qëllim që të më bënin keq, duke e zmadhuar e dhënë drejtim përsëprapthi problemit, Sulua, për shkak të detyrës, që kryente ndikoi dhe i dha rrugë së vërtetës.
Ky ka qenë gjithmonë veprimtar i dalluar për të gjitha problemet shoqërore të kohës dhe jepte shëmbullin e vet, ishte njeri i aksioneve: Mori pjesë në ndërtimin e rrugës automobilistike Tepelenë-Memaliaj, për ndërtimin e hekurudhave Durrës - Elbasan dhe Durrës-Tiranë.
Ka pasur prirje për të shkruar dhe është marrë me shkrime në organet e ndryshme të shtypit të kohës. Para viteve 1990-ta ka shkruar në gazetat “Rinia”, “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, në revistat “Holsteni” dhe “Ylli”. Kurse pas kësaj periudhe e vazhdoi në 16 gazeta e revista, të pavarura e ato lokale. Është edhe autor i gjashtë librave, katër me poezi: “Fllad në zemër”, “Djepi i dashurisë”, “Pranverim në shpirt”, “Këngërimi”, një libri publicistik “Njerëz të zemrës sime” si dhe një libër monografik “Origjina dhe vazhdimshmëria e Fisit Gërbi”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:23 pm | |
| Si në organet e shtypit dhe në librat e botuara u kushtohet atdhetarisë dhe patriotëve, LANÇ-it të lavdishëm, veteranëve, dëshmorëve dhe heronjve të saj. Shkruan për njerëzit e punës, shqetësimeve të kohës, për natyrën e bukur, për simbolet kombëtare, dashurinë dhe respektin për vendlindjen, fshatin e tij Qesarat, familjet e gjithë njerëzit e fshatit, për Tepelenën me të gjitha trevat e saj, që me dashuri e respekt u bënë jehonë bëmave dhe historisë së tyre.
Është për t’u theksuar se në karakterin e tij ka si të veçantë nga të tjerët që është shumë domethënëse: Është tosku që me shkrimet e tija si në organet e shtypit dhe ato në librat e botuara nuk ndalet brenda trevës së tij nga është, por edhe për trevat e tjera si Progonati, Lopësi, Qendra e Buzi; pra është i vetmi që nuk bën dallime në toskë e lab, të krishterë e mysliman dhe del edhe jashtë Tepelenës, shkruan për njerëz e ngjarje nga Gjirokastra, Përmeti, Vlora apo Fieri e tjerë. “Unë, - thotë Sulua,- nuk do të rresht së shkruari për njerëz punëtorë e të nderuar e deri për trima që vdesin, siç është rasti i Shefqet Peçit etj., e nuk do të shkruaj kurrë për ata që “ngordhin”, cilido që të ketë qenë”.
Për Sulon ruaj e do të ruaj në zemrën time, derisa ajo do të punoi: dashurinë, respektin e konsideratën për të.
I uroj shëndet e jetë të gjatë dhe mendja e pena në dorën e tij të lëvrojë në letërsi.
Tepelenë, janar 2008
Bijë e Luzatit
Kadena Muho
Fshati Luzat në rrethin e Tepelenës, është i njohur, për qëndresë dhe patriotizëm në luftërat për liri, kjo është arsyeja, që ai u lidh qysh në fillim me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare . Shumë djem dhe vajza të këtij fshati radhiten në radhët e brigadave partizane, i dhanë atdheut shtatë dëshmorë e me dhjetra të tjerë ndihmuan në prapavijat e luftës për liri. Njëra nga këto është edhe Kadena Muho, veterane e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Ajo lindi më 1924, kur vendi ziente nga lëvizjet për demokraci, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, përpjekjet për vendosjen e diktaturës, që çuan në ardhjen e monarkisë në vendin tonë. Ngjarjet e kësaj periudhe dhe pushtimi fashist i vendit, Kadenës i bënin përshtypje dhe i linin gjurmë në ndërgjegjen e saj; urrejtja rritej çdo ditë për kundër pushtuesve të huaj fashistë dhe i vlonte dëshira për liri dhe demokraci. Kur ajo arriti moshën e pjekurisë, prindërit e martuan me Haxhi Beqirin në fshatin Bënçë edhe kjo një familje e dëgjuar e me tradita patriotike e liridashëse. Haxhiu dhe dy vëllezërit e tjerë të tij dolën malit partizanë për çlirimin e atdheut, i cili së bashku me vëllain e tij, Veliun, ranë dëshmor në fushën e betejës. Për këtë arsye, Kadena kthehet në vatrën e prindërve të saj, në Luzat, duke e rritur urrejtjen kundër pushtuesve e armiqve, prandaj u vu e tëra, së bashku edhe me vëllezërit e motrat e saj, në shërbim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ajo shumë shpejt u bë një aktiviste shoqërore e organizatës së rinisë dhe e gruas në fshat, një propagandiste e flaktë e ideve të luftës për liri, duke e ndihmuar atë me gjithë mundësitë që kishte. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:23 pm | |
| Në operacionin e qershorit 1944 në zonën Tepelenë - Luzat po zhvilloheshin luftime të ashpra në mes forcave fashisto-balliste e atyre partizane. Në këto luftime plagoset një partizan. Kadena e mori dhe e çoi në stanin e bagëtive të saj në malin e Luzatit dhe i shërbeu për t’i shëruar plagët dhe për ta shpëtuar nga vdekja. Gjermanët të egërsuar që në fshat nuk gjetën njeri, pasi ishin larguar për t’u fshehur në pyjet e malit Luzat, qëlluan me breshërin e të gjithë llojet e armëve në drejtim të malit. Një predhë e goditi Kadenën dhe e plagos. Ajo i duroi dhimbjet e qëndroi gjersa mbaroi lufta. Atëhere ajo u thirri shoqeve që ishin aty pranë dhe e morën dhe i çuan në fshat së bashku me partizanin e plagosur. Kësaj ngjarje populli i thuri këto vargje:
“Gjonlekë e mëmë lekë/ Tym e flakë bëhet dyfek/ Gjermanët qëllojnë me topa/ nëpër shpella edhe gropa/, Plagoset një partizan,/ Kadena e merr në stan,/ i shërben për ta shëruar/ Nga vdekja për ta shpëtuar./ Nga një predhë e flamosur,/ Kadena mbeti e plagosur./ Kur mbarojë operacioni,/ Thirri fort sa dëgjoi honi:/” Hajdeni, shoqe e na shpëtoni…” Nxjerrë nga libri “Bënça dhe banorët e saj”.
Mbas çlirmit Kadena filloi nga e para jetën. Ajo u martua me një ish partizan bashkëfshatarin e saj. Punoi në sektorët e ndryshëm ekonomikë e socialë, lindën dhe rritën gjashtë fëmijë. Sot Kadena edhe pse e kaluar në moshë, mbahet e fortë dhe ka një memorie të freskët dhe militon në organizatën e veteranëve në lagjen “15 Shtatori” në qytetin e Tepelenës. Gëzon dashuri dhe respektin njerëzve që e rrethojnë. Kur e pyet atë, ajo të përgjigjet: “Ishim të rinj në ato kohë dhe bëmë detyrën, nuk jemi aspak pishman”.
Njerëz të tillë duhet të nderohen, në çdo kohë, dhe të respektohen nga të gjithë.
Tepelenë, 30.4.2007
Mirëse erdhe gazeta “Fermeri”
Është pritur me mjaft interes kjo gazetë e re, e cila është konsideruar një nismë shumë e rëndësishme e Shoqërisë së Vërtetë Civile të Trevave të Jugut. Kudo është shprehur se, ky organ mediatik duhet të mbahet dhe të jetë sa më pranë problemeve të fermerëve.Ditët e para të muajit shkurt 2008 arriti në Tepelenë gazeta e re “Fermeri”, një nismë shumë e admirueshme dhe një organ shumë i domosdoshëm, ku fermerët, kudo që ndodhen, do të merren tashmë mirë vesh njëri me tjetrin dhe do të jenë të organizuar për të përmbledhur dhe ngritur zërin e tyre. Në këtë numër të parë i vihet rëndësi apelimit të bërë nga redaksia e gazetës dhe këshilli botues për të realizuar një bashkim të domosdoshëm në një shoqatë të Fermerëve. Vetëkuptohet që parashtrohet mjaft qartë se ky objekt i paracaktuar për gazetën është një nga drejtimet më kryesore të jetës, sepse ka të bëjë me sektorin më jetik të popullsisë, me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe me normalitetin e jetesës. Në Tepelenë, gazeta u prit mjaft mirë nga fermerët, të cilët përgëzuan nismën dhe shkëndijen e dhënë dhe dhanë mendime konkrete për ecurinë e mëtejshme e aktivitetin fermer në rrethin e Tepelenës, si edhe për harmonizimin e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë në shkëmbimin e përvojave me fermerët e rretheve të tjerë. Apelimi i bërë në këtë gazetë është vlerësuar si një apel zgjimi për të gjithë ata, të cilët kanë investuar në krijimin e minifermave, fermave, në prodhimin e produkteve blegtorale dhe bujqësore si dhe në fushën e vreshtarisë, të bletëve e tjerë. Specialistët e fushave të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:23 pm | |
| ndryshme si agronomë, veterinerë, zooteknikë e tjerë shprehën gatishmërinë e tyre që të japin kontribut, por në lidhje sa më sipër duhet të ketë një vizion sa më të qartë dhe këto të pasqyrohen sa më shkencërisht për ndihmesë të fermerëve në gazetë.
Si kudo dhe në rrethin e Tepelenës ka miniferma blegtorale me të imta, gjedhë. Po kështu edhe në sektorin bujqësor ka investime kapitale në drejtim të prodhimit të kulturave bujqësore, të perimeve, zarzavateve, të vreshtarisë, frutikulturës (pemtarisë). Të gjitha këto nisma të ndërmara në aspektin individual apo kooperues kërkojnë një ndihmesë të organizuar nga specialistë, të cilët punojnë apo kryejnë funksione në Drejtorinë e Bujqësisë apo në sektorë të bujqësisë.
Është shumë e nevojshme që këta specialistë të qëndrojnë më afër fermerëve të çdo kategorie dhe lloji, sipas specialitetit të tyre, sepse ata kanë nevojë për konsulencë, për ndihmesë të kualifikuar dhe të dy palët të bëjnë së toku një shërbim të specializuar në të gjithë sektorët. Një nga prioritetet kryesore ka të bëjë me luftën e organizuar kundër infeksioneve, që realizohet nëpërmjet vaksinimeve në kohë si dhe spërkatjeve të ndryshme në kohën efikase, probleme këto, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë etapore, në kohë, në gazetë për të realizuar këshillin e specialistit të ndarë sipas degëve.
Në këtë kuadër ne do të cekim këtë radhë punën e një fermeri tepelenas z. Apostol Miçi.
Apostoli falë punës së tij të kujdesshme i është përkushtuar një miniferme të ngritur me 80 lopë dhe viça në fshatin Kodër, ku është dhe sot. Është shumë e nevojshme që të respektohet, propogandohet nga gazeta “Fermeri” përvoja e tij në këtë arritje. Është një përvojë e madhe, e gjerë që do studiuar me kujdes, pasi kjo minifermë e Apostol Miçit siguron shumë produkte blegtoralë. Është e shquar edhe në mishin e viçit, i cili tregëtohet jo vetëm në Tepelenë, por edhe në rrethe të tjera dhe ky mish është i vlerësuar shumë cilësor. Jo vetëm Apostoli, që përmëndëm më lart, por edhe kontakti që morëm me fermerin Dari Ruko në Picar, flet për një zhvillim me hapa të shpejta të ngritjes së bizneseve të fermerëve, por që është e nevojshme të ndihmohen.
Është thelbësore që pushteti vendor duhet të mbështesë me masa konkrete këto zhvillime dhe bume blegtorale.
Një nga kërkesat kryesore të të gjithëve është që nisma të thellohet dhe të ngrihet Shoqata e Fermerëve, me një program dhe një statut të qartë. Kjo nismë e marrë duhet të jetojë gjatë dhe të japë frytat e veta.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:24 pm | |
| KRIJIMTARI
Brez pas brezi në Gusmar të vini
Këngë
Për takimin e brezave në Gusmar 17.08.2008
Kurvelesh vënd i lavdisë,
Pasurues i historisë.
E për traditë e zakon,
Labërisë i bënë jehonë.
Refreni: Vazhdon kënga dhe gëzimi,
Brez pas brezi në Gusmar të vini.
Një nder ka dhe Gusmari
Është puro gen prej labi.
Çdo dy vjet e ka zakon,
Bijt’ e tij i grumbullon.
Refreni: Vazhdon kënga dhe gëzimi,
Brez pas brezi në Gusmar të vini.
Takimin që po bëjmë sot,
Ta vazhdojmë jetë e mot.
Që njëri-tjetrin ta takojmë,
Dashurinë ta farkëtojmë.
Refreni: Vazhdon kënga dhe gëzimi,
Brez pas brezi në Gusmar të vini.
Nga stërnipi e babushi,
Edhe tek babagjyshi.
Në Gusmar tundur në djep,
E kujtojmë me shumë respekt.
Ju urojmë që çdo dy vje!,
Takohemi plot shëndet.
Ardhshi të gjithë të gëzuar,
Vëllezër motra të nderuar.
Refreni: Vazhdon kënga dhe gëzimi,
Brez pas brezi në Gusmar të vini.
(Kënduar: Në takimin e brezave, Gusmar më 17 gusht 2008)
I palodhur kurdoherë
Mirënjohje
Vllezër, mirë se ju gjejmë,
Urimet le të shkëmbejmë.
Me mirënjohje nga Golemi
Për nderin që ju na bëni.
Kurveleshi - djep zakoni,
Ne ju duam siç na doni.
Dashuri që s’shuhet kurrë,
Këngë zemre kemi prurë.
Respektin e meritoni,
Sa Këndrevica të rroni.
Saliu syrin pa gjumë
Detyrën, asgjë më shumë.
Sa të ketë dorën e synë,
Do shërbej biri ynë.
I palodhur kurdoherë
Midis jush e ka për nder.
(Me rastin e dhënies së Titullit “Nderi i Qarkut Gjirokastër” dr. Sali Leskaj, nga Golëmi, që shërbeu për 40 vjet si mjek në Porogonat)
Tepelenë, 20. 05.2004
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:24 pm | |
| Ngrehu se të kërkon syri
Avdulla Muho Jonuzi
Djemtë e bukur të Golemit,
Që dhanë jetën të rinj.
S’donin vampirë për vendin,
S’donin burgjet, donin dritë.
Refreni: Lule, lule o djemo.
Sorkadhët e malit,
Mu rritën në tramundanë.
Lulet e beharit,
Të gjithë me Avdullanë.. .
Udhëve nga vajti e shkoi,
Malli nënës nuk ju nda.
E dogji e përvëloi,
Nënëzezat gjëmëmëdha.
O ju motrat dhimbjeshumë,
Binit e s’u zinte gjumë.
Jeta qënka aq e rëndë,
Shkulka lisin, kërkon rrënjë.
Loti motrës përmbi gurë,
Bie e thërmon të gjithë.
Loti nënës s’thahet kurrë,
I shtohet qumështi në sisë.
Ju këput jeta si ylli,
Gonxhen s’ lanë të çelte.
Ngrehu se të kërkon syri,
Dhimbje në këngë na mbete.
Tepelenë, më 13. 07.1976
Balsam i plagëve tona
Doktorit të lagjes “Gurrëz” të qytetit
O Xhelil Durro Halili,
Si pëllumb, si bilbili,
Është i mirë, mor amani,
Si dragoi, si luani.
Është i zoti si doktor,
Me ndihmën e shpejtë në dorë.
Ku nuk i shkoi jehona,
Balsam i plagëve tona.
Xhelili, shokë Xhelili,
Kur e nxjerr shpatën nga milli,
Matet mirë shtatë a tetë herë,
Pastaj fjalën e thotë prerë.
Në vitin nëntëdhjetë e shtatë
Vlerat i ngriti më lart,
Duke dhënë ndihmë mjekësore
Sa humane dhe shkencore.
Në “Gurrëz” kur bën jatri,
Vete shtëpi më shtëpi,
Është i zoti, punëbërë
Prandaj e nderojnë të tërë.
Tepelenë, më 07.09.2007 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:25 pm | |
| Bashkë si dikur në këngë
Gusmarit, vendlindjes time
Jam krenar që aty
Unë u linda e u rrita.
Çdo gur ruan një histori
Për sorkadhe e petrita.
Ato male aq të sertë
Streh për trima partizanë:
Ago, Ali e Bexhet,
Shefqeti me Mustafanë…
Jehonë zërat e tyre,
Heroizmi mbi çdo gjurmë.
Herë më shfaqen si yje,
Herë dallgë -buçimë në lumë.
Nga këta zëra s’ndahem dot,
S’ndahem dot nga ata gurë.
Le të prehem me ta tok
Aty dua një qivur…
Le të rrimë pranë e pranë,
Bashkë si dikur në këngë.
Po na preku dikush vatanë,
Ngrihemi sërish në këmbë.
Në bust e gjallë
Nimete, moj bija jonë,
e gjallë do mbetesh gjithmonë.
Brezat e rinj që do vijnë
Më lart do ta ngrenë lavdinë.
Në bust ti qëndron e gjallë,
Yllin të shkruar në ballë.
Ti je mal e përmbi malë,
Heroina partizane.
Vepra jote gjithë ndriçim,
Nëpër breza frymëzim.
Kombit i fale rininë, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:25 pm | |
| Se e çmoje lart lirinë.
Lavdimadhja nëpër mote,
Nuk harrohet vepra jote.
Në kujtesë kombi të ka,
Do mbetesh porsi kala!
Vend i burrave të rëndë
Lekdushit
Lekush i atdhetarisë,
I besës dhe trimërisë,
I pushkës edhe i penës,
Krenari e Tepelenës.
I dijes dhe i kulturës,
I pastër si uji i gurrës.
Vend i burrave të rëndë,
Si kala qëndron në këmbë.
O kështjella përmbi male,
Fshat me histori të madhe.
Përmbi male, në një shesh,
Je diell në Kurvelesh.
O Lekdush, të duam shumë,
Dashuria buron lumë
Dhe natën na del në gjumë,
Para teje rrimë në gjunjë.
Lekdush, i dashur Lekdush,
Zemrat shumë na i rrëmbush,
Na i ndez, na i bën prush,
Si ty, jo nuk ka kurrkush.
Krenar do mbetesh përherë,
Se ke nxjerrë burra me vlerë.
Goxho Kërpi ndër të tjerë,
I bën, po dhe të bën nder.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:25 pm | |
| Ku gjirin nëna më fali,
Le të më tretet kokalli!
Gusmarit tim
Jam krenar që aty u linda,
Në vend të shqiponjave.
Tani jam i mërguar,
Varrin e dua atje.
Se atje më prehet xhani,
Ku krenar ngrihet mali,
Ku gjirin nëna më fali,
Le të më tretet kokalli!
Ja këto varre të lashta,
Mungojnë djemt’, i kërkon balta,
T’i ruaj për gjith jetë,
Siç i ruan nëna djemtë.
Vij si vizitor i gjallë,
Lexoj emrat, kur shoh varrë,
Mungojnë burrat me famë,
që nderuan Gusmarë.
Më bëhet buçimë varri,
Jehon dërstila e merr mali,
Se ata këtu nuk janë
Mbetën atje ku u vranë!
Shkojnë shekuj, shkojnë vite,
Humbe trima s’u venite,
Traditën e përsërite,
Të tjerë filiza rrite.
Kufizohesh me Progonanë,
Që rriti Ismail kapedan,
Afër Janinës e vranë,
Në luftë me grekoman.
Shaqo Buxo trim me pallë,
Luftove grekër e osmanë, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:26 pm | |
| Po ti, lule trimërisë,
Mbete në ishuj të Greqisë.
Ti, moj Janinë e shkretë,
Na hëngre trimat me fletë.
Luftuan prandaj u vranë,
Po s’e gëzuan vatanë.
Dhe në luftën çlirimtare,
Kurvelesh me dy palë varre,
Qindra partizanë ranë,
Komandat e komisarë.
Tek ti, Gusmari ynë,
Janë bërë shumë kuvende,
U formua çeta e parë,
Djemtë e tu prinë në ballë.
Qershor 2007
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:26 pm | |
| Ajkë e këngës popullore
Gëzuar 40 vjetorin!
Kushtuar grupit polifonik të Bënçës
Bij çobanësh neve jemi,
Andej nga pikon mademi.
Golikun artist e kemi,
Se të tillë e bëri geni.
Jemi larë me ujë bore,
Siç gjëmon kënga bënçore.
E zjarrët dhe madhështore,
Ajkë e këngës popullore.
Hajde, moj Bënça qesqine,
Mbrujtur me er’ trëndeline.
Ar nxjerr nga ato burime,
Kënga si zë violine.
Grupi i Bënçës madhështor,
Një nga një zgjedhur me dorë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:26 pm | |
| Vjen sot në dyzetvjetor,
Labërisë i rri kurorë.
Tepelenë më 22.10.2007
Urim zemre
Mora gotën, jam në këmbë,
Një dolli, tjetra këngë.
Na kanë mbledhur bijtë tanë,
Tepelenas dhe Dibranë.
Flamur të dua siç je,
Gota e parë për ty nga ne.
Të urojmë me gotën plot,
Krushka labe kështu thotë.
Kujtim daja i shtëpisë,
U bëftë pjesë e Labërisë.
Dhe neve të malësisë,
Të gjithë pjesë e Shqipërisë.
Petrit, nuk të hahet haku,
Labçe gotën, nga bardhaku.
Fabjola me gjithë Kliton,
Gota jonë në këmbë i çon.
Ndaj urimi vjen nga zemra:
“Derë më derë gjymoftë kënga!”
Miqësia u forcoftë,
Gazi na u trashëgoftë! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:27 pm | |
| Tepelenë, 12. 6. 2008
Bukur na shkoj muhabeti
Në fejesën e mbesës
Daj’ Kujtimi, fort të dua
Se ti je nga goxha sua,
Tepelenë për herë të parë,
Të kesh këmbën e mbarë.
Daja tjetër oficer
Paskësh qenë në Tepelenë,
Kur më tha u befasova,
Mora gotën e urova.
- Nipi yt e mbesa ime
Jetë të gjatë e trashëgime!
Urimet rrjedhin radhë,
Kush të ngrej gotën më parë.
Xha Petriti, qe lezeti,
Bukur na shkoj muhabeti.
Edhe halla na la mbresa,
E urojmë t’i shtohet jeta.
Tepelenë, 12.6.2008 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:27 pm | |
| Atje lart në Kurvelesh
Atje lart në Kurvelesh,
Ku ka male, brigje shesh,
Në Gusmar më prehet xhani,
Jam gur fshati prej tabani.
Fëmijërinë kam kaluar,
Atje unë kam belbëzuar,
Nënë e babë kam shqiptuar,
Dhe atje jam burrëruar.
- Rritu, bir,- më thanë, -
Ndero nënën e babanë,
Të nderosh trimat e parë,
Lindur, trimuar në Gusmar.
Xhafer Meta trim me fletë,
Komandant si ai vetë,
Italianët u tmerruan,
Brënda orës u dorëzuan.
Ka dhe shumë burra të tjerë,
Musa Selmani me vlerë,
Burra në shesh të mejdanit,
Që i dalin zot vatanit.
Tepelenë, më 21.08.2007
Shënim: Në konkursin letrar që u organizua në datën 21 Gusht 2007, në qytetin e Tepelenës zuri vëndin e parë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:27 pm | |
| BASHKËKUVENDIM POETIK
Për njerëzit e mi
Ago Felek Çelit
Shkëmbi, shkëmbit flet me fjalë
Edhe dheu zë rënkon.
Re e zezë mbi Gusmar
Dhe një lot zë e pikon.
Vetëtimë nëpër vite,
Vetëtimë një jetë e tërë,
Ago Çeli s’u venite,
Jetën dhimbje, bëre këngë.
Krahët e shqiponjës more
Tek trualli ku pive gjinë,
Shkove nëpër maja bore
Dhe pas gjurmës lule mbinë.
Krismat e luftës kur ndezë
Dhe kërkonte vendi lirinë,
Djemët e Felekut u ngrenë,
Nga djepet dyfeqet mbinë.
Kur të mori plumbi krahnë
Zemër e nënës si duroi,
Si durove atë sharrë,
Kënga dhimbjen ta pushoi!
Vitet rrodhën rrukullimë
Dhe në jetë nuk vjen prapë.
Djemëve që u thave synë,
Mburren që të kishin babë.
Se lindi Kurveleshi burra
Të sertë si malet vetë.
Burofshin gjithnjë si gurra
Dhe vdekjet ju bëfshin jetë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela | |
| |
| | | | "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |